17.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025

Mungojnë paisjet e emergjencave për shuarjen e zjarreve, KLSH nis kontrollin në Emergjencat Civile

KLSH ka nisur sot kontrollin në zyrat e Emergjencave Civile, pas incidentit të pak ditëve më parë kur punonjësit e emergjencave nuk lejuan auditin pasi kreu i Emergjencave, Haki Çako ishte me pushime.

Kontrolli i KLSH do të kryhet në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave.

Kontrolli ka nisur në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme, që lidhet me emergjencat civile, në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor.

Sipas burimeve, me urdhër të kryetarit të KLSH, Arben Shehu do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e paisjeve të emergjencave.

Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajimet bazë. Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim nga ana e strukturës së emergjencave qëndrore civile pasi drejtori ishte me pushime, duke shkaktuar dhe një reagim nga kreu i KLSH Arben Shehu i cili i bëri thirrje për rikthim në punë.

Pas rikthimit,një ditë më parë ka nisur kontrolli edhe në këtë institucion. Gjithashtu ,KLSH do të auditojë dhe verifikojë në ministrinë e brëndshme, ministrinë e mbrojtjes si dhe pushtetin vendor , të gjitha paisjet që janë në dispozicion për raste emergjencash si ajo që po përjeton aktualisht vëndi.

Lojërat Olimpike Tokyo 2020/ Kur dështimin ta servirin si… sukses!

Nga Adriatik R.DOSTI

Me garen finale te 3000 metrave me pengesa te Luiza Geges perfundoi garimi e paraqitja e 9 sportisteve shqiptare ne lojerat olimpike te Tokyo 2020…

Duke perjashtuar disi vendin e 4 te peshengritesit B.Calja dhe daljen ne finale te atletes L.Gega rrezultatet e tjera te sportisteve tane dhe paraqitja e tyre ne pergjithesi ishte shume larg pritshmerive e pse jo ne kendveshtrimin e llogjiken time pa e tepruar aspak mund te quhet edhe deshtim apo zhgenjim…

Nje aktivitet e pjesmarrje e sportit shqiptar ne evenimentin me te madh sportiv boteror qe u politizua ne extrem …ku gjithcka nisi me ”pritjen e percjelljen si dhe me urimin e bekimin” qe i beri delegacionit tone kryministri Rama e perfundoi me lidhjen direkte nga Tokyo prej MCN-TV te ”Shefit” te pa pritur te Olimpizmit shqiptar Lali Erit…[?????]…

Kam folur e kam shkruar se si e bene pis emrin e tyre disa sportiste kampione e elitare tonet teksa i mbushen faqet e tyre te instagramit e te fb me foto ”te perzemerta” me E.Veliajn e shokun e partise Fidel…apo edhe me trajnerin e improvizuar Elez Gjoza qe cuditerisht e ne forma tipike alla -shqiptarce zevendesoi ne Tokyo …trajnerin e te vetmit sportist Briken Calja… prej te cilit Shqiperia priste nje medalje olimpike …

Po me mire se une e se gjithcka tjeter e pertej tam – tameve partiake e politike te Fidelit me shoke qe po kerkojne tu a shesin e tu a servirin shqiptareve paraqitjen e rrezultatet e sportisteve tane ne kete olimpiade si sukses te madh dhe arritje te sportit shqiptar flasin rrezultatet e meposhteme te tyre…

Une po i rendis e po i bej publike …pastaj ju gjykoni vete…ok…

Indrit Cullhai …konkuroi vetem 11 minuta ne sportin e Judo pesha 66 kg …pasi ne ndeshjen me costaricanin Sanchez u demtua rende dhe qe nga ky moment per te perfundoi olimpiada …

Te demtohesh kesisoj qe ne ndeshjet tende te pare me duket pak si e cuditeshme …por nejse le t’ja leme Fidelit me shoke ”justifikimin” per demtimin e tij…

Manuela Delilaj …konkuroi ne qitje ne 25 metra pistolete me precizion …ne perfundim te gares me 556 pike u rendit ne vendin e 44…

Justifikimet e KOKSH e te Fidelit me shoke per te ishin…ka qene e demtuar, ka kohe qe s’ka bera gara se poligoni ka qene i mbyllur…mberriti ne Tokyo pas nje udhetimi te stergjate e te lodhshem etj etj…

