16.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025

Shpërthen skandali në Fshatin Olimpik në Tokio

Disa atletë rrezikojnë të përballen me ndëshkim, pasi janë kapur duke pirë alkool brenda Fshatit Olimpik në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio.

Drejtori i përgjithshëm i Lojërave Olimpike Tokio 2020, Toshiro Muto, ka konfirmuar se një numër atletësh janë parë duke pirë alkool në një park brenda Fshatit Olimpik të shtunën mbrëma.

Derisa pirja e alkoolit nuk është e ndaluar brenda Fshatit, atletëve iu lejohen ta bëjnë këtë vetëm brenda dhomave të tyre private dhe jo në vende të zakonshme apo publike.

Sipas Insidethegames.biz, atletët e përfshirë në këtë skandal mund të përballen me masa disiplinore.

“Natën e 31 korrikut, shumë atletë dhe anëtarë të delegacionit ishin në park brenda Fshatit dhe ata po pinin alkooli dhe ishin të vetëdijshëm për këtë fakt”, tha Muto.

“Ne jemi duke e hetuar rastin dhe bazuar në rezultatet, do të ndërmarrim masa të duhura”, shtoi ai.

Ndëshkimi më i madh që atletët mund ta marrin është përjashtimi nga Lojërat Olimpike. Megjithatë, ata pritet të gjobiten.

Rama i dha truallin Veliajt, Aleanca për Teatrin tjetër padi në SPAK: Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Në një deklaratë për mediat, avokatja mbrojtëse e Çështjes së Teatrit, Ardiana Kalaja, ka treguar, se ka paditur në SPAK, një sërë drejtuesish të lartë të qeverisë, përfshirë, kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Kalaja kërkoi të zbatohet vendimi i dhënë nga Kushtetuesja për vendosjen në sekuestro të punimeve në truallin e Teatrit të dikurshëm. Ata kërkuan që të pezullohen punimet, e në të kundërt, paralajmëruan përshkallëzim të masave që do të ndërmarrin.

“Jemi në momentin që pronat, sipas vendimit, duhet kthyer në gjendjen e datës 7 maj. Ne kemi argumentuar para SPAK se jo vetëm që ka shkelje të rënda të Kushtetutës, siç janë ato të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të zyrtarëve të larta, ajo e pengimit të zbatimit të një vendimi gjykate. Është e vërtetuar kallëzimi ynë i bërë me kohë, që në maj të 2020 që disponimi i truallit të Teatrit përbën vepër penale.

Ne kemi kërkuar sekuestron për truallin. VKM e re bazohet në transferimin e truallit. Akuzat tona në lidhje që ka, që nga ligji special dhe VKM që u cilësuan si anti-kushtetues. Po të shohim VKM e re, nuk ka të artikuluar fjalën Teatri Kombëtar, është sjellje tendecioze, jo vetëm anti-kombëtare, sepse duan të fshijnë historinë. Kjo VKM i hap rrugë, qartazi ndërtimit të kullave në teatër. E konsiderojmë emergjencë, pas 8 kërkesave për vendosjen e sekuestros.

Drejtuesi i SPAK duhet të vihen në lëvizje dhe të zbatojnë ligjin për marrjen e sekuestrove. Ne nuk tërhiqemi, nëse nuk merren masa brenda javës do të vijojmë me hapa të agravuara, duke iu drejtuar edhe ndërkombëtarëve. E gjithë trupa gjyqësore e kupton qartë se sa legjitim ishte kërkesa jonë, për t’u marrë masa e pezullimit. Kështu që presim që SPAK-u të marrë hapat e duhur dhe hapi emergjent duhet të jetë sekuestro e truallit. Konstatojmë me keqardhje, që nuk ka asnjë reagim nga SPAK në lidhje me një takim që kemi kërkuar, për të marrë një informacion të detajuar se ku ndodhet procedura për hetimin e dosjes së Teatrit.

Nuk kemi përgjigje, shohim indiferencë te SPAK-u. Ne shohim si një rreshtim të dukshëm të SPAK në krah të këtyre zyrtarëve që kanë shkelur ligjin. Me të gjitha mënyrat do të vendosim drejtësinë për Teatrin Kombëtar. Ato do të ndërtohen sërish, sepse kjo është kërkesa. Presim, sepse fakti që vijmë dhe trokasim në këto dyer, tregon që kemi besim që çëshjta do të zgjidhet. Reforma në drejtësi po dështon, duke qenë se Gjykata Kushtetuese s’ka fuqi ndaj një vendimi të dhënë”, tha Kalaja.

Valiu i Tiranës dhe zëvendësi i Sulltanit!

Nga Edmond TUPJA

Erion vs Erion

E dhe R, dy shkronja me të cilat nisin dy emrat e përmendur (i njëjti emër, ç’është e vërteta) në titullin e këtij shkrimi. Pra, Er… një dyshe që të kujton fjalën “erë” në dy kuptime: Nga njëra anë, si “zhvendosje e një rryme të konsiderueshme ajri, për mirë apo për keq qoftë” dhe, nga ana tjetër, si “erë që vjen dikush apo diçka kundërmuese, për mirë apo për keq qoftë gjithashtu”!

Sido që të jetë, në të dy rastet, kur kemi përplasje midis të dy llojeve në fjalë, mjerë kush bie viktimë e kësaj përplasjeje! Këto fjalë po më thoshin para pak ditësh dy miq të njohur edhe nga lexueset e lexuesit e rregullt, madje edhe të çrregullt, të rubrikës sime të përjavshme “Vath në vesh”, pra Françesk Armadhi dhe Namik Arvogli, i pari, fans pa kushte i kryebashkiakut Erion Veliaj, i dyti, fans pa kushte i zv/kryeministrit Erion Braçe.

Sipas të parit, pra Françesk Armadhit, zv/kryeministri, i cili deri tani kishte ndenjur i strukur nën hijen hijerëndë të kryeministrit kryeneç Rama, ishte shfaqur papritmas duke sulmuar Veliajn jo aq sepse e shqetësonin vërtet zhurmat e betonierave që shkarkonin ngarkesën e tyre pranë pallatit ku banon ai, sesa me gjasë sepse qenka kurdisur fshehurazi nga eprori i tij i pakundërshtueshëm për shkak se, prej disa kohësh, qarkullojnë zëra sipas të cilëve kryebashkiaku, aq i pranishëm çdo ditë e çdo natë në mediet tona elektronike, është programuar nga vetë kryeministri që t’i zërë këtij vendin katër vite më vonë, pra fill pas zgjedhjeve të vitin 2025.

Sipas të dytit, pra Namik Arvoglit, e vërteta qëndruaka krejt ndryshe: Erion Braçe fsheh në vetvete një force të jashtëzakonshme luftarake, këtë e ka parandier edhe vetë kryeministri kërcënues Rama, i cili, deri më sot, e ka mbajtur pranë në heshtje, ashtu siç mban  një pokerist i regjur asin në mëngë, por tani, me sa duket, ka ardhur koha që Erion Braçe të shpalosë forcën e tij në arenën e politikës shqiptare! Nga i vjen kjo forcë Erion Braçes? Pikërisht nga ngjashmëria e madhe që ai ka me…, me një personazh legjendar të kinematografisë amerikane të gjysmës së parë të shekullit të kaluar!

Vetëm lexueset dhe lexuesit e mi mbi 50 vjeç mund ta kujtojnë personazhin në fjalë, prandaj më të rinjtë do t’i ndihmoj unë tani: Në vitin 1933, në SH.B.A.  nisi të shfaqej  një seri filmash vizatimorë me titull “Popeye The Sailor Man”, por që publiku ynë zuri t’i shihte rreth viteve ’70 në njërin prej kanaleve televizive italiane, veçse të dubluar detyrimisht në gjuhën e Dantes, pra me emrin e personazhit kryesor të përshtatur për italianët në trajtën “Braccio di Ferro”, çka në gjuhën tonë nisi të shqiptohej “Braço di Fero”!

Ky personazh, ndonëse në pamje imcak si Erion Braçe, përballej herë pas here me Bluton, gjigantin e pamëshirshëm, i cili ia kishte vënë keqas syrin Olives, anipse kjo dashuronte Braço di Feron, nofkë kjo që fjalë për fjalë përkthehet “krah i hekurt”, pra, i fuqishëm, por ka kuptimin “matje forcash”. Rrjedhimisht, Braço dilte vazhdimisht fitimtar nga përleshjet e tij me Bluton, veçse fuqinë ia jepte… ia jepte spinaqi që hante rregullisht!

Po t’i kthehemi tani përplasjes së Erion Braçes me Erion Veliajn, nuk do të mungojmë të vëmë re se, nga pamje e jashtme, këta zotërinj  janë të dy imcakë, por, nëse e mendojmë më thellë, Erion Veliaj duhet ta ndiej veten si gjiganti Bluto i filmit vizatimor të lartpërmendur, ngaqë detyrën e kryebashkiakut të kryeqytetit po e ushtron prej disa vitesh i rrethuar nga një tamtam propagandistik gjëmimtar të tillë saqë, me shumë gjasë, mendjen e ka tashmë të fiksuar te posti i tij i ëndërruar si kryeministër i ardhshëm dhe i pashmangshëm.

E vetmja re në horizontin e këtij fiksimi veliajan është sulmi i papritur nga ana Erion Braçes me nxitjen e hamendësuar të kryeministrit Rama. Ky interpretim mund të duket si diçka e denjë për historitë e intrigave që thureshin dikur në oborret mbretërore në kuadrin e luftës për pushtet apo për privilegje të lidhura me të, kështu që, po të jetë e vërtetë kjo, në rastin e përplasjes Erion vs Erion pushteti dhe privilegjet e lidhura me të do të ishin tiparet apo më saktë hiret e Olives, mollë sherri midis Erion Braço di Feros dhe Erion Blutos.

Sidoqoftë, nisur edhe nga proverbi i shkëlqyer i popullit tonë, sipas të cilit “Politika është kurvë” (ndonëse jo të gjithë politikanët duken të jenë kurvarë), parmbrëmë u detyrova t’i ndërprisja hamendësimet lidhur me luftën e nëndheshme në gjirin e Partisë Socialiste (“Specialiste”, siç do të thoshte i ndjeri Pjetër Arbnori), sepse më duhej patjetër të gjeja një zgjidhje për t’i pajtuar me njëri-tjetrin dy miqtë e mi të përmendur në krye të këtij shkrimi, të cilët gati-gati nuk flisnin më mes tyre, edhe pse idhujt e tyre quhen Erion dhe i përkasin së njëjtës parti.

Si përfundim, ndaj të gdhirë brofa nga shtrati dhe mend thirra “Eureka!”: Zgjidhja ideale do të ishte një dyluftim, pra, një matje forcash, midis Veliajt apo Valiut të Vilajetit të Tiranës (siç do të mund të shprehej Erdogani) dhe Braçes, pra zv/kryeministrit ose zëvendësit të sulltan Ramës (siç do të mund të shprehej sërish Erdogani), një matje forcash që, po e përsëris, në italishte quhet pikërisht braccio di ferro, nga e cila del fitimtar ai që ia thyhen krahun tjetrit!

Megjithatë, me që dy Erionëve tanë emri u fillon pikërisht me Er…, dy germa që të sjellin ndër mend një rrymë të konsiderueshme ajri, për mirë apo për keq qoftë, ose një erë që vjen dikush apo diçka kundërmuese, për mirë apo për keq qoftë gjithashtu, uroj që, për të mirën e popullit tim të rraskapitur gati deri në zgërlaqje, të mos plasë ndonjë erë e tmerrshme në të dy kuptimet e kësaj fjale, pavarësisht spinaqit që mund të hanë ata, dy Erionët tanë, spinaqit që të kujton ngjyrën blertë edhe të barit, edhe të dollarit!

I gjithë vendi nën pushtetin e flakëve, Qeveria me pushime!

Dhjetra vatra zjarri janë aktive në mbarë vendin, ndërsa përgjigja e qeverisë është pothuajse e papërfillshme. Prej vitesh, rilindja që mburret se ka bërë shtet nuk ka sigurar mjetet dhe paisjet minimale që emergjencat civile të përballojnë situatën në kushtet e temperaturave ekstreme. Ministri i Mbrojtjes, ka humbur gjurmët, edhe pse flakët janë shpërndarë kudo.

Vatrat e zjarrit në Shqipëri po shtohen, dhe tendenca është që të ketë edhe më shumë sipërfaqe të p[ërfshira nga flakët, duke parë tremperaturat e larta dhe përgjigjen e dobët ose inekzistente të qeverisë. Prej gati 10 ditësh tashmë zjarri ka përpirë Karaburunin dhe është afruar edhe në zona të banuara, dhe ende flakët nuk janë vënë nën kontroll.

Fieri ishte për disa ditë nën një gjendje katastrotike nga djegia e mbetjeve. Ndërkohë, dje pasdite, një vatër e rrezikshme zjarri është shfaqur në Mamurras, pranë zonave ku ka banorë. Nga raportimet e para, rezulton te se nuk kishte ndërhyrje nga autoritetet.

Media ka mbajtur dje në krye të lajmeve situatën me zjarret dhe ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes nuk po dukej gjekundi. Peleshi vetë nuk është parë në aksion, ndërkohë që ka pasur një komunikatë të zbehtë me shkrim. Dhjetë nga 12 qarqet, janë në rrezik të lartë nga zjarret për shkak të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin tonë. Vetëm në Dibër dhe Durrës pritet nivel “i moderuar” rreziku.

Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.
Pamdjet dje ishin tronditëse nga Mamurrasi. Flakët kanë përfshirë dhjetëra metra shkurre, ndërkohë tymi ka mbuluar vendin.

Ndërsa makinat kanë mbetur të bllokuara, pasi zjarri është shumë afër rrugës kryesore, çka bën të pamundur kalimin e automjeteve nga ana tjetër e rrugës. Edhe pse tymi ka mbuluar vendin, dhe flakët përhapen me shpejtësi, në vendngjarje nuk shihet asnjë zjarrfikëse.

Prej vitesh rilindja mburret se ka krijuar shtet, ndërkohë që mungojnë investimet, instrumentat dhe paisjet minimale për të përballuar këtë emergjencë civile, që përsëritet cdo sezon veror për shkak të temperaturave ekstreme. Lajmi i keq është se teksa qeveria nuk bën asgjë, edhe java që po vjen pritet të ketë mot shumë të nxehtë cka favorizon shtimin dhe përhapjen e vatrave të zjarrit.

Prençi: 70 vatra zjarri, qeveria s’bën asgjë

Ish-kreu i emergjencave civile Shemsi Prençi ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës, ku ka folur mbi vatrat e zjarrit që janë aktive në shumë zona të vendit, dhe që sipas tij nuk janë shuar për shkak të dështimit të strukturave të shtetit.

Prençi tha se për momentin janë më shumë se 70 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, dhe Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat e saj janë inekzistente në territor.

Sipas ish-kreut të emergjencave civile, situata më e vështirë ka qenë ajo e Fierit, ku sipas tij kanë qenë autoritetet vendore dhe qendrore, që i kanë vënë qëllimisht flakën mbetjeve urbane, për të favorizuar mafien e plehrave.

“Zjarret kanë më shumë se një muaj që kanë përfshirë territorin e Shqipërisë, duke nisur nga Vermoshi, rreth 35 ditë më parë. Zjarri u fik nga pala e Malit të Zi, ndërsa në Shqipëri nuk u reaguar fare, më pas ishte vatra e zjarrit në Malin e Tomorrit, ku pavarësisht thirrjeve të presidentit, nuk u ngritën struktura. Janë më shumë se 70 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, ku nuk kryhen operacione, me keqardhje kemi konstatuar se asnjë prej strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes nuk kanë kryer operacione. Janë miliona lekë investime që janë bërë në strukturat e mbrojtjes civile, dhe paisjet nuk janë blerë.  Si mundet që të marrë zjarr menjëherë një zonë aq e madhe sa ajo që ishte vendi i grumbullimit të mbetjeve në Fier, zjarri ka një vatër, ka një shpejtësi të operimit, sesi përhapet nga një zonë me shkurre, në një zonë me bimëri, si përhapet në çfarëdo lloj natyre. Bashkia e Fierit e la tre ditë që zjarri të vazhdonte, zgjodhën variantin për ta izoluar duke hedhur dhe, këtu ka një skemë korrupsioni masiv, e përcaktuan ata variantin që të mbulohej me dhe, për të thënë se këto mbeturina u trajtuan në incenerator, duke vjedhur taksapaguesit e Fierit”, tha Prençi.

Zjarret, MM: Para përgjegjësisë penale të gjithë ata që dëmtojnë natyrën

Efektivët e Forcave të Armatosura dhe të gjithë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes janë angazhuar këto ditë përkrah pushtetit vendor për shuarjen e vatrave të zjarreve në zona të ndryshme të vendit.

Pas gati 8 orësh në betejë me flakët u arrit që të izolohej vatra në kodrat e Ksamilit. Operacioni u ndoq nga zv/ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, e cila në përfundim inspektoi terrenin, dhe përgëzoi efektivët e DMR Gjirokastër dhe forcat zjarrfikëse, për punën e palodhur.

“Një falenderim shkon, jo vetëm për forcat operacionale, efektivët e Ksamilit, por për të gjithë efektivët e Shqipërisë, të cilët janë duke shuajtur varta të tjera zjarri. Edhe një herë treguat që me punën dhe përkushtimin tuaj të arrijmë që të mos kemi pasoja”, u shpreh zv/ministrja e Mbrojtjes, Bici.

Ndërkaq ajo paralajmëroi të gjithë zjarrvënësit që, me qëllim ose jo, dëmtojnë natyrën.

“Unë do të kisha një thirrje për të gjithë banorët e Ksamilit, pushuesit, të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm me veprimet e tyre dhe siguroj që kushdo që me veprimet e tij rrezikon të shkatërrojë natyrën e bukur që na ka falur Zoti do të vihet para përgjegjësisë penale.

Ministria e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, të gjitha strukturat e tjera përgjegjëse do të jenë në krye të detyrës për çdo situatë emergjente, që mund të na paraqitet, duke patur parasysh se jemi në stinën e verës dhe temperaturat e larta janë në disfavorin tonë”, theksoi zv.ministrja e Mbrojtjes.

Agjencia e Mbrojtjes Civile ben me dije se puna për normalizimin e situatës po vijon edhe në Karaburun, ku paraqitet rasti më i vështirë. Grupit të punës për shuarjen e flakëve u janë bashkuar edhe 85 forca të tjera, ndër të cilët 40 janë efektivë të FA. Po ashtu puna po vijon edhe në qarkun Fier, ku po punohet me mjete te tonazhit të rëndë.

Vatra aktive mbeten në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë, ku zjarri ka djegur sipërfaqe me shkurre dhe ferra, por edhe në fshatin Delvinë, bashkia Përmet. Puna po vijon për normalizimin e situatës edhe në fshatin Shikaj, bashkia Kukës, në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, ku janë përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pyll pishe./MAPO

Mashtruesi olimpik!

Nga Belind KELLIÇI

Si e pa punën keq me komentet e shumta nga qytetarët, që me të drejtë pyesnin se ç’punë ka një politikan në ekipin olimpik, Erion Veliaj, ky rekordmen olimpik i mashtrimit publik, e korrigjoi deklaratën e tij, duke nxjerrë nga furra e propagandës një tjetër version: E paska ftuar bashkia e Tokios. Me siguri do t’i marrin mendim për shpejtësinë ultrasonike me të cilën jep qindra leje ndërtimi në Tiranë.

Kryebashkiakun që e kemi parë të marrë atribute presidenciale duke shpërndarë pasaporta shqiptare për të huaj, këtë herë e shohim si trajner motivues në ekipin olimpik. Me sa duket, për t’i bërë vend Erionit, u la jashtë paturpësisht trajneri i peshëngritësit tonë, Calja.

Po Veliaj i ka të shpeshta vizitat në Azi. Fondet e bredhjeve ajrore nuk bëhen të ditura. Transparencë zero për qytetarët.

Duhej Tokyo 2020 që Veliaj të thyente një tjetër rekord olimpik të mashtrimit në stilin e shkëputjes.

Berisha denoncon skandalin: Ja gjer ku arrin çnjerëzia e narkoshtetit të Edvinit ndaj shqiptarëve të Kosovës!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim skandaloz të shtetit shqiptar ndaj qytetarëve të Kosovës, ku njërit prej tyre i refuzohet shërbimi mjekësor jetësor i hemodializës edhe pse ka biznes dhe paguan taksa në Shqipëri.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ja gjer ku arrin çnjerezia e narkoshtetit te Edvinit ndaj shqiptareve te Kosoves!

Qytetarit nga Kosova qe paguan prej 29 vitesh taksat ne Shqiperi i refuzojne sherbimin e hemodializes!!

Miq, ne nje akt urrejtje ne kufijte e shtazores qytetarit nga Kosova qe ndodhet ne Shqiperi qe nga viti 1992 nuk i bejne hemodializen ne Shqiperi!!

Nderkohe dhjetra qytetare nga Tropoja bejne hemodializen ne Gjakove.

Vite me pare qindra qytetare tane benin hemodializen ne teresi gratis ne Struge dhe ne Janine. Turp dhe faqe e zeze!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha pershendetje! Jam nje qytetare nga Kosova, jetoj ne Shqiperi qe nga viti 1992,jam me leje qendrimi konform rregullave te shtetit ku kam prone dhe biznes dhe paguaj taksa,une jam me semundjen e dializes dhe shteti shqiptare ma mohon ta kryej hemodializen ne spitalin e Durresit,jam i detyruar te udhetoje 3 here ne jave ne spitalin e Prishtines! Ne spitalin e Gjakoves gjithe zona e Tropojes e kryejn hemodializen dhe te gjitha sherbimet pa asnje lloj problemi! Ju lutem publikojeni kete vetem anonim te lutem!

Toka e Teatrit në pronësi të Bashkisë, Budina: Mafia e ka zaptuar shtetin! Të dorëhiqen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka protestuar sot pas vendimit të qeverisë për të kaluar truallin në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Regjisori dhe aktori Edmond Budina, me anë të një deklarate për mediat, është shprehur se, do ta vazhdojë betejën deri në DASH apo në Parlamentin Europian.

Budina i kërkon presidentit Ilir Meta dhe opozitës së vendit të mos heshtin për këtë vendim të marrë së fundmi. Ai kishte edhe një thirrje për Gjykatën Kushtetuese. Budina i kërkon anëtarëve të saj të shprehen publikisht për këtë vendim ose të dorëhiqen individualisht apo të gjithë bashkë.

“Mafia e ka zaptuar shtetin, e ka zaptuar në mënyrën më skandaloze. Dmth një vendim i Gjykatës Kushtetuese që shkelet me këmbë, vetëm në një shtet mafioz mund të ndodhë, jo në Shqipëri, por në gjithë Europën e botën. Gjërat nuk janë të rastësishme. E shihni çndodhi dje, u mor ky vendimi i Këshillit të Ministrave.

Jemi këtu për t’i thënë që ne do ta ndalojmë me çdo kusht, në DASH në Europë, në PE. Ne luftën për drejtësi do ta vazhdojmë. Ne nuk fitojmë asgjë përveç drejtësisë.

Qytetarët të mos heshtin. Të ngrihemi kundër kësaj kaste. Të shkelësh vendimin e Gjykatës është të kesh çdo gjë në dorë. Intelektualët të ngrihen. Mos e lëmë këtë vend në mëshirë të fatit. Opozita mos heshtë për gjithë këto problem. Mos heshtë as Presidenti. Kam një thirrje të veçantë për anëtarëat e Gjykatës Kushtetuese, që morën një vendim shumë të saktë që u shkel me këmbë. Të nderuar, ju që morët një vendim me koshiencë, të bindur, a jeni të bindur ende që ky shtet ju ka dhënë priftërinjve e ju ruan mjekrën. Duhet të shpreheni publikisht, edhe të jepni dorëheqjen për ti treguar në këtë vend se nuk vijohet kështu. Jemi këtu për të mbrojtur demokracinë, kulturën, Kushtetutën e këtij vendi‘’, u shpreh Budina.

Aleanca për Teatrin: SPAK duhet të hetojë përse qeveria nuk ekzekuton vendimin e GJK

Qeveria shqiptare, me anë të një VKM-je ka vendosur që të kalojë truallin e Teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Në lidhje me këtë VKM, ka reaguar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila shprehet se me këtë akt, po i vendosen mëlçit ujkut në qafë.

“Ligji thotë se vetë qeveria duhet të zbatojë vendimin e GJK. Qeveria ka treguar hapur se kërkon zhdukjen e TK. Si mund t’i varen mëlccitë ujkut në qafë. SPAK duhet të hetojë përse qeveria shqiptare nuk ekzekuton vendimin e GJK. Komuniteti europian dhe ambasada amerikane u investuan në reformën në drejtësi. Ne vazhduam të besonim në vlerat europiane te kulturës, sepse një burokrat europian nuk mund të jetë përfaqësues i vlerave europiane. GJK vendosi që prona e TK t’i kthehet Ministrisë së Kulturës.

Zotëri Ndërkombëtar tregoni se e keni serjozisht reformën në drejtësi. GJK foli. Nëse jeni të interesuar që reforma të funksionojë , bëjeni që të zbatohet vendimi i GJK. Ju lutem bëjeni. Nëse nuk e bëni ju, do ta bëjmë vetë. Do t’i shkruajmë Presidencës së BE, Senatit Amerikan. Ne jemi të vendosur për vendosjen e një standardi të ri në Shqipëri”, tha një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Zjarret jashtë kontrollit, flakët përfshijnë edhe Vlorën dhe Këlcyrën, rrezikojnë Beratin

Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit. Pas Sarandës, flakët e zjarrit kanë përfshirë edhe Vlorën dhe Këlcyrën duke shkaktuar dëme të mëdha.

Në Vlorë, zjarri këtë herë ka rënë në fshatin Xhyherinë. Zjarrfikëset janë në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Flakët kanë përfshirë një zonë të gjelbëruar dhe kodrinore.

Në terren janë edhe efektivët e repartit zjarrfikës. Flakët po përhapen me shpejtësi. Kujtojmë se shumë zona të vendit janë përfshirë nga zjarret.

Po ashtu flakët e zjarrit kanë pushtuar lartësitë e Ballabanit në Bashkinë Këlcyrë. Deri më tani dëmet kanë qënë të konsiderueshme.

Sipas vlerësimit paraprak të shërbimit pyjor, janë djegur 10 ha kullota dhe 5 ha pyje.

Situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes nga forcat zjarrrfikëse.

Flakët agresive kanë avancuar shumë deri në zonën e Beratit.

Deri më tani nuk është marrë asnjë masë paraprake për shuarjen e flakëve si pasojë e terrenit të thepisur.

Trualli i Teatrit i kalon Bashkisë, PD: Vendim poshtërues! SPAK të mos provohet si vegël në duart e Ramës

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas vendimit të qeverisë për t’i kaluar Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar.

Vokshi shkruan në reagimin e saj se, vendimi i qeverisë për të kaluar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është një akt poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese.

📌Vendimi i qeverisë për të kaluar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është një akt tjetër poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese.

📌Vendimi i pak javëve më parë nga Gjykata Kushtetuese thotë qartë se vendimi i qeverisë i një viti më parë për të kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës ishte antikushtetues, në dëm të trashëgimisë kulturore kombëtare.

📌Vendimi do të thotë se Edi Rama nuk pyet për institucionet e reja të drejtësisë, kur vendimet e tyre pengojnë planet e tij korruptive me tokën e Teatrit Kombëtar.

📌PD e ka thënë që prej ditës së parë se Edi Ramës, nuk i intereson një Teatër i ri Kombëtar, por vetëm trualli i tij, të cilin e sheh si burim për të përfituar para dhe pasuri të paligjshme.

📌📌📌 Kalimi ne pronësinë e Bashkisë së Tiranës i truallit të Teatrit Kombëtar është pasojë e tjetërsimit të votës së qytetarëve. Një kryeministër si Edi Rama, pushteti i të cilit buron nga masakra elektorale e 25 prillit, ka për të marrë gjithmonë vendime kundër interesit të qytetarëve. Në vend të një kryeministri, vendi do të sundohet nga një politikan që del mbi gjykatat dhe mbi ligjin.

📌Është koha që SPAK të mos provohet si vegël në duart e sundimtarit Rama. Është koha që Edi Rama dhe Erion Veliaj të dalin para drejtësisë dhe të ndalohet masakra tjetër me tokën e Teatrit Kombëtar!