25.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD, Profesor Ahmet Osman Osja

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Profesor Ahmet Osman Osja, për ndarjen nga jeta të tij.

Basha shkraun në mesazhin e ngushëllimit se, kontributi i tij qytetar, politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues për të gjithë ne.

Ahmet Osman Osja ka qenë deputeti i Partisë Demokratike në legjislaturën 1992-1996.

Mesazhi i ngushëllimit

Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i Partisë Demokratike në legjislaturën 1992-1996, që ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë.

Kontributi i tij qytetar, politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues për të gjithë ne. Në këtë ditë të vështirë i jam pranë familjes, të afërmve dhe bashkëpuntorëve të tij, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe!

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, ish deputeti i Partisë Demokratike Ahmet Osman Osja. Lajmi u bë i ditur nga dega e PD në Shkodër, ku thuhet se Osja ka qenë një nga deputetët më të votuar në rang vendi në zgjedhjet e vitit 1992.

Njoftimi i PD Shkoder

Partia Demokratike dega Shkodër, përcjell me trishtim lajmin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ahmet Osman Osja.

Ish deputerti Osja, vijoi traditën e familjes së tij fisnike duke kontribuar gjerësisht për Kombin. Ishte ndër qytetarët e parë që gjetën kurajon për të sjellë ndryshimet demokratike në vend. Me fjalën bindëse të tij dhe me mençurinë e qetësinë karakteristike u ba personi rreth të cilit u mblodhën me mijëra vetë duke qenë kështu një ndër demokratët më të dashtun e më të respektuar.

Ahmet Osja, përfaqësoi Partinë Demokratike në legjislaturën e vitetve 92’-96, si një ndër deputetët më të votuar në rang Republike. Fjalimet e tij do të mbahen mend për theksin që vendosi në gëzimin e të drejtave të individit e kryesisht në të drejtat pasurore. Ishte deputeti që dëgjoi çdo individ dhe iu gjend pranë çdo kujt, e që me durim e me thjeshtësi u përpoq për realizimin e të drejtave të gjithsecilit.

Kontributet e tij kanë vijuar pandërprerje sikurse do të vijojnë si udhëzime përherë përmes kujtesës dhe botimeve të shumta që na la si trashëgimi e dijes së tij të gjerë dhe hulumtimeve në terren.

Partia Demokratike, pati fatin të ketë si përfaqësues të saj njeriun e ditur, të urtë e diplomat e Ne do ta Vlerësojmë përherë profesor Ahmetin për gjithçka që na ofroi. Në këtë ditë jemi pranë familjes, dashamirësve dhe të njohurve të tij.

Morena Taraku i përvishet Ramës: Vodhe ndihmat e Kosovës për tërmetin dhe përmend serbin…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, i ka të rralla reagimet publike.

Deklarata për ndihmat që Serbia ia dhuroi Shqipërisë në kohën e tërmetit ka revoltuar këngëtaren dhe modelen, e cila nuk ka hezituar që t’i drejtohet kryeministrit shqiptar me disa rreshta në InstaStory.

Deklarata për ndihmat që Serbia ia dhuroi Shqipërisë në kohën e tërmetit ka revoltuar këngëtaren dhe modelen, e cila nuk ka hezituar që t’i drejtohet kryeministrit shqiptar me disa rreshta në InstaStory.

“Nuk përzihem fare me politikën e aq më pak shoh lajme andej. Por këtë që lexova tani më preku mua e le më gjithë ata kosovarë të tjerë që ndihmuan në Shqipëri gjatë tërmetit! Mirë kam një pyetje: Kamionët që nisën mërgimtarët tanë nga Evropa, tendat, ushqimet, veshmbathjet, e që gjithat zhdukeshin ende pa arritur në vendin që prisnim ne! A thua ku mbetën apo i paskan zhdukur me qëllime që kinse Kosova nuk paska ndihmuar asgjë”, ka shkruar fillimisht Morena.

Tutje, ajo ka vazhduar të shkruajë me shqetësim se si askush nga artistët shqiptarë nuk u dekorua me mirënjohje për kontributin e vet gjatë periudhës së vështirë kur Shqipëria u godit nga tërmetet.

Ajo përmend faktin se si në atë kohë erdhi enkas nga Turqia dhe bëri me shtëpi një familje nevojtare.

