15.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025

KLSH padit në SPAK 5 zyrtarë të Ministrisë së Çuçit

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Ministrinë e Brendshme, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar të saj për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Nga procesi i auditimit kanë rezultuar mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomik në këtë procedurë dhe njëkohësisht rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit me objekt ‘Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit’, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me këto shkelje ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme, përgjegjës për vlerësimin e ofertave në procedurën e prokurimit me objekt ‘Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit’ për veprën penale të ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Çfarë bisedoi trajneri i PSG me Mbappe, do të qëndrojë apo do të largohet?

Kylian Mbappe vazhdon të jetë temë diskutimi. Është raportuar vazhdimisht se nuk dëshiron të rinovojë kontratën, ani pse ditë më parë dha sinjale pozitive se dëshiron të fitojë Champions Leaguen me Paris Saint Germain.

Trajneri Mauricio Pochettino, tani e ka pranuar se ka biseduar për të ardhmen me Mbappen, nuk ka treguar asgjë se çfarë kanë diskutuar.

“Mbappe se s’do të rinovojë? Këto janë biseda private. Por në asnjë rast Mbappe nuk ka folur me mua për atë. A mund ta imagjinojmë që ai të largohet si lojtar i lirë? Nuk mendoj shumë”, tha ai për Le Parisien.

Mbappe është pjesë e PSG-së që nga viti 2017, kur u mor fillimisht në formë huazimi nga Monaco, e më pas në vitin 2018 PSG-ja pagoi 180 milionë euro për 22-vjeçarin.

Tre anëtarë të KPK-së akuzojnë vëzhguesin e ONM për kërcënime

Një letër të prezantuar si “Notë verbale” që rrodhi të enjten në media, tre anëtarë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit –pjesë e trupës gjykuese që kreu vetingun e shefes së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ankohen për ‘fyerje dhe presion’ nga ana e vëzhguesit të ONM-së.

Letra pa logo, pa numër protokolli dhe me një seri gabimesh ortografike mban datën 30 mars 2021 si dhe emrat e firmat e komisionerëve Olsi Komici, Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Ankesa i drejtohet kryetares së KPK-së dhe është një tjetër dëshmi e përplasjeve mes anëtarëve të KPK-së dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për çështjen “Imeraj”.

Sipas letrës, tre anëtarët e trupës pretendojnë se janë ndjerë jo komodë dhe nën presion nga ‘qëndrimi paragjykues dhe fyerjet’ e vëzhguesit ndërkombëtar –të cilin nuk e përmendin me emër. Ata hamendësojnë gjithashtu se me qëndrimin dhe presionin e ushtruar, vëzhguesi ka pasur si qëllim që të influencojë vendimarrjen.

Kryetarja e KPK-së, Pamela Qirko dhe tre komisionerët Komici, Ilia dhe Zhegu nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN mbi vërtetësinë e së ashtuquajturës “Notë verbale” apo nëse ankesa ishte depozituar apo trajtuar zyrtarisht- duke iu shmangur transparencës. Letrën nuk e komentoi as vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, i cili ndonëse nuk përmendet me emër, ishte përfaqësuesi i ONM-së në çështjen e Imerajt.

Imeraj u konfirmua në detyrë më 1 prill të këtij viti, pas një séance të tensionuar debatesh mes saj dhe vëzhguesit të ONM-së, Theo Jacobs. Ky i fundit deklaroi në seancë se Imeraj kishte tentuar të ndikonte në procesin e rivlerësimit përmes shantazhimit të një vëzhguesi ndërkombëtar dhe ndikimit të paligjshëm te njëra prej komisionereve të trupës, ndërsa Imeraj i mohoi akuzat.

Konfirmimi i debatueshëm i Imerajt mori vëmendje ndërkombëtare në qershor, kur ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, si dhe Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit me seli në Bruksel mbështetën njëri pas tjetrit rekomandimin e vëzhguesve ndërkombëtarë për shkarkimin nga detyra të Imerajt.

