19.5 C
Tirana
E martë, 29 Prill, 2025

Pëllumb Seferi: Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë – të bashkohemi për të ndërtuar një të ardhme më të begatë

Pëllumb Seferi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, ka shpërndarë një mesazh për qytetarët shqiptarë, duke theksuar nevojën për një ndryshim të plotë në qeverisjen e vendit. Ai i bëri thirrje qytetarëve të largojnë një qeverisje arrogante dhe të përzgjidhen ata që janë të përkushtuar për të bërë Shqipërinë një vend më të begatë për secilin, për fëmijët dhe për të ardhmen e vendit.

Në mesazhin e tij, Seferi shprehu angazhimin e tij për të realizuar premtimet dhe për të sjellë ndryshime konkrete në jetën e qytetarëve. Ai kërkoi mbështetje për Koalicionin Euroatlantik dhe e ftoi popullin shqiptar të votojë për ndryshimin që meriton vendi më 11 maj.

Postimi i plotë e Pëllumb Seferit:

“Shqipëria ka nevojë t’i japë fund një qeverisjeje arrogante dhe të zgjedhë ata që e duan këtë vend më të begatë për secilin prej nesh, për fëmijët që ta mendojnë të ardhmen këtu, ndaj me 11 Maj le të votojmë ndryshimin. Ne do të bëjmë realitet atë që premtojmë! Bashkohu me ne!
Voto 4️⃣
Voto Koalicionin Euroatlantik
Voto Pellumb Seferi”

#VotoPellumbSeferi #PellumbSeferi #PellumbiperTiranen #KoalicioniEuroatlantik #KEA #NR4 #share #shperndaje

Gjergji Nika: Vlora meriton më shumë – më 11 maj voto për ndryshimin

Gjergji Nika, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës, ka publikuar një video mesazh ku u drejtohet qytetarëve me një thirrje të qartë për të zgjedhur ndryshimin në zgjedhjet e 11 majit.

Në mesazhin e tij, Nika thekson se Vlora ka potencial të jashtëzakonshëm, por meriton më shumë se çfarë ka marrë deri tani. Ai shpreh angazhimin për të qenë zëri i qytetarëve në Kuvend dhe për të punuar për një Vlorë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të afërt me qytetarin.

“Vlora meriton më shumë – dhe së bashku, do ta ndërtojmë!” është motoja që Nika përcjell në këtë fushatë, duke ftuar qytetarët që të mbështesin Koalicionin Euroatlantik dhe të votojnë numrin 4 në fletën e votimit.

Më 11 maj, voto numrin 4️⃣ Vlora meriton më shumë – dhe së bashku, do ta ndërtojmë!
#KoalicioniEuroatlantik #Voto4

Gazment Koduzi prezanton vizionin për reformën shëndetësore: “Shëndetësia duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo interesave politike”

Gazment Koduzi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, ka shpërndarë një video mesazh drejtuar qytetarëve, ku flet shkurtimisht për karrierën e tij profesionale dhe vizionin që ai ka për një reformë të thellë në sistemin shëndetësor shqiptar.

Në mesazhin e tij, Koduzi thekson se eksperienca e gjatë në fushën e mjekësisë dhe administrimit publik e bën atë të ndërgjegjshëm për sfidat e shumta që përballet sot sistemi shëndetësor. Ai thekson nevojën për një shëndetësi që vendos qytetarin në qendër, me akses të barabartë për të gjithë, transparencë në financim dhe respekt për profesionistët e shëndetit.

Ai fton qytetarët të mbështesin Koalicionin Euroatlantik dhe të votojnë për një ndryshim të vërtetë më 11 maj, duke zgjedhur numrin 4 në fletën e votimit.

#gazmentkoduzi

#votonr4kea

Eduart Ndocaj në Rrajë të Zezë: Koha për të ndalur harresën dhe për të sjellë dinjitet në Mirditë

Eduart Ndocaj, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Lezhës, ka zhvilluar një takim me banorët e Rrajës së Zezë në Mirditë – një zonë e bukur dhe me potencial, por që sipas tij është lënë në harresë për më shumë se tri dekada.

