17.5 C
Tirana
E enjte, 10 Korrik, 2025

Dokumenti/ Çfarë e frikësoi ministren e Kulturës që i vuri shulin portës dhe la jashtë artistët?

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit donte t’i dorëzonte sot një kërkesë ministrisë së Kulturës ku kërkon nisjen e procedurave për rikthimin e pronës, pasuria Nr. 1/241 me emërtimin “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2, nga Bashkia Tiranë te Ministria e Kulturës.

Por ministria e Kulturës duket se është druajtur dhe ka mbyllur me shul derën e hyrjes duke mos I lejuar 22 firmëtarëve të kërkesës të dorëzonin në ministri dokumentin e më pas të protokollohej.

Ora News ka siguruar kërkesën ku ndër të tjera thuhet se çdo përpjekje nga ana e kësaj ministrie për të mos ekzekutuar Vendimin Nr.29 datë 02.07.2021 të Gjykatës Kushtetuese, do konsiderohet si veprim me dashje për pengimin e ekzekutimit të një vendimi gjykatë, veprim i cili në referim të dispozitave ligjore sanksionohet si vepër penale.

Rojet i thanë përfaqësuesve të aleancës se kishin marrë urdhër nga lart për të mos i lejuar të hynin bernda. Kjo ngjalli revoltë dhe indinjatë tek aktorët dhe përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Pas këtij incidenti Aleanca deklaroi se do ta depozitonte nesër kërkesën me postë, ndërsa përfaqësuesja ligjore e Aleancës paralajmëroi publikisht ministren se do të ketë një kallzim penal në SPAK ndaj saj.

Kërkohet

Nisjen e procedurave për RIKTHIMIN e pronës, pasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2, nga Bashkia Tiranë te Ministria e Kulturës;

Marjen në dorëzim nga ana e Ministrisë së Kulturës të pronës, pasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2,nga Bashkia Tiranë dhe duke qënë se ka diferenca materiale:

Nisjen e procedurave ligjore për shpërblimin e dëmit ndaj personave përgjegjës Erion Veliaj etj., për vlerën e Godinave të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental sipas inventarëve kontabël që disponohen nga ana e drejtorisë së Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental ashtu edhe të Ministrisë së Kulturës;

Nisjen e procedurave ligjore për shpërblimin e dëmit ndaj personave përgjegjës Erion Veliaj etj., për vlerën e garderobës, arkivës, rekuizitave dhe skenografive të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental sipas inventarëve kontabël që disponohen nga ana e drejtorisë së Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental ashtu edhe të Ministrisë së Kulturës;

Nisjen e procedurave ligjore duke i kërkuar dhe detyruar Agjensinë Shtetërore të Kadastrës për të kryer transkiptimet e nevojshme në lidhje me rregjistrimin  e pronëspasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2,në emër të Ministrisë së Kulturës, duke bërë edhe korigjimin në lidhje me sipërfaqen e Godinës së Teatrit Eksperimental e cila është prishur pa qënë e rregjistruar në ASHK si pronë e Bashkisë Tiranë;

Nisjen e procedurave ligjore me Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, për të anulluar fondin e aprovuar nga Buxheti i Shtetit për vitin 2021 sipas Aktit Normativ Nr.22 datë 22.06.2021, në lidhje me fondin për fillimin e punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri;

Nisjen e procedurave ligjore duke i kërkuar dhe detyruar Këshillin Kombëtar të Territorit anullimin e lejes së ndërtimit dalë mbi një projekt korruptiv si ai i Biarke Ingels, pa garë dhe në shkelje të gjithë dispozitave ligjore për zhvillimin e tenderave (fakt për të cilin kemi disponuar me një kallëzim penal pranë SPAK më datë 13.07.2020);

Nisjen e procedurave ligjore duke i kërkuar dhe detyruar Këshillin e Ministrave për RINDËRTIMIN e TEATRIT KOMBËTAR, në zonën që i korespondon  pronëspasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2, sipas argumentimeve të Gjykatës Kushtetuese në Vendimin Nr.29 datë 02.07.2021, lidhur me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe të idntittetit kombëtar si dhe referuar rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të njëjtin stil dhe pamje arkitektonike që ka pasur, me të njëjtat volume dhe me të njëjtin projekt si ai fillestar i vitit 1938.

Klikoni dolumentin në pdf tek numurat poshtë:

6101214106f49

 

 

Ministrja u mbylli derën, revoltohen aktorët: Kjo është fashiste! Ne nuk kemi as molotov, as bomba…

Ministrja e Kulturës i ka mbyllur derën Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila do të dorëzonte një kërkesë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Teatrin Kombëtar.

Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme. Në momentin kur Aleanca shkoi pranë godinës së ministrisë, rojet mbyllën me shul kangjellat e oborrit të Ministrisë së Kulturës. Një veprim i tillë ngjalli indinjatë dhe revoltim tek përfaqësuesit e kësaj Aleance, por dhe aktorët të cilët sot ishin nisur drejt Ministrisë.

”Një shtet që nuk pranon qytetarët e vet të dorëzojnë thjesht një kërkesë.. thjesht donim të protokollonim kërkesën e do iknim. Ne nuk kemi as molotov, as bomba, asgjë …, kjo është fashiste …, nuk pranon që qytetarët nuk pranojnë të depozitojnë një kërkesë”, u shpreh Budina.

“Ministrja, kryeministri dhe presidenti e të tjerët duhet ta kuptojnë që do të vijë dita kur do të bëhen ish-a, por aktorët nuk bëhen kurrë ish-a. Budina, Malkaj e shumë të tjerë do të mbeten gjithmonë. Këta të rrahin e nuk të lënë të ankohesh e të qash. Ne nuk po ia kthejmë me rrahje, por të ankohemi. Të paktën më lër të qaj. Këta të bien me vare në kokë dhe të thonë pse të dhemb koka”, tha aktori dhe regjisori Naum Shundi.

Avokata Arjana Kalaja vuri në dukje se do të depozitojë dhe një tjetër kallzim penal për ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit donte të dorëzonte sot një kërkesë pranë Ministrisë së Kulturës ku kërkon nisjen e procedurave për rikthimin e pronës, pasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2, nga Bashkia e Tiranës te Ministria e Kulturës.

Por ministria e Kulturës duket se është druajtur dhe ka mbyllur me shul derën e hyrjes duke mos i lejuar 22 firmëtarët e kërkesës të dorëzonin në ministri kërkesën që më pas të protokollonin.

NATO përballë Kinës dhe Rusisë

Russian President Vladimir Putin and his Chinese counterpart Xi Jinping tour the Kremlin following their talks, Moscow, June 5, 2019. (Photo by Alexey DRUZHININ / SPUTNIK / AFP) (Photo credit should read ALEXEY DRUZHININ/AFP/Getty Images)

Çfarë fshihet përpara infowar në Ballkan
Një luftë e nëndheshme, e heshtur po bëhet në Ballkan. Jo me armë, por me goditje prej fake news, dizinformimesh online, fiushatash propagandistike. Në fushë Rusia dhe Kina, përballë tyre NATO. Ja strategjia.