“Unë erdha nga Turqia, lash babanë e sëmurë, edhe pse tërmetet i kam fobi. Këtë po ta thyem ty Edi Rama. Mirë e bëre serbin më të dashur se kosovarin, nuk çuditem fare. Por mos vallë folët ndonjëherë ose mos na dekoruat me ndonjë falënderim neve artistëve kosovarë që qëndruam ditë e natë zgjuar atje ku njerëzit e Qeverisë tënde as që kishin qenë ndonjëherë! Mirë! Po shtëpinë që unë Morena Taraku ndërtova në Kameras, s’ke dëgjuar? Jo, sepse po të dëgjoje me siguri s’do thoje serbët erdhën të parët. Por ja që ne ndihmuam se ju kemi borxh vëllezërve tanë”, ka shkruar Morena.

Si e fundos Shqipërinë “Ballkani i hapur”, Serbia 163 milionë euro bilanc pozitiv me Shqipërinë në 2020

Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut rreth 10% të volumit tregtar (importe + eksporte) në vitin 2020, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” (të dhënat për Bosnjën nuk janë në tabelat e INSTAT).

Në krahasim me vitin 2016, kjo peshë është rritur me 2 pikë përqindje. Panorama me këto shtete është e ndryshme, teksa Kosova është partneri kryesor i eksporteve dhe shteti ku kemi bilancin më të madh pozitiv (+145 mln euro), ndërsa e kundërta, nga Serbia marrim më shumë importe dhe kemi deficitin më të madh tregtar (-134 mln euro). Me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria ka një deficit të lehtë.

Në këtë situatë, një marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në një kohë që Kosova nuk është e përfshirë, mund të krijojë një disavantazh për Shqipërinë, duke rrezikuar thellimin e deficitit tregtar, sidomos me Serbinë.


Kosova

Për eksportet, Kosova është partneri kryesor i Shqipërisë dhe shteti ku ne kemi suficitin më të lartë tregtar, që nënkupton se eksportojmë më shumë drejt këtij vendi, sesa importojmë prej tij. Në vitin 2020, eksportet drejt Kosovës ishin 26.2 miliardë lekë (9.7% e shitjeve totale jashtë vendit), ndërsa importet 8.3 miliardë lekë, me bilanc pozitiv 18 miliardë lekë (145 milionë eurosh). Mallrat kryesore që eksportojmë në Kosovë janë materialet e ndërtimit e metalet (kryesisht çeliku, tullat, çimento), lëndë djegëse e energji (naftë) dhe ushqime, pije e duhan. Për të gjitha grupmallrat, vlera e eksporteve është më e lartë sesa e importeve.

Serbia

Serbia është burimi kryesor i importeve në rajon. Sipas INSTAT, në vitin 2020 importuam nga ky shtet mallra me vlerë 23 miliardë lekë (3.8% e totalit), ndërsa eksportet ishin vetëm 6.3 miliardë lekë. Bilanci është negativ, me 16.7 miliardë lekë (134 milionë euro), që ikin neto drejt Serbisë. Serbia dominon në shitjet drejt Shqipërisë të ushqimeve, pijeve e duhanit, mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, si dhe materialeve të ndërtimit e metaleve. Në të kundërt me Serbinë, për të gjitha grup mallrat, bilanci tregtar është negativ.

Volumet e tregtisë me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi janë më të ulëta. Drejt Maqedonisë së Veriut shkojnë 3.3% e eksporteve dhe vijnë 1.5% e importeve, ndërsa me Malin e Zi këto shifra janë përkatësisht 1.95 dhe 0.38%.

Me Maqedoninë, vendi ka një deficiti tregtar të lehtë, ndërsa me Malin e Zi, eksportet janë pak më të larta sesa importet.

Marrëveshja rajonale

Pak ditë më parë, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në kuadër të projektit të Mini-Shengenit ballkanik, ranë dakord për tre marrëveshje:

Marrëveshje për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.
Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.
Marrëveshje për qarkullimin e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit.
Qeveria e Kosovës reagoi duke thënë se kjo nismë nuk e ka miratimin e Kosovës. “Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Qeveria e Kosovës në një deklaratë./Monitor

Vuçiç: Kompanitë serbe do kenë përfitime të mëdha nga “Ballkani i Hapur”, Kurti: Hapje ndaj Kinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kompanitë serbe kanë përfitime të mëdha nga “Ballkani i Hapur”. Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “Ballkani i Hapur” është tendencë e Serbisë për hapje të Ballkanit ndaj Rusisë dhe Kinës.