Ndocaj theksoi se banorët e kësaj zone përballen çdo ditë me probleme serioze si mungesa e infrastrukturës rrugore, rrjeti i amortizuar elektrik dhe një shpopullim alarmues që po boshatis fshatrat e veriut. Ai e cilësoi këtë realitet si të papranueshëm dhe premtoi që përmes Koalicionit Euroatlantik do të sjellin zgjidhje konkrete për këto komunitete të lëna në harresë.

“Mirdita meriton më shumë. Lezha meriton më shumë. Shqipëria meriton më mirë,” ishte mesazhi i fortë i Ndocajt, i cili kërkon mbështetjen e qytetarëve për t’u dhënë zë atyre që prej vitesh nuk janë dëgjuar.

Deklarata e tij e plotë është si më poshtë:

“Takim në Rrajë të Zezë, Mirditë!
Sot patem kënaqësinë të vizitojmë fshatin e bekuar nga Zoti, por të harruar nga pushteti prej më shumë se 33 vitesh – Rrajën e Zezë në Mirditë.
Një vend me njerëz punëtorë dhe zemërgjerë, që jetojnë çdo ditë me mungesa të theksuara: pa rrugë të shtruara, me rrjet elektrik të amortizuar dhe, për fat të keq, me një ritëm të lartë të shpopullimit.
Ky realitet nuk mund të pranohet më.
Së bashku, në koalicionin tonë euroatlantik, jemi të vendosur t’i japim zë këtyre komuniteteve të lëna pas dore.
Mirdita meriton më shumë.
Lezha meriton më shumë.
Shqipëria meriton më mirë.”

INTERVISTA/ Sami Osmani: Durrësi meriton deputetin si vullnet të qytetarëve, jo kryetarëve. Pse pranova kandidimin…

Zgjedhjet e 11 majit 2025 janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Përgjegjësia e çdo qytetari shqiptar brenda dhe jashtë vendit është shumë e madhe këtë herë pasi është ky momenti kur duhet të ndahemi përfundimisht nga e shkuara komuniste e transferuar dhe në të ashtuquajturën demokraci të kontrolluar nga mbetjet e së shkuarës që mbajt peng vendin.
Që kjo të ndodh, secili nga ata që këto ditë po votojnë në Diasporë dhe ne këtu në Shqipëri më 11 maj të ndalemi mirë tek fleta e votimit dhe emrat e kandidatëve për ti dhënë besimin tonë atij që e meriton vërtet. Ndryshe nga partitë tradicionale të cilat i kanë mbyllur listat për të nxjerrë si deputet jo vullnetin e qytetarit për kandidatin, Koalicioni Euroatlantik me nr.4 në fletën e votimit e ka lënë këtë zgjedhje në duart e qytetarëve. Të gjithë kandidatët janë të barabartë në listën e hapur dhe cili do të jetë më i votuari do të mund të shkoj në Parlament si zëri qytetar që do t’i përfaqësoj.
Njëri prej emrave në Qarkun Durrës është një djalë me reputacion në zonë, i edukuar, korrekt, i besës dhe ka qenë një bletë punëtore për të mbledhur vota për formacionin politik që ka përfaqësuar e sot kandidon për Koalicionin Euroatlantik. Ka merituar besimin qytetar si anëtar i Këshillit Bashkiak e kësaj herë po troket në dyert e bashkëqytetarëve për tu kërkuar votën për deputet. Është i 10-të në radhitjen e fletës së votimit në kolonën me nr.4, si për të treguar ekselencën e tij në marrëdhëniet me njerëzit, besnikërinë njerëzore dhe politike ndaj tyre.
Quhet Sami dhe në një intervistë për startnews.al, rrëfen përse vendosi të kandidojë për Koalicionin Euroatlantik. E ka sfidë me veten këtë garë. Mendon se ka ardhur koha për politikë të re, për njerëzit e që të përfaqësohet nga të ndershmit! Mendon se tani duhet të ndahemi përfundimisht nga e shkuara, si dhe njerëzit që na pasoi si drejtues me veset komuniste. Kërkon të japë kontributin për një Shqipëri drejt BE, një Shqipëri që Meriton më Shumë, një Durrës që Meriton më Shumë. Në këtë intervist Sami Osmani flet për problematikat që ka Durrësi dhe çfarë do të bëj nëse do të zgjidhet si ligjvënës duke garantuar se nuk do të zhgënjejë askënd sikurse ka ndodhur deri më tani me ata që iu kanë besuar votën duke u dukur çdo 4 vite dhe imponuar në listat e kryetarëve të partisë. Ja si shprehet më tej Sami Osmani në këtë intervistë. Ndiqeni më poshtë:
Zoti Osmani përse pranuat të kandidoni për deputet në listën e Koalicionit Euroatlantik?
Më duhet ta them që në krye të herës që të kandiduarit për Koalicionin Euroatlantik veç vlerave dhe parimeve që përfaqëson dhe lidershipit, arsyeja që më shtyu të pranoj propozimin e strukturave dhe ftesën e Lulzim Bashës është fakti që në këtë garë si kurrë më parë jemi të gjithë të barabartë.
Unë vij nga një aktivitet politik prej më shumë se tre dekadash dhe kemi punuar për kandidatë që na i kanë sjellë nga lart, pse jo të imponuar ku edhe pse i kemi nxjerrë deputetë nuk i kemi parë më në zonë dhe as kanë qenë zëri i interesit qytetar. Të paktën këtë gjë bashkëqytetarët e mi nga Durrësi, Shijaku, Kruja dhe Fushë-Kuja e dinë shumë mirë dhe janë dëshmitarë. E njëjta gjë ndodh edhe në këto zgjedhje. Partitë e tranzicionit PS-PD ranë dakord të mbyllin listat dhe të mos iu mundësojnë qytetarëve për të zgjedhur kë duan ata. Sot para qytetarëve kemi kandidatët e imponuar nga vullneti i kryetarit, një zakon i vjetër ky që në fakt nuk ka qenë gjë tjetër veçse një tallje me elektoratin. Kur them këtë kam parasysh faktin që unë nuk mund të isha në atë rresht për të kërkuar vota më si më parë kur premtimet nuk ishin mbajtur, kur deputetët as ishin dukur në zonë më. Në këto kushte vendosa të kandidoja vet, ti dilja zot Durrësit duke dhënë fjalën e nderit dhe lidhur besën me çdo bashkëqytetar timin se nuk do ti zhgënjej kurrë. Vendosa të jem kandidat që të mos mbledh vota duke premtuar për ata që na sjell kryetari, por për veten time si garanti i asaj çfarë do të flasim sy më sy me njëri-tjetrit.
Dua që atë zhgënjim që pësuam në këto 34-vite duke votuar kandidatë që nuk i janë përgjigjur zonës ta zhbëj, e siguroj çdo qytetar që kjo do të ndodh nëse do të më besohet vota.
Na renditët fakte konkrete dhe në fakt parimore që i duhen një politikani. A mund të rendisnin të tjera arsye më konkrete që iu shtynë të merrnit përsipër këtë përgjegjësi ndaj bashkëqytetarëve tuaj?
E përmbledhur në një, është që ky vend ka nevojë për djem dhe vajza për t’i dal zot. Këto 34 vite qytetarët shqiptarë janë ndeshur përballë mashtrimeve të dy kahëve politike, të retorikës së fortë ndaj njëra-tjetrës për të vënë në përplasje qytetarët ku në jo pak raste ka patur dhe dhunë e viktima në fushata elektorale, ama kur ka qenë puna për të bërë pazar kjo ka ndodhur sa herë iu është dashur. E pra, ne në bazë jemi trajtuar si numërorë, si frymorë!
Në këto rrethana më duhet të marr përsipër përmes angazhimit tim, një përgjegjësi jo të vogël ndaj bashkëqytetarëve për të cilën jam i vetëdijshëm. Qyteti ynë po zbrazet sikur e gjithë Shqipëria, por kur kjo ndodh në Durrës, një qytet që të ofron sadopak mundësi ky duhet të jetë një alarm që duhet të na ngrejë të gjithëve në këmbë për ti dal zot vendit.
