28.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025

Zjarr në Ministrinë e Financave, a po zhduken dokumentat e konçesioneve?

Në bodrumin e godinës së Ministrisë së financae ka rënë zjarr ditën e sotme. Policia njoftoi se nuk janë djegur sende me vlerë, sipas medias.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se është vënë qëllimisht.

Zjarri në Vithkuq merr përmasa të mëdha, rrezikohet Manastiri

Një zjarr ka ka rënë në afërsi të fshatit Vithkuq i cili ka përfshirë shkurre e pisha.

Zjarri ndodhet në afërsi të manastirit të Shën Pjetrit. Zjarri rrezikon edhe këtë monument kulture.

Ndërkohë nga Korca janë nisur një zjarrëfikëse dhe punonjës së ndërrmarrjes publike. Për shkak të erës është e vështirë të shuhet zjarri, i cili po merr përmasa më të mëdha.

Të kapur dorë për dore dhe me litarë, plazhistët shpëtojnë 9 pushues në plazhin e Shëngjinit

Nëntë pushues në plazhin e Shëngjinit të cilët kanë rrezikuar të mbyten ditën e sotme, janë shpëtuar vetëm falë një angazhimi jo të zakontë vullnetar.

Plazhistët janë kapur dorë për dore, për të sjellë më pas edhe shpëtimin e tyre. Ndërkohë që duhet thënë se moti sot në Shqipëri dhe në zonën bregdetare ka qenë i paqëndrueshëm duke sjellë edhe rrezikimin e jetës së pushuesve, të cilët janë kapur të papërgatitur.

Këngëtari serb ftohet në Korçë, reagon analisti nga Kosova: Ukraina e Polonia ia anuluan koncertet, ndërsa ti nana Shqipni…

Këngëtari serb, Goran Bregoviç, i cili ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës, është ftuar në festën e birrës që mbahet çdo vit në Korçë që do të zhvillohet më 18 -22 gusht. Shumë artistë dhe personalitete kanë bërë thirrje për ta bojkotuar këngëtarin serb.

Për këtë ngjarje ka reaguar sot edhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala.

Buzhala shkruan në një postim në Facebook se, në vitin 2015, këngëtari serb, Goran Bregoviç mbajti koncert në Sevastopol të Krimesë dhe e mbështeti pushtimin rus, ani pse atje u kryen shumë masakra. Ai kishte deklaruar se Rusia është madhështore, kurse Perëndimi është paranojak. Për shkak të kësaj, Ukraina dhe Polonia ia anuluan koncertet.

Postimi i plotë i Berat Buzhalës

Ne vitin 2015 kengetari serb Goran Bregovici mbajti koncert ne Sevastopol te Krimese dhe e mbeshteti pushtimin rus, ani pse atje u kryen shume masakra. Ai kishte deklaruar se Rusia eshte madheshtore, kurse Perendimi eshte paranojak.

Per shkak te kesaj Ukraina dhe Polonia ia anuluan koncertet.

Ne anen tjeter Korça dhe Shqiperia nuk dorezohen. Deshirojne qe te mos e perziejne artin dhe kulturen me politiken. Shume mire nana Shqipni, ti po e din, ti grahi. Ky eshte linku i kesaj ceshtje: https://khpg.org/en/1427833079….

Cka ju ben me besu qe ai i mbeshteti masakrat ruse ne Krime, kurse paska qene neutral ndaj atyre ne Kosove, Bosnje dhe Kroaci?

Ky dhe shumica derrmuese e artisteve te Serbise kane qene vegla te Milloshevicit dhe politikave te tij gjenocidiale. Kane fillu me e distancu ngapak veten kur e kane pa se ne cfare muti kane sharru.

Berisha: Askush nuk mund të më pengojë të ushtroj misionin që më kanë ngarkuar zgjedhësit

Ish-Kryeministri Berisha tha se, s’ka forcë në botë ta ndryshojë nga vendimi që ka marrë për të vijuar si pjesë e Parlamentit në shtator. Ai siguron se dhe Basha i ka kërkuar në takim ambasadores së SHBA, Yuri Kim të ketë transparencë mbi vendimin për shpalljen non-grata të Berishës dhe akuzës për korrupsion.

Duket se dhe sot Berisha nuk ka surprizuar duke sulmuar sërish ambasadoren amerikane, Yuri Kim të cilën e quan unike në botë pasi lavdëron masakrën zgjedhore dhe kërkon ti diktojë vendit kush hyn në parlament dhe kush jo.

Ai shton se nuk po i ofron shqiptarëve bar madje po bën gjithçka që po bën është që qytetarët mos hanë bar.

Pyetje: Çfarë vendimi prisni të marrë Basha lidhur me rolin tuaj?

Berisha: Së pari, më lejoni të shpreh mendimin tim se ambasadorja Kim është unike në botë, si ambasadore që pasi ka lavdëruar të nesërmen një masakër zgjedhore, kërkon ti diktojë atij vend, këtij vendi se kush duhet dhe nuk duhet të futet në parlament.

Do më lejoni pak ta zhvilloj këtë koncept. Ajo në konceptin e saj, qëndrimin e saj e lidhi me dogmën e barit. Jo rastësisht. Ajo është njeri i shkolluar mirë, ka lexuar. Edhe Enver Hoxhën, edhe Abraham Linkolnin, e Kim Jong Un. Në politikë lexon. Por një gjë ju them, për të gjithë ata para gjeneratës suaj, diktati dhe bari janë binom i pandarë.

Shqiptarët e dinë mirë se në diktaturë kur njerëzit kishin deleguar diktatorit, ai u ofronte si rrugë shpëtimi për mbrojtjen e tij barin.

Shqiptarët kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur, kanë ngrënë mish të ngordhur dhe kanë vdekur. Sepse njeriu para vdekjes përpiqet të shpëtojë. Kjo ka ndodhur dikur edhe në Korenë e Veriut.

Tani ndoshta s’ndodh se i ka dhënë disa parcela. Diktatura dhe bari janë të lidhura. Gjithçka unë po bëj, pikërisht është që shqiptarët mos hanë bar. Dhe rruga e vetme është transparenca, unë s’po ofroj bar, por transparencë.

Në këtë kontekst. Dua të them prapë, qëllimi im nuk ka të bëjë, nuk mbrohem unë nga imuniteti, nuk mbrohet Sali Berisha nga sovraniteti, por nuk pranon nën diktat ti shkel ato. Ky është ndryshimi.

Rruga e vetme është transparenca. Kështu që, cilido jetë qëndrimi im, nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim të besuar nga zgjedhësit shqiptarë.

Kjo është përfundimtare. Kryetari i PD në takimin me znj.Kim, ka kërkuar të njëjtën gjë. Ftoj çdo shqiptar të kërkojë të njëjtën gjë, transparencën. Por ata që ofrojnë barin kanë një problem madhor, kanë frikë nga e vërteta.

Ata i tremben. Unë kam deklaruar se mbi vendim, një fakt të jepet, unë marr vendimet e mia. Unë qëndroj i vendos, ta dini mirë që nuk ka forcë në botë që mund të më imponojë mua përveç transparencës. Kushdo tjetër”, tha Berisha.

Berisha: Avokati ka dorëzuar padinë, kërkoj transparencë dhe dorëzimin e çdo prove

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se, avokati i tij, Jean-Yves Le Borgn  ka depozituar në gjykatën franceze një padi kundër deklaratave të sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili shpalli non grata deputetin demokrat dhe familjen e tij.

“Së pari, ju falënderoj që jeni të pranishëm në këtë konferencë, që e kam thirrur për t’ju njoftuar se avokati im, ka dorëzuar padinë time për shpifje në gjykatën Koreksionale të Parisit.

Siç ju kam njoftuar më parë se pas vendimit të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për të më shpallur non-grata mua, bashkëshorten dhe dy fëmijët, bazuar tek hakmarrja e Edi Ramës, dhe mikut të tij George Soros, autorizova avokatin që të ngrejë padinë për shpifje.

Javën që kaloi avokati dorëzoi këtë padi pranë kësaj gjykate dhe ju do të merrni dëshminë e dorëzimit.

Sipas avokatit tim kjo padi në gjykatë në shpifje bazohet në precedentët e mëparshëm të ngjarjes , në parimin universal’ imuniteti; nuk mund të përdoret si mburojë. Padia ime bazohet shpija në internet dënohet kudo, ku del lajmi, ku ndodh dëmi.

Gjithçka varet nga interpretimi i gjykatësit që do të gjykojë çështjen. I bëj thirrje sekretari të SHBA-ve që në emër të transparencës të dërgojë dokumentin dhe provën që ai apo çdo kush tjetër në botë disponon kundër Sali Berishës”, tha Berisha.

Berisha: Betejë për të vërtetën dhe dinjitetin

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se, avokati i tij ka dorëzuar në Gjykatën Korreksionale të Parisit padinë kundër vendimit të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, i cili e ka shpallur ‘non grata’ bazuar në keqinformime dhe pa asnjë provë.

“Jean-Yves Le Borgn ka dorëzuar padinë dhe ju do merrni dëshminë e dorëzimin e këtij padie. Kjo padi bazohet në precedentë të mëparshëm të ngjashëm dhe në parimin universal se nuk ka mburojë nga imuniteti për rastin e shpifjes. Padia bazohet edhe te parimi se shpifja në internet dënohet kudo ku del lajmi.

Unë i bëj thirrje Sekretarit Blinken, që në emër të transparencës të dërgojë pranë kësaj gjykate, çdo fakt, provë apo dokument kundër meje apo familjarëve të mi.

Kjo është hera e parë në jetën time që i drejtohem një gjykate. Kurrë nuk e kisha menduar se do të ngrija padi ndaj Sekretarit të Shtetit të një vendi që e admiroj kaq shumë.

Unë dua të mbroj dinjitetin tim, të familjes dhe të gjithë shqiptarëve që i kam përfaqësuar. Kjo padi është një betejë për dinjitetin njerëzor.

Me këtë padi kërkoj transparencë të plotë përpara shqiptarëve dhe miqve të mi të shumtë në Shqipëri dhe botë dhe të provoj se është një vendim pa asnjë bazë.

Karakterin politik të këtij vendimi e provon fakti se pavarësisht çdo kërkese për të bërë publike faktet dhe provat, nuk është paraqitur asnjë e tillë, për shkakun e vetëm se asnjë e tillë nuk ekziston”, tha Berisha.

Berisha tha se do të futet në Parlament sepse ky është vullneti i votuesve dhe se do të vijojë betejën për të vërtetën dhe dinjitetin.

“Në parlament do futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Çdo vendim, që në vend të transparencës zgjedh diktatin, unë do i kundërvihem në aleancë me çdo demokrat dhe shqiptar për betejën përfundimtare ndaj këtij regjimi”, tha Berisha.

PD: SPAK flet me gjuhë të drunjtë për hetimet e çështjes së Teatrit. Të dëshmojë se ka vullnet të luftojë korrupsionin!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA

Është e vërtetë që ka ardhur përgjigjia nga SPAK në lidhje me kërkesën tonë për informacion se çfarë po bëhet një vit e ca në lidhje me kallëzimin që Partia Demokratike por edhe Alenaca për Teatrin apo subjektet e tjera kanë bërë për shembjen abuzive të Teatrit nga ana e Bashkisë Tiranë, në frymën e vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Përgjigjia që erdhi nga SPAK thjesht tregon që është bërë regjistrimi i këtyre kallëzimeve për shpërdorim detyre dhe kaq, pjesa tjetër siç shpjegon edhe drejtuesi i SPAK z. Kraja, është që përbën sekret hetimor por ata po bëjnë hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Kjo është një gjuhë e drunjtë, gjuhë e cila fshihet pas asaj që quhet, parimit të sekretit hetimor.

Nuk dua t’i hyj asaj se si gazetarët marrin vesh gjithçka, ose ka një pjesë të gazetarëve që marrin vesh gjithçka që ndodh në të gjitha sekretet hetimore, çfarë ndodh në SPAK, dhe që i bëjnë publike, që bëjnë shumë mirë që i bëjnë publike sepse të paktën marrim vesh diçka çfarë bëhet, mirëpo për çudi ka disa kategori kallëzimesh për të cilat as gazetarët nuk dinë asgjë, jo më ne që i kemi bërë kallëzimet, sepse me sa thuhet nuk është bërë kurrëfarë lëvizje, kurrëfarë hetimi. Ky është një problem tjetër.

Ajo që unë shoh tek kjo përgjigje se “po bëhet një hetim i plotë dhe i gjithanshëm”, do të kisha dashur nga drejtuesit e SPAK, qoftë edhe në mënyrë teorike të na shpjegoni se çfarë do të thotë “hetim i plotë dhe i gjithanshëm” që pastaj ne ta dimë, që mbi bazën e këtyre parimeve dhe kritereve të “hetimit të plotë dhe të gjithanshëm” nesër të shohim se çfarë ka bërë gjatë gjithë këtij viti SPAK. Sepse një ditë kjo çështje do hapet. Çështja nuk do të mbetet sekret.

Gjatë këtij viti SPAK a ka pyetur njeri për shpërdorim detyre, ka thirrur njeri? Ne nuk po i kërkojmë përmbajtjen se çfarë kanë thënë në marrjen në pyetje, por a ka thirrur dikë? Kryetarin e Bashkisë? Një anëtar të Këshillit Bashkiak a dikë që ka marrë një dokument, ose një letër. Një ditë do të dalë dhe do të shohim që gjatë gjithë këtij viti që ne po kërkojmë për të cilën thuhet se po bëhet “hetim i plotë dhe i gjithanshëm” çfarë është bërë?

Këto ne nuk i kërkojmë për të bërë presion mbi SPAK, por për të parë nëse ky institucion është në funksionin për të cilin është krijuar, apo jo? Nuk mundet ta mbajmë goditjen e korrupsionit në nivele të ulëta, kryetarë Bashkie, zv/ministrash që korruptohen me gjëra qesharake, apo nënpunësve të ulët për tendera që vlejnë miliona dollarë, shefat e të cilëve nuk ditkan gjë. Nuk është ky korrupsioni në Shqipëri. Të gjithë e dimë këtë. Dhe SPAK për këtë është krijuar, Sepse po të ishte për gjëra të vogla nuk do t’ia vlente të ngriheshin institucione të tilla me Reformën në Drejtësi.

SPAK duhet të veprojë më shpejt në raport me çështjen e Teatrit që është një krim barbar, me çështjen e inceneratorëve. Shikoni se çfarë po ndodh me plehrat. Durrës, Kavajë, Fier, një javë rresht digjen plehrat. Përse? Pikërisht për shkak të përfitimit të atyre që kanë marrë kontratat e inceneratorëve. Për shkak të aferës së inceneratorëve për të cilën kemi një vit që kemi bërë kallzim. Nqse do ishin vënë njërezit përpara përgjegjësisë nga ana e SPAK nuk do të kishim tragjeditë mjedisore që po ndodhin.

A do merret SPAK me çështjen Beçhetti? 120 milionë euro do të paguajnë shqiptarët për një tekë të kryeministrit. Çështjen e “Astirit”. Ka qindra koncesione, PPP, tendera, që nga Bashkitë e deri në qeveri lart. Doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese? Çfarë po bëhet? Nqse do të ishin bërë disa hetime më shumë, ndoshta nuk do të kishim një veprim kaq arrogant të kryemininstrit, sikur ta kishte pronën e vetë, ia dhuron pronën e Teatrit edhe një herë Bashkisë, ia fal Bashkisë.

Prokuroria duhet të lëvizë sepse Reforma në Drejtësi, institucione si SPAK dhe të tjerat, u krijuan pikërisht për këtë, që të kontrollojnë administratën dhe politikën. Që të luftojnë korrupsionin në administratë dhe në politikë. Përndryshe çfarë kuptimi kishte që u krijuan këto institucione. Nqse do të kishte lëvizje, nuk do të kishim gjithë këto ngjarje në Shqipëri, deri tek djegiet masive që po shkaktohen.

A mban dikush përgjegjësi për këto? Janë blerë helikopterë miliona euro, ku janë, përse nuk përdoren. Mjaft më me zv/ministra dhe nëpunës të nivelit të ulët që korruptohen për një vend pune apo për tenderat për të cilat shefat e tyre “nuk dinë gjë”.

Foto/ Kosova zien nga revolta, mbushet me parulla kundër Ramës

Serbia North Macedonia Albania

Vazhdon revolta e banorëve të Kosovës kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Pasi qytetarët dolën përpara ambasadës shqiptare në Prishtinë, duke e akuzuar Edi Ramën se po tradhton interesat e Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, këtë herë muret janë mbushur me parulla.

Në parulla lexohet: “Unë jam mirë, kur është mirë Serbia”- Edi Rama, një ironi bazuar te shprehja e Isa Boletinit: ”Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”.

Këto pamje vijnë nga qyteti i Gjilanit.

Kujtojmë se qëndrimi i Ramës për Mini-Shengenin ka shkaktuar revoltë te qytetarët në Kosovës.

Një qytetar i Kosovës madje e quajti Ramën tradhtar, teksa ky i fundit po vizitonte Himarën. Qytetari kosovar tha se u godit nga truprojat e Ramës.

Situatë dramatike nga zjarret në Vlorë, flakët djegin banesat në Gjorm dhe Kuç

Vazhdon situata e rëndë nga zjarret në Vlorë. Era po favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve. Zjarri në Karaburun ka avancuar duke e rritur rrezikun për parkun e Llogarasë, ndërsa operacioni është ndërprerë për shkak të erës së fortë.

Ndërkohë, situata është tepër dramatike në lagjen e Gjiormit, në zonën e njohur si Neshta në Bashkinë e Selenicës, ku prej disa orësh, vatrat e zjarrit kanë përfshirë sipërfaqe të tëra pyjesh dhe kullotash.

Në fshatin Gjorm deri më tani janë shkrumbuar 5 banesa dhe janë shkrumbuar dhjetëra bagëti. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar pasi në vendngjarje shihet edhe një ambulancë.

Zjarri fillimisht nisi në lagjen Neshtë dhe më pas u përhap në anën tjetër të lumit. Banorët janë larguar vetë nga banesat dhe askush nuk ka marrë masa për evakuimin e tyre.

Gjithashtu raportohet se e njëjta situatë është edhe në fshatin Kuç, ndëkohë që vatra zjarri aktive dhe të fuqishme janë edhe në malin e Çipinit.

Ndërkohë nga raportimet mësohet se flakët kanë djegur disa banesa, ndërsa banorë të zonës ndodhen në gjendje paniku.

Pavarësisht se janë njoftuar autoritetet e Emergjencave Civile, të paktën deri në orën 10:40 nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për shuarjen e flakëve apo për të ndihmuar banorët. Nga raportimet mësohet se tymi ka krijuar probleme shëndetësore te banorë të zonës, veçanërisht moshat e treta, lidhur me frymëmarrjen.

Më herët Ministria e Mbrojtjes njoftoi për 6 vatra aktive zjarri nga Fushë-Arrëzi në Karaburun, ndërkohë që kjo në Bashkinë e Selenicës nuk pvrfshihej.

Situata e zjarreve prej të paktën dy javësh ka rrëzuar propagandën qeveritare lidhur me marrjen e masave apo përballimin e situatave, ndërsa pamjet e shfaqura në ditët e fundit treguan se qoftë punonjësit e emergjencave, ashtu edhe ato të FA-ve, nuk kishin pajisjet e duhura për të përballuar flakët.

Si pasojë e zjarreve, dy ditë më parë humbi jetën një qytetar në Gjirokastër, ndërsa bashkëshortja e tij, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas të dhënave zyrtare, vatrat më të mëdha të zjarrit kanë qenë në Karaburun, ku rrezikohej baza e Pashalimanit, ato në Fushë-Arrëz, ku rrezikohen banesat, në Gjirokastër ku u regjistrua edhe viktima e parë, në rrethinat e Vlorës, por edhe në Shkodër.

Nga autoritetet ende nuk ka një bilanc lidhur me dëmet që janë shkaktuar, ndërkohë që gjatë ditës së premte pritet të mbërrijnë në Shqipëri dy helikopterë dhe 45 forca ushtarake holandeze, në ndihmë të autoriteteve shqiptare, për përballimin e situatës nga zjarret.