28.5 C
Tirana
E enjte, 17 Korrik, 2025

Orhan Sakiqi: 40% e sipërfaqes pyjore në vend është djegur

Nga Orhan Sakiqi

JARRET DHE I ZOTI I SHTËPISË.

Dikur punonim në trasimin e rrugës Ulëz -Burrel dhe kishim zënë shtëpi ne një fshat. Natën bie zjarr dhe së bashku me të zotin e shtëpise mezi e shuajtëm. Shpëtuam instrumentat topografike dhe dokumentat teknike. Në mëngjez i zoti i shtëpisë Seidi :Burra desha tju them se fajin e kisha vetë,harrova enën e benzinës pranë votrës.

Sa asht dami ?
Sot sipas evidencava janë djegurose shpërdoruar që nga viti 2008,4000km2 pyje ose 40% e sipërfaqes pyjore të vendit. 1/7 e sipërfaqes së gjithë Shqipërisë. Dëgjohen vetëm ata që shuajnë zjarret. Ku është i zoti i shtepisë. Të tregojë sa m2 mbulon një patrozhonist ,nëse ka të tillë. Apo rrinë në qytet dhe marin rrogën si kolegët e tyre patrozhonistë.Si është organizuar shërbimini parë i menjihershëm…..Dikur ishte Drejtoria e Përgjithëshme e Pyjeve tani quhet Autoritet ,por pa qenë i tillë. Nuk janë as si Seidi.

Vetëvendosja: Nuk bisedojmë me Ramën për “Ballkanin e Hapur”

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nuk bisedojnë lidhur me temën e Minishengenit, që tani njihet si iniciativa “Open Ballkan”.

Sipas saj, këtë iniciativë Rama e ka nisur njëanshëm me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por që Kosova vazhdon ta konsiderojë proces paralel dhe të dëmshëm.

Megjithatë, Kusari-Lila ka deklaruar se raportet me Shqipërinë mbesin të pakontestueshme, pavarësisht politikave ditore.

“Çka do që mund të jenë nismat apo politikat ditore, raportet e Kosovës me Shqipërinë mbetën të pakontestueshme, raportet më të veçanta për qytetarët e Republikës së Kosovës. Me kryeministrin Rama aktualisht, iniciativën të cilën njëanshëm ai e filloi me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, natyrisht që do të vazhdohet biseda por jo në këtë temë dhe jo për shtetet e kësaj ideje të cilën e thash edhe njëherë pa dallime në Kosovë e kanë kundërshtuar”, ka thënë ajo.

Sipas saj, është e pakuptimtë të shtyhet tutje kjo ide dhe nuk mund të quhet “Open Ballkan”, përderisa tri nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e kundërshtojnë atë.

“E kemi konsideruar si një proces e para paralel dhe e dyta të dëmshëm, në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative siç është rasti me Minishengen ose “Open Ballkan”, ndërsa së dyti konsiderojmë që fokus duhet t’i jepet shumë më shumë pengesave të deritanishëm që janë bërë sesa iluzioneve që mund të ndryshojë i njëjti shtet në raport me ne ose në raport me të tjerët në Ballkan dhe nuk jemi i vetmi shtet që e refuzon “Open Ballkan”, prandaj nuk mund të quhet si i tillë përderisa tri nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e kundërshtojmë një iniciativë të tillë”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, në të cilën është vendosur që seanca e fundit për sesionin pranveror të mbahet këtë të enjte.

Më 12 gusht, Kuvendi do të vazhdojë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara për të hapur pastaj një seancë të re me disa prej pikave që janë shqyrtuar tashmë në komisionet funksionale.

Në seancën e së enjtes, Kusari-Lila ka thënë se do të shikohet mundësia për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare siç është ajo me Qeverinë e Hungarisë.

Mehmet Elezi: Kryeministër ka qenë edhe Esat Pasha!

Nga Mehmet Elezi.

Nuk është Shqipëria që nuk i njeh varrët (plagët) e Kosovës. Dhimbjet e Kosovës janë po aq dhimbje të Shqipërisë.

Shqipëria nuk është një kryeministër.

Kryeministër ka qenë edhe Esat Pasha.

Shqipëria nuk është media e tepsisë. As kuzhinierët e kamerierët e tepsisë.

Siç nuk ishte Shqipëria ajo që i torturonte e vriste shqiptarët e Kosovës, që kapërcenin kufirin me një shpresë.

Vetë Shqipëria ishte e marrë peng nga i njëjti diktator që i priste në besë ata.

Në qoftë se dikush këndej kufirit tregohet i pandjeshëm ndaj Kosovës, të njëjtin faj bën edhe ai që prapa kësaj pandjeshmërie sheh Shqipërinë.

Le Monde: Lidhjet e mafias serbe në Ballkan

Nis, 14.10.2016. -Prmijer Srbije Aleksandar Vucic i premijer Albanije Edi Rama razgovaraju na poslovnom forumu Srbija-Albanija, danas u Oficirskom domu u Nisu. (BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/MO)

Gazeta e madha franceze Le Monde denoncon banditokracine e Serbise, Shqiperise etj.
Mafie, krime, droge, vrasje nga Beogradi ne Tirane!

Lexoni shkrimin e saj. sb

“Nga Serbia në Shqipëri/ Le Monde: Bandat mafioze janë në qendër të sistemit shtetëror”
16:03, 07/08/2021

Nga Le Monde
Që pas rënies së komunizmit dhe luftërave në ish-Jugosllavi, mafia ballkanike është rritur kaq shumë, sa tani konsiderohet një aktor kryesor në krimin e organizuar ndërkombëtar. Bandat shqiptare, serbe dhe malazeze, që nisën të lulëzojnë tre dekada më parë nga trafiku i armëve dhe cigareve, tani janë në zemër të kokainës që mbërrin në Europë nga Amerika e Jugut.

Po ashtu ata trafikojnë heroinë dhe prodhojnë marijuanë dhe drogë sintetike. Përfitimet e tyre janë kaq të mëdha, sa kanë investuar në pjesë të madhe në ekonominë e ligjshme.

Grupet serbe dhe malazeze kanë në dorë trafikun e drogës nga Amerika e Jugut, duke u bërë lojtarë kyç në krimin e organizuar në Europë. Një rritje në pushtet është arritur prej lidhjeve me qeverinë, përpara se të shpërthente një luftë vrastare mes klaneve.

Arsyet e shpërthimit të dhunës vitet e fundit mes gangsterëve nga Serbia dhe Mali i Zi ndonjëherë mbeten mister. Vrasje në kafene, shpërthime makinash, trupa të gjetur në rrugët e Beogradit, Kotorit dhe Podgoricës, pa përmendur këtu një numër personash të humbur: shtatë vite me luftë bandash, ekzekutim dhe hakmarrje kanë shkaktuar të paktën 50 viktima.

Arsyet që provokuan këtë gjë dihen dhe kanë ndodhur në vitin 2014. Nga një anë bëhet fjalë për zhdukjen e të paktën 200 kg me kokainë në portin spanjoll të Valencias, që ndau kartelin e drejtuar nga Darko Sariç, çka solli shpërthimin e Luftës së Kotorit, mes dy bandave rivale, Klanit Skaljari dhe Klanit Kavac. Nga ana tjetër, arrestimi i Sariç vetë shkaktoi një luftë për pasimin e tij mes më të besuarve- që drejtojnë një perandori teksa ai është në burg- dhe personave që ëndërrojnë për më shumë autonomi dhe përfitime.

Lufta e bandave mori një tjetër hov dy vite më vonë, në vitin 2016, pas vrasjes së Aleksander Stankoviç, i njohur edhe si Sale Mutavi, lider i bandës së Jeniçerëve, i formuar nga një grup me mbështetës të flaktë (ultras) të ekipit të Partizanit të Beogradit. Tradicionalisht, në Serbi, grupet e ultrasve kanë shërbyer si një terren për botën e nëndheshme, sikundër edhe për milicinë paraushtarake gjatë luftërave të viteve ’90.
Ikona e kësaj bote paralele- gjatë sundimit të presidentit dhe zotit të luftës, Slobodan Milosheviç- ishte Zeljko Raznatoviç, i njohur edhe si Arkani, lider i mbështetësve të Yllit të Kuq, klubit tjetër të futbollit në Beograd. Në atë kohë Tigrat e Arkanit, një grup paramilitar, vepronte nën urdhrat e policisë sekrete serbe. Arkan, i akuzuar njësoj si Millosheviç për krime kundër njerëzimit nga drejtësia ndërkombëtare, u vra në Hotel Interkontinental në Beograd, pak përpara rënies së presidentit serb. Ai u vra nga një killer, i cili njësoj si ai, kishte një armë mafioze në një dorë dhe një distinktiv policie në dorën tjetër.

Nëse kriminelët nga Shqipëria fillimisht e morën ndikimin e tyre nga lidhjet me mafian italiane, ata nga Serbia dhe Mali i Zi, kanë pasur një ‘aset’ origjinal, që mund të gjendet në këtë nivel vetëm në Rusi: Lidhjet e tyre të ngushta me Shtetin. Këto lidhje të krijuara në kohët e komunizmit nga policia sekrete jugosllave, u forcuan gjatë kohës së luftës nga shërbimi sekret i Millosheviçit dhe vazhdojnë të mbeten të forta. Ekspertët madje pyesin veten nëse Serbia dhe Mali i Zi mund të quhen shtete mafioze, duke pasur parasysh fuqinë financiare të fituar nga bota e krimit të organizuar, dhe nëse janë gangsterët në shërbim të shtetit, apo nëse tani janë këto dy shtete në shërbim të gangsterëve.

Në Serbi mund të vihen re tre periudha të ndryshme. “Millosheviçi ishte kumbari i kriminelëve dhe i paraushtarakëve. Më pas, në vitin 2000, kryeministri Zoran Xhinxhiç tentoi të rregullonte problemin, kështu që ata e vranë në vitin 2003,” thotë Vuk Cvijiç, një gazetar investigativ i revistës Nin. Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, mes viteve 2000 dhe 2012, teksa kishte akoma korrupsion, nuk kishte një lidhje mes qeverisë serbe dhe krimit të organizuar, beson gazetari. Dy operacione të mëdha policore u zhvilluan në atë kohë, në bashkëpunim me shërbimet e huaja dhe Interpolin: Operacioni Sabre, kundër Klanit të Zemunit dhe vrasësve të Xhinxhiçit dhe Operacioni Luftëtarët e Ballkanit, kundër kartelit të Darko Sariç.

“Sot, nën presidentin Aleksandër Vuçiç, shteti dhe mafia janë duke bashkëpunuar sërish me njëra-tjetrën deri në atë pikë sa nuk mund të bësh dallimin mes tyre,” thotë Vuk Cvijiç. “Dikush mund të pyesë nëse mafia është bërë më e fortë se shteti”.
Në Mal të Zi, historia është më ndryshe për shkak se i njëjti njeri, Milo Gjukanoviç ka qenë në pushtet që prej rënies së komunizmit në vitin 1991. “Gjukanoviç është bosi. Të gjithë klanet e Malit të Zi kanë të njëjtin punëdhënës: presidentin e vendit,” thotë Jovo Martinoviç, një gazetar i famshëm që ka investiguar krimin prej 20 vitesh. “Dallimi me Amerikën e Jugut është se Pablo Eskobar ishte gangsteri që vepronte kundër shtetit. Në Mal të Zi, Pablo është president”.

Marrëdhëniet e ngushta mes pushtetit politik dhe krimit të organizuar janë të vështira për t’u provuar, edhe nëse ndonjë hetim shkon deri te ndonjë ministër apo biznesmen. “Lidhja organike tradicionalisht kalon përmes shërbimeve sekrete,” thekson një diplomat europian, që prej kohësh e njeh si funksionon Serbia dhe Mali i Zi. “Trafiku orkestrohet nga qeveritë e Malit të Zi dhe Serbisë. Shumë kriminelë kanë distinktivët e policisë ose shërbimit sekret. Dy presidentët punojnë bashkë dhe kanë interesa të përbashkëta,” thotë Jovo Martinoviç.

Ekspertët po ashtu theksojnë edhe rolin e vëllezërve të presidentëve respektivë, të cilët drejtojnë aferat familjare. Andrej Vuçiç, në Beograd dhe Aco Gjukanoviç në Podgoricë, luajnë një rol të rëndësishëm në kryqëzimin mes politikës, biznesit dhe parave të pista. “Droga është një gjë,” thotë diplomati. “Gjukanoviç ka ndërtuar pa dyshim një pasuri të madhe me privatizimet më shumë se me trafikun. Vëllai i tij Aco është miliarder”.
“Askush në skenën ndërkombëtare nuk e di se si të trajtojë çështjen e krimit të organizuar në Serbi dhe Mal të Zi,” thotë Stevan Dojçinoviç, një hetues i faqes serbe Krik. “Kjo për shkak se asnjë nuk e kupton thelbin e problemit: nuk është problem i korrupsionit të individëve, është një problem shtetëror. Kështu ka qenë në kohën e Millosheviçit, kështu vazhdon me Vuçiç dhe Gjukanoviç. Është një operacion shtetëror që është i vështirë për t’u provuar”.

Drejtësia italiane, që ka tetuar disa herë të provojë lidhjet mes politikanëve dhe kriminelëve në Ballkan, veçanërisht në rastin e Milo Gjukanoviç, në çështje që lidhen me mafian e saj, ka thyer dhëmbët këtu. Drejtësitë e vendeve të tjera nuk kanë shkuar kurrë përtej disa trafikantëve të njohur. Ata që kanë hetuar krimin e organizuar në ish-Jugollavi prej kohësh, besojnë se meqë në këto raste është i përfshirë shërbimi sekret, shërbimet e tjera të inteligjencës në SHBA dhe Europë, i mbrojnë ata në shkëmbim të informacioneve, madje edhe përmes marrëveshjeve politike.

Një galaksi kaotike
“Perëndimi po tenton që të sjellë Serbinë në Europë, teksa Aleksandar Vuçiç ka lidhje të ngushta me Moskën dhe marrëdhënie shumë të mira me Pekinin. Dhe Milo Gjukanoviç ka qenë historikisht lideri më pro-perëndimor, më pro-BE dhe më pro-NATO në rajon,” analizon një diplomat europian. “Në emër të gjeopolitikës, ne po e bëjmë një sy qorr për aktivitetet e paligjshme në këto shtete të brishta”.

Përtej çështjes shumë opake të përfshirjes së shërbimeve sekrete në çështjet kriminale, të kuptosh mënyrën se si funksionojnë këto banda është shumë e vështirë për hetuesit. “Krimi i organizuar në Ballkan nuk ka qenë kurrë një mafie si në Itali, me një kapo të të gjithë kapove. Ka qeliza të pavarura, që evoluojnë shpejt, brenda grupeve, që ndahen dhe rikompozohen. Ka të paktën 300 banda kriminale në Ballkan”, thotë Stevan Dojçinoviç. “Nuk ka një kartel Ballkani, është një bashkëpunim mes bandave, detyra kryesore e të cilave është që të transportojnë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës,” konfirmon Sasa Djordeviç, nga zyra e Beogradit e organizatës Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar.

Në Serbi, pas vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiç dhe Operacionit Sabre, trafikanti serb me origjinë malazeze, Darko Sariç ia kishte dalë në një farë mënyrë të unifikonte këtë galaksi kaotike. Sariç konsiderohej si bosi më i fuqishëm i drogës që këto vende kishi njohur prej 30 vitesh. Në burg që prej vitit 2014, ai është dënuar me 15 vite për trafik droge dhe 8 vite për pastrim parash, teksa këto akuza janë akoma subjekt apelimi. Ndërkohë në bregun e Adriatikut, patriarku i trafikantëve malazez, Branislav Micunoviç, e ka quajtur veten si koordinatori i fuqishëm i klaneve që mbikëqyrin mbërritjen e kokainës. Ai kalon kohën paqësisht në Budva, duke qëndruar në katin e fundit të hotelit-kazino të tij, Splendid.

Sundimi i Darko Sariç ishte një kohë e bekuar për kriminelët, pavarësisht armiqësisë së qeverisë serbe. “Disa grupe ballkanike kanë ngjitur shkallët në dy dekada, nga kriminelë të vegjël në trafikantë të mëdhenj droge,” thotë në raportin e Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar për vitin 2020. Grupet ballkanike janë bërë aktorë kryesorë në krimin e organizuar në Europë, Turqi, Amerikën Latine e deri në Afrikën e Jugut dhe në Australi. Për kokainën e Amerikës së Jugut, ata operojnë kryesisht nga Kolumbia dhe Ekuadori, por edhe nga Uruguaji, Peruja dhe Brazili. Për mbërritjen e drogës, ata janë të pranishëm në brigjet spanjolle, italiane, greke, shqiptare dhe malazeze.

Një video ilustron këtë kohë relativisht paqësore, përpara se të niste lufta mes bandave. Videoja nga dasma e Safet Kaliç, një lider i një bande malazeze, tregon të gjithë bosat e bandave kriminale ballkanike, përfshirë Darko Sariç, duke u puthur dhe ngritur dolli. Videoja e postuar në vitin 2010 në internet, shkaktoi skandal për shkak se tregonte edhe praninë e Zoran Lazoviç, i caktuar nga presidenti Gjukanoviç për të luftuar krimin e organizuar brenda shërbimeve sekrete, dhe të Ljubisha Mijatoviç, që më vonë do bëhej kreu i sigurisë. Presidenti e mbrojti veten duke thënë se ishin në mision për të spiunuar kriminelët, pa mundur të bindë askënd.

Politikë, futboll dhe botë e nëndheshme
Pas aferës së Valencias dhe arrestimit- nën presionin amerikan- të Darko Sariç, i cili ishte bërë shumë i fuqishëm, balanca u prish dhe shpërtheu Lufta e Kotorit. Të përfshirë janë klanet e Skaljarit dhe Kavaçit, sipas emrave të dy fshatrave pranë qytetit bregdetar në Mal të Zi. Kotori ka një lidhje të veçantë me botën e trafikut për shkak të detit. Një marinar i ri nuk ka shumë zgjedhje përveçse të bëhet trafikant.
Përveç përplasjeve mes gangsterëve për paratë e drogës, një hipotezë e ekspertëve është se Klani Skaljari u ngrit shpejt pas arrestimit të Darko Sariç dhe nisi të ëndërronte për një autonomi nga shërbimet sekrete serbe dhe malazeze. Beogradi dhe Podgorica më pas favorizuan Klanin Kavaç, të lindur nga një ndarje brenda klanit Skaljari. Njerëzit e Klanit Kavaç janë shumë të lidhur me grupet huligane të lidhura me rrjetet e Vuçiç në Serbi dhe me policinë sekrete te Gjukanoviç në Mal të Zi.

Nga ana e Beogradit, është e qartë se policia ka shënjestruar kryesisht Klanin Skaljari. Lideri i tyre, Jovan Vukotiç u arrestua në vitin 2018 në Turqi, me kërkesë të Serbisë dhe u ekstradua për t’u gjykar për një arsye qesharake, se ka përdorur pasaportë false. Anëtarët e Klanit Skaljari gjurmohen në Serbi dhe janë arratisur nëpër Europë, ku disa janë gjetur dhe vrarë në Spanjë, Gjermani, Austri, Holandë dhe Greqi.
Teksa askush nuk e di se kush e ka vrarë Aleksandar Stankoviç, lideri e Jeniçerëve, i afërt me Klanin Kavaç, zhdukja e tij ka sjellë një rikompozim të botës kriminale në Beograd. Sytë janë kthyer te i fuqishmi Luka Bojoviç, në atë kohë kreu i Klanit të Zemunit dhe i afërt me Klanin Skaljari. Që prej atëherë, Stankoviç është zëvendësuar nga Veljko Belivuk, i njohur edhe si Velja Problemi, dhe Bojoviç, i burgosur në Spanjë, ia ka besuar drejtimin e bandës së tij Filip Koraç, njeriut që ka ngjitur shkallët e karrierës në botën e krimit në Serbi.

Nëse pjesëmarrja e qeverisë serbe në këtë luftë bandash është e vështirë për t’u provuar në gjykatë, Jeniçerët, që e kanë ndërruar emrin në ‘Principi’ nga Belivuk, sipas Gavrilo Princip, serbit që vrau dukën austro-hungarez Franz Ferdinand në vitin 1914 në Sarajevë, kanë fituar pushtet që prej mbërritjes në detyrë të Aleksandar Vuçic në vitin 2012. Jeniçerët u caktuan për sigurinë e Vuçiç gjatë ceremonisë së inaugurimit, ndërsa djali i tij Danilo shfaqet shpesh në publik me anëtarët e bandës.

Një lidhje mes shtetit dhe ‘Principi’ u vendos, sipas hetimeve gazetareske, nga Dijana Hrkaloviç, një ish-oficere e policisë sekrete, e promovuar nga Aleksandër Vuçiç si Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Brendshme, deri në dorëheqjen e saj në vitin 2019. Hrkaloviç ishte një mikeshë e ngushtë e liderit të Jeniçerëeve dhe një zyrtari të lartë të xhandarmërisë, Nenad Vuçkoviç, i njohur edhe si ‘Ujku’, një anëtar i klubit të ultrasve të Partizanit dhe një mik i ngusht i pasuesve të bandës. Hrkaloviç, që e përshkruan presidentin Vuçiç si një ‘njeri që na e kalon të gjithëve për nga gjeniaiteti’, ka dhënë dorëherqje dhe që prej atëherë ka qenë subjekt i historive turpëruese.
Në një rast të tillë, në një fermë organike në Vojvodinë u zbulua një fushë me 65 mijë bimë marijuane të fshehur mes domateve, kastravecave dhe qepëve, një laborator droge dhe 600 kg drogë, përfshirë këtu armë dhe pajisje të mbikëqyrjes të teknologjisë së lartë. Pronari i fermës, që vizitohej rregullisht nga zyrtarët qeveritarë, kishte një distinktiv fals policie dhe targa policie, të ofruara nga njerëzit që punonin për Dijana Hrkalovic.

Një tjetër rast ishte kur u zbulua se ‘Ujku’ kishte përdorur poligonët e policisë për t’u stërvitur me anëtarët e bandës si dhe me Novak Nediç, sekretarin e përgjithshëm të qeverisë së Vuçiç.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e njeh mirë këtë botë që sillet rreth politikës, futbollit dhe krimit. Në moshë të re ai ka qenë mbështetës i Yllit të Kuq në kohën e Arkanit. I angazhuar në politikë përkrah Vojisllav Sheshelit, liderit të ekstremit të djathtë dhe i një milicie paraushtarake si ajo e Arkanit, Vuçiç ka qenë ministër i Millosheviçit. Sot ai duket se po i përdor ultrasit e Partizanit, një klub i lidhur tradicionalisht me policinë sekrete, për shkak se i përket shtetit.

Megjithatë, dy zhvillime kanë ndodhur këtë vit në botën kriminale serbo-malazeze. Në Beograd, policia ka arrestuar Veljko Belivuk dhe rreth 20 anëtarë të Jeniçerëve në shkurt, duke habitur këdo. Drejtësia e akuzon ‘Veljko Problemin’ për vrasje, rrëmbim, zhvatje dhe trafik droge. Që prej arrestimit të tij, mediat pranë qeverisë kanë botuar dëshmi të familjeve të të të zhdukurve të bandës. “Nuk dihet se përse shteti vendosi t’i japë fund kësaj bande pas vitesh të tëra mbrojtje,” komenton Stevan Dojçinoviç. Përveç zbulimit të një vendi ekzekutimi në një shtëpi në rrethinat e Beogradit, një hipotezë sipas një eksperti është se grupi i Belivuk, që ishte në shërbim të shtetit, ka shkuar shumë larg duke u vënë gjoba biznesmenëve pranë qeverisë.

Porcioni fatal i Doktor Vdekjes
Në Mal të Zi, Slobodan Kascelan, kreu i Klanit të Kavaçit, u arrestua në prill. Atje, ky ndryshim i situatës, ka një shpjegim racional: partia e presidentit Gjukanoviç ka humbur zgjedhjet legjislative të vitit 2020, dinosauri i politikës malazeze, edhe pse ruan ndikimin e tij në policinë sekrete dhe në gjyqësor, e ka gjetur veten përballë një qeverie armiqësore ndaj tij. “Shteti nuk kontrollon më krimin e organizuar. Gjukanoviç nuk ka më kompetenca të plota,” thotë Vanja Caloviç Markociç, drejtuese e Këshillit Kombëtar kundër Korrupsionit.

Kascelan u arrestua me urdhër të Dritan Abazoviç, zëvendëskryeministër që koordinon shërbimet e sigurisë. I riu dhe kurajozi Abazoviç zbulon se në prag të ndërrimit të qeverive, Klani i Kavaçit i kishte ofruar atij një takim përmes partiarkut të trafikantëve, Branislav Micunoviç. Kur ai refuzoi, mori një mesazh: “Do e shohim, në një mënyrë apo një tjetër”.

Menjëherë më pas u zbulua një tentativë vrasje nga bisedat e përgjuara telefonike. Plani ishte që të përdorej një snajper, si në rastin e Zoran Xhinxhiç thuajse dy dekada më parë. Dritan Abazoviç thotë se ai është gati që të paguajë çdo çmim për të mposhtur krimin e organizuar. Ai ka shkarkuar Zoran Lazoviç, njeriun që dukej në dasmën e Klanit Kaliç, i cili ishte përgjegjës për luftën ndaj krimit të organizuar në polici. Ai konsiderohej prej kohësh si lidhja mes shtetit dhe krimit të organizuar.

Lidhjet mes njerëzve të pushtetit dhe botës së nëndheshme ndonjëherë marrin kthesa të çuditshme. Një histori e vjetër akoma i bën beogradasit të qeshin me ironi. 20 vjet më parë, një kriminel i vogël, Veselin Bozoviç u sulmua me kallashnikov në Beograd. Ai ishte akoma gjallë kur mbërriti në spital. Edhe gruaja e tij dhe kalimtarë u qëlluan nga plumbat, por mbijetuan. Një mrekulli.

Por kjo pa marrë parasysh doktor Zlatibor Loncar, i cili ishte pushim atë ditë, por u shfaq në spital në dhomën e urgjencave. Një orë më vonë, Bozoviç vdiq. Një hetim policor zbuloi se doktori i kishte injektuar një helm vdekjeprurës. Dhjetë ditë më vonë, mjeku mori një apartament si shpërblim. Ai i mohoi akuzat dhe nuk u hetua kurrë për mungesë provash.

Doktor Loncar punonte për Klanin e Zemunit, në atë kohë banda më e fuqishme në Serbi. Më pas burri, të cilin gazetat tabloide të Serbisë nisën ta quajnë ‘Doktor Vdekja’, u bë një ndjekës besnik i presidentit Aleksandar Vuçiç. Sot ai është ministër i Shëndetësisë.

Dy turistë të huaj humbasin në malin e Çikës në Vlorë

Një çift meksikan turistësh mësohet se kanë humbur ditën e sotme gjatë ekspeditës së tyre në malin e Çikës në Vlorë.

Çifti mësohet se ka lëshuar sinjalin SOS për ndihmë.

Drejt majës se malit po shkojnë për ndihmë punonjësit e policisë së Himares së bashku me FNSH.

Vendi ku ndodhet çifti meksikan është identifikuar në lartësinë 1800-2000 m mbi nivelin e detit dhe pritet evakuimi i tyre.

Nga infot e para dy turistët mekisikanë kanë nevoje vetëm për ujë.

Udhëtimi drejt lirisë!

Nga Redin HAFIZI

Ne mbremjen e 8 Gushtit 1991, Daphne Caruana Galizia, atehere nje reportere e re ne “Sunday Times” ne Malte, po priste ne Saint Paul’s Bay duke degjuar bashkebisedimin mes anijeve Shqiptare “Durresi”, “Iliria” dhe autoriteteve Malteze. Ate dite me heret anijet kishin mberritur nga Vlora ne Malte. Sipas reporteres heroine te gazetarise, shume individe ishin te rinj. Nje nder ata te rinj jam edhe une. Ka qene kjo gazetare qe u shnderrua ne zerin me te larte ato dite kur u fliste disa adoleshenteve te mbledhur nga hedhjet nga anija. Ketyre ajo u foli per “fytyren njerezore te tragjedise”. Ishte nje tragjedi vertet, prej dhjetera vitesh, por ambasadat dhe eksodi i dha fytyren njerezore. Bota nuk i njihte vuajtjet e Shqiptareve. Duhej Korriku 1990, Marsi 1991 dhe Gushti 1991 qe Bota te kuptonte se sa e shtrenjte ishte LIRIA per ne.

Ate dite ishte nje det blu dhe veshtrimi im kishte humbur thelle deri ku perplasej me grine e trupit te nje anije. Per madhesine qe kishte anija ishte shume afer bregut, megjithate mua nuk me shqetesonte fare ajo gri e shpelare, pasi nuk ngopesha me blune e thelle.

Ishte nje nga ato ditet e nxehta te fillim gushtit dhe une po shellohesha i vetem nen rrezet e diellit. Ne Vlore dielli eshte me i embel, ndoshta se zbutet nga bukuria dhe fjalet e valeve te detit. Ato kur perplasen ne shkembinj duket sikur te shushurisin ne vesh ne formen e joshjes per t’u kredhur mes tyre.

Po ndodhte edhe ate dite, kur pas meje vjen kusheriri im Petro me disa djem qe zbriten nga nje skode gri siper ne mes te rruges.

— Ne do shkojme te kapim anijen,-me tha. A do te vish, pasi eshte hapur edhe Durresi?

E dija qe Petroja nuk bente shaka kur flitej per te shkuar ne Itali. Ai ishte rritur duke degjuar italisht fshehurazi ne televizion. Ne veshet e mi gjithnje tingellonin melodite e TG apo te “Domenica Sprint” qe shihja kur shkoja atje. Megjithate ate dite gushti kishte ardhur momenti per Petron qe jo vetem t’a degjonte italishten, por edhe t’a jetonte ate. Ketu bashkohesha edhe une pasi isha ne vitin e gjashte qe studioja Italisht e tashme ne Universitetin e Tiranes.

Ne moment u ngrita dhe sic ishim ne kostum banje u hodhem ne det. Notuam ca per te arritur tek anija. Une isha nga fundi me kusheririn. Me vone mora vesh se te paret u hodhen ata qe do te negocionin me kapitenin.

Keshtu ndodhi. Kur une dhe Petro u ngjitem ne kuverte cdo gje ishte sqaruar dhe grupi negociues ishte ne dhomen e kapitenit. Nuk e di sa te sakta ishin lajmet, por sot jane shume te besueshme, pasi ne arritem qe te veme ne levizje transoqeanikun “Durresi” per rrugen tone drejt lirise. Nderkohe ne radion e anijes vinin lajme se nga Durresi po niseshin anije drejt brigjeve te Italise, keshtu qe nese anija “Vlora” ishte nisur nga Durresi per ne Bari, atehere anija “Durresi” do te nisej patjeter nga Vlora drejt Italise. Nderkohe grupi negociator i kishte thene kapitenit te nise anijen dhe shume shpejt u ndezen motorret dhe anija nisi te levize. Ishte udhetimi i pare ne det. E njihja detin ne thellesi kur zhytesha, nderkohe tani do e shihja edhe ne gjeresi. Dukej si nje eksplorim i plote i mendimit, pra ne thellesi dhe gjeresi.

Une isha shume i gezuar dhe menjehere shkova ne pjesen qe quhet bashi i anijes dhe shihja se si anija cante detin poshte. Me pelqente te ngjitesha atje siper ne bashin e anijes dhe me pelqente se si flladi me rrihte komplet trupin dhe era e detit me hapte flegrat e hundes. Ajo ishte terraca e shtepise sone te perkoheshme, pasi une, Petro dhe dy miq te tij u futem ne bashin e anijes vetem qe naten te mos flinim ne kuverte.

Pra qe ne fillim beme sistemimin dhe anija po shkonte drejt ngushtices se gjirit te Vlores. Nga zyra e kapitenit vinin lajme se po kercenoheshim nga ushtria se do na qellonin. Vendimi yne ishte te vazhdonim edhe nese do na qellonin. Gjalle a vdekur duhej patjeter te ishim te lire.

Kur iu afruam Sazanit nisen te degjohen krisma. Te gjithe u munduam te mbroheshim, por ne nje moment nga nje katersilurues qe na qendronte anash, pashe dy ushtare qe qellonin ne ajer dhe dukeshin sikur po na uronin rruge te mbare. Ndjesia ime ishte e vertete, pasi nga komunikimi me dhomen e kapitenit, me ne fund autoritetet Shqiptare ndaluan se deklaruari “Ndaloni!”. Kjo tregoi pafuqine e nje regjimi qe po shkerrmoqej dhe shpetimin e gjente duke perzene qytetaret qe nuk pershtaten dot me metodat e regjimit, duke ua refuzuar lirine ne shtepite dhe pronat e tyre, por qe ky regjim i “uron” lundrim te mbare drejt lirise jashte Shqiperise. Kjo eshte fatkeqesia qe ndjek Shqiptaret edhe sot.

Pasi morem “urimin” edhe nga autoritetet per udhetimin drejt lirise, une dola serish ne terrace per te pare se si dukej deti pertej Sazanit. Aroma ishte e njejte, nderkohe qe bluja behej me e forte. Sazani ishte i shkrete dhe i zhveshur. Ishte hera e pare qe e shihja te verteten, pasi nga larg ai ishull me dukej shume i bukur. Ishte nje gerrmadhe si e gjithe Shqiperia qe po linim pas. Ktheva shikimin perpara duke e lene gerrmadhen pas. Anija ecte me shpejtesi ne reflektimin e diellit ne detin blu. Sa bukur! Dielli po zhytej ne det dhe anija vazhdonte te ndiqte shkelqimin e tij.

Po binte nata, nje nate e qete plot yje dhe nje det i qete shushurites. Ishte hera e pare qe krevatin e sajova vete, aty brenda ne bashin e anijes. Me pas shkuam te merrnim ushqimin. Ne anije kishte shume ushqim dhe marinaret po na i shperndanin. Mes ekuipazhit njoha mikun tim nga Tirana, oficer i pare ne Anijen “Durresi”, Armand Ulqinakun. Sa me pa erdhi dhe u perqafuam. Pra kisha edhe nje mik nga Tirana, pervec kushos tim nga Vlora.

Pasi hengrem darke, bera edhe nje shetitje ne kuverte ku folem gjere e gjate me Mandin, e me pas shkuam te fleme. Zhurma e detit ishte si nje melodi qetesuese per te fjetur.

Kisha degjuar ne perralla se delfinet udheheqin rrugen e marinareve, por vetem ate mengjes te se nesermes kur ishim nisur nga Vlora, pashe ne dy krahet e anijes delfinet qe hidheshin ne krye te anijes. Po na tregonin rrugen ku duhej te shkonte anija, apo ku duhej te shkonim ne, qytetaret e anijes??? Miqte me te ngushte te lundruesve po na tregonin rrugen. Nderkohe lajmet qe vinin nga Italia nuk ishin te mira. Ne radion e anijes erdhen lajmet se emigrantet e mberritur ne Bari do te ktheheshin dhe ky ishte vendim i prere. Ne anije nisen debatet. Nuk duhej te shkonim ne Itali.

Serish grupi qe kontaktonte me kapitenin dhe personelin e anijes nisen te flisnin per opsionet e mundeshme meqe ne Itali nuk futeshim. Sipas disa lajmeve qe qarkulluan me pas, ne takim kishte patur ide serioze, por nuk kishin munguar edhe idete qe vinin nga padija. Kapiteni ishte ne pozite te veshtire, pasi jo vetem kishte ne dore jete njerezish, por shpesh detyrohej te perballej me individe qe as harten e Europes nuk e njihnin. Njeri prej tyre propozoi qe te zbarkonim ne Zvicer. Nderkohe disa me te hedhur propozonin Angline dhe Hollanden. Kur dikush pa se kapiteni nuk ishte dakort pasi nuk kishim mjaftueshem karburant, atehere ne tryeze u hodh mundesia e zbarkimit ne Spanje. Serish kapiteni kundershtoi per mungese karburanti. Te pranishmit ne takim i kerkuan kapitenit qe te futeshim ne nje port e te furnizoheshim. Kapiteni kundershtoi.

Askush nuk e kuptonte se te gjithe ne ishim rrembyes anijesh. Vertet ne po kerkonim rrugen drejt lirise, por Europa ishte lodhur me ne. Europa po kerkonte t’i jepte fund kesaj historie dhe te mos shnderrohej ne nje film me shume seri si ai i Kubanezeve me brigjet e Floridas.

Me ne fund u arrit ne perfundimin se mund te arrinim ne ishullin e Maltes. Kete propozim e hodhi kapiteni si njohes me i mire i detit dhe mundesive te anijes ne ato rrethana te vecanta. Te gjithe me ne fund u bene nje me ekuipazhin e anijes. Historite e te forteve mbaruan dhe te gjithe qendronin ne parmaket e anijes duke veshtruar detin.

Deti ishte i qete gjate gjithe lundrimit dhe dielli shnderrise rrugen tone. Megjithate edhe netet ishin te bukura. Ishim si ne nje piknik levizes, por qe nuk na diktonte njeri cfare te benim, cfare te degjonim, cfare te thoshim, cfare te pelqenim. Ne ishim ne det naten dhe diten, por shume larg kufijve te asaj gerrmadhe qe shpesh krahasohej me Korene e Veriut. Ne po shkonim drejt lirise edhe pse nuk dinim shume, por nje gje ishte e qarte, se Shqiperia ne ate gusht 1991 as nuk kishte ndermend te ndryshonte.

La Valletta

Me ne fund pash toke. Nga dritarja rrumbullake ne bashin e anijes yje qe ndriconin toke. Dukeshin si vezullime. Te gjithe u gezuam, nderkohe qe levizja tjeter ishte te ndalonim dhe ne ate mbremje-mengjes te mos leviznim, pasi ndodheshim ne hyrje te ujerave Malteze, perballe portit te kryeqytetit La Valletta. Une shihja i mahnitur nga dritarja e vogel e bashit te anijes, dritat e qytetit. Ne habiteshim atehere me dritat dhe se si nje qytet mund te vezulloje keshtu. Cfare lame pas ishte erresire kudo.

Ne mendje me vinin pamje nga filma dhe dokumentare italiane per emigrantet qe mberrinin ne Neë York dhe nga dritaret apo te carat e anijes shihnin dritat e atij qyteti qe ende vazhdon te perfaqesoje lirine si fanar ne Atlantik.

Pas bisedave ne radio, kapiteneria e La Valletta na tha te presim sa te zbardhet. Ishte mengjes i dates 8 gusht dhe deti shushuriste ende me qetesi ne ate pjese te botes.

Dielli po lindte per te paren here per ne banoret e Anijes “Durresi” ne perendim. Ne po prisnim.

Nga La Valletta vjen pergjigje negative. Ata nuk donin qe te na pranonin ne port per arsye se kishin pare lajmet qe vinin nga Italia, ku vetem anija “Vlora” kishte 10 mije veta.

Jo! Dy anijet qe mberriten ne Malte kishin nje total prej pak me shume se 1000 personash. Ishte anija “Durresi” dhe anija “Iliria”. Ne qendronim ne distance dhe ndoshta kjo eshte procedure udhetimi. Pra dua te pershkruaj edhe artin e lundrimit qe keto dy anije bene. U vendos qe ne fillim se “Durresi” eshte anije lead ose udheheqese. Keshtu qe “Iliria” mbante distance edhe kur ndalonim si ne rastin e La Valletta.

Serish u dergua nje lajm nga anija “Durresi” ne kapitenerine e portit se nese nuk na hapin rrugen atehere anijet do hyjne me force. Ne kete moment u la nje afat pergjigje per kapitenerine e portit La Valletta.

Pergjigja nuk erdhi ne kohe dhe ne anije nisen levizjet. Kapiteni dhe ekuipazhi kerkonin qe ne te qetesoheshim dhe te presim. Nderkohe ne e dinim se Malta ishte kufiri i fundit i karburantit per anijen. Pra do te mbetemi ne mes te detit dhe anije ushtarake do na kthenin andej nga kishim ardhur.

Pra, vendimi erdhi nga qytetaret e anijes edhe pse kapiteni e kundershtoi. U kerkua te vazhdohej drejt per ne portin e La Valletta. Kapiteni dha urdher qe ekuipazhi te largohej nga nje manovrim i tille. Nderkohe timonin e anijes e merr nje shofer skode dhe e drejton anijen per ne portat e La Valletta. Kapiteneria e kryeqytetit te Maltes nis sinjalizimin, pasi anija jone po levizte ne nje rruge te papranuar. Nderkohe nje tjeter rrezik per portin e La Valleta, anijen “Durresi” dhe tragetin Grek qe po i afrohej kryeqytetit te ishullit per t’u ankoruar ne port.

Anija “Durresi” u vu ne levizje, nderkohe ne te majten tone po vinte trageti nga Greqia. Ne po leviznim kuturru, pasi kapiteni kishte terhequr gjithe personelin dhe mbante vetem lidhjet me radio per sigurine tone.

Timonier i transoqeanikut “Durresi” tani ishte nje shofer skode qe mori persiper te lundroje vetem drejt nje nder porteve me te bukur ne bote. Ne itinerarin qe mbante shoferi, patjeter do te perplaseshim me tragetin Grek. Menjehere kapiteneria e La Valletta jep lajmin se anijet tona priten ne portin “Saint Paul’s Bay”.

Ky ishte momenti i marreveshjes se kush duhet te drejtoje timonin.

Ishte nje dite shume e bukur dhe me diell. Kur na kthyen nga La Valletta per ne Saint Paul’s Bay ndiqeshim nga shume lloje skafesh te policise. Une qendrova ne territor Shqiptar, pra ne anije.

Saint Paul’s Bay

Nga La Valletta ne Saint Paul’s Bay une shihja qe hidheshin me deshire ne det shume qytetare te anijes.Ata hidheshin me deshiren e tyre, pasi atehere ne po largoheshim nga regjimi komunist…

Ishin anijet e ruajtjes se kufirit qe i mblidhnin me pas. Anija “Durresi” ishte gjigande, ishte transoqeanik. Ishte e veshtire te hidhesh nga ajo anije. Megjithate nga La Valletta ne Saint Paul’s bay shume te rinj u hodhen. Policia Malteze po na ndiqte dhe i mblodhi te gjithe ne skafet e policise. Nuk kisha ndjesi te mire, pasi ishte vetevrasje te hidheshe nga ato mure te larte te anijes edhe pse bie ne det. E leshon veten ne ekstrem.

Ne mbremje mberritem ne Saint Paul’s Bay sipas drejtimit te kapitenerise se kryeqytetit. Qyteti ishte komplet i bardhe. Bardhesia dukej edhe pse ne mbremje ne e humbnim ne thellesine e ngjyres se detit.

Kontrasti mes bardhesise se nje qyteti dhe thellesise qe fal erresiren e detit nen reflektimin e yjeve, fal vetem qetesi ne ate mbremje. Te nesermen ne mengjes autoritetet Malteze kishin nisur te na dergonin ushqime dhe furnizime te tjera per anijet. Ne prisnim tjeter pergjigje, nuk shkonim per nje cope buke atje, por per liri. Kete e beme te qarte qe ne fillim te nesermen ne mengjes.

Te nesermen ne mengjes disa agjente te veshur me pantallona te shkurtera dhe bluza te bardha, ne barkat e tyre na kerkonin te largoheshim. Ata e acaruan situaten dhe banoret e kuvertes se anijes “Durresi” nisen te levizin. Disa individe menduan se ne Malte mund te zbarkonim duke bere presion. Nen kete ide shume individe u hodhen ne det duke lene anijen per te notuar drejt bregut. Barkat me individet me bluza te bardha kercenuan se do te na qellonin nese do te vazhdonim te hidheshim ne det. Ne vazhduam te mos degjonim urdherat dhe nje bresheri automatiku erdhi ne drejtim te anijes sone. Ata ishin agjente qe nuk qellonin ne ajer, por per paralajmerim qellonin prane krahut, me pas te shkulnin krahun. Pas disa vitesh lexova se keta individe ishin snajpere te sherbimeve Malteze.

Lajmet qe vinin nga bregu nuk ishin te mira. Me Shqiptaret ne breg kishte arritur te takohej edhe nje zyrtar i larte i qeverrise Malteze dhe qe njekohesisht ishte ne nje pozicion drejtuesi ne nje projekt te OKB.

Pergjigja ishte dhene shume e qarte. Malta nuk na pranonte dot, pasi kishin frike se nese do te na pranonin ne atehere qeverria Shqiptare nuk garantonte se drejt Maltes nuk do te nisej nje eksod si ai drejt brigjeve te Italise. Ne po detyroheshim te ktheheshim. Lajmi erdhi.

Siç e kemi ne koken qe nuk besojme as ne ligje, urdhera apo qeverri, ne kuverte u morr vendimi qe te hidhemi ne breg me dhune. U hodhen te paret ne det. Ne krye u vu nje individ shume i shendoshe qe e kisha pare ne Vlore ne plazh. Atje e quanin “Baka”. Edhe pse kishte shendet shume, ne det ishte shume i shpejte. Ai u vu ne krye te njerezve per te zbritur ne toke. Ne kete moment une, Petro dhe dy miqte e tjere rame dakort te presim kur te paret te mberrijne, pra te zbresim me turmen. Nderkohe policia Malteze ishte terhequr dhe perreth njerezve qe notonin u afruan agjentet me bluza dhe pantallona vere. Baka vazhdonte te notonte dhe pas tij ne menyre trekendeshe po perhapeshin notaret. Policia nuk bente me thirrje per te ndaluar, por nje nder barkat me agjente u afruan tek Baka, pra ne krye te notareve qe po synonin bregun. Ata kishin lopata varke shume te mprehta. E goditen Baken ne koke. Dhe une pashe nje burre shume te madh te pafuqishem ne mes te detit dhe gjak rreth kokes se tij. Ishte e cuditeshme se policia e veshur nderhyri per te marre Baken nga plagosja ne uje dhe largoi barkat e civileve qe po na terrorizonin.

Maltezet ishin profesioniste. Me goditjen e liderit te gjithe nxituan te kthehen ne anije. Menjehere erdhen agjentet dhe mjetet qe kishin te dallueshme shenjen e policise me pas. Ata na ofruan me shume ushqime dhe uje. Nderkohe policia fliste shume keq per ata civile me breke e menge te shkurtera qe na kishin qelluar me plumba dhe me lopata.

Megjithate ne kuptuam se ishim te pafuqishem te luftonim. Pas tamam 30 vjetesh kuptoj se cfare ndodhte ne Malte me teorine polici i mire, polici i keq. Pra donin te na perzinin, por me kujtime te mira. Ata ia arriten, pasi une kurre nuk kujtoj plumbat qe na qelluan drejt ne trupin e anijes, as goditjen me lopate dhe as ofendimet. Une dua qe nje dite ta vizitoj Malten dhe bregun ku nuk zbrita kurre. Ne fakt nuk ka asnje breg, pervec Maltes, ku jam nisur dhe nuk kam mberritur.

Sicilia

Pasi na kthyen nga Malta atehere po niseshim per Shqiperi. Nuk kisha frike, pasi eshte nje ndjenje qe nuk e njoh. Nuk kuptoja se perse te mos ishim ne pjese e qytetareve ne Europe.

Malta na kthehu dhe sapo kaluam Lampeduzen. Nderkohe u hodh ideja e hedhjes nga anija. Aq e forte ishte urrejtja ndaj regjimit sa askush nuk donte te kthehej ne Shqiperi. Une dhe Petro qendronim bashke. U vendos qe kur anija te lundronte ne krahun e Sicilias te afrohej sa te mundej, por njekohesisht si transoqenik te mos ngelte ne reren e cektinave te detit.

U vendos u be. Plani ishte qe anija nuk mund te ndalonte, por do te ngadalesonte kur ne te hidheshim ne det. Te paret nisen te hidhen nga muret e larte te transoqeanikut. Isha I vendosur per bashkimin me detin, por nuk isha ekspert i hedhjeve ne det. Isha bashke me Petron dhe dy shokeve te tij. Ata si vlonjate u hodhen si silura me koke. Une u hodha me kembe, pasi ishte shume lart per mua. Kur po dilja ne siperfaqe, me kembe preka trupin e anijes dhe u tremba, pasi anijet e medha te marrin brenda. Nisa te perdor krahet ne menyre te cmendur dhe dola nga rreziku. Nderkohe Petro po me priste ne det bashke me dy miqte e tij. Nisem te notonim.

Dy helikoptere ishin ne ajer dhe gjashte anije qendronin anash. Ata nuk nderhynin dot, pasi ne det kishte mbi 450 persona. Te gjithe mberriten ne breg, pasi ishin nga Vlora dhe dine te notojne. Imagjinoni mbi 450 individe qe notojne ne mbremje ne nje nder vendet Europiane. Me pas, nga shefi i karabinerise ne ngarkim per te na kthyer ne Shqiperi pashe se nje nder gazetat me te medha ne 1991 ne Itali kishte hapur faqen e pare me titullin: “Zbarkimi i dyte ne Normandi”.

Ftesa e Bregoviç/ Një tjerë artiste e njohur tërheqjet nga pjesëmarrja në Festën e Birrës në Korçë

Dafina Zeqiri është një tjetër emër që ishte prenotuar për të kënduar në festivalin e ashtuquajtur Festa e Birrës në Korçë.

Por me të mësuar se mysafir nderi i festivalit për të kënduar në një nga netët e tij ishte artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviç, Dafina e ka tërhequr pjesëmarrjen.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ajo së fundmi përmes një postimi të MTV Kosova të rishpërndarë në InstaStory.

Aty citohet se këngëtarja Zeqiri me të marrë vesh se Bregoviç do të ngjitej në skenën e Festës së Birrës në Korç, e kishte anuluar pjesëmarrjen e saj.

Ajo ka vënë edhe një emoji pranë postimit, në të cilin shkruhet “E anuluar”.

Ndërkohë një gjest të tillë e ka bërë edhe kolegu i saj, reperi i njohur shqiptar Capital T, i cili ishte prenotuar për të bërë hapjen e festivalit në natën e parë.

Përveç artistëve, tërheqjen nga ky festival i birrës po e bëjnë edhe bizneset, një prej të cilave, “Birra Peja”, njoftoi se nuk do të ishte pjesë e partneritet të festivalit shkaku i ofendimit që iu është shkaktuar shqiptarëve të Kosovës me ftesën që i është Bregovicit për të peformuar aty. /Telegrafi/

“Shefi i shefave të Ndraghetës” dhe ortaku i Veliajt tek pastrimi i plehrave, i arrestuar në Spanjë

Sipas dosjes së drejtësisë italiane, që publikoi përgjimet për “Ndraghet’a”, rezulton se Maurizio Alfeo, përfaqësuesi italian që ka nënshkruar kontatën e “ECO Tirana” me Erjon Veliajn; është kunat i bosit mafioz Domenico Paviglianiti, i prangosur ditën e enjte, i cili prej muajit janar 2019 fshihej në Madrid e Barcelonë, ku Lali Eri e Arbjan Mazniku, shkonin shpesh për gjoja “Promovimin e Tiranës” me milionat e Çim Fushës.

Ky koncesion është me afat 84 vite, ose deri më 31 dhjetor 2100/ Kryebashkiaku Erjon Veliaj, është përfaqësuesi ligjor që më 14 shtator 2016, ka firmosur kontratën me eksponentët e grupit mafioz Veronez, ndërsa administrator është Arbjan Mazniku; por skandali qëndron në faktin se gjatë 5 viteve ortakët e “Ndrahghet’a” kanë marrë 19 milionë Euro pagesa, ose 100% të fondit të pastrimit për qendrën e Tiranës, ndërkohë që Bashkia është ortake me 51% dhe nuk duhej t’ia jepte.

Ditën enjte, policia e Spanjës ka arrestuar 60-vjeçarin e grupit mafioz “Ndraghet’a”, personi më i kërkuar nga drejtësia italiane, si “truri” dhe drejtuesi i grupeve kriminale të trafikut të drogës, monopoleve ekonomike, pastrimit të parave, vrasjeve etj.

Ky është një ndër 3 bosët kryesorë të “Familjes Ndranghet’a”, me qendër në Verona, San Lorenzo, Bagaladi e Condofuri e krejt Lombardinë, ku përveç aktivitetit të drogës me burim nga Afrika e Jugut, ka dhe bizneset e pastrimit të plehrave në disa shtete të Ballkanit.

Ky bos i “Ndraghet’a”, është i njohur dhe si ideator e negociator, për koncesionin e ndarjes se mbetjeve të zonës Qendra e Tiranës; dhënë nga Erjon Veliaj, si shërbim ortakërie të Bashkisë me grupin mafioz, duke krijuar kompaninë e përbashkët “ECO Tirana Sh.A”.

Firma “ECO Tirana” u krijua më 14 shtator 2016, pas vizitës që Erjon Veliaj bëri në Verona, ku u takua me bosët e “Ndraghet’a”, nëpërmjet kryebashkiakut Flavio Tosi; i cili më 4 qershor 2020 u prangos si pjesë e këtij grupi mafioz, me akuzë për dhënie tenderësh e koncesionesh në plehra, troje, ndërtime e punë publike.

Sipas kontratës, “ECO Tirana” është PPP me afat deri në vitin 2100, ku Bashkia e Tiranës është ortake në masën 51% me grupin “Ndraghet’a”, i cili ka 49% aksione; ndërsa drejtor dhe administrator është Arbjan Mazniku, me anëtarë bordi 2 drejtorë të Bashkisë e 3 italianë pjesë e grupit mafioz.

Kontrata koncesionare “ECO Tirana”, është firmosur nga Erjon Veliaj si Kryetar Bashkie i Tiranës dhe nga Maurizio Alfeo, Drejtor i Përgjithshëm e ortak i firmës së plehrave “AMIA-Verona S.p.a.”, që është kompani “mëmë” e grupit “Ndraghet’a”.

Ja 3 prova, që detyrojnë SPAK-un të hetojë dhe çojë para gjykatës, këtë pazar plehrash, të lidhur mes Erjon Veliajt dhe bosëve të grupit mafioz “Ndraghet’a”:

Kontrata e “ECO-Tirana”, është me afat 84 vite dhe përfundon më 31 dhjetor 2100, kur ligji lejen vetëm afate 1 vjeçare.

Bashkia e Tiranës, nga muaji tetor 2016 e deri sot, i ka paguar firmës “ECO Tirana” 21 milionë Euro, kur Bashkia, si ortake në masën 51%, duhej të paguante vetëm 10.7 milionë Euro, ndërkohë që ortaku italian nuk paguan asnjë taksë, mbasi është regjistruar si OJF mjedisore.

Koncesioni “ECO-Tirana”, me aktivitet vetëm për ndarjen e mbetjeve në qendër të Tiranës; është mbi-vendosje fiktive me 5 kontratat e tjera të pastrimit me vlerë 21milionë Euro; të cilat prej 6 vitesh, Lali Eri ua jep pa garë vetëm Shkëlqim Fushës, Sadri Abazit e firmës “Korsel” me pronar Maksim Fejzulla.

FAKT
Sipas dosjes së drejtësisë italiane, që publikoi përgjimet për “Ndraghet’a”, rezulton se Maurizio Alfeo, përfaqësuesi italian që ka nënshkruar kontatën e “ECO Tirana” me Erjon Veliajn; është kunat i bosit mafioz Domenico Paviglianiti, i prangosur ditën e enjte, i cili prej muajit janar 2019 fshihej në Madrid e Barcelonë, ku Lali Eri e Arbjan Mazniku, shkonin shpesh për gjoja “Promovimin e Tiranës” me milionat e Çim Fushës.

Zjarret, reagon Berisha: Shqipëria në flakë, kreu i Meduzës është tretur në vakanca!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur shqetësimin për situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në Facebook Berisha akuzon Ramën se, ka braktisur qytetarët e këtyre zonave.

“Shqiperia në flakë, Kreu i Meduzes nuk bëhet i gjallë është tretur në vakanca! Lutjuni Zotit per shi! sb”, shkruan ish-Kryeministri Berisha

Ndryshe nga kryeministrat e tjerë te rajonit që janë në terren për të menaxhuar dhe monitoruar situatën Rama është mjaftuar me postime të situatës së zjarreve në facebook.

“Messi duhet të shkojë të luajë me Ronaldon tek Juventus”

Ish-mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez mendon se, është koha që të realizohet dëshira e të gjithëve, t’i shohim duke luajtur bashkë Messin me Cristiano Ronaldon.

Leo është lojtar i lirë, pasi ditë më parë Barcelona njoftoi zyrtarisht për largimin e 34-vjeçarit.

Ka zëra se ai ka arritur marrëveshje me PSG-në, por James e këshillon të shkojë në Juventus.

“Messi duhet të shkojë në Juventus dhe të luajë me Ronaldon”, tha James në një lidhje direkte në “Tëitch”.

“Do të ishte bombë. Është ëndërr e shumë fansave që t’i shohin këta dy së bashku”.

“Messi ka arritur së paku 30 gola dhe 30 asiste për Barcelonën vitin e kaluar, tani ata duhet të kërkojnë për dikë tjetër që të kryejë atë punë”.