Iniciativa e mini-Schengen që tashmë ka marrë emër të ri duke u quajtur “Ballkani i Hapur”, ka filluar të hapë edhe një “luftë” të re tregtare mes Kosovës e Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se kompanitë serbe kanë përfitime të mëdha nga “Ballkani i Hapur”. Ai deklaroi, si shembull, faktin se janë 5,300 kompani nga Serbia që punojnë vetëm në Maqedoninë Veriore.

Vuçiq ka thënë se ky është vendim historik, dhe nëse vendet që marrin pjesë në të do të jenë në gjendje ta zbatojnë atë, mbetet për t’u parë.

“Shpresoj se do të kemi sukses në këtë. Shpresoj se do të kemi aq pasion dhe besim në zbatim. Ka shumë për të bërë në një vit e gjysmë. Ju duhet të shkoni jo vetëm për ta harmonizuar sistemin e TVSH -së, ju duhet të shkëmbeni. Ka një milion gjëra për të bërë dhe administratat tona duhet ta bëjnë këtë, për t’i lejuar njerëzit të mos i shohin kufijtë kur udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut ose në Shqipëri”.

Vuçiq tha se dyert e “Ballkanit të Hapur” janë të hapura për të gjithë, por shtoi se “ne nuk po e ndjekim askënd”. Mirëpo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” (Open Balkan) më shumë i ngjan një “Ballkan të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët për vendet e rajonit.

Sipas Kurtit, kjo nismë, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duhet të shoqërohet edhe me ballafaqimin me të kaluarën të Serbisë, dhe të presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq. Ai shtoi se Serbia ka shkaktuar katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20.

“Nuk mund të them se jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’, pasi që duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij, ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës të cilët, siç e dimë të gjithë ne, vazhdojnë të jenë masivisht, jo vetëm të lirë në Serbi, por edhe jo pak prej tyre edhe në pushtet”, tha Kurti.

Në këtë forum, që është mbajtur javën e kaluar nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga Qeveria e Kosovës është thënë se janë kundër kësaj lëvizje.

“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Më tutje Qeveria u ka bërë thirrje liderëve të rajonit që t’i përkushtohen vetëm agjendës evropiane.

Kurse, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë të enjten në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që u mbajt në Shkup se nuk e kupton se pse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk i janë bashkuar atij, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në iniciativën e bashkëpunimit ekonomik rajonal, të njohur deri edhe si “mini-Schengen”.

Por Rama tha se e di se për çfarë arsye nuk po merr pjesë Kosova në iniciativën që tani ka ndryshuar emër.

“E di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht me një qëndrim të kundërt, sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe ta bëjnë maksimumin për veten e tyre, për njerëzit e tyre, për shoqëritë e tyre dhe për të gjithë së bashku”, ka thënë Rama.

Ai u shpreh se e shkuara duhet të lihet pas dhe se ajo nuk duhet ta determinojë të ardhmen. Për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të mos iu bashkuar kësaj nisme, atë ditë foli indirekt edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se disa mendojnë vetëm për zgjedhjet e ardhshme.

“Gjithmonë do të kemi oponentë ndaj kësaj iniciative. Gjithmonë do të ketë dikush që do të kërkojë për teori konspiracioni, që nuk mendojnë për ekonominë, të cilën nuk mendojnë në afat të gjatë dhe ata të cilët mendojnë vetëm për zgjedhjet e afërta që vijnë”, ka thënë Vuçiq.

Para tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaef e ftoi Kurtin dhe liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme. “Nisma është e hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj i ftojmë dhe i inkurajojmë kolegët tanë që të bashkohen për shkak të popujve tanë. Ne të gjithë jemi Ballkan Perëndimor dhe evropian. Ta krijojmë një vizion për zhvillim real për të përfituar të gjithë qytetarët tanë”, është shprehur Zaev.

Kryeministri i Kosovës kishte deklaruar vitin e kaluar se “mini-Schengeni” mund të jetë vizioni i Serbisë për një Jugosllavi të re. “Më duhet të jem i sinqertë se mini-Schengeni ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Mini-Schengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit”, shprehej Kurti.

Por Kosova ishte zotuar në marrëveshjen e Uashingtonit për t’iu bashkuar iniciativës së “mini-Schengenit”, por Kurti që nga fillimi e ka pozicionuar veten si kritik i mprehtë i këtij projekti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është në të njëjtën linjë.

Në Samitin e fundit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Kurti madje deklaroi se “mini-Schengeni” nuk ekziston më. “Nuk ka më mini-Schengen, ka treg të përbashkët rajonal dhe këtë e ka marrë Procesi i Berlinit, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut”, ishte shprehur Kurti.

Më 29 korrik, në Shkup u takuan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Të tre liderët ftuan vendet e rajonit që t’i bashkohen nismës së “mini-Shengenit”, që mori emërtimin e ri “Ballkani i Hapur”. Në këtë takim nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit, “Ballkani i Hapur” ka për qëllim të krijojë një treg të përbashkët për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Shpërthejnë protestat kundër Ramës në Kosovë, shpaloset pankarta përpara ambasadës tonë në Prishtinë

Pas pozicionimit të hapur të qevrisë dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti kundër projektit Rama-Vuçiç, këtë të hënë në Prishtinë janë organizuar protesta përpara ambasadës së vendit tonë, duke kërkuar nga Shqipëria që të mos bëjë lojën e Sebisë. Protestat janë iniciuar nga organizata kosovare “Lëvizja Për Demokraci” dhe dhjetëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së saj.

“Për ta kundërshtuar nismën e Edi Rames për krijimin e Mini Shengenit, …e, për t’ia rikujtuar Edi Ramës se kush është Vuciçi, lidhjet e tij me Milloshoviqin, Sheshelin dhe disa kriminel serb që kanë kryer masakra në popullatën civile në Kosovë”, shkroi në Facebook, aktivisti dhe drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Mexhid Ramusa.

Aktivistët hapën një pankartë përpara godinës së ambasadës ku shkruhej se mes të tjerave “Edi Esat Rama”.

“Edi ‘Esat’ Rama ne nuk e kemi harruar se çfarë gjenocidi ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë në krye me Millosheviçin dhe ministrin e tij Vuçiç! E ardhmja e shtetit tonë është nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo nga ajo që pretendoni ju ‘Jugosllavia e Re’! Po ta rikujtojmë kush është bashkëpunëtori i juaj Vuçiç dhe çfarë krimi ka kryer mbi popullatën civile në Kosovë!”, ishte slogan kryesor i kësaj proteste.

Javën e kaluar presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ndryshuan emrin nismën së “Minishengenit Ballkanik” duke e quajtur ‘Ballkani i Hapur’, njësoj si Xhorxh Soros që në vitin 1999.

Regjisori i njohur: Ky shtet ka rënë! Rama një burracak…

Regjisori i njohur, Edmond Budina ka reaguar ashpër kundër VKM-së që përcakton kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Në një prononcim për mediat, Budina theksoi se VKM-ja në fjalë shkel rëndë Kushtetutën, ndërsa sulmoi kryeministrin, duke e cilësuar burracak.

“Ne jemi përsëri këtu për të denoncuar një tjetër akt vandal, antikushtetues, kriminal, të një qeverie kriminale. Ky vendim, kjo VKM shkel rëndë Kushtetutën dhe ata që e bëjnë këtë janë ca burracakë. Kryeministri nuk e firmos vetë, por ia lë ca të tjerëve, si burracak. Nëse ai ka guxim të firmosë vetë”.

“Ata që kanë firmosur për reformën në drejtësi, të dalin me fytyrën e vetë dhe të thonë se kjo reformë nuk po funksionon. Ne nuk dorëzohemi. Nuk lodhemi, deri sa drejtësia të vijë deri në fund. Jemi që qytetari të fitojë të drejtën e vet. Nuk do të tërhiqemi, në të gjitha instancat shqiptare dhe ndërkombëtare. Jemi për të vendosur drejtësinë në këtë vend, sepse ky shtet ka rënë”, tha Budina.

Covid-19 në Shqipëri/ Zëri i Amerikës: Përse në kufijtë e vendit nuk ushtrohet asnjë kontroll!

Në Shqipëri, muaji korrik shënoi një kthesë negative të ecurisë së pandemisë Covid 19. Të gjitha shifrat, përveç viktimave, 1 rast i vetëm, pësuan një përkeqësim, krahasuar me muajin qershor, kur ato ishin në kuotat më të ulta që prej fillimit të saj. Në korrik u konfirmuan dhe rastet e para të variantit Delta, ndonëse një pjesë e mirë e mostrave të dërguara në një laborator të specializuar në Gjermani, i përkisnin muajit qershor. Megjithatë autoritetet tanimë kanë pranuar se ky variant qarkullon gjerësisht.

Në total gjatë muajit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, janë rregjistruar 598 raste të reja, me një mesatare prej 19.2 rastesh në ditë. Ndonëse në vlerë absolute shifrat nuk janë në nivele shqetësuese, krahasuar me qershorin, kur u verifikuan vetëm 186 raste, rritja është e ndjeshme, më shumë se trefishi, aq më tepër kur numri i testimeve u rrit vetëm 10 përqind

Rastet erdhën në ngjitje, veçanërisht në gjysmën e dytë të muajit. Data 29 Korrik shënoi dhe ditën me numrin me të madh, me 47 të prekur të rinj, kuota më e lartë që prej 14 majit. Ndërsa më 4 korrik, ishte niveli më i ulët me vetëm 1 të infektuar.

Gjatë muajit korrik dhe pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) u rrit 3 herë krahasuar me qershorin, ndonëse mbetet ende në nivel shumë të ulët, 0.6 përqind. Megjithatë, ky nivel duket të jetë ndjeshëm më i lartë, në realitet, nëse mbahet në konsideratë fakti se një pjesë e testimeve I përkasin qytetarëve që detyrohen të bëjnë tampon për shkak të lëvizjev jashtë vendit. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në fakt, numri i shtrimeve në spital ka shënuar një rritje progresive. Nëse në datë 1 korrik kishte vetëm 2 pacientë që kishin nevojë për trajtim të specializuar, më 1 gusht raportohen 24 persona të shtruar. Nga ana tjetër, rastet aktive janë shtuar ndjeshëm. Në fund të qershorit kishte vetëm 53 të tillë, ndërsa aktualisht janë 421 persona aktivë, gati 8 herë më shumë.

Ndërsa kudo në botë, shtetet po rikthejnë kufizimet për shkak të pranisë së variantit Delta, autoritetet shqiptare janë të mendimit se situata është nën kontroll dhe nuk ka arsye që për momentin të marrin masa shtesë. Megjithatë mbetet i pashpjegueshëm fakti se përse në kufijtë e vendit, nuk ushtrohet asnjë kontroll, dhe nuk i kërkohet asnjë vizitori të tregojë nëse ka certifikatë vaksinimi apo test të kryer në 2-3 ditët e fundit, sikundër veprohet në kufijtë e shteteve europiane të cilat kanë dhe një mbulesë vaksinale më të lartë se Shqipëria.

Autoritetet po i mëshojnë thirrjeje për vaksinim, dhe muaji gusht është caktuar si muaj i hapur për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar. “Do të jetë një muaj që ne do ta konsiderojmë muaj sulmi, për të vaksinuar qytetarët e grupmoshës +18 vjeç”, deklaroi pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila pati një thirrje të veçantë për studentët, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor./VOA

Përkeqësohet situata nga zjarret në Vlorë, flakët pushtojnë edhe bazën ushtarake të Pashalimanit

Flakët e zjarrit që vazhdojnë prej më shumë se një jave në Vlorë, kanë mbërritur paraditen e sotme dhe në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Bëhet e ditur se, në zonë ndodhet vetëm një zjarrfikëse nga ministria e mbrojtjes brenda bazës.

Zjarrfikësja nuk funksionon, ka shkuar në Pashaliman vetëm për të bërë xhirime filmike. Ndërkohë që zjarri po agravon në drejtim të bazës ushatarake, asnjë punonjës nuk shihet për shuarjen e flakëve. Aktualisht është djegur pylli i Pashalimanit.

Ndërkohë prefekti Mamaj ndodhet paraditen e kësaj të hëne në Pashaliman dhe me urdhër të tij është kërkuar ndalimi i filmimeve të gazetarëve.

Policët e Veliajt përplasen me banorët e Baldushkut

Policia bashkiake mësyn në fshatin Mustafakoç në Baldushk dhe me mjete të rënda ka hyrë në tokat e mbjella të banorëve të zonës.

Më shumë se 30 familje në zonë kundërshtojnë projektin ku është planifikuar ndërtimi i pallateve për banorët banesa e të cilëve u është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.

Gjëndja është e rënduar pasi banorët shohin me sy si po u shkatërrohen tokat e mbjella për të cilat ata kanë derdhur mund dhe djersë. Madje një grua thotë se ka marrë kredi për ta punuar.

Banorët janë në proces gjyqësor. Ata nuk janë kundër rindërtimit por përsa kohë janë në proces gjyqësor të përfundojë ky proces.