Historikisht, Ballkani Perëndimor është kompleks dhe i vështirë për t’u lexuar e interpretuar, një problem ky që i ka rrënjët e tij pjesërisht edhe në influencat e shumta që kanë prekur rajonin. Duke filluar nga Perandoria Bizantine, duke kaluar nga dominimi osman dhe hegjemonia austro – hungareze (vetëm sa për të përmendur disa) deri saë vihet në ditët tona, zona është prej shekujsh një kaleidoskop jo vetëm traditash e kulturash, por edhe konfliktesh rajonale e interesash të huaja. Pikërisht për aktorë të huaj, për rolin e tyre dhe për procesin e integrimit euro – atlantik të Ballkanit e të Detit të Zi do të diskutohet në mënyrë të thelluar, në praninë e ekspertëve të kalibrit ndërkombëtar, gjatë konferencës së organizuar nga NATO Foundation “Black Sea and Balkan Perspectives. A strategic region”, që të të mbahet më 28 korrik në Romë. Por cilët janë aktorët kryesorë në skenën ndërkombëtare që po kërkojnë ta rrisin influencën e tyre në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet mjeteve ekonomike, diplomatike dhe të informimit?
Në radhë të parë, e pamundur të mos përmendet Kina. Me sigurimin e statusit të fuqisë së madhe, në vitet e fundit Dragoi ka lëvizur në mënyrë afirmative në skenën ndërkombëtare, duke avancuar interesat ekonomike të tij dhe, me hap të njëjtë, aktivitetet e public diplomacy edhe në Gadishullin Ballkanik.

Nuk është rastësi që kohët e fundit, në neton e pothuajse 15 miliard dollarëve investime kineze të derdhura në Ballkanin Perëndimor midis viteve 2005 e 2019, aktivitetet e informimit të Pekinit në panoramën mediatike të rajonit janë intensifikuar në mënyra të ndryshme: duke i zgjeruar aktivitetet e news agency të tij (si Hsinhua apo China Radio International), duke nënshkruar marrëveshje bilaterale për përhapjen e përmbajtjeve proKinë në vende të ndryshme të zonës, duke dërguar gazetarët e tij për një qëndrim afatmesën e afatgjatë në to. Sië u demonstrua nga gjallëria kineze me shpërthimin e pandemisë, objektivi parësor mbetet ai i paraqitjes si aktor dashamirës dhe interlokutor i privilegjuar në zonë, kryesisht në kurriz të demokracive të mëdha perëndimore dhe të institucioneve euro – atlantike.

Dhe kush përfiton nga këto retorika antiPerëndim është sigurisht Kremlini. Në vitet e fundit Rusia ka demonstruar shumë herë vullnetin dhe aftësitë e saj për të ndërhyrë në hapësirën informative të rajonit. Prania e agjencisë qeveritare Sputnik News (në variantin e saj Sputnik Serbia) dhe të mediave të tjera të financuara nga Moska (Russia Beyond dhe NewsFront, midis të tjerave), bashkuar me karakteristikat kulturore e gjuhësore të zonës, përfaqësojnë pedanën e përkryer të kërcimit për aktivitetet e dizinformimit prorus.

Duke u nisur nga Serbia dhe i lehtësuar nga kanalet dixhitale, informacioni origjinal në serbisht nga mediat prokremlinit përhapet midis Beogradit, Malit të Zi dhe Republikës Srpska të Bosnje – Hercegovinës. Një fluks narrativash (dhe potencialisht dizinformimi) që nuk njeh kufi, në një zonë që ka një total prej rreth 9 milion njerëzish.

Retorikat e lidhura me interesat strategjike të Moskës janë forcuar më tej gjatë pandemisë. Përgjigja e vonuar e Bashkimit Europian ndaj krizës shëndetësore i ka dhënë limfë të re narrativave jodashamirëse ndaj procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, fajtor që është dobësuar për shkak të përçarjeve të supozuara të brendshme të tij. NATO dhe Shtetet e Bashkuara janë treguar si aktorë armiqësorë për Ballkanin, ndërkohë që shtyhej përpara një aktivitet i vendosur promovimi i superioritetit të vaksinës ruse karshi asaj perëndimore. Paralelisht, mediat proruse provuan të ringjallnin tensione etnike, konflikte të pazgjidhura dhe kontestime rajonale asnjëherë të shuara vërtet. Pikërisht Covid-19 dhe menaxhimi i krizës shëndetësore mund të shërbejë si spunto për institucione euro – atlantike që të zhvillojnë një qasje më propozitive në përballimin e retorikave antiPerëndim. Prej më shumë se 20 vjetësh, NATO me misionin e saj KFOR kontribuon aktivisht për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, ku mund të mbështetet edhe tek tri vende aleate.

Në terma ekonomikë, Bashkimi Europian është deri më sot financuesi dhe donatori më i madh i rajonit. Qysh nga fillimi i pandemisë, Bashkimi Europian ka alokuar 3.3 miliard euro për zonën, por kjo paketë e madhe ndihmash ka pasur një rezonancë mediatike mjaft të kufizuar. Për të shmangur që aktorët e jashtëm t’i shfrytëzojnë këto boshllëqe komunikuese, janë të nevojshme fushata informimi robuste, të vazhdueshme dhe kapilare lidhur me inciativat dhe aspektet konkrete e pranisë së Bashkimit Europian e të NATO në zonë, duke përthyer dhe duke e diferencuar mesazhin në raport me kontekstin dhe me target audience. Veç kësaj, promovimi dhe të punuarit përkrah agjencive të shtypit dhe të mediave të pavarura në zonë do t’u siguronte një shikueshmëri më të madhe të dy institucioneve, duke ju garantuar zhvillimin e një ekosistemi mediatik pluralist dhe të ekuilibruar në shkallë lokale.
(Federico Berger është Press & Media Officer dhe Disinformation Analyst pranë NATO Defense College Foundation. Anëtar i programit trajnues Digital Sherlocks të DFRLab të Atlantic Council në Washington DC)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Djegia e plehrave helmon qytetarët, reagon Berisha: Fillon nga puna inceneratori Rama-Ahmetaj në Fier!

Plehrat dhe mbeturinat vazhdojnë të digjen në fushën e mbetjeve urbane në Mbrostar të Fierit. Tymi toksik po kthehet në shqetësim për banorët pasi po përhapet favorizuar edhe nga era.

Ndërkohë këtë situatë skandaloze e ka denoncuar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Fillon nga puna inceneratori Rama-Ahmetaj ne Fier!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Djegin plehrat në Fier në mes të qytetit, postojeni se na helmuan, ose i djegin kastile që t’i japin tenderin landfillit të ri.

DASH konfirmon se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë. PD, në betejë për të çliruar ekonominë nga korrupsioni

• Raporti i DASH konfirmon se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë. PD është në betejë për të çliruar ekonominë nga korrupsioni dhe për një qeveri që punon për njerëzit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Tanimë është një fakt i mirënjohur botërisht se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë;

Shqiptarët, qeverisen nga një shtet i kapur nga një qeverisje okulte që nuk respekton ekonominë e tregut dhe as konkurrencën.

Për rrjedhojë sot ekonomia është në krizë, shqiptarët mbledhin më pak të ardhura në fund të muajit pasi vendi është më pak për tërheqës për investimet e huaja!

Specifikisht investitorët amerikanë!

Këtë realitet të hidhur e përshkon qartësisht dhe pa asnjë ekuivok raporti i fundit mbi Klimën e Investimeve të Departamentit të Shtetit,

Të gjithë investitorët dhe bizneset vendase apo të huaja e përjetojnë në vetën e parë korrupsionin, mungesën e sigurisë ligjore, rritjen e autokracisë së qeverisë dhe mungesën e klimës për të bërë biznes në Shqipëri.

Pengesa kryesore për ekonominë është qeveria: çka nis që me procedurat korruptive, mungesa e konkurrencës e deri tek mungesa totale e transparencës në procesin ligjor dhe atë fiskal.

Ne përditë e më shumë kemi mungesë të investimeve serioze të huaja pasi Shqipëria nuk ofron asnjë siguri juridike apo dhe ekonomike për investitorët.

