18.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

“Janë paratë e taksapaguesve të BE-së, presim që autoritetet shqiptare të…”, VOA: Abuzimet me fondet për bujqësinë, pezull edhe IPARD III

Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Europian i tha Zërit të Amerikës se Komisioni Europian ka lënë në pritje, fillimin e zbatimit të Programit IPARD III në mbështetje të bujqësisë shqiptare. Vendimi pason ndërprerjen në muajin korrik të rimbursimeve në kuadër të IPARD II, pas hetimeve të ndërmarra mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e këtij programi. Raporti i hartuar nga zyra europiane kundër mashtrimit, OLAF, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare, prej të cilave, Komisioni thotë se pret që ato ta marrin shumë seriozisht këtë çështje

Kur në korrik të këtij viti Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen përkohësisht të rimbursimeve ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II, Ministria e Bujqësisë e trajtoi rastin si një çështje të karakterit administrativ.

Ndonëse Brukseli e bënte të qartë se masa ishte marrë pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e këtij programi, nga autoritet gjithçka u paraqit si “procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara”.

Këtë qasje mbajti në parlament dhe ministrja e Bujqësisë në atë kohë, Frida Krifca, ish drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) e cila administron fondet e e programit europian. Pas më pak se dy muajsh, zonja Krifca u la jashtë kabinetit qeveritar

 

Hetimi nga OLAF-i ka përfunduar, dhe Komisioni Europian ia ka paraqitur atë autoriteteve shqiptare të cilat kanë të drejtën e mos-pranimit dhe të justifikimit apo ofrimit të fakteve kundërshtuese. “Pasi Komisioni të marrë një përgjigje nga autoritetet, do të vlerësojmë nevojën për çdo veprim të mëtejshëm. Duke qenë se kemi të bëjmë me paratë e taksapaguesve të BE-së, presim që autoritetet shqiptare ta marrin shumë seriozisht këtë çështje”, shkruhet në përgjigjen që Delegacioni Europian në Tiranë i dha Zërit të Amerikës.

 

Situata nuk duket aq e e thjeshtë sa ç’janë përpjekur ta paraqesin autoritetet shqiptare. Sepse ndërprerjes së fondeve të IPARD II, i është shtuar dhe pezullimi i nisjes së zbatimit të fazës tjetër IPARD III, me një vlerë mbi 140 milion euro.

“Që nga korriku 2023, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve IPARD për Shqipërinë. Aktualisht, ndërprerja ka të bëjë me shpenzimet e bëra gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2023. Njëkohësisht, Komisioni Evropian ka vënë në pritje miratimin për të gjitha masat IPARD III. Këto janë masa parandaluese të përkohshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian”, shpjegohet në përgjigjen e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Zëri i Amerikës ju drejtua Ministrisë së Bujqësisë për informacion mbi pozicionin e palës shqiptare lidhur me Programin Ipard III, por mori një përgjigje të drunjtë, ku nuk jepet asnjë shpjegim, sikur gjithshka po ndjek një rrjedhë normale.

Në fakt, autoritetet shqiptare kishin parashikuar që IPARD III të niste që në janar, por atyre nuk u është dhënë ende besimi i detyrave të zbatimit apo riakreditimi. Qëndrimi i Brukselit është fare i qartë: “Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet”.

Në raport progresin e këtij viti për Shqipërinë, kur flitet për “Mbrojtjen e intereave finaciare të BE-së”, vihet në dukje se vendi ka bërë përparim të pakët në këtë fushë dhe se “duhet të përmirësojë bashkëpunimin me Komisionin Evropian për hetimet”.

Në vitin 2022, u raportuan 71 raste të parregullsive dhe mashtrimeve të dyshuara në programet IPA dhe IPARD. Sipas dokumentit, “Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet e saj në krijimin e një historiku të qëndrueshëm në bashkëpunimin në hetime, duke ofruar, ndër të tjera, asistencë efektive operacionale për hetuesit e OLAF-it”.Hetimet e Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit, nisën pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike. Përfaqësuesit e Zyrës europiane kryen disa misione në Shqipëri, duke bërë verifikime në zyrat e AZHBR-së, si dhe duke analizuar dokumentacionin e rasteve të dyshuara, që kishin përfituar nga fondet europiane./VOA

Deputetja e PD Orjola Pampuri: Do të firmos çdo kërkesë të SPAK që vjen në Kuvend

Prej javësh, jeta parlamentare në vend është përfshirë nga skena kaosi në Kuvend dhe në komisione ku një grup deputetësh, mbështetës të Berishës kanë bllokuar funksionimin normal të seancave duke përdorur edhe tymuese.

Për të folur lidhur me ketë situatë të krijuar në jetën parlamentare, e ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, ishte deputetja e PD, Oriola Pampuri e cila i cilësoi si ‘skena Don Kishoteske’ situatat e krijuara nga kolegët e saj të Rithemelimit në Kuvend dhe në komisione parlamentare.

E pyetur nëse do të firmoste kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës, nëse një shkresë e tillë mbërrin në Kuvend, duke qenë se kreu i Rithemelimit nuk po paraqitet në GJKKO për aferën ‘Partizani’, deputetja e PD, Oriola Pampuri u përgjigj se e mbështeste punën e prokurorisë së Posaçme dhe se do ta votonte një kërkesë të tillë.

“Unë mbështes gjithë punën e SPAK. Do të votoja për çdo shkresë apo kërkesë që do vinte në Kuvend qoftë edhe për mua. Është drejtësia që duhet të flasë më në fund. Unë kam besim tek SPAK.  Do të ndjek çdo hap që do të nxitet nga SPAK, nëse do ketë kërkesë pa diskutim që do të votohet”- u shpreh Pampuri.

Rrëfehet vajza e Vedat Kokonës: Babai ishte punëtor, solli në gjuhën shqipe mbi 15 mijë vargje nga poezia botërore

Mirvjen Kokona është vajza e shkrimtarit, leksikologut dhe përkthyesit të njohur, Vedat Kokona. E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka bërë një rrëfim të rrallë për babai e saj, duke e cilësuar si një njeri punëtor dhe shpërndarës të dijes.

“Babain tim e kujtoj në fillim si njëri, pastaj si baba, si një njeri të thjeshtë që gjithmonë mundoheshe që të tjerët të dinin, të mësonin, të kulturoheshin, aq sa ai ishte vetë, ose kishte dashur të dashur të ishte.

Ai kishte këtë që shkroi dhe e thotë dhe vetë sigurisht ato që donte të shkruante dhe në kohën kur ai nuk shkroi ato që donte të shkruante iu fut përkthimit. Edhe fati e dërgoi si të thuash në atë rrugë, sepse shkoi në ndërmarrjen e botimeve, sepse atje ishte një gjë e madhe shumë, sepse atje përktheheshin veprat nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës. Kështu që pati fatin të përkthente dhe të mos shkruante ato që nuk donte”.

Më tej, ajo tha që babai ka përkthyer rreth 15 vargje të poezisë botërore në gjuhën shqipe, pasi kjo gjuhë për të ishte më e dashura.

“Rreth 15 mijë vargje të poezisë botërore dhe emrave më të njohur, i solli në gjuhën shqipe që ai e kishte kaq shumë merak, pasi e donte të ishte e kulluar. Gjuha shqipe ka qene e para për të dhe më e dashura. Edhe nuk lejonte që ta uli gjuhën shqipe në krahasim me gjuhët e tjera. Thoshte La Fonten vetëm në shqip është përkthyer si duhet, as në italisht nuk është përkthyer si duhet. E kam fjalën që gjithmonë ka qene punëtor i madh i gjuhës shqipe”./abcnews.al

Intervista për UEFA-n, Hysaj vlerëson Sylvinhon: Trajneri i preferuar, ka sjellë energji dhe pozitivitet në grup

Shqipëria ka ndërruar fytyrë, me kuqezinjtë që po bëjnë një rrugëtim fantastik në kualifikueset e Euro 2024. Kombëtarja është shumë pranë arritjes në Europian, për herë të dytë në historinë e një vendi të vogël. UEFA i ka kushtuar një reportazh “arkitektit” të Kombëtares, pikërisht trajnerit Sylvinho. Në video nuk mungon Elsi Hysaj, me mbrojtësin që vlerëson në maksimum teknikun.

“E ndjek shumë, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për njerëz si Sylvinho. Tani është padyshim një nga trajnerët më të preferuar të mi”, tha Hysaj.

Sylvinho tha diçka për Hysaj. “Ka ndryshuar disi, pasi dikur nuk ishte aq taktik. Sot ka shumë taktikë në mënyrën e interpretimit të këtij roli. Lëviz, futu brenda, largoje topin jashtë zonës, mos e lër të afrohet këtu, e të tjera këshilla taktike.

Sigurisht taktik është e rëndësishme, por atëherë ishte më shumë një lojë kombinimesh. Ti je shumë më agresiv dhe shumë më i fortë fizikisht. Në duelet një kundër një je shumë më mirë, pasi unë nuk i preferoja shumë”- tha ai.

5 ditë Panair, nis ngjarja më e madhe e librit! 95 ekspozues, Ymeri: Stimulojmë ulje të paktën 20 % !

Ditën e mërkurë pritet të fillojë panairi i 26-të i librit.

Për 5 ditë me radhë, lexuesit do të kenë mundësi të njihen dhe të blejnë botimet e reja. Gjithashtu, do të kenë mundësi të takojnë edhe shkrimtarët e tyre të preferuar.

Në një bisedë për medien, Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, që është edhe organizatorja e ngjarjes më të madhe vjetore të Librit, dha detaje lidhur me disa nga të ftuarit specialë përgjatë 5 ditëve të Panairit.

“Do të kemi shumë shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova…, por do të kemi edhe të huaj. Nga këta të fundit më i shquari është Lilian Thuramin (të mërkurën në orën 19.00 në Sofanë e Librit), futbollist i jashtëzakonshëm, por ai këtë radhë vjen në kostumin e shkrimtarit. Pastaj vlen të përmendet Ilide Carmignani, një personalitet i letërsisë, jo vetëm italian por edhe evropian”, tregon më tej Ymeri.

Do të jenë të pranishëm 95 ekspozues, ku  botuesi Petrit Ymeri foli për përfshirjen e shtëpive botuese nga trevat e tjera shqiptare.

“Në radhë të parë nga Kosova, është “Logos”, Maqedonia e Veriut është thuajse inekzistente, ndërsa nga Mali i Zi do të jetë e pranishme një shtëpi botuese me tekste shkollore dhe nja dy librari”, thotë Ymeri.

Rritja e numrit të lexuesve mbetet një sfidë sipas tij, që kërkon angazhim maksimal të institucioneve.

Panairi do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh promovuese, ndërsa në 19 nëntor do të ndahen edhe 4 Çmimet e përvitshme, të përzgjedhura nga juria e kryesuar nga gazetarja Arta Marku.

PRODHIME TË FRESKËTA7 Ushqimet që Kanë më Shumë Kalium se Bananet

Kaliumi është një mineral që klasifikohet si elektrolit, i cili mbart një ngarkesë elektrike kur tretet në gjak.

Ky mineral ndihmon me shumë procese në trup, përfshirë rregullimin e ujit brenda dhe jashtë qelizave, dërgimin e sinjaleve nervore dhe kontrollin e kontraktimeve të muskujve, shpjegojnë ekspertët.

Gjithashtu ai ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, parandalon formimin e gurëve në veshka dhe osteoporozën.

Të gjithëve ju shkon mendja tek bananet kur përpiqen të konsumojnë kalium.

Megjithatë, një banane e vetme përmban vetëm 9 % të vlerës ditore për kalium.

Ka kaq shumë ushqime të tjera, që janë të bollshme me kalium, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë

Avokadot
Avokadot janë plot me fibra dhe yndyrna të shëndetshme veçanërisht për zemrën.

Vetëm gjysma e një avokadoje përmban 10 % të vlerës ditore për kalium, që është më shumë se ajo e një bananeje.

Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A, të domosdoshme për shëndetin e syve dhe të lëkurës.

Ato gjithashtu janë të mbushura me fibra të shëndetshme për zemrën.

Një patate e ëmbël me madhësi mesatare, përmban 12 % të nevojave tuaja ditore për kalium.

Spinaqi
Spinaqi është i ulët në kalori, i lartë në fibra dhe i mbushur me acid folik.

Ai është gjithashtu i pasur me luteinë dhe zeaksantinë, të cilat mbështesin shëndetin e syve.

Vetëm 3 gota spinaq, përmbajnë 12 % të nevojave ditore për kalium.

Shalqiri
Sipas ekspertëve, shalqiri është i mbushur me antioksidantë që zvogëlojnë rrezikun për tu prekur nga lloje të ndryshme kanceri.

Për më tepër, 1/8 e një shalqiri përmban 14 % të nevojës ditore për kalium, vitaminë A, Vitaminë C dhe fibra.

Fasulet
Fasulet nuk janë vetëm të pasura me proteina dhe fibra me bazë bimore, por një filxhan me fasule përmban midis 14 dhe 18 % të nevojës ditore për kalium.

Kajsitë
Kajsitë e thata janë një meze e lehtë e shijshme, ato përmbajnë rreth 10 % të vlerës ditore për kalium.

Shegët
Shegët japin përfitime shëndetësore për zemrën, përmbajnë shumë antioksidantë dhe fibra.

Ato përmbajnë në mbi 14 % të nevojës ditore për kalium./AgroWeb.org

Ndërkohë që Bardhi fshihet pas Berishës dhe Berisha fshihet nga SPAK-u, Basha vazhdon takimet ndërkombëtare

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vijon takimet me partnerët ndërkombëtarë.

Pas Londrës, ai është ndalur në Bruksel.

“Me miq dhe partnerë të PD-së, në takimin e Komitetit Ekzekutiv IDC-CDI (Organizata e Partive të Qendrës dhe Qendrës së Djathtë) në Bruksel.” – shkruan Basha në një postim në rrjetin social facebook.

Ndërkohë që Bardhi fshihet pas Berishës dhe vetë Berisha fshihet nga SPAK-u, Lulzim Basha është duke u pritur nga kancelaritë evropiane për takime të frytshme për të ardhmen e PD-së dhe të Shqipërisë.

Më poshtë, postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“Me miq dhe partnerë të PD-së, në takimin e Komitetit Ekzekutiv IDC-CDI (Organizata e Partive të Qendrës dhe Qendrës së Djathtë) në Bruksel.

Në biseda të veçanta, përfshirë dhe atë me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, iu prezantova nismat e Partisë Demokratike për vettingun  në politike dhe ndryshimet e propozuara për reformën zgjedhore.

Diskutuam për situatën në Kosovë, ku shpreha shqetësimin për ngjarjen e Banjskës, e cila ishte një përpjekje për te aplikuar skenarin e Krimesë dhe në vijim të përpjekjeve të Rusisë për destabilitimin e rajonit, skenar i cili është shtrirë në Bosnje dhe po kërcënon Malin e Zi. 

Situata në Lindjen e Mesme është një tjetër shqetësim për botën sot. Rreziku i zgjerimit të konfliktit ka tërhequr disi vëmëndjen edhe nga lufta në Ukrainë, nga e cila po përfiton Rusia. 

Pata mundësi të diskutoj edhe me delegacionin e Ukrainës për rezolutën që po diskutohet në Këshillin e Europës për rindërtimin e Ukrainës, e cila po pritet me interes të vecantë për shkakt të dëmeve të jashtëzakonshme të shkaktuara nga agresioni rus. 

Një nga çështjet e tjera me interes nisur dhe nga zhvillimet  e fundit në rajonin tonë, ishte diskutimi për krizat e shumëfishta të luftës në portën e Europës dhe skenarët e mundshëm për pasojat që ato kanë për rendin ndërkombëtar.”

Indrit Sefa: Çfarë fsheh Bardhi? Pse refuzon të sjellë dokumentet e mbledhjes

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike zyrtare, Indrit Sefa tha se nëse grupimi i Bardhit nuk ka asgjë për të fshehur atëherë duhet të sjellë dokumentacionin në procesin gjyqësor, e jo ta shmangin atë.

Ai tha se gjithçka që i është kërkuar grupit Bardhi është dokumentacioni që vërteton se këshilli kombëtar është mbledhur online, si dhe rregulloren ku janë bazuar për ta mbledhur online këshillin kombëtar.“Ne kemi kërkuar palës që të sjellë të gjithë dokumentacionin ligjor që kjo mbledhje imagjinare online e këshillit kombëtar është kryer. Nuk ka asnjë  dokument që kjo mbledhje është kryer. Nuk kemi asnjë provë që është kryer.

Gjithashtu pretendohet se ka një rregullore që e lejon Këshillin Kombëtar të mblidhet online. Ne e kërkojmë këtë rregullore, ku është kjo pikë që e lejon. Nuk ekziston neni 9 pika 7, neni 9 ka 6 pika.

Ne kemi kërkuar që të paraqesin dokumentacionin ligjor që disponojnë. Nëse ata e kanë dokumentacionin ligjor, unë nuk e kuptoj përse e mbajnë të fshehtë. Ne i çuam të gjitha në procesin gjyqësor”,-tha avokati Sefa në një intervistë për Euronews Albania.

SHIFRA E DITËS: 10 vendet më të pasura të Europës, 6 prej tyre GDP mbi 1 trilion dollarë

Aranit Muraçi

Në vitin 1960 vendi më i pasur i Europës ishte Britania e Madhe me një GDP totale prej 73 miliardë dollarë, e ndjekur nga Franca dhe Italia.

Suedia, Holanda, Spanja, Belgjika, Zvicra, Turqia dhe Austria përbëjnë 10 vendet më të pasura të Europës, në vitin 1960, sipas të dhënave të Civitas, Instituti i Studimeve Civile dhe Shoqërore me qendër në Britani.

E shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore dhe madje e ndarë në dy pjesë, as Gjermania Perëndimore dhe më pak akoma ajo Lindore, nuk figurojnë në 10 vendet më të pasura të Europës.

Gjermania Perëndimore në vitet ‘80 ngjitet në fuqinë e parë ekonomike të kontinentit dhe pas bashkimit me pjesën Lindore, në ‘90 e deri më sot është kthyer në një superfuqi të pakonkurueshme nga vendet e tjera, siç edhe paraqitet në të dhënat e vitit 2022.

Gjermania, sipas Civitas, ka një GDP prej 4.07 trilion dollarë, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (3.07 trilion dollarë), Franca (2.78), Rusia (2.24), Italia (2.21). 10-shen e parë e plotësojnë Spanja, Holanda, Turqia, Zvicra dhe Polonia (me GDP nën 1 trilion por mbi 500 miliardë dollarë secila).

Edhe sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, Gjermania mban vendin e parë në Evropë sa i përket Produktit të Brendshëm Bruto (GDP).

Masa më e zakonshme bazë e pasurisë kombëtare është Produkti i Brendshëm Bruto (GDP), i cili mat vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga ai vend gjatë një periudhe të caktuar kohore (zakonisht një vit). Të kombinuara, gjashtë vendet kryesore të Evropës kishin një PBB prej më shumë se 1 trilion dollarë në 2020 dhe një GDP kolektive prej 13.833 trilion dollarë. Këto të dhëna i bëjnë liderët financiarë të Evropës ndër vendet më produktive në planet.

10 vendet më të pasura në Evropë sipas PBB-së totale 2020 ( GDP Totale- Banka Botërore)

Gjermania – 3.8 trilion dollarë
Mbretëria e Bashkuar – 2.7 trilion dollarë
Franca – 2.6 trilion dollarë
Italia – 1.9 trilion dollarë
Rusia – 1.5 trilion dollarë
Spanja – 1.3 trilion dollarë
Holanda – 913.8 miliardë dollarë
Zvicra – 752.2 miliardë dollarë
Turqia – 720.1 miliardë dollarë
Polonia – 594.2 miliardë dollarë

E njohur si vendi më i madh në botë për nga madhësia, aktualisht në luftë, Rusia është një vend transkontinental. Megjithëse shumica e territorit rus shtrihet në Azi, 78% e popullit rus jeton në pjesën evropiane të vendit. Si e tillë, Rusia zakonisht konsiderohet një vend evropian.

Megjithatë GDP favorizon vendet më të populluara, sepse nuk merr parasysh numrin e punëtorëve ose korporatave që kontribuojnë në vlerën e saj totale. Për shembull, popullsia e Polonisë në vitin 2020 ishte rreth 38 milionë, afërsisht 25.9% e popullsisë së Rusisë – megjithatë, PBB-ja e saj ishte plot 40% e asaj të Rusisë, gjë që tregon se ekonomia e Polonisë është në fakt më produktive. Për të parë më qartë skenarë të tillë, ekonomistët shpesh monitorojnë dy metrikë shtesë: GDP për frymë dhe GNI për frymë. E para, GDP për frymë, thjesht ndan PBB-në me popullsinë e vendit. Nëse analizohen të ardhurat për frymë të një vendi, lista rezulton shumë e ndryshme, ku dominojnë mikro-shtetet në Europë Perëndimore.

10 vendet më të pasura në Evropë deri në vitin 2020 (GDP për frymë – Banka Botërore)

Monako – 190,513 dollarë
Lihtenshtajn – 180,367 dollarë
Luksemburgu- 115,874 dollarë
Zvicra – 87,097 dollarë
Irlanda – 85,268 dollarë
Norvegjia – 67,390 dollarë
Danimarka – 61,063 dollarë
Islanda – 59,270 dollarë
Holandë – 52,397 dollarë
Suedia – 52,259 dollarë

/Liberale.al/

Roland Bejko: Berisha u kthye për konflikt, po e përdor PD-së si bunker për t’u fshehur

Nënkryetari i PD, Roland Bejko foli për tensionet dhe përplasjet e brendshme në opozitës.

Gjatë një interviste në “Tirana Live” Bejko tha se ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer tashmë në njeriun kryesor që sjell konfliktet në Partinë Demokratike.

Bejko po ashtu theksoi se kryetar i Grupit parlamentar ngelet Lulzim Basha, duke shtuar se Gazment Bardhi referuar statutit nuk mund të jetë kryetar, pasi PD funksionon në bazë të statutit të datës 2 shtator.

“Partitë në përgjithësi nuk janë trupa të ngrirë, por reflektime të emocioneve ndjenjave apo interesave. Por unë garantoj që PD është e sigurt që do të rritet”, u shpreh Bejko.

Ndër të tjera Bejko ka akuzuar Gazment Bardhin se vazhdimisht ka ndryshuar qëndrimet e tij sipas interesit personal. Gjithashtu theksoi se Berisha po përdor PD si bunker për t’u fshehur.

“Ne kërkojmë një parlament normal, po ashtu edhe qytetarët shqiptarë duan një parlament normal. Është një dalldi e Sali Berishës për t’i iku problemet, është fiks rasti që ai përdor PD si bunker për t’u fshehur dhe nuk kanë aksion opozitar, por një lëvizje të ç’organizuar.

Aksion opozitar kemi ne, pra që kërkohet Vetting, lista të hapura, po ashtu aksion opozitar është edhe Komision Hetimor”, ka thënë ndër të tjera Bejko.