Dua që fëmijët e mi të rriten këtu, të ndërtojnë karrierë dhe familje në këtë tokë të bekuar që Zoti e ka falur më të gjithë resurset e mundshme dhe ne duhet të dimë ti përdorim në të mirë të zhvillimit dhe integrimit të vendit për të qenë të barabartë në familjen e madhe europiane atje ku meritojmë të jemi dhe kemi vendin.
Keq qeverisja i ka detyruar bashkatdhetarët tanë të marrin udhët e emigracionit. Ne duhet të kthejmë besimin që ky vend bëhet dhe jo vetëm të frenojmë këtë eksod të mëtejshëm por të krijohen kushtet që dhe ata që janë larguar të rikthehen. Kjo ndodh me akte, me program dhe me politikanë që dinë ti mbajnë premtimet, jo sikurse ka ndodhur deri më tani. Çdo qytet, fshat ka çdo resurs të mundshëm që të zhvillohet e sidomos Durrësi. Zhvillimi sporadik i lidhur me interesa të ngushta politikanësh të majtë apo të djathtë nuk i shërben qytetarëve ndaj më 11 maj vota duhet të shkojë tek ata kandidatë që realisht përfaqësojnë interesin e terrenit, të qytetarëve të cilët janë gënjyer dhe zhgënjyer në këto 34 vite.
Si opozitar dhe si banor i Durrësit cili është komenti juaj për qeverisjen 12-vjeçare të socialistëve?
E thënë shkurt kjo qeverisjes në 12 vite ka drejtuar vetëm përmes propagandës, ka qenë një qeverisje 3D!  Pse e them këtë?! E nisim nga Durrësi, një qytet historik dhe turistik nuk ka patur vëmendjen e  duhur të qeverisjes së PS sa i përket investimeve që duhej të kryheshin në këtë zonë. Më konkretisht në zonën time Durrësi i Ri, por dhe kudo në të gjithë rrethin dhe qarkun ndeshemi me problemin e mos mbylljes se legalizimeve dhe përdorjes së tyre vetëm për fushatë elektorale.  Ende sot që flasim bashkëqytetarët e mi, motrat dhe vëllezërit në Durrës, Shijak, Krujë dhe Fushë Krujë kanë probleme me legalizimet dhe nuk i gëzojnë shtëpitë e tyre sikurse dhe procesi i Rindërtimit si pasojë e fatkeqësisë natyrore nuk po përfundon ose po bëhet në mënyrë selektive dhe qytetarët nuk po marrin banesat e  tyre.  Meqë Rama mburret me turizmin, ndeshemi me probleme të furnizimit me ujë të pijshëm dhe mungon rrjeti i kanalizimeve të ujërave të ndotura. Si mund të mburresh me statistika për ardhjen e numrit të turistëve apo dhe rritje të mëtejshme të tyre kur të mungojnë këto dy investime bazë për një sezon turistik të suksesshëm.
E për çfarë të flasësh më tej për Rilindje kur kemi të bëjmë me një arsim ku i mungon cilësia dhe siguria, një sistem shëndetësor të degraduar ku mungojnë kushtet e duhura në spitale, papunësia në nivele të larta ku mjaft të rinj kryesisht të sapo diplomuar detyrohen të marrin rrugët e emigracionit. Varfëria është ulur këmbëkryq në një pjesë të madhe të familjeve që mbahen nga të ardhurat e fëmijëve jashtë Shqipërisë, krimi dhe korrupsioni kanë uzurpuar çdo hallkë të pushtetit. Raportet ndërkombëtare e nxijnë vendin tonë. E për çfarë mund të flasësh një fjalë të mirë për qeverisjen e PS e quajtur Rilindje?! Ky kryeministër dhe kjo mazhorancë duhet zbuar urgjent nga shqiptarët më 11 maj duke zgjedhur alternativën më të mirë dhe unë i ftoj të votojnë nr.4, Koalicionin Euroatlantik.
Cila është pritshmëria juaj dhe Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit?
Personalisht si kandidat dhe besoj që të gjithë kolegët e mi të Koalicionit Euroatlantik jemi në këtë garë në sfidë me veten. Duam që para bashkëqytetarëve tanë të jemi të vërtetë, të jemi të njëjtët si sot dhe nesër, të jemi njëri prej tyre edhe nëse do na besojnë votën për deputet duke i garantuar se kjo politikë e harresës ndaj tyre do të marrë fund. Te Koalicionit Euroatlantik janë ata demokratë dhe intelektualë që vetëm kanë dhënë në 34 vite dhe nuk kanë kërkuar dhe marrë nga lidershipit.  Ndaj sot jemi për një politikë të re, për qytetarin, me fytyrë njerëzore, duke e parë njëri-tjetrit sy më sy dhe jo të mashtruarit sikurse deri më sot. Është ky momenti që ne ti dalim zot shtëpive, komunitetit ku jetojmë por dhe Shqipërisë. Unë besoj që një Shqipëri në BE do të mundësohet vetëm nga programi Euroatlantik, vizioni dhe lidershipi i Lulzim Bashës,  një politikan i shkolluar në Perëndim i pa kompromentuar që kërkon një politikë që të ketë llogaridhënie, politikanët të kalojnë vetingun dhe punojnë për Shqipërinë dhe jo interesat e ngushta.
Apeli juaj për zgjedhësit?
Apeli im është që qytetarët shqiptarë, rrjedhimisht dhe ata të qarkut Durrës të dalin masivisht në votime. Ky apel shkon dhe për bashkatdhetarët tanë që kanë nisur të votojnë në Diasporë. Të votojnë ndryshimin. Mundësinë e kanë. Përballë kanë dy botë të ndryshme, njëra e listave të mbyllura të kandidatëve që iu imponojnë kryetarët dhe listën e kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik në kolonën nr.4 të fletës së votimit. I ftoj të më votojnë duke i garantuar se kurrë nuk do ti zhgënjej. Shumë që më njohin e dinë, të tjerë që do të takoj deri ditën e fundit të fushatës do ti ftoj të lidhim besën për një politikë për ta dhe jo ata që iu trokasin njëherë në 4 vite!
Të votohet për të ardhmen, të votohet nr.4, Koalicioni Euroatlantik, të votojnë emrin tim; Sami Osmani!

