21.5 C
Tirana
E hënë, 5 Maj, 2025

Si do realizohet premtimi për heqjen e vizave me SHBA dhe Britaninë? Lulzim Basha tregon rrugën

Lulzim Basha i cili udhëheq koalicionin EuroAtlantik në zgjedhjet e 11 majit, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në emisionin e Albano Bogdo në Vizion Plus.

Basha u pyet nga moderatori lidhur me premtimet e tij për heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.

Nga studio e 2984, ai ka treguar rrugën e këtij premtimi, duke iu referuar përvojës së tij si ish-ministër dhe bashkëpunimit të mëhershëm me Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave.

Albano Bogdo: Ke premtuar që do heqësh vizat me Britaninë dhe Amerikën, si do e realizosh këtë, ma thuaj konkretisht?

Albano Bogdo: Më intereson, si jo.

Lulzim Basha: Para 15 vitesh kam qenë ministër i Brendshëm, dhe ekzaktësisht e njëjta gjë. Ma kujtoi një qytetar që ishte tek Xhamlliku. Më tha “Unë kam qenë një nga ata që nuk besoja që do hiqeshin vizat.” Masivisht, edhe sondazhet, 80% thonin nuk hiqen vizat. Edi Rama thoshte “Kush do ua heqë vizat ju, Luli?” Vizat u hoqën. Pse u hoqën vizat? Sepse kur ke vullnet dhe bën detyrat, edhe partneri të përgjigjet, në këtë rast Bashkimi Evropian.

Dy ishin detyrat, lufta kundër korrupsionit, që ishte detyrë politike, dhe kriteret teknike. Na vunë dy herë më shumë kushte se Serbisë dhe Bosnjës,  150 kushte. Jo vetëm që i plotësova të 150 kushtet, por bëra edhe më shumë sesa na kërkuan. Po ju them që, ashtu siç hoqëm vizat me Bashkimin Evropian, ashtu do të punojmë për të hequr vizat me SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Kam mbi 1 vit e gjysmë që e them këtë, jo para një muaji. Dhe unë jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet politike dhe jo vetëm të këtyre dy vendeve. E di rrugën se si hiqen vizat.
Pa diskutim kërkon vullnet politik, luftë kundër korrupsionit, kërkon që ata “7 herë 7 baras me 313” të mos dalin nga aty. Vota për numrin 5 që të dalin shokët. Vota për numrin 4 që të mos dalin, por të shkojnë dhe ata të tjerët aty. Siç i hoqëm me BE, do t’i heqim edhe me SHBA dhe Britaninë.

Zelensky: Nuk besoj se Rusia do ta respektojë armëpushimin e ardhshëm tre-ditor

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se “nuk beson” se Rusia do të respektojë armëpushimin tre-ditor të shpallur me rastin e festimeve për Ditën e Fitores në Moskë.

Putini propozoi një armëpushim prej tre ditësh rreth datës 9 maj (konkretisht nga 8 deri më 10 maj), kur Rusia feston fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Sipas Moskës, kjo lëvizje synon të testojë gatishmërinë e Kievit për paqe.

“Nuk është hera e parë që Rusia bën premtime për armëpushim… e dimë me kë kemi të bëjmë, nuk i besojmë”, tha Zelensky gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin çek Petr Pavel.

Presidenti rus kishte shpallur një armëpushim të shkurtër gjatë fundjavës së Pashkëve në prill, i cili çoi në një ulje të përkohshme të luftimeve, por nuk u respektua plotësisht nga asnjëra palë.

Në mars, Moska kishte refuzuar një propozim të përbashkët të Kievit dhe Uashingtonit për një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor.

“Sot dhe gjatë ditëve të fundit flitet për një armëpushim të pjesshëm, por duhet të dini se, për shembull, numri i sulmeve sot është më i larti në muajt e fundit”, tha Zelensky, duke iu referuar një raporti ushtarak që regjistronte mbi 200 sulme vetëm ditën e djeshme. “Prandaj, nuk ka asnjë besim tek ata,” shtoi presidenti ukrainas.

“Besojmë se pa presion të shtuar, Rusia nuk do të ndërmarrë asnjë hap real për t’i dhënë fund luftës. Sot bëhen 54 ditë që Rusia ka injoruar edhe propozimin amerikan për një armëpushim të plotë,” theksoi ai. “Besojmë se një armëpushim është i mundur në çdo moment, madje edhe që sot, dhe duhet të zgjasë të paktën 30 ditë për t’i dhënë diplomacisë një mundësi reale.”

Presidenti çek Petr Pavel, ish-gjeneral i NATO-s, tha se ai i kushton vëmendje atyre që janë të gatshëm të respektojnë armëpushimin, jo atyre që vetëm flasin për të.

“Putini mund ta përfundojë luftën me një vendim të vetëm, por deri tani nuk ka treguar asnjë vullnet për ta bërë,” theksoi Pavel.

Zelensky, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Olena Zelenska, mbërriti sot në Pragë për një vizitë shtetërore dyditore.

Qeveria çeke ka qenë një mbështetëse e fortë e Kievit që nga pushtimi rus në vitin 2022, duke udhëhequr një nismë për furnizimin e Ukrainës me municion të kalibrit të madh, përmes së cilës janë dorëzuar të paktën një milion predha.

Në kuadër të kësaj nisme, çekët kanë përdorur përvojën e tyre diplomatike, afariste dhe industriale për të gjetur municion në mbarë botën dhe për ta dërguar atë në Ukrainë me financim nga aleatët e NATO-s.

Çekia gjithashtu ka pritur mbi gjysmë milioni refugjatë dhe ka furnizuar ushtrinë ukrainase me pajisje si tanke, automjete të blinduara dhe helikopterë.

Fitoi trofeun e parë në karrierë, postimi i Herri Kejn bëhet menjëherë viral

Sulmuesi Herri Kejn, ka arritur të fitojë trofeun e tij të parë të karrierës profesionale në moshën 31-vjeçare, teksa u shpall kampion i Bundesligës nga divani me Bajern Mynihun.  

Pavarësisht se Kejn ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në botë për vite, është e pabesueshme që ai nuk ka arritur të fitojë një titull deri tani.    

Një festë legjitime ka shpërthyer në kampin bavarez, ndërkohë që sulmuesi anglez ka postuar menjëherë në “Twitter”, një emoji me trofe, i cili u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke kapur 1 milionë shikime në pak momente, teksa tashmë numëron 7.5 milionë shikime. 

harry kane

Kejn nuk u mjaftua me kaq, teksa ndau me ndjekësit e tij një video duke festuar me mbishkrimin, “Ne jemi kampionë”.  

Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër! Sasia që duhet të konsumoni

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit.

Sipas një studimi të ri ku AgroWeb.org mbështet, konsumi i të paktën dy avokadove në javë, mund të zvogëlojë rrezikun e një ataku në zemër.

Konsumimi i avokadove zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si te burrat ashtu edhe te gratë.

Njihuni më poshtë me rezultatet e studimit dhe sasinë që sipas ekspertëve mbron shëndetin tuaj kardiovaskular.

Çfarë tregon studimi?

Studimi mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike, ndoqi më shumë se 100,000 gra dhe burra për katër vjet.

Për të shqyrtuar këtë ndikim, studiuesit zëvendësuan të njëjtën sasi vezësh, kosi, djathi, margarine, gjalpi dhe mishi të përpunuar me avokado. Ata vunë re se ndryshimet në shëndet ishin të mëdha.

Në vend të avokadove ju mund të konsumoni ushqime me një profil ushqyes të ngjashëm.

Të tilla si arrat, bajamet, ullinjtë, vaji i ullirit, fara si kungulli ose liri, fasule, qiqra dhe thjerrëza.

Si të parandalosh sëmundjet e zemrës?

Për të parandaluar sëmundjet e zemrës mbani nën kontroll peshën, presionin e gjakut, kolesterolin.

Gjithashtu menaxhoni stresin, kufizoni alkoolin, shmangni duhanin, bëni gjumë të qetë, stërvitje të rregullt dhe ushqhehuni shëndetshëm.

Yndyrnat e shëndetshme që duhet të konsumoni janë vaji i ullirit, i kikirikut dhe vaji i susamit, së bashku me avokadot, gjalpin e kikirikut, arrorët dhe farat.

Shmangni yndyrnat e ngopura dhe yndyrat trans që rrisin nivelet e LDL, të njohur si “kolesteroli i keq”.

Të tilla janë produktet e qumështit, vezët, gjalpi dhe pjesët yndyrore të viçit, derrit dhe shpendëve me lëkurë.

Këto yndyrna mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2.

Ato shpesh mund të gjenden edhe tek ushqimet e skuqura apo ëmbëlsirat./AgroWeb.org

“Vota për numrin 5 dhe 1 është për t’i pre krahët SPAK-ut”, Basha ironizon Ramën: Shqiptarët e kanë marrë vesh, sytë dhe votën 4 për të mbushur plotë 7×7=313

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar sërish kryeministrin Edi Rama.

Nga shtabi elektoral i kandidatit për deputet Fatmir Gjoçi në Kamëz, Basha i thotë kryeministrit se e ka marrë vesh i madh e i vogël që 7×7=313 dhe votën e do për t’i pre krahët SPAK-ut.

Ai më tej shprehet se vota për numrin numrin 5, është votë për të hapur dyert e 7×7=313, ndërsa vota për numrin 1 është për të nxjerr nga burgu Ilir Metën e për të dehabilitur Ilir Metën.

Sipas Bashës, shqiptarët e kanë të qartë që Shqipëria ecën përpara vetëm duke mbushur plotë 313-ën me votën për numrin 4.

“O Rame, ku i ke shokët mo Ram? E ka marrë vesh gjithë dynjaja, i madh dhe i vogël, tek 7×7=313 o Rame. O Rame, e kanë marrë vesh që e do votën për t’i pre krahët SPAK-ut! E dinë mirë shqiptarët, vota për numrin 5, është votë për të hapur dyert tek 7×7=313. E ka marrë vesh i madh dhe i vogël, e ka marrë vesh dhe bufi që vota për numrin 1, është votë për të nxjerr nga burgu Ilir Metën e për të rehabilituar Vis Roshin. Po jo mo Ram, i keni bo hesapet pa njerëzit. Po vjen 11 maji, e kanë marrë vesh i madh dhe i vogël, Shqipëria ecën përpara vetëm duke e mbushur plotë 313-ën. Vendoi gishtin kokës Rame, sytë 4, 7×7=313” – shprehet Basha.

Pëllumb Seferi takim me banorët në rrugën ‘5 Maj’: Zëri juaj do dëgjohet në Kuvend

Kandidati për deputet nga Koalicion Euroatlantik në Qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferi, zhvilloi sot një takim me banorët e rrugës “5 Maj” në Tiranë, ku dëgjoi nga afër shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen.
“ ë ë ’ ë, ë ë ë ë ë ë ë . ë ë ë ë ë,” u shpreh Seferi gjatë bashkëbisedimit.
I njohur për lidhjen e tij të fortë me komunitetin dhe angazhimin konservator, Seferi theksoi se prioriteti i tij është të përfaqësojë ndershmërisht dhe me përkushtim çdo qytetar në Kuvend
(VIDEO)⬇️

Gjergji Nika në Vlorë: Drejtësia duhet të jetë pranë qytetarëve

Gjergji Nika, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Vlorë, ka dhënë një premtim për qytetarët e zonës së tij: rishikimin e “Hartës Gjyqësore” në mënyrë që qytetarët të mos detyrohen të udhëtojnë në qytete të tjera për të kërkuar drejtësi.

Në deklaratën e tij, Nika shprehet:
“Nesër, në Parlamentin e ardhshëm si ligjvënës, angazhohem se do të rishikojmë ‘Hartën Gjyqësore’, ku qytetarët e Qarkut nuk do t’u duhet të shkojnë në Lushnje apo Tiranë për të aksesuar drejtësinë.”

Përmes këtij angazhimi, Nika synon të sjellë drejtësinë më afër qytetarit të zakonshëm, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë qasjen në shërbimet gjyqësore për të gjithë banorët e Vlorës dhe rrethinave.

#VloraMeritonMëShumë
#KoalicioniEuroatlantik
#GjergjiNika
#Voto4
#BesoTeShqiperia

Burhan Misiraj në Fier: “I refuzoni me votë ata që shkatërruan pasurinë tuaj”

Burhan Misiraj, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Fier, ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Ai risjell në vëmendje shkatërrimin e Uzinës së Ballshit, një pasuri kombëtare që për dekada me radhë ka qenë shtyllë ekonomike për rajonin e Fierit dhe më gjerë.

“Ata që e shkatërruan këtë pasuri, që lanë mijëra familje pa të ardhura dhe shpresë, sot ju kërkojnë përsëri votën. Pse? A ka ngelur më ndonjë gjë tjetër për të shkatërruar?”, pyet me ironi dhe revoltë Misiraj, duke i ftuar qytetarët të reflektojnë mbi premtimet e pambajtura dhe politikat që kanë prodhuar papunësi dhe varfëri.

Mesazhi i tij është i qartë:
“I refuzoni me votë më 11 Maj, për të ardhmen tonë dhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj.”

Koalicioni Euroatlantik kërkon të jetë zëri i qytetarëve të ndershëm dhe të papërfaqësuar, që nuk duan më të jenë peng i një politike shkatërrimtare dhe të korruptuar.

#VotoBurhanMisiraj ️✅
#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#FieriQëDuam
#BesoTeShqiperia

Endri Hasa: Në Elbasan fitojmë besimin, jo votat e blera – Voto për një marrëveshje të ndershme me qytetarin

Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik, ka shpërndarë një mesazh nga fjala e tij në takimin e sotëm në Elbasan. Ai thekson se oferta politike e këtij koalicioni është një alternativë europiane, që synon të kthejë politikën në një marrëdhënie të ndershme me qytetarin.

“Ne nuk blejmë vota, ne fitojmë besim,” – shprehet Hasa, duke u distancuar hapur nga praktikat korruptive që kanë shoqëruar shpesh proceset zgjedhore në vend.

Sipas tij, Koalicioni Euroatlantik përfaqëson zërin e të papërfaqësuarve, forcën e të pathyeshmëve dhe shpresën e shqiptarëve që duan një vend të ndërtuar mbi drejtësinë dhe ndershmërinë.

Hasa u bën thirrje qytetarëve të Elbasanit që të votojnë me ndërgjegje dhe të zgjedhin një politikë që përfaqëson interesin publik, jo interesat personale apo klanore.

Postimi i plotë:

Sot, ne ofrojmë një alternativë europiane dhe një marrëveshje të ndershme me qytetarin.

Ne nuk blejmë vota ne fitojmë besim!

Koalicioni Euroatlantik është zëri i atyre që nuk janë dëgjuar. Është forca e atyre që nuk janë shitur kurrë. Është shpresa e atyre që besojnë se Shqipëria mund të ndërtohet me mund, me drejtësi dhe me njerëz të ndershëm.

Beso te Shqipëria

✅ Voto Nr. 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik

✅ Voto Endri Hasa

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!

Nga Ermal Peçi

Në Devoll ndodhi një episod që, për fat të keq, nuk është më i rrallë në kampin e djathtë – kandidati i PD-së në listën e sigurt në qarkun e Korçës, Bledion Nallbati u përfshi në një përplasje me një shofer kamioni. Në pamje të parë, një incident banal. Por në thelb, ky akt zbulon një sindromë të rrezikshme që po zë vend në të djathtën shqiptare: arrogancën që lind nga ndjesia e pandëshkueshmërisë. Një sjellje që ngatërron forcën me dhunën, zërin e lartë me të drejtën.

Ky nuk është një rast i izoluar. Është pjesë e një tabloje më të madhe. E djathta që dikur mishëronte vlerat e ligjit, maturisë dhe përfaqësimit qytetar, po shndërrohet në një skenë rrëmuje, ku britmat zëvendësojnë alternativën dhe agresioni merr vendin e dialogut.

Në Elbasan, Tomorr Alizoti – një figurë që dikur pretendonte të mishëronte finesën konservatore – u dëgjua t’u thotë mbështetësve të Partisë Socialiste: “Do ju hamë të gjallë”. Retorikë e rrugës, që nuk ka lidhje me përgjegjësinë politike. Ndërsa figura si Xhelal Mziu vazhdojnë të sillen sikur dhuna është përparësi, jo dështim.

Këto nuk janë aksidente. Janë simptoma të një shpartallimi të thellë – moral dhe politik. E djathta që dikur frymëzohej nga shteti ligjor, ndershmëria dhe forca e argumentit, po e zëvendëson veten me një model që ngre grushta në vend të mendjes dhe i thërret ndjekësit si turma, jo si qytetarë.

Por ka edhe një tjetër model. Një përpjekje për të rikthyer seriozitetin dhe qytetarinë në të djathtën shqiptare, e udhëhequr nga Lulzim Basha. Në listën e tij nuk ka spektakël, por ka përmbajtje. Ka njerëz si Pëllumb Seferi – një sipërmarrës me profil të qartë konservator, besimtar dhe i lidhur me komunitetin. Ka intelektualë si Rudi Erebara, profesorë si Gazmend Koduzi, akademikë si Nevila Nika dhe mjekë si Neli Demi – figura që nuk bëjnë zhurmë, por ndërtojnë. E njëjta pasqyrë është në çdo qarkë ku ka një ndërthyrje mes njërëzve të sukseshëm, intelektual, sipërmarrës të cilët kanë fibër të djathtë e kanë qënë në PD që në vitet 90 e në vazhdim.

Kjo listë nuk është një dekor për fushatë. Është një deklaratë. Një përpjekje për t’u kthyer te rrënjët e arsyes, jo te instinktet e shfrenuara. Një ftesë për të djathtën që nuk kërkon të sundojë me frikë, por të bindë me ide.

Në fund të ditës, gjithçka është zgjedhje.

Njëra rrugë ofron përplasje, nostalgji dhe britma. Tjetra ndërton me dije, përfaqësim dhe maturi. Njëra i fryn zjarrit të rrëmujës. Tjetra propozon një të ardhme më të drejtë dhe më të qetë.

Qytetari i djathtë duhet të pyesë veten:
A do të vazhdojmë të ndjekim rrugën e frikës dhe rrëmujës, apo do të zgjedhim një të djathtë që ngre ura, jo mure?

Sepse të jesh i djathtë nuk do të thotë të jesh i zhurmshëm. Do të thotë të jesh i përgjegjshëm dhe vetëm mbi këto premisa ti nis ndërton rotacionin politik që është kaq shumë i nevojshëm në Shqipëri.