30.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Rritja më e lartë e çmimeve për zarzavatet në dy vite

Çmimet e zarzavateve pësuan rritje të ndjeshme gjatë muajit korrik si rrjedhojë e flukseve të larta të eksporteve, që po ndikojnë në pakësimin e ofertës në tregun vendas.

Të dhënat e INSAT tregojnë se gjatë korrikut çmimet e zarzavateve kryesisht domates dhe patateve pësuan rritje vjetore 17 për qind. Ky ritëm ishte me i larti që nga shkurti 2019, ku çmimet e këtij grupi pësuan rritje me 26%.

Tregtarët e pakicës në vend pohojnë se shkak për rritjen e çmimeve në kulmin e prodhimit vendas mbeten eksportet e ushqimeve. Një kilogram domate po arrin edhe 100 lekë për kilogram nga rreth 50 lekë që ishte në fillim të sezonit gjatë marsit.

Teksa prodhimi bujqësor ishte i mbarë këtë vit, eksportet e domates hasën në vështirësi në fillim të vitit për shkak të valës së dytë të pandemisë, në shumë vende të Europës dhe Rajonit. Çmimet e domateve ishin të ulëta në pranverë, jo të zakonta për periudhën. Rritja nisi ne Korrik dhe tani në gusht për shkak se kontratat e eksportit rriten volumet në këtë periudhe duke lënë boshllëk në vend.

Kjo situatë vjen si përsëritje këtë vit pasi eksportet e zarzavateve kanë pësuar një rritje të shpejtë vitet e fundit. Përqendrimi i kërkesës së jashtme në pak muaj e vë tregun vendas në presion si nga sasia dhe cilësia duke ndikuar kështu në rritjen e çmimeve.

Ndër vite, çmimet e perimeve dhe frutave janë rritur me ritme më të larta se, grupet kryesore të shportës së mallrave të konsumit që INSTAT i referohet për matjen e inflacionit. Fermerët janë të shqetësuar se nuk po orientohen që të prodhojnë sipas nevojave të tregut.

Shporta e konsumit të familjeve shqiptare ka aq shumë varësi nga ushqimet, sidomos frutat dhe perimet, sa luhatjet në çmimin e një artikulli të vetëm mund të çekuilibrojë një nga treguesit më të rëndësishëm makroekonomikë, inflacionin.

Sektori i bujqësisë vijon të vuajë orientimin e saktë të investimeve dhe mbjelljeve për shkak se mungojnë statistika zyrtare për kërkesën sidomos në tregun vendas.

Pandemia goditi shumë sektorë të ekonomisë në vendin tonë si në drejtim të kërkesës dhe prodhimit, por eksportet e prodhimeve bujqësore shënuan rritje dyshifrore.

Gjatët vitit 2020 eksportet e prodhimeve bujqësore shënuan rritje me 14%. Produktet e domates zënë peshën më të madhe të eksportit, rreth 20.7 %, më pas renditen prodhimet e pjeprit e shalqirit, kastravecët.

Basha kujton Havzi Nelën: Të gatshëm për të bërë çdo betejë për liri, asnjë regjim nuk është i përjetshëm

Nga Lulzim Basha.

33 vite më parë, regjimi gjakatar komunist në Shqipëri ndërmori një nga aktet më barbare, duke ekzekutuar me varje në litar poetin, mësuesin dhe intelektualin, Havzi Nela.

Përse, Korça ime?!
Ekzekutimi mizor u krye në grahmat e fundit të bishës totalitare. Atëherë kur era e lirisë po sfidonte ideologjinë kriminale që ndau Europën dhe kur spazmat e diktaturës ishin të dukshme kudo, dënimi me vdekje i poetit disident në prag të zhvillimeve demokratike, ishte një akt sa për të goditur shpirtin e rezistencës, aq edhe hakmarrje ndaj guximit me të cilin Havzi Nela sfidoi me jetën dhe veprën e tij diktaturën.

Kjo hakmarrje primitive u bë për t’i fshehur shqiptarëve dhe botës mbarë ekzistencën e njerëzve si Havzi Nela që edhe në ditët më të errëta të regjimit totalitar, qëndruan me sytë nga Perëndimi, duke i kënduar lirisë dhe demokracisë, në mbrojtje të rrënjëve tona, që “lindin aty ku dielli perëndon”.

Mirëpo atë që nuk e bëri dot burgu, tortura dhe internimi, nuk e bëri dot as vrasja, e cila e përjetësoi Havzi Nelën, sepse frika me të cilin regjimi sundonte, nuk qe kurrë më e fortë se dashuria për liri, demokraci dhe atdhe.

Në këtë ditë, të kujtosh nuk do të thotë thjesht të mos harrosh, por të jetosh në përmbushje të amanetit të martirit të lirisë.

Vetëdija patriotike e Havzi Nelës se regjimi lirivrasës ishte i papajtueshëm me shpirtin e shqiptarit, është një mësim i vlefshëm për të gjitha kohërat, e në veçanti kur koha ka sjellë në trajta të tjera regjimin dhe bijtë dhe bijat e papenduar të xhelatëve të Havzi Nelës.

Ne mësojmë nga jeta dhe vargjet e tij se asnjë regjim nuk është i përjetshëm, se detyra e secilit është të ngrejë krye me guxim, kurdo dhe kudo, kur liritë dhe të drejtat dhunohen dhe perspektiva perëndimore e Shqipërisë rrezikohet.

Mbi të gjithë na rëndon pesha e përgjegjësisë jo vetëm për të nderuar patriotin e pathyeshëm dhe poetin martir, por për tu ngritur në lartësinë e veprës kurajoze të Havzi Nelës.

Zemërzjarrtë dhe të gatshëm për të bërë çdo betejë për liri dhe për Shqipërinë demokratike dhe europiane.

Lavdi përjetë Havzi Nelës!

Basha: Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazerore në betejën me zjarret

Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore. Falemnderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë!

Kosova nis ushtrinë për shuarjen e zjarreve në veriun e Shqipërisë

Armen MEHAJ

I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.
Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani.

Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së dhe gatishmërinë e tij, dhe me dhënien e autorizimit zyrtar nga ana e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura, Presidentes Osmani, tani kontingjenti i FSK-së është nisur drejtë zonave të prekura për angazhim në operacion në kuadër të forcave reaguese të Republikës së Shqipërisë.
Së bashku jemi më të fortë në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona

Kalimashi në flakë, regjimi hesht dhe nuk merr asnjë masë, Rama festë me Goranin

Kalimashi është i gjithi në flakë. Foto është bërë nga qytetarët që japin alarmin për përmasat e zjarrit mbi tunelin e Rrugës së Kombit. Ajo që bie në sy është heshtja e regjimit për këtë katastrofë që po ndodh pranë Rrugës së Kombit. Rama nga ana tjetër vazhdon me pushime në jug dhe po përgatitet të fetsojë me Goranin në Korçë.

I vetmi reagim zyrtar ka ardhur nga Kosova ku Presidentja Osmani ka urdhëruar forcat e armatosura të Kosovës të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në pjesën veriore të Shqipërisë.

Kosova në këmbë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, vendimi i Presidentes Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka autorizuar dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së për ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

LEXO EDHE:
Zjarrfikësit në Kosovë ngurrojnë të vaksinohen
Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t’i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.

Raportohet se Zona e Karaburunit mbetet problematike në luftën me zjarret në Shqipëri, meqë flakët gjatë ditës së hënë i janë afruar edhe Parkut të Llogarasë.

Beteja me zjarret po vazhdon tash e dy javë në këtë shtet, ndërsa policia shqiptare ka njoftuar ditët e fundit dhe për arrestimin e disa personave në zona të ndryshme të vendit, të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Kampionet olimpike të Kosovës, dekorohen nga Meta me “Nderi i Kombit”

Kampionet D’Istria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajneri i tyre i fantastik, Driton Kuka personifikojnë më së miri ëndrrat, suksesin dhe krenarinë e popullit dhe të shtetit të Kosovës.

Me “Medaljet e Arta” të fituara me meritë në Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”, të tre këta sportistë janë sot ambasadorët dhe promovuesit më të shkëlqyer të vlerave dhe kontributeve, që Kosova mund të japë edhe në nivel botëror, përmes sportit.

D’Istria, Nora dhe Toni, ashtu si më herët edhe kampionia tjetër Majlinda Kelmendi, një meritë të jashtëzakonshme kanë edhe për lartësimin e krenarisë dhe të dinjitetit kombëtar, si shembuj të shkëlqyer frymëzimi dhe referimi për brezat e rinj në rrugën drejt suksesit.

Me mirënjohje të thellë për këtë kontribut të vyer shumëdimensional, kisha sot privilegjin e veçantë të vlerësoja me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit” tre kryeshqiponjat e sportit shqiptar, kampionet D’Istria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajnerin e tyre Driton Kuka, si një inkurajim edhe për të gjithë sportistët e tjerë, të cilët duhet t’i konsiderojnë sukeset e tyre edhe si një mundësi të madhe të promovimit të vlerave të sportit, të kulturës dhe të trashëgimisë sonë kombëtare.

Faleminderit vajzave, faleminderit trajnerëve dhe gjithsecilit që mendon, punon dhe ndihmon në sukseset dhe promovimin e Kosovës dhe të vlerave të mbarë kombit shqiptar!

Rriten çmimet e ushqimeve, karburanteve, celularëve…

Muaji korrik ka parë një përshpejtim të rritjes së çmimeve të mallrave dhe produkteve në vend, të udhëhequra nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe karburanteve.

Rritja e inflacionit sinjalizon dhe për një përmirësim të konsumit në vend, pas lehtësimit të krizës së shkaktuar nga pandemia dhe ardhjes së turistëve.

INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2021 është 2,2 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,4 %. Ky është niveli më i lartë i inflacionit që nga gushti i vitit 2018, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2021, krahasuar me Qershor 2021 është 0,1 %.

Të gjitha grupet kanë raportuar rritje të çmimeve, por shtrenjtimi i ushqimeve dhe transportit është më i ndjeshëm për shkak të peshës së lartë që ato zënë në buxhetin e një familjeje.

Çmimi i karburanteve muajt e fundit është rritur katër herë, duke e shtrenjtuar me 20 lekë, për të arritur në rreth 170 lekë.

Rritja e ndikuar nga ushqimet dhe transporti

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,46 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:
Krahasuar me muajin Korrik 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 4,4 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,1 %, “Komunikimi” me 2,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,4 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,1 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,0 %, “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shëndeti” me 0,7 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 16,6 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 7,0 %, “fruta” me 2,9 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,4 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,3 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:
Krahasuar me muajin Qershor 2021, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 2,1 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Komunikimi” me 0,2 %, “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 1,2 %, pasuar nga grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 %.

Deep State amerikan midis teorive konspirative dhe kontrollit të pushtetit

Rëndom jemi mësuar ta mendojmë Deep State si diçka të “errët”, një qeveri hije që manovron fijet e pushtetit prapa kuintave. Lobe, masoneri dhe aparate kontrolli që vendosin jetët tona jashtë lojës demokratike. Sidomos në Shtetet e Bashkuara, koncepti i Deep State ka konture polarizuese në nivel politik: republikanët shfrytëzojnë prej vitesh idenë e Deep State për të akuzuar demokratët se veprojnë prapa krahëve të popullit amerikan duke e penguar GOP – Grand Old Party, një term me të cilin quhet Partia Republikane – që të shprehë vullnetin popullor. Jo vetëm Qanon: edhe për republikanët, Partia Demokrate është pikërisht një shprehje e Deep State, një elitë antipopullore që realizon vetëm interesat e saj.

Një ide që ka ngjitur në bazën republikane edhe për shkak të etosit tipik amerikan: amerikanët ushqehen gjithmonë nga pulsione antistataliste dhe antiqeveritare (anipse era po ndryshon). Ideja e një megaaparati kontrolli ka funksionuar dhe vazhdon të funksionojë shumë mirë në nivel propagandistik. I famshëm rasti i zgjedhjeve të fundit presidenciale e nëntorit të kaluar: akuza për mashtrim e avancuar nga Trump dhe nga GOP shkonte pikërisht në drejtimin e j’accuse kundrejt demokratëve, që nëpërmjet kontrollit të aparateve nga ana e tyre, e kanë përmbysur ilegalisht rezultatin e votimeve. Qysh më 2016, të nesërmen e e zgjedhjeve që dhanë Trump si President i Shteteve të Bashkuara, një prej akuzave më të shpeshta ndaj Hillary Clinton ishte pikërisht ajo e të qënit pjesë e establishmentit kundër interesave të popullit (një mënyrë e maskuar, por jo edhe aq, që të flitej për Deep State).

Çfarë është vërtet Deep State
Përtej teorive konspiracionist, çfarë nënkuptojmë realisht kur flasim për “Deep State”? faktikisht, një gjë të vërtetë në teorinë e “qeverisë hije” ka, ama vetëm në konceptin e megaaparatit. Deep State i janë vënë shumë përkufizime, por të gjitha dakordësuese se bëhet fjalë për një ushtri me “civil servants” – 9 milion në nivel federal, 6% e krahut të punës së përgjithshëm, dhe 16 milion në rast se përfshihen edhe ata shtetërorë dhe lokalë – funksionarët shtetërorë që punojnë në nivele të ndryshme të burokracisë amerikane. Shembulli më ekzaltues është Pentagonit: me 3 milion punonjësit e tij, është punëdhënësi më i madh i botës. Janë funksionarë që punojnë në agjencitë e sigurisë federale, të tilla si CIA (Central Intelligence Agency) apo FBI (Federal Bureau of Investigation), si asistentë parlamentarë apo në komisionet e Kongresit, në administratat shtetërore që i referohen qeverisë federale, në gjykata. Në kontrast me teorinë konspiracioniste, megjithëse duke mos punuar gjithmonë në dritën e diellit, Deep State nuk ka qenë kurrë sekret.

Për hir të së vërtetës, origjina e termit Deep State shkon në një kontekst ekstra – amerikan. Faktikisht, Deep State është përkthimi gjuhësor i derin devlet, një shprehje turqisht që në Turqi tregon qeverinë sekrete e lidhur me pushtetin industrial dhe atë financiar të devijuar dhe me organizatat kriminale. Është një term që shpesh shoqërohet me vende autokratike, si Egjipti dhe, pikërisht, Turqia, ku në realitet Deep State përkon me qeverinë kombëtare. Për këtë arësye, shprehja është kritikuar në Shtetet e Bashkuara për shkak të ngarkesës negative të saj. Në Shtetet e Bashkuara origjina e megaaparatit i përket 1871, vitit në të cilin u fut ideja e krijimit të një shërbimi civil “jopolitik”, i propozuar nga Carl Schurz (një gjeneral me origjinë gjermane), me objektiv përballimin e masës së madhe të ligjeve, procedurave, burokracive me të cilën qeveria federale do të përballej gjatë viteve në vazhdim. Por mbi të gjitha ideja themelore ishte ajo e dhënies një vizion afatgjatë politikës amerikane, nga momenti që presidentët qëndronin në pushtet për 4 apo 8 vjet. Gjithashtu, bëhej fjalë edhe për të kufizuar pushtetin e vetë presidentit: krijimin e një pushteti teknokratik dhe, për pasojë, i çliruar nga logjika të brendshme partiake, duhej të ishte një garanci stabiliteti. Më përpara akoma, pjesa më e madhe e funksionarëve federalë emëroheshin drejtpërsëdrejti nga presidenti në fuqi.

E mira dhe e keqja e Shteteve të Bashkuara
Në rast se është e vërtetë që intuita rezultoi e vërtetë, sepse nga aty e prapa qeveria federale do të duhej të kishte të bënte me një kompleksitet gjithnjë e në rritje, nga njëra anë kjo ka sjellë edhe një problem jo pak të rëndësishëm për presidentët amerikane. Trump nuk ka qenë presidenti i vetëm që është ankuar për Deep State. E ka bërë edhe Obama kur ankohej se Pentagoni e detyroi që të dërgojë trupa të tjerë në Afganistan apo deri edhe Reagan kur tha se Deep State po frenonte betejën kundër komunistëve. Në vitet e luftës kundër terrorizmit, pas atentatit ndaj Kullave Binjake të 11 shtatorit 2001, aparati ushtarak amerikan, pjesa më konsistente e Deep State, u rrit më tej. U derdhën triliona dollarë në Homeland Security (departamentin e antiterrorizmit), agjencitë e sigurisë u shtuan deri sa u bënë 17 dhe pushteti i CIA, i FBI dhe i NSA u rrit. Edhe pse Deep State është një term shpesh i gjykuar si devijues dhe në thelb negativ, ekziston kështu një qeveri administrative (kryesisht ushtarake) që bashkëjeton me qeverinë politike.

Bëhet fjalë për një aparat që nuk kufizohet vetëm në menaxhimin e impiantit burokratik amerikan, por që influencon (dhe shpesh përcakton) drejtimet politike të vendit. Në mënyrë të veçantë, e bën për politikën e jashtme: në Deep State ka mijëra të rinj prantikantë që fillojnë kur janë më shumë se 20 vjeç të punojnë si asistentë në Kongres apo në agjencitë federale dhe që më pas avancojnë gjatë gjithë jetës. Kështu që personeli i këtyre agjencive përcakton harkun jetësor të strategjive të vetë agjencive. CIA, FBI dhe aparatet e tjera federale i adresojnë politikat e tyre në intervale kohore prej 30 – 40 vjetësh, më shumë si ai i administratave presidenciale. Faktikisht politika jo gjithmonë përkuese me ato të ekzekutivit: për shkak të stabilitetit që janë hartuar të garantojn, duhet të shmangin që vendi të mos ketë një strategji afatgjatë (që në rastin e ndryshimit të partisë në presidencë mund të ndryshojë). Kështu që politika e jashtme amerikane varet fuqimisht nga vullneti i aparateve.

Presidenti kundër Deep State
Është parë me Donald Trump, kur ka provuar të afrohet me Rusinë. Gjithmonë në kërkim të një raporti më të ngushtë me Kremlinin, ish presidenti amerikan ka tentuar më kot që të vendosë një pikë kontakti me Vladimir Putinin. Aparatet amerikane, ende kujtues të Luftës së Ftohtë me ish Bashkimin Sovjetik, ja kanë penguar. Sidomos në frontin e politikës së jashtme, Trump ka qenë presidenti që ka pasur më shumë mosmarrëveshje me Deep State. Agjencitë federale e kanë akuzuar shumë herë se ka dobësuar aleancën e NATO, si edhe raportet me aleatët aziatikë përgjatë brigjeve të Paqësorit dhe se ka ndëmarrë një betejë kundër shkencës që prë Shtetet e Bashkuara ka përfaqësuar gjithmonë një kufi supremacie gjeopolitike. Tani edhe Biden që, pavarësisht deklarimeve në ajër lidhur me Putin (e ka quajtur “vrasës”), ka tentuar një afrim me Rusinë. Një lëvizje që do t’i konvenionte Moskës, për të dalë nga izolimi dhe nga aleanca e papritur me Kinën, që Pentagoni vazhdon ta pengojë.

Lidhur me Kinë politika e presidentëve amerikane konvergjon me strategjinë e aparateve. Parashikimet e politikëbërësve amerikanë (dhe të pjesës së mirë të think tank të politikës ndërkombëtare) e japin Kinën në pragun e tejkalimit të Shteteve të Bashkuara në planin e supremacisë gjeopolitike. Një tejkalim që mund të ndodhë pas shumë dekadash, por që duket e pashmangshme. Në planin ekonomik do të duhej të verifikohej qysh brenda 2030, kurse në planin politik dhe teknologjik duket ende larg. Pikërisht prej rrezikut të rivalit kinez, Joe Biden ka shfrytëzuar rastin e G7 në Cornwall e fillimqershorit për të riforcuar aleancat me vendet e NATO në funksion antikinez, për të riparuar fërkimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian me Trump në administratën e mëparshme.

Deep State në të ardhmen e Shteteve të Bashkuara
Një investigim lidhur me opinionet e popullit amerikan ka treguar sesi shumica beson se ekziston një grup ofiqarësh dhe funksionarësh jo të zgjedhur që influencon fshehurazi politikën amerikane dhe 80% beson se agjencitë federale fshehurazi monitorojnë jetët e tyre, edhe pse vetëm 27% beson në ekzistencën e Deep State kështu siç shpjegohet në këtë artikull. Shtetet e Bashkuara janë paradoksi i një vendi ku populli gjithmonë ka qenë antipatik ndaj Big Government, por që faktikisht posedon aparatin më të madh burokratik të Perëndimit. Një aparat të cilin duhet ta kenë parasysh mirë të gjithë presidentët: edhe Joe Biden, që megjithëse më në rakordim me agjencitë qeveritare krahasuar me Trump, ka pasur jo pak vështirësi qysh në ditët e para e mandatit të tij lidhur me disa zgjedhje strategjike, si për shembull vonesa e tërheqjes së trupave nga Afganistani.

Aparatet janë ato që u kanë mundësuar Shteteve të Bashkuara që të qeverisin botën në këto 70 vitet e fundit, por edhe sfida më e madhe e politikës, e përfaqësuar nga Kongresi dhe nga Ekzekutivi, kundrejt ushtrisë së teknokratëve dhe fnksionarëve të pranishëm në nyjet e çdo aspekti të jetë administrative amerikane. Një konflikt që është zemra e demokracisë amerikane: Deep State nuk është vetëm një qeveri e madhe administrative, por edhe gardiani i garancive kushtetuese amerikane. Përtej burokracisë, misioni i funksionarëve është ruajtja e stabilitetit demokratik. Më shumë se një teori konspirative, Deep State është mburoja kryesore kundër grushteve të shtetit dhe komploteve potencialë të brendshëm.
(nga Orizzonti Politici)

Përgatiti
ARMIN TIRANA