Çështja u ankimua më pas nga Komisioneri Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Letra e rrjedhur në media e tre anëtarëve të KPK-së u ironizua për gabimet e shumta dhe mungesën e referencave ligjore nga Instituti i Studimeve Politike, i cili monitoron reformën në drejtësi.

“Shkresa quhet ‘Notë verbale’, por në fjalorin e gjuhës shqipe notat verbale janë akte diplomatike në komunikimin midis shteteve dhe jo akte midis kryetares së KPK-së dhe tre anëtarëve të tij,” shkroi ISP në faqen e vet në Facebook.

“KPK-ja duhet të shprehet publikisht për letrën, për qëndrimin e tij ndaj shqetësimit, si dhe gjithashtu ONM-ja duhet të ketë një reagim publik. Transparenca është respekti minimal që meritojmë!,” përfundon ISP.

Media gjermane: Shqipëria, një nga rrugët më të mëdha të drogave në Europë

Një nga rrugët më të mëdha të kontrabandës së kanabisit dhe të drogave në Evropë kalon nga Shqipëria përmes fshatrave kufitare grekë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.

Konstantinos Karalambakis, shef i sektorit kundër drogës në qytetin kufitar të Janinës, është shpesh në zonën kufitare shqiptaro-greke. Ky rajon i vështirë për t’u kaluar është prej kohësh një nga rrugët më të rëndësishme të kontrabandës së drogës në Evropë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.

Bandat po bëhen gjithnjë e më brutale
Njësia kundër drogës zhvillon shumë kontrolle, por shpesh gjen vetëm drogat që kanë lënë kontrabandistët. Në vitin 2020 ajo sekuestroi mbi 1.5 tonë kanabis.

Bandat ndërkohë po bëhen gjithnjë e më brutale dhe shumë janë të armatosur me kallashnikov kur sjellin “mallin” në Greqi, tregon Konstantinos Karalambakis duke shtuar se “pa dyshim situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme”.

Kontrabandistët e kalojnë shpesh kufirin gjatë natës me çanta shpine të mbushura plot me drogë dhe më pas fshihen poshtë trungjeve të pemëve.

Kufi i vështirë për t’u mbikëqyrur
Policia e ka të qartë se mund të kapë vetëm një pjesë të sasisë së kanabisit që vjen nga Shqipëria, sepse sikurse tregon Karalambakis “Kufiri me Shqipërinë është shumë i gjatë, 300 kilometra, dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u mbikëqyrur. Po ashtu kontrabandistët e njohin shumë mirë zonën “.

Grenzgebiet zwischen Albanien und Griechenland Grenzpolizei
Edhe forcat e sigurisë në Shqipëri demonstrojnë vigjilencë në rajonin kufitar. Qeveria në Tiranë ka premtuar vazhdimisht se do ta luftojë kontrabandën e kanabisit që shkon në Bashkimin Evropian nëpërmjet Greqisë. Por prodhimi i drogës me sa duket vazhdon pa u ndalur dhe disa muaj më parë një reporter investigativ paraqiti në televizionin shqiptar pamje plantacionesh të mëdha të kanabisit. Një pjesë e tyre shtrihen në zonën kufitare me Greqinë.

Jetë me frikë prej kontrabandistëve
Bletari Giorgos Tsiavos jeton pranë kufirin shqiptar. Ai thotë se: “ata kanë mbjellë mijëra bimë kanabis edhe këtu. Në mes të pyllit! Jo në anën shqiptare, por këtu në Greqi!”

Giorgos Tsiavos jeton me frikën prej kontrabandistëve, sepse në fshatin e tij ka pasur një numër vjedhjesh dhe madje edhe një vrasje nga një kontrabandist shqiptar droge.

Giorgos ka blerë dy qenë për t’u mbrojtur: “Ne i mbajmë qentë në shtëpi gjatë natës, se po i lamë jashtë dikush mund t’i helmojë dhe të hyjë në pronë. Qentë janë një sistem alarmi i sigurt. Sepse hajdutët mund t’i fikin edhe sistemet e alarmit elektronik.

Një arrestohet, dy u bashkohen bandave
Policia e qytetit kufitar të Janinës do të përforcojë sërish mbrojtjen e fshatrave kufitar nga bandat e drogës. Por hetuesi i drogës Charalambakis e di se megjithë arrestimet numri i kontrabandistëve shtohet, sepse varfëria në Shqipëri dhe fitimet e mëdha bëjnë që bandave të kontrabandistëve t’u shtohen gjithnjë e më shumë anëtarë të rinj.

Një çantë shpine me kanabis ka një vlerë tregu prej 50,000 eurosh. .
Për sa kohë që Shqipëria është prodhues i kanabisit dhe gjithashtu furnizuesi më i madh në Evropë, ne nuk do të shpëtojmë nga ky problem. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër tij, por ai nuk do të marrë fund shpejt”./DW

Kreu i PD Fier reagon ndaj kryebashkiakut të Ramës: Armando, mirë që je hajdut, por je dhe gënjeshtar i pa parë!

Nga Luan BAÇI

PD dhe keshilltaret bashkiake te saj kane qene gjithmone ne krahe te qytetareve dhe ne mbeshtetje te tyre!

Protestat u organizuan nga qytetaret fierake dhe ne veçanti nga banoret e NJ.V Portez shume afer qytetit, ne po, ishim ne krahe te tyre, te ndergjegjshem, per katastrofen qe po i pergatisnit banoreve te kesaj zone dhe qytetit te Fierit.

Ju donit ta ndertonit sa me afer zonave te banuara, pasi kostot e transportit uleshin shume dhe fitimet tuaja do ishin shume me te medha, pavarsisht, demit te madh shendetsor per qytetaret, por juve ju interesonte vetem norma e fitimit!

Po eshte e vertet u detyruat dhe anulluat vendimin e KB qe e miratuat vet, kerkuat falje si hipokrit dhe vazhduat me marifete te tjera, ne shume vende te tjera, pa projekte dhe me ne fund u ngulet ne NJ.V Mbrostar ne fshatin Verri, falsifikuat firmat e banoreve, shantazhuat dhe presionuat banoret dhe vazhduat korrupsionin tuaj, duke abuzuar pafundesisht me parat e Shqiptareve!

Tani pas kaq vitesh dhe miliona€ te hedhura, ne po vazhdojme te thithim tym dhe bloze te gatuar nga ju!

Perseri i i vut flaken mbetjeve dhjetra vjeçare te grumbulluara dhe jo pa qellim, tani qe po beheni gati te transportoni mbetjet te iniceneratori, qe te digjen sa me shume ketu ne fushe te hapur, dhe ti llogarisni sikur i transportoni dhe te vidhni sa me shume per xhepat tuaj!

Transporti eshte me i kushtueshmi dhe ju kete po e shmangni sa me shume, kjo ju sjell fitime marramendese, pavarsisht demit te madhe shendetsor dhe afat gjate per qytetaret.

SPAK duhet te hetoj kete afer dhe shume afera te tjera korruptive te bashkise Fier dhe shume institucioneve te tjera!

Qytetaret nuk do tju falin per kete!

Katastrofa në Fier, Baçi: Aferë korruptive për inceneratorin që ka thithur 26.5 milion euro dhe nuk është vënë akoma në funksion

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka reaguar sërish sot për situatën alarmante të krijuar nga djegia e mbetjeve në Fier. Në një deklaratë nga vendgrumbullimi i mbeturinave që po digjen, Baçi u shpreh se, kjo situatë ka ndodhur për shkak të aferës korruptive në bashkëpunim për inceneratorin që ka thithur rreth 26.5 milion euro dhe nuk është vënë akoma në funksion.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUAN BAÇI NGA VENDGRUMBULLIMI I MBETJEVE NE FIER

Kemi qenë prezent shumë herë që kjo fushë-mbetje gjithmonë është ndezur tym dhe flakë, por ka kaluar gjithmonë heshtur duke abuzuar me pushtetin e pakufizuar që ka bashkia e Fierit dhe pushteti qendror. Kështu që ne jemi këtu për të denoncuar përsëri këtë aferë korruptive do ta quaja që është nga afera korruptive në bashkëpunim me inceneratorin që ka thithur rreth 26.5 milion euro dhe nuk është vënë akoma në funksion.

Pavarësisht deklaratës së tyre që është bërë para disa ditësh edhe në media, mos gabofsha, që është gati që nga data 20 maj, 25 maj dhe ka pritur që të fillonte puna. Këtu duhet të dal përgjegjësia, përse bashkia nga data 25 maj, kur sipas kontratës se inceneratori ka qenë gati për të filluar punë, përse nuk i është përgjigjur asaj periudhe.

Ndjesë për tymin që po thithni tani, është një fakt kuptimplotë në çfarë situate është qyteti i Fierit sot dhe në çfarë situate jemi dhe ne bashkë me ju që po bëjmë këtë. Pra, e njëjta situatë është në të gjithë qytetin e Fierit, e njëjta situatë është në çdo shtëpi dhe në çdo hyrje të Fierit. Banorëve të Fierit u ka mbërritur tymi dhe bloza deri në plazh, deri në anë të detit dhe është shpërndarë gjithandej.

Pavarësisht punës që ka vazhduar për hirë të së vërtetës duhet thënë gjatë këtyre ditëve absolutisht kjo nuk po merr zgjidhje dhe mendoj se nuk ka për të marrë zgjidhje, ishallah qoftë ashtu, sipas deklaratës së zotit Subashi mbrëmë që deri në fund të Gushtit do t’i japi zgjidhje këtij problemi. Megjithëse u shpreh ndoshta, nuk ka si t’i japë zgjidhje.

Pra, unë jam këtu bashkë me kolegen dhe deputeten, Eralda Tase për të sensibilizuar qytetarët fierak, për të qenë ata që duhet të reagojnë dhe të reflektojnë të gjithë bashkë, madje do t’u propozoja që ne duhet t’i drejtohemi gjykatës për të patur dëmshpërblim nga bashki për këtë dëm të shkaktuar shëndetit të qytetarëve fierakë.

Do të jemi këtu në vazhdimësi deri sa të marrë drejtim, zgjidhje kjo punë. Absolutisht jemi të gatshëm për të ofruar ndihmën tonë me ato mundësi që ne kemi dhe aq sa kemi. Por çfarëdo lloj ndihme t’i ofrosh kësaj mazhorance, kësaj bashkie me kryetar të emëruar dhe me këshill bashkiak po të emëruar, nuk besojnë se do të jenë të gatshëm për të pranuar, pasi çdo gjë bie në vesh të shurdhër.

Media gjermane: Në kufirin Shqipëri-Greqi lulëzon ktrafiku i kanabisit, banorët jetojnë me frikë prej mafies së drogës

Një rrugë e rëndësishme e kontrabandës shqiptare të kanabisit nga kalon në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Banorët e rajonit jetojnë me frikë prej mafies së drogës.

Një nga rrugët më të mëdha të kontrabandës së kanabisit dhe të drogave në Evropë kalon nga Shqipëria përmes fshatrave kufitare grekë. Prej këtu, droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.

Konstantinos Karalambakis, shef i sektorit kundër drogës në qytetin kufitar të Janinës, është shpesh në zonën kufitare shqiptaro-greke. Ky rajon i vështirë për t’u kaluar është prej kohësh një nga rrugët më të rëndësishme të kontrabandës së drogës në Evropë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.

Bandat po bëhen gjithnjë e më brutale

Njësia kundër drogës zhvillon shumë kontrolle, por shpesh gjen vetëm drogat që kanë lënë kontrabandistët. Në vitin 2020 ajo sekuestroi mbi 1.5 tonë kanabis.

Bandat ndërkohë po bëhen gjithnjë e më brutale dhe shumë janë të armatosur me kallashnikov kur sjellin “mallin” në Greqi, tregon Konstantinos Karalambakis duke shtuar se “pa dyshim situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme”.

Kontrabandistët e kalojnë shpesh kufirin gjatë natës me çanta shpine të mbushura plot me drogë dhe më pas fshihen poshtë trungjeve të pemëve.

Kufi i vështirë për t’u mbikëqyrur

Policia e ka të qartë se mund të kapë vetëm një pjesë të sasisë së kanabisit që vjen nga Shqipëria, sepse sikurse tregon Karalambakis “Kufiri me Shqipërinë është shumë i gjatë, 300 kilometra, dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u mbikëqyrur. Po ashtu kontrabandistët e njohin shumë mirë zonën “.

Edhe forcat e sigurisë në Shqipëri demonstrojnë vigjilencë në rajonin kufitar. Qeveria në Tiranë ka premtuar vazhdimisht se do ta luftojë kontrabandën e kanabisit që shkon në Bashkimin Evropian nëpërmjet Greqisë. Por prodhimi i drogës me sa duket vazhdon pa u ndalur dhe disa muaj më parë një reporter investigativ paraqiti në televizionin shqiptar pamje plantacionesh të mëdha të kanabisit. Një pjesë e tyre shtrihen në zonën kufitare me Greqinë.

Jetë me frikë prej kontrabandistëve

Bletari Giorgos Tsiavos jeton pranë kufirin shqiptar. Ai thotë se: “ata kanë mbjellë mijëra bimë kanabis edhe këtu. Në mes të pyllit! Jo në anën shqiptare, por këtu në Greqi!”

Giorgos Tsiavos jeton me frikën prej kontrabandistëve, sepse në fshatin e tij ka pasur një numër vjedhjesh dhe madje edhe një vrasje nga një kontrabandist shqiptar droge.

Giorgos ka blerë dy qenë për t’u mbrojtur: “Ne i mbajmë qentë në shtëpi gjatë natës, se po i lamë jashtë dikush mund t’i helmojë dhe të hyjë në pronë. Qentë janë një sistem alarmi i sigurt. Sepse hajdutët mund t’i fikin edhe sistemet e alarmit elektronik.

Një arrestohet, dy u bashkohen bandave

Policia e qytetit kufitar të Janinës do të përforcojë sërish mbrojtjen e fshatrave kufitar nga bandat e drogës. Por hetuesi i drogës Charalambakis e di se megjithë arrestimet numri i kontrabandistëve shtohet, sepse varfëria në Shqipëri dhe fitimet e mëdha bëjnë që bandave të kontrabandistëve t’u shtohen gjithnjë e më shumë anëtarë të rinj.

Një çantë shpine me kanabis ka një vlerë tregu prej 50,000 eurosh. .

Për sa kohë që Shqipëria është prodhues i kanabisit dhe gjithashtu furnizuesi më i madh në Evropë, ne nuk do të shpëtojmë nga ky problem. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër tij, por ai nuk do të marrë fund shpejt”.

/DW/

Shpërthim i fuqishëm në Ksamil, plagoset një 28-vjeçar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një karburanti në Ksamil. Nga raportimet e para dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi pranë një karburanti në hyrje të Ksamili dhe si pasojw është plagosur një 28-vjeçar.

Ai është Fitim Idrizi, banor i Ksamilit. Sipas bluzave të bardha të urgjencës Sarandë mësohet se djegia është e gradës së dytë, në krah, parakrah dhe nga gjunjët e poshtë.

Gjithashtu djegie ka edhe në fytyrë. Njëherazi 28 vjecari ka edhe dëmtim të gishtit të vogël të dorës. Sipas burimeve spitalore në Sarandë, pas ndihmës paraprake në këtë spital 28 vjeçari Fitim Idrizi për mjekim të specializuar do të niset drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 11:26, në Ksamil, në një pikë karburanti, dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë  shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nuk ekzekutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK ministren e Kulturës 

Aleanca  për Teatrin dorëzoi sot në SPAK kallëzim penal ndaj Ministres së Kulturës, Elva Margariti, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pengim për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke folur për mediat, avokatja Adriana Kalaja dhe se akuzat ndaj Ministres kanë të bëjnë me Teatrin  dhe sjelljen e fundit ndaj artistëve te Ministria e Kulturës.

“Para dy ditësh në institucionin e Ministrisë së Kulturës, në shpërdorim të detyrës, në shkelje të dispozitave ligjore ministrja e Kulturës dha urdhër pasi dhe vetë kishte marrë urdhër nga shefi i saj të mbylleshin dyert kryesore. Në këto kushte ashtu siç ne e kishim cituar në kërkesën tonë drejtuar Ministres së Kulturës për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne e konsiderojmë qartazi si konsumim të elementëve të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv dhe pengim të ekzekutimit të një vendimi gjykate nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe konkretisht nga ana e ministres Margariti.

Kemi kërkuar fillimin e ndjekjes penale dhe për katër policët të cilët janë në varësi të Ministrisë së Brendshme, për shkak të zbatimit prej tyre të një urdhri të paligjshëm, për shkak të sjelljes së tyre në shpërdorim të detyrës, shkelje të etikës, mënyrën e dhunshme psikologjiken daj artistëve dhe qytetarëve që shkuan thjesht për të depozituar një kërkesë. Nga ana tjetër kemi bërë një kallëzim për çdo person të paidentifikuar nga ne të cilët me veprimet e pardjeshme kanë penguar depozitimin e kësaj kërkesë dhe kanë penguar në vazhdimësi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Margariti ka shpërdoruar detyrën dhe kjo nuk i bashkangjitet por e rëndon veprën penale që Ministrja ka bërë që me relacionin, me propoziminn për transferimin e pronës, propozim që u konvertua në VKM 377 dhe që për fatin tonë të mirë u shpall antikushtues nga Gjykata Kushtetuese. Ministrja Margariti së pari do të përgjigjet për veprat penale që është kallëzuar nga ne në korrik të 2020 dhe po ashtu duhet të përgjigjet dhe për veprat penale që vazhdon të konsumojë në krye të Ministrisë së Kulturës. Ne kemi dëshmuar, e kemi deklaruar, do ti shkojmë  deri në fund”, tha Kalaja.

Kalaja tha se Drejtësia për Teatrin Kombëtar duhet të vihet me çdo kusht për të treguar që reforma në drejtësi po funksionon dhe këtu adresoi kritika ndaj SPAK dhe kreut të saj Kraja.

“SPAK akoma nuk po reagon, me keqardhje konstatojmë se SPAK akoma nuk po merr vendimin që duhet të marrë. Kushtetuesja u tregua në lartësinë e detyrës dhe  Kushtetutës. Këtë gjë duhet të bëjë SPAK se janë investuar miliona euro nga buxheti shqiptar, miliona euro nga SHBA dhe BE. SPAK i ka dosjet, afati i mbylljes së hetimeve ka përfunduar dhe ne duhet të marrim një përgjigje se çfarë është bërë me kallëzimet tona që i përkasin Teatrit Kombëtar dhe duhet të marrim dhe një përgjigje me reagimin joetik, fyes që kryetari i SPAK, zoti Kraja, i bën Aleancës duke mos dënjuar të kthejë dhe përgjigje negative në lidhje me disa kërkesa që i kemi bërë me pozicionin ku ndodhen hetimet dhe me një takim që ai duhet të bëjë me artistët e Aleancës. Të gjithë e dini çfarë ka ndodhur me 17 maj, po heqim të gjithë abuzimet që kryetari i Bashkisë ka bërë në raport me ligjin korruptiv.

Të gjithë e dini çfarë ka ndodhur me 17 maj. Po heqim të gjithë veprimet korruptive që ka bërë kryetari i bashkisë Veliaj, po heqim të gjithë abuzimet që kryetari i Bashkisë ka bërë në raport me ligjin korruptiv  që u shpall antikushtetues në raport dhe me transferimin e  pronës por nuk e di çfarë pret SPAK që të çojë  për gjyq videon kur fillon shembja e Teatrit me artistë dhe qytetarë brenda, nuk e di çfarë pret SPAK të çojë për gjykim ata kriminelë që erdhën për të vrarë disa protestues paqësorë, nuk e di çfarë pret SPAK kur pa që gjysma e policisë prezent ishin pa numër identifikimi, çfarë pret SPAK të çojë për gjykim personat përgjegjës kur prishja e Teatrit u bë në një kohë që çështja ishte në Gjykatë Kushtetuese, KLSH nxori një vendim për pezullimin e prishjes, nuk kishte një projekt të miratuar dhe as leje të dhënë. Ka shumë shkelje skandaloze dhe ne që quajmë fyerje dhe shpërdorim të detyrës të SPAK që merren më gjëra shumë të vogla dhe nuk merret me kallëzime tona penale që datojnë që në 31 dhjetor 2019. Ne do të vazhdojmë me denoncimin e  zyrtarëve vendas dhe të huaj që ushtrojnë ndikimin e paligjshëm”, u shpreh ajo.

Milo: Mini-Shengeni e kthen Shqipërinë në një treg të Serbisë

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka komentuar në emisionin “Log” në ABC News zhvillimet e fundit të të ashtuquajturi minishengeni Ballkanik. Milo deklaroi se kjo është një nismë e vjetër e Xhorxh Soros, e rizgjuar në kohën që Serbinë e udhëheq Alekasandër Vuçiç dhe Shqipërinë Edi Rama.

Ish-ministri i Jashtëm zbuloi gjatë bisedës se Soros ia ka propozuar atij vetë si ministër Mini-Shengenin, që në vitin 1999, por kjo nuk është pranuar nga Shqipëria në atë kohë!

Në një intervistë tjetër në TV Ora ku u trajtua kjo temë, Milo deklaroi se vendi ynë duhet të jetë shumë i kujdesshëm me këtë projekt, pasi rrezikon që tregu shqiptarë të kthehet në një shtojcë të atij serb.

“Ky Mini-Shengen është një proces që ka ndodhur, nuk është hera e parë që zbatohet në Ballkanin Perëndimor, është bërë edhe në vendet skandinave. Unë e shoh, ndonëse ideja mund të jetë e drejtë, se i përgatit këto vende për hapjen e negociatave. Në kushtet ku ndodhet Ballkani Perëndimor, sidomos Shqipëria është një hap që në mos duhet parë me dyshim, duhet parë me kujdes. Shqipëria është vendi më i prapambetur, përkundrejt një Serbie që në çdo pikëpamje është më e fortë se ne.

Ka rrezik që tregu shqiptar të shërbejë si një treg ku do shiten mallrat serbe, ku mallrat shqiptarë për shkak të konkurrencës mund të mos kenë vend, ndërkohë që mallrat serbë do kenë më tepër mundësi për të dominuar tregun shqiptar, se ekonomia serbe ka dominuar mbi atë shqiptare. Unë e shoh me dyshim. Nuk jam i sigurt se ky hap do të jetë i dobishëm për Shqipërinë. Ne nuk kishim nevojë për këtë marrëveshje, pasi lëvizim të lirë, jemi pjesë e Shengenit”, deklaroi ai.