Matvei Petrov [rusi qe konkuron per Shqiperine] konkuroi ne veglen e Kalit me Doreza ne Gjimnastike…dhe u rendit ne vendin e 10 e mbeti jashte finales…

Per te u tha…ne ende shpresojme se ai do te jete ne finale pasi deri atehere dikush do jete terhequr, do jete semure me covid 19…etj etj marrezira tipike shqiptare…ose sic themi ne shqipot…ne pritje qe ti bien koqet-dashit…

Klaidi Kadiu…konkuroi ne Not ne 100 metra stil i lire…dhe zuri vendin e 5 ne baterine e tij dhe u rendit ne vendin e 52 ne klasifikimin e pergjithshem…no comment…

Nikol Merizaj…konkuroi ne 50 metra stil i lire ne Not..dhe zuri vendin e 3 ne baterine e saj [ me kohen e arritur vendosi rekord te ri kombetar]….nderkohe qe ne klasifikimin e pergjithshem u rendit ne vendin e 42…no comment serisht…

Briken Calja…konkuroi ne peshengritje ne peshen 73 kg…beri nje gare te mire vertet dhe meritonte te ishte ne podiumin e nderit e te fitonte te pakten nje medalje olimpike…por fakti qe ne vend te trajnerit te tij Toska …rolin e trajnerit per te [c’ka i shkaktoi edhe deshtimin per te fituar medaljen] e bene cuditerisht ”guximtaret ” e djallezuar Fidel & Elez…Mekate e cmendurira shqiptare qe kurdohere sportit tone kombetar i kane kushtuar shume shtrenjte…

Sidoqofte vendi i 4 per te me 341 kg , duhet konsideruar si me i miri i sportit tone ne nje olimpiade…

Erkand Qerimaj …konkuroi ne peshengritje ne peshen 81 kg Bateria B…i shkelqyer ne shkeputje dhe zhgenjyes ne shtytje…fitues i baterise ne fjale …ne klasifikimin e pergjithshem me 338 kg u rendit ne vendin e 9…

Izmir Smajlaj…konkuroi ne Atletike ne garen e kercimit se gjati…nuk shkoi me shume se 7.86 m. teksa rrezultatet e fundit te tija kane qene te gjitha ne kufirin e 8 metrave …nuk arriti dot te jete ne finale…dhe ne klasifikimin e pergjithshem u rendit ne vendin e 18…

Me erdhi sinqerisht keq per te pasi eshte vertet nje sportist i niveleve te larta nderkombetare….

Luiza Gega…konkuroi ne Atletike ne garen e veshtire te 3000 m. me pengesa….ku ne baterine e dyte kualifikuese… me kohen 9.23 .85 arriti objektivin e saj teksa u be atletja e pare shqiptare qe u kualifikua ne nje finalen te madhe atletike ne nje eveniment te tille… …

Ne finalen e sotme Gega zhgenjeu goxha si ne paraqitje po ashtu edhe ne rrezultat…ku nga 16 garuese u rendit ne vendin e 13 …me kohen 9.34.10…duke rregjistruar nje kohe dukshem me te keqe se sa ne garen e saj kualifikuese…

Kjo ishte Olimpiada e Tokyo 2020 dhe keto ishin rrezultatet e paraqitjet e sportisteve shqiptare ne te…te tjerat se c’thote KOKSH…Edvini, Fideli e Lali Eri thjesht e banalisht jane pjese e propagandes bajate e te peshtire te politikes qe edhe ne kete rast me qellime te para caktuara mire …deshtimin e zhgenjimin kerkojne serisht te na i paraqesin si sukses !!!!!…

“Teatri”, Budina: Pushtet me fytyrë mafie, Rama po ndërton partinë-shtet

Regjisori Robert Budina, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, duke folur për shembjen e Teatrit nga Bashkia, deklaroi se pushteti me fytyrë mafieje po ndërton partinë-shtet.

Budina theksoi se janë bërë 13 kallëzime në SPAK dhe SPAK nuk ka bërë hetime, gjë që tregon se drejtësia e re është e varur politikisht.

“Ne kemi vërtetuar me prova çdo akuzë. Kemi bërë 13 kallëzimë në SPAK, por se SPAK vepron politikisht e nuk vepron ashtu siç duhet të veprojë. SPAK heshti edhe për këtë skandal, ku qeveria i kaloi truallin e Teatrit bashkisë. SPAK të vendosë sekuestro preventive, derisa të hetojë, se nuk është e vështirë që të hetojë. Ne kemi thënë se ndërtimi i Teatrit Kombëtar është shkatërrimi i pronës publike. Pushteti do që të na kthejë në skllavëri.

