27.5 C
Tirana
E enjte, 10 Korrik, 2025

Fieri në flakë, vatër e re zjarri në kurorën me ullinj në Vjosë

Fieri vijon e digjet. Pak minuta më parë, një vatër e re zjarri ka rënë në fshatin Vjosë.

Zjarrfikësit e Patosit janë në vendngjarje dhe në lufte me flakët, pasi temperaturat janë të larta dhe në kodra fryn era, gjë e cila vështirëson ndërhyrjen.

Flakët kanë shkrumbuar qindra rrënjë ullinj, pemë frutore e shkurre.

Falimenton Hekurudha! Ka 5 dite që treni i mallrave nuk punon, pasi shteti s’ka naftë

Një qytetar i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan se, Hekurudha shqiptare ka 5 dite që nuk furnizon me naftë trenin e mallrave, ku rrjedhimisht ky i fundit nuk lëviz prej vendit, duke sjellë probleme të shumta për këtë sektor.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Falimenton Hekurudha!

Prej 5 ditesh trenat e mallrave nuk levizin per munges nafte.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetije dr .jam nje punonjes i Hekurudhes Shqiptare.ka 5 dite qe treni i mallrave nuk punon per arsye se shteti nuk ka nafte te furnizoj lokomotivat.anonim te lutem.te uroj shendet.

Rama mohon përpara Vuçiç ndihmën e Kosovës për tërmetin në Durrës (Foto)

Në krah Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, kryeministri Edi Rama ka mohuar sot ndihmën e parë që erdhi nga Forcat Speciale të Kosovës në 26 nëntor kur vendi ynë u godit nga tërmeti tragjik. Forcat nga Kosova që mbërritën në Thumanë ende pa lindur dielli duket se nuk janë parë nga kryeministri, i cili sot u shpreh se ndihma e parë na erdhi nga Serbia.

Këto janë pamjet që rikthyen shpresën se nga rrënojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit do të nxirreshin të mbijetuarit, të cilët i luteshin zjarrfikësve shqiptarë për t’i nxjerrë, të cilët e kishin të pamundur për shkak të mungesës së mjeteve.

Me urdhër të kryeministrit të kohës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Forcat speciale të Kosovës kaluan kufirin shqiptar ende pa zbardhur dielli, siç e tregojnë edhe këto pamje.

Tenori i madh i Kosovës, letër Ramës: Psikopat, s’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelësh mbi gjakun e fëmijëve dhe dëshmorëve tanë

Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas mbajtjes së Samitit të tretë të Mini-Shengenit Ballkanik në Tiranë, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, por pas praninë e Kosovës. Tenori “shpërthen” me tone të ashpra ndaj Ramës, duke e quajtur atë “psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj”.

LETRA

Ti ‘kryeministri im’

Marrë parasysh që jam artist, e nuk kuptoj shumë nga politika jote, ‘të më falësh’ se mund të gaboj, sepse unë gjykoj nga dhimbja, rrjedhimisht mund të sjellë këtë përfundim, ndoshta të nxituar për mendjen tënde të ndritur, sepse ti i di të gjitha.

S’ka shumë kohë që si 15 vjeçar, kam ecur mbi njerëz të vrarë e të masakruar, kam lënë shtratin e djepin e fëmijërisë për ta gjetur atë krejtësisht të djegur nga miqtë e tu të sotëm.

E shoh se ti nuk e kupton këtë, nuk e ke parë as ne CNN apo ndoshta edhe nëse e ke parë ishe në gjendje tjetër, e gjithçka të është duk si film. Për këtë ndoshta nuk bashkëndjenë me dhimbjen tonë.

Ti, që sot i paske ‘zhveshur trenerkat’ dhe dole në kostum për të respektuar mikun tënd, e vrasësin tim, na ftoje t’i ulemi përballë sikur asgjë të mos kishte ndodhur kurrë.

Përveç kësaj më fajëson mua përse nuk darkojë e bëj pazare me të, ti që përveç injorancës dhe ofendimit për secilin që mendon ndryshe nga ti, nuk di tjetër!

Ti edhe po deshe, s’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelesh mbi gjakun e fëmijëve dhe dëshmorëve tanë që Kosovën e kanë larë me gjak, në çdo pëllëmbë të saj. Jo ty!

Rri andej kufirit dhe traut që na gjobite, edhe atëkohë kur të sollëm bukën e gojës, sepse ti as shqiptar s’je. S’je asgjë tjetër pos një psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj.

Andaj duhet ta dish, që me Serbinë ulemi kur ajo të kërkojë falje për fëmijët e pleqtë e masakruar, për të zhdukurit tanë që sot as varrë për të vajtur për ta nuk kemi, për përdhunimet e motrave e nënave tona.

Vetëm atëherë ulemi dhe prapë jo me ndërmjetësimin tënd për Mini Schengen por me praninë e SHBA-së për një Euro-Schengen. Zoti e ruajtë Shqipërinë, nga shqiptarët si ti!

Basha me kreun e Bujanovcit, denonocon spastrimin etnik të Serbisë në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA DHE KRYETARIT TË KOMUNËS SË BUJANOVCIT NAGIP ARIFI PAS TAKIMIT NË SELINË E PD.

Lulzim Basha: Kam kënaqësinë e madhe t’i uroj mirëseardhjen në Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike kryetarit të komunës së Bujanovcit, zotit Negip Arifit dhe delegacionit që e shoqëron, këshilltarët të këshillit komunal dhe personelit të tij ndihmës në një tamim vëllazëror ku kemi folur hapur për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen bashkëkombësit tanë në komunën e Bujanovcit dhe në Luginën e Preshevës.

Në këtë korrik të nxehtë, të nxehta mbeten problemet e mëdha të mbartura prej vitesh për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ku do të veçoja si problem themelor spastrimin etnik që po i bëhet komunës së Bujanovcit si dhe asaj të Medvegjës dhe të Preshevës nga i ashtuquajturi “procesi i përcaktimit të adresave të shqiptarëve” në këto tre komuna. Ky është një proces diskriminues, në shkelje totale të kushtetutës së vet Republikës së Serbisë dhe angazhimeve të saj në kuadër të këshillave të Europës dhe në kuadër të dokumenteve të bashkëpunimit në procesin e Integrimit Europian të Republikës së Serbisë.

Ndaj, Partia Demokratike dënon me forcë dhe i kërkon autoriteteve serbe, nga kreu i shtetit tek qeveria serbe, të ndalin menjëherë këtë praktikë të paligjshme, sikundër i bën thirrje Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës që përmes presionit të drejtpërdrejtë të bëjnë gjithçka për të ndalur këtë spastrim etnik që po ndodhë tashmë prej vitesh përmes pasivizimit të adresave ku vetëm në komunën e Bujanovcit për shkak të këtij procesi të paligjshëm dhe me reminishencat e regjimeve të kaluara mbi 2 mijë qytetarë të kësaj komune, shqiptarë, kanë humbur të drejtën e rezidencës, të sigurimeve shoqërore dhe të drejta të tjera që burojnë nga regjistrimi i ligjshëm si banor të kësaj komune.

Natyrisht ky proces është shqetësimi ynë më i madh dhe është shfaqja me e hapur e hendekut midis fjalëve dhe veprave të autoriteteve të Serbisë ku nga njëra anë trumbetohet lëvizja e lire dhe klima e bashkëpunimit dhe nga ana tjetër goditen vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike shqiptarët në Serbi ne veçanti shqiptarët e Luginës së Preshevës. Por diskriminimi nuk ndalet këtu. E gjithë zona e Luginës së Preshevës ka vetëm një institucion shëndetësor që është spitali i Vranjës, ku ndonëse i shërben një territori prej 7 komunash, mbi 30% e popullsisë së këtyre 7 komunave janë shqiptarë. Kryesisht në 3 komuna të Preshevës, Bujanovcit dhe Metvegjës, nuk ka një mjekë të vetëm shqiptarë. Diskriminimi vazhdon me pengesat për studentët, nxënësit e shkollave të mesme për të patur dhe mësuar në gjuhën e tyre amtare.

Diskriminimi vazhdon në mosnjohjen e diplomave të të rinjve dhe të rejave që kanë studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe procedurave të tejzgjatura për ata që kanë studiuar në universitetet e Shqipërisë, me rezultat emigracionin masiv të rinis nga kjo zonë dhe të gjitha këto kulmojnë në atë që pa diskutim ne e shohim si një përpjekje të organizuar dhe të stimuluar në mënyrë shtetërore nga autoritetet në Beograd për të spastruar etnikisht luginën e Preshevës nga banorët shqiptarë që kanë jetuar dhe jetojnë aty në trojet e tyre stërgjyshore.

Por kundër kësaj situate dhe sfidave të mëdha ekonomike dhe sociale me të cilat përballen qytetarët në Luginën e Preshevës, shurdhon heshtja dhe mosveprimi i qeverisë së Tiranës apo veprimi i pa mjaftueshëm. Disa-fish më shumë para janë shpenzuar për ngjarje vanitoze dhe protagonizëm pa asnjë efekt sesa ç’i jepet ndihmë këtyre komunave dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Natyrisht kjo është në kundërshtim flagrant me vizionin tonë, me vlerat tona por edhe me detyrimet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe me vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike dhe unë personalisht do të bëjmë gjithçka për ti dhënë fund kësaj neglizhence të qeverisë aktuale ndaj detyrimeve kushtetuese që çdo qeveri shqiptare ka dhe për ti dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme politike dhe financiare shqiptarëve të Luginës së Preshevës, partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, autoriteteve të zgjedhura të cilët përballen me këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë me kurajo të lartë, me profesionalizëm dhe me vendosmëri për të cilën dua ti shpreh gjithë mirnjohjen time, të Partisë Demokratike të Opozitës, pa diskutim edhe të gjithë shqiptarëve, Zotit Arifi dhe të gjithë drejtuesve të tjerë lokal në Luginën e Preshevës dhe t’ju them që pavarësisht sfidave dhe problemeve aktuale jemi në krahun tuaj dhe do të jemi në krahun tuaj me të gjitha format, mënyrat dhe instrumentet që kemi sot në dispozicion dhe natyrisht edhe kur ti kemi më të shumta në një të nesërme që shpresoj nuk do të jetë e largët.

Edhe njëherë mirënjohje të thellë për punën dhe përkushtimin tuaj dhe një përshëndetje të përzemërt dhe vëllazërore të gjithë bashkëkombësve tanë dhe gjithë drejtuesve të tjerë lokalë në luginën e Preshevës ju them që pavarësisht sfidave dhe problemeve aktuale jemi në krahun tuaj dhe do të jemi në krahun tuaj me të gjitha format, mënyrat dhe instrumentet që kemi sot në dispozicion dhe natyrisht edhe kur ti kemi të shumta në një të nesërme që shpresoj nuk dol të jetë e largët. Edhe një herë mirënjohje të thellë për punën dhe përkushtimin tuaj. Një përshëndetje të përzemërt dhe vëllazërore të gjithë bashkëkombësve tanë në komunën e Bujanovcit dhe të luginës së Preshevës.

Nagip Arifi: Sot ne patëm një takim me kryetarin Basha, që ishte një takim vëllazëror. Unë paradite kam pasur takim me presidentin Ilir Meta, kam pasur takim edhe me ministrin Pandeli Majko dhe tani me kryetarin e Partisë Demokratike dhe u njoftova me problemet dhe sfidat të cilat i kanë shqiptarët të luginës së Preshevës, konkretisht në Bujanovc. U njoftova me situatën se si është duke vepruar Serbia ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Është duke përdor metodën e pastrimit etnik sepse edhe State Departament Amerikan por edhe Komuniteti i Helsinkit ka dhënë një vlerësim se është shteti i Serbisë një spastrim etnik ndaj shqiptarëve duke e bërë. Njoftova mbi situatën politike dhe të sigurisë po ashtu edhe me situatën ekonomike. Ne kërkuam ndihmën e shtetit shqiptarë sepse Shqipëria e fortë, Shqipëria në NATO, Shqipëria në BE, po ashtu një Kosovë e pavarur me pretendime të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së. Edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë më të sigurtë, më të fortë. Unë mendoj dhe shumë shpresoj se shqiptarët një ditë do të jetojnë të bashkuar në Europën e bashkuar.

Pyetje: Zoti Basha si e kuptoni takimin për Mini Shengenin ose sic do të quhet ndryshe Ballkani i hapur dhe a keni një koment për mospjesëmarrjen e zotit Kurti në këtë takim të sotëm?

Lulzim Basha: Mendoj që këto takime po bëhen kaq shpesh sa nuk e kuptojmë përse po bëhen dhe çfarë të reje po prodhojnë, përveç fotografive dhe protagonizmit të tepruar politik të atyre që janë në këto takime. Pozicioni është ai që ka qenë gjithmonë i imi dhe i Partisë Demokratike që lëvizja e lirë në rajonin tonë të funksionojë duhet t’i japim fund hipokrizisë, duhet urgjentisht të punohet për eleminimin e kërcënimit të fundit për paqen dhe stabilitetit në rajon që është njohja e ndërsjellë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Dhe pa diskutim lehtësimi i lëvizjes së lirë është një përparësi dhe një synim dhe një kërkesë e të gjitha proceseve integruese e Bosnje Hercegovinës, po kështu edhe procesi i Berlinit, po kështu edhe CEFTA, kështu që kanë dëshirë me protagonizëm për të dal në këto ditë të nxehta për të bërë fotografi, nuk është ndonjë çudi e madhe për mua, po të na kursejnë përsëritjen e një filmi të parë e stërparë që s’prodhon asgjë të mirë për qytetarët, por po kthehet në një alibi për ngecjen në vend të objektivave që duhet të ketë secili prej kryeqyteteve ne rajon, e që fillojnë siç e thashë me një trajtim të barabartë të gjithë shteteve sovrane, duke filluar me njohjen e ndërsjellë midis republikës së Serbisë dhe republikës së Kosovës, për të cilën pa diskutim përgjegjësia është e qartë, përgjegjësi është i qartë dhe do të marrë të gjitha përgjegjësitë. Partia Demokratike e ka mbështetur dhe e mbështet dialogun midis dy republikave, por nuk kemi lënë asnjëherë dilemë se cili duhet të jetë përfundimi i këtij dialogu, të jetë njohja e ndërsjellë.

Ne jemi të lumtur që të shohim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë pa ekuivok shumë qartë përsa i përket këtij objektivi. Nga ana tjetër në prani të kryetarit të komunës së Bujanovcit dua të theksoj dhe njëherë se asnjë takim nuk mund ti shërbejë si alibi për ti ikur detyrimeve kushtetuese që ka çdo kryeministër shqiptar, në preamburin e kushtetutës për t’u kujdesur për fatin e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, dhe fati I shqiptarëve të luginës së Preshevës, fati I vajzave dhe djemve në qytetin e Bujanovcit dhe në fshatrat shqiptare të Bujanovcit është që çregjistrohen në mënyrë të paligjshme për tu zbrazur, për ta zbrazur demografikisht, etnikisht, për të bërë spastrim etnik të Luginës së Preshevës. Nuk e di sa kohë i kushton, apo i ka kushtuar Edi Rama këtij këtij problemin kur flet me mikun e tij Vuçiç, në qoftë se i ka kushtuar ndopak kohë e ka mbajtur sekretin mjaftë mirë.

Ngjarja në Gjirokastër, reagon Basha: Dhuna ndaj grave, plagë e madhe! PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas ngjarjes sëe rëndë të ndodhur në Gjirokastër, ku një burrë i vuri flakën gruas së tij me benzinë.

Basha shkruan në reagimin e tij se, dhuna ndaj grave është një plagë e madhe që kërkon një kurë të shpejtë.

Reagimi i kryetarit Basha

Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike.

PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet.

Tmerr në Gjirokastër! Burri i ve flakën me benzinë gruas së tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Këllëz në Gjirokastër. Bëhet e ditur se, 72-vjeçari Panajot Janaqi ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën gruas së tij, Dashurie Janaqi.

Ishin ulërimat e forta të Dashurie Janaqit, e përfshirë nga flakët, ato që bënë fqinjët të njoftonin policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në shtëpinë e çiftit të moshuar, gjëja e parë që pa policia ishte 72-vjeçari i cili shfaqej i penduar dhe duke i rënë kokës me grushte, pasi kishte lyer me benzinë bashkëshorten dhe i kishte vënë flakën.

Në spital janë transportuar të dy, pasi përveç Dashuries, plagë nga zjarri mori edhe Panajot zjarrvënësi.

Ende asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë lidhur me ngjarjen e rëndë, por pritet që shumë shpejtë t’i japin ato.

Shqipëria në udhëkryq historik!

Nga Tritan SHEHU

Rama i vendosur per çvendosjen tone drejt Lindjes!

Sot ne Shkup ai “Minishengen ballkanik”, qe nuk i beson me askush ne Rajon, BE, ShBA; eshte katandisur ashtu si filloi, vetem ne nje “trijo”, me Vucic “solist”.

Jane mbledhur te tre me nje mungese transparence absolute, duke deklaruar vetem ato qe tashme prej vitesh jane arritur ne bashkepunimin Rajonal, levizjen e njerrezve, mallrave etj, asgje tjeter nuk publikohet.

Ne fakt akoma nuk eshte bere transparente as “plarforma” e Novi Sadit, ku u la ne “hije” Kosova.

U korregjua kjo nga nderhyrja amerikane, por qe perseri tashme vazhdon, pikerisht se autori i kesaj nisme eshte Vucic e vetem ai.

Nje nisme e tille nuk ndihmon ne bashkepunimin midis vendeve te Ballkanit Perendimor, bashkepunim qe duhet mbeshtetur mbi parametrat e rekomandimet e BE.

Ne fakt kjo nisme ben te kunderten, kerkon te lere ne harrese inisiativat Europiane per Rajonin sic eshte CEFTA, ajo e Berlinit etj, qe jane ndertuar pikerisht per zhvillimin rajonal e pershpejtimin e integrimit tone.

Kjo nisme ndertohet si nje kundervenie ndaj BE, si nje “hakmerje” ndaj saj e Perendimit per refuzimin qe ata i bejne autokracive, e stimualuar nga forca, qe duan ta mbajne Rajonin tone larg Brukselit.

Serbia, inisiatorja e ketij projekti anti europian ka firmosur edhe Traktatin EuroAsian me Mosken.

Ky projekt ne te gjithe kompleksitetin e erresiren e tij eshte dhe nje instrument anti shqiptar, duke pasur ne themel aspiraten serbe te “Jugosllavise se Re”, te lidhur diku ne Lindje.

Fatmiresisht Kosova me recionalitein e saj po qendron jashte kesaj nisme te rrezikeshme.

Ndersa Shqiperine, Rama po e zhyt ne kaosin e drejtimit te saj historik, ne paqartesite tragjike te historise sone me negative, pa qene e afte keshtu te drejtoje fytyren vetem nga Europa e Perendimi.

Rama po e terheq zvarre ate drejt Lindjes..ai duhet ndalur menjehere, neser mund te jete shume vone!

Këmbana e përsëritur e tërmeteve në vend, domosdoshmëria emergjente për të qenë të përgatitur

Të martën u regjistruan lëkundje tërmeti me epiqendër në detin Adriatik, lëkudnjet sizmike të të cilit janë ndjerë deri në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar panik dhe shqetësim tek banorët dhe turistët të sezonit të verës. Sipas të dhënave zyrtare, ky tërmet ishte me magnitudë 4.2 dhe fatmirësisht pa raportime në dëme. Megjithatë, ky fakt nuk e zhvlerëson kurrë domosdoshmërinë e përgatitjes për tërmete. Nëse do të shohim me kujdes të dhënat zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, i cili mat të gjithë aktivitetin sizmik në vend, vetëm këtë vit në Shqipëri janë regjistruar mbi 10 tërmete përkatësisht në: Sarandë (3), Elbasan (1), Laç (2), Berat (1), Vorë (1), Korçë (1), Bulqizë (1), si edhe më gjerë në vendet fqinje në: Konispol, në veçanti dhe në Greqi, në përgjithësi (mbi 7 herë), si edhe më tej në Bosnje dhe Hercegovinë. Le të mos harrojmë gjithashtu tërmetet shkatërruese që goditën Shqipërinë, në shtator dhe nëntor 2019, mbi 2,000 pas-goditjet që shoqëruan këto tërmete të fuqishme, si edhe tërmetet katastrofike në Zagreb të Koracisë dhe në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020. Dhe tërmetet nuk po ndodhin vetëm në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, por ato po përhapen në shpeshtësi dhe ashpërsi në çdo pjesë të botës.

Përse është i nevojshëm sigurimi nga tërmetet?

Potenciali i tërmeteve për shkatërrim katastrofik i bën ato intriguese dhe misterioze, veçanërisht duke qenë se ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i parashikuar se kur ato do të ndodhin. Përtej tërmeteve të mëdha që mund të marrin vëmendje ndërkombëtare dhe kombëtare, shumë tërmete të vogla, kalojnë pa raportime të bujshme, por që i kanë shkaktuar dëme të mëdha pronarëve nëpër të gjithë Shqipërinë. Kur flasim për mbrojtjen e shtëpisë suaj dhe të pasurive personale nga tërmeti, ju duhet të kërkoni mbulimin nga humbja, pavarësisht fuqisë së shkallës richter të raportuar.

Sigurimi nga tërmeti nuk është i detyrueshëm, por në varësi të zonës se ku jetoni, ju mund të jeni të rrezikuar nga dëmtimi i pariparueshëm. Nëse do të shikojmë statistikat, vëtëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti dhe sepse njerëzit mendojnë se nuk do të ndodhë atyre. Ose në rastin kur kanë një policë standarde sigurimi, ata gabimisht mendojnë se kjo policë do t’i mbulojë gjithashtu edhe nga dëmtimi nga tërmeti.

Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të blini policën e sigurimit nga tërmeti. Mos harroni, ky buxhet do të jetë plus parave që ju do të paguani për kredinë tuaj, edhe nëse shtëpia juaj është shkatërruar plotësisht.

Çfarë është sigurimi nga tërmetet?

Sigurimi nga tërmeti ju rimburson për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, për dëmet e shkaktuara shtëpisë dhe pasurisë suaj personale. Mbulimi nga tërmeti është i disponueshëm si një mbulim shtesë i policës së shtëpisë suaj nga Zjarri, ose ju mund ta blini atë nga një sigurues i specializuar për shitjen e mbulimit të sigurimit për tërmetin.

Një tërmet është një dridhje e thellë e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar nga fraktura në tokë, të cilat mund të jenë shkatërruese ndaj strukturës së shtëpisë dhe që mund të preki të gjithë pronën tuaj. Shumica e popullsisë dhe vendbanimeve shqiptare janë të rrezikuara nga tërmetet dhe rrëshqitjet e tokës apo të dheut të cilat jo gjithmonë janë pasojë e tërmeteve, por edhe e aktiviteteve të minimit të rrugëve, për shembull.

Kosto potenciale e dëmeve të lidhura me tërmetet është rritur në mënyrë të qëndrueshme për ndërtesat më të vjetra, dhe shumë zona urbane po dalin si zona që janë në risk të lartë për t’u goditur nga tërmetet.

KËTO KËMBANA DUHEN DËGJUAR!!!

NUK KA ASGJË MË TË RËNDËSISHME SESA NJË SHTËPI E SIGURT & E MBROJTUR!

✅Siguracioni e bën të sigurt shtëpinë tuaj kudo ku ju ndodheni!

✅Merrni mbulimin që ju nevojitet duke filluar nga vetëm 1 Euro/m2!

➡BLINI ONLINE SIGURACIONIN E SHTËPISË👇:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

➡MERRNI NJË OFERTË TANI NË👇:

[email protected]

OSE,

WhatsApp: 068 60 62 829

#sigal #sigaluniqa #BliOnline #SigurimiShtëpisë

Mafia dhe korrupsioni po e vdesin Fierin, Tabaku: Është koha që Rama, Ahmetaj dhe Gjiknuri të hetohen

Nga Jorida TABAKU

Për të tretën ditë me radhë Fieri gdhihet nën tymin e plehrave që digjen në Mbrostar në mënyrën më mafioze të mundshme, ndërkohë që buxhetit i shtetit ka 3 vjet që paguan 20 milionë Euro për një incenerator që nuk ekziston.

Fieri i shtohet qyteteve si Durresi e Kavaja ku ne mes të sezonit veror në vend që të marrin masa për të lehtësuar sektorin e turizmit i kthejnë qytetet në kosha plehrash vec për hir të tre projekteve mafioze të inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Gjatë periudhës së pandemisë, pra për vitin 2020, inceneratori i Fierit morri 6.11 mln euro nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që në vitin aktual ky projekt korruptiv për të cilin SPAK ka një dosje voluminoze në tavolinën e saj ka marrë nga buxheti i shtetit gati 3 mln euro.

E gjithë qeveria me Ramën në krye i dolën për zot këtij projekti, e mbrojtën, sulmuan opozitën kur e denoncoi, firmosën kontrata korruptive prej 400 milionë eurosh, ndërkohë që paguajnë për mbetjet që bashitë hedhin në këto inceneratorë.

Por Fieri është rasti më tipik i vjedhjes, mashtrimit, korrupsionit dhe zhvatjes së buxhetit të shtetit.

Partia Demokratike ka zbërthyer skemën korruptive të inceneratorëve, është përballur në parlament e në vendet ku janë ngritur këto inceneratorë e ka dorëzuar 3 dosje voluminoze në SPAK.

Aty provohet se si shteti ka dhënë koncesion një kompanie pa asnjë ditë eksperiencë, se si ka shkelur ligjet e procedurat, se si ka rritur e fryrë kostot, se si po e mbulon dështimin me propagandë, se si sot qytetet notojnë në plehra vetëm prej kësaj kontrate korruptive.

Është dita që drejtësia e re të veprojë, është dita që të mbahet përgjegjësi për një nga vjedhjet më të mëdha të buxhetit të shtetit! Është koha që Rama, Ahmetaj, Gjiknuri dhe kushdo ka firmosur të hetohet! Është koha që SPAK të veprojë!