23.5 C
Tirana
E enjte, 10 Korrik, 2025

Kryemashtruesi Veliaj ka frikë të përballet me Bashën në gjyq, nuk paraqitet në seancë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku do të shqyrtohet padia për shpifje që ai ka bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Burime bëjnë me dije se seanca është shtyrë për shkak se, Veliaj nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa kreu i PD ka kërkuar ballafaqim me të.

Me kalimin e shqyrtimit të padisë penale për shpifje në GJKKO, Basha ka refuzuar të pajtohet dhe gjyqi për kallzimin penal për shpifje ndaj Veliaj do të vijojë në 24 shtator.

Përfaqësuesi i ligjor i kryetarit të PD, Indrit Sefa tha se, Basha ka refuzuar që të pajtohet me kryebashkiakun e Tiranës.

“Procesi gjyqësor ka të bëjë me kërkesën e zotit Basha në lidhje me kërkesën penale si viktimë akuzuese ndaj zotit Erion Veliaj në kuadër të kërkesave që kemi ngritur më përpara. U zhvillua seanca e parë, seanca e pajtimit, ku zoti Basha erdhi vetë personalisht dhe deklaroi se, nuk ka asnjë vullnet për t’u pajtuar me të akuzuarin Erion Veliaj”, tha avokati.

Ishte Gjykata e Lartë ajo që vendosi që padia për shpifje ndaj Veliajt të hetohej nga Gjykata e Posaçme, dhe jo nga Gjykata e Tiranës.

Të gjitha akuzat për shpifje të cilat bëhen për zyrtarët e lartë do të hetohen nga SPAK dhe do të gjykohen nga GJKKO.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2020, PD paditi Veliajn në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat, sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit.

Vritet 30-vjeçari në Lushnje, plagoset babai i viktimës dhe dy djemtë, zbulohet shkaku i krimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30 në fshatin Garunjas të Lushnjes. Konflikti për pronën i ka marrë jetën 30-vjeçarit Romeo Hasalla, si dhe ka mbetur i plagosur babai i tij Shuaip Hsalla 65-vjeç dhe dy vëllezërit e viktimës, Laert Hasalla dhe Emiljano Hasalla, të dy nga 31 vjeç.

Si autorë të dyshuar janë dy vëllezërit e tjerë, Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla, të cilët janë kushërinj me të plagosurit dhe viktimën.

Këta të fundit janë shpallur në kërkim nga policia, ku po vijon puna për kapjen e tyre. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Bëhet e ditur se shkak i këtij krim i të rëndë ishin ullinjtë. Nëna e viktimës duke vajtur humbjen e të birit u shpreh se djemtë e kishin mbjellë me ullinj dhe konflikti me kushërinjtë nisi për prishjen e tyre.

“Ajo është tokë-shtet, i raftë zjarri. Çunat e patën mbjellë, është toka ime, vajtën atje dhe nuk di nëna më gjë. Për punë toke. Do ketë prishur ullinjtë që ka mbjellë çuni, vajtën me zetor për të prishur ullinjtë andej që ka mbjellë çuni”, tha mes lotësh nëna e viktimës.

Pas konfliktit mbeti i vrarë Romeo Hasalla 30 vjeç si dhe u plagosën dy vëllezërit e tij Laert dhe Emiljano Hasalla dhe i ati Shaip Hasalla 65 vjeç.

Familja u qëllua me çifte nga kushërinjtë e tyre të parë, vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla 33 vjeç. Ata janë shpallur në kërkim nga policia.

Skandal zyrtar/Delina Fico do të menaxhojë 10 mijë dosjet e gjyqeve të qytetarëve në Gjykatën e lartë

A po ndajne para Delina Fico me Llagamin e KLGJ?

Sali BERISHA

Te dashur miq, disa dite me pare mediat njoftuan se midis Institutit East-West dhe KLGJ u arrit marreveshja per menaxhimin e dosjeve gjyqesore stoku i te cilave per shkak te deshtimit te reformes ne drejtesi ka arritur ne mbi 100000.
Ne kete kontekst shtoj se shpreh mirenjohjen me te thelle per çdo dollar te takpaguesve amerikan qe vjen si ndihme per Shqiperine dhe qytetaret shqiptar.

Por pasi mesova nga burime serioze nga SHBA se Instituti Esat-West qe iu besua menaxhimi i 100 mije dosjeve stok te gjykatave te vendit ne Shqiperi drejtohet nga ish bashkeshortja e Edvin Rames dhe aktualisht bashkeshortja e ministrit te brendahem Çuçi, e konsideroj kete marreveshje midis Llagamit dhe Ficos fort te dyshimte per korruptive dhe te papranueshme.

Une nuk mendoj se gruaja e ministrit te Brendshem eshte personi qe duhet ti besohet menaxhimi i dosjeve gjyqesore. Kete Llagami, e emeruar aty ne aplikim te standarteve te dyfishta e di shume mire. Por natyrisht asaj i intereson se me Zj Çuçi-Fico duket i ka me te lehta pazaret.

Duke i dorezuar menaxhimin e dosjeve gjyqesore bashkshortes se ministrit Çuçi, Delina Ficos pas emerimit ne krye te organeve drejtuese te vellezerve, motrave, kuneterve te ministrave te PS si Pamela Ballukut ne KPK, vellait te ish ministres Gjermeni, Artur Metanit ne krye te ILD, kuntatit te Ish ministres Kodheli, Genti Ibrahimit ne krye te KLP, ish ministrit Panda ne Gjykaten e Larte dhe zyrtareve te tjere, drejtesia shqiptare rilind e tera si drejtesi e familjeve mafioze te narkoqeveritareve te sotem.

Se dyti nuk besoj se parate e takspaguesve amerikan duhet te shpenzohen per projekte te grave te ministrave te nje qeverie nder me te korruptuarat e planetit dhe qe punon dite e nate kunder opozites se vendit. sb

Mesazhi i Ronaldos pasi nisi stërvitjen me Juventusin

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen dy ditë pas kthimit të tij në Torino.

Portugezi ka publikuar një postim në italisht në profilet e tij në rrjetet sociale, shoqëruar me foton e parë të sezonit të ri të veshur me uniformën bardhezi (ajo stërvitore).

“I lumtur që i kthehem punës!”, është ky mesazhi i CR7, i cili ende pret të përcaktohet më qartë e ardhmja e tij.

Hipoteza e një lamtumire të portugezit ende nuk është hedhur poshtë plotësisht nga drejtuesit e Juventusit.

PSG është vigjilent dhe po e monitoron me shumë kujdes situatën, gati për të hedhur hapa konkretë në rast të lamtumirës së Mbappesë.

Shumë do të varet nga takimi ballë për ballë me Allegrin. Portugezi është i shqetësuar të kuptojë se ç’plane ka në mendje tekniku toskan, i cili duket se dëshiron ta ketë pikë referimi në rreshtimin 4-2-3-1.

Kjo është arsyeja pse mesazhi i CR7 mund t’i drejtohet indirekt atij, i gatshëm për ta vënë veten në dispozicion të trajnerit.

Bie propaganda e Veliajt, nuk plotësohet asnjë kusht për udhëtimin me urban, një gruaje i bie të fikët

Edhe pse çdo ditë nuk mungon propaganda e Bashkisë së Tiranës për përmirësimine kushteve të transportit urban, duket se situata në terren është komplet ndryshe. Qytetarët ankohen për kushtet në urbane, ku në çdo rast ka vonesa në orare por edhe mungesë të kondicionerëve.

Kryetari i Bashkisë u kujdes pakë ditë më parë për të bërë reklamën perfekte të kësaj flote me dekorin perfekt të autobusëve elektrik, me spektator të ulur në karrige madje duke mos munguar as regjia qendrore e pamjet me dron.

SYRI TV ka bërë një vëzhgim ku urbanët janë të tejmbushur dhe dyert mezi mbyllen. Në pak minuta qëndrim për shkak të kushteve aspak normale një të reje i bije të fikët.

Një prej pasagjereve që ishte e pranishme në momentin që e reja nuk është ndjerë mirë shprehet se kushtet në urban dhe temperaturat e larta kane ndikuar ne gjendjen e saj.

Ndërkohë urbani ka ndaluar në stacion në pritje të ambulancës e cila erdhi 30 minuta më pas.

Nga ana tjetër të moshuarit shprehen se paguajnë për një shërbim i cili ju kthehet në formën më skandaloze, qytetari sugjeron që bashkia të kryej më shumë inspektime për të rritur cilësinë e shërbimeve pasi autobusët i përdorin të moshuar të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese

Urbanët e amortizuar po vështirësojnë çdo ditë jetën e qytetarëve të cilët nga pamundësia për të zgjedhur transport tjetër detyrohen të presin shumë kohë në stacion dhe fluks të lart në brendësi.

