25.5 C
Tirana
E enjte, 10 Korrik, 2025

Raporti: Rritet frikshëm korrupsioni në vitin 2021, sa dyfishi i rajonit

Korrupsioni ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2021, sipas një raporti të fundit “Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit në Shqipëri 2021”.

Ky raport është përgatitur nga ACER nën drejtimin e Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC – Maqedonia e Veriut), në kuadër të rrjetit të SELDI (Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet).

Raporti mat eksperiencën me korrupsionin, që lidhet me dy indikatorë apo aspekte të korrupsionit administrativ, të cilat janë: përfshirja[1] dhe presioni[2]. Raporti thekson se pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë ka një mungesë besimi tek politikat dhe strategjitë antikorrupsion të ndërmarra gjatë viteve të fundit, duke përfshirë edhe reformën në drejtësi.

Qytetarët janë pyetur për përvojat e tyre lidhur me praktikat korruptive dhe më shumë se gjysma e tyre (57%) ka pranuar se ju është kërkuar ryshfet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë nga zyrtarët publikë. Rezultatet tregojnë një përkeqësim të situatës në vitin 2021, dhe kjo është vlera më e lartë e shënuar që nga viti 2002, me një rritje prej  13 % nga vrojtimi i realizuar në vitin 2019 mbi presionit nga ana e zyrtarëve publikë, për të dhënë ryshfet. Nëse do të bëjmë një krahasim të këtij treguesi me Rajonin, do të shohim se Shqipëria është një nga vendet me presion më të lartë për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe rezultati i Shqipërisë për vitin 2021 është pothuajse sa dyfishi i mesatares së Rajonit për vitin 2019 (37.6%).

Rrjedhimisht me rritjen e presionit, të njëjtën prirje ndjek dhe përfshirja e qytetarëve në korrupsion, ku përgjatë dy viteve të fundit 46.3.% e qytetarëve kanë dhënë ryshfet, pra mesatarisht 1 në 2 njerëz në Shqipëri kanë dhënë ryshfet. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2021, ku vetëm 3 në 10 qytetarë të pyetur kanë dhënë ryshfet për të marrë shërbime publike.

Sipas grafikut të publikuar në raport, si presioni (kërkesa për të dhënë ryshfet) ashtu dhe përfshirja (dhënia e ryshfetit) janë në nivelet më të larta që nga viti 2002.

Sipas rezultateve të vrojtimit të realizuar në vitin 2021, grupet që perceptohen si më të korruptuarit vijojnë të mbeten  gjyqtarët, prokurorët, zyrtarët e administratës në sistemin e drejtësisë, doganierët, partitë dhe liderët politikë. Rezultatet tregojnë që gjatë dy viteve të fundit, nuk është shënuar përmirësim në perceptimin e qytetarëve për këto grupe. Ndërkohë, grupet e perceptuara si më pak të korruptuara janë mjekët, mësuesit, gazetarët, anëtarët e këshillavebashkiake, trupat pedagogjike të fakulteteve dhe universiteteve..

Më shumë se 3/4 e të anketuarve (78%) vazhdojnë të mendojnë se “Korrupsioni nuk mund të reduktohet ndjeshëm apo të çrrënjoset ”. Shifrat e njëjta të perceptimit të publikut tregojnë vazhdimësi të mungesës së besimit të qytetarëve tek efektiviteti i politikave anti-korrupsion dhe kapacitetet e shoqërisë shqiptare për t’u përballur me problemin e korrupsionit. Gjithashtu mund të kuptohet se institucionet shtetërore në harkun e këtyre dy viteve nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për të luftuar korrupsionin. Për më tepër, numri i të anketuarve që mendojnë se “korrupsioni mund të reduktohet në mënyrë drastike” dhe pse është zvogëluar në krahasim me gjetjet e viteve 2001, 2002, 2014, ka mbetur i njëjtë nga viti 2016. Pra pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë ka një mungesë besimi tek politikat dhe strategjitë antikorrupsion të ndërmarra gjatë viteve të fundit, duke përfshirë edhe reformën në drejtësi.

Metodologjia

Që prej vitit 2001, Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI) përdor Sistemin e Monitorimit të Korrupsionit (SMK) për të analizuar dhe monitoruar nivelet e korrupsionit në Evropën Juglindore, në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria.

Për gjenerimin e këtyre indikatorëvë, në Shqipëri në fillim të këtij viti u realizua një anketim, ku u përdor një kampion përfaqësues i popullatës shqiptare me 1.010 të anketuar, në të gjithë Shqipërinë.

Ky anketim, duke ndjekur të njëjtën metodologji, është realizuar në vitin 2001, 2002, 2014, 2016 dhe 2019. Indikatorët e SMK, japin mundësinë e krahasueshmërisë midis periudhave të ndryshme kohore.

[1] Presioni i korrupsionit, paraqet rastet kur një zyrtar publik i ka kërkuar ryshfet qytetarëve në mënyrë direkte duke i kërkuar atyre që të bëjë një pagesë informale ose në mënyrë indirekte, duke u lënë atyre të nënkuptohet së nëse bëjnë një pagesë informale, kërkesa/problemi i tyre do të zgjidhet.

[2] Përfshirja në korrupsion,  vlerëson rastet kur qytetarët u bëjnë pagesa informale zyrtarëve publikë. Ky indikator përmbledh raportimet e qytetarëve dhe i ndan ato në dy kategori: qytetarët që kanë patur përvojë (ata kanë bërë një pagesë informale të paktën një herë gjatë vitit të fundit) dhe qytetarët që nuk kanë patur përvojë (që nuk kanë bërë pagesa informale).

/Monitor.al/

Katastrofa në Fier, Basha thirrje qytetarëve: Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për fëmijët dhe shëndetin e familjeve tuaja

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën katastrofike në Fier. Basha ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga Fieri, i mbuluar i gjithi nga tymi i djegieve të plehrave disa kilometra larg qytetit.

Basha në postimin e tij u bën thirrje qytetarëve që të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë të llogari për menaxhimin e taksave të tyre.

Reagimi i kryetarit Basha

Shikojini këto imazhe të tmerrshme. Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë. Digjen plehrat, helmohen familjet,vetëm që të justifikojnë më pas pagesa të majme inceneratorëve me aksionerë mafian dhe qeveritarët e korruptuar. Viktimat janë njerëzit që helmohen dhe vidhen.

Hesht drejtësia, edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet: mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar inceneratorëve. Censurohet media: heshtje e blerë nga mafia e inceneratorëve. Kështu e do regjimi Shqipërinë: pa të drejta, pa liri, pa të vërteta.

Prandaj shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton. Demokracia vdes në heshtje. Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për fëmijët dhe shëndetin e familjeve tuaja. Për taksat tuaja të vjedhura dhe të drejtat tuaja të dhunuara!

Rama shpërfill Gjykatën Kushtetuese, nxjerr VKM për t’i falur Veliajt pronën e Teatrit Kombëtar

PREZANTOHET PARKU OLIMPIK - Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate prezantimit te projektit per ndertimin e Parkut Olimpik dhe Kopshtit Zoologjik./r/n/r/nPRESENTATION OF OLIMPYC PARK - Prime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for the mayor of Tirana Erion Veliaj, during presentation of the project for the construction of Olympic Park and Zoo.

Qeveria pritet të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar.

Vendimi pritet të merret nga qeveria dhe vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit tha se trualli i Teatrit Kombëtar i takon Ministrisë së Kulturës.

Por qeveria do ia kalojë sërish Erion Veliajt.

P R O J E K T V E N D I M

Nr. ______, datë ____________

PËR

KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË TË PASURISË NR.1/241, TË LLOJIT TRUALL, NË ZONËN KADASTRALE 8150, TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të shkronjës “d”, të nenit 3, dhe të neneve 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji truall në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, me qëllim ndërtimin e një godine bashkëkohore të Teatrit Kombëtar.

2. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

3. Pasuria e përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

4. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

PËR

PROJEKTVENDIMIN

PËR

KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË TË PASURISË NR.1/241, LLOJI TRUALL) NË ZONËN KADASTRALE 8150, TIRANË

1.QËLLIMI I PROJEKTAKTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË ARRIHEN

Qëllimi i përgatitjes së projektvendimit është kalimi në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji truall në zonën kadastrale 8150, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, me sipërfaqe totale 5522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, nga ku 5522.7 m2 truall.

Nëpërmjet këtij projektvendimi, synohet kalimi në pronësi të Bashkisë Tiranë i sipërfaqes truall 5522.7 m2,me qëllim ndërtimin e një godine bashkëkohore të Teatrit Kombëtar.

I. VLERËSIMI I PROJEKTAKTIT NË RAPORT ME PROGRAMIN POLITIK TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ME PROGRAMIN ANALITIK TË AKTEVE DHE DOKUMENTE TË TJERA POLITIKE

Projektvendimi “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, është hartuar nga Ministria e Kulturës, në përputhje me fushën e veprimtarisë shtetërore që ka në kompetencë, si organ përgjegjës për hartimin dhe zhvillimin e politikave kombëtare në fushën e artit dhe kulturës. Projektvendimi nuk është parashikuar në planin e përgjithshëm të projektakteve të miratuar me vendimin nr. 1121, datë 30.12.2020 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Programit të Përgjithshëm Analitik të Projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2021”, i ndryshuar.

II. ARGUMENTIMI I PROJEKTAKTIT LIDHUR ME PËRPARËSITË, PROBLEMATIKAT, EFEKTET E PRITSHME

Hartimi i këtij projektvendimi vjen në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me nr. 29 datë 02.07.2021 (V-29/21), e cila në përfundim të gjykimit kushtetues ka vendosur:

“1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të “Teatrit Kombëtar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

3. Shfuqizimin e vendimit nr. 377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 4. Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të ‘Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 5. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 37/2018 dhe VKM-së nr. 377/2020 deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. 6.Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.”

Në kushtet kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka arsyetuar se antikushtetueshmëria e vendimit nr.377/2020 shihet e lidhur ngushtë me ligjin nr.37/2018, duke arsyetuar se : “Pika 142 e vendimit…Në kushtet kur ligji nr. 37/2018 në nenin 4 të tij ka përcaktuar se në dispozicion të zhvillimit të projektit vihen pasuritë e paluajtshme në pronësi shtet, sipas parashikimeve të tij, Kodit Civil dhe legjislacionit për pronat e paluajtshme, edhe pse ai nuk përmban ndonjë delegim të shprehur për ekzekutivin në këtë drejtim, Gjykata vlerëson se miratimi i të njëjtave rregullimeve me dy akte me vlerë të ndryshme ligjore, pa asnjë referencë te njëri – tjetri, jo në kuptimin formal, por në substancë, nga dy organe të ndryshme, cenon parimin e hierarkisë së akteve ligjore dhe krijon, gjithashtu, pasiguri dhe paqartësi në zbatimin e këtyre normave juridike. Pika 143 e vendimit…Në këtë këndvështrim, Gjykata vlerëson se në miratimin e VKM-së nr. 377/2020 Këshilli i Ministrave duhet të kishte vlerësuar objektivisht edhe pajtueshmërinë e tij në substancë me parashikimet e kuadrit ligjor në fuqi dhe veçanërisht me rregullimet e ligjit nr. 37/2018.“, duke qënë se ligji nr.37/2018 dhe VKM nr. 377/2020 janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, vlerësojmë se ka lindur një situatë e re juridike e cila duhet adresuar lidhur me nevojën për ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ministria e Kulturës parashtron se ekziston domosdoshmëria objektive për të rregulluar nëpërmjet një akti nënligjor aspektet e ndërtimit të Teatrit Kombëtar, dhe pas një analize të situatës ligjore dhe financiare konkludon se:

Në terma financiarë Ministria e Kulturës, në buxhetin e miratuar në PBA 2021-2023 në zërin investime nuk disponon fondet e nevojshme për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Me fondet e aprovuara MK angazhuar në projekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore si :

a-Rikonstruksioni i Galerisë së Arteve ;

b-Rikonstruksioni i Piramidës (Bashkëfinancim me Bashkinë Tirane –zbatimi nga Bashkia Tiranë);

c-Rikonstruksion i Sallës së Akademisë së Arteve, (Bashkëfinancim me TAP-in, zbatimi nga Ministria e Kulturës);

d-Projektim dhe Implemetim i Mozaikut në Tiranë:

Gjithashtu, nga ana e Bashkisë Tiranë janë kryer veprime administrative në funksion të zbatimit të VKM nr.377/2020 dhe gjithashtu janë shpenzuar dhe alokuar fonde me qëllim ndërtimin e godinës së TK, dhe në funksion të efektivitetit dhe afatit të arsyeshëm të përmbushjes së qëllimit të ndërtimit të godinës së Teatrit Kombëtar çmohet e arsyeshme të mos ketë fragmentarizim të veprimeve administrative dhe veprime rivendikuese, si dhe ky proces përmbushet më mirë nga ana e Bashkisë Tiranë.

Për me tëpër, zona në të cilën gjendet godina e Teatrit Kombëtar, në pjesën më të konsiderueshme të saj, është sipërfaqe në pronësi të shtetit, dhe pjesa kufitare me këtë pronë rezulton në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Duke qenë se Bashkia Tiranë kërkon të zhvillojë pronën e saj në shërbim të interesit publik dhe maksimalizimin e vlerës së saj, si dhe nisur nga fakti se njësitë e vetëqeverisjes vendore janë autoritetet përkatëse të planifikimit dhe zhvillimit të territorit, me qëllim menaxhimin e të gjithë zonës në pronësi të shtetit, sugjerohet të kalohet edhe kjo pronë (lloji truall) në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar kjo edhe në nenin 8 të Ligji nr.139/2015 “Per vetqeverisjen vendore ku citohet se:

“Ushtrimi i autoritetit me interes publik vendor

1. Organet e njësive të vetëqeverisjes vendore mund të ndërmarrin nisma me interes publik vendor në territorin e juridiksionit të tyre për çdo çështje që nuk u ndalohet me ligj ose që nuk i është dhënë ekskluzivisht me ligj një organi tjetër shtetëror”

Me shkresën nr.29761/3, datë 19.07.2021 Bashkia Tiranë, i është drejtuar Ministrisë së Kulturës, duke cituar faktin se në respektim të parashikimeve që rregullojnë prokurimin ka hapur procedurën e prokurimit për shërbim konsulence, me objekt studim projektim “Ndërtim i Teatrit Kombëtar” duke konkluduar në lidhjen e kontratës më operatorin ekonomik fitues. Po kështu Bashkia ne shkresën e saj ka konkluduar se Këshilli i Ministrave aktin normativ nr.26, datë 22.06.2021, më anë të të së cilit është vendosur shtimin në buxhetin e Bashkisë Tiranë, si transfertë specifike, të fondit prej 900 milionë lekësh për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Po kështu është miratuar edhe leja ndërtimit për këtë objekt me zhvillues Bashkinë Tiranë nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

III.VLERËSIMI I LIGJSHMËRISË, KUSHTETUTSHMËRISË DHE HARMONIZIMI ME LEGJISLACIONIN NË FUQI VENDAS E NDËRKOMBËTAR.

Ky projektvendim del në bazë dhe për zbatim të nenit 100 të Kushtetutës, neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, si dhe të shkronjës “d”, të nenit 3, dhe të neneve 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, ku janë përcaktuar edhe kushtet, me anë të së cilave do të bëhet ky transferim dhe me konkretisht:

“Këshilli i Ministrave, në aktin e transferimit, përcakton kushtet e përdorimit të saj, ku kushtet e përdorimit të çdo prone respektojnë pavarësinë e njësive të qeverisjes vendore për përmbushjen e funksioneve me të cilat lidhet kjo pronë”.

Bazuar në nenin 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, Kufizime mbi të drejtën e pronësisë janë:

a) Mosndryshim i destinacionit. Ndalimi i ndryshimit të destinacionit dhe/ose qëllimit të përcaktuar në aktin e transferimit pa miratimin e pushtetit qendror.

b) Kushte të veçanta përdorimi. Përdorimi i pronës në mënyrë që të garantojë ruajtjen e karakteristikave unikale të saj.

c) Kufizimet mbi të drejtën e tjetërsimit dhe të dhënies në përdorim. Për disa prona mund të ndalohet e drejta e tjetërsimit ose e dhënies në përdorim të të tretëve pa miratimin e pushtetit qendror. Ndalohet tjetërsimi ose ndërrimi i destinacionit të pronave publike, për të legalizuar ndërtime pa leje.

IV. VLERËSIMI I SHKALLËS SË PËRAFRIMIT ME ACQUIS e BASHKIMIT EUROPIAN (PËR PROJEKTAKET NORMATIVE

Ky projektvendim nuk ka për qëllim përafrimin e legjislacionit me Acquis e Bashkimit Evropian.

V.PËRMBLEDHJE SHPJEGUESE E PËRMBAJTJES SË PROJEKTAKTIT.

Ky projektvendim është i përbërë nga 4 pika, si vijon:

Pika 1 parashikon kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji truall, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, qëllimin për të cilin bëhet ky kalim.

Pika 2 parashikon kufizimet mbi të drejtën e pronës që i kalon Bashkisë Tiranë. Konkretisht, në këtë pikë Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

Pika 3 parashikon shtimin e pasurisë në listën përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

Pika 4 përcakton institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtij projektvendimi.

VI.INSTITUCIONET DHE ORGANET QË NGARKOHEN PËR ZBATIMIN E PROJEKTAKTIT.

Projektvendimi ngarkon për zbatimin e tij Ministrinë e Kulturës, Bashkinë Tiranë, si dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

VII.PERSONAT DHE INSTITUCIONET QË KANË KONTRIBUAR NË HARTIMIN E PROJEKTAKTIT

Ky projektvendim është hartuar nga strukturat dhe drejtoritë përgjegjëse të Ministrisë së Kulturës.

XI. RAPORTI I VLERËSIMIT TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE BUXHETORE

Ky projektvendim nuk shoqërohet me efekte financiare.

X. HYRJA NË FUQI E PROJEKTVENDIMIT.

Ky projektvendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I KULTURËS

Elva Margariti

Kapet 7.25 kg kokainë në portin e Durrësit, sërish në kontenierë

7.25 kg kokainë u kapën gjatë ditës së sotme në Portin e Durrësit. Burime nga policia bënë të ditur se droga u kap në kontenierët me banane të kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’.

Sipas gazetares Klodiana Lala, fillimisht pati sinjalizime dhe më pas Policia zhvilloi kontrolle për disa orë në konteinerët e kompanisë.

Droga vjen nga Amerika Latine, teksa deri tani nuk ka të dyshuar apo të arrestuar.

Kjo është hera e katërt që kjo kompani vihet në shënjestër të operacioneve policore, teksa kjo është hera e tretë që i kapet kokainë në konteiner.

Katastrofa në Fier, reagon PD: Mafia e inceneratorëve po shkakton një dëm katastrofik për shëndetin e qytetarëve

Katastrofa mjedisore në Fier, reagon PD: Mafia e inceneratorëve po shkakton një dëm katastrofik për shëndetin e qytetarëve, për ambjentin dhe për ekonominë

Ndërsa mafia e inceneratorëve shkrumbon vetëm paratë e taksave të shqiptarëve, plehrat digjen në qiell të hapur duke dëmtuar rëndë shëndetin e qytetarëve të Fierit! Kjo katastrofë mjedisore ka emra dhe mbiemra, Partia Demokratike i ka denoncuar ata në SPAK, gënjeshtrat e tyre për të mbuluar korrupsionin miliona eurosh janë publike.

Është koha që drejtësia të veprojë, sepse çdo vonesë është është një dëm katastrofik për shëndetin e qytetarëve, për ambjentin dhe për ekonominë!

Katastrofë në Fier! Tymi i i djegies së mbeturinave pushton qytetin (Foto)

Pamje të pazakonta të resë së tymit të mbetjeve që digjen në Fier, vazhdojnë akoma të pushtojnë qytetin në 48 orët e fundit. Siç shikohet edhe nga imazhet e siguruara nga LSA, tymi tashmë është bërë zotërues në qytet, ndërsa askush nuk reagoan.

Ndërkohë që ndiqni nëpërmjet një fotogalerie imazhet e tymit që ka pushtuar qytetin.

Video/ Ramën nuk e mbajnë nervat, përplaset me gazetarin në Shkup

Një incident ka ndodhur pas mbarimit të “Forumit Ekonomik”në Shkup.

Gazetari Furkan Saliu, në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar një video, ku shihet duke u zënë me kryeministrin Edi Rama.

Krahas pamjeve në të cilat nuk dëgjohet se çfarë thuhet, gazetari shpjegon se Rama e ka ofenduar në momentin që i ka thënë se takimi i krerëve të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ishte një mini-Jugosllavi. Më tej ai shton se, konferenca nuk ishte për mediat, por për televizionet private të Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit.

Siç shihet në video dhe siç shpjegon vetë gazetari, në momentin që janë afruar gazetarët e tjerë, Rama ka nisur të flasë normalisht.

Postimi i plotë

Për shkak të distancës mikrofoni nuk ka kap gjithçka që më tha dhe i thash Ramës, po qe po mundohem pak a shumë tua shpjegojë situatën.

Konferenca për media doli që nuk ishte për media po për televizionet private të Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, dmth televizionet publike.

Iu thash në anglisht të treve se kjo po duket mu ashtu siç e tha Rama, mini-Jugosllavi, pa liri të shprehjes.

Kjo si duket e preku më së shumti Ramën

E pastaj filloi “biseda”…

Rama: Ti je një injorant!

F.S: Injorant Gashi?

Rama: Çfarë rinie jeni ju? Injorantë!

F.S: Nuk e di se a unë jam injorant apo ju arrogant?

Rama: Pse arrogant? Po e them të vërtetën, je injorant!

F.S: Ju ekspert injorantes, i njihni në shikim të parë, me shumë gjasa jeni të rrethuar me injorantë

Afrohen gazetarët, fillojnë të interesohen se për çfarë po flasim dhe Rama e ngrit zërin…

Rama: Nëse do intervistë ekskluzive…?

F.S: Jo faleminderit!

Turp Made in Albania në Tokyo2021!

Nga Andi LILA

Briken Çalja, i cili u rendit i katërti në botë dhe humbi vendin në podium vetëm për një kilogram, nuk ishte i shoqëruar në këtë kompeticion nga trajneri i tij Gerald Toska. Vendin e tij e kishte zënë presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza(edhe ai dikur ka qenë shtangist). Kompeticione të tilla kërkojnë seriozitet dhe përkushtim, burime dhe ndjenjë krenarie kombëtare. Nuk të bën fitues as dinjitoz presidenti i federatës që i fërkon shpatullat dhe kokën sportistit pas garës.

Turp!

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë ky paradoks që sportisti elitar në garën më të rëndësishme të karrierës të mos ketë trajnerin me vete në ndeshje. Është e njëjta gjë sikur në Euro2016 trajneri De Biassi të mos vinte në Francë dhe ekipin kombëtar ta drejtonte presidenti Duka.

Çorganizimi i KOKSh nuk mbaron këtu.

E njëjta gjë ndodh edhe me atletikën, ku Gjergj Ruli është edhe presidenti i federatës edhe trajneri i Izmir Smajlajt. Imagjinoni pak që Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të mos kishin në Olimpiadë trajnerin e tyre Driton Kuka…!

E pamendueshme!

31 vite demokraci dhe vazhdojmë të jemi vend që prodhon çudira dhe ende nuk duket se ka dikush vullnetin ta ndryshojë këtë mentalitet, sepse kur vjen puna tek sporti është gjithmonë ‘’lart dhe në fund’’.

Sporti nuk mbahet, as nuk zhvillohet me meremetim në momentim e fundit, por me politika dhe me financim dinjitoz. Nuk ka politikë rinore të mirë dhe të sinqertë pa një politikë të vërtetë për sportin.

Talente kemi, por s’kemi KOK(Sh)!
A.L

Kur pushtetin e merr padrejtësisht, dhuna është gjëja e fundit për të cilën mund të mendosh

Nga Orjola PAMPURI

👉Kur pushtetin e merr padrejtesisht, dhuna ne familje eshte gjeja e fundit per te cilen mund te mendosh.

Rasti i sotem, eshte tregues i qarte i neglizhences se shtetit dhe strukturave te tij ndaj nje ceshtje kaq delikate.

E trishte qe vijojme te degjojme ngjarje te tilla.

Per ata bashkeshorte qe ne vend te komunikimit zgjedhin dhunen ndaj gruas, bashkeshortes e nenes se femijeve te tij, duhet te kuptojne qe dhuna ndaj gruas nuk mund te zgjidhe komplekset e inferioritetit si burre e as nuk mund te zgjidhe konfliktet brenda teje.

Sa e sa raste te dhunes ndaj gruas degjojme ne nje muaj, ne nje vit. Sa here ndodh, e sa here ka nje fund tragjik; media, OJF, perfshi dhe mua si profesioniste e fushes dhe kolege te mia, nisim te analizojme si dhe perse ndodhi. Deri me sot jane hartuar ligje, strategji, jane dhena urdhera mbrojteje, por serish jemi perballe se njejtes situate; burra te frustruar qe trimerohen perballe brishtesise se gruas, perballe pafuqise se saj ekonomike, sociale pse jo dhe ligjore, pasi shpesh ligji ne mbrojtje te tyre e te drejtave te tyre, trumbetohet ne letra, por realisht ato jane pambrojtura.

👉Nje grua ka nevoje per mbrojtje nga shteti, jo vetem mbrojtje me urdhera mbrojtje, kjo nuk mjafton, por ka nevoje per mbeshtetje, si; arsimimi, mundesia te perftoje nje profesion nepermjet arsimit profesional, te perftoje lehtesi e burse per tu shkolluar nese vjen nga nje familje me te ardhura te uleta, me qellim qe te mos krijoje kurre varesi ekonomike ndaj bashkeshortit.

Nje grua qe dhunohet ka te gjitha te drejtat, qe nese referon dhunen te perftoje strehim, punesim dhe shkollimin e femijeve falas nga shteti.

👉Duhet te sigurojme qe te kemi zero varferi per grate e dhunuara.

👉Duhet t’i japim fund pandeshkueshmerise per dhunen ndaj grave.

Arroganca e shtetit eshte shtrire ne menyre kapilare dhe tek punonjes te shtetit, te cilet shpesh nuk i konsiderojne rastet qe referohen si dhune ne familje.

Vigjilenca ndaj cdo denoncimi, si dhe vendosja e nje strukture te vecante te perbere me profesioniste ne cdo njesi administrative, me qellim survejimin dhe specifikimin e rasteve, eshte emergjence.

👉Te gjitha, sa me lart dhe pika te tjera te rendesishme per permiresimin e situates, ishin pjese e programit te Partise Demokratike, per barazine gjinore. Por nje shtet qe u hap rruge trafikanteve, “te forteve”, e personave me precedente penale, nuk mund te kete ne konsiderate nje ceshtje kaq delikate, sic eshte dhuna ne familje.