31.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025

Festë birre me kallash?

Nga Bardhyl LONDO

Me të drejtë ka shkaktuar trazime ardhja e Bregoviç si i ftuar special në festën e birrës në Korçë. Pasi i dorëzuan çelësin e Tiranës, tani i dorëzojnë dhe Korçën një këngëtari që ka ngjallur gjithmonë trazime në opinioin mbarëshqiptar, jo vetëm për qëndrimin, por edhe për muzikën e tij. Për më teper ai është në perëndim të karierës.

Në rast se ky veprim do realizohet Korça dhe birra Korça do t’i bëjë dëm vetes. Nuk mund të imagjinohet një festë me kallash.

Çmenduri! Shteti antimiting kundër banorëve që protestojnë për mbrojtjen e Sinecit

Teksa banorët e fshatit Lumas kishin shkuar për të protestuar kundër ndërtimit të ujësjellësit pranë njësisë administrative të zonës, ka pasur një degjenerim të dhunës dhe përplasjes mes grupeve të ndryshme të qytetarëve. Në të njëjtën kohë pranë njësisë kanë shkuar banorët e disa fshatrave të tjerë, që janë pro ujësjellësit.

Banorët e fshatit Lumas thanë se, antimitingu është organizuar nga Bashkia Kuçovë dhe firma Salillari.

Punonjësit e policisë po tentojnë të shuajnë konfliktin mes grupeve të ndryshme të banorëve, ndërkohë që në vendin ku po mbahet protesta janë të pranishëm dhe punonjës të Bashkisë së Kuçovës, që duket se po nxisin më tej dhe konfliktin.

Historia për ndërtimin e ujësjellësit vijon prej disa muajsh në fshatrat e Kuçovës, ku banorët e Lumasit kërkojnë që ai të mos ndërtohet duke marrë ujin e burimit të Sinecit që është edhe atraksion turistik për zonën. Protestat e tyre kanë qenë pothuajse të përditshme, ndërkohë që janë ndeshur dhe me dhunën e policinë dhe heshtjen e institucioneve lokale.

Nga ana tjetër janë dhe banorët e fshtrave Vodëz apo Krekëz, të cilët thonë se duan ujë në shtëpitë e tyre, dhe kërkojnë që ujësjellësi të vijojë sa më shpejt.

Duke qenë se shteti është i pafuqishëm, ose më mirëi inekzistent në dhënien e zgjidhjes së këtij konflikti që vazhdon prej disa muajsh, përplasjet mes fshatrave kanë kulmuar në përdorimin e dhunës gjatë paradites së kësaj të enjteje.

Aksident tragjik, humb jetën fëmija 3 vjeç, plagoset rëndë nëna e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Elbasan ku si pasojë e një aksidenti rrugor, ka humbur jetën një fëmijë 3 vjeç, dhe në gjendje të rëndë ndodhet nëna e tij. Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bujqës në Elbasan.

Makina e drejtuar nga një 38-vjeçarja ka dalë nga rruga dhe si pasojë është ndarë nga jeta fëmija i saj 3-vjeçar . Nëna, Oltja Maloku është në gjendje të rëndë.

Elbasan/ Informacion paraprak 

Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Trafiku i drogës/ Ja kur do shqyrtohet dosja e Tahirit nga Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka caktuar datën për shqyrtimin e dosjes së ish-Ministrit Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Rekursi do të shqyrtohet në datën 28 shtator, ora 10:00.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë bëri të ditur se çështja e Tahirit ishte hedhur gabimisht në short, dhe për këtë arsye ishte hequr emri i Sandër Simonit nga relator.

Në vend të Sandër Simonit është vendosur Ilir Panda.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruante në Facebook se ndryshimi i trupës gjykues është bërë për të favorizuar ish-ministrin e Ramës, Saimir Tahiri.

Polici që vrau të riun Klodian Rasha kërkon lirimin nga burgu

Ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i dënuar për vrasje me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha, në 8 dhjetor të 2020-ës ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit.

Hajdaraj kërkon ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo vrasje me dashje. Ankimi është dorëzuar në fund të korrikut dhe pritet që Apeli të hedh shortin për dosjen.

Ndërkohë, ankim për vendimin është ushtruar edhe nga Prokuroria e cila kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg.

