29.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025

Berisha: Do mbroj interesin kombëtar dhe qytetar në Parlament

Në një intervistë për RTV Ora, ish-Kryeministri Sali Berisha, u shpreh se do të mbrojë interesin kombëtar dhe qytetar në Parlament.

Ish-Kryeministri tha se, është i gatshëm të marrë çdo vendim nëse ka fakte që ai ka përdorur buxhetin e shtetit për të pasuruar familjen.

Përsa i përket vendimit të DASH, për shpalljen “Non-Grata”, Berisha thekson se është një sulm i hapur politik, teksa shton se SHBA është miku më i madh i Shqipërisë.

Arsenali nuk e lejon Xhakën të largohet, i ofron kontratë të re

Arsenali para pak minutave zyrtarizoi transferimin e qendërmbrojtësit Ben White nga Brighton për 58 milionë euro.

Ndërsa, fokusi i “Topçinjve” tani do të jetë ta bindin Granit Xhakën të qëndrojë në Londër.

Sipas The Athletic, Arsenali i ka ofruar kontratë të re futbollistit shqiptar nga Kosova, ndërsa bordi ka besim se do të arrijnë ta bindin.

Xhaka ka gjetur dakordin me Romën për kushtet personale, megjithatë nuk është arritur një marrëveshje mes klubeve.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho e dëshiron me çdo kusht Xhakën në kryeqytetin italian dhe pas paraqitjeve në Euro 2020, dëshira e tij për ta pasur në skuadër është rritur edhe më shumë.

Mbytet një tjetër pushues në Tale të Lezhës

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30.

Sipas burimeve policore, një person ende i paidentifikuar, dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që mbyten pushues në Tale të Lezhës. Pak ditë më parë umbytt një pushues nga Kosova.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.

Tronditet Berlini! Të shtëna me armë në një parking, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gjermania, të paktën katër persona janë plagosur nga të shtënat në një parking në lagjen Wedding të Berlinit.

Sipas raportimeve të para të mediave gjermane thuhet se, policia dhe shërbimet e zjarrit kanë kryer operacione në shkallë të gjerë në përgjigje të këtyre sulmeve.

Zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve, raportojnë se tre burra dhe një grua u plagosën në incident, ndërsa të katër janë dërguar në spital ku dhe morën trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Kallëzohet në SPAK kryepolici Veliu, mori makina me qera të shtrenjta për të shtypur banorët…

Banorë të fshatit Lumas në Berat të cilët janë vënë në mbrojtje të Kanionit të Sinecit dhe të cilët kanë qenë pre e dhunës së vazhdueshme të policisë kanë dorëzuar në SPAK një kallëzim ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, pasi kanë dyshime se ky i fundit ka vënë policinë në shërbim të pronarëve të Hecit me qëllim për të shtypur banorët, por njëkohësisht ka marrë me qera makina, vlera e së cilave i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të shtetit.

Datë 30.07.2021

KALLZIM PENALTË KALLZUAR:

1. Ardi Veliu, lindur në Delvinë më 2.03.1972, me detyrë funksionale Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Objekti:

1. Kërkojmë ndjekjen penale për Drejtorin e Përgjithshëm të Shtetit Ardi Veli , për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës” i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260i Kodit Penal

Drejtuar:Prokurorisë së posaçme Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Baza ligjore: Neni 283 i K.Pr.Penale.

I nderuar Kryetar:

Ne kallzuesit jemi banorë të fshatit Lumas, Bashkia Kuçovë me nr Nipt K86504103D, me adresë Tafil Skëndo, Kuçovë.

FAKTI I KALLZUAR NGA ANA JONË ËSHTË SI MË POSHTË:

Në Bashkinë Kuçovë në Kanionin e Lumit Sinec ndodhet zona e Mbrojtur dhe shpallur Monument Natyre, me Vendimin e Këshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002 (për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monument natyre) ndodhet dhe një burim uji i cili është pjesë e këtij monumenti natyre.

Bashkinë Kuçovë ka nxjerrë një leje ndërtimi dhe pikërishtë Leja Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 e cila do të ndërtohet në Kanionin e Lumit Sinec, e cila siç e theksuam më sipër është zonë e Mbrojtur dhe shpallur Monument Natyre.

Bashkia Kuçovë në lejen e ndërtimit të saj me Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 pretendon se do të ndërtoj mbi këtë kanion, ndërtimi i ujësjellësit për fshatrat: Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, Krekëz, Koritëz.

Duke mos qënë dakord me cënimin e burimit të ujit të Sinecit, e cila është tashmë zonë e mbrojtur në banorët e fshatit Lumas kemi ushtruar të drejtën tonë të tubimit paqësor ndaj cënimit dhe shkatërrimit të këtij burimi si një e drejtë kushtetuese. Edhe nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut ajo është shprehur se e drejta për lirinë e tubimit është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike dhe njësoj si liria e shprehjes, është një nga themelet në një shoqëri demokratike dhe njësoj si liria e shprehjes, është një nga themelet e një shoqërie të tillë.

Gjatë këtyre tubimeve paqësore të realizuara nga ana jonë jemi hasur me dhunë të ushtruar nga punojësit e policisë Berat dhe Kucovë ndaj banorëve të fshtatit Lumas . Për të cilët kemi dyshime se bëhen më urdhër të Drejtuesit të Policisë së shtetit Ardi Veliu, pasi nuk ka mundësi që edhe pas ankesave tona të shumta dhuna e ushtruar nga punojësit e policisë së shtetit ndaj nesh nuk ka ndaluar. Për më tepër që punojës policie të shumtë në numër kanë qënë prezentë cdo ditë duke i dalë krahë subjektit privat i cili ka marrë përsipër të ndërtojë këtë ujësjellës. Vetë qëllimi i funksionimit të policisë së shtetit, prashkiuar që në nenin 2 të Ligjit Nr. 108/2014 për “Policinë e Shtetit” e ka të parashikuar qartë se Policia e Shtetit ka për mision ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut , dhe jo si në rastin konkretë ku policia e shtetit është vënë në funsksion të subjektit privat i cili ka ndërtuar pa leje , duke cënuar burimin e ujit Sinec , që është zonë e mbrojtur. Vëetetuar ky fakt edhe nga shkresat me nr. 122/1 prot., datë 29.07.2021, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan në bën me dije mbas inspektimit të kryer nga inspektorët përkatës, është konstatuar se nga Bashkia Kucovë dhe subjekti ndërtues “Salillari” sh.p.k kanë kryer punime brënda zonës së mbrojtur të kanionit të lumit Sinec zonë e mbrojtuar kategrora e tretë me VKM 676, datë 20.12.2021 pa leje përkatëse, dhe për këtë arsye është marrë masa e pezullimit të punimeve në këtë zonë.

Agjencia Kombëtare e zonave të mbrojtura nga monitorimi i kryer me datë 26.07.2021 në monumentin e natyrës “Kanioni i Sinecit” ka konstatuar se po kryhen punime të paligjshme nga subjekti “Salillari” sh.p.k i cili është kontaktuar nga Bashkia Kuçovë për ndërtimin e një ujësjellësi, që cënon drejpërdrejtë” territorin e shpallur “Monument Ntayre “ me VKM 303, DATË 10.05.2019 “Për miratimin e listës së rishikuar të përditësuar, të monumentet e natyrës Shqiptare” dhe sipas ligjit të zonave të mbrojtura Nr. 81/2017 neni 17 pika 1 zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes e njëtë me “Rezervë Strikte” dhe sipas ligjit rrethohet nga një zonë buferike me gjerësi deri 200 metra nga perimetri I monumentit, kjo sipas shkresës me Nr. 121 datë 23.07.2021 të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan.

Policia është vënë në shërbim të këtij subjekti jo vetëm gjatë zhvillimit të tubimeve por duke u kthyer edhe në roje private e këtij subjekti duke ruajtuar automjete e kësaj firme edhe gjatë orëve të natës. Një veprim i tij na bën të dyshojmë për veprime korruptive të realizuara ndërmjet Drejtuesit të Policisë së Shtetit dhe subjektit privat i cili po kryen punimet për ndërtimin e këtij ujësjellësi.

Gjithashtu dyshojmë për abuzime në tenderin dhe veprime të kundraligjsjme të Drejtusit të Policisë së Shtetit në tenderin e publikuar në Buletinin Nr. 28, datë 16 Korrik 2018, me nr. REF: -68060-05-09-2018. Sipas këtij tenderi , nga policia e shtetit një makinë është mërrë me qira 50 euro në ditë që do të thotë 1500 euro në muaj, shumëzuar me 12 muaj del 18000 euro në vit, dhe shumëzuar kjo e fundit me 4 vjet del 72000 euro për katër vjet. Që do të thotë se me këtë vlerë që paguhet qeraja e një automjeti do të ishtë blerë ky automjet dhe ndoshta edhe më shumë, të cilat edhe pas katërvjecarit të mbarimit të kësaj kontrate do të ishin në pronësi të policisë së shtetit. Duke patur dyshime të shumta në këtë tender kërkojmë nga ana juaj hetimin e ketij tenderi.

Për sa më sipër,

KËRKOJMË:

Kërkojmë ndjekjen penale për Drejtorin e Përgjithshëm të Shtetit Ardi Veli , për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës” i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260i Kodit Penal.

LDK kundër ‘Open Balkan’: Nismë e dëmshme për shqiptarët në rajon

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar nëpërmjet kryetarit të saj Abdixhiku, në lidhje me takimin në Shkup të tre kryeministrave serb, shqiptar dhe maqedonas, ku u ndryshuar emri i projektit të tyre nga ‘Mini Schengen’ në ‘Open Balkan’, duke e quajtur një nismë e dëmshme për shqiptarët në rajon.

‘Open Balkan’ para se të jetë projekt ekonomik është megjithatë projekt politik. Përfitimet ekonomike, bëhen të parëndësishme përballë mohimit politik serb – dhe këtë duhet ta kuptojë secili i përfshirë, sidomos kolegët tanë në Shqipëri’, shkruan Abdixhiku në Facebook.

Postimi i plotë i LDK

Qëndrimi i kryetarit Abdixhiku dhe LDK-së mbi ‘Open Balkan’

“Integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur paraprihet nga një njohje politike – secili ndaj secilit. Serbia nuk e njeh Kosovën. Prandaj kufijtë marrin edhe më shumë kuptim. Ato bëhen vetvetiu më të fortë. Prandaj dhe si heqim dot as si ‘Mini Schengen’ e as si ‘Open Balkan’.

Njohja para bashkëpunimit pa kufij!

Ky është qëndrimi im dhe i LDK-së.

‘Open Balkan’ para se të jetë projekt ekonomik është megjithatë projekt politik. Përfitimet ekonomike, bëhen të parëndësishme përballë mohimit politik serb – dhe këtë duhet ta kuptojë secili i përfshirë, sidomos kolegët tanë në Shqipëri.

Qeveria e Kosovës duhet të flasë gjithsesi me Shqipërinë e Qeverinë shqiptare atje. Tensionimi i pakuptimtë i relacioneve tona – kryesisht për shkak të interferimeve të pamatura elektorale në këtë fillimvit nga Kryeministri ynë – ka bërë që për herë të parë në historinë 30-të e sa vjeçare, rrugët tona përballë Serbisë të jenë të ndara. Dhe kjo në vete është fatkeqësi. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një mendim e një qëndrim.

Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimeve rajonale. Por vetëm si palë e barabartë – shtet sovran; e njohur nga të gjithë, njohëse e të gjithëve. Deri atëherë çdo nismë tjetër është e dëmshme për interesat nacionale tona dhe të shqiptarëve në rajon.”

Përfshihen nga flakët dy makina në “Rrugën e Kombit”

Dy makina janë përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit. Policia dhe zjarrfikëset janë në vendngjarje.

Nuk dihet akoma shkaku pse janë djegur automjetet, por paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Dyshohet se ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri ka rënë në Ndrefushas të Rrëshenit, në një sipërfaqe prej 1 hektarë në pemë frutore.

Aktualisht, zjarrfikësja ka vënë nën konrtoll flakët e zjarrit.

Reagon Berisha: Shqiptarët janë njerëz të lirë dhe me dinjitet që nuk meritojnë bar, por transparencë për paktin me Delina Ficon

Sali BERISHA

Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon:

Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptar ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve.

Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij. Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove dokumet apo fakt vetem e vetem se ato nuk ekzistojne. Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.

Deri sot Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare.

Domethene vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqeve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames te pa publikuara kurre ne Shqiperi.

Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto perseri ftoj Sekretarin Blinken ti bej te gjitha publike.

Perveç ketyre e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve.
Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe.

Se fundi, nuk e di nese takimi i sotem i Zj ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga denoncimi im i marreveshjes se dyshimte qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instututi East West qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje ju siguroj se sikunder deri sot do te denoncoj çdo afere te dyshimte nga cilido dhe pa asnje hezitim.
Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet qe nuk meritojne bar por transparence! sb

Kim: SHBA do mbështesë çdo përpjekje për demokraci

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë e PD.

Ambasadorja e SHBA tha se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi dhe se do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha i shpallur non grata nga DASH.

Ajo i cilësoi vendime të vështira që duhet të merren me qëllim të ardhmen. Ambasadorja Kim theksoi se është përgjegjësi që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e shqiptarëve.

“Pata një diskutim shumë të mirë me kryetarin e PD Lulzim Basha sot, ishte në vijim të takimit që kemi pasur kur Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker ishte në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe për rëndësinë që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj për në BE. Është për t’u theksuar fakti që roli i PD ka qenë i pazëvendësueshëm dhe që PD do të kthehet në Kuvend në shtator.
Kuptojmë që partia dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, por që gjithashtu këto shqetësime janë pasqyruar në raportin e OSBE-ODIHR.
Gjithashtu do të jetë e rëndësishme dhe e domosdoshme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënëse dhe SHBA-të do vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për demokracinë në Shqipëri.
Ndërsa PD do të rikthehet në Kuvend është e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake. Dua të nënvizoj dhe njëherë përgjegjësinë që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e Shqipërisë. E rëndësishme që PD të mendojë për këto çështje. Siç e përmenda më parë, PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi. Do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj. Në fakt shpresa jonë është që partitë të vazhdojnë përpara dhe bashkëpunimi ynë të shkojë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira për të gjithë, shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të çlodhen në muajin gusht dhe të kthehen të freskët dhe të përtërirë për ato që ka e ardhmja”, deklaroi ajo.

Rama: Po ndërtojmë një Jugosllavi të vogël

Nëse mundësojmë lëvizjen e lirë, GDP mund të rritet në 6,7% në rritje. Pse duhet ne t’ia privojmë vetes këtë mundësi të jashtëzakonshme, duke ndenjur secili brenda hapësirës së vetë të vogël?, kështu sot në Forumin Ekonomik në Shkup kryeministri i Shqipërisë Edi Rama arsyetoi nismën për bashkëpunim rajonal.

“Kush që thotë se është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, për të rikompozuar Jugosllavinë dhe për ti dhënë hegjemoninë Serbisë, se Serbia do të na marrë gjithçka kemi, e para jeton në një botë paralele, e dyta jeton për politik në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve. E treta, harron se po të nisemi kështu atëherë duhet të themi se edhe BE-ja është një Jugosllavi e madhe. Nëse Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e madhe, po kjo është Jugosllavi e vogël. Por në fakt jo, kjo është as më shumë as më pak, por krijimi i një hapësire që jeton me parimet dhe vlerat dhe mekanizmat e BE-së, ndërkohë që secili nga vendet bën përpjekje për anëtarësim në BE”, tha Rama.