Mirela Karabina: Elbasani meriton më shumë – punë, dinjitet dhe siguri

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, ka dhënë një mesazh të qartë për qytetarët: Elbasani ka nevojë për një ndryshim real, që sjell punë, dinjitet dhe siguri.

Sipas Karabinës, ky ndryshim mund të ndodhë vetëm përmes një qeverie që është e ndërtuar nga njerëzit dhe që punon për njerëzit. Ajo e cilëson Koalicionin Euroatlantik si alternativën e vetme serioze për të çuar përpara interesat e qytetarëve dhe për t’i dhënë fund stagnimit që ka karakterizuar politikën në vite.

Përmes një thirrjeje të drejtpërdrejtë për votëbesim, Karabina u kërkon qytetarëve që më 11 maj të zgjedhin ndryshimin dhe të votojnë numrin 4 në fletën e votimit.

Deklarata e saj e plotë është si më poshtë:

> “Elbasani meriton punë, dinjitet e siguri.
> Kjo do të ndodhë me një qeveri me njerëzit, për njerëzit dhe në shërbim.
> Në 11 maj ka një alternativë,
> Koalicioni Euroatlantik.”
>
> #Voto4
> #KoalicioniEuroatlantik
> #mirelakarabina
> #elbasanimeritonmëshumë
> #shqiperiameritonmeshume

Nga Flamujt Sovranistë te Dollarët për “Non Gratën” dhe tezat e Bashës

Nga Ermal Peçi

Në vitet më të errëta të pas-2021-shit, një pjesë e politikës shqiptare nisi të ushqente demokratët me një retorikë sovraniste, të mbështetur mbi një narrativë mashtruese: se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte prishur prej “ndërhyrjeve” të brendshme dhe se Shqipëria duhej të “çlirohej” nga “ndikimet” e huaja. Ishte një përpjekje e qëllimshme për të justifikuar një realitet personal: shpalljen “non grata” të liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

Kjo kthesë nuk ndodhi për interesa kombëtare, por për interesa personale. Nën flamurin e “sovranizmit”, demokratët u gënjyen, u përdorën dhe u çorientuan. Madje më keq: partia u përça. Ata që deri dje na mësonin se pa Amerikën nuk ka demokraci, sot e shanin ambasadën amerikane nga mëngjesi në darkë.