Janë vetëm 20 autobus ‘Go Green’ që do të jenë për linjën e Unazës së Madhe ndërkohë situate mbetet po e njëjtë në 15 linjat aktuale.

Marash Logu: Raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi qëndrimet e PD, 25 prilli është masakër zgjedhore

Në edicionin e orës 17.00 në Syri Tv, me gazetaren Eneida Ndoci, Marash Logu, përfaqësues i Partisë Demokratike në Komisionin e Zgjedhjeve, tha se, raporti i OSBE-ODIHR, konfirmoi të gjitha qëndrimet e mbajtuara nga PD në lidhje me masakrën zgjedhore të ndodhur më 25 prill.

‘Gjetjet që ka pasur raporti final i OSBE-ODIHR kanë në fakt ngjashmëri edhe më deklaratën paraprake që është mbajtur nga misioni vëzhgues më 26 prill ku jepeshin vlerësimet e para për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo që mund të themi për ne si PD është se konstatohet në raportin final se të gjitha ato qëndrime që PD ka mbajtur publikisht apo ka reklamuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo në Kolegjin Zgjedhor janë tashmë konfirmuar në raportin e OSBE-ODIHR.

Kam parasysh këtu duke filluar nga shitblerja masive e votës që përmenden në mënyrë të përsëritur në raportin e OSBE-ODIHR, shkrirja e partisë me shtetin në një të vetëm dhe përdorimi i të gjitha fondeve dhe aseteve publie në shërbim të PS dhe të kandidatëve të saj që është një nga skandalet që tashmë është njohur edhe në opinionin ndërkombëtar si vjedhja e të dhënave personale nga serverat shtetërore dhe përdorimi i tyre i paligjshëm në favor të Partisë Socialiste.

Zgjedhje ku u ndaluan votuesit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut ishin gjithashtu një tregues që PS ishte e angazhuar për të deformuar rezultatin e 25 prillit.

Por edhe ndryshimet në mënyrë të njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë dhe që kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në të paktën 5 mandate, ku rezultati është shumë i ngushtë, që janë ndikuar nga fakti që nuk u lejuan koalicionet parazgjedhore që do kishte dhënë një rezultat krejt të ndryshëm.

Pra në një përmbledhje mund të themi që raporti i OSBE-ODIHR i ka gjetur të drejta ato qëndrime të mbajtura vazhdimisht për të konstatuar se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër e madhe elektorale e përmasave më të mëdha që nga viti 1990 ku u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste.

Por ka një lajm të keq. Pavarësisht se ne e dimë, institucionet nuk arrijnë t’i adresojnë problemet që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit.

As KAS, as Kolegji Zgjedhor nuk i adresoi këto probleme.

Por edhe SPAK ka probleme, pasi PD ka kallëzuar 50 krime elektorale dhe nuk ka asnjë hetim.’

Nxori të dhëna sekrete të utoriteteve gjermane, Gjykata e Apelit rrëzon ish-kreun e OFL

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e sotme vendimin e Gjykatës së Tiranë në lidhje me ish-kreun e OFL, Artan Shkëmbi që akuzohet për nxjerrje të të dhënave sekrete pasi dyshohet për nxjerrje dhe dhënie informacioni personave të interesuar nga sistemi Deepsee.

Ish-kreu i OFL, Artan Shkëmbi akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor të autoriteteve gjermane.

NJOFTIM PER MEDIAN

Në datë 21.07.2021, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me caktimin e masës së sigurimit për personin nën hetim Artan Shkembi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale.

“Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 295/a dhe 259 të Kodit Penal.

Shtetasi Artan Shkembi është punonjës policie dhe dyshohet për nxjerrje dhe dhënie informacioni personave të interesuar nga sistemi Deepsee.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 459/4 Akti, date 15.07.2021 ka vendosur:

-Përsëritjen e së sigurimit personal ndalues “Pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për personin nën hetim Artan Shkembi

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim Artan Shkembi.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 656 datë 28.07.2021 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, 28.07.2021

Ishin autoritetet gjermane ato që hodhën dritë mbi një skandal të përmasave të mëdha ku ishte i përfshirë një prej funksionarëve më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit.

Shkëmbi besohet se ka përdorur një program telefonik të koduar për të informuar një person që kërkohej për trafik droge në Gjermani, se pasuria e tij po hetohej.

E gjitha ka ardhur pas një letërporosie që autoritetet gjermane kishin kërkuar nga partnerët shqiptarë, për të vënë në dispozicion të dhëna për shqiptarin.

Ky ka qenë edhe momenti që Artan Shkëmbi duke përfituar nga pozicioni në Policinë e Shtetit, vuri në dijeni përmes një SMS-je personin nën hetim në Gjermani.

Mesazhi i ish-kreut të OFL, sipas autoriteteve gjermane, është dërguar nga godina e Policisë së Shtetit.

Fakt ky që tregon se skandali merr të tjera përmasa, pasi është shfrytëzuar zyra e Policisë së Shtetit për të nxjerrë sekretin hetimor dhe dekonspiruar operacionin.

Artan Shkëmbi ka vënë në dijeni trafikantin shqiptar në Gjermani se po hetohej. Kaq ka mjaftuar që i shumëkërkuari të humbë gjurmët menjëherë.

Pas SMS-së së koduar, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arratisur dhe s’është kapur nga autoritetet gjermane.

Mësohet se shqiptari në kërkim është kreu i një rrjeti trafiku ndërkombëtar kokaine në Europë dhe më gjerë.

Hetimet e polisë gjermane për shqiptarin nisën nga INTERPOL-i pas një megaoperacioni ku u arrestuan mbi 800 persona të përfshirë në trafiqe, u kapën mbi 2 ton drogë e llojit kokainë si dhe u sekuestruna 54 mln paund.

Nga hetimet rezultoi se në trafik ishte i përfshirë edhe shqiptari i cili u njoftua nga ish-shefi i OFL, Artan Shkëmbi, duke i shpëtuar kështu arrestimit.

Skandal! Dy policë dekonspiruan operacionin për djalin e mikut të Ramës! Si u zhduk droga dhe 100 mijë euro në Benzin e zi

Një tjetër denoncim i fortë ka ardhur në adresë të ish-Kryeministrit Sali Berisha. Qytetari dixhital shkruan se, aksioni i djeshëm për kapjen e narkotikëve ishte një shoë i parapërgatitur, pasi dy civilët e pranishëm dekonspiruan policinë, pasi kanë njohje me personin me mbiemrin Prenga, i cili është djali i biznesmenit që njihet si mik i Ramës.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Narkopolicet dekonspiruan dje operacionin!

Zhduket droga dhe 100000€ qe ishin ne benzin e zi??

Miq, te dhena te reja mbi dhunen shtazore nga bandite me uniforme ndaj gazetarit Ergys Gjencaj dhe largimin e trafikantit me deshiren e tyre!

Qytetari dixhital pyet:

Ku shkoi droga dhe 100000€ qe ishin ne benzin e zi??

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital.

Delinkuenti qe u largua me shpejtesi ishte djale i mikut te Edvinit.

Narkopolicet dekonspiruan operacionin. sb

Persh dr.

Sic edhe ju informova dje per kete veprim skandaloz nga policia e shtetit ,duke ushtruar dhune dhe terror mbi gazetaret pasi keta te fundit i prishen skenarin, dua tu bej me dije se 2 policet civil qe ndodheshin aty kane denkospiruar aksionin dhe kane njohje me personin me mbiemrin Prenga, pasi ky i fundit eshte djali i nje biznesmeni qe ka nje resort ne Dajt dhe njhet si mik i Rames dhe po ta shikosh me vemendje vidion me ate lloj komunikimi ordineresh te le te kuptosh qe ishte gjithcka skenim dhe nje SHOë i parapergatitur!

Kete burim e ke nga nje ish agjent i antidroges, qe i njeh shume mire grupin qe i beri zbor policise, ata njihen si klani Duka, gjithashtu kam nje pyetje per policin e shtetit,pse nuk e bere publike ndalimin e tyre me kamra,me qe kjo njesi eshte e paisur me kamra trupi,dhe ku shkoj droga bashke me 100.000 eurot qe ishin ne benzin e zi??

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha publikon videon: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore. Ne presim drejtësi!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video të masakrës zgjedhore të ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit. Basha shkruan nw reagimin e tij se, pas publikimit të raportit final të OSBE-ODIHRIT, duhet të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore, ndërsa shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Reagimi i kryetarit Basha

25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.

Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë.