35.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Tifozët Kuq e Zi thirrje Bashkisë: Tërhiqeni Bregoviç, do ta ndalojmë me trupat tanë

Grupimi i tifozave Kuq e Zi i kërkojnë Bashkisë së Korçës që të mos lejojnë që këngëtari Goran Bregociç të këndojë në një festival të organizuar nga një kompani private, e njohur si festa e birrës.

“Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës.

Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performoj në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO”, thuhet në reagimin e TKZ-së.

REAGIMI

Tifozat Kuq e Zi, përmes kësaj thirrje, ftojnë Bashkinë e Korçës të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës.

Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës.

Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performoj në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO.

Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Ores vetëm se ato janë shqiptare. Prandaj para këtij racizmi shtetëror që i’u bëhet shqiptarëve nuk do ti mbyllim sytë. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TERHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës. Kjo është thirrja e fundit!

Zëvendëskryetarja e bashkisë provokon shqiptarët: Nuk janë aq trima sa të qëllojnë Bregoviç

Zëvendëskryetarja e bashkisë së Korçës, Benila Terova është shprehur se, shqiptarët nuk janë aq trima sa janë në Facebook dhe me llafe.

Ajo thotë se, nuk frikësohet se mund të ketë ndonjë incident në festivalin ku merr pjesë këngëtari serb, Goran Bregoviç, ndonëse ka shumë reagime për të.

Terova në një bisedë për Express tha se, në këtë Festival do të ketë forca të shtuara të policisë që do të parandalojnë ndonjë incident të mundshëm.

Ajo foli edhe për deklaratën e reperit Noizy, se do të nxisë dhunë në rast se Bregoviç merr pjesë në këtë Festival.

Berova për Express tha se sipas informacioneve sot në policinë e Shqipërisë është bërë një denoncim ndaj këngëtarit Rigels Rajku i njohur si Noizy.

“Nuk mendoj që do të ketë ekcese. Shqiptarët po të ishin kaq trima, në llafe dhe Facebook janë shumë, po në situatën e zjarreve që po e përfshinë Shqipërinë dhe që po i vënë vetë këta me dorën e tyre, nuk kanë forcën që të shuajnë zjarrin e shtëpisë nuk i bashkohen aty siç po bashkohen shumë artistë dhe individë zjarrfikësve që po fikin zjarret në tërë Shqipërinë, plus do të ketë prezencë të madhe policore dhe nga sa di sa kam informacione, ky këngëtari, reperi Noizy që ka nxitur një lëvizje është bërë një denoncim sot në policinë në shtetit për të pasur një ndalim të tij se nuk mund të kërcënojë ai ngrihuni dhe t’i biem me shishe të mbushura kujtdo qoftë”, ka thënë ajo për Express.

Noizy nuk është këngëtari i vetëm që e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e Bregoviçit në Festivalin e Birrës në Korçë. Kundër kanë dal edhe Genc Prelvukaj, Vesa Luma, Besa Kokëdhima, Unikatili e të tjerë.

Rama mashtroi studentët, nuk paguhen bursat e premtuara në vitin 2018

Qeveria nuk do të paguajë bursat e premtuara për studentët në vitin 2018, sipas një shkresë drejtuar Rektorit të Universitetit të Tiranës.

Shkresën e ka bërë Adela Karapici, Kryetare e Bordit të Administrimit në UT, e cila i drejtohet Rektorit Artan Hoxha me një letër ku e vë në dije se fondet e alokuara nga Ministria e Arsimit nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e të gjitha bursave.

Në letër kërkohet që të shihet mundësia për rishikimin e alokimit të fondeve, pasi Ministria e Arsimit nuk do të japë fonde shtesë.

Rikujtojmë se pas protestës së studentëve në vitin 2018, qeveria premtoi bursa mujore për studentët e ekselencës si edhe reduktim apo përjashtim nga tarifat e shkollës në varësi të notave. Por duket se premtimi është harruar, ose ishte sa për të kaluar situatën e vështirë, në të cilën ndodhej Rama.

Capital T anulon pjesmarrjen ne festën e Birra Korça dhe i bën thirrje shqiptarëve që ta bojkotojnë evenimentin

Për ardhjen e Goran Bregovic në Shqipëri në ‘Festën e Birrës’ në Korçë një reagim së fundmi e bëri edhe reperi i popullarizuar shqiptar, Capital T.

Trim Ademi (emri i vërtetë) tregon se do bëntë hapjen në këtë eveniment, por që e kishte anuluar performancën e tij me të dëgjuar për ardhjen e muzikantit boshnjak.

Ai i bëri thirrje popullit shqiptar që ta bojkotojnë këtë eveniment e po ashtu edhe Bashkisë së Korçës duke shtuar se nuk i takon komunës si institucion shtetëror që është të sjell një këngëtar serb në këtë kohë.

Postimi i plotë i Capital T në videon e bërë në Instagram:
“Përshëndetje të gjithëve, shpresoj që jeni mirë. E ndjeva të rrugës të reagoj për eventin e Festës së Birrës në Korçë për shkak se isha i ftuar të bëj hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur të jem aty afër njerëzve që e duan muzikën dhe prezencën time aty.

Por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe i kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova të anuloj performancën time.

Ju kërkoj falje të gjithë atyre që ndoshta e kishin shijuar atë moment bashkë me mua aty edhe iu bëj thirrje Bashkisë së Korçës absolutisht ta anulojnë prezencën e tij në Shqipëri për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur dhe nuk i takon komunës së Korçës si institucion shtetëror që ta sjell një artist serb në këtë kohë në Shqipëri.

Gjithë ata që dëshirojnë ta dëgjojnë muzikën e tij mund të shkojnë ta dëgjojnë në Serbi”.

Regjimi ka dalë jashtë kontrolli, Lame: I gënjeva njerëzit për legalizimet për vota

Në një konferencë për media në Vlorës, Lames i është rikujtuar nga gazetarët audio-përgjimi.
Lame ka thënë që edhe sot nuk i heq një fjalë atij përgjimi, pra do të ripërsëriste të njëjtat kërkesa në këmbim të votave.

“Aty jemi në vitin 2017, dhe ne po diskutonim jo në nivelin e brendshëm por edhe me institucione të tjera

Ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen, nuk mund të thuash që nuk i legalizoj. Këta njerëz në momentin që u thua këtë, bëhen mish për top për palën tjetër, domethëne ai që është në opozitë premton dhe hak.

Jemi në 2017 aty në përgjim. Ligji i ri e trajton këtë. Ai përgjim u mbajt për ta pasur një ditë para zgjedhjeve dhe e ruajtën, e nxorën. Dhe e dyta nuk u tha që është 2017. Nuk heq asnjë fjalë nga ai përgjim. Sapo ju thashë të njëjtën gjë”- u ka thënë Lame.

Pse po heshtin futbollistët e Barcelonës për largimin e Messit?

Në kushte normale, tani rrjetet sociale do të përmbyteshin me mesazhe lamtumire dhe homazhe nga të gjitha llojet nga futbollistët e Barcelonës për Leo Messin, por kjo s’po ndodh, të paktën jo deri më tani.

Asnjë lojtar nuk ka folur apo shprehur mendim pasi klubi konfirmoi se Messi do të largohet nga Barcelona.

Shokët ende nuk i kanë dhënë lamtumiren, madje as Pique e as Roberto, të cilët janë shumë aktiv në rrjetet sociale, por këtë e kanë bërë ish shokët, Cesc Fabregas dhe Carles Puyol.

Ata e kanë falënderuar për gjithçka, duke i uruar më të mirat.

Por te Barcelona, për momentin është heshtje totale, që sipas mediave spanjolle, mund të ketë një prapavijë befasuese.

Madje në Spanjë raportohet se Barça mund ta ketë bërë këtë veprim për t’i bërë presion LaLigës që ta ndihmojë dhe ta mbajë ende Messin, pasi sipas tyre, vetë gjendja e rëndë ekonomike s’po ia mundëson, pasi akordi është mes dy paleve.

Sido që të jetë, numri një i klubit, Joan Laporta do të dali sot dhe të flas për të sqaruar gjithçka.

Messi, Neymar, Ramos, Mbappe, Achraf – formacioni i frikshëm i PSG

Lionel Messi mund të përfundojë tek Paris Saint Germain.

Edhe zyrtarisht, Lionel Messi është larguar nga Barcelona. Klubi katalunas nuk ka gjetur fonde të mjaftueshme për të rinovuar kontratën me 34-vjeçarin, duke konfirmuar se “për shkak të pengesave strukturore dhe ekonomike të klubit”, legjenda do të largohet.

Manchester City dhe PSG janë klubet më serioze që mund ta marrin Messin.

Megjithatë, nga Spanja raportohet se Leo ka shumë gjasa të përfundojë në PSG, te shoku Neymar Junior.

Ai atje do të gjente lojtarë edhe si Sergio Ramos, Wijnaldum, Achraf, Mbappe, Di Maria e shumë të tjerë, që do të krijonte një 11-she vërtetë të frikshme për cilëndo skuadër.

Barça, duke treguar se Messi po shkon, bëri të ditur se lojtari kishte arritur marrëveshje me klubin, por rregullat e LaLigës dhe problemet e mëdha financiare, kanë bërë që t’i ndajë rrugët me gjashtë herë më të mirin e botës, njeriun që i ka dhënë shumë klubit, apo më mirë me thënë, e ka ndryshuar historinë e Barcelonës.

35 trofe, 778 paraqitje, 672 gola dhe 305 asiste – janë statistikat e Lionel Messit me Barcelonën që vështirë se do t’i arrijë një tjetër futbollist me Barcelonën. 

“Leo Messi është shumë i mërzitur”!

Juan Laporta ka deklaruar se fair play financiar ia ndaloi Barcelonës që të rinovojë kontratën me Lionel Messin, i cili u largua pas pothuajse 20 vitesh nga klubi.

Numri një i Barcelonës zbuloi se ditën e enjte u mblodhën për të nënshkruar rinovimin, dhe se Messi ishte i pajtimit për diçka të tillë.

Por, fair play financiar nuk e lejoi dhe siç ka thënë ai, u desh të merret menjëherë një vendim për të mirën e klubit dhe lojtarit.

“Ne u pajtuam me Messin për të nënshkruar dje, por nuk na lejoi fair play financiar. Ndjenja e të dy palëve është zhgënjyese”, tha ai.

“Messi dëshironte që të qëndrojë. Nuk është aspak i lumtur, është i mërzitur ashtu sikur ne, ky është realitet”.

Ai ndër të tjera tha se Messi ka kohë që i ka treguar atij se ka oferta, por nuk pranoi të përmend emra, nëse ato klube janë PSG dhe Manchester City.

Eksperti për katastrofat natyrore reagon ndaj ministrit Peleshi: Ja si duhet menaxhuar situata e zjarreve

Zoti Minister Peleshi!

Po detyrohem t’ju pergjigjem deklaratave tuaja pasi shikoj se nuk jeni ne rrugen e duhur ju dhe Qeveria per menaxhimin e fatkeqesive natyrore megjithe perpjekjet heroike te forcave te armatosura qe duhen respektuar. Ne fakt, nuk duhet te jene vetem forcat e armatosura per kete qellim.

Z.Minister, une jam nje ekspert per katastrofat natyrore dhe per mbrojtjen ndaj zjarreve i diplomuar per kete qellim prane Universitetit Epoka, pjese e programit nderkombetar te K-Force.

Eksperte te tille ke aktualisht rreth 20 ne gjithe Shqiperine.

Çuditerisht askush nuk i ftoi as ne kohe me diell apo me shi?!

Z.Minister ne hartat e rajonizimit per zjarrin, Shqiperia renditet me risk te nivelit te larte.

Sigurisht qe nje nga faktoret qe mund te jete shkak per zjarrvenien eshte dora e njeriut.

Me deklaraten qe bete se dora e njeriut e beri kete nuk na entuziazmuat aspak. Dihet se faktori njeri eshte faktor risku dhe sigurisht qe per kete duhen masa te vecante.

Zjarrvenia e rrezikshme eshte nje nga faktoret e riskut, sic ka edhe faktore te tjere si era, vendodhja, temperatura, popullata etj.

Pyetja shtrohet se perse luftojme me shpata ne kohen e helikoptereve?

Perse qeveria shqiptare duket ne kete rast si nje magazine pa inventar, ku nuk di akoma zonat errezikuara nga fatkeqesite natyrore dhe te marre masa paraprakisht me mjete, fonde dhe burime njerezore?

Pse nuk e keni kryer menaxhimin e situates?

Ku jane Planet per Menaxhimin e Fatkeqesive Natyrore?

Mos valle duhet te presim vetem nga bujaria e shteteve mike?

Meqenese juve nuk jeni te afte te kuptoni si menaxhohet fatkeqesia natyrore po ju tregoj thjeshte disa hapa se cfare duhet te beje qeveria shqiptare per te menaxhuar fatkeqesite natyrore, perfshi dhe zjarrin:

1) Duhet nje Ministri e vecante per Fatkeesite Natyrore ( Termeti, Zjarri, Permbytjet, Temperaturat e larta etj ), ku te punesuar te jene pervec stafit baze edhe Inxhiniere dhe Specialiste te Emergjencave.

2) Te pergatiten Hartat e Rrezikut per zjarret, permbytjet, termetet etj.

3) Te kryhet vleresimi per secilen zone dhe te parashikohen buxhete me masa te caktuara sipas rastit.

4) Te krijohen ekipe te vecanta per fatkeqesite natyrore dhe te trajnohen.

5) Populli i rrezikuar minimalisht te parapergatitet duke marre njohuri baze per menyren si do reagoje gjate fatkeqesive natyrore.

6) Te pergatiten Plane per perballimin e fatkeqesive natyrore, ku te perfshihen fazata perpara ngjarjes, gjate ngjarjes dhe pas ngjarjes.

7) Te realizohen projekte te vecanta per te nxitur frymen e vullnetarizmit.

Tanush CAUSHI

Si po katandiset Parku i Liqenit Artificial nga Erion Betoni

Kryetari i FRPD, deputeti i zgjedhur, Belind Këlliçi shkruan në një postim në Facebook se, Parku i liqenit artificial po katandiset lulishte.

Ai shkruan më tej se, Erion Beton sh.p.k ka ndryshuar projektin e rrugës, duke i hapur derën kullave të larta te Garda e Republikës.

Postimi i plotë

Parku i liqenit artificial po katandiset lulishte.

Erion Beton sh.p.k ka ndryshuar projektin e rrugës, duke i hapur derën kullave të larta te Garda e Republikës.

Pas godinës së bankës që shihni në këtë foto, do të ngrenë kulla.

Prej andej do shpërngulen Garda e Republikës, Policia Shkencore dhe disa institucione të tjera që veprojnë në atë territor, si e si që trualli t’i kalojë ortakëve të tij të betonit për leje ndërtimi.

Kush i jep votë, i heq Tiranës mundësinë të marrë frymë.