Sa më shumë thellohej retorika sovraniste, aq më shumë radikalizohej veprimi politik. Më 8 janar 2022, selia e Partisë Demokratike u dogj dhe u sulmua nga Berisha dhe grupi i tij – një akt i paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar. Nuk ishte më thjesht një përplasje idesh, por një demonstrim force kundër vetë shtëpisë politike që i kishte dhënë emër dhe pushtet.

Por ndërkohë që predikonin “sovranizmin”, në prapaskenë ndodhte e vërteta: vetëm pak ditë para zgjedhjeve, qytetarët dhe demokratët u njohën me një kontratë lobimi përtej oqeanit – 6 milionë dollarë të paguar nga llogaritë e njërit prej njerëzve më të afërt të Berishës, për të lobuar nëpër korridoret e Uashingtonit me një mision të vetëm: heqjen e “non gratës” dhe rehabilitimin personal. Sovranistë me flamuj kombëtarë në podium, por me 6 milionë dollarë në xhepa për të lobuar në Amerikë. A ka tallje më të madhe me inteligjencën e demokratëve?

Në publik flasin për “çlirimin nga ndikimet e huaja”, por në prapaskenë trokasnin në çdo derë në Washington për të shpëtuar një njeri të vetëm. Dhe me çfarë parash? Me para që askush nuk i ka sqaruar qartë, por që vijnë nga rrethi më i afërt i liderit në ikje. Pra, jo për demokratët, jo për Shqipërinë, por për të shpëtuar një individ të vetëm. Sovranizëm? Jo. Pazar personal ndërkombëtar.

E për të kompletuar mashtrimin, vjen edhe vula. Në vend që të vendosej mbi bazën e statutit, ligjit dhe rregullave të lojës demokratike, vula e Partisë Demokratike iu dha Berishës me një vendim të mbështetur indirekt – dhe aspak rastësisht – nga kryeministri Edi Rama. Pra, një lider i shpallur “non grata” nga aleati ynë më i madh strategjik, jo vetëm që rikthehet në krye të PD-së përmes një përplasjeje të dhunshme, por më pas edhe legalizohet institucionalisht me bekimin e atij që dikur e kishte shpallur si kundërshtar të përjetshëm. Loja e dyfishtë e Ramës dhe Berishës u mbyll me vulën si trofe.

Në këtë skenë tragjikomike të hipokrizisë politike, ka një fakt që nuk mund të mohohet: Lulzim Basha, për të cilin u hodh baltë pa fund, qëndroi i palëkundur në raport me zotimet politike që mori. Në katër vitet e fundit, ai nuk u përfshi në afera personale, nuk negocioi për “non grata” dhe nuk përdori Partinë Demokratike si mjet për hall personal.

Në kohën kur shantazhi, hakmarrja dhe shkatërrimi ishin moda e re brenda së djathtës, Basha zgjodhi të ruajë vlerat euro-atlantike të PD-së dhe të mos e përdorë partinë si mburojë personale. Ndryshe nga Berisha, i cili sakrifikoi gjithçka dhe këdo për të mbrojtur veten, Basha sakrifikoi veten politike, por nuk sakrifikoi parimet. Kjo është diferenca themelore, që demokratët duhet ta shohin me sy të kthjellët.

Sot, përballë faktit se “sovranistët” paguajnë miliona për të rikthyer privilegjet personale, ndërsa ata që u qëndruan vlerave euroatlantike u linçuan e u përjashtuan, demokratëve u takon të vendosin:
Do vazhdojnë të ndjekin gënjeshtrën me flamuj të rremë, apo do zgjedhin rrugën e vërtetë të rivendosjes së besimit me Perëndimin dhe me të ardhmen?

Sepse tradhtitë në politikë ndodhin, por kur shiten si heroizëm, atëherë kombi është në rrezik.

“Kemi një mungesë me 35% të prokurorëve”- Olsian Çela prezanton në KLP raportin për 2024: Ulen çështjet e dërguara në gjykatë! Rritje me 37,87% të numrit të të pandehurve të dënuar

Kryeprokurori Olsian Çela ka prezantuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2024.

 

Në raport është prezantuar veprimtaria e prokurorive të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, ndërsa Çela vuri theksin në mungesën e numrit të prokurorëve.

“Në vitin 2024 numri faktik i prokurorëve në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë 209. Ky tregues evidenton strukturën faktike me 65 % të prokurorëve kundrejt numrit organik prej 321 prokurorësh dhe mungesën e 35 % të numrit të prokurorëve. Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: 185  prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 98 prokurorë më pak krahasuar me numrin organik (65 % e strukturës organike); 11 prokurorë në prokurorinë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose 9 prokuror më pak krahasur me numrin organik (55 % e strukturës organike) dhe 11 prokurorë dhe 2 ndihmës magjistratë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 7 prokurorë më pak se numri organik (61 % e strukturës organike)”, tha Çela.

Gjithashtu bëri me dije se në krahasim me vitin 2023, ka patur një ulje të numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë, por një rritje të të pandehurve që janë dënuar.

“Janë dërguar në gjykatë 9030 çështje me akuzë ndaj 10759 të pandehurve. Krahasimisht me vitin 2023 rezulton një ulje prej 6,44 % e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 5,63 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë.

Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë dënuar 10001 të pandehur që krahasuar me vitin 2023 përbën rritje 37,87 % të numrit të pandehurve të dënuar dhe për 265 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm”, tha ai, duke iu referuar raportit.

Pjesë nga raporti:

Në funksion të ruajtjes së nivelit të efektivitetit në veprimtarinë administrative e funksionale të prokurorive, garantimin e paanshmërisë dhe shpërndarjen e ekuilibruar të volumit të punës me urdhrat nr. 18, datë 30.01.2024 dhe nr. 19, datë 30.01.2024, të Prokurorit të Përgjithshëm, janë caktuar strukturat organike të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Në vitin 2024 numri faktik i prokurorëve në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë 209. Ky tregues evidenton strukturën faktike me 65 % të prokurorëve kundrejt numrit organik prej 321 prokurorësh dhe mungesën e 35 % të numrit të prokurorëve. Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: 185  prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 98 prokurorë më pak krahasuar me numrin organik (65 % e strukturës organike); 11 prokurorë në prokurorinë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose 9 prokuror më pak krahasur me numrin organik (55 % e strukturës organike) dhe 11 prokurorë dhe 2 ndihmës magjistratë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 7 prokurorë më pak se numri organik (61 % e strukturës organike).

Gjatë vitit 2024, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë trajtuar 61091  materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 10,5 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur 47501 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,8 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat 24921 janë procedime penale të regjistruara, me një rritje prej 3,4 % në krahasim me vitin 2023 dhe 179 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 10,9 % në krahasim me vitin 2023. Janë mbartur 22401 procedime penale me një rritje prej 6,6 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2023. Është vendosur mosfillimi për 13590 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një rritje prej 36,6 % në krahasim me vitin 2023.

Gjatë vitit 2024 janë përfunduar 24591 çështje që përbën rritje prej 5 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2023, prej të cilave: 36,72 % janë dërguar për gjykim, 33,89 % janë pushuar, 26,91 % janë pezulluar dhe 2,48 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.

Janë dërguar në gjykatë 9030 çështje me akuzë ndaj 10759 të pandehurve. Krahasimisht me vitin 2023 rezulton një ulje prej 6,44 % e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 5,63 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë.

Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë dënuar 10001 të pandehur që krahasuar me vitin 2023 përbën rritje 37,87 % të numrit të pandehurve të dënuar dhe për 265 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm.

Dështimi i arsimit për të prodhuar mirëqenie dhe liri

Nga Taulanda Jupi

Në Shqipërinë e sotme, për shumicën e të rinjve, arsimi nuk është më rruga drejt një jete më të mirë. Është bërë, në fakt, një korridor i gjatë zhgënjimesh, ku shpresa venitet dhe mundësitë shterojnë.

Thuajse nuk ka asnjë mundësi që një i ri nga një familje e varfër, pavarësisht shkollimit të tij, të arrijë të shpëtojë nga varfëria. Pas diplomimit, shumica përballen me një zgjedhje dramatike: ose të pranojnë punë që paguajnë aq pak sa nuk mbulojnë as shpenzimet minimale të jetesës, ose të marrin rrugën e emigrimit.

Por zhgënjimi nuk ndalet këtu. Edhe ata që arrijnë të arsimohen, edhe ata që luftojnë për të qëndruar në vendin e tyre, përballen me një tjetër mur: pamundësinë për të siguruar një shtëpi. Ka thuajse zero shanse që një i ri i pastrehë, edhe me diplomë në dorë, të mund të blejë një apartament dhe të shlyejë një kredi banese me pagën që ofron tregu shqiptar. Ëndrra e strehimit është sot një iluzion për shumicën.

Le të jemi të sinqertë: kjo nuk është vetëm një çështje ekonomike. Është një krizë e thellë intelektuale dhe sociale. Arsimi në Shqipëri ka dështuar jo vetëm të ngrejë standardin e jetesës së qytetarëve tanë, por edhe të çlirojë mendjet e tyre. Shumë të rinj shqiptarë diplomohen pa kompetencat, pa njohuritë dhe pa guximin intelektual për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Ne nuk mund të mashtrojmë më veten. Nuk mjafton të ndërtojmë shkolla më të bukura, të shtypim diploma me ngjyra apo të organizojmë ceremoni pompoze diplomimi. Reforma e vërtetë në arsim nuk matet me fasada. Matet me jetët e ndryshuara, me mendje të çliruara, me qytetarë që dinë të mendojnë, të punojnë, të ndërtojnë dhe të mbrojnë lirinë e tyre.

Për këtë arsye, unë besoj se Shqipëria ka nevojë për një revolucion të thellë në arsim. Një reformë që shkon përtej grimit sipërfaqësor. Një reformë që e kthen shkollën në një tokë të plleshme të lirisë ekonomike dhe intelektuale.

Ne duhet të garantojmë që arsimi të mos jetë privilegj i pakicës, por forca e madhe që çliron shumicën. Të rinjtë tanë meritojnë më shumë se një diplomë pa vlerë. Meritojnë dije që sjell prosperitet. Meritojnë arsim që hap dyer, jo arsim që ngre mure.

Nëse duam një Shqipëri që qëndron fort në këmbët e saj, atëherë duhet të fillojmë nga themelet: nga shkolla, nga klasa, nga pedagogët, nga studentët. Nëse dështojmë këtu, dështojmë kudo.

Është koha për të thënë të vërtetën. Është koha për të vepruar. Arsimi shqiptar duhet të reformohet rrënjësisht. Përndryshe do të mbetemi robër të një sistemi që na mashtron, na varfëron dhe na errëson çdo ditë.

Endri Hasa thirrje për ndryshim rrënjësor në Shqipëri/ Koalicioni Euroatlantik ofron drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit

Në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Endri Hasa, bën thirrje për një ndryshim rrënjësor në Shqipëri. Me një ton të vendosur dhe mesazhe të qarta, ai kërkon hapjen e një kapitulli të ri në jetën politike të vendit, ku korrupsioni dhe padrejtësia të mos kenë më vend.

Hasa thekson domosdoshmërinë për ndalimin e shpopullimit të vendit dhe ndërtimin e një shteti të së drejtës, duke i dhënë mbështetje të plotë strukturave të drejtësisë si SPAK, për të larguar nga skena politike figurat e korruptuara. Kandidati i Koalicionit Euroatlantik i drejtohet qytetarëve me një thirrje për vetëdijesim dhe pjesëmarrje aktive në zgjedhje, duke e parë votën si një akt vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.

Ai kërkon nga qytetarët që të besojnë tek e ardhmja europiane e vendit, duke zgjedhur njerëz me integritet dhe vizion për të ndërtuar një Shqipëri të drejtë dhe të zhvilluar.

Deklarata e plotë e Endri Hasës:

“A jemi gati të hapim një kapitull të ri në Shqipërinë⁉️ Ti themi mjaft korrupsionit⁉️ Të ndalim shpopullimin⁉️ Të krijojmë një shtet të së drejtës pa banorë të 313⁉️ Në 11 Maj zgjidhni numrin 4️⃣ Të mbështesim SPAK për të larguar të korruptuarit nga skena politike

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa”