20.5 C
Tirana
E enjte, 17 Korrik, 2025

Ftesa për Bregoviç në Festën e Birrës, reagon edhe Lorik Cana

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç, në festën e Birrës në Korçë ka ngjallur reagime të shumta.

Ndër personazhet që ka reaguar për ftesën e Bregovic në atë festë ka qenë edhe ish-kapiteni dhe futbollisti i kombëtares Lorik Cana.

Në një story që ka postuar në Instagram, Cana ka shpërndarë një postim në organizatës “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë shprehur irritimin e tyre me ardhjen e këtij këngëtari në Shqipëri.

Ata u kanë bërë thirrje Bashkisë Korçë që të anulojë ftesën e Bregovic, ose ai festival nuk do të përfundojë mirë. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç.

Pse presidenti Vuçiç shpalli qytetar nderi kriminelin e luftës Llazareviç!

Nga Sali BERISHA

Miq, këto ditë mediat njoftuan së presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç shpalli qytetar nderi në një Komunë të jugut të Serbisë të qeverisur nga partia e tij, ish komanadantin e ushtrisë pushtuese serbe në Prishtinë në vitet 90 të dënuar nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës 15 vite burg për krime kundër njerzimit në Kosovë. Ky akt i shëmtuar pas mohimit nga presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç i genocidit serb në Srebenicë të sanksionuar dy herë nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, shënon në rrafshin moral një barbari të dytë mbi shpirtrat e viktimave të kriminelit Llazareviç në Kosovë dhe një sfidë të hapur ndaj drejtësisë dhe ligjit ndërkombëtar. Me këtë akt Vuçiç dëshmon se ai ndjehet krenar për krimet kundër njerëzimit, genocidin dhe barbaritë ciklike të serbve kundër shqiptarëve në Kosovë.

Por ky vendim lidhet edhe me krijimin e një precedenti në interes përsonal të vet Vuçiç. Në kohën e shtimit të kërkesave për dërgimin për gjykim në Hagë për genocid dhe krime kundër njerëzimit të vet serbomadhit Vuçiç, të duket se me këtë vendim Vuçiç po mendon edhe për veten e tij. Por llogaria është e gabuar!

Presidenti i Serbomadhise Vuçiç e di shumë mirë se ai si Geobels i Millosheviçit, si njeriu që me moton “për çdo serb të vrarë do të vriten 100 muslimanë” frymëzoi genocidin në Bosnjë Hercegovinë dhe si njeriu që me nismen një “Shtëpi për Mlladon” dmth një vrimë miu për të fshur heroin e tij, kasapin e Srebenicës Ratko Mlladiç, ai pengoi haptas dhe zyrtarisht drejtesinë ndërkombëtare. Po kështu është e sigurtë se avoketërit e tij serb dhe të huaj e kanë sqaruar se për këto dy vepra të rënda penale atë e pret në mosdenimi për jetë nga Gjykata Ndërkombetare e Hagës një denim me dekada nga i cili nuk do të dalë ndonjëherë nga birucat e Hagës.

Kështu shpallja e tij qytetar nderi në ndonjë komunë të Serbise pas dënimit nga Gjykata e Hagës për genocid dhe pengim të drejtësisë ndërkombëtare është thjeshtë një utopi.

Blendi Gonxhe i del në krah këngëtarit serb: Mirëse vjen Goran!

Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka dalë kundër opinionit publik në Shqipëri dhe Kosovë, duke i quajtur primitivë ata që kanë kundërshtuar ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë.

Në një koment në gazetën Shqip, ai thekson se, e mirëpret Bregoviçin siç ka bërë shefi i tij.

Madje ai në mënyrë qesharake pretendon se sulmi ndaj Bregoviç ka lidhje me suksesin e Mini Shengenit.

“Qëkur të jesh sllav është krim?! Po 1 milion turistët sllav përse po i mirëpresim? Po Hitlerin përse e dënojmë? A na lejohet kjo histeri dhe a duhet të heshtim? JO! Stuhia nacional-provinciale kundër Goran Bregoviç, selitur portaleve, nuk ka asnjë lidhje me artin e as me krenarinë, aq më pak me qytetërimin. Me gjasë, mos vallë vjen prej pezmatimit “re-vv-olucionar” nga suksesi i nismës “Open Balkans”, makroprojekti politiko-ekonomik i mendjeve të hapura të Ballkanit?

