Në një klimë zgjedhore që sa vjen dhe tensionohet, ku përplasjet mes kandidatëve nuk mungojnë, një shembull ndryshe ka ardhur nga Koalicioni Euroatlantik në Shkodër. Kandidatja për deputete, Elvisa Drishti, ka shpërndarë një mesazh publik për kolegun e saj në listën e të njëjtit koalicion, Arben Gjuraj, duke theksuar respektin dhe vlerësimin për kontributin e tij në politikën lokale.
Në një postim në rrjetet sociale, Drishti vlerëson Gjurajn si një figurë të matur dhe me përvojë, që përfaqëson historinë dhe kujtesën politike të demokratëve të vërtetë në Shkodër, duke sjellë në ekip vlera që, sipas saj, janë themeli i një bashkëpunimi të suksesshëm për të ardhmen.
“Jam me të vërtetë krenare që në këtë ekip kam Arben Gjurajn – një profesionist i çështjeve lokale dhe personifikim i memories së demokratëve të vërtetë në Shkodër. Arbeni sjell qetësi, mençuri dhe frymë bashkëpunimi në ekipin tonë të Koalicionit Euro-Atlantik – vlera që na bashkojnë për të çuar përpara Shkodrën dhe Shqipërinë,” shkruan Drishti.
Ajo thekson gjithashtu se Koalicioni Euroatlantik është duke ndërtuar një skuadër që balancohet mes energjisë së të rinjve dhe përvojës së figurave me vite kontribut në jetën publike, çka e bën këtë forcë politike gjithëpërfshirëse dhe të gatshme për ndryshim.
Postimi i saj vjen në një moment kur gara zgjedhore në shumë zona të vendit është karakterizuar nga tensione dhe përplasje mes kandidatëve, veçanërisht brenda partive të mëdha.
Postim i plotë:
“Jam me të vërtetë krenare që në këtë ekip kam Arben Gjurajn – një profesionist i çështjeve lokale dhe personifikim i memories së demokratëve të vërtetë në Shkodër. Arbeni sjell qetësi, mençuri dhe frymë bashkëpunimi në ekipin tonë të Koalicionit Euro-Atlantik – vlera që na bashkojnë për të çuar përpara Shkodrën dhe Shqipërinë.”*
“Në skuadrën e KEA, energjia dhe fryma e të rinjve është e mirëbalancuar me maturinë dhe eksperiencën e kolegëve që kanë vite kontribut, duke krijuar një ekip të fortë e gjithëpërfshirës për ndryshimin që duam!”
Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Lezhës, Aleksandër Jushi, ka shpërndarë një video-mesazh nga aktivitetet e tij të përditshme në terren, duke vënë theksin tek bashkëpunimi dhe fryma ekipore që po karakterizon këtë garë.
Në një postim në rrjetet sociale, Jushi ka falënderuar ekipin e tij për përkushtimin dhe energjinë pozitive që sipas tij e bëjnë çdo sfidë më të lehtë dhe çdo përpjekje më të suksesshme.
“Grupi që ecën bashkë fiton bashkë. Faleminderit super skuadrës për përkushtimin, bashkëpunimin dhe shpirtin e vërtetë të ekipit. Së bashku, çdo sfidë bëhet mundësi,” – shkruan kandidati në postimin e tij, i shoqëruar me imazhe nga terreni i fushatës në Lezhë.
Mesazhi i tij është shoqëruar gjithashtu me disa hashtagë që nxisin mbështetjen për kandidaturën e tij, si #votoaleksanderjushi, #votonr4 dhe #koalicionieuroatlantik.
Postimi i plotë:
“Grupi që ecën bashkë fiton bashkë. Faleminderit super skuadrës për përkushtimin, bashkëpunimin dhe shpirtin e vërtetë të ekipit. Së bashku, çdo sfidë bëhet mundësi ”
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Luzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Orjola Pampuri, Nevila Nika, Fatos Brahja dhe Alfred Ahmetcenaj, zhvilluan takime në Njësitë 2 dhe 9 në Tiranë, ku takuan qytetarë dhe biznese.
Përveç problemeve të përditshme dhe rritjes së kostove të jetës që shprehin, ka dhe nga ata qytetarë që vlerësojnë punën e Bashës siç është heqja e vizave me BE. “Kam qenë në Greqi në periudhën që thoshin ‘do hiqen vizat, do hiqen vizat’. Nuk kishte shqiptar që nuk thoshte, jo është e pamundur. “Ore do vijmë pa viza, ore është e pamundur”. Nuk iu besohej. Këtë punë e ke bërë ti” – u shpreh qytetari.