Kreu i SPAK ka sulmuar vetëm politikisht dhe nuk ka asnjë peshk, edhe pse këtu kushedi sa korrupsion bëhet. Rama po ndërton sistem parti-shtet. E zmbrapsëm këtë pushtet me fytyrë mafieje. Ne luftuam për teatrin. Ka edhe shumë socialist që na thonë se janë me ne, sepse po ngrejmë një monstër, na kanë deklaruar. GJK t’i japë fund kësaj historie”, u shpreh Budina.

Këngëtari serb i ftuar në Korçë, këngëtarja shqiptare: Bojkotojeni! Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova

Këngëtari serb Goran Bregoviç është ftuar në festën e Birrës që organizohet në Korçë nga data 18-22 gusht. Këtë lajm e kanë konfirmuar vetë organizatorët e festivalit, të cilët e konsiderojnë Bregoviç si të ftuar special të natës finale.

Mirëpo, ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët, sidmos ata të Kosovës. Goran Bregoviç konsiderohet si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës.

Bregoviç ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Pas Vesa Lumës, Big Bastës edhe Besa Kokëdhima ka reaguar së fundmi duke u bërë thirrje qytetarëve që të bojkotohet pjesëmarrja e tij në këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.

“Ai është një artist i mirë, por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni! Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruan Besa Kokëdhima.

Dy “krimet” e prokurorit Hajdarmata, Paloka: Përgjoi kriminelët që manipuluan zgjedhjet në Dibër, kërkoi arrestimin e Tahirit

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ndërsa komenton largimin nga drejtësia të prokurorit Besim Hajdarmata, shkruan se ky i fundit u ndëshkua për dy krime të sigurta, që kreu gjatë karrierës së tij: Përgjimin e kriminelëve që manipuluan zgjedhjet në Dibër, e famshmja dosje 184, duke nxjerrë zbuluar gjithë kupolën, filluar nga Rama! Si edhe që kërkoi arrestimin e Tahirit!

Postimi i Palokës

Unë nuk e njoh Besim Hajdarmatën dhe nuk marr përsipër as ta mbrojë për çfare i kanë ngritur si pretendim ata që e shkarkuan sepse nuk kam dijeni për të vërtetën, por kam dijeni për dy “krime” të sigurta të tij:

-Vuri në përgjim kriminelët që manipuluan zgjedhjet në Dibër, e famshmja dosje 184, duke nxjerrë zbuluar gjithë kupolën, filluar nga Rama!

– Kërkoi arrestimin e Tahirit!

Kaq besoj mjafton për tu larguar nga drejtësia e Ramës!

Vendi në flakë, 6 helikopterët Cougar që u blenë 78.6 milionë euro për shuarjen e zjarrve nuk dihet se ku përfunduan

Ministria e Mbrotjes ka blerë gjashtë helikopterë në vitin 2014, nga të cilët, dy janë për emergjencat civile, por asnjëri nuk është parë të fluturojë në qiellin e Shqipërisë për të shuar flakët që kanë pushtuar vendin.

A2CNN ka publikuar kontratën e që qeveria shqiptare ka bërë me kompaninë Airbus Helicopter për të blerë 6 helikopterë.

Sipas kësaj kontrate të miratuar në 31 korrik 2014, shteti shqiptar ka blerë gjashtë helikopterë nga të cilët 4 janë të modelit Cougar ushtarak, ndërsa dy të tjerë janë helikopterë për emergjenca civile.

Vlera e këtyre gjashtë mjeteve fluturuese ishte e kripur mjaftueshëm për financat shqiptare, plot 78.6 milionë euro, para të cilat siç duket kanë shkuar dëm pasi helikopterët nuk po e kryejnë funksionin e tyre.

Oficeri u kap me parcelë droge, por u la i lirë/ PD: U mbrojt nga kushëriri kryetar bashkie, SPAK të veprojë

Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp në lidhje mbi rastin e sotëm ku një oficer i policisë gjyqësore, Kastriot Bicukaj është lënë i lirë duke mos u kallëzuar në SPAK, edhe pse me një parcelë të madhe të mbjellë me kanabis.

Sipas PD, Bicukaj është marrë në mbrojtje politike falë ndërhyrjes së kushëririt të tij, Fran Tuci, kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Ndarja e politikës nga krimi dhe lufta ndaj trafikut të drogës, që cënon rendin dhe sigurinë, është mision i Partisë Demokratike. Në këtë përballje nuk jemi vetëm, por kemi mbështetjen e qytetarëve dhe policëve të ndershëm, që ndihen të braktisur nga regjimi që bashkëpunon me krimin. I tillë është denoncimi që na ka ardhur sot mbi ndërhyrjen e forcave RENEA në zonën e Pukës. Operacioni ka zbuluar një parcelë të madhe të mbjellur me kanabis, në kuadër të po këtij operacioni është ndaluar oficeri i policisë gjyqësore Kastriot Bicukaj. Kjo çështje duhet t’i kalonte menjëherë SPAK, por oficeri është lënë i lirë duke e kaluar çështjen pranë Prokurorisë së Pukës, falë mbrojtjes politike që ai gëzon prej kushëririt të tij Fran Tuci, kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit.

Ky operacion, i cili nuk është bërë ende publik nga Policia e Shtetit, dëshmon edhe njëherë se kanabisi është ende një çështje në duart e atyre që e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe se askush nuk ndalohet nëse pas rrënjëve të bimës narkotike shfaqen persona të lidhur me partinë-shtet.

Vendi ynë renditet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si i pari në Europë për prodhimin e kanabisit, pikërisht prej vullnetit politik që e kthen kanabisin në një ndërrmarrje të përbashkët midis krimit dhe partisë në pushtet, ndërsa policinë e shndërron në mbrojtëse të parcelave, apo siç dëshmon hetimi i Antimafies Italiane, duke i përdorur forcat e rendit si punëtorë krahu për ngarkimin e gomoneve me drogë.

Prej vitesh Partia Demokratike ka denoncuar me fakte modelin e bashkëpunimit me krimin të ndërtuar nga Edi Rama. Koha na ka dhënë gjithmonë të drejtë, prandaj nuk duhet pritur që detyrën e institucioneve shqiptare ta kryejnë partnerët ndërkombëtarë, por është detyra e SPAK të marrë në dorë këtë hetim të penguar nga partia në pushtet.

Çrrënjosja e krimit dhe korrupsionit kërkon një drejtësi reaguese, të gatshme t’u kthej besimin qytetarëve dhe policëve të ndershëm që pengohen në kryerjen e detyrës së tyre.

Revolta e artistëve ndaj Ramës për këngëtarin e masakrave serbe: Të q… Goran Bregoviçin

Në datat 18-22 gusht të këtij viti në qytetin e Korçës do të organizohet festivali i përvjetshëm i birrës, i quajtur “Festa e birrës”.

Mes shumë artistëve pjesëmarrës që pritet të performojnë në mbrëmjet e këtij festivali, është lakuar si emër i mundshëm edhe artisti i njohur boshnjak, Goran Bregovic.

Ky i fundit nuk është hera e parë që ftohet për të qenë në Shqipëri, pasi i njëjti është dekoruar me Çelësin e Tiranës në vitin 2006 nga kryetari i asaj kohe, kryeministri i tanishëm Edi Rama.

Pjesëmarrja e mundshme e Bregovicit për një koncert në Shqipëri, ka ngjallur reagime të shumë prej emrave të njohur të skenës shqiptare.

Këngëtarja e njohur Vesa Luma me të parë lajmin reagoi përmes rrjeteve sociale, duke shpresuar se një lajm i tillë është dezinformatë dhe jo diçka e vërtetë.

“Jam e bindur që është një dezinformatë”, shkroi këngëtarja nga Prishtina në InstaStory.

Por kjo nuk mbaron me këtu, pasi ajo e tronditur më pas ndau me fansat një mesazh nga një prej ndjekësve që kishte marrë në InstaStory, i cili kishte shkruar me urrejtje ndaj disa shqiptarëve të Kosovës, duke i përmendur edhe ekzekutimet serbe dhe duke i quajtur ato “të pamjaftueshme” për disa persona.

E me të parë këtë, një reagim tjetër i fortë erdhi nga burri i Vesës, reperi dhe tekstshkruesi i njohur, Big Basta, i cili në rrjetin social Facebook nuk i kurseu komentet fyese për këtë që kishte ndodhur.

“Meqë dërgoni mesazhe me kontekst urrejtjeje, lokalizma, apo ndasi krahinore, kam një mesazh më të qartë dhe më të denjë si reper, duke i dalë në krah në çdo sekond gruas sime dhe fjalës së saj kundër përkrahjes së shkaut. Të q*fsha Goran Bregovic”, ka shkruar Big Basta.

Reagime lidhur me pjesëmarrjen e mundshme të artistit sllav në ‘Festën e birrës’ në Korçë ka shprehur edhe artistja e njohur shqiptares, Besa Kokëdhima.

Besa në një postim në InsatStory shkroi se Goran mund të jetë një artist i mirë, por jo i përshtatshëm për të kënduar në Shqipëri, kur kemi parasysh konfliktin shumëvjeçar Kosovë-Serbi.

“Ai është një artist i mirë, por mesa duket jo edhe një njeri aq i mirë. Bojkotojeni atë. Mjaft së lënduari motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye për jetë i ftuar special në një event tradicional lokal. Bojkotojeni”, ka shkruar Kokëdhima në InstaStory.

Goran Bregovic ani pse është boshnjak i lindur nga një baba kroat dhe një nënë serbe, në identitetin e tij etnik shprehet serb dhe mendohet se me muzikën e tij ka frymëzuar krimet serbe të kryera në Kosovë.

BE ndihmë për shuarjen e zjarreve, Basha: Mirënjohje Bashkimit Europian, përherë një mik i mirë në kohë të vështira!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për të dërguar helikopterë për shuarjen e zjarrve në Shqipëri dhe Rajon. Basha shkruan se, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret.

Reagimi i Bashës

Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështira 🇦🇱🇪🇺

BE, dy helikopterë Shqipërisë për shuarjen e zjarreve

Ndërsa zjarret pyjore vazhdojnë të prekin rajone të ndryshme në Mesdhe dhe Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar shtetet në kufizimin e zjarreve dhe mbrojtjen e njerëzve dhe pronës.

Në një njoftim të mërkurën,  Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE ka vendosur të ndihmojë edhe Shqipërinë, Italinë, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në deklaratën e BE thuhet se në Shqipëri po dërgohen dy helikopterë për shuarjen e zjarreve nga Çekia dhe Holanda.

“Dy aeroplanë zjarrfikës Canadair nga Franca po dërgohen në zonat e prekura në Itali për të filluar operacionet e shuarjes së zjarrit sot.

Dy avionë zjarrfikës nga Qipro po mbështesin Greqinë, në krye të një ekipi zjarrfikës për të mbështetur operacionet në terren.

Dy helikopterë për të mbështetur operacionet në Shqipëri do të dërgohen njësoj nga Çekia dhe Hollanda.

Përveç kësaj, Sllovenia po dërgon një ekip prej 45 zjarrfikësish në Maqedoninë e Veriut.
E gjithë ndihma mobilizohet përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, me bashkëfinancim nga Komisioni të paktën 75 % të kostove të transportit.

Komisioneri për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič tha: “Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të dërguar ndihmë ndërsa zjarret janë ndezur në të gjithë Evropën. Falënderoj Qipron, Çekinë, Francën, Slloveninë dhe Hollandën që vendosën me shpejtësi aeroplanë zjarrfikës, helikopterë dhe një ekip zjarrfikësish për të mbështetur vendet e prekura shumë nga zjarret në pyje. Në këtë kohë ndërsa disa vende mesdhetare po përballen me zjarre, Mbrojtja Civile e BE -së sigurohet që mjetet tona të zjarrfikësve në vend të përdoren me kapacitet maksimal. Ky është një shembull i shkëlqyer i solidaritetit të BE -së në kohë nevoje. ”

Këto dislokime vijnë si shtesë e operacioneve të shuarjes së zjarrit të koordinuara nga BE që aktualisht janë duke vazhduar në Turqi, si dhe në Sardenjë, Itali në fund të korrikut. Hartat satelitore nga sateliti i BE -së për Menaxhimin e Emergjencave Copernicus po ofrojnë mbështetje të mëtejshme për shërbimet e urgjencës për të koordinuar operacionet.

Qendra e Bashkimit Evropian për Koordinimin e Reagimit të Emergjencave 24/7 është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e mbrojtjes civile të vendeve të prekura nga zjarret për të monitoruar nga afër situatën dhe kanalizuar ndihmën e BE -së”.