Ajo çfarë një investitor gjen me siguri në Shqipëri, siç edhe raporti pohon, është korrupsioni, mungesa e sigurisë së pronës dhe njëkohësisht ligje abuzive që favorizojnë klientët e qeverisë.

Ky nuk është thjesht një perceptim por një realitet i provuar tanimë nga dhjetëra raporte ndërkombëtare që vërtetojnë korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë dhe abuzimet me tenderat publik.

Këto janë kthyer në sëmundje kronike për Shqipërinë, pasi fatkeqësisht raporti i vitit 2021 mbi klimën e investimeve në vend vazhdon të përsërisë të njëjtat shqetësime që janë vendosur në një raport të tillë nga DASH së paku që nga viti 2015.

– Raportime të korrupsionit në prokurimet publike dhe në qeveri
– Rritja e kontratave PPP që ka ulur mundësinë për konkurrencë, përfshirë edhe të investitorëve të huaj.
– Analizat e dobëta të kosto përfitimeve nga këto kontrata që shpesh janë kontrata dhe ligje preferenciale.
– Rritja e informalitetit që është kthyer në rrezik dhe problem për bizneset vendase dhe investitorët e SHBA. Sipas raportit gati mbi 40% e sektorit ekonomik të vendit është në informalitet të plotë.
– Korrupsioni endemik që ka minuar dhe minon Sundimin e Ligjit dhe pengon zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
– Të drejtat e pronësisë nuk janë plotësisht të garantueshme ndërkohë që procesi i kompensimit është i paplotë dhe inefiçent.
– Grupet e biznesit shqetësohen se nuk janë palë dhe as dëgjohen në konsultime publike në lidhje ligjet.
– Investitorët ankohen se ka konkurrencë të pa barabartë dhe monopole të krijuara me qëllim për të penguar tregun e lirë.
– Shqipëria ka standardet më të ulëta të transparencës fiskale.
– Procesi ligjvënës ka një transparencë minimale.

Për Partinë Demokratike lufta ndaj korrupsionit fillon me ekonominë e lirë dhe konkurrencën e ndershme është lufta kundër monopoleve, kundër oligarkisë dhe klientelizmit, kundër kapjes së ekonomisë.
Ne jemi të bindur që vetëm një shtet i çliruar nga oligarkia ekonomike mund të ofrojë një ekonomi tregu.

Ne jemi të qartë se vetëm vizioni i një ekonomie të lirë që një qeverisje për qytetarët dhe sipërmarrësit.

Fatkeqësisht sot lufta ndaj korrupsionit është propaganda e ditës, ndërkohë që parlamenti vazhdon miraton ligje specifike me emra biznesesh e kontrata korruptive.

Shqiptarët janë dëshmitarë se si në 8 vjet një maxhorancë e drejtuar nga ky kryeministër nuk ka prodhuar një betejë të sinqertë dhe të vërtetë ndaj korrupsionit.

Përkundrazi ka kontribuar përditë në përkeqësimin e klimës së bërit biznes, ka kontribuar në rritjen e korrupsionit dhe ka mbrojtur haptazi çdo aferë të madhe korruptive të zbuluar nga opozita apo media.

Sot Shqipëria duhet të ishte në betejën për punësim me paga dinjitoze dhe për të qenë sa më mikpritës ndaj investitorëve të huaj, duke ofruar garanci më të mëdha në fushën e taksave, sigurisë ekonomike, investimeve në infrastrukturë dhe trajnimin e forcës punëtore.

Fatkeqësisht, Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi. Ku një pakicë kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve.

Nuk mund të ketë paqe (sociale ?)në një vend ku varfëria rritet, pasiguria është gjithnjë e më e madhe dhe kur ekonomia i jep të ardhurave vetëm një grushti të vogël njerëzish. Të cilët në këmbim nuk ofrojnë asnjë mundësi për shumicën e shqiptarëve.

Prandaj beteja për të rikthyer ekonominë tek qytetarët, për t’i dhuruar investitorëve vendas dhe të huaj një treg të lirë dhe konkurrencë janë hapat e parë në betejën tonë për demokraci.

Shqipëria duhet të shpëtojë nga një regjim që po varfëron çdo familje dhe po e shpopullon vendin.

Shqiptarëve duhet t’u rikthehet dinjiteti dhe një qeveri që punon për ta. Ndaj sot është një ditë e mirë që SPAK të hetojë korrupsionin që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës.

Video/ Fieri sot! Tym, blozë, flakë, reagon kreu i PD, Baçi: Të pangopur në babëzinë e tyre!…

Nga Luan BAÇI

Tym, bloze, flake, katastrofe mjedisore, dem i pa rikuperueshem per shendetin e qytetareve

Papergjegjshmeri totale, vjedhje, abuzime, krim mjedisor!

Asnje reagim nga institucionet pergjegjese!

Bashkia hesht, Prefektura nuk ekziston, Prokuroria eshte me pushime, KM eshte ne delir!

Ka vite te tera qe te ashtuquajtura fusha e plehrave te ” vija e Ngjales” ne Fier grumbullon dhe djeg mbeturinat qe grumbullohen nga qyteti!

Megjithese akordohen para te shumta te taksapaguesve Fierake, behen tendera me shuma marramendese, ndertohet incineratori i famshem korruptiv, mbeturinat vazhdojne te digjen, per te pastruar vendgrumbullimin dhe pastaj te hedhin te tjera mbeturina!

Ne kontratat e shumta qe behen eshte parashikuar qe incineratori do te pastronte edhe mbeturinat e grumbulluara prej vitesh ne kete vendgrumbullim, por çdo dite ketu me urdher te Subashit u vihet flaka mbeturinave, dhe patjeter qe do te faturohen si mbeturina qe i konsumoi incineratori!

Jane te pangopur ne babezine e tyre, jane hajdute dhe abuzues te pandreqshem, jane te kapur dhe te korruptuar ne palce!

U bej thirrje qytetareve Fierake te reagojne, ne duhet te kundershtojme me force kete lloj sjellje te pushtetareve te korruptuar, kete abuzim te pa shembullt, keto vjedhje marramendese!

Mjafte me!

Mjafte me!

Tension te Ministria, Aleanca për Teatrin kërkon zbatimin e vendimit të Kushtetueses: Ktheni truallin!

Pak javë pasi Gjykata Kushtetuese e cilësoi të paligjshëm kalimin e pronësisë së truallit ku ishte Teatri Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës, përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ditën e sotme i janë drejtuar institucionit që drejtohet nga Elva Margariti.

Neritan Liçaj, vëllezërit Budina dhe artistë të tjerë përmes një kërkesë i kërkojnë Ministrisë së Kulturës që tw nisë procedurat për kthimin e pronësisë së truallit të Teatrit nga Bashkia te Ministria.

Por, përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin akuzojnë se nuk janë lejuar që të futen në ambientet e Ministrisë së Kulturës për të bërë depozitimin e kërkesës dhe se asnjë punonjës nuk doli që t’i priste.

Situata e tensionuar zgjati disa minuta, ndërsa më pas përfaqësuesve të Aleancës ju premtua se do të dalë një punonjës nga Ministria për të marrë kërkesën e tyre. Përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kërkojnë ndërtimin e godinës sikur ishte, aty ku ishte.

Gjendet i vdekur mjeku i njohur që zbuloi kurën për Covid-19

Një vdekje e mistershme ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku mjeku i njohur Giuseppe De Donno, u gjet i pajetë në banesën e tij, ndërsa mediat italiane raportojnë se dyshohet për vetëvrasje.

De Donno u bë jehonë në titujt kryesorë të gazetarëve gjatë përiudhës së Covid 19, pasi zbuloi dhe propozoi një kurë hiperimune për të shëruar pacientët me Covid, që duket se dha efikasitet në kulmin e krizës humanitare e shëndetësore në Itali.

