25.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025

Pjaniç dëshiron të kthehet te Juventus

Miralem Pjaniç erdhi më shumë bujë në Barcelonë, por në fund Koeman nuk i besoj aftësive të tij dhe talentet morën skenën te Barcelonë, duke e lënë në stol boshnjakun në shumicën e ndeshjeve të sezonit të shkuar.

Këtë verë ai do largohet dhe ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida tregon dëshirën e yllit ballkanas.

Braida tregon se e ka takuar Pjanic dhe mesfushori i ka thënë se dëshiron të kthehet në Torino.

“Allegri është në vendin dhe kohën e duhur. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe një njeri i madh. Max e njeh shumë mirë futbollin dhe marka e tij është fitorja. Pjanic? E takova 3-4 ditë më parë në Barcelonë, ku isha për arsye personale. U takuam rastësisht pranë “Camp Nou” dhe biseduam. Ai donte të kthehej te Juventus. Tani Allegri sigurisht e di më mirë se kushdo nëse dëshiron ta përfshijë në projektin e tij të ri tashmë”, tha Braida.

INSTAT: Ekonomia e Kukësit me rënie, qarku më i varfër varfërohet më tej

Në vitin 2012, në një anketë të posaçme, INSTAT e mati nivelin e varfërisë në vend. Si kufi i varfërisë u përcaktua një konsum për frymë në 4891 lekë (39 euro) në muaj. Familjet dhe individët që konsumonin poshtë kësaj sasie u konsideruan të varfër, pasi me burimet e tyre të të ardhurave nuk mund të siguronin konsumin e 2200 kalorive në ditë.

Rezultatet e anketës treguan se qarqet Vlorë dhe Gjirokastër kishin shkallën më të ulët të varfërisë, ndërsa Qarku i Kukësit kishte shkallën më të lartë të varfërisë, pasi më shumë se 28% e popullsisë në këtë qark konsumonte poshtë kufirit 39 euro në muaj. Harta e varfërisë duhet t’u shërbente qeverive shqiptare më pas për të realizuar ndërhyrje me fokus pikërisht në zonat më të varfra. Por sot, mbas 10 vitesh prej këtyre rezultateve, ekonomia e qarkut më të varfër në vend është thelluar më tej.

Sipas të dhënave të INSTAT, ekonomia e Kukësit nga viti 2009 deri në 2019 ka pësuar rënie me 0.3% çdo vit, ndërkohë që ekonomia në tërësi, në këto dhjetë vjet, është zgjeruar mesatarisht me 2.9% në vit. Gjatë dekadës 2009-2019, Qarku i Kukësit ishte vetmi me rënie në shkallë kombëtare, teksa qarqet e tjera, dikush më pak e dikush më shumë, kanë shkuar drejt rritjes.

Veliaj në Tokio me delegacionin e Lojërave Olimpike, ndërsa shfaqet çdo ditë në Televizionet e Tiranës në kronika “live”

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shkruan në një postim në Facebook se, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Tokio si pjesë e delegacionit në lojërat Olimpike… Në një delegacion ku nuk janë futur trajnerët e sportistëve “për mungesë fondesh” shkon për turizem Velina!!!

Paloka shkruan më tej se, Velina qënka në Tokio dhe me siguri do vazhdonim të shihnim çdo ditë kronika “live” me mbjellje pemësh.

Postimi i Palokës

Velina e bashkise Tirane, qenka ne Tokio si pjese e delegacionit ne lojrat olimpike… Ne nje delegacion ku nuk jane futur trajneret e sportisteve “per mungese fondesh” shkon per turizem Velina!!!

Sigurisht ne nuk do e merrnim vesh qe Velina qenka ne Tokio dhe me siguri do vazhdonim te shihnim çdo dite kronika “live” me mbjellje pemesh, sikur Velines te mos i duhej te justifikohej dhe nje here ne media per aktin antikushtetues e antiligjor te shembjes se TK.

Ne fakt une nuk e di pse e merr mundimin te justifikohet Velina se sa te kemi kete drejtesi te reformuar dhe “artistet” shqiptare dhe nderkombetare qe bejne foto reklamuese me Velinen, atij nuk i hyn gjemb ne kembe…!

Katastrofa mjedisore në Fier, PD: Mafia e inceneratorëve në bashkëpunim me Ramën ka zhvatur 26.5 milionë euro nga taksat

Partia Demokratike reagoi sërish sot për katastrofën mjedisore në të djegies së mbeturinave vendgrumbullimin në Fier.

Deputeti i zgjedhur, Enkelejd Alibeja dhe mjeku Gazmend Koduzi në një deklaratë për mediat nga vendi ku po digejn mbeturinat deklaruan se, “mafia e inceneratorëve në bashkëpunim me Edi Ramën ka zhvatur 26.5 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe në këmbim japin vetëm këtë tym toksik”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Është dita e 5-të që asistohet në një krim mjedisor, që asistohet në konsumimin e një krimi korruptiv në fakt, që është shkaku i vërtetë i kësaj gjendje katastrofale. Mjafton ta shikoni sa e rëndë është situata, sa e rëndë është papërgjegjshmëria në fakt. Pasojat e këtij tymi janë jo vetëm juridike, politikë por edhe shëndetësore.

Ne kemi ardhur sot pikë së pari për të ndërgjegjësuar për shqetësimet e qytetarëve të Fierit të cilët janë sot totalisht në mëshirë të fatit, për të bërë, për të ndërgjegjësuar sesa të rënda janë këto pasojat.

Ne i bëjmë kërkesë qeverisë që të mbrojë qytetarët fierakë.

Katastrofa mjedisore që familjet fierake po pësojnë është produkt i mafies së inceneratorëve, që në bashkëpunim me Edi Ramën ka zhvatur 26.5 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, dhe në këmbim kanë dhënë vetëm këtë tym toksik që po detyron qytetarët të largohen nga shtëpitë e tyre.

Të gjithë e mbani mend se si Rama mashtronte se në dhjetor 2020 inceneratori do të ishte gati. Sot inceneratori ka djegur vetëm paratë e qytetarëve, sepse plehrat digjen në qiell të hapur.

Ky nuk është vetëm mashtrim, ky nuk është as aksident, por është një krim i qëllimshëm kundër banorëve të këtij qytetit nga ata që kanë zgjedhur të punojnë vetëm për interesat e tyre dhe jo në shërbim të qytetarëve.

Kjo skemë mafioze është modeli me të cilin ka shkatërruar vendin Rama dhe tani po shkatërron shëndetin e qytetarëve.

Pasuron klientët e tij, për të vjedhur me ta zgjedhjet, dhe pasi masakron zgjedhjet, masakron shëndetin, mjedisin dhe ekonominë.

Partia Demokratike ka denoncuar në SPAK aferën e inceneratorëve, sot si banorë të këtij qytetit, si familjarë, si prindër i kërkojmë SPAK-ut të veprojë me urgjencë. Nuk duhet të largohen fierakët nga shtëpit e tyre, duhet të larguohet regjimi i pakicës i drejtuar nga Edi Rama, që po kanos shëndetin e të gjithëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMEND KODUZI

Ditët e fundit qytetarët e Fierit janë përballur me situatë kriminale të ndotjes së mjedisit dhe ajrit, me impakt të rëndë për shëndetin e tyre.

Për disa ditë me radhë janë djegur në ambient të hapur plehrat, në përbërje të të cilave ka element të ndryshëm të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.

Djegia e mbeturinave plastike në ajër të hapur, dhe ekspozimi për periudhë të shkurtër apo të gjatë, rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, rëndon sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes si astma apo emfizema, shkakton kancer të mushkërive si dhe dëmton sistemin nervor.

Ekspozimi në nivele të larta të ajrit, për periudhe të shkurtër apo te gjate shkakton më shumë impakt të rëndë te personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe në Fier ka shumë qytetarë të cilët vuajnë akoma pasojat shëndetësore të punës në ndërmarrjet e naftës apo prodhimit të pesticideve te ndryshme qe ka patur ky qytetit.

Kjo situatë e rëndë, jo vetëm do shkaktojë pasoja shëndetësore ndaj qytetarëve, por do të rrisë edhe barrën financiare ndaj xhepit të qytetarëve, njësoj si me Covid-19, për të kryer ekzaminimet laboratorike apo imazherike, si dhe blerjen e barnave për trajtimin e komplikacioneve, për pasojat qe do vijnë.

I bëjmë thirrje qeverisë dhe institucioneve të shëndetit publik, që të fillojnë menjëherë depistimet në terren për të matur nivelin e ndotjes së ajrit, pasojat në shëndetin e qytetarëve, si dhe angazhimin e strukturave shëndetësore për diagnostikimin dhe trajtimin e komplikacioneve përkatëse.

Këto masa, rrjedhin edhe nga angazhimet ndërkombëtare të qeverisë shqiptare, si anëtare e OBSH, që në vitin 2015 ka firmosur marrëveshjen “për adresimin e efekteve anësore shëndetësore nga ajri i ndotur”.

Ish-ministri pyet Ramën: Për të satën herë po e inaguron rrugën Kardhiq-Delvinë?

Nga Tritan SHEHU

Nje pyetje per Kryeministrin: Prej sa heresh po e “inaguron” rrugen Kardhiq-Delvine, ne sa copa te saj po e ben kete?

U be si “pelhura e Penelopes” ajo!

Ajo eshte nje rruge e shkurter, qe ai e gjeti te perfunduar me 2013, ne mbi gjysmen e saj, qe duhej te ishte operative prej vitit 2015, por qe akoma eshte larg asaj dite.

Dhe nderkaq Rama prej vitesh, kohe mbas kohe, boton dicka per “arritjet” e tij ne ate projekt modest, qe keshtu te jep pershtypjen se ja kalon dhe Rruges se Kombit, duke u mburur e menduar se njerezit nuk kane kujtese.

Ne fakt ai eshte pergjegjesi i nje vonese disa vjecare, dhe qe realisht dhe sot askush nuk e di kur do te perfundoje.

Kjo duket edhe nga ato foto, qe ai publikoi sot.

Si cdo gje tjeter ne Qarkun e Gjirokastres, te lene ne meshiren e fatit, te shtyre prej ketij Kryeministri vetem drejt braktisjes.

Dhe tjeter pyetje ne fund:

—Po kostoja e punimeve me rritmin e breshkes te ketyre viteve te fundit, pse eshte disa here me larte se ajo e pjeses se pare, nuk flas per tunelin ketu, flas per trasene nomale te saj, ne te njejtin terren?

—Po kostoja e restaurimit te pjese se perfunduar deri me 2013 dhe te degraduar nga abandonimi?

—Po demi ekonomik nga kjo vonese drejt infinitit?

Per keto duhet te pergjigjet Kryeministri, perpara se te publikoje ato video suksesi.

Njerezit e dine kete, nuk genjehen me duke i treguar diten ate “pelhure”, ata e dine se vjen edhe nata kur Rama cben gjithecka….pra neser asgje!, vetem parate harxhohen gjthmone dhe me shume!

Kushtetuesja rrëzoi pronësinë, Rama ja kalon sërish Veliajt truallin e Teatrit Kombëtar

“Qeveria Rama” me anë të një vendimi (VKM) ja ka kaluar truallin e Teatrit Kombëtar sërish bashkisë së Tiranës, edhe pse Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar pronësinë dhe veprimet që bashkia e Tiranës kishte bërë më herët mbi godinën dhe mbi këtë truall.

Në dy vendime për Teatrin, Gjykata Kusshtetuese shpalli si anti-kushtetues vendimin e më hershëm të qeverisë për t’ia kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, si dhe vendimin për procedurat e veçanta për ndërtimin e teatrit të ri.

Ligji i veçantë për procedurat e ndërtimit ishte tejkaluar nga zhvillimet, pasi kontrata me firmën rivate, që do të realizonte ndërtimin kishte dështuar më parë.

Pas vendimit të Gjykatës Kuashtetuese, pronësia e Teatrit i mbetej përsëri qeverisë, por me një VKM të fundit Edi Rama ja ka rikthyer Erion Veliajt.

Vendimi 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të shkronjës “d”, të nenit 3, dhe të neneve 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Kalimin, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji “truall”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
  2. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.
  3. Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.
  4. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Eksperti i njohur: Erion Veliaj miliona për kompaninë e lidhur me “Ndragheta” për të “larë” rrugët që nuk lahen kurrë!

Eksperti i njohur i ekonomisë, Zef Preçi, nëpërmjet një shënimi-denoncim në faqen e tij në Facebook ka shpjeguar një skemë të shpërdorimit të parave publike nga ana e bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj, në bashkëpunim me kompaninë italiane “Eco Tirana” e cila gjendet në hetim për lidhje me mafien “Ndragheta”.

Bëhet fjalë për larjen e rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit, punë për të cilat derdhen qindra milion lekë nga buxheti i bashkisë, por kushdo e sheh se kjo gjë nuk ndodh kurrë, ose vetëm në raste të rralla sa për “sy e faqe”.

Preçi ka analizuar në shkrimin e tij të gjitha të dhënat “në letër” të bashkisë së Tiranës për këtë proces pastrimi duke i krahasuar me realitetin, të cilin në fakt e njohin më së miri vetë qytetarët e kryeqytetit.

Reagimi i ekspertit Zef Preçi

Ne diten me te nxehte te vitit vazhdon larja e miliona metra katrore rrugeve kryesore te Tiranes, te pakten keshtu thone faturat e kripura te bizneseve kliente te bashkise…Kujtese e perseritet per ata qytetare qyqare qe paguajne taksa dhe nuk kerkojne llogari si ne socializmin e djeshem…

Sipas Drejtorise se Pastrimit dhe Mbetjeve Urbane ne Bashkine e Tirane, rruget e kryeqytetit ne pjesen me te madhe lahen disa gjate nates dhe te tjerat gjate dites, bile edhe dy here (?!). Gjithashtu eshte ne fuqi edhe per nja tridhjete vjet edhe nje Memorandumi Bashkëpunimit lidhur në Dhjetor 2015 midis Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë së Veronës, pjesa e qendres se Tiranes, e njohur ndryshe edhe si “Zone e Kuqe” per sa i takon “…shërbimit te pastrimit, menaxhimit, mbledhjes dhe largimit të mbeturinave”… (http://mmuem.tirana.al/drejtoria-e-pastrimit-dhe…/).

Ne fakt, vitin e kaluar kane dale ne publik edhe disa publikime aspak te dyshimta per Bashkine e Tiranes mbi lidhjet e partnerit italian te kesaj kompanie me Ndragheta-n italiane (http://ëëë.mcntv.al/…/partneri-i-eco-tirana-n-hetim-p-r…), por vetem kaq…(Cilido dyshon mbi perfshirjen e segmenteve te institucioneve shteterore shqiptare ne krimin e organizuar nderkombetar, le te referoje arrestimet e diteve te fundit mbi bazen e hetimeve te DEA-s dhe partnereve te huaj ne kete fushe).

Le te kthehemi te larja e rrugeve ose te pakten faturimi i saj mbi taksa-paguesit e mjere shqiptare. Mbeshtetur ne dokumentin e mesiperm (http://mmuem.tirana.al/drejtoria-e-pastrimit-dhe…/)  situata eshte si vijon:

Zona e Kuqe,  Operator i shërbimit “Eco Tirana”

– Pastrimi i rrugëve nëpërmjet makinave fshirëse, me ndihmën e ndihmuesëve në tokë, të pajisur me shfryrës ajri elektrik (të natës). (72,987 ml);

– Larje e rrugës gjatë natës (i përfshirë për 10 muaj në vit ose për 305 ditë), ( 542,496 m²);

– Larja e rrugëve gjatë ditës (i përfshirë për 8 muaj në vit ose për 240 ditë), (523,729 m²);

Zona lindore është e ndarë në tre zona pastrimi përkatësisht:

Operator i shërbimit: “Infinit Constructions ”sh.p.k” , Zona Lindore 1

– Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (5,823 m²);

– Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (41,143 m²);

– Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (29,123 m²);

Operator i shërbimit: “T.T.A Alba-Lam”sh.p.k”, Zona Lindore 2

– Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (12,817 m²);

– Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (83,468 m²);

– Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (63,253 m²);

Operator i shërbimit: “Shpresa”sh.p.k”, Zona Lindore  3

– Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (9,862 m²);

– Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (103,586 m²);

– Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (48,942 m²);

Zona perëndimore është e ndarë në tre zona pastrimi përkatësisht:

Operator i shërbimit: “Korsel”sh.p.k”, Zona Perëndimore 1

– Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (6,303 m²);

– Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (95,647 m²);

– Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (32,216 m²);

Operator i shërbimit: “Fusha”sh.p.k”, Zona Perëndimore 2

– Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (18,393 m²);

– Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (102,997 m²)

– Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (95,547 m²)

Operator i shërbimit: “Alko-Impex”sh.p.k”, Zona Perëndimore 3

– Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (10,693 m²);

– Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (88,034 m²) ;

– Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (95,312 m²);

Ne menyre te permbledhur rezulton se per 10 muaj rrjesht ne qytetin e Tiranes, lahen ne menyre speciale (me presion) 63 mije e 891 metra katrore njehere ne dite;  1 milion e 57 mije e 371 metra katrore njehere ne dite, ndersa 888 mije e 122 metra katrore metra katrore lahen edhe njehere te dyte…

Te dashur bashkeqytetare!

Une jam nje  njeri qe mbaj syze dhe mund te mos e kem pare as diten dhe as naten autokolonen e autoboteve me uje qe lajne rruget e Tiranes gjithe vitin edhe pse banoj ne qender te qytetit. Nese ndonjeri prej jush i ka pare apo i sheh, ju ftoj te publikoni ndonje photo, fundja merreni edhe nga interneti foton e larjes se rrugeve te ndonje kryeqyteti Afrikan ne still alla-Rilindja. Se fundja rruget mund te mos lahen, por eshte e sigurte se taksat tuaja po lahen e shplahen gjithandej dhe juve nuk ju mbetet gje tjeter vecse te vazhdoni te parfumoseni nga pluhuri si “te rruar e te qethur”, ashtu si deri me sot…

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën dy të rinj 

Një aksident tragjik ka ndodhur m në orët e para të mëngjesit ku si pasojë kanë humbur jetën dy të rinj nga Shkodra. Makina tip “BMW” me të cilën ata udhëtonin, doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe u përplas me një mur anësor.

Mjeti tip “BMW” me të cilin udhëtonin dy të rinjtë Amarildo Preka, 23 vjeç dhe Driona Pirani, 16 vjeçe mbrëmjen e kaluar, teksa u aksidentuan duke humbur jetën, është shkatërruar plotësisht si pasojë e aksidentit.

Mësohet se ata po ktheheshin nga një festë rreth orës 02:45 të mëngjesit, kur si rezultat i shpejtësisë në një kthesë në rrugën Shkodër-Velipojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur dhe dy të rinjtë kanë humbur jetën në vend.

Aksidenti ka ndodhur, në vendin e quajtur “Mbi sukë” në rrugën Shkodër-Velipojë.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. Tirani 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Video/ Flakët e zjarrit përfshijnë Ksamilin

Një zjarr i madh ka rënë në hyrje të Ksamilit, në kodrën përballë detit.

Në kodër ka shkurre dhe pemë të cilat ndihmojnë përhapjen e flakëve.

Zjarrfikësja në vendngjarje për të penguar përjapjen e zjarrit në banesa të cilat për momentin nuk janë afër.