Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Myzafer Elezi, u është drejtuar qytetarëve me një thirrje të qartë për pjesëmarrje dhe votë për ndryshim në zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë publike, Elezi thekson se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq dhe se vota e qytetarëve është vendimtare për të kthyer vendin drejt drejtësisë, zhvillimit dhe sigurisë.
“Le të votojmë për një Shqipëri më të drejtë, më të sigurt dhe më të begatë. Të ndërtojmë së bashku një qeverisje që i shërben qytetarit, jo një kastë të privilegjuarish,” – shprehet Elezi.
Ai prezanton pikat kryesore të platformës së Koalicionit Euroatlantik, që përfshijnë:
Mbështetje pa kushte për SPAK-un dhe goditjen e pandëshkueshmërisë,
Veting për politikanët, si një mjet për pastrimin e politikës,
Siguri publike dhe rend në çdo komunitet,
Zhvillim ekonomik, punësim dhe mbështetje për familjet e reja,
Transparencë dhe qeverisje të përgjegjshme me qytetarin në qendër.
Ndërkohë, Elezi bën thirrje për votë kundër një sërë dukurish që, sipas tij, kanë dëmtuar vendin:
Arroganca dhe abuzimi me pushtetin,
Skandalet korruptive, përfshirë inceneratorët dhe tenderat sekretë,
Politizimi ekstrem i administratës dhe institucioneve të sigurisë,
Shpopullimi masiv dhe emigrimi i të rinjve,
Zgjatja artificiale e tranzicionit politik.
“Shqipëria ka nevojë për një fillim të ri. Ne nuk mund të zëvendësojmë të korruptuarit me të korruptuar të tjerë. Duhet të ndërtojmë një politikë të pastër, me njerëz të ndershëm,” – përfundon Elezi.
Ftesa e tij është e qartë: Voto Nr. 4️⃣ – Voto Koalicionin Euroatlantik – Voto për të ardhmen!
#KoalicioniEuroatlantik
#VloraNdryshon
#Voto4
#MyzaferElezi
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Më 11 maj, ju ftoj që me votën tuaj të kontribuoni për ndryshimin që meritojmë të gjithë.
Le të votojmë për Koalicionin Euroatlantik, për një Shqipëri më të drejtë, më të sigurt dhe më të begatë. Për:
– Mbështetje pa kushte për SPAK-un dhe luftë kundër pandëshkueshmërisë;
– Veting për politikanët, si garanci për një politikë të pastër;
– Rend dhe siguri në çdo cep të vendit;
– Zhvillim ekonomik, punësim për të rinjtë dhe mbështetje për familjet e reja;
– Qeverisje të përgjegjshme që ka qytetarin në qendër, me transparencë dhe besueshmëri.
Le të votojmë kundër:
– Arrogancës dhe abuzimit me pushtetin;
– Vjedhjes së fondeve publike përmes PPP-ve, tenderave sekretë dhe aferave korruptive si inceneratorët;
– Keqmenaxhimit të fondeve IPARD për bujqësinë dhe fermerët;
– Shpopullimit të vendit;
– Zgjatjes së tranzicionit pa fund;
– Lirimit nga burgu të të korruptuarve;
– Politizimit ekstrem të administratës dhe institucioneve të sigurisë kombëtare;
– Zëvendësimit të të korruptuarve me të korruptuar të tjerë.
Shqipëria ka nevojë për ndryshim, dhe vetëm së bashku mund ta sjellim atë.
Ju faleminderit,
Myzafer Elezi
Kandidat për deputet në Qarkun Vlorë.
#KoalicioniEuroatlantik
#VloraNdryshon