18.5 C
Tirana
E hënë, 14 Korrik, 2025

Nuk ju zë gjumi nga vapa, bëni këto dy gjëra para se të flini

Janë me dhjetëra këshillat që jepen në rastet e netëve të nxehta (spërkatja e pizhameve, e çarçafëve, ajrosja e dhomës, freskia etj.), por dy janë arsyet kryesore që e rrisin temperaturën e trupin gjatë natës: dehidratimi dhe tretja e ushqimit. Ja çfarë duhet të bësh para se të flesh çdo natë në verë.

Pi ujë të ftohtë

Për të ndihmuar freskinë e trupit, është shumë e rëndësishme të mos e lësh metabolizmin të dehidratohet, ndaj pi shumë ujë në ditët e nxehta. Po ashtu, mund të mbash një shishe me ujë të ftohtë pranë shtratit në mënyrë që të gjatë natës të pish sa herë ke nevojë. Në këtë mënyrë ulet edhe nxehtësia e trupit dhe gjumin do ta bësh më të qetë.

Ha ushqime të lehta në darkë

Pasi ke ngrënë ushqime të rënda gjatë ditës, metabolizmi është mësuar të punojë dhe këtë gjë do të kërkojë të bëjë edhe gjatë natës. Por kjo mund të shkaktojë rritjen e temperaturës së trupit, meqenëse ushqimi është ende në proces tretjeje. Provo të hash ushqime më të lehta gjatë darkës, në mënyrë që trupi të tretë më pak dhe kur të flesh, të ndiesh më e freskët. Fruta dhe perime të gjalla kërkojnë më pak energji metabolike për të tretur se sa proteina dhe yndyra, kështu që këto janë zgjedhje e mirë për mbrëmje.

Presidenti i Barcelonës zbulon arsyen e largimit të Messit

Joan Laporta, në konferencë për media ka shpjeguar arsyet e largimit të Lionel Messit.

Ai ka treguar edhe njëherë se arsye numër një janë paratë, sipas tij humbjet janë edhe më të mëdha se që kanë menduar para se të marrin drejtimin e klubit.

Për këtë, nuk ka shumë hapësirë sipas tij për manovrime për shkak të fair play financiar.

“Messi dëshironte të qëndronte, të gjithë donim të qëndrojë. Dua t’i falënderoj të gjithë për këto negociata për shumë muaj. Duhej të plotësonim kushtet për fai play”

Laporta thotë se me rinovimin e Messit, klubi rrezikonte shumë dhe sipas tij në këtë rast, klubi është më i madh se lojtari më i mirë në botë.

“Fair Play nuk na lejoi të nënshkruajmë përfundimisht kontratën që ishim rënë dakord me Leo Messin”.

Joan Laporta: “Klubi është mbi lojtarët, trajnerët dhe menaxherët”.

Ai nuk e mohon se Leo meriton gjithçka; “Ai e ka vërtetuar se  do Barcelonën, por jemi munduar të bëjmë më të mirë për të ardhmen e këtij klubi”, shtoi ndër të tjera Laporta.

Vendi nën pushtetin e flakëve, Rama me ministrat me pushime!

Sot, Shqipëria ka hyrë në ditën e 14-të, ku vendi është nën pushtetin e flakëve që tanimë kanë marrë jetën e një personi. Prej ditësh, zjarrfikësit dhe ushtarët e Forcave të Armatosura janë kthyer në shpresë, në një kohë kur të gjitha instancat e tjera i kanë braktisur qytetarët. Shefi i Emergjencave Civile, Haki Çako, në një kohë kur rrezikohej dhe ende rrezikon të preket parku Kombëtar i Llogarasë, deklaroi se ishte dy ditë me pushime pasi kishte një event familjar.

Madje dhe shtoi duke e përsëritur disa herë se ishte njeri dhe leje për familjen i merrte VETËM Zotit! Po ashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u desh disa ditë që të dilte dhe të shihte ç’bëhej në terren, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama, është mjaftuar duke i parë të gjitha “nga xhami i një helikopteri”.

Një herë u pa në Himarë, e më pas u zhduk. Bën ndonjëherë ndonjë postim lidhur me zjarret në rrjetet e tij sociale, por terrenin nuk e ka parë me sy. Aq më pak edhe deputetët e tij. Gjatë zgjedhjeve Damian Gjiknuri nuk ndahej nga Vlora, ndërsa tani për zjarre nuk është shfaqur në asnjë cep. As ai dhe as të tjerë, qoftë edhe për propagandë. Ndërkohë që dhe opozita mungon.

Por ndryshe nga Shqipëria, ku politikanët kanë marrë pushimet deri në shtator dhe nuk kanë ndërmend që t’i prishin për asnjë arsye në botë, në Greqi, Kosovës dhe Maqedoni të Veriut, situata është krejt ndryshe.

Mediat greke kanë publikuar sot, foto të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, i cili ka dalë në terren që në mëngjes, Albin Kurti dhe Zoran Zaev, po e po. Madje edhe presidenti turk, Recep Tajip Erdogan takoi qytetarët, duke u dhuruar edhe çaj. Po të zgjedhurit tanë ku janë? Presin shtatorin?/Dosja.al

Policia zbulon parcelën me kanabis, autorët zhduken

Një parcelë me kanabis është gjendur në fshatin Shkozë të Gjegjanit, në zonën e Pukës. Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në terren pas informacioneve të marra për kultivimin e lëndëve narkotike në këtë zonë.

Pas disa orësh monitorimi nga helikopteri, efektivët e RENEA-s evidentuan në një terren të thepisur malor në zonën e quajtur “Qafa e Helmit”, një parcelë me fidanë dhe bimë narkotike.

Ata kanë zbritur me litar në një zonë mes shkurresh derisa kanë arritur në vendin ku ishte kultivuar bima narkotike. Në kuadër të këtij operacioni, Policia njofton se nuk është arrestuar asnjë person, teksa po punohet për identifikimin e përgjegjësve.

Një aksion të tillë të RENEA-s, e ka denoncuar një ditë më parë Partia Demokratike. Përmes një deklarate, ato thonë se në pranga është vendosur oficeri i Policisë Gjyqësore, Kastriot Bicukaj. Ai është liruar më pas pasi është kushëriri i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci.

Operacioni

Policia e Shtetit njoftoi dje se po vijojnë kontrollet dhe operacionet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Në këtë kuadër, u finalizua dje operacioni policor antidrogë i koduar “Qafa e Helmit”, i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Policia tha se operacioni u zhvillua në një terren shumë të vështirë në zonën e Gjegjanit të rrethit Pukë.

Në operacion morën pjesë Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, forcat speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, FNSH-ja dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Për gjetjen e vendit të kultivimit forcat speciale RENEA kanë kryer disa orë kontrolle në një zonë malore.

Në vijim të kontrolleve dhe të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Qafa e Helmit”, në zonën e fshatit Shkozë, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, Shkodër, kishte të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa dhe fidanë narkotikë në tokë dhe në kubikë, është organizuar operacioni policor i koduar “Qafa e Helmit”.

“Pas disa orësh monitorim me helikopter u bë i mundur identifikimi i vendit ku ishin kultivuar bimët narkotike kanabis sativa, një terren malor i thepisur dhe i pyllëzuar, çka ka vënë në vështirësi dhe rrezik jetën e forcave speciale RENEA, të cilët kanë zbritur me litar nën një zonë mes shkurreve për të shkuar në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike në tokë dhe në kubikë.

Nga grupi hetimor vijojnë veprimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e personave të përshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për të vërtetuar nëse ka pasur implikim ose jo nga ana e inspektorëve të Policisë së zonës, pavarësisht terrenit malor të vështirë”, tha zyrtarisht Policia.

Zjarret përfshijnë pyjet në Thirrë dhe në malin e Rrunës në Kukës

Vazhdon të jetë problematike situata nga zjarret në majën e Rrunës, në Kukës, ku flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile të prefekturës në Kukës, pavarësisht punës së zjarrfikësve të Bashkisë nuk është bërë e mundur vënia nën kontroll e flakëve pasi ka patur erë të fortë në këtë zonë dhe një vijë shumë të zgjeruar të kësaj vatre.

Po ashtu flakët kanë përfshirë Thirrë. Një varg i tërë në mal është përfshirë nga zjarri, duke përfshirë shkurre e bimës.

Ndërkohë janë vënë nën kontroll vatra e zjarrit në Kalis dhe po punohet për shuarjen e saj, kurse është shuar plotësisht zjarri në afërsi të fshatit Shtanë.

Në bashkinë Tropojë është izoluar vatra e zjarrit të rënë në Betosh dhe Shëngjergj dhe po punohet për shuarjen e saj.

Ndërsa në Has është izoluar plotësisht zjarri në Pogaj dhe po punohet për shuarjen e tij.

Kompania e Birra Korça distancohet nga ftesa për këngëtarin e preferuar të çetnikëve serbë

Administratori i Birra Korça, Dhimitri Zonja i pyetur sot lidhur me Festën e Birrës dhe pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në këtë aktivitet ka sqaruar për televizionin News24 se i gjithë aktiviteti organizohet nga Bashkia e Korçës dhe është pikërisht ajo që vendos dhe për të ftuarit.

Ai thekson se si pjesëmarrëse Birra Korça ka si detyrim të përfaqësojë sa më denjësisht produktet e saj.

“Këto ditë ka pasur disa spekulime dashakeqe lidhur me ftesën që i është bere këngëtarit serb Goran Bregoviç për të qenë pjesëmarrës në festën e përvitshme të birrës në qytetin e Korçës. Ne e dimë se festa e birrës në Korçë identifikohet si festa e Birrës Korça që është simbol i qytetit, por ky aktivitet nuk organizohet prej nesh. Është bashkia Korçë që vendos për gjithçka që ka të bëjë me festën, përfshirë edhe listën e të ftuarve.

Ne jemi një nga subjektet pjesëmarrëse që kemi obligim përfaqësimin sa më dinjitoz të produkteve tona që i kanë sjellë Korçës këtë festë”, deklaroi administratori i Birra Korça.

Messi largohet nga Barcelona

Edhe zyrtarisht, Lionel Messsi largohet përfundimisht nga Barcelona.

Leo Messi nuk do të qëndrojë te Barcelona, edhe pse klubi spanjoll në deklaratën e publikuar shkruan se marrëveshje për një kontratë të re ishte arritur ditën e sotme.

Sipas Barcelonës, nuk mund të firmosej ajo marrëveshje për shkak të pengesave financave dhe rregullave të LaLigas.

Në këto kushte, Messi nuk qëndron te Barcelona.

Klubi i uron më të mirat njeriut që i ka dhënë shumë atyre për më shumë se 15 vjet.

Messi i dha fund karrierës me Barcelonën duke fituar 35 trofe, ka shënuar 672 gola, ka dhuruar 268 asiste në 778 paraqitje.

“Leo Messi nuk do të qëndrojë në Barcelonë. Pavarësisht dëshirës së Leo Messit dhe klubit për të rinovuar kontratën, kjo s’mund të ndodhë për shkak të problemeve financiare, dhe rregullave të La Ligës”, shkruan klubi në komunikaten e publikuar në faqen zyrtare, derisa i uron suskese më të mirit në botë.

Lamtumirë Jorgji Terca!

Nga Halil Rama

Familjarë, miq, të afërm e bashkëpunëtorë të ngushtë përcollën sot për në banesën e fundit veteranin demokrat Jorgji Terca.

Ai kishte lindur në një familje patriotike tiranase 89 vjet më parë. Në këtë mjedis atdhetar u rrit dhe u edukua me dashurinë për familjen dhe atdheun. Ndaj dhe që në fëmijërinë e tij, kur ishte veçse 10 vjeç do të shprehte urrejtjen për pushtuesin fashist të vendit.., duke u bërë një nga anëtarët më aktiv të organizatës së njohur me emrin “DEBATIK”.

Debatikasi Jorgji Terca mori pjesë në disa aksione luftarake kundër karabinierisë fashiste italiane, si ndërprerje linjash telefonike, rrëmbime pajisjesh propagandistike, municione e armatime. Aktivitetin luftarak e vazhdoi pandërprerë deri në çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesi nazifashist.

Pas çlirimit, Jorgji shërbeu me devotshmëri e përkushtim në disa reparte të Ushtrisë Shqiptare.

I zhgënjyer nga sistemi i diktaturës që nuk ia njohu meritat, Jorgji do të mbështeste fuqishëm proceset demokratike pas ’90-tës.

Që me krijimin e OBVL(Org.Bashkuar e Veteranëve) Jorgji u bë një nga anëtarët aktiv, përkrah themeluesve e drejtuesve të saj, si Dr.Ymer Dishnica, Gjeneral Rrahman Parllaku, Gjeneral Nexhip Vinçani e personaliteteve tjera të LANÇ e Ushtrisë Shqiptare, si: Liri Belishova, Edip Ohri, Skënder Malindi, Tahir Voshtina, Myfit Guxholli, Sotir Budina etj.

Madje, prej dhjetë vitesh ai drejtoi degën e OBVL Tiranë, si kryetar i saj, duke organizuar veprimtari të larmishme me veteranët, si përkujtimore, vizita e ekskursione tek Llixhat “Nëna Naile” në Kosovë, në Voskopojë, Përmet, Ersekë etj, duke siguruar mbështetjen e donarëve të ndryshëm.

Ai ishte një prind dhe veprimtar shoqëror shembullor.

Si i tillë do të kujtohet e nderohet nga njerëzit e familjes, shoqëria dhe nga OBVL.

Lamtumirë miku ynë i shtrenjtë Jorgji Terca!

Parajsa qoftë vendbanimi yt i përjetshëm…

Polonia dhe Ukraina ia ndaluan koncertet Bregoviç, mbështeti pushtimin rus të Krimesë

Polonia dhe Ukraina i kishin anuluar koncertet e këngëtarit serb, Goran Bregoviç, për shkak të përkrahjes që ai kishte shprehur për pushtimin e Krimesë së Ukrainës nga Rusia.

Pavarësisht shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut nga regjimi pushtues rus në Krime dhe sanksioneve ndërkombëtare, Bregoviçi kishte mbajtur një koncert në Sevastopol të Krimesë, ku e kishte lavdëruar Rusinë dhe kishte thënë se shpresonte që Perëndimi “do të shërohet nga paranoja”.

Pas koncertit të mbajtur më 26 mars të vitit 2015, Bregoviçi ishte pyetur nga gazetarët nëse i frikësohej bojkotit. Ai kishte thënë: “Nuk mërzitem. Ne në Ballkan gjithmonë e kemi ndier madhështinë që vjen nga lindja, nga Rusia. Mendoj se Perëndimi gjithmonë ka shprehur një lloj paranoje për këtë. Shpresoj që kjo do të kalojë dhe se ata do të gjejnë një lloj ilaçi për këtë.”

Paraqitja e Bregoviqit në Sevastopol kishte rezultuar me anulimin e koncertit të tij, të planifikuar për 16 maj të atij viti në Kiev të Ukrainës, raporton Grupi për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kharkiv.

Në të njëjtin vit – 2015 – Bregoviçi kishte planifikuar që të merrte pjesë edhe në një festival në Poloni, por koncerti i tij ishte anuluar pikërisht për shkak të mbajtjes së koncertit në Krimenë e pushtuar dhe përkrahjes që kishte shprehur për Rusinë. /gazeta express/