Ai ishte shef i departamentit të të Pneumologjisë të spitalit Carlo Poma në Mantua, kur propozoi trajtimin me plazmë himerimune të pacientëve me Covid.

Mediat italiane raportojnë se rrethanat e vdekjes së tij mbeten të paqarta, ndërkohë që karabinierët kanë përjashtuar mundësinë që ai të jetë vrarë.

De Donno u largua në rrethana që ende nuk dihet si saktësisht si shef në Carlo Poma në Mantua, dhe u detyrua që të zbriste në detyrë duke qëndruar vetëm si mjek i përgjithshëm.

Kurimi i tij plazmatik për Covid nuk u njoh kurrë zyrtarisht, megjithëse rezultatet e eksperimentit të tij dukeshin të ishin pozitive. Në më shumë se një rast Giuseppe De Donno pretendoi  se kura e tij kishte dhënë rezultat në rastet e rënda të infektimeve, dhe kishte ndikuar në uljen e presionit për mjekët në spitalet e tejmbushura me pacientë.

“Nuk doja ta besoja. Ne humbasim një person të bukur, një mjek të shkëlqyeshëm, i cili luftoi si një luan gjatë Covid për të shpëtuar qindra jetë, shpesh kundër gjithçkaje dhe të gjithëve. Udhëtim të qetë Giuseppe, ke lënë një boshllëk të madh”, deklaroi udhëheqësi i Lega Matteo Salvini pasi zbuloi lajmin.

Ndërkohë që reagime ka pasur dhe në rrjetet sociale, edhe nga gazetarë që e kanë intervistuar mjekun.

“Më kujtohet intervista që bëra kur ai u bë hero duke shpëtuar 58 pacientë të sëmurë me sëmundje kovide duke përdorur plazmën e dhuruesit. Ata e sulmuan atë dhe e bënë të shpëtonte nga radari. Mjeku Giuseppe De Donno, pasi shpëtoi kaq shumë jetë, u margjinalizua dhe u kthye përsëri në një mjek të përgjithshëm, sot ai mori një litar dhe vendosi të braktisë këtë planet, ai që shpëtoi kaq shumë jetë”, thuhet në një reagim. /Il gornale.it

Mungonte ndriçimi dhe sinjalistika, kush është 19-vjeçarja që humbi jetën në aksident

Një aksident tragjik ndodhi dje para mesnatës në Fier -Vlorë, ku humbi jetën 19-vjeçarja Xhesika Mjekra, dhe u plagos 21-vjeçari Sabri Xherimeja.

Familjarët, mes dhimbjes, njoftojnë se përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet sot në mesditë në Tiranë.

Dyshimet janë se aksidenti ndodhi për shkak të errësirës në rrugë, ndërsa në drejtimin e mjetit ishte vetë 19-vjeçarja, e cila nuk i shpëtoi dot plagëve të marra. I riu që ishte pasagjer në mjet u dërgua me plagë të shumta për në spitalin e Fierit, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në zonën ku ndodhi aksidenti mungon ndriçimi dhe sinjalistika, pavarësisht se është një aks rrugor i ndërtuar së fundi.

Ndërkohë, policisë mbrëmjen e djeshme iu deshën disa minuta për të gjetur vendin se ku makina e dy të rinjve kishte dalë nga rruga.

Shqipëria me qeverinë më të korruptuar në Europë/ DASH tjetër “shuplakë” Ramës: Korrupsion, pabarazi, mungesë gare…

Raporti i Departamentit të Shtetit për të tetin vit radhazi e cilëson vendin tonë si të papërshtashëm për investime. Koncensionet, mungesa e transparencës në tendera, sjellja e qeverisë, burokracitë dhe problemet e pronave kanë bërë që investitorët amerikanë të rrