22.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Qoftë edhe një mandat i vetëm i fituar në mënyrë të jashtëligjshme, e bën të gjithë procesin zgjedhor të manipuluar

Nga Gerard Komini

Zgjedhjet e 11 Majit, për të cilat ende nuk kemi një certifikim përfundimtar nga KQZ, kanë lënë pas një shije të hidhur për shumë qytetarë. Arsyeja është e thjeshtë: disa kandidatë kërkojnë transparencë, por e kërkojnë më kot sepse janë të vetëm përballë një partie-shtet dhe një opozite të rrëmbyer nga individë që e trajtojnë si pronë private.

Në këto zgjedhje u panë fenomene që nuk ndodhin askund tjetër në botë. Një qeveri, pas 12 vitesh pushtet dhe dhjetëra skandale me ministra, ish-ministra e drejtorë të arrestuar për korrupsion, del më e fortë dhe rrit numrin e mandateve nga 65(2013) në 83(2025)! Në Shqipëri, pushteti nuk konsumohet, por shpërblehet. Nuk ka logjikë tjetër përveç asaj të hajdutërisë së organizuar dhe të pandëshkuar.

Unë vetë isha pjesë e kësaj gare. Por ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë, unë nuk kam ndjekur Shkollën e Magjisë “Hogwarts” dhe nuk kam qenë në një klasë me Harry Potter. Unë kam mbaruar për inxhinieri ndërtimi, kam ndërtuar me duart e mia, jo me shkop magjik. Sepse vetëm me magji ndodh që një kandidat që në zgjedhjet e kaluara mori 2500 vota, të marrë papritur dhjetëfishin. Ose që dikush pa përvojë, pa angazhim, pa asnjë gjurmë publike, të marrë më shumë vota se vetë Kryeministri. Kjo nuk është thjesht magji, është shantazh, presion, krim elektoral.

Diferenca e votave mes pozitës dhe opozitës është e madhe, por edhe më e madhe është diferenca mes realitetit që përjeton qytetari dhe rezultatit që del nga kutitë e votimit. Sepse kur pyet qytetarët në rrugë, ata ta thonë troç: kandidatët nuk janë magjistarë, janë pengje. Dhe magjia që i nxori fitues nuk është fantazi, por presioni i botës së errët: i bandave, i grupeve kriminale, i armëve dhe i frikës.

Kjo është arsyeja pse situata është alarmante. Sepse dita-ditës, Parlamenti shqiptar po kthehet në një arenë ku shtohen deputetët që i detyrohen krimit. Dhe po e pranuam këtë si normalitet, nuk do jetë e largët dita kur do kemi 140 deputetë që do konkurrojnë kush ka më shumë rekorde kriminale.

Mjerë ky vend ku po shkon.

Botimi i ri “Në emër të gjakut”, Ahmet Prençi: Ja kujt ia dedikoj

Rudolf Marku: Një libër për të arritur katarsisin tonë kolektiv

Nga Mina HYSA

Ahmet Prençi është një emër i njohur gjerësisht si një profesionist dhe garant i zbatimit të ligjit ku në detyrat që ka mbajtur i ka përmbushur ato me korrektesë maksimale duke lënë pas një emër të mirë tek qytetarët shqiptarë për ta pasur si imazh, si ikonë të një zyrtari shembull se di si shërbehet në institucionet e shtetit. Fal të qenit punëtor, vitet e fundit z.Prençi fal talentit dhe krijimtarisë së tij cilësore ka surprizuar shumë duke spikatur dukshëm dhe u konsoliduar si njeriu i letrave shqipe. Duke qenë autor i disa botimeve ku me dy romanet e fundit “Anja” dhe “Prenga e Prokurorit” ka patur një sukses të jashtëzakonshëm fal interesit të lexuesit, nga sot (4 qershor) autori vjen me një tjetër botim të tij. Ka qenë fillimisht shtëpia botuese Mediaprint e cila ka njoftuar librin më të ri të z.Prençi e me pas autori në rrjetin social Facebook shkruan: – “Të nderuar miq! Sapo doli nga shtypi vëllimi im i ri me tregime e novela “ Në emër të gjakut”. Një falenderim zemre për Shtëpinë Botuese Mediaprint dhe Elda Vela, redaktoren Silvana Farruku dhe mjeshtrin e grafikës Elsi Kongo për punën e bukur me shumë përkushtim. Mirënjohje pa kufi poetit, përkthyesit, studiuesit dhe shkrimtarit të dashur Rudolf Marku që lexoi në dorëshkrim librin dhe e përcolli atë drejt lexuesit me një parathënie brilante”.

Dorëshkrimi i Rudolf Marku për vëllimin me tregime e novela “Në emër të gjakut” të Ahmet Prençit

Kalimi i një romancieri prodhimtar tek tregimi i shkurtë është si vendimi jo aq i papritur i një udhëtari të distancave të gjata për të ecur mespermes një shtegu më të shkurtë- është po ai udhëtar që ecën më të njëjtin hap, veçse me një ritëm të ndryshëm, më të matur, duke dashur t’i jap më tepër kohë vetes që të shoh më imtësisht peizazhin e vendeve nga është duke ecur, duke vëzhguar detajet paksa më me nge, duke i shqyrtuar tiparet e njerëzve që ndesh më me kureshtje…Kështu më duket se ka ngjarë dhe me Ahmet Prençin, i cili sidomos pas dy romaneve që tërhoqën vëmendjen e lexuesit të gjerë dhe të kritikës letrare, pasuar madje dhe me botime në gjuhë të huaja, shfaqet këtë herë me një vëllim me tregime…Është, natyrisht, i njëjti autor i ‘Brenga e Prokurorit’ dhe ‘Anja’-s, këtë radhë veshur me rrobat e një tregimtari…
Libri me tregime që kemi në duar është konstruktuar si një bashkësi tregimesh (në pjesën më të madhe) me ngjarje nga e njëjta periudhë dhe nga e njëjta atmosferë e asaj pjese të Historisë tonë, sa tragjike, aq dhe e dhembshme dhe herë- herë dhe groteske, e vitit 1997. Një çast historik që mund të na kishte shërbyer si një letër lakmus plot dhembje për të zbuluar ca të vërteta thelbësore për shoqërinë tonë dhe për vetë ne, shqiptarët. Por mbetur një çast historik çuditërisht i shmangur me kujdes nga shumica e krijuesve tanë, për të mos shërbyer si material i dorës së parë për ta pasqyruar në letërsi.
Autori i këtij libri ka vendosur të flas- përmes gjuhës artistike të tregimit- për ca të vërteta të hidhura, për ca karaktere njerëzore që janë pjesë e jona, për ca ngarje që shumë kush nga ne nuk do t’i donte t’i kujtonte, po ashtu si ca njerëz që do të donin të mos shihnin veten në një fotografi kapur në një moment të shëmtuar dhe kompromentues.
Atmosfera e tregimeve si ‘Në emër të gjakut’ apo ‘Ditari i Marsit të zi, ‘Pallati Presidencial që nuk ra’ dhe ‘Masakra e Romëve’ më kanë kujtuar tregimet e një tregimtari të klasit më të lartë të letersisë botërore, Isak Babelit dhe tregimet e tij nga Libri ikonik ‘ Kavaleria e Kuqe’- i njëjti intensitet i shkrirjes në një të skenave makabre me humanizmin e thellë të fshehur kujdes-shëm, të autorit. Tregimet e Ahmet Prençit në këtë libër na flasin nga një e kaluar jo shumë e largët, por që mbartin peshën e rëndë të tragjedisë tonë si komb, atë lehtësinë tonë të dëshirës vetëshkatërruese, por dhe fisnikërinë e guximshme të ca njerëzve të paktë, por të mjaftueshëm për shpresën tonë të ringjalljes.
Një libër që duhet lexuar me kujdes, për të arritur katarsas-in tonë kolektiv, qoftë dhe përmes një libri si ky, me tregimet e shkrimtarit tashmë të njohur e të respektuar si Ahmet Prençi.

Ja kujt ia dedikon autori Ahmet Prençi këtë
botim: 1997 – Viti që e la Shqipërinë pa frymë

Ka vite që nuk ikin kurrë. Rrinë aty, në pragun e ndërgjegjes, si hije që s’kanë ndërmend të lëvizin. Të ftohta, të errëta, me sy të kuq si zjarri i shtëpive të djegura. 1997-ta është një prej tyre.
Ishte viti kur Shqipëria u drodh nga themelet, dhe toka nën këmbë u bë e lëngshme, si gjaku që u derdh pa cak, si besimi që u shkatërrua pa mëshirë. Viti kur shteti u rrëzua si një kështjellë e lodhur letre. Kur pushka u bë ligj dhe frika flamur.
Në atë vit nuk kishte më ditë të zakonshme. As netë të qeta. Kishte vetëm pritje. Pritje për diçka më të keqe, për një krismë, për një emër të ri në listën e të vrarëve dhe të humburve. Kishte zëra që nuk flisnin më. Fëmijë që nuk qanin më. Nënat që shikonin qiellin, pa e ditur ç’t’i luteshin më Zotit.
1997-ta nuk është vetëm një kohë e kaluar. Është plagë e hapur. Është një e vërtetë që rri pezull mbi çdo qetësi, e gatshme të shpërthejë sërish nëse harrohet. Ky vëllim nuk është vetëm një grumbull rrëfimesh. Është një dëshmi. Është ulërimë e shuar në letër. Është përpjekje për të mbajtur mend, kur gjithçka rreth nesh na mëson e dikton të harrojmë.
Diku në faqet e këtij libri do të gjeni edhe dashuri që koha i vrau pa u nisur, heshtje që rëndojnë më shumë se armët, fëmijë që u rritën me të shtëna si ninullë. Por gjithçka kthehet sërish tek ajo stinë pa ndjesi, tek ai vit që e la Shqipërinë pa frymë.
Lexoni këtë libër për të mos harruar kurrë dhimbjen. Lexojeni që ta mbani mend. Sepse harresa është fillimi i përsëritjes.

Dedikimi
“Rrëfime në emër të gjakut” është një kujtim, një përulje dhe një zë që s’do të shuhet. U kushtohet oficerëve të policisë që u flijuan dhe atyre që mbijetuan me plagë të heshtura. E shkrova me respektin dhe mallin e një bashkudhëtari, që ka ndarë me ta disa vite shërbimin, dhimbjen dhe heshtjen. Autori

Goditja e 3-të për Putinin, Ukraina zbulon sekretet e bombarduesve strategjikë të Rusisë

Njësia kibernetike e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (HUR) ka kryer një operacion në shkallë të gjerë që synon gjigantin e aviacionit rus – divizionin Tupolev të Kompanisë së Avionëve të Bashkuar (UAC), pasardhës i Byrosë së Dizajnit Tupolev të epokës sovjetike – një zhvillues kyç i bombarduesve strategjikë për ushtrinë ruse.

Një burim brenda komunitetit të inteligjencës i tha Kyiv Post të mërkurën, se si rezultat i shkeljes, operativët ukrainas morën më shumë se 4.4 gigabajt të dhëna të brendshme shumë të klasifikuara me rëndësi strategjike.

Dosjet e vjedhura përfshijnë komunikime të brendshme midis udhëheqjes së kompanisë, të dhëna personale të stafit të Tupolev, adresa shtëpish, CV-të e inxhinierëve dhe projektuesve, të dhënat e prokurimit dhe protokollet nga takimet me dyer të mbyllura.

“Vlera e të dhënave të marra është e vështirë të mbivlerësohet. Tani praktikisht nuk ka mbetur asgjë sekret në operacionet e Tupolev për sa i përket inteligjencës ukrainase”, tha burimi.

Në vijim, thuhet se shërbimet inteligjente ukrainase “kanë informacion të plotë mbi individët e përfshirë drejtpërdrejt në mirëmbajtjen e aviacionit strategjik të Rusisë. Efektet e këtij operacioni do të ndihen si në tokë ashtu edhe në qiell.”

Sipas burimit, divizioni kibernetik i HUR kishte ndjekur në heshtje rrjedhën e dokumenteve të brendshme të kompanisë në kohë reale për një periudhë të zgjatur. Kjo jo vetëm që ekspozoi procese kyçe të brendshme, por gjithashtu u lejoi operativëve ukrainas të mblidhnin prova që mund të përdoren në operacione të ardhshme të sakta kundër kompleksit industrial mbrojtës të Rusisë.

Si një finale simbolike e operacionit, specialistët kibernetikë ukrainasë hakuan faqen zyrtare të internetit të Tupolev dhe e zëvendësuan faqen e saj kryesore me një imazh të një bufi që mbante në kthetrat e tij një avion rus.

Që nga viti 2022, Tupolev – një prodhues i bombarduesve strategjikë të Rusisë – ka qenë nën sanksione ndërkombëtare për rolin e tij të drejtpërdrejtë në mbështetjen e luftës në shkallë të plotë të Moskës kundër Ukrainës.

HUR ka kryer sistematikisht operacione kibernetike kundër kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë. Në muajt e fundit, njësitë kibernetike të HUR kanë shkelur vazhdimisht bazat e të dhënave të ndërmarrjeve kryesore të përfshira në aviacionin strategjik, prodhimin e armëve dhe logjistikën ushtarake. /Përshtatur nga Kyiv Post

SPAK përfundon hetimet për dosjen e ARRSH-së, dërgon për gjykim Evis Berberin, 21 persona të tjerë dhe dy subjekte juridike

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e ARRSH, që lidhet me një skemë të gjerë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi parash në tenderat publikë.

Në qendër të hetimit është ish-Drejtori i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i cili akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash.

Sipas SPAK, Berberi rezulton të jetë pronar de facto i shoqërisë “DAAM” sh.p.k, të cilën e kontrollonte fshehurazi përmes bashkëpunëtorëve të tij.

“Për të fshehur gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie, në vitin 2019 e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Të pandehur në këtë dosje janë edhe 21 zyrtarë të tjerë dhe dy subjekte juridike: “DAAM” sh.p.k dhe “Net Group” sh.p.k, të cilat dyshohet se kanë përfituar miliona lekë përmes tenderave të manipuluar dhe dokumenteve të falsifikuara.

Personat e dërguar për gjykim:

Evis Berberi
Valter Begaj
Ervis Lami
Brunilda Buli
Gentian Gjyli
Erald Elezi
Genti Raça
Artan Leskoviku
Altin Marko
Orjon Islamaj
Adrian Kroi
Bledar Aliaj
Blerta Musabelli
Kamelia Tafaj
Adela Kica
Denis Xhoxhi
Adja Strazimiri
Gëzim Noni
Shkëlqim Lusha
Ela Goxhaj
Jetmira Dervishi
Valbona Pepa
Net Group sh.p.k (person juridik)
DAAM sh.p.k (person juridik)
HETIMET E SPAK

Nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesat e të pandehurve; Evis Berberi, Valter Begaj dhe Ervis Lami, aparateve celularë, pajisjeve kompjuterike, kryerjes së veprimeve hetimore në vijimësi të këtij hetimi, ka rezultuar se i pandehuri, Evis Berberi është pronar de facto i shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

Për të fshehur gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie, në vitin 2019 e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Gjatë kohës kur i pandehuri, Evis Berberi e ka tjetërsuar fiktivisht pronësinë e shoqërisë së tij, “DAAM” sh.p.k, ndërsa ushtronte detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, është evidentuar fakti se:

Ai menaxhonte, kontrollonte dhe përdorte të ardhurat e shoqërisë “DAAM”sh.p.k, për shpenzime private të tij. Është evidentuar interesi i ndërsjellë financiar mes të pandehurve Evis Berberi dhe Valter Begaj, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për identifikimin e procedurave të prokurimit të planifikuara për t’u zhvilluar, në interes të përfitimeve reciproke mes tyre.
Gjatë kësaj kohe të pandehurit, Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, raportonin vazhdimisht për ecurinë e aktivitetit tregtar të shoqërisë tek i pandehuri, Evis Berberi, i cili ishte personi që vendoste në lidhje me përdorimin e fondeve të shoqërisë “DAAM”sh.p.k.
I pandehuri Evis Berberi ishte personi që vendoste për marrjen në punë dhe caktimin e pagës të punonjësve të shoqërisë, “DAAM”sh.p.k, si dhe për marrjen e liçencave profesionale për projektim dhe mbikëqyrje, në funksion të ushtrimit të aktivitetit tregtar të saj.
I pandehuri Evis Berberi është informuar në mënyrë të vazhdueshme për investimet e bëra nga shoqëria “DAAM”sh.p.k, në pasuri të paluajtshme.
I pandehuri Evis Berberi kishte të drejtë veprimi në llogaritë bankare të shoqërisë “DAAM”sh.p.k, të cilat i ka kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme dhe ka bërë tërheqje në cash.
Nga aktet e administruara rezulton se i pandehuri Evis Berberi, ka vepruar në procedurat e prokurimit të mësipërm, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në në një rast tjetër, nën cilësinë e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave, ka favorizuar dhe krijuar privilegje për shoqërinë pjesëmarrëse dhe fituese në këto procedura prokurimi, shoqërinë “Net Group” sh.p.k, në pronësi të të pandehurit Valter Begaj, ku në gjashtë prej këtyre procedurave të prokurimit, i pandehuri Evis Berberi ka kërkuar dhe marrë nga të pandehurit,Valter Bergaj, Evis Lami dhe Brunilda Buli, përfitimin e parregullt në vlerën 77.380.973 (shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e tetëdhjetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) lekë.

Për transferimin e këtyre vlerave të korrupsionit, nga ana e të pandehurit, Evis Berberi, në bashkëpunim me të pandehurit,Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, është ngritur mekanizmi i veprimit përmes faturave fiktive, mes shoqërisë “Net Group” sh.p.k dhe “DAAM” sh.p.k, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, ë transferimit dhe zhvendosjes së tyre, që përbëjnë “përfitim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Po ashtu, gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit të sipërcituara, janë evidentuar fakte për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundraligjshme të anëtarëve të komisionit të përllogaritjes së fondit limit, njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, në lidhje me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, si dhe për vlerësimin dhe shpalljen fitues të shoqërisë “Net Group”sh.p.k, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara, në dokumentet standarde të tenderit, veprime të kryera në shkelje të rregullave të prokurimit publik, me qëllim krijimin e favorizimeve dhe privilegjeve në shtatë procedura prokurimi, për shoqërinë “Net Group” sh.p.k., në një rast tjetër, për shoqërinë “EuroElektra”sh.p.k.

Në këto procedura prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka vepruar në bashkëpunim me personat zyrtar të tjerë të autoritetit kontraktor, anëtarë të komisionit për secilën procedurë konkrete, të pandehurit; Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha, Valbona Pepa.

Nga hetimi është evidentuar fakti tjetër penal i falsifikimit të dokumentacionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, pasi rezulton se nuk është kryer dhe administruar në kohën e duhur dokumentacioni që duhej të mbahej nga anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, të pandehurit Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, por që provohet se procesverbalet e testimit të tregut dhe procesvebali i miratimit të dokumenteve standarde të tenderit, janë përgatitur pas përfundimit të procedurave të prokurimit, veprime të kryera në tre raste.

Nga hetimi është evidentuar fakti tjetër penal i falsifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga shoqëria, “Net Group”sh.p.k, në tre procedura prokurimi, për të plotësuar kriteret e dokumenteve standarde të tenderit, siç janë kontrata bashkëpunimi për katër inxhinierë që duhet të kryenin shërbimin, si dhe deklarata mbi disponueshmërinë e stafit të konsulentit.

Nga hetimi është evidentuar fakti se shoqëria, “Net Group” sh.p.k, gjatë zbatimit të kontratave të fituara në këto procedura prokurimi, ka përfituar në sajë të paraqitjes së dokumentacionit fiktiv tek autoriteti kontraktor, si raporte, situacione, etj, të cilat rezultojnë se përmbajnë të dhëna të rreme në përmbajtje të tyre, përsa i përket realizimit të shërbimit, i cili nuk është realizuar, në vlerën 80,010,058 (tetëdhjetë milion e dhjetë mijë e pesëdhjetë e tetë) lekë.

Gjatë hetimit, pas kërkesës së bërë nga organi procedues, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin penal nr.164, datë 18.03.2024, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e mëposhtme të shoqërisë “DAAM”sh.p.k:

Kuotat e shoqërisë “DAAM”sh.p.k., themeluar me datë 04.10.2017 dhe regjistruar me datë 05.10.2017, me objekt veprimtarie studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore dhe veprave inxhinierike të ndryshme etj., me ortak personin nën hetim, Valter Begaj dhe administrator personin nën hetim, Ervis Lami;
4 pasuri të paluajtshme të llojit “arë”
1 pasuri e paluajtshme
6 automjete
1 motomjet
Gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit, Evis Berberi janë sekuestruar vlerat monetare në shumën 15,675 Euro, 3,035 Paund, 1,436,000 lekë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime të mëtejshme në kuadër të procedimit penal nr.214 të vitit 2023, për mbledhjen e fakteve të tjera penale.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 2.06.2025 ka paraqitur kërkesën për dërgimin për gjykim të procedimit penale nr.214/1 të vitit 2023 (ndarë nga procedimi penal nr.214 të vitit 2023), në ngarkim të të pandehurve:

Evis Berberi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal (katër herë), “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal (gjashtë herë), si dhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim, më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.
Valter Begaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Mashtrim” me pasoja të rënda, parashikuara nga nenet parashikuar nga neni 244, 25 (gjashtë herë), 143/3 i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186/2 të K.Penal, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.
Ervis Lami, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal (pesë herë), si dhe për veprën penale;“Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.
Brunilda Buli, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal (tre herë), si dhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, gërma “a” e Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.
Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal (dy herë).
Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.
Genti Raça, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.
Artan Leskoviku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.
Altin Marko, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenin 258, 25, të Kodit Penal (tre herë).
Orjon Islamaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenin 258, 25, të Kodit Penal (dy herë).
Adrian Kroi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal (dy herë).
Bledar Aliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258, 25, 186/2, 248, 25 të Kodit Penal.
Blerta Musabelli, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim,parashikuara nga nenet 258, 25 186/2, 248, 25 të Kodit Penal.
Kamelia Tafaj, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, 186/2, 248, 25 të Kodit Penal.
Adela Kica, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25, i Kodit Penal.
Denis Xhoxhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.
Adja Strazimiri, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit,
Gëzim Noni, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.
Shkëlqim Lusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.
Ela Goxhaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.
Jetmira Dervishi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.
Valbona Pepa, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.
Personi juridik, “Net Group”sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal (tre herë sipas ligjit favorizues nr.144, datë 02.05.2013) (tre herë për veprën penale 244/2, 25 të Kodit Penal, sipas ligjit në fuqi), “Mashtrim” me pasoja të rënda, parashikuara nga neni 143/3, të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.
Personi juridik “DAAM”sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal (gjashtë herë), “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.
Hetimi i procedimit penal nr.214/1 i vitit 2023 ka filluar kryesisht mbi bazën e referimeve të akteve nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Nga aktet e administruara, janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ndërsa në një procedure prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave, konkretisht:

Procedurat kryesore të prokurimit të hetuara:

Menaxhimi dhe koordinimi i projektit GOAL – 29,800 euro
Studim fizibiliteti për kulla karikimi për makina elektrike – 68,750,000 lekë
Projektim i detajuar për kulla karikimi – 62,083,333 milionë lekë
Standarde ndriçimi urban e rrugor – 12,500,000 lekë
Rruga “Smart City” – 82,499,604.17 lekë
Mbikëqyrje e punimeve për tunelin e Llogarasë – 196,240,667.53 lekë
Supervizim mirëmbajtje rrugore – 46,021,230.02 lekë
Supervizim shtesë i segmenteve rrugore – 55,225,031.5 lekë
Nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesat e të pandehurve; Evis Berberi, Valter Begaj dhe Ervis Lami, aparateve celularë, pajisjeve kompjuterike, kryerjes së veprimeve hetimore në vijimësi të këtij hetimi, ka rezultuar se i pandehuri, Evis Berberi është pronar de facto i shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

Për të fshehur gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie, në vitin 2019 e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Gjatë kohës kur i pandehuri, Evis Berberi e ka tjetërsuar fiktivisht pronësinë e shoqërisë së tij, “DAAM” sh.p.k, ndërsa ushtronte detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, është evidentuar fakti se:

Ai menaxhonte, kontrollonte dhe përdorte të ardhurat e shoqërisë “DAAM”sh.p.k, për shpenzime private të tij. Është evidentuar interesi i ndërsjellë financiar mes të pandehurve Evis Berberi dhe Valter Begaj, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për identifikimin e procedurave të prokurimit të planifikuara për t’u zhvilluar, në interes të përfitimeve reciproke mes tyre.
Gjatë kësaj kohe të pandehurit, Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, raportonin vazhdimisht për ecurinë e aktivitetit tregtar të shoqërisë tek i pandehuri, Evis Berberi, i cili ishte personi që vendoste në lidhje me përdorimin e fondeve të shoqërisë “DAAM”sh.p.k.
I pandehuri Evis Berberi ishte personi që vendoste për marrjen në punë dhe caktimin e pagës të punonjësve të shoqërisë, “DAAM”sh.p.k, si dhe për marrjen e liçencave profesionale për projektim dhe mbikëqyrje, në funksion të ushtrimit të aktivitetit tregtar të saj.
I pandehuri Evis Berberi është informuar në mënyrë të vazhdueshme për investimet e bëra nga shoqëria “DAAM”sh.p.k, në pasuri të paluajtshme.
I pandehuri Evis Berberi kishte të drejtë veprimi në llogaritë bankare të shoqërisë “DAAM”sh.p.k, të cilat i ka kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme dhe ka bërë tërheqje në cash.
Nga aktet e administruara rezulton se i pandehuri Evis Berberi, ka vepruar në procedurat e prokurimit të mësipërm, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në në një rast tjetër, nën cilësinë e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave, ka favorizuar dhe krijuar privilegje për shoqërinë pjesëmarrëse dhe fituese në këto procedura prokurimi, shoqërinë “Net Group” sh.p.k, në pronësi të të pandehurit Valter Begaj, ku në gjashtë prej këtyre procedurave të prokurimit, i pandehuri Evis Berberi ka kërkuar dhe marrë nga të pandehurit,Valter Bergaj, Evis Lami dhe Brunilda Buli, përfitimin e parregullt në vlerën 77.380.973 (shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e tetëdhjetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) lekë.

Për transferimin e këtyre vlerave të korrupsionit, nga ana e të pandehurit, Evis Berberi, në bashkëpunim me të pandehurit,Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, është ngritur mekanizmi i veprimit përmes faturave fiktive, mes shoqërisë “Net Group” sh.p.k dhe “DAAM” sh.p.k, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, ë transferimit dhe zhvendosjes së tyre, që përbëjnë “përfitim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Po ashtu, gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit të sipërcituara, janë evidentuar fakte për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundraligjshme të anëtarëve të komisionit të përllogaritjes së fondit limit, njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, në lidhje me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, si dhe për vlerësimin dhe shpalljen fitues të shoqërisë “Net Group”sh.p.k, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara, në dokumentet standarde të tenderit, veprime të kryera në shkelje të rregullave të prokurimit publik, me qëllim krijimin e favorizimeve dhe privilegjeve në shtatë procedura prokurimi, për shoqërinë “Net Group” sh.p.k., në një rast tjetër, për shoqërinë “EuroElektra”sh.p.k.

Në këto procedura prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka vepruar në bashkëpunim me personat zyrtar të tjerë të autoritetit kontraktor, anëtarë të komisionit për secilën procedurë konkrete, të pandehurit; Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha, Valbona Pepa.

Nga hetimi është evidentuar fakti tjetër penal i falsifikimit të dokumentacionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, pasi rezulton se nuk është kryer dhe administruar në kohën e duhur dokumentacioni që duhej të mbahej nga anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, të pandehurit Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, por që provohet se procesverbalet e testimit të tregut dhe procesvebali i miratimit të dokumenteve standarde të tenderit, janë përgatitur pas përfundimit të procedurave të prokurimit, veprime të kryera në tre raste.

Nga hetimi është evidentuar fakti tjetër penal i falsifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga shoqëria, “Net Group”sh.p.k, në tre procedura prokurimi, për të plotësuar kriteret e dokumenteve standarde të tenderit, siç janë kontrata bashkëpunimi për katër inxhinierë që duhet të kryenin shërbimin, si dhe deklarata mbi disponueshmërinë e stafit të konsulentit.

Nga hetimi është evidentuar fakti se shoqëria, “Net Group” sh.p.k, gjatë zbatimit të kontratave të fituara në këto procedura prokurimi, ka përfituar në sajë të paraqitjes së dokumentacionit fiktiv tek autoriteti kontraktor, si raporte, situacione, etj, të cilat rezultojnë se përmbajnë të dhëna të rreme në përmbajtje të tyre, përsa i përket realizimit të shërbimit, i cili nuk është realizuar, në vlerën 80,010,058 (tetëdhjetë milion e dhjetë mijë e pesëdhjetë e tetë) lekë.

Gjatë hetimit, pas kërkesës së bërë nga organi procedues, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin penal nr.164, datë 18.03.2024, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e mëposhtme të shoqërisë “DAAM”sh.p.k:

Kuotat e shoqërisë “DAAM”sh.p.k., themeluar me datë 04.10.2017 dhe regjistruar me datë 05.10.2017, me objekt veprimtarie studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore dhe veprave inxhinierike të ndryshme etj., me ortak personin nën hetim, Valter Begaj dhe administrator personin nën hetim, Ervis Lami;
4 pasuri të paluajtshme të llojit “arë”
1 pasuri e paluajtshme
6 automjete
1 motomjet
Gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit, Evis Berberi janë sekuestruar vlerat monetare në shumën 15,675 Euro, 3,035 Paund, 1,436,000 lekë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime të mëtejshme në kuadër të procedimit penal nr.214 të vitit 2023, për mbledhjen e fakteve të tjera penale.

Garancia e shtetit të së drejtës jetësohet kur shteti vetë drejtohet nga kultura e ligjit

Nga Afrim Krasniqi

Spaç 2025. Lajm kryesor në mediat sociale. Siç ndodh pothuajse me gjithçka, një dakordësi gojore e shefit të qeverisë (alias ministri/administratë) që nuk kanë qenë kurrë as vizitor në Spaç) ka qenë e mjaftueshme për Institutin e Monumenteve të Kulturës, ministrinë përkatëse dhe autoritetet e tjera, për të nisur punimet. Me llaç dhe beton. Dhe ne jemi ekspertë/mjeshtër të betonit!

Ka zemërim, ka reagime, ka nisma për peticione, ka ftesa për protesta, etj, etj. Jam dakord, demokracia ofron disa forma reagimi qytetar dhe secili zgjedh atë që mendon. Por mendoj se Shqipëria e vitit 2025 duhet të ketë së paku minimumin e sjelljes institucionale shtetërore. Dhe opsionet janë disa (ende) të pa konsumuara.

I. Ministria e Kulturës / autoriteti përgjegjës duhet të pezullojë punimet dhe të kryejë hetim administrativ, të sigurojë transparencë dhe konsultim me grupet e përfshira.
II. Organet e drejtësisë, prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm, duhet të niste hetimin për procedurën joligjore të ndjekur.
III. Kuvendi (ku nuk kemi ende asnjë ish të burgosur politik) përmes komisionit përgjegjës duhet të organizonte interpelancë urgjente ose të bënte vizitë pune në Spaç për të parë nga afër rastin.
IV. Autoriteti I Dosjeve që sapo prezantoi një projekt për Spaçin duhej të adresonte shqetësimin në rrugë zyrtare tek të gjitha hallkat shtetërore.
V. Një grup interesi duhet të depozitonte në gjykatë kërkesë për sigurim padie, pezullimin e menjëhershëm të punimeve deri në një vendim shterues.
VI. Institucione që mbrojnë të drejtat e njeriut, duhet të ishin zëri publik sensibilizues dhe mbështetës
VII. Autoritetet lokale vendore duhet të ishin aty përmes reagimit institucional, mbledhjes së këshillit bashkiak, reagimit dhe masave administrative.
VIII. Media duhet të ishte live nga Spaç për të ndjekur ngjarjen deri në zgjidhje ligjore dhe institucionale të plotë.

Nuk ka ndodhur as njëra, as tjetra. As tani me skenarin me beton për filma dhe as kur u dhanë licenca TEC për kompani të huaj. Në Shqipëri ende mendohet se gjërat zgjidhen përmes facebook dhe rrjeteve sociale, protestave dhe lobimit. Shteti nuk “sheh as dëgjon as kupton”, institucionet ndjehen komode me pasivitetin e tyre, interesat e individëve të caktuar janë mbi ligjin dhe ekzistojnë disa lexime për të drejtën: “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerët” shkruante Orwell. Ne jemi ende aty.

Nuk ka dyshim se memoria, kujtesa dhe integriteti i një shoqërie vlen më shumë se një projekt privat apo qokë politike / financiare. Burgu në Spaç simbolizon regjimin kriminal të djeshëm, betoni në Spaç simbolizon arrogancën korruptive të sotme.

Unë besoj tek reagimi qytetar, por qytetarët nuk mund të zëvendësojnë gjithnjë rolin e shtetit. Qytetarët veprojnë me ndërgjegje, kurse zyrtarët janë të detyruar me ligj të jenë llogaridhënës. Mjaftojnë ngjarje të tilla si kjo e Spaç apo tragjeditë periodike në Bulqizë që të kuptojmë hendekun e thellë midis retorikës për shtet dhe realitetit, shtetit “malit, që s’bzan” siç thoshte Migjeni.

Mesazhi? Garancia e shtetit të së drejtës jetësohet kur shteti vetë drejtohet nga kultura e ligjit, njeh, respekton e garanton të drejtat. Demokracia funksionale jetësohet kur shqetësimi, zërat kritikë dhe kërkesat adresohen, dëgjohen, respektohen, trajtohen dhe zgjidhen në mënyrë transparente përmes institucioneve dhe në frymën e ligjit/Kushtetutës.

Berisha po përjeton ‘karmën’ e Bashës

Nga Namir Lapardhaja

Në vitin 2021, Partia Demokratike humbi zgjedhjet me një diferencë prej rreth 36 mijë votash ndaj Partisë Socialiste. Ishte një rezultat i kontestuar nga vetë PD për shkak të fenomeneve të manipulimit zgjedhor, si rasti Çyrbja i faktuar më pas nga SPAK apo si ngjarja e rëndë në Elbasan. Megjithatë, edhe pse mes kushteve të vështira, ai rezultat, më pas, u cilësua si “tradhti” dhe “shitje” nga Berisha, i cili ngriti një furtunë, duke e shkallmuar PD-në me preteksin e “pengmarrjes” nga Rama, SOROS-i dhe ambasada e SHBA-ve.

Katër vite më pas, me më shumë skandale dhe afera korruptive të qeverisë, me një pushtet të goditur nga të gjitha anët nga Prokuroria e Posaçme, Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka rënë në një humnerë zgjedhore që nuk mund të fshihet më pas justifikimeve: mbi 250 mijë vota minus nga rezultati i Bashës në 2021.

Në emër të “sovranitetit” u ndërtua një narrativë që kërkonte të “çlironte” PD-në nga influencat e jashtme dhe të “përmbyste” “shërbëtorët” e ndërkombëtarëve në këtë parti, por e gjithë kjo përfundoi në një skenë qesharake, duke u paguar 6 milionë dollarë për një vizë amerikane, që nuk u mor kurrë, me shpresën për të rikthyer një perceptim se demokratët kanë mbështetjen e SHBA-ve në përballjen me Ramën.

Berisha pati premtuar se nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike në betejën e tij personale me Shtetet e Bashkuara, por shumë shpejt PD-ja u vu në funksion të interesave personale përmes firmosjes së kontratave lobuese, duke përdorur emrin dhe vulën e partisë për qëllime që nuk kishin asnjë lidhje me kauzën politike.

Ironikisht, në emër të “demokracisë së brendshme”, u rrëzua një drejtues që u zgjodh me votë dhe u zëvendësua me një strukturë që prodhoi emërime të njëpasnjëshme, pa garë, pa transparencë dhe me të njëjtët emra që dikur konsideroheshin simbole të dështimit. Për të mos përmendur talljen me të ashtuquajturën ‘Primare’.

Krahasuar me vitin 2021, sot Partia Demokratike është jo vetëm më e përçarë, por më e dobët dhe më e papërfaqësuar se asnjëherë më parë. Ajo është më e pashpresë, më e pamotivuar dhe në qorrsokak, që askush nuk guxon të drejtojë gishtin te problemi real.

Nëse në 2021 u pretendua se zgjedhjet “u shitën” nga Basha, çfarë ndodhi në 2025, kur Rama doli më i fortë se ç’ishte? Kush i “shiti” zgjedhjet kësaj radhe?

Premtimet për protesta të fuqishme, që nuk do të ishin më “xhiro në bulevard” si “në kohën e Lulit”, përfunduan me ndezje qirinjsh në shkallët e Kryeministrisë. Ndërkohë, falë këtij “revolucioni”, Edi Rama ka 83 mandate dhe një kod zgjedhor të ofruar në tavolinë nga të njëjtët që pretendonin se do ta rrëzonin.

Në këtë panoramë, nuk mund të trajtohet i shkëputur rezultati i Bashës në zgjedhjet e 11 majit. Ai u formësua në një terren armiqësor, të mbushur me fake news, linçime të vazhdueshme, sulme të organizuara, shpifje mediatike dhe bllokadë totale informuese. U zhvillua në një fushë të pabarabartë, ku njëra palë kishte në dispozicion asetet zyrtare të krijuara nga rezultati i 2021-shit. Pikërisht nga rezultati i kontestuar i Bashës. Sigurisht që Basha dhe njerëzit e tij duhet të bëjnë analizë dhe ta shohin atë rezultat edhe si një mënyrë për të reflektuar dhe për të nxënë mësime nga ajo që kanë bërë jo mirë dhe do duhet të kishin bërë ndryshe.

Mirëpo, sot ajo që shihet qartë është se “karma” politike e Bashës i qëndron si shpatë “kokës” së Berishës për të kërkuar llogari për atë që premtuan ringritjen dhe sollën fundosjen, duke u përballur me gënjeshtrat dhe mashtrimet e tyre, të cilat dikur i kishin hedhur pa të drejtë mbi të tjerët.

Raportuesi për Shqipërinë në PE: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Andreas Schieder ka deklaruar se duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe e plotë në vendin tonë. Duke mbajtur fjalën në mbledhjen e Komitetit të Punëve të Jashtme, Schieder ka theksuar se një pikë tjetër e rëndësishme për Shqipërinë është që të luftojë korrupsionin, në mënyrë që të shohë veten në BE.

“Shqipëria me të drejtë mund të quhet një ‘kandidate pararendëse’ për anëtarësimin në BE. Kjo edhe falë mbështetjes së gjerë nga populli shqiptar. Por ende nuk jemi në vijën e finishit. Është thelbësore të vazhdohet në këtë rrugë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe forcuar shtetin e së drejtës. Duhet një fokus i qartë në zgjerimin e modelit ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e modelit të mirëqenies sociale, si dhe në një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë”, tha Schieder.

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria anëtare e Eurozone nga 1 janari 2026

Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile Bullgarisë për t’u anëtarësuar në eurozonë më 1 janar 2026, duke shënuar hapin e dytë të rëndësishëm të shtetit brenda një viti në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

KE-ja, e cila u mblodh më 4 qershor për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje, tha se Bullgaria i përmbush katër kriteret nominale të konvergjencës që përdoren për të vlerësuar nëse një vend është i gatshëm të adoptojë euron.

“Euroja është një simbol i prekshëm i forcës dhe unitetit evropian”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Banka Qendrore Evropiane pritet po ashtu që të publikojë mendimin e saj më 4 qershor, dhe zyrtarët bullgarë kanë thënë se presin një vlerësim pozitiv edhe nga ky institucion.

Këshilli i Bashkimit Evropian do të marrë vendimin përfundimtar për pranimin e Bullgarisë në eurozonë, duke u bazuar në opinionet e KE-së dhe Bankës Qendrore Evropiane, si dhe në diskutimet me Eurogrupin dhe Këshillin Evropian.

Edhe pse pranimi i euros ishte një nga kushtet për anëtarësimin në BE, dështimet legjislative – përfshirë reformat për luftimin e pastrimit të parave, shqetësimet për inflacionin dhe bllokadat politike (Bullgaria ka mbajtur shtatë procese zgjedhore në katër vjetët e fundit) – e kanë bërë këtë rrugëtim të vështirë për Sofjen.

Një vendim në favor të adoptimit të euros është hapi i dytë i madh i Bullgarisë brenda një viti në rrugën e shtetit drejt integrimit në BE.

Në janar, Sofja u bë anëtare me të drejta të plota e zonës Shengen dhe kufijtë e Bullgarisë me Greqinë dhe Rumaninë tani janë plotësisht të hapur./REL

Kontrasti në Shqipëri/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Ndertime shume kateshe qe po ngrihen ne qender te Tiranes. Ndersa viti 2021 shenoi rekord ne siperfaqen e lejeve te ndertimit te dhene ne kryeqytet, qe pas viteve ’90, viti 2022 duhet se do te sjelle nje tjeter rekord, duke sinjalizuar beton te metejshem ne Tiranen tashme te mbingarkuar nga ndertimi. /r/n/r/nHigh buildings in the center of Tirana. While the year 2021 marked the record in the area of construction permits issued in the capital, after the '90s, the year 2022will bring another record, signaling further concrete in Tirana already overloaded by construction.

Rritja e kostove të ndërtimit është ngadalësuar ndjeshëm muajt e fundit, sipas të dhëave të raportuara nga INSTAT në Indeksin e Kushtimit në Ndërtim për Banesa.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e parë 2025 arriti 113,1, kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e parë 2025 është 1,0 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 3,4%.

Të dhënat e grafikut të INSTAT tregojnë se në gjysmën e dytë të 2024-s dhe në tremujorin e parë të 2025-s, rritja e kostove ka qenë minimale, në raport me gjysmën e dytë të 2022-t, kur kosto u shtuan me mbi 7% për shkak të shtrenjtimit të materialeve nga pasojat e luftës Rusi-Ukrainë.

Në kontrast, çmimet e apartamenteve janë rritur me shpëjtësi. Banka e Shqipërisë raportoi se çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë gjashtëmujorit të dytë 2024 periudhës u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë.

Kostot e ndërtimit

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 5,2%, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” me 2,4%, “Kosto të tjera” me 2,0%, “Shpenzime transporti” me 1,7%, dhe “Shpenzime energjie” me 0,6%.

Nga ana tjetër grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 1,1%.

Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi uljen më të lartë prej 2,2 %, pasuar nga grupet “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” përkatësisht me 0,8 % secila.

Ndryshimet tremujore të grupeve kryesore: Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 0,4%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 1,7%, pasuar nga grupet “Kosto të tjera” me 1,1%, “Shpenzime makinerie” me 0,6% dhe “Shpenzime transporti” me 0,2%.

Nga ana tjetër ulje ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 0,2%. Ulja më e madhe vërehet në grupet “Materiale elektrike dhe komunikimi” dhe “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” përkatësisht me 0,4% secila, pasuar nga grupi “Materiale ndërtimi” me 0,1%./ Monitor.al

“Pas zgjedhjeve mbyllën zyrat”, vjen reagimi nga Euroatlantikët: Po ndryshojmë ambientet, Basha i përkushtuar për rikthimin e legjimitetit të vulës së PD në gjykatë!

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë ka reaguar zyrtarisht duke sqaruar se janë në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti i tyre.

E plotë:

Përshëndetje,

Në lidhje me lajmet e publikuara sot nga media të ndryshme, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe të përgënjeshtrojmë disa informacione të pasakta që po qarkullojnë.
Për arsye organizative dhe me qëllim garantimin e mirëadministrimit të punës, jemi në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti ynë. Kjo nuk nënkupton heqje dorë nga kauza apo angazhimi ynë politik si Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë.

Koalicioni Euroatlantik ka qenë një instrument ligjor për pjesëmarrjen në zgjedhje, ashtu siç është bërë e qartë që pas datës 11 qershor 2024, kur pazari politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës prodhoi vendimin skandaloz të Gjykatës së Apelit.
Në asnjë moment z. Basha nuk ka hequr, dhe nuk do të heqë dorë, nga përballja për legjitimitetin e Partisë Demokratike, qoftë në Gjykatën e Lartë, qoftë në Strasburg, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Sepse padrejtësia nuk duhet të triumfojë në Shqipëri.