29.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

81 000 dollarë për një menu të ”Titanic”-ut

Më shumë se 111 vjet pas fundosjes së anijes ”Titanic”, relike nga linja luksoze u nxorën në ankand për dhjetëra mijëra dollarë, përfshirë një menu për darkat e klasit të parë.

Menuja shkaktoi një trazim të veçantë.

Thuhet se ajo ishte menuja e vetme e mbijetuar nga 11 prilli 1912.

Ajo përmbante edhe goca deti apo mish viçi, i gatuar ala Victoria, mish qengji dhe rose e tjerë.

Menuja tregon shenja dëmtimi nga uji – megjithatë një ofertues anonim në shtëpinë e ankandit ”Henry Aldridge & Son” pagoi 81 000 dollarë për të.

Një batanije e klasit të parë, e cila me sa duket ishte mbajtur nga një i mbijetuar në varkën e shpëtimit, u shit 80 000 dollarë.

”Titanic”-u u nis në udhëtimin e tij të parë për në Nju Jork nga Southampton më 10 prill 1912 me më shumë se 2 200 njerëz në bord.

Pas vetëm disa ditësh, anija luksoze, e cila konsiderohej e pambytshme, goditi një ajsberg dhe u fundos duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 1 500 personave.

Kishat në Bethlehem anulojnë ceremonitë festive të Krishtlindjes në shenjë proteste për luftën në Gazë

Kishat kryesore në Bethlehem ranë dakord të anulojnë festimin e Krishtlindjes këtë vit në shenjë proteste kundër luftës në Gazë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Yan Boechat, qyteti palestinez, që njihet si vendlindja e Krishtit, do të mbajë vetëm ceremoni fetare.

Bethlehemi do të ketë pamje të zymtë këtë fundvit. Qyteti palestinez, që të krishterët e nderojnë si vendlindje të Krishtit, nuk do të organizojë festë – nuk do të ketë drita festive, fishekzjarre e as bredh Krishtlindjesh. Tre kishat kryesore – Kisha Ortodokse Greke, Armene dhe Katolike – janë pajtuar të mbajnë vetëm ceremoni fetare.

“Këtë vit do të jetë krejtësisht ndryshe. Nuk do të ketë drita festive, e as bredh festiv. Do të mbajmë zi për të vrarët në Gazë. Këtu mbretëron një atmosferë pikëllimi të thellë dhe të gjitha kishat kanë vendosur të mbajnë vetëm shërbime fetare për Krishtlindje,” thotë At Issa Musleh, zëdhënësi i Patriarkatit Ortodoks Grek.

Izraeli deklaroi luftë kundër Hamasit pasi militantët e organizatës, që qeveria amerikane e konsideron terroriste, ndërmorën një sulm të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor. Rreth 1,200 njerëz janë vrarë dhe 240 janë rrëmbyer dhe po mbahen si pengje në Gazë. Hamasi qeveris Rripin e Gazës.

Në Bethlehem mbahet një nga festimet më të rëndësishme të Krishtlindjeve në botë. Çdo vit qyteti ndriçohet me mijëra drita dhe zbukurohet me një nga pishat më të larta të Krishtlindjeve në Tokën e Shenjtë.

Që kur ka nisur lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, kishat në Bethlehem kanë pranuar vetëm besimtarët vendas. Turistët dhe pelegrinët kanë ikur, gjë që ka ndikuar në ekonominë e qytetit, që mbështetet tek turizmi. Tregtarët si Khadar Hussain pajtohen se është gjendje e zymtë, por thonë se është pak e tepruar që të mos ketë bredh Krishtlindjesh.

“Jam mysliman, por nuk mendoj se është vendim i qëlluar të mos e vendosim bredhin këtë vit. Kjo është një traditë; e kemi bërë me shekuj. Është simbol që na bashkon. Pajtohem se nuk duhet t’i ndezim dritat festive, por bredhin duhet ta vendosim,” thotë tregtari Khadar Hussein.

Njerëzit në Bethlehem thonë se Krishtlindja do të jetë e trishtuar. Jo vetëm për shkak se nuk do të ketë festë, por janë shumë të trishtuar për zhvillimet në Gazë. Ndonëse shumica janë të krishterë, ata thonë se janë edhe palestinezë dhe janë shumë të trishtuar për vrasjet, bombardimet dhe luftën në Gazë.

“Jemi të trishtuar, por e vetmaj gjë që mund të bëjmë është të lutemi ngaqë gjëja më e rëndësishme është lindja e Krishtit dhe lutjet. Festimet janë vlerë e shtuar. Nëse i anulojnë ato, në rregull, jemi të mërzitur; fëmijët tanë janë të mërzitur sepse u japin kënaqësi festimet, por gjënë më të rëndësishme vazhdojmë ta kemi,” thotë guida e turistëve, Willma Juha.

Kisha e Lindjes së Krishtit nuk do të mbyllet për Krishtlindje. Priftërinjtë thonë se do të jetë një Krishtlindje shumë e trishtë, por ceremonitë fetare do të vazhdojnë si zakonisht në të gjitha kishat.

Sondazhi/ Lufta e “Berisha-Bardhi” në parlament, 78.4% kundër: Do braktisen…

Prej disa javësh qëllimi i Rithemelimit ka qenë të krijojë kaos në Kuvend dhe në komisione parlamentare, duke penguar zhvillimin e seancave normale. Shumë aktorë janë shprehur se kaosi në të vërtetë nuk ka të bëjë me ngritjen e komisioneve parlamentare siç pretendon Rithemelimi, por revolta lidhet me betejën e Sali Berishës me drejtësinë.

Por si do të ndikojë ky aksion i ri i opozitës te mbështetësit? Në sondazhin e Report Tv të realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shumica dërrmuese e qytetarëve mendojnë se aksioni i Rithemelimit po e dëmton opozitën.

Të pyetur a mendoni se strategjia e re e opozitës për bllokimin e aktivitetit të parlamentit do t’ia shtojë përkrahjen në elektorat vetëm 13.5% ose 275.000 qytetarë janë përgjigjur “po”. “Anoj nga po” janë shprehur 8.1% ose 165.000.

78.4% janë përgjigjur “jo”, ky aksion nuk do ia shtojë përkrahjen opozitës.

Emigrantët përçajnë Foltoren

Me gjysmë zëri dhe larg toneve të tij, Sali Berisha kundërshton marrëveshjen e emigrantëve nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni. Për Berishën kjo marrëveshje është antikushtetuese.

“Unë kam qenë kundër me bindjen e plotë se ka një problem madhor të të drejtave të njertiut, ka një problem madhor kushtetues. Këto dy probleme më bëjnë mua të qëndroj në pozicionin tim. Për këto dy probleme unë kam kundërshtuar një kërkesë vite më parë, pak më ndryshe, për sjelljen e irakianëve në Shqipëri.”, thotë Berisha.

Por në të kundërt të qëndrimit të Berishës, një nga vetëm pesë kryetarët e bashkisë që Rithemelimi mori me 14 maj, Hil Curri jo vetëm që e mbështet nismën e kryeministrit por shkon edhe më tej, duke i bërë një ofertë konkrete këtij të fundit.

“Është çështje humane, e cila i përket çdo kryebashkiaku, duke filluar nga unë. Çdo djalë apo vajzë shqiptare është pritur nga shtetet e unionit, kështu që ne e kemi për detyrë që të presim. Interesat e bashkisë së Fushë Arrëzit janë shumë madhore dhe i kalojnë çdop lloj kufiri kur vjen pjesa për bashkëpunim për interesat. Ka qenë pjesë humane, ka qenë thjesht një mendim i konsultuar me stafin e bashkisë“, theksoi ai.

Deputetja e PD: Pensionistëve do u rritet pensioni me 500 lekë, çfarë do të bëjnë me ato para? Shpërndarja e buxhetit është e padrejtë

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri thotë se shpërndarja e buxhetit të vitit 2024 për pensionistët, është e padrejtë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Pampuri u shpreh se pensionistëve do u rritet pensioni me 500 lekë, të cilat janë të pamjaftueshme.

“Sa shtohen pensionet për pensionistët, që ta dëgjojnë edhe pensionistët. Do marrim një pensionist që në Shqipëri paguhet nga 8000-15000 lekë të reja në muaj. Pensioni i shtohet me 500 lekë të reja në muaj.

Çfarë do të bëjë ky pensionist? Marrim numrin e pensionistëve, që nuk janë të paktë, që marrin 8000 lekë të reja në muaj, dhe 500 lekë, 8500 lekë të reja në muaj, një pensionist që duhet të paguajë drita, ujë, dhe të gjitha shpenzimet e ushqimeve të sshprtës, që kanë pësuar rritje.

Duhet të paguajë medikamentet. Ku ta çojë një pensionist këtë shtim që ju thoni, 400 miliardë. Po, 400 miliardë është shumë e madhe, por shpërndarja është e padrejtë”, theksoi ajo.

“Tensionet nuk duhet të kalojnë në konflikte”/ Zbardhet takimi mes presidentëve të SHBA dhe Kinës, Xi: Marrëdhëniet tona s’janë ‘lundrim i qetë’, por…

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai kinez, Xi Jinping janë takuar në një vilë luksoze në San Francisko.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka nisur takimin me një fjalim të shkurtër, por me një mesazh të rëndësishëm duke thënë se “tensionet nuk duhet të kalohen në konflikte”, shkruan BBC.

“Ne e kemi njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, takimet tona kanë qenë gjithmonë të sinqerta, të drejtpërdrejta dhe të dobishme. Unë mendoj se është parësore që ju dhe unë të kuptojmë njëri-tjetrin qartë, nga lideri tek lideri.” Më tej Biden shton se “ne duhet të sigurojmë që tensionet dhe konkurrenca të mos kalojë në konflikt”.

Sakaq ai përmendi se hera e fundit që të dy u takuan ishte në samitin e G-20 në Bali, Indonezi dhe ai theksoi rëndësinë e takimit “ballë për ballë”. “Ne e kemi njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë,” tha Biden. “Ne nuk kemi qenë gjithmonë dakord… Unë i kam parë gjithmonë diskutimet tona të drejtpërdrejta dhe të sinqerta.”

 

Ndërsa presidenti kinez Xi Jinping e nisi fjalimin e tij duke kujtuar takimin e fundit me presidentin amerikan. “Shumë kanë ndodhur që atëherë,” thotë ai. “Bota ka dalë nga pandemia Covid-19, por është ende nën ndikimet e saj të jashtëzakonshme”.

 

Ai përmend probleme të tjera me të cilat përballet ekonomia globale, duke përfshirë çështjet e zinxhirit të furnizimit dhe proteksionizmin, ndërsa shton se raporti Kinë-SHBA, “është marrëdhënia dypalëshe më e rëndësishme në botë”. “Ajo duhet të zhvillohet në një mënyrë që të përfitojë dy popujt tanë dhe të përmbushë përgjegjësinë tonë për përparimin njerëzor. Përballja ka pasoja të padurueshme për të dyja palët,” thotë Xi.

Presidenti kinez e mbyll duke thënë se beson se të dy palët janë të afta të kalojnë dallimet e tyre dhe të krijojnë një të ardhme premtuese. “Mezi pres që të kem një shkëmbim të thellë pikëpamjesh dhe të arrij mirëkuptime të reja”, thotë ai.

Flokë të Thinjur Para Kohe? – Rastet Kur Tregojnë Probleme Shëndetësore

The vast majority of people with gray hair have age-related graying. However, sometimes graying hair indicates an illness.

Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie. Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe.

Rrënjët e flokut kanë qeliza pigmentuese të cilat prodhojnë melaninë. AgroWeb.org tregon se kjo substancë është përgjegjëse për lëkurën e flokut.

Me kalimin e moshës, këto qeliza shuhen. Në mungesë të pigmentit, flokët e reja kanë nuanca më të çelëta të grisë, argjendit apo të bardhës.

Në momentin që rrënja e flokut resht së prodhuari melaninë, dalin thinjat.

Arsyet Përse Dalin Thinjat 

Thinjat mund të dalin krejt papritur për arsye të ndryshme.

Në disa raste, floku zbardhet për shkak të stresit, por në përgjithësi bëhet fjalë për diçka gjenetike.

Nëse prindërit tuaj kanë pasur thinja në një moshë të caktuar, atëherë me siguri edhe ju do të ndiqni të njëjtat hapa.

Mosha mesatare e shfaqjes së thinjave është tek të 30-at. Megjithatë, ka njerëz që thinjen më shpejt, madje që në moshën 20 vjeçare.

Thinjat mund të dalin edhe si pasojë e mungesës së vitaminës B12, ndonjë problemi të trashëgueshëm, tiroides e të tjerë.

Stresi është shkatërrimtar për flokun. Ai ndikon në rënien e tyre dhe kur flokët e rinj të dalin ato do të kenë ngjyrë gri.

Duhanpirja është një fenomen që ndikon organizmin nga koka tek këmbët.

Studimet kanë treguar se njerëzit që pijnë duhan janë 2-3 herë më të predispozuar të thinjen përpara se të mbushin 30 vjeç.

A Duhen Shkulur Thinjat?

Dikur, gjyshet tona na paralajmëronin se nëse do të shkulnit një thinjë, tre të tjera do të dilnin menjëherë në vend të saj.

Kjo është shkencërisht e pamundur.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet t’i shkulni thinjat.

Një gjë është e sigurt: një tjetër do të dalë në vend të saj.

Brishtësia e flokut

Flokët e thinjur janë më të hollë sepse kanë humbur shtresën e nevojshme që i mbron nga uji, rrezet ultravjollcë, dielli, lagështia, apo nxehtësia.

Floku i thinjët është më i thatë dhe shumë më i brishtë.

Ushqimet që duhet të konsumoni kundër thinjave

Ushqimet që janë të pasura me bakër, zink, hekur, vitaminat B, acidet yndyrore Omega-3, acid folik dhe barishtet janë shumë të rëndësishme për të parandaluar shfaqjen e thinjave.

Për më tepër, ushqime të tilla e ndihmojnë flokun e ri të rritet shëndetshëm dhe skalpin të jetë më i pastër.

Trajtimet për flokët e thinjur

Nëse nuk dëshironi t’i lyeni flokët, atëherë mund të ndryshoni stilin e tyre për të fshehur praninë e fijeve të bardha.

Mund të bëni trajtime të ndryshme kozmetike për ushqyerjen e flokëve dhe zbutjen e tyre.

Në të kundërt, mund t’i lyeni me një ngjyrë më të çelët dhe nuanca e flokët për të patur një tranzicion më të butë ngjyrash./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

“Po futet një drogë e re”, eksperti i kriminalistikës ngre alarmin: Krijon varësi të skajshme, bëhet nga mbetjet kockore të njeriut dhe…

Eksperti i kriminalistikë Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, ku shprehet se në Evropë po hynë një drogë e re.

Ai shprehet se kjo drogë është shumë toksike dhe krijon varësi të skajshme, ndërsa shton se përzërja bëhet me kerozinë, hi vullkanik, “mbetje të bërsisë së gjetheve të kokës dhe mbi të gjitha me pluhur të eshtrave njerëzore”.

“Në Evropë po hyn “Kokaina Bazuko”, droga e re dhe shumë e lirë për tu përballuar cilido. Alarmi vjen për shkak se është shumë toksike dhe krijon varësi të skajshme. Përzërja e bëhet me kerozinë, hi vullkanik, mbetje të bërsisë së gjetheve të kokës dhe mbi të gjitha me pluhur të eshtrave njerëzore. Kjo po e bën prodhimin e saj shumë kriminal. Tashmë kartelet në Kolumbi po hedhin sytë nga varrezat e qyteteve. Ndërkohë, në lindjen e mesme vazhdon trafiku i konfirmuar i kafkave njerëzore për këtë qëllim”, shkruan ai.

Vranë babë e bir në banesë/ Apeli lë në fuqi dënimin, burg përjetë për Ardjan Çapjan dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për Arjdan Çapjan dhe 5 të pandehur të tjerë të akuzuar për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur më 15 gusht të 2012-ës.

Togat e zeza të Apelit të posaçëm kanë lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Capjan, Florenc Capjan dhe Olsi Lekun.

Ndërsa nga 25 vite burg togat e zeza vendosën për Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Bashkëpuntori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 15.11.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 53 akti, datë 14.09.2023, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit A.Ç., E.B., K.D., E.C., F.Ç., O.L., si dhe ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 24, datë 19.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri A.Ç. (alias Ç.) dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin A.Ç. (alias Ç.) do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri F.Ç. (alias Ç.), dënohet me burgim të përjetshëm.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin F.Ç. (alias Ç.), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.L. (alias J.L., alias G.L.), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.L. (alias J.K., alias G.L.), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.L. (alias J.K., alias G.L.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri O.L. (alias J.K., alias G.L.) dënohet me burgim të përjetshëm.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin O.L. (alias J.K., alias G.L.), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B., për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe të nenit 37/a pika 4 të Kodit të Procedurës Penale dhe dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B., për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri E.B. dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin E.B. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.D., për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.D., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri K.D. dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin K.D. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.C. (alias Ç), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.C. (alias Ç), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri E.C. (alias Ç), dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin E.C. (alias Ç), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Lidhur me provat materiale, sipas Urdhër (Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit) të lëshuar në datë 17.06.2021, nga prokurori Behar Dibra, si dhe sipas akteve që ndodhen në fashikullin e gjykimit, në respektim të nenit 36 të Kodit Penal dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale, disponohet si më poshtë:
Të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit:

– Arma e zjarrit me numër 14224314, armë zjarri kallashnikov i kalibrit 7,62 mm x 39 mm, e fabrikuar dhe e prodhimit standard luftarak; 60 (gjashtëdhjetë) copë fishekë luftarak të fabrikuar, të kalibrit 7,62 mm x 39 mm, si dhe bajoneta;

– Radiot marrëse – dhënëse të sekuestruara.

Të mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit:

– CD të përgjimeve telefonike, përgjimeve ambientale, CD me foto dhe CD të akteve të ekspertimit, gjithsej 111 (njëqind e njëmbëdhjetë) copë.

Të asgjësohen/të zhduken:

– Automjeti “Mercedes Benz”, Daimler Chrysler E Class, katër fenerësh, i djegur plotësisht dhe me targa me mbishkrimin {…} (të fundit të vjedhura automjetit të shtetasit K.A.);

– dy targat {…};

– dokumentacioni: leje qarkullimi e shtetasit E.M., për automjetin autoveturë “Mercedes Benz”, {…}, ngjyrë e zezë, me nr. shasie {…}, çertifikatë e kontrollit fizik lëshuar në emër të E.B., për mjetin me targë {…}, procesverbal i konstatimit të shkeljes nr. {…}, datë 20.11.2012, Kontratë Shitblerje Pasuri e Paluajtshme bashkëlidhur.

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe shpenzimet gjyqësore, në vlerën përkatëse, sipas procesverbalit bashkëngjitur këtij vendimi, i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 24, datë 19.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Shpenzimet gjyqësore për gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht.

“Sytë e Shpirtit”, dokumentari për Osman Kazazin e miqësinë me holandezin Paul Luijf

Paul Luijf, një okulist holandez, po lexonte gazetën në shtëpinë e tij, kur u njoh me historinë e Osman Kazazit, i quajtur “Nelson Mandela” i Shqipërisë, që sapo kishte shembur murin e diktaturës komuniste. Vendi ynë sapo kishte shembur murin e diktaturës komuniste dhe gazetarët nga gjithë bota kishin zbarkuar këtu për të kuptuar çfarë kishte ndodhur me izolimin gatë gjysësmshekullor.

Paul, në atë kohë 34 vjeç kishte hapur dyqanin e tij të syzeve. “Të burgosurit e harruar” titullohej shkrimi ku flitej për Kazazin. Kjo histori e preku aq thellë sa i tha gruas së tij Elian: Dua të iki në Shqipëri, dua të dëgjoj nga ky njeri që ka vuajtur kaq shumë se çfarë ka për ti thënë botës

Takimi i tyre i parë ishte dhe lindja e një miqësie speciale mes tyre, që tejkalonte diferencën në moshë, kombësitë e tyre dhe historitë aq të ndryshme të jetës.

Osmani do të bëhej një “baba shpirtëror” për Paulin dhe Paul do të bëhej për Osmanin “djali që nuk pati kurrë”.

Historia erdhi e ekranizuar të premten në Kinema Millenium në dokumentarin “Sytë e Shpirtit”, me skenar të gazetares Blerina Gjoka nga fondacioni Kujto, një nismë që përkujton viktimat e regjimit komunist 45-vjeçar në Shqipëri.

“Osman Kazazi është heroi që unë e zbulova sot, 24 vite nga ikja e tij fizike nga kjo bote. Ai ishte një intelektual, një luftëtar për lirinë, një humanist. Ai është një prej figurave emblematike të qëndresës antikomuniste”- tha Gjoka para të pranishmëve.
Ndërsa ambasadori holandez në Tiranë, Reinot Vous e përshkroi Kazazin si një njeri të vendfosur, i cili, – ”ruajti idealet dhe ëndrrat e tij, ishte si një baba dhe shembull për të rinjtë e burgosur dhe kur më në fund u lirua, vitet e tij të mbetura i kaloi duke promovuar kauzën e të përndjekurve politik në Shqipëri”.

Humanzimi i Osmanit e frymëzoi Paulin që të qëndronte në Shqipëri gjatë, deri në vitet 2000 duke ndihmuar sa më shumë njerëz të mundej, fillimisht duke vizituar ish-të përndjekurit politikë për shikimin, duke dhuruar syze për ta.

Shtëpia e Osmanit u kthye në një klinikë ku priste pacientët e tij, por më vonë nisi udhëtimet nëpër fshatra, në shkolla, në jetimore në gjithë vendin.

Pauli thotë se ai ishte “një baba shpirtëror” për të, ashtu si Paul u bë për Osmanin “djali që nuk pati kurrë”.

Luyf financoi vendosjen në një shesh të Tiranës të një busti (të punuar nga artisti Niko Thana), për të nderuar vuajtjet dhe qëndresën për të gjithë njerëzit që ashtu si Kazazi ëndërruan për lirinë dhe demokracinë.

Në dokumentar vijnë dëshmitë e gazetarit holandez Joop Holthausen, i cili shkroi për herë të parë historinë e Kazazit dhe këngëtarit të njohur Stef Bos, i cili i frymëzuar nga historia vjen në Tiranë në ceremoninë e vendosjes së bustit dhe kompozon këngën “Liria”, si gomazh për jetën e këtij njeriu.

Disa prej vargjeve te kenges:

“Unë pashë sytë e njeriut,
të cilin e varrosën për së gjalli,
Njeriu që për 42 vite
jetoi në errësirë.
Dhe në fund të shekullit
dhe në fund të ditëve të jetës
pa me sytë e tij dritën
dhe blatoi dashurinë,
të cilën nuk ia kthyen kurrë të tjerët.
Unë qëndroj në krahë të së vërtetës,
që detyrohet të heshtë
kur askush nuk e dëgjon
dhe asnjëherë s’merr të drejtën e saj.
Dhe unë thërras me zë të lartë:
Liria…Liria..Liria” /Shqip.com