Gjykata e Tiranës dënoi në 14 korrik Hajdarajn me 15 vite burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite. Babai i Rashës, Qazim Rasha, doli i zhgënjyer nga seanca e fundit, duke mos e konsideruar drejtësi vendimin e Shkallës së Parë.

Vijon situata e rëndë nga zjarret, në Karaburun ndërpritet aksioni nga ajri, do punohet vetëm me mjete rrethanore

Si pasojë e erërave të forta që kanë nisur në jug të vendit që prej mëngjesit të sotëm, operacioni për shuarjen e flakëve në Karaburun është ndërprerë.

Pak më herët u kërkua ndërhyrje nga ajri për neutralizimin e flakëve në Karaburun, me qëllimin që ato të mos përhiheshin më tej duke u bërë rrezik potencial për parkun e Llogarasë.

Por raportohet se ndërhyrja nga ajri është thuajse e pamundur, për shkak të erës së fortë që po fryn mbi Karaburun.

Tashmë Forcat e Armatosura që kanë shkuar në Karaburun do të përpiqen që të mbajnë flakët nën kontroll me mjete rrethanore. Karaburuni është një nga zonat më të nxehta sa i përket vatrave të zjarrit në vendin tonë.

Ministria e Mbrojtjes ka informuar më herët përmes një deklarate shpërndarë mediave lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktiv, ndërsa një vatër është izoluar.

-Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv. Vazhdon operacioni sërish sot për shuarjen e vatrave.

-Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Sot ka filluar operacioni për shuarjen e plotë të tij.

-Vijon zjarri edhe në Fushë Arrëz. Në ndihmë të punonjësve vendorë ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura.

-Në fshatin Lukan, në Dibër flakët momentalisht janë izoluar.

-Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Operacioni po vijon për shuarjen përfundimtare të tyre.

-Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Ka vijuar operacioni me te gjitha forcat operacionale.

-Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër. Sot kanë filluar operacionin forcat në nivel qarku.

-Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë.

39% e shqiptarëve s’mund të bëjnë as një javë pushime, familjet nuk e përballojnë ekonomikisht

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e azhurnuar në Barometrin e Ballkanit 2021, tregoi se 39% e familjeve në Shqipëri nuk e përballonin ekonomikisht një javë pushime në vit.

Kjo përqindje ishte më e lartë se mesatarja rajonale (38%), por Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin një përqindje më të lartë të popullsisë që konfirmoi se nuk mund të bënte pushime vjetore përkatësisht me 45 dhe 50%.

Kosova ishte e vetmja në rajon që kishte përqindjen me të ulët të familjeve, vetëm 11% e tyre që nuk mund të përballonin pushime një javë në vit.

Në Ballkan, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve në anketë nuk e dinë nëse do të shkojnë me pushime (69%), pak më pak se një e treta e qytetarëve (31%) tashmë kanë planifikuar udhëtimin e tyre për vitin 2021. Rreth 10% po planifikojnë të udhëtojnë në natyrë ose udhëtim aventure, 9% e tyre planifikojnë të vizitojnë qytete të reja, dhe 6% të vizitojnë familjen dhe miqtë e tyre.

Numri më i madh i pjesëmarrësve të cilët nuk janë të sigurt nëse do të shkojnë me pushime gjatë vitit 2021 janë në Serbi (88%), më pas Shqipëria me 84%, ndërsa në anën tjetër të medaljes qëndron Kosova, e cila ka regjistruar numrin më të ulët të të anketuarve që nuk e dinë nëse ata do të shkojnë me pushime këtë vit, duke arritur kështu në 30% të të gjithë popullsisë së saj.

Kosova gjithashtu ka përqindjen më të madhe të individëve që planifikojnë të vizitojnë qytete të reja (30%) dhe qytetarëve që kanë planifikuar të bëjnë një udhëtim aventure (20%), ndërsa të anketuarit nga Mali i Zi (13%) planifikojnë për të vizituar miqtë dhe familjen e tyre në 2021.

Rajoni vazhdon të bëhet gjithnjë e më i hapur për mbërritjet nga komuniteti i Ballkanit Perëndimor, me 42% të të anketuarve tani që mbështesin migrimin e brendshëm nga një ekonomi tjetër rajonale.

Anketa e këtij viti gjithashtu sheh një rënie me 5 pikë në rangun e të anketuarve që janë armiqësorë (10%). Në përgjithësi, që nga viti 2016, numri i pjesëmarrësve në sondazh që mbështesin ardhjet rajonale është rritur me 14 pikë dhe përfaqëson një zhvillim premtues në migrimin rajonal.

Shqipëria është ekonomia më mikpritëse e rajonit me 49% të të anketuarve që mbështesin migrimin e ardhur nga brenda rajonit. Ndërkohë, Mali i Zi regjistron një rënie prej 22 pikësh në numrin e pjesëmarrësve që janë të hapur për ardhje të reja, duke kërcyer kështu nga epiteti i ekonomisë më mikpritëse të rajonit në atë më jokomunikuese të rajonit (duke përbërë 36% të popullsisë, nga 58% në 2019).

Serbia dhe Kosova kanë përqendrimin më të madh të të anketuarve neutralë në Ballkanin Perëndimor, të dy me 46%. Megjithëse u vu re një preferencë e vogël për turistët nga pjesët e tjera të botës, ekziston një përqindje në rritje e qytetarëve të rajonit që mbështesin më shumë vizitorë nga brenda rajonit./ B.Hoxha/Monitor

Berisha, konferencë për shtyp në orën 12:00

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e sotme në orën 12:00. Njoftimin për media e ka bërë vetë ish-Kryeministri Berisha në faqen e tij sociale.

“Të dashur miq, sot në orën 12:00 do të zhvilloj një konferencë për shtyp në hotel Rogner (salla Antigonea)! Ftoj mediat, sipas dëshirës, të jenë të pranishme! sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Shifrat skandaloze-2021, Rama jep 7.4 milionë USD për Emergjencat Civile dhe 144 milionë USD për koncesionet e veta

Shifrat 2021.

Buxheti i Shtetit ka akorduar për Emergjencat Civile këtë vit është 760 milion lekë, një shumë kjo afro dy herë më e lartë nëse krahasohet me vitin paraardhës, ku ishin përcaktuar në total 434 milionë lekë.

Kjo strukturë është në varësi të mbrojtjes dhe fondet çelen në rastet e fatkeqësive natyrore, të tilla si tërmeti, përmbytjet, zjarret etj. Ndërkohë, përveç fondit të përcaktuar për Emergjencën Civile, për këtë vit është parashikuar edhe një fond prej 500 milionë lekësh për pushtetin vendor.

Kjo shumë ndahet sipas bashkive në formën e transfertës së pakushtëzuar, sipas një formule që favorizon bashkitë më të populluara, dhe jo detyrimisht ato që kanë risk më të lartë të goditen nga fatkeqësitë natyrore.

Kështu, për mbrojtjen civile më shumë para shkojnë për bashkinë e Tiranës prej 175 milionë lekë, më pas vjen Durrësi që ka të përcaktuar për mbrojtjen civile 26 milionë lekë, ndjekur nga Shkodra me 18 milionë lekë, ndërsa Lezha që ka pësuar përmbytjet më të mëdha deri më tani ka për mbrojtjen civile 10.9 milionë lekë.

Vitet e kaluara ka pasur ankesa për vlerësimin e dëmeve nga të dëmtuarit, ndërkohë që edhe këtë vit banorët, kryesisht ata në Shkodër kanë dhënë mesazhet e para se nuk po marrin ndihmën e nevojshme.

Në vitin 2021, sipas Relacionit Shoqërues të Ligjit Nr. 137, datë 16.12.2020 ‘Për Buxhetin 2021’, do të mbështeten me fonde publike trembëdhjetë kontrata koncesione PPP. Në vend janë regjistruar mbi 274 shoqëri koncesionare. Për secilën prej tyre Regjistri Koncesionar i krijuar nga organizata AIS shfaq informacion dhe të dhëna për objektin, menaxhimin dhe performancën. Nga këto kontrata koncesionare PPP, disa buxhetohen dhe paguhen drejtpërdrejt nga Buxheti i Shtetit. Totali i parashikuar në vlerë për mbështetje të Koncesioneve nga Fondet Publike për vitin 2021 është planifikuar në vlerën 14 432 692 000 (katërmbëdhjetë miliard e katërqind e tridhjetë e dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) Lekë. Nëse e konvertojmë me Euro rezulton rreth 116 769 352 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e treqind e pesëdhjetë e dy) Euro, kjo sipas kursit të këmbimit zyrtar nga Banka e Shqipërisë, mesatarja për vitin 2020