Në përgjigje Basha i tha se ky mosbesim ishte për shkak të politikës 35 vjeçare që i ka mashtruar qytetarët dhe i kanë ushqyer me mosbesim. Ai gjithashtu shprehu zotimin se siç u hoqën vizat me BE, do të hiqene dhe vizat me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Sipas tij, kjo realizohet me votën për numrin 4 Koalicionin Euroatlantik, ndërsa tha se vota për Ramën është të nxjerr shokët nga 7×7=313 dhe fatkeqësisht vota për numrin 1 është për të nxjerr Ilir Metën nga Burgu.
“E para e punës sepse janë mësuar që politikanët i rrejnë, e dyta sepse nuk kishin vetbesim që mund të bëhej diçka e tillë. Por ne e provuam që bëhet. Po ta bësh një punë me zemër, arrihet.Të njëjtën gjë ju them sot, siç hoqëm vizat me Europën, do punojmë të heqim vizat me Amerikën e me Britaninë. Vetëm se më 11 maj secili prej nesh një votë ka. Unë kam në dorë programin dhe ekipin, ju keni në dorë votën. Vota për numrin 4, është votë për veten tuaj, për familjet tuaja. Kaq. Vota për numrin 5, është votë për të nxjerr shokët e Edi Ramës nga 313-ta. Keq më vjen, por vota për numrin 1, është votë për të nxjerr Ilir Metën nga burgu” – u shpreh ai.
Gjatë takimeve, Basha foli edhe për pikat kryesore të programit që në qendër të tij kanë familjet shqiptare, të rinjtë dhe sipërmarrësit.
Për familjet shqiptare:
• Subvencione për strehimin e çifteve të reja
• Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
• Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë
Për sipërmarrësit:
• Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
• Heqja e TVSH për biznesin e vogël
• Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme
Për të rinjtë:
• 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
• Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
• Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik
Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë:
Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje.
Filozofi holandez, Spinoza, ka qenë ndoshta nga paralajmëruesit e parë për atë që ai e quante “kriza e pasioneve të trishta”. Sipas tij, kriza që po mbërrinte, e që ne sot duket se e kemi më përballë se kurrë, nuk ka bazë dhimbjen apo të qarën nga gabimet apo humbjet, por mungesën e kuptimeve dhe dorëzimin tonë në dëshpërim.
Por duket se kjo mungesë e kuptimit për të ardhmen u ka tronditur shumë prindërve dhe mësuesve autoritetin për t’u rrëfyer fëmijëve udhën për nesër. Përballë një situate ku sundon përkohshmëria, shumë prindër rrezikojnë të ndërtojnë me fëmijët e tyre vetëm marrëdhënie komerciale- një marrëdhënie e cila rrezikon gjithnjë e më shumë që të kthehet në një injorim ndaj dijes dhe autoritetit. Nën sirenat e forta të dëshpërimit që krijon mungesa e kësaj marrëdhënie, të rinjtë gjenden përballë një bote që nuk ka më pika orientimi, e për pasojë, as pika ku ata duhet të ecin vrullshëm për t’u bërë më të përgjegjshëm për atë që duan të arrijnë në jetët e tyre.
Për të arritur në zgjimin e shqetësimit për të ardhmen kërkohet që prindërit dhe mësuesit të mos harrojnë fuqinë që ka respekti ndaj vetes, si një motor që ndez vullnetin për t’ia dalë.
Frojdi paralajmëronte se “shkolla dhe mësuesit nuk mund të marrin rolin e të pamëshirshmit – një rol që e luan jeta- ndaj fëmijët duhen parë edhe me ngurrimin e tyre, edhe me lojën e tyre”. Ndaj, duhet që prindërit dhe mësuesit të marrin rolin, që të mos ja lënë rrugës të vendosë për identitetin e të rinjve, pasi nëse vendos rruga, do të jetë vetëm mbretëria e dëshirave ajo që do i ftojë në këndvështrimin për jetën, për të nesërmen.
Por, a mundet që sot shkollat të kujdesen për nxënësit që ata të mos notojnë në një zbrazëti emocionale, në një kulturë pa shpirt? A debatohet sot se si bashkëpunimi prindër-mësues t’i shpëtojë nga një ambient supereksitues dëshirash– një ndjesi që i dërgon vetëm në botën e argëtimit të pangopshëm, që vetëm kërkon e kërkon të jetë gjithnjë në zbavitje të vazhdueshme?
Ekspozimi i tepruar ndaj rrjeteve sociale dhe ndërprerja e komunikimit me të rriturit i ka futur fëmijët nën pushtetin e botës së dëshirave dhe spektaklit, duke i ftuar njëkohësisht edhe në botën e madhe të imitimit, ndërkohë që ne si prindër dhe mësuesit vijojmë të kuptojmë gjithnjë e më pak atë hendek që ndan fjalët tona, tekstet e shkollës dhe “botën jashtë dritares” të fëmijëve.
Filozofi italian Umberto Galimberti, shkruan në librin e tij “Bujtësi turbullues” se, na takon ne prindërve të rrisim komunikimin me fëmijët, që të mos lejojmë komercializimin e marrëdhënieve me ta. Përndryshe, marrëdhënia jonë do të jetë nihiliste dhe jeta e tyre do të jetë e pamotivuar, pasi mungesa e kuptimeve do mundë çdo vullnet dhe shumë prej tyre nuk do kenë asnjë ide për vendmbërritjen e së nesërmes. Ky komunikim është edhe më i domosdoshëm sot qe “qiejt dhe toka” e ideve, e mendimeve, e kufijve, nuk është më ai i dikurshmi, nuk është as mitik e as moral, që mbështetej në trashëgiminë e ideve, që mbështetej te besimi te Krijuesi. Në mungesë të ideve dhe të besimit, është bota e dëshirave e vetmja muzikë që ndikon në lëvizjet e zemrës dhe këmbëve të të rinjve.
Për aq kohë sa ne si prindër e si mësues nuk jemi ndalur e të shohim se si mundet të rikuperojmë marrëdhëniet me fëmijët e sotëm, se si t’i dëgjojmë ata, bota dëshirave dhe e përkoshmërisë do vijojë t’i bëjë homazh çdo ditë vlerave që ne kemi konsideruar se vijnë nga e përhershmja, nga besimi, nga tradita.
Nëse nuk ndalim sadopak të diskutojmë, atëherë nuk do kemi punë thjesht të kuptojmë gabimet, as se si të kapërcejmë humbjet, pasi do jemi në humnerën që krijon dëshpërimi, si një mëkat që sjell si vetëvrasjen e çdo dëshire, ashtu dhe atë fizike.
Në zemër të Tiranës, aty ku dikur kumbonte zëri i filmave të vjetër nga kinema “Dajti”, një projekt ndërtimi po trazon qetësinë e banorëve të rrugës “Myslym Shyri”. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e qendrës TEN – një qendër shumë funksionale për rininë që u krijua në vitin 2010 duke ruajtur strukturën e vjetër të ish-kinema “Dajtit”.
Tani, projekti i Bashkisë së Tiranës parashikon lartësimin e godinës me të paktën dy kate të reja. Ky ndryshim kundërshtohet nga 8 familje, banore të dy pallateve historike pranë ish-kinema Dajtit.
“Në prill të 2023, si shkreptimë u vendos tabela e projektit. Asnjë nga ne nuk kishte dijeni”, tregon Adriana Puleshi.
Të shqetësuar për dritaret e bllokuara, ajrosjen e pamjaftueshme dhe mundësinë e dëmtimit të themeleve të viteve ’70, banorët kanë zgjedhur rrugën ligjore për të ndalur këtë projekt me vlerë 600 mijë euro.
“Punimet janë pezulluar prej tre javësh.Ne duam vetëm që të rikthehet siç ka qenë” shpreson Adriana- historia e së cilës nuk është e izoluar.
Epoka e kullave
Babëzia e ndërtimeve në kryeqytet ka nxjerrë në protesta edhe banorët e tre pallateve pranë shkollës “Emin Duraku” në ish‑Bllok. Ata kundërshtojnë ndërtimin e një kulle 16-katëshe.
“Ky projekt ka marrë miratim në mënyrë të pazakontë, ndërkohë që kërkesa të ngjashme për të njëjtin truall, janë refuzuar më parë pikërisht për shkak të afërsisë me shkollën dhe tre pallatet përreth” ankohen banorët në një letër publike.
Projekti parashikon katër kate nëntokë dhe rreth 10 mijë metra katrorë ndërtim që ngrihet deri në 57.24 metra lartësi. Ndërtesa shfrytëzon 980 metra katrorë truall, që deri pak javë më parë përdorej si parking privat duke kufizuar më tej hapësirën mes tre pallateve ekzistuese dhe shkollës. Ndaj, urbanistët ngrenë si shqetësim shkeljen e planit urbanistik.
Këto dy histori reflektojnë sëmundjen që po i merr frymën Tiranës: valën e ndërtimeve pa kufij, pa konsultime publike, që po e veshin qytetin me beton në vend të gjelbërimit.
Bum ndërtimesh
Një vit më parë, Tirana regjistroi sipërfaqen më të lartë ndërtimore në historinë e saj.
Burimi:INSTAT
Instituti i Statistikave llogariti se sipërfaqja e dhënë për ndërtim në Tiranë arriti mbi 1.9 milionë metra katror- më e larta që prej vitit 2005 kur INSTAT ka nisur raportimet për kryeqytetin.
Me 77% të gjithë sipërfaqes së lejeve të ndërtimit në Shqipëri përqendruar vetëm në Tiranë, kryeqyteti po përjeton një bum ndërtimi që sfidon çdo kufi urban të qëndrueshëm. Arkitekti dhe urbanisti Artan Kacani shpjegon se Tirana po zhvillohet në ritmet e një qyteti industrial.
“Për 30 vite ne jemi shkëputur nga urbanistika klasike e nevojës urbane dhe kemi shkuar drejt urbanistikës së grupeve të interesit. Në vende të ndryshme perëndimore, nevoja e lagjes dhe interesi i zhvillimoreve janë në ekuilibër peshoreje. Tek ne kanë prioritet grupet e interesit.” – argumenton Kacani.
Imeldi Sokoli, planifikues urban na shpjegon se normalisht në qendra urbane një banori i duhet mesatarisht 25 metër katror banesë, si dhe 25 metra katrorë hapësirë për aktivitetet e përditshme si zonat e gjelbra, hapësira për parkim apo hapësira sportive. Por vitet e fundit, mesatarja e ndërtimeve për banesa të reja e ka tejkaluar me disa herë këtë tregues.
“Indikatorët e rritjes së popullsisë dhe kërkesave të banorëve janë një pjesë e kërkesës, por në anën tjetër kërkesa për zhvillim është edhe e ndërtuesve. Nga ky krah peshorja është thyer, duke anuar nga pala e interesit më shumë sesa nga pala e zhvillimit të lagjeve.” –argumenton Artan Kacani, arkitekt, urbanist.
Beton në vend të pemëve
Një tjetër koefiçent që duhet zbatuar në qendrat urbane është ai për hapsirën e gjelbër, që duhet të jetë 9 metër katror për banor. Por sot ky koeficent në kryeqytet sipas ekspertëve është inekzistent.
Rregullore e planifikimit të territorit.
“Aty ku ka pasur park është bërë pallat ose ndonjë parkim… lulishtet janë shndërruar në pallate, oborret mes pallateve janë zhdukur”, argumenton Olsi Nika nga Eco Albania.
Shkeljen e kanë ligjëruar, argumenton urbanisti Imeldi Sokoli.
“Në shtator të 2024 kanë amenduar ligjin e planifikimit të territorit duke i dhënë kompetencë Këshillit Kombëtar të Territor që të ketë fuqi mbi planin e përgjithshëm të territorit në bashki”, shpjegon ai. “Me këtë ndryshim po legjitimojnë çdo ndërtim që bie në kundërshtim me planin urbanistik- në çdo qytet. – thekson më tej urbanisti.
Valët e ndërtimit pa kriter nuk kanë kursyer as oazet e dikurshme të gjelbërimit në kryeqytet.
“Këtu nuk po kursehet asgjë. Edhe parku i liqenit ka filluar të kafshohet nga ndërtimet”, vë në dukje eksperti i mjedisit Olsi Nika.
Parku i Liqenit Artificial, dikur “mushkëria” e Tiranës, tashmë tregon shenja të qarta transformimi, të evidentuara nga imazhet satelitore . (Shihni ndryshimin në kohë në këtë vizualizim) Po kështu, Liqeni i Farkës, që dikur përbënte një strehë natyrore në kodrat përreth, po mbushet me vila dhe ndërtime të reja, duke zhvendosur pemët nën beton – ndryshimet mund t’i vëreni vetë këtu.
Ishull urban i nxehtësisë
Në mungesë të hapësirave të gjelbra, parqe, shëtitore apo lulishte, Tirana po përjeton një fenomen të njohur në studimet klimatike si “ishulli i nxehtësisë urbane”. Kryeqyteti regjistron temperatura 2–3 °C më të larta, dhe në raste të veçanta edhe deri në 5 °C më shumë brenda zonave të ndërtuara, krahasuar me zonat përreth.
Kjo rritje temperaturash vjen si pasojë e ndryshimit të përdorimit të tokës: betonit dhe asfaltit në vend të gjelbërimit.
“Shtimi i urbanizimit, mungesa e hapësirave të gjelbërta janë faktorët kryesorë që ndikojnë në formimin e ishujve të nxehtë urban”, shpjegon Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkenave në Tiranë.
“Ajo që bëjnë” – tregon urbanisti Imeldi Sokoli – “është që llogarisin Dajtin, që është park kombëtar, si pjesë e gjelbër e Tiranës. Ndërkohë që këto hapësira duhet t’i shërbejnë në mënyrë imediate dhe të ngushtë banorëve”
Një tjetër faktor që ndikon në rritjen e temperaturës, sipas ekspertit të mjedisit, Olsi Nika, është bllokimi i rrymave ajrore që vinin nga Dajti drejt bregdetit, si pasojë e ndërtimeve të larta dhe të dendura, të cilat pengojnë qarkullimin natyral të ajrit dhe përkeqësojnë ndjeshëm ngrohjen.
“Nga ndërtime me 5 kate po shohim kulla apo ndërtesa shumë herë më të larta”, thekson Nika. Çdo ndërtim i ri, sforcon edhe më tej këtë ishull nxehtësie, duke zhdukur hijet dhe duke përkeqësuar mikro-klimën urbane.
“Kjo nuk është e njëjtë për gjithë vendet e tjera të territorit, që kanë pak a shumë atë zhvillim urban që kanë pas edhe më para”, shton profesor Petrit Zorba nga IGJEO.
Nga rritja e ndjeshme e temperaturave për shkak të ndryshimit të klimës dhe pa masat e duhura, Tirana kërcënohet të bëhet një “oaz” betoni ku cilësia e ajrit do të përkeqësohet më tej duke vënë në rrezik shëndetin e popullatës.
“Tirana është bërë e pajetueshme”, argumenton Nika. “Sheshi Skëndërbej është shembulli më i shëmtuar. Temperatura në shesh rritet automatikisht sepse shkurret (hapësirat e gjelbra) duhet të ishin të integruara dhe jo aty ku janë” përfundon ai./ faktoje.al
Pëllumb Seferi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, ka shpërndarë një mesazh për qytetarët shqiptarë, duke theksuar nevojën për një ndryshim të plotë në qeverisjen e vendit. Ai i bëri thirrje qytetarëve të largojnë një qeverisje arrogante dhe të përzgjidhen ata që janë të përkushtuar për të bërë Shqipërinë një vend më të begatë për secilin, për fëmijët dhe për të ardhmen e vendit.
Në mesazhin e tij, Seferi shprehu angazhimin e tij për të realizuar premtimet dhe për të sjellë ndryshime konkrete në jetën e qytetarëve. Ai kërkoi mbështetje për Koalicionin Euroatlantik dhe e ftoi popullin shqiptar të votojë për ndryshimin që meriton vendi më 11 maj.
Postimi i plotë e Pëllumb Seferit:
“Shqipëria ka nevojë t’i japë fund një qeverisjeje arrogante dhe të zgjedhë ata që e duan këtë vend më të begatë për secilin prej nesh, për fëmijët që ta mendojnë të ardhmen këtu, ndaj me 11 Maj le të votojmë ndryshimin. Ne do të bëjmë realitet atë që premtojmë! Bashkohu me ne!
Voto 4️⃣
Voto Koalicionin Euroatlantik
Voto Pellumb Seferi”
Gjergji Nika, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës, ka publikuar një video mesazh ku u drejtohet qytetarëve me një thirrje të qartë për të zgjedhur ndryshimin në zgjedhjet e 11 majit.
Në mesazhin e tij, Nika thekson se Vlora ka potencial të jashtëzakonshëm, por meriton më shumë se çfarë ka marrë deri tani. Ai shpreh angazhimin për të qenë zëri i qytetarëve në Kuvend dhe për të punuar për një Vlorë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të afërt me qytetarin.
“Vlora meriton më shumë – dhe së bashku, do ta ndërtojmë!” është motoja që Nika përcjell në këtë fushatë, duke ftuar qytetarët që të mbështesin Koalicionin Euroatlantik dhe të votojnë numrin 4 në fletën e votimit.
Më 11 maj, voto numrin 4️⃣ Vlora meriton më shumë – dhe së bashku, do ta ndërtojmë!
#KoalicioniEuroatlantik #Voto4
Gazment Koduzi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, ka shpërndarë një video mesazh drejtuar qytetarëve, ku flet shkurtimisht për karrierën e tij profesionale dhe vizionin që ai ka për një reformë të thellë në sistemin shëndetësor shqiptar.
Në mesazhin e tij, Koduzi thekson se eksperienca e gjatë në fushën e mjekësisë dhe administrimit publik e bën atë të ndërgjegjshëm për sfidat e shumta që përballet sot sistemi shëndetësor. Ai thekson nevojën për një shëndetësi që vendos qytetarin në qendër, me akses të barabartë për të gjithë, transparencë në financim dhe respekt për profesionistët e shëndetit.
Ai fton qytetarët të mbështesin Koalicionin Euroatlantik dhe të votojnë për një ndryshim të vërtetë më 11 maj, duke zgjedhur numrin 4 në fletën e votimit.
Eduart Ndocaj, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Lezhës, ka zhvilluar një takim me banorët e Rrajës së Zezë në Mirditë – një zonë e bukur dhe me potencial, por që sipas tij është lënë në harresë për më shumë se tri dekada.
Ndocaj theksoi se banorët e kësaj zone përballen çdo ditë me probleme serioze si mungesa e infrastrukturës rrugore, rrjeti i amortizuar elektrik dhe një shpopullim alarmues që po boshatis fshatrat e veriut. Ai e cilësoi këtë realitet si të papranueshëm dhe premtoi që përmes Koalicionit Euroatlantik do të sjellin zgjidhje konkrete për këto komunitete të lëna në harresë.
“Mirdita meriton më shumë. Lezha meriton më shumë. Shqipëria meriton më mirë,” ishte mesazhi i fortë i Ndocajt, i cili kërkon mbështetjen e qytetarëve për t’u dhënë zë atyre që prej vitesh nuk janë dëgjuar.
Deklarata e tij e plotë është si më poshtë:
“Takim në Rrajë të Zezë, Mirditë!
Sot patem kënaqësinë të vizitojmë fshatin e bekuar nga Zoti, por të harruar nga pushteti prej më shumë se 33 vitesh – Rrajën e Zezë në Mirditë.
Një vend me njerëz punëtorë dhe zemërgjerë, që jetojnë çdo ditë me mungesa të theksuara: pa rrugë të shtruara, me rrjet elektrik të amortizuar dhe, për fat të keq, me një ritëm të lartë të shpopullimit.
Ky realitet nuk mund të pranohet më.
Së bashku, në koalicionin tonë euroatlantik, jemi të vendosur t’i japim zë këtyre komuniteteve të lëna pas dore.
Mirdita meriton më shumë.
Lezha meriton më shumë.
Shqipëria meriton më mirë.”
Zgjedhjet e 11 majit 2025 janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Përgjegjësia e çdo qytetari shqiptar brenda dhe jashtë vendit është shumë e madhe këtë herë pasi është ky momenti kur duhet të ndahemi përfundimisht nga e shkuara komuniste e transferuar dhe në të ashtuquajturën demokraci të kontrolluar nga mbetjet e së shkuarës që mbajt peng vendin.
Që kjo të ndodh, secili nga ata që këto ditë po votojnë në Diasporë dhe ne këtu në Shqipëri më 11 maj të ndalemi mirë tek fleta e votimit dhe emrat e kandidatëve për ti dhënë besimin tonë atij që e meriton vërtet. Ndryshe nga partitë tradicionale të cilat i kanë mbyllur listat për të nxjerrë si deputet jo vullnetin e qytetarit për kandidatin, Koalicioni Euroatlantik me nr.4 në fletën e votimit e ka lënë këtë zgjedhje në duart e qytetarëve. Të gjithë kandidatët janë të barabartë në listën e hapur dhe cili do të jetë më i votuari do të mund të shkoj në Parlament si zëri qytetar që do t’i përfaqësoj.
Njëri prej emrave në Qarkun Durrës është një djalë me reputacion në zonë, i edukuar, korrekt, i besës dhe ka qenë një bletë punëtore për të mbledhur vota për formacionin politik që ka përfaqësuar e sot kandidon për Koalicionin Euroatlantik. Ka merituar besimin qytetar si anëtar i Këshillit Bashkiak e kësaj herë po troket në dyert e bashkëqytetarëve për tu kërkuar votën për deputet. Është i 10-të në radhitjen e fletës së votimit në kolonën me nr.4, si për të treguar ekselencën e tij në marrëdhëniet me njerëzit, besnikërinë njerëzore dhe politike ndaj tyre. Quhet Sami dhe në një intervistë për startnews.al, rrëfen përse vendosi të kandidojë për Koalicionin Euroatlantik. E ka sfidë me veten këtë garë. Mendon se ka ardhur koha për politikë të re, për njerëzit e që të përfaqësohet nga të ndershmit! Mendon se tani duhet të ndahemi përfundimisht nga e shkuara, si dhe njerëzit që na pasoi si drejtues me veset komuniste. Kërkon të japë kontributin për një Shqipëri drejt BE, një Shqipëri që Meriton më Shumë, një Durrës që Meriton më Shumë. Në këtë intervist Sami Osmani flet për problematikat që ka Durrësi dhe çfarë do të bëj nëse do të zgjidhet si ligjvënës duke garantuar se nuk do të zhgënjejë askënd sikurse ka ndodhur deri më tani me ata që iu kanë besuar votën duke u dukur çdo 4 vite dhe imponuar në listat e kryetarëve të partisë. Ja si shprehet më tej Sami Osmani në këtë intervistë. Ndiqeni më poshtë: Zoti Osmani përse pranuat të kandidoni për deputet në listën e Koalicionit Euroatlantik? Më duhet ta them që në krye të herës që të kandiduarit për Koalicionin Euroatlantik veç vlerave dhe parimeve që përfaqëson dhe lidershipit, arsyeja që më shtyu të pranoj propozimin e strukturave dhe ftesën e Lulzim Bashës është fakti që në këtë garë si kurrë më parë jemi të gjithë të barabartë.
Unë vij nga një aktivitet politik prej më shumë se tre dekadash dhe kemi punuar për kandidatë që na i kanë sjellë nga lart, pse jo të imponuar ku edhe pse i kemi nxjerrë deputetë nuk i kemi parë më në zonë dhe as kanë qenë zëri i interesit qytetar. Të paktën këtë gjë bashkëqytetarët e mi nga Durrësi, Shijaku, Kruja dhe Fushë-Kuja e dinë shumë mirë dhe janë dëshmitarë. E njëjta gjë ndodh edhe në këto zgjedhje. Partitë e tranzicionit PS-PD ranë dakord të mbyllin listat dhe të mos iu mundësojnë qytetarëve për të zgjedhur kë duan ata. Sot para qytetarëve kemi kandidatët e imponuar nga vullneti i kryetarit, një zakon i vjetër ky që në fakt nuk ka qenë gjë tjetër veçse një tallje me elektoratin. Kur them këtë kam parasysh faktin që unë nuk mund të isha në atë rresht për të kërkuar vota më si më parë kur premtimet nuk ishin mbajtur, kur deputetët as ishin dukur në zonë më. Në këto kushte vendosa të kandidoja vet, ti dilja zot Durrësit duke dhënë fjalën e nderit dhe lidhur besën me çdo bashkëqytetar timin se nuk do ti zhgënjej kurrë. Vendosa të jem kandidat që të mos mbledh vota duke premtuar për ata që na sjell kryetari, por për veten time si garanti i asaj çfarë do të flasim sy më sy me njëri-tjetrit.
Dua që atë zhgënjim që pësuam në këto 34-vite duke votuar kandidatë që nuk i janë përgjigjur zonës ta zhbëj, e siguroj çdo qytetar që kjo do të ndodh nëse do të më besohet vota. Na renditët fakte konkrete dhe në fakt parimore që i duhen një politikani.A mund të rendisnin të tjera arsye më konkrete që iu shtynë të merrnit përsipër këtë përgjegjësi ndaj bashkëqytetarëve tuaj? E përmbledhur në një, është që ky vend ka nevojë për djem dhe vajza për t’i dal zot. Këto 34 vite qytetarët shqiptarë janë ndeshur përballë mashtrimeve të dy kahëve politike, të retorikës së fortë ndaj njëra-tjetrës për të vënë në përplasje qytetarët ku në jo pak raste ka patur dhe dhunë e viktima në fushata elektorale, ama kur ka qenë puna për të bërë pazar kjo ka ndodhur sa herë iu është dashur. E pra, ne në bazë jemi trajtuar si numërorë, si frymorë!
Në këto rrethana më duhet të marr përsipër përmes angazhimit tim, një përgjegjësi jo të vogël ndaj bashkëqytetarëve për të cilën jam i vetëdijshëm. Qyteti ynë po zbrazet sikur e gjithë Shqipëria, por kur kjo ndodh në Durrës, një qytet që të ofron sadopak mundësi ky duhet të jetë një alarm që duhet të na ngrejë të gjithëve në këmbë për ti dal zot vendit.
Dua që fëmijët e mi të rriten këtu, të ndërtojnë karrierë dhe familje në këtë tokë të bekuar që Zoti e ka falur më të gjithë resurset e mundshme dhe ne duhet të dimë ti përdorim në të mirë të zhvillimit dhe integrimit të vendit për të qenë të barabartë në familjen e madhe europiane atje ku meritojmë të jemi dhe kemi vendin.
Keq qeverisja i ka detyruar bashkatdhetarët tanë të marrin udhët e emigracionit. Ne duhet të kthejmë besimin që ky vend bëhet dhe jo vetëm të frenojmë këtë eksod të mëtejshëm por të krijohen kushtet që dhe ata që janë larguar të rikthehen. Kjo ndodh me akte, me program dhe me politikanë që dinë ti mbajnë premtimet, jo sikurse ka ndodhur deri më tani. Çdo qytet, fshat ka çdo resurs të mundshëm që të zhvillohet e sidomos Durrësi. Zhvillimi sporadik i lidhur me interesa të ngushta politikanësh të majtë apo të djathtë nuk i shërben qytetarëve ndaj më 11 maj vota duhet të shkojë tek ata kandidatë që realisht përfaqësojnë interesin e terrenit, të qytetarëve të cilët janë gënjyer dhe zhgënjyer në këto 34 vite. Si opozitar dhe si banor i Durrësit cili është komenti juaj për qeverisjen 12-vjeçare të socialistëve? E thënë shkurt kjo qeverisjes në 12 vite ka drejtuar vetëm përmes propagandës, ka qenë një qeverisje 3D! Pse e them këtë?! E nisim nga Durrësi, një qytet historik dhe turistik nuk ka patur vëmendjen e duhur të qeverisjes së PS sa i përket investimeve që duhej të kryheshin në këtë zonë. Më konkretisht në zonën time Durrësi i Ri, por dhe kudo në të gjithë rrethin dhe qarkun ndeshemi me problemin e mos mbylljes se legalizimeve dhe përdorjes së tyre vetëm për fushatë elektorale. Ende sot që flasim bashkëqytetarët e mi, motrat dhe vëllezërit në Durrës, Shijak, Krujë dhe Fushë Krujë kanë probleme me legalizimet dhe nuk i gëzojnë shtëpitë e tyre sikurse dhe procesi i Rindërtimit si pasojë e fatkeqësisë natyrore nuk po përfundon ose po bëhet në mënyrë selektive dhe qytetarët nuk po marrin banesat e tyre. Meqë Rama mburret me turizmin, ndeshemi me probleme të furnizimit me ujë të pijshëm dhe mungon rrjeti i kanalizimeve të ujërave të ndotura. Si mund të mburresh me statistika për ardhjen e numrit të turistëve apo dhe rritje të mëtejshme të tyre kur të mungojnë këto dy investime bazë për një sezon turistik të suksesshëm.
E për çfarë të flasësh më tej për Rilindje kur kemi të bëjmë me një arsim ku i mungon cilësia dhe siguria, një sistem shëndetësor të degraduar ku mungojnë kushtet e duhura në spitale, papunësia në nivele të larta ku mjaft të rinj kryesisht të sapo diplomuar detyrohen të marrin rrugët e emigracionit. Varfëria është ulur këmbëkryq në një pjesë të madhe të familjeve që mbahen nga të ardhurat e fëmijëve jashtë Shqipërisë, krimi dhe korrupsioni kanë uzurpuar çdo hallkë të pushtetit. Raportet ndërkombëtare e nxijnë vendin tonë. E për çfarë mund të flasësh një fjalë të mirë për qeverisjen e PS e quajtur Rilindje?! Ky kryeministër dhe kjo mazhorancë duhet zbuar urgjent nga shqiptarët më 11 maj duke zgjedhur alternativën më të mirë dhe unë i ftoj të votojnë nr.4, Koalicionin Euroatlantik. Cila është pritshmëria juaj dhe Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit?
Personalisht si kandidat dhe besoj që të gjithë kolegët e mi të Koalicionit Euroatlantik jemi në këtë garë në sfidë me veten. Duam që para bashkëqytetarëve tanë të jemi të vërtetë, të jemi të njëjtët si sot dhe nesër, të jemi njëri prej tyre edhe nëse do na besojnë votën për deputet duke i garantuar se kjo politikë e harresës ndaj tyre do të marrë fund. Te Koalicionit Euroatlantik janë ata demokratë dhe intelektualë që vetëm kanë dhënë në 34 vite dhe nuk kanë kërkuar dhe marrë nga lidershipit. Ndaj sot jemi për një politikë të re, për qytetarin, me fytyrë njerëzore, duke e parë njëri-tjetrit sy më sy dhe jo të mashtruarit sikurse deri më sot. Është ky momenti që ne ti dalim zot shtëpive, komunitetit ku jetojmë por dhe Shqipërisë. Unë besoj që një Shqipëri në BE do të mundësohet vetëm nga programi Euroatlantik, vizioni dhe lidershipi i Lulzim Bashës, një politikan i shkolluar në Perëndim i pa kompromentuar që kërkon një politikë që të ketë llogaridhënie, politikanët të kalojnë vetingun dhe punojnë për Shqipërinë dhe jo interesat e ngushta. Apeli juaj për zgjedhësit? Apeli im është që qytetarët shqiptarë, rrjedhimisht dhe ata të qarkut Durrës të dalin masivisht në votime. Ky apel shkon dhe për bashkatdhetarët tanë që kanë nisur të votojnë në Diasporë. Të votojnë ndryshimin. Mundësinë e kanë. Përballë kanë dy botë të ndryshme, njëra e listave të mbyllura të kandidatëve që iu imponojnë kryetarët dhe listën e kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik në kolonën nr.4 të fletës së votimit. I ftoj të më votojnë duke i garantuar se kurrë nuk do ti zhgënjej. Shumë që më njohin e dinë, të tjerë që do të takoj deri ditën e fundit të fushatës do ti ftoj të lidhim besën për një politikë për ta dhe jo ata që iu trokasin njëherë në 4 vite!
Të votohet për të ardhmen, të votohet nr.4, Koalicioni Euroatlantik, të votojnë emrin tim; Sami Osmani!
Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Endri Hasa shprehet se Koalicioni Euroatlantik do të jetë surprizë e këtyre zgjedhjeve.
Sipas Hasës,...