31.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Studiuesi Uran Butka ka një meritë të veçantë në studimin e fenomenit të Luftës Civile në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore

AKADEMIK, PROF. DR. BEQIR META

Ky botim i plotësuar është pasuruar me fakte e argumente të reja historike, të hulumtuara në arkivat shqiptare e të huaja, por edhe me një literaturë të bollshme historiografike dhe me ditarë e kujtime të pashfrytëzuara më parë. Ç’ka është më e rëndësishmja në këtë botim ka plot analiza të reja dhe koncepte të reja mbi luftën civile, të cilat unë do të përpiqem t’i evidentoj më poshtë: Së pari, autori ka bërë me qartësi dallimin midis luftës çlirimtare antifashiste të popullit shqiptar, duke dhënë me realizëm e në mënyrë të argumentuar grupet politike-ushtarake që e zhvilluan atë, dhe luftës civile.

Ai argumenton faktin se rezistencën antifashiste e nisën së pari intelektualët atdhetarë dhe studentët shqiptarë, ndërsa luftën e armatosur e filluan atdhetarët jokomuistë si A. Kupi, M. Ulqinaku, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Nazif Mero etj., që i pritën pushtuesit italianë me armë në portet shqiptare dhe e vazhduan nacionalistët M. Peza, Ismail Agë Petrela, Shyqyri Peza, Muharrem Bajraktari, Gani Kryeziu, Hysni Lepenica, Mustafa Gjinishi, Mestan Ujaniku, etj., përpara se të dilte në skenë lëvizja nacionalçlirimtare. Autori ka meritën se e ka dokumentuar luftën civile në këtë botim gjerësisht me dokumente nga arkivat shqiptare, italiane, gjermane, britanike, amerikane, jugosllave, greke, etj., me mbi1.500 referenca burimore. Shumë e rëndësishme është edhe metodologjia që ka përdorur autori.

Ai vendos në themel të analizës historike, objektivitetin shkencor me synimin që të njihet sa më saktësisht lufta civile. Ai e konsideron këtë një mision qytetar “për të reflektuar ndaj saj, duke kapërcyer mosmarrëveshjet, mitet e rreme, urrejtjen ndaj njëri-tjetrit, shfaqjet e reminishencat e frikshme që ajo ende rrezaton, për t’i bërë ballë si qytetarë plotësisht të lirë e me vetëdije të qartë të nesërmes”. Përcaktimi i këtij misioni, që është detyra e një historiani serioz, ka qenë premisë dhe shtysë për të na dhënë edhe një vepër serioze dhe të shkruar me ndershmëri. Një kapitull interesant që i është shtuar botimit të ri është ai kushtuar “Mirëkuptimit”.

Këtu analizohet me saktësi edhe Konferenca e Pezës me anët pozitive dhe kufizimet e saj. Në këtë kuadër risi përbën qëndrimi i disa nacionalistëve si S. Muço, Azis Çami, Ramazan Jarani, Halim Begeja, etj., të cilët e panë me rezerva konferencën e Pezës, dhe nuk e nënshkruan marrëveshjen pasi e kuptuan se ajo donte t’i hidhte njerëzit në prehrin e komunizmit, siç shkruante më vonë Midhat Frashëri. Autori zbulon se në mars-prill 1943, drejtuesit kryesorë komunistë përfshirë edhe E. Hoxhën i jepnin rendësi bisedimeve për marrëveshje me Ballin Kombëtar, dhe ende nuk e kishin bërë të tyren direktivën e të dërguarve jugosllavë për të demaskuar kryesinë e Ballit Kombëtar si reaksionare e tradhtare.

Qysh në këtë kohë, jugosllavët nxitonin ta shpallnin BK si një organizatë reaksionare e tradhtare dhe përpiqeshin që të dështonin bisedimet me të, gjithashtu nxitonin të bënin fakt formimin e Ushtrisë NÇL dhe të komandës së lartë të saj, për të fituar supremaci mbi BK dhe për të sabotuar marrëveshjen midis dy palëve(f. 22). Autori shpjegon se ndonëse në Labinot në mars 1943 u vendos për bisedime e koordinim me BK, ndërhyrja e jugosllavëve e pengoi vullnetin e drejtuesve të PKSH për të ngjizur marrëveshjen me BK, por nuk arriti të pengojë vullnetin e bazës për marrëveshje e koordinim lokal në luftën kundër pushtuesve. Autori na ka dhënë në këtë studim gjithë arkitekturën dhe kronologjinë e lutës civile dhe është me shumë rëndësi se si qysh në fillim të vitit 1943, ai evidenton sabotimin e një marrëveshjeje të hershme kombëtare nga jugosllavët si një premisë për ta penguar bashkimin dhe stimuluar konfliktin.

Ai zbulon me mprehtësi edhe ekzistencën e një “krahu ekstremist terrorist” brenda PKSH, që i nxitur nga emisarët jugosllavë, bëri çmos, madje edhe me vrasje, për të penguar arritjen e një marrëveshje midis dy palëve, dhe shpjegon se deri në verën e vitit 1943, ky krah nuk ishte dominues, por u bë i tillë vetëm pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes (f. 29). U. Butka zbulon me fakte edhe me argumente konkrete anatominë e PKSH, si dhe evoluimin e saj në këtë drejtim. Me interes është argumentimi i rolit të përbashkuesit midis dy forcave që mori A. Kupi në verën e vitit 1943 (f. 44).

Autori ka ndjekur hap pas hapi situatën dhe evoluimin e ngjarjeve duke renditur pas mirëkuptimit që ekzistonte në një trajtë disi fluide në pranverë-verën e vitit 1943, Marrëveshjen e Mukjes, fazën e ndërmjetme para fillimit të luftës civile e cila përshkohej nga bashkëpunim dhe përplasje; dhe më tej rrëshqitjen drejt luftës së hapur. Ai argumenton taktikën djallëzore të disa udhëheqësve të çetave komuniste, të cilat godisnin ushtrinë gjermane afër fshatrave që nuk i mbështesnin ato, me qëllim që gjermanët të kryenin reprezalje mbi popullsinë. Autori analizon përpjekjet e komunistëve për ta penguar bashkëpunimin e BK me Aleatët.

Një rast i tillë ishte goditja e batalionit “Hakmarrja” që drejtohej nga Petrit Dume më 20 gusht e një çete të Safet Butkës që po shkonte në Vithkuq e Shtyllë për t’u takuar me majorin Maklin (f. 73), si edhe raste të tjera të shumta ne gjithë Shqiperinë. Butka ka meritën që ka dhënë gjithë veprimet e përbashkëta të partizanëve e të nacionalistëve kundër pushtuesve italianë e gjermanë deri në fund të shtatorit 1943, po kështu edhe aksionet e veçanta të nacionalistëve. Një analizë e plotë, e saktë dhe e gjithanshme i bëhet Marrëveshjes së Mukjes, prishjes së saj, shkaqeve dhe pasojave të prishjes. Një analizë dhe argumentim i qartë i bëhet bolshevizmit dhe komunistizimit të luftës dhe UNÇSH. Një trajtim po kaq i imët dhe i argumentuar i bëhet fazës përgatitore të lutës civile. Këtu ka analiza me interes se si E. Hoxha dhe emisarët jugosllavë e përgatitën luftën civile politikisht dhe ushtarakisht, ku nënvizohet propaganda shpifëse e denigruese ndaj BK për ta demaskuar atë.

Autori e argumenton fillimin e luftës civile edhe me prishjen e denigrimin e besëlidhjeve që ishin arritur në Veri në frymën e Mukjes si ajo e Lurës (27 gusht) e 61 prijësve të Veriut dhe Marrëveshja e Peshkopisë (14-15 shtator) si dhe gjithë marrëveshjet e tjera lokale ku PSH ishte pjesëmarrëse (f.122). Autori ka shpjeguar fenomenin e terrorizmit si paraprijës dhe komponent të Luftës Civile. Ai ka bërë një anatomi dhe antologji të plotë e të dokumentuar të terrorit komunist duke dhënë metodat, format, qëllimet, etj. Ai argumenton se terrori u përdor gjerësisht kundër anëtarëve të PKSH e pjesëtarëve të LNÇ që konsideroheshin të padëshirueshëm nga E. Hoxha e drejtuesit jugosllavë, kundër njerëzve të thjeshtë që nuk pranonin vijën e PKSH dhe nacionalistëve që e luftonin atë.

Një trajtesë e plotë dhe tepër e detajuar dhe e argumentuar bëhet ngjarjeve të muajit shtator 1943, i cili konsiderohet me saktësi si prologu i luftës civile. Ka rëndësi edhe pasqyrimi në botim i biografisë së shkurtër të nacionalistëve të vrarë nga forcat komuniste, për të kuptuar edhe më mirë se kundër kujt zhvillohej kjo luftë. Shumë interesante janë shpjegimet e autorit për arsyet e nacionalistëve shqiptarë që pranuan të marrin pjesë në regjencën dhe në qeverinë nën gjermanët. Ai jep edhe argumentet e pohimet e tyre të cilat janë të sinqerta e me interes për lexuesin.

Argumentohen veprimet dhe dobia e kësaj qeverie në ato rrethana të rënda si dhe kufizimet e saj, ku spikat vendosja e administratës shqiptare, organizimi i jetës shtetërore e civile, hapja e shkollave ne Kosove dhe dërgimi atje i mësuesve, juristeve, nëpunësve nga Shqipëria, mbrojtje e popullsisë shqiptare nga sulmet e çetnikëve serbo-malazezë në Kosovë, mbrojtja e hebrenjve, etj.. Autori jep një shpjegim interesant e përse nacionalistët e BK, Legalitetit, etj., ishin më tolerantë ndaj administratës dhe qeverisë shqiptare dhe pse disa prej tyre bashkëpunuan me të (f. 201).

Ai jep të dokumentuar edhe persekutimin e disa anëtarëve të BK në Kosovë e Shqipëri nga qeveria, me urdhrat e Xh. Devës etj. (f. 202). Jepet me objektivitet fenomeni i oportunizmit dhe kolaboracionizmit ndaj gjermanëve, duke dhënë dimensionet e tij në të gjitha krahët e politikës shqiptare të kohës, përfshirë këtu edhe komunistët (f. 203-210). Ai e ka zgjeruar konceptin e kolaboracionizmit duke pasqyruar edhe bashkëpunimin midis LNC dhe partizanëve serbë e maqedonas si rasti në Peshkopi, Kukës e Dibër e Kosovë, etj.

Ka zbuluar e argumentuar mirë pjesëmarrjen e mbeturinave të ushtrisë italiane pas kapitullimit në lutën civile përkrah komunistëve dhe efektivitetin e tyre. Një risi përbën trajtesa mbi shtrirjen e luftës civile në Kosovë, ku autori përmes shumë dokumenteve të zbuluara rishtazi sjell një informacion e analizë interesante mbi veprimet kundër forcave nacionaliste shqiptare që synonin të pengonin ripushtimin serb të Kosovës e të trojeve të tjera shqiptare. Pasqyrohen gjerësisht veprimet luftarake të forcave të UNÇSH kundër nacionalistëve shqiptarë si dhe krimet e kryera kundër tyre. Divizionet shqiptare qëndruan në Kosovë deri në dhjetor 1945, për të shtypur çdo rezistencë të Kosovës ndaj ripushtimit serb dhe për të ndihmuar konsolidimin e tij.

Vlerë të veçantë kanë faktet dhe dokumentet që sillen në botim ku pasqyrohen përpjekjet e M. Frashërit dhe krerëve të tjerë të BK për të ndaluar luftën civile gjatë tetorit 1943. Thirrja e M. Frashërit për të ndaluar vëllavrasjen dhe për të bashkëpunuar si vëllezër është vërtetë prekëse por që dëshmon qarte karakterin patriotik dhe human të tij dhe drejtuesve të tjerë të BK, i cili ishte në kontrast të plotë me personalitetin dhe botëkuptimin e skajshëm konfliktual të drejtuesve komunistë me në krye E. Hoxhën.

Argumentohet me saktësi se thirrja e Mit’hatit e 7 tetorit 193, për pezullimin e veprimeve luftarake kundër gjermanëve, nuk ishte akt bashkëpunimi me ta, siç është përpjekur ta denigrojë historiografia komuniste. Autori, përmes argumenteve të M. Frashërit, shpjegon edhe dilemat e BK në fillesat e luftës civile. Analiza të thukta bëhen në lidhje me raportet e BK me misionet britanike, ku vërtetohet politika kombëtare e demokratike e BK, si dhe arsyet se pse britanikët ndihmuan kryesisht LNÇ.

Në këtë pasqyrohet spiralja e luftës civile (f. 265), ku jepen luftimet e masakrat gjatë fundit të tetorit e më mbrapa. Një trajtim i ri i bëhet masakrës në Malin me Gropa (f. 269) , ku M. Shehu pushkatoi 20 oficerë e 120 karabinierë italianë në fund të tetorit 1943; trajtohet beteja frontale e Grybecit të Gorës më 16 tetor 1943 (f. 271); intensifikimi i luftës civile në nëntor 1943 (f. 275), ku theksohet se më 7 nëntor 1943 BK mori vendim të përfshihej zyrtarisht në luftën civile (f. 276).

Këtu trajtohet me gjerësi lufta e Dukatit 30 nëntor, analizohen dhe fenomene të luftës e vrasjeve brenda familjes e fisit, ku spikat rasti i Halim Xhelos që donte të vriste babanë e tij, etj. (f. 285). Evidentohet lufta civile në Kolonjë, e cila vlerësohet si veçanërisht e ashpër (f. 288); jepen rastet e braktisjes së PKSH e LNÇ nga shumë individë të shquar e të rinj si rezultat i fillimit të luftës vëllavrasëse (f. 301); pasqyrohet në veçanti lufta e Postencës (Skrapar). Butka pohon se gjatë dimrit 1943-1944 lufta civile nuk qe aq intensive dhe e gjerë sa në muajt tetor -nëntor 1943, sepse u zhvillua operacioni gjerman i dimrit.

Kjo është një analizë e re e cila e plotëson kuadrin e luftës civile dhe që provon se komunistët, jo vetëm e filluan luftën civile, por ishin ata forca që e zhvillonte më me forcë dhe vendosmëri atë. Analizohet edhe Kongresi i I i BK, ku fitoi vija e luftës kundër komunizmit (f. 343); argumentohet ndarja e BK në dy rryma, një e moderuar e tjetra e vijës së ashpër në luftën kundër komunistëve (f. 345). Pasqyrohet marrëveshja e Kalishtit 2 shkurt -12 shkurt 1944, me përfaqësues të krahinave të Veriut, për luftën kundër gjermanëve e cila konsiderohet nga autori si Kuvendi i Mukjes për Shqipërinë e Veriut (f. 349). Viti 1944 cilësohet si viti i luftës frontale civile në gjithë Shqipërinë, ku ajo zhvillohet sidomos në Shqipërinë e Veriut e të Mesme.

Theksohet se në fillim të këtij viti lufta ishte më e pranishme në Shqipërinë e Jugut, ku jepen episodet, viktimat dhe pasojat e saj. Shpjegohet e dokumentohet edhe masakra e 4 shkurtit në Tiranë, si dhe shkaqet e saj (f. 376). Analizohet faza e re e luftës civile në pranverë 1944, ku LNÇ u rikuperua dhe rifilloi me furi luftën civile, pasqyrohet Masakra e Dunicës (Mokër) 5 mars 1944; masakra e Martaneshit(5 mars 1944) (f. 383). Pasqyrohet fenomeni i grabitjes masive të pasurive nga komunistët, lufta e Starovës (21 prill 1944) e cila u shkatërrua plotësisht.

Autori ka analizuar edhe dimensionin tjetër të luftës civile ku viktima u bënë edhe qindra njerëz të pafajshëm (f. 404). Gjithashtu pasqyrohet shtrirja e luftës civile në Shqipërinë e Mesme në qershor 1944 (f. 424), ku jepet një tablo e gjerë, konkrete por edhe shumë e dhimbshme e saj. Argumentohet se lufta në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut ishte luftë e pastër civile dhe pati fare pak ose aspak veprime kundër gjermanëve. Një syth më vete përbën lufta e forcave të LNÇ kundër legalistëve.

Analizohet qëndrimi i paangazhuar i Kupit dhe se si komunistët e sulmuan atë, pikërisht kur ai tentoi dhe filloi luftën kundër gjermanëve me mbështetjen e udhëzimet e britanikëve.Analizohet edhe tentativa e tyre për të bashkuar krerët e Veriut, arritja e marrëveshjes për të sulmuar gjermanët, dhe sulmi i rrufeshëm i forcave UNÇSH kundër zogistëve që e bëri të pamundur vijimin e jetësimin e saj. Pasqyrohet mësymja kundër forcave zogiste kur zhvillohej kuvendi i Lurës (4-5 korrik 1944) dhe pasojat e tij.

Trajtohet refuzimi i vendosur i E. Hoxhë për të pranuar kërkesën e britanikëve që ai të ndalonte luftën civile (f. 463). Trajtohet lufta civile në Mat e në Dibër (Beteja e Sinës, beteja e Dibrës). Analizohet manifesti që M. Frashëri dhe A. Ermenji i dërguan qeverisë britanike në korrik 1944, ku kërkonin ndërhyrjen e tyre në Shqipëri, kritikonin ata emisarë britanikë që kishin mbështetur e po mbështesnin verbërisht LNÇ, shprehej gatishmëria e nacionalistëve për t’i dhënë fund luftës civile, etj.. Analizohet faza e dytë e ofensivës së forcave partizane kundër zogistëve (6 gusht 1944), (f. 486).

Me vlerë janë argumentet që jepen lidhur me përpjekjet e A. Kupit për t’u bashkuar me forcat e tjera nacionaliste për të përballuar ofensivën komuniste në gusht 1944, si dhe politika e dështuar britanike ndaj LNÇSH, dhe për ndaljen e luftës civile. Në një frymë objektive analizohet edhe takimi midis disa përfaqësuesve të nacionalistëve shqiptarë dhe Napoleon Zervës (1-4 maj 1944), kur ky ende nuk kishte filluar masakrat në Çamëri. Trajtohet edhe konferenca e forcave nacionaliste në Prezë më 7 shtator 1944, për luftë të përbashkët kundër gjermanëve e cila me saktësi cilësohet si një përpjekje e vonuar dhe e sforcuar (f. 525).

Por këtu pasqyrohen edhe veprimet e forcave të BK dhe Legalitetit kundër gjermanëve ë shtator 1944, si dhe sulmi i 2000 forcave komuniste kundër këtyre forcave nacionaliste në Prezë në shtator, etj. (f. 530). Përpjekja e fundit e forcave nacionaliste më 22 shtator në Fang të Mirditës për t’u bashkuar e luftuar kundër gjermanëve (f. 536), ndërkohë që komunistët sulmuan dhe i vunë ata para rrezikut të asgjësimit. Po ashtu, dështoi edhe përpjekja e fundit e delegacionit të BK të dërguar në Bari për të siguruar ndërhyrjen Aleate në Shqipëri dhe për të penguar ardhjen e komunistëve në pushtet.

Lufta civile në Lurë është një kapitull tjetër interesant dhe i dhimbshëm. Ndërsa paraqitja e luftës kundër lëvizjes Kryeziu që luftonte kundër gjermanëve, vërtetoi edhe më mirë karakteri dhe synimet e luftës civile që zhvilloni komunistët. Po kështu, në të njëjtën mënyrë analizohet edhe goditja e forcave të M. Bajraktarit nga aradhet komuniste, kur ai luftonte kundër gjermanëve. Në libër pasqyrohet edhe terrori e masakra në Tiranë, ku jepen emrat dhe biografitë e intelektualëve nacionalistë dhe ushtarakëve të vrarë nga forcat komuniste. Spikat trajtimi i natës së 12 nëntorit e cila është cilësuar edhe si nata e Shën Bartolemeut, pasi u bë masakra më e madhe. Rezistenca kundër forcave komuniste në Shkodër ka një trajtim të veçantë e të dokumentuar, terrori i egër komunist në Shkodër në fund të nëntorit, në dhjetor e më tej, si dhe lufta civile në Nikaj-Mërtur në nëntor 1944 dhe qëndresa në Mirditë (tetor 1944-dhjetor 1945).Nënshtrimi i Dukagjinit (janar-shkurt 1945).

Lufta civile në Malësinë e Madhe ku u përqendruan forca të shumta të UNÇSH të cilat u sollën si një ushtri pushtuese dhe kryen krime pa masë. Këtu jepen edhe partizanët e vrarë në luftime me malësorët. Pasqyrohet pjesëmarrja e gjerë e popullsisë civile në luftë kundër partizanëve. Këtu evidentohet fakti se forcat partizane sulmuan Vermoshin nga territori jugosllav. Po kështu edhe masakrat dhe krimet e jashtëzakonshme që kryen forcat partizane kundër malësorëve të thjeshtë. Pasojat e luftës civile janë dhënë mjaft qartë dhe përmes një analize serioze.

Shqipëria dhe Turqia, të fundit në Europë për shpenzimet buxhetore të mbrojtjes sociale

Businessman on blurred background holding family interface in his hand 3D rendering

Shqipëria dhe Turqia u renditën të fundit në të gjithë Europën për shpenzimet e ulëta buxhetore për mbrojtjen sociale. Ky zë buxhetor përfshin shpenzimet për pensionet, për ndihmën ekonomike dhe papunësinë.

Të dhënat e Eurostat, që i takojnë vitit 2021, tregojnë se Shqipëria shpenzoi 12.8% të PBB-së për mbrojtjen sociale, duke lënë pas vetëm Turqinë, që shpenzon 10.7% të PBB-së për këtë zë.

Në Bashkimin Europian, vendet paguajnë mesatarisht 28.7% të PBB-së nga buxhetet për mbrojtjen sociale.

Në vendin e parë qëndron Franca, si shteti më social në Europë, ku shpenzimet për mbrojtjen sociale kaluan mbi 33.4% e PBB-së me 2021, Austria vjen e dyta 32,3% të PBB-së, të ndjekura nga Italia dhe Gjermania me nga 30.6% se cila.

Shqipëria renditet më dobët edhe në Rajon. Bosnja, Serbia dhe Maqedonia e Veriut japin 18-19% të PBB-së tyre për mbrojtjen sociale.

Për pasojë, pagesat për pensionet dhe ndihmën ekonomike në Shqipëri janë më të ulëta se në Rajon dhe Europë.

Pagesat e ulëta për mbrojtjen sociale në Shqipëri lidhen faktin se vendi mbledh më pak të ardhura buxhetore në krahasim me PBB-në e saj.

Vitin e ardhshëm, buxheti në vlerë do të shënojë rritje me 3,7% në raport me pritshmëritë e këtij viti, por në raport me PBB të ardhurat do të shënojnë rënie në 27.7% të PBB-së nga 28.1% që pritet të jenë këtë vit.

Teksa vendi ynë nuk mbledh të ardhura më shumë se 27% e PBB, mesatarja rajonale është rreth 25% dhe në BE rreth 45%.

Kapacitetet e dobëta fiskale kufizojnë mbështetjen për shtresat në nevojë. Gati për një dekadë me radhë vendi ynë nuk ka bërë përparim në rritjen e të ardhurave në raport me PBB edhe pse ka barrën fiskale më të lartë në Rajon dhe nuk aplikon TVSH të diferencuar për shportën e mallrave.

Vitet e fundit në mënyrë sistematike, institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e kanë këshilluar qeveria të aplikojë rialokime për shtresat në nevojë pasi ajo është pjesa më e goditur nga krizat e viteve të fundit si pandemia Covi-19 dhe inflacioni që krijon lufta në Ukrainë.

Pensionistët dhe personat me ndihmë ekonomike janë pjesa më e goditur e shoqërisë nga inflacioni e për rrjedhojë vitin e fundit kontributi i tyre në të ardhurat buxhetore ka qenë i lartë.

Në vitin 2021, shpenzimet totale për përfitimet e mbrojtjes sociale në BE arritën në 4,1 triliardë euro, ose 28.7% e PBB-së. Në vitin 2021, rreth 45% e shpenzimeve totale për përfitimet e mbrojtjes sociale në BE ishte për skemat e pensioneve, e ndjekur nga kujdesit shëndetësor me 30%.

Gjatë periudhës 2011-2021, zgjerimi më i shpejtë i shpenzimeve për përfitimet e mbrojtjes sociale është shënuar për funksionin e strehimit dhe përjashtimit social, i ndjekur nga funksioni sëmundje/kujdes shëndetësor./ Monitor

“8 milionë njerëz vdesin çdo vit”, cigaret do të jenë një gjë e së kaluarës, vendet që po heqin duhanin nga qarkullimi

Gjithnjë e më shumë po shtohen vendet, që në mënyrë direkte apo indirekte, synojnë eliminimin e plotë të duhan pirjes në brezat e ardhshëm. Portugalia, Kanadaja, Australia, Franca, Zelanda e Re, Meksika dhe Britania janë vetëm disa nga vendet që kanë nisur tashmë masat për të rritur një brez “pa duhan”.

Arsyeja është sigurisht e qartë: barra për shëndetin e duhanpirësve dhe duhanpirësve pasivë është e lartë, duke rritur për pasojë kostot shëndetësore. Është “një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit publik që bota është përballur ndonjëherë”, sipas OBSH-së, e cila vlerëson se të paktën 8 milionë njerëz vdesin çdo vit nga pirja e duhanit.

Shumë vende, përfshirë Shqipërinë, e kanë ndaluar tashmë pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura (Irlanda filloi fillimisht në 2004 kur u bë vendi i parë në botë që ndaloi pirjen e duhanit në vendet e punës, duke përfshirë restorante dhe bare). Hapi i radhës duket se do të jetë heqja në ambientet e jashmte, si dhe shtrirja e masave për cigaret elektronike.

Sipas Forumit Ekonomik Botëror, këto masa janë forcuar vitet e fundit pjesërisht për shkak të presionit të madh në sistemin shëndetësor pas pandemisë. Disa shembuj të vendeve që po ecin në këtë drejtim, duke marrë masa strikte kundër duhanit:

Portugalia

Duke synuar krijimin e një brezi pa duhan deri në vitin 2040, Portugalia njoftoi një projekt-ligj këtë vit për të kufizuar shitjen e duhanit dhe pirjen e duhanit në vende publike. Nëse miratohet, do të ndalohet pirja e duhanit jashtë ambienteve të ngrënies dhe strukturave publike, ndërsa nga viti 2025 shitja e produkteve të duhanit do të bëhet vetëm në dyqane të veçanta dhe aeroporte. Masat do të kenë të bëjnë edhe me cigaret elektronike, ndërsa do të shoqërohen me reduktim të reklamave të lidhura me to dhe me të gjitha llojet e promocioneve.

Kanadaja
I ngjashëm është vizioni i Kanadasë, e cila synon të reduktojë përdorimin e cigareve në më pak se 5% deri në vitin 2035. Për ta arritur këtë, Ministria e Shëndetësisë e vendit së shpejti do të mandatojë vendosjen e mesazheve paralajmëruese (të ngjashme me ato tashmë në pako) në vetë cigaret.

Zelanda e Re dhe Australia
Një brez pa duhanpirës është parashikuar nga Zelanda e Re, e cila vitin e kaluar ndaloi shitjen e cigareve për të lindurit nga viti 2009 e në vazhdim. Gjithashtu, kohët e fundit janë paralajmëruar masa për uljen e shitjeve të produkteve të ngjashme pranë shkollave. Në të njëjtën kohë, do të ketë kufizim në sasinë e nikotinës së lejuar në produktet e duhanit, si dhe në numrin e tregtarëve që kanë të drejtë t’i shesin ato.

Ndërkohë, shteti më i madh i Australisë, Queensland, planifikon t’i bëjë hapësirat publike pa duhan, siç janë parkingjet e shkollave dhe ngjarjet për të miturit. Ajo gjithashtu planifikon të vendosë rregulla më të rrepta për cigaret elektronike dhe produktet e ngjashme.

Franca
Presidenti francez Emmanuel Macron është angazhuar tashmë për krijimin e gjeneratës së parë pa duhan, duke përfshirë një rritje të mëtejshme të çmimit të paketave. Gjithashtu, kryeministrja e vendit, Elizabeth Bourne, tha së fundmi se qeveria do të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimshe, të cilat janë jashtëzakonisht të njohura në mesin e të rinjve.

Meksika
Në fillim të vitit, Meksika shpalli ndoshta ligjin më të rreptë kundër duhanit në botë, duke ndaluar pirjen e duhanit në të gjitha vendet publike. Nëse zbatohet me besnikëri, atëherë pirja e duhanit lejohet vetëm në shtëpi. Gjithashtu, çdo lloj promovimi i cigareve është plotësisht i ndaluar, pra ato nuk mund të shfaqen as në raftet e dyqaneve ku lejohen të shiten.

Britania
Sipas rregullave të reja, të cilat mund të hyjnë në fuqi në vitin 2024, asnjë i mitur nën moshën 14 vjeç nuk do të jetë në gjendje të blejë cigare ose produkte të tjera duhani ligjërisht në Britani. Çdo vit, projektligji do të rriste me një vit moshën ligjore të blerjes dhe do të kufizonte shitjen dhe promovimin e produkteve të tilla për fëmijët./moneyreview.gr- Liberale.al

Shqiptarët paguan 8.8 milionë euro kamatëvonesa për energjinë deri në fund të shtatorit

Mospagesa në kohë e faturave të energjisë ka bërë që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE Group të arkëtojë 947 milionë lekë, apo rreth 8.8 milionë euro si kamatëvonesa.

Muajt me kamatëvonesat më të mëdha janë gushti me 150 milionë lekë dhe pas tij janari dhe shtatori, me përkatësisht 132 dhe 130 milionë lekë.

OSHEE raportoi se numri i faturave për të cilat është arkëtuar kamatëvonese është 1.44 milionë.

Kamatëvonesat lindin në një faturë në momentin kur fatura e muajit nuk paguhet brenda afatit 30 ditor të muajit pasardhës. Pra nëse fatura është lëshuar për muajin shtator ajo mund të paguhet pa kamatë deri në fund të tetorit.

Përpos këtyre, OSHEE vijon prej vitesh që të arkëtojë edhe detyrimet e prapambetura nga konsumatorët që kanë lidhur aktmarrëveshje për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite. Këto aktmarrëveshje u lidhën prej disa vitesh si për klientët familjarë dhe për biznesin dhe parashikonin shlyerjen me këste por çdo këst nuk mund të ishte më i vogël se 2000 lekë.

Deri në fund të shtatorit arkëtimet totale të OSHEE Group ishin 60 miliardë lekë apo rreth 564 milionë euro.

Pagesat e faturave korrekte ka parë një rritje gjatë dy muajve të fundit të raportuar gusht dhe shtator duke rezultuar me një nivel 101.6 dhe 101.2 për qind. Nga arkëtimet totale ato të vitit aktual janë vetëm gjysma e totalit ndërkohë që fatura të viteve të kaluara përbëjnë një vlerë prej 11 miliardë lekë apo mbi 103 milionë euro.

Numri i konsumatorëve të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sipas statistikave periodike të OSHEE rezulton në 1.31 milionë ndërkohë që faturat në total me lexim konsumi në 9 muajt të këtij viti ishin 9.22 milionë.

Të njëjtat statistika tregojnë se nga totali i faturave të lëshuara të paktën 2.4 milionë prej tyre kanë konsum zero që do të thotë janë banesa të dyta apo bosh në të cilat nuk ka konsum energjie në mënyrë sistematike. Numri i faturave të emetuara pa lexim pra dëm ekonomik në total për 9 muaj ishte në një shifër prej 479.

Kjo shifër vijon të mbetet modeste në raport me totalin e faturave që lëshohen çdo muaj nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ndërkohë që muaji me numrin më të ulët të këtyre faturave ishte prilli kurse ai me numrin më të lartë marsi./N.Maho

Revista “Monitor”

Dorëzohet “Rithemelimi”, u bashkohen online deputetëve të Edi Ramës

Deputetët e “Rithemelimit” janë në hall të madh. Ashtu, siç shprehet një pjesë e madhe e tyre kur janë nëpër tavolina, i kanë hyrë një rruge pa krye që nuk të nxjerr asgjëkundi.

Një pjesë e kanë kuptuar që e gjithë loja bëhet për të shpëtuar nderin e humbur të Gazmend Bardhit, i cili i premtoi Berishës për t’i çuar vulën dhe siglën e PD-së, por nuk ia arriti.

Një pjesë tjetër shprehen pesimist se kjo rrugë është pa të ardhme, por tani janë peng të veprimeve të tyre.

“Loja” bëhet vetëm për 2-3 prej tyre, të cilët iu është mbushur mendja se janë lider të mëdhenj dhe do të trashëgonin tapinë e “Rithemelimit” pas Sali Berishës.

Kuptohet se përpjekja e tyre është e kotë, sepse kur të vijë momenti, nëse do vijë ndonjëherë një moment i tillë, Berisha do t’i hedhë në “votë” dhe do jetë “vota” ajo që do t’u tregojë se sa vlejnë.

Hakmarrja është një gjellë që serviret e ftohtë dhe askush tjetër më mirë se Sali Berisha nuk e di këtë.

Pasi dështuan me hedhjen nga kangjellat, me futjen nga dritaret e kryesisë së Kuvendit, siç edhe shihet në foto, deputetët e Rithemelimit Dogjani, Metalija, Mahmutaj, i janë bashkëngjitur mbledhjes online të Komisionit të Sigurisë.

Të jetë spostuar edhe Revolucioni i madh në ekranin e vogël online?!

Kreu i SPAK mbështet ngritjen e Komisioneve Hetimore, Agim Baçi: Deklaratë e koordinuar me ndërkombëtarët! Po u tregon të gjithëve se s’do ketë dallime

Analisti Agim Baçi, ka komentuar në “Panorama TV”, deklaratat e kreut të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani, i cili rrëzoi pretendimet e mazhorancës se Komisionet Parlamentare mund të dëmtojnë hetimet që po zhvillon ky institucion.

Agim Baçi u shpreh se Altin Dumani duket se i ka shtrirë dorën mazhorancës, që nëse duan të pastrohet nga korrupsioni të ngrejë këto komisione për të ndihmuar Drejtësinë.

“Duket se Altin Dumani gjeti një zgjidhje, hoqi idenë që mund të pengohen nga hetimet dhe së dyti sikur i shtriu dorën mazhorancën që nëse duan të pastrohet nga korrupsioni të ngrejë këto komisione për të ndihmuar Drejtësinë. Është një fillim i rëndësishëm”, tha ai ndër të tjera.

Më tej, i ndalur sërish tek akuzat e SPAK ndaj Berishës, Agim Baçi theksoi se ish-kryeministri sipas tij duhet të paraqitej në Gjykatë dhe të kundërshtonte akuzat nëse i konsideron antiligjore.

“Berisha mendoj se duhet të shkonte në Gjykatë dhe ka të drejtën të kundërshtonte, aq më tepër kur ka propozuar heqjen e imunitetit të deputetit para drejtësisë, duhet të ishte i pari që duhet të vepronte, nëse e konsideronte antikushtuese.

Deklarata e Dumanit ishte një deklaratë e koordinuar me ndërkombëtarët për dhe për ti thënë të gjithëve se nuk do ketë dallime. Metodat e vjetra të hetimeve të paktën nga SPAK të mos ndiqet.

Ishte një mënyrë për të thënë që kundërshtia mazhorancës është politike dhe jo e bazuar në atë që kërkon SPAK”, theksoi analisti.

Gjykata Kushtetuese pezullon zbatimin e ligjit për studentët e Mjekësisë

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën për pezullimin e zbatimit të ligjit për studentët e Mjekësisë, që i detyronte të qëndronon 5 vite pas studimeve në vend ose në të kundërt do duhej të paguanin tarfiën 2300 euro për çdo vit akademik.

Kërkesa ishte bërë nga një pjesë e deputetëve të opozitës dhe studentë, me objekt “Shfuqizimi i nenit 4, pikat 1, shkronja “c”, 2, shkronja “b”, 3, shkronja “b” dhe nenit 5, fjalia e parë, të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu dhe pezullimin e ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar

Njoftimi i Gjykatës kushtetuese:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sot në datën 14.11.2023, pasi mori në shqyrtim kërkesën nr. 1 (Nj) 2023 të Regjistrit Themeltar, me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (jo më pak se një e pesta e deputetëve) dhe Anxhela Gjini, Alesia Cara, Diora Hoxha, Argisa Troka, Xhesika Xhebexhiu, Juri Taullau, Sindy Allamani, Isabela Tabaku, Dea Guri, Natali Bliu, Joel Plaku, Mikel Seferi, Reant Kullaj, Brunelio Fejzulla, Viki Zaçlli, Rei Haluli, Feruze Agalliu, Oresti Çaça, Marjo Rabiaj, Paulo Qesargjoni, Endi Muçi, Arbëri Shehu, Samuel Dërka, Thimi Shkarpa, Kristina Çelanji, Athina Prifti, Almira Tota, Zino Veleshnja, Erdi Podo, Anxhela Miraka, Gani Krrashi, Klevi Gugallja, Flavio Elezi, Ledion Mane, Eugen Lazaj, Igli Hoxhaj, Arlind Kasëmi, me objekt “Shfuqizimi i nenit 4, pikat 1, shkronja “c”, 2, shkronja “b”, 3, shkronja “b” dhe nenit 5, fjalia e parë, të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Pezullimi i ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

VENDOSI:

1. Pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Sulmet e Berishës, reagon PD: Të shkojë të paraqitet në SPAK, mos të përdorë demokratët si mburojë

Pas mbledhjes së grupit të deputetëve Berisha- Bardhi, kreu i Rithemelimit ka sulmuar kryetarin e PD Lulzim Bashën, duke deklaruar se për atë ai nuk e lëviz vjijën e kuqe pasi sipas tij është një “dordolec i Ramës” që përdoret për të trembur. Pas këtyre deklaratave i menjëhershëm ka qenë reagimi i PD nëpërmjet zëdhënëse Mirela Karabina.

Berishës i bëhet thirrje që të mos fshihet si struci duke sulmuar poshtë e përpjetë, por të paraqitet përpara drejtësisë dhe të mos përdorë PD dhe demokratët si mburoja njësoj siç bën Hamasi në palestinë me njerzit e pafajshëm.

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci.
Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi.

Sali Berisha është sot person i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe.
Për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij.

Hallet dhe makthet e non gratës nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrim të gatuar në kazanin e përbashkët me Edi Ramën dhe të servirura në mediat e paguara me paratë e krimit dhe të korrupsionit.

Gjykata ngrin përplasjen në PD, Roland Bejko: Basha është kryetari. Bardhi ndryshon qëndrimet sipas interesit të tij

Kërkesa e Lulzim Bashës për Kuvendin e 2 shtatorit është pezulluar. Lidhur më këtë vendim Roland Bejko, nënkryetari i PD tha se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se Basha është kryetar i PD.

Bejko po ashtu theksoi në “Tirana Live” në ABC se Gazment Bardhi referuar statutit nuk mund të jetë kryetar, pasi PD funksionon në bazë të statutit të datës 2 shtator.

“Për ne statuti është në rregull, me rëndësi është akti i regjistrimit fillestar në gjykatë. Nëse Berisha nuk do të ishte kthyer dhe nuk do ta ndante këtë parti në aq pjesë se sa e ka bërë, nuk do të kishte diçka të tillë”, ka thënë ndër të tjera ai, duke shtuar se Partia Demokratike është e sigurt që do të rritet.

Statuti i PD ka hyrë në fuëqi për organizmin e brendshëm të PD dhe kryetari i grupit Parlamentar ngelet Lulzim Basha. Meraku është a do të jetë Gaz Bardhi, por ai nuk mund të jetë kryetar i grupit Parlamentar, sepse në statutin e korrikut të 2017, një nga nënkryetarët e partisë është automatikisht kryetar.

Dhe kjo nuk do të ndodhë sepse PD funksionon në bazë të statutit të 2 shtatorit. Edhe sikur të mblidhen juristët sërish Gaz Bardhi dhe askush tjetër nuk mund të jenë sepse do të duhet të jetë dikush midis një nga nënkryetarët që janë sot në PD. Ata nuk kanë fituar asgjë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Buxheti 2024, Pampuri: Për qeverinë Rama nuk kanë interes pensionistët, por një grusht njerëzish me interesa ngushtësisht të lidhura me qeveritarët ndaj të cilëve do tu paguhen plot 134 milion euro PPP e konçesione

Partia Demokratike ka vijuar të denoncojë problemet me buxhetin e qeverisë për vitin 2024.

Pavarësisht se situata në Kuvend është kaotike dhe asgjë e arsyeshme nuk dëgjohet, PD vijon të bëjë detyrën e saj publike me fakte dhe të dhëna se pse ky projekt-buxhet është problematik.

Më poshtë deklarata e plotë e nënkryetares Orjola Pampuri:

Projekt-Buxheti për vitin 2024 për qytetarët, nuk adreson nevojat bazë të pensionistët, duke e lënë këtë shtresë të rëndësishme të shoqërisë në mjerim dhe në mbijetesë nën kufirin e varfërisë.
Rreth 700 mijë pensionistë përballen çdo ditë me rritje të çmimeve të produkteve të shportës.

Ndërkohë në tregjet e pakicës në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit vihet re rritje e cmimeve rënie e fuqisë blerëse.

Kjo situatë tejet e vështirë, ia pamundëson pensionistëve në Shqipëri të përballojnë kostot minimale të jetesës, e cila vështirësohet më tej me kostot e shërbimit shëndetësor dhe trajtimit me medikamente.

Kujtojmë që këtë vit, rritja e pensioneve ndodhi vetëm nga 1 tetori pra e shtrirë vetëm përgjatë tre muajve të fundit të vitit, duke bërë që kjo rritje të mos kompensojë as 1/3 e shpenzimeve vjetore të shtuara për shkak të rritjes së çmimeve nga inflacioni.

Po ashtu edhe për vitin 2024, qeveria nuk do të sigurojë një rritje reale për pensionistët, pasi fondi shtesë prej vetëm 38 milion euro, nëse do të nisi të shpërndahet që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të sigurojë një rritje vetëm me 2.4% të pensionit mesatar.

Pra vetëm 500 lekë më shumë në muaj do ti shtohet pensionistëve sipas fondit shtesë për vitin 2024.

Dukshëm kjo rritje nuk do të kompensojë as normën e inflacionit sipas parashikimit më optimist nga qeveria prej së paku 3.7% por dhe as kompensimin e rritjes reale të çmimeve të pritura për produktet bazë të shportës.

Kjo qeveri në 10 vite nuk i ka mundësuar pensionistëve një jetë me dinjitet dhe mbështetje reale për nevojat e tyre.

Pensionistët janë qytetarët më të rrezikuar ndaj varfërisë ekstreme, ku përgjatë viteve të fundit përbëjnë pjesën dërrmuese të popullsisë në varfëri.

Kujtojmë se në një hark kohor vetëm 5 vjeçar, hendeku i midis pensionit mesatar dhe pagës mestare bruto është thelluar me 25%. Referuar të dhënave të INSTAT, nëse në vitin 2018, pensioni mesatar ishte afro sa 1/3 e pagës mesatare bruto, në gjysmën e parë të vitit 2023, hendeku është thelluar me ¼ e pagës mesatare bruto.

Po ashtu përgjatë vitit 2023 pagat u rritën mesatarisht me vetëm 2.15%.

Ndërkohë çmimet e produkteve të shportës për vitin 2023 krahasuar me një vit më parë janë rritur mesatarisht 10-15% më shumë.

Qartësisht për qeverinë më shumë se ¼ e popullsisë së vendit ose afro 700 mijë qytetarë nuk janë prioriteti i saj.

Por për qeverinë Rama janë një grusht njerëzish me interesa ngushtësisht të lidhura me qeveritarët ndaj të cilëve do tu paguhen plot 134 milion euro PPP e konçesione, ku vetëm në Shëndetësi janë 50 milion euro kontrata.

E për të mos mjaftuar qindra miliona euro të tjera do të shkojnë për lluks qeveritar, dhe shpenzime të tjera në dëm të interesit publik, duke nëpërkëmbur qytetarët dhe shtresat më në nevojë.