Apo të jetë protagonizëm tifo-tallavesk veror? Në çdo rast, emancipimi, civilizimi, kultura e toleranca duhet të jenë zemra e shpirti ynë! Si shqiptarë, si njerëz, si ballkanas! Mirësevjen Goran!”, shkruan ai.

Këngëtari nga Kosova, këngë kundër Bregoviç: “Shko te ai që t’ka dhan çels të qytetit”…

Edhe këngëtari nga Kosova, Gold Ag, iu është bashkuar artistëve që kanë dalë kundër Goran Bregoviç, këngëtarit serb që është përfolur se do të performojë në Festën e Birrës në Korçë.

Gold Ag, i ka dedikuar disa vargje ftesës për këngëtarin serb Goran Bregoviç, ku shpreh mllefin ndaj tij.

Postimi i plotë

Nal Bregoviç mos merr yrysh …

Se bashkia ka çu fjalë se Bregoviçi ka me ardh,

Biri shk.. ka me ardh

Se birra n’Korçë po don me marrë,

Mos ja shti therrën n’kom vetit

Shko te ai që t’ka dhan çels të qytetit,

Se bone prap me shkel Shqipnin

Ta q*n Korça at nan’ shkin,

Ani kur po folin do tradhtar t’zi

Thojn që arti snjeh kufi

Le ta din bijt e tradhtarve

KOHA ËSHTË E MASKARENJVE

POR SHQIPNIA E SHQIPTARVE.

Reagimi i fortë ndaj Veliajt: Delenxhi që përdor edhe shëndetin për propagandën e tij idiote

Nga Petrit VASILI

Veliaj mashtrim idiot se 99% e shqiptarëvë janë vaksinuar, ndërsa Manastirliu thotë 24%! Manastirliu deklaron pak ditë më parë se vetëm 24% e popullatës është vaksinuar.

Ja çfarë thotë konkretisht Manastirliu:

“Mbulesa vaksinale po rritet, sidomos ajo që është e rëndësishme po rritet mbulesa me dy dozat. Pra jemi 24% e popullatës me dy doza”.

Ndersa Erion Veliaj deklaron se 99% e popullates eshte vaksinuar. Ja çfare thote Veliaj:

“Nëse nuk vaksinohesh, nuk ke pse e mban peng qytetin që të kthehet në jetën e tij normale. Sepse i bie që 1% e shoqërisë dikton 99% të të tjerëve. Nëse s’do të vaksinohesh, rri ti në shtëpi dhe beso idiotësitë e portaleve”- tha Veliaj”.

Ministrja thote 24% jane vaksinuar, ndersa ky i Bashkise thote 99%.

Delenxhi që përdor edhe shendetin për propagandën e tij idiote.

Ka ndonjë njeri me mend, përjashto mediatikët që hanë çorbën e qelbur të tij, që beson këtë Veliajn. Sharlatan të tillë ky qytet s’ka parë ndonjëherë.

Kush i beson ka probleme me veten.

Ftuan këngëtarin serb, Kompania e birrës së famshme e Kosovës bojkoton Festivalin e Birrës në Korçë

Birra Peja nuk do të jetë pjesë e Festivalit të Birrës në Korçë. Nëpërmjet një njoftimi, Kompania e Birrës Peja thotë se, shkak i tërheqjes së mbështetjes së tyre për festivalin është këngëtari serb, Goran Bregovii i cili është ftuar nga organizatorët.

“Ne besojmë që Festivali i Birrës duhet të sjellë kënaqësi duke krijuar një atmosferë miqësore mes të gjithëve, andaj edhe jemi të hapur për të mbështetur iniciativat tjera argëtuese për të zëvendësuar këtë festival”, thuhet në njoftim.

Serbi ka konfirmuar pjesëmarrjen në ditën e fundit të festivalit, më 22 gusht.

Janë të shumtë ata që kanë reaguar lidhur me pjesëmarrjen e Bregoviç. Artistë të shumë shqiptarë kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë festival.

5 vjet nga vrasja/ Ina Zhupa: Mos flisni për Reformë në Drejtësi kur vrasësi i Ardit Gjoklajt është i lirë!

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kujtuar përvjetorin e vrasjes së Ardit Gjoklajt në Tiranë.

“Mos flisni për reformë në drejtësi kur vrasësi i Arditit është i lirë!”, shkruan Zhupa në një postim në Facebook .

Postimi i plotë

5 vjet nga vrasja e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës!

Kujtojmë Arditin dhe nuk do rreshtim kurrë të kërkuari drejtësi për të dhe të denoncuari çdo projekt korruptiv dhe kur propagandohet si sukses në çdo media dhe investohen personalisht nga kryeministër dhe kryetar bashkie.

Fajtorë ende nuk ka! Drejtësi ende nuk ka! Arditi është vrarë dy herë, herën e dytë e vrau drejtësia që nuk dënoi asnjë fajtor.

Mos flisni për reformë në drejtësi kur vrasësi i Arditit është i lirë!

#drejtesipërArditin

Zyrtarja e Bashkisë: Këngëtari serb, Bregoviç është ftuar në Shqipëri nga Rama në…

Prania e këngëtarit serb, Goran Bregoviç në festën e birrës që do zhvillohet në Korçë nga data 18 deri në 22 gusht ka nxitur revoltë në mbarë trojet shqiptarë, teksa ky evetn vjen vetëm pak ditë pas takimit të radhës së trojkës për Ballkanin e Hapur.

Bregovic, të cilit Edi Rama në kohën kur ishte kryetar bashkie në Tiranë i dhuroi çelësin e kryeqytetit në 20006 është konsideruar si frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kallashnikov”.

Po në vitin 2006 Bregoviç zhvilloi dhe një koncert ne Tiranë, kohë që përkoi me Ramën si Kryebashkiak, ndërsa këtë herë zbarkimi i tij në Tiranë përkoi edhe vizitën e Grenell, i cili pak ditë më parë vizitoi edhe Serbinë.

Revolta nisi në rrjet, ku këngëtarë nga mbarë trojet shqiptarë si Noizy, Genc Prekvulaj, Vesa Luma, Besa Kokëdhima, apo Unikatil dolën hapur kundër pranisë së Bregoviç në Shqipëri, duke bërë thirrje për bojkot. Këngëtari Kapital T i pranishëm në aktivitet refuzoi pjesëmarrjen, ndërsa nuk kanë munguan paralajmërimet as nga tifogrupi kuq e zi dhe shoqatat e tjera patriotike.

Por në këtyre reagimeve të këngëtarëve shqiptarë u është përgjigjur me provokim nënkryetarja e Bashkisë së Korçës Benila Tërnova. Në një prononcim për gazetën e Kosovës, “Ekspres”, numri dy i Bashkisë së Korçës është shprehur se shqiptarët janë trima vetëm në Facebook, duke nënkuptuar se askush s`mund të ndalojë koncertin e këngëtarit serb në korcë.

Nuk mendoj që do të ketë ekcese, shqiptarët po të ishin kaq trima, në llafe dhe Facebook janë shumë, po në situatën e zjarreve që po e përfshinë Shqipërinë dhe që po i vënë vetë këta me dorën e tyre. Ky këngëtari, reperi Noizy që ka nxitur një lëvizje është bërë një denoncim sot në policinë në shtetit për të pasur një ndalim të tij se nuk mund të kërcënojë ai ngrihuni dhe t’i biem me shishe të mbushura kujtdo qoftë. Di që do të kishte një reagim të policisë së shtetit për këcënimin e hapur që ka bërë Noizy, besoj edhe për Tifozët KuqeZi sepse çdo kërcënim përbën vepër penale.

Ndërkohë, pas këtij reagimi për median e Kosovës, Tërnova ka folur edhe për mediat shqiptare, duke deklaruar se Bregovic është aty për art dhe jo për politike, ndërkohë për të mbrojtur vendimin e saj Bashkia Korçë, thekson se Bregoviç është ftuar në Shqipëri nga Rama në 2006 dhe ka mbajtur koncert në Tiranë

Pak ditë më parë rrjet u hap një debat i ngjashëm pasi u publikuan video ku pushues festonin më këngët e Cecës, gruas së ish kriminelit famëkeq Arkan në plazhet shqiptare. Arkanë ishte kreu i njësiteve paramilitare që kreu vrasje në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci, ndërkohë ai u ekzekutua në Serbi nga bandat rivale.

Bushati: Qeveria po hap rrugën e shkatërrimit dhe betonizimit të Velipojës

Deputeti i zgjedhur i Shkodrës, Helidon Bushati shkruan në një postim në Facebook se, po i hapet rruga shkatërrimit dhe betonizimit të Velipojës.

Bushati shkruan më tej se, Nuk ishte imagjinuar ndonjëherë se dhjetëra hektarë “zonë e mbrojtur” të Velipojës mund të dhuroheshin me tender për njëshat e partisë.

Postimi i plotë

Po i hapet rruga shkatërrimit dhe betonizimit të Velipojës.

Po ç’bëjnë çdo gjë sepse ligji për këtë parti-shtet nuk ekziston.

Nuk ishte imagjinuar ndonjëherë se dhjetëra hektarë “zonë e mbrojtur” të Velipojës mund të dhuroheshin me tender për njëshat e partisë.

Me urdhër të Ministrit së Mjedisit, nga zonë e mbrojtur, statusi për disa hektarë tokë në Velipojë po tentohet të ndryshohet për të lejuar një tjetër masakër ambientale. Enkas për t’i hapur rrugë thasëve të Partisë dhe për të legjitimuar çdo abuzim. Sepse oreksi i të fortëve të Partisë duhet ushqyer me çdo pasuri kombëtare.

Këtë pazar në kurriz të Shkodrës dhe brezave e kemi denoncuar edhe gjatë fushatës zgjedhore. Shpërblimi i denoncuar nga ne për garantuesit e votave të blera po merr jetë nga pakica e korruptuar që po vjedh çfarë i del para.

Ne do të bëjmë ç’të mundemi për ta ndaluar këtë projekt korruptiv dhe paligjshmëri ndaj banorëve të Velipojës, Shkodrës dhe Shqipërisë.

Paligjshmëria që nuk njeh kufij për këtë pakicë uzurpuese e shkatërruese duhet të marrë fund.

Manjani: Lame i sinqertë me delet, pranoi që politika e legalizimeve ishte për vota

Nga Ylli MANJANI

Delet e qeverisë…

*****

Artan Lame është i sinqertë, të paktën. Nuk e sjell fjalën vërdallë fare, por pranon burrnisht se politika e legalizimeve të palegalizueshme ishte për vota.

Ky quhet sinqeritet.

Tjetër gjë argumenti i ligjshëm apo i paligjshëm; i drejtë apo i padrejtë. Tjetër gjë nëse zyra e Kadastrës duhet apo jo të përfshihet në zgjedhje. Diskutim ky që bëhen aty ku ka shtet, jo ku sundon pushteti…

Por qartësisht është i vërtetë. Është një e vërtetë që e dimë të gjithë. E ka denoncuar opozita, Media e së fundi edhe ODIHR. Madje eehe ambasadori Amerikan në OSBE…

Lame i provon këto deklarime qarrtësisht.

Strategjia ishte politike. Jo vetëm për Lamen për për të gjithë administradën publike.

Njerëzit, që të mos shkonin si dele te opozita, duheshin mbajtur si dele te qeveria. Te qeveria moniste madje!!!

E morët vesh o njerëz!

Dele jeni!

Hë ta lumsha!

Alamet strategjie.

Në mos Lame, një tjetër do ta bënte këtë gjë sepse pushteti është mbi shtetin. Por Lame e pranon këtë gjë. Të tjerët e mohojnë; e gëlltisin; e fshehin. Gënjejnë për të fshehur gënjeshtrën e mëparshme. U ka zënë rrena rrenën e tashmë nuk merret vesh as cila rrenë është në fuqi…

Tani, ato që kanë banesa të palegalizueshme ti shëmbin vetë.

Sa më parë.

Pa vonesë.

Mos i detyroni edhe forcat e rendit që të harxhojnë kohë me ju..

Shëmbini vetë ato shtëpi a ç’keni bërë dhe votën prap t’ia jepni pushtetit!

Si dele. Ashtu ju quajnë. Dele të qeverisë.

Artan Lame u doli borxhit.

Pranoi publikisht që u ka gënjyer për vota, për llogari të pushtetit.

Por po u thotë të vërtetën tashmë: ato shtëpi NUK LEGALIZOHEN!

Ndaj shembini e rrini squk!

Dhe mos harroni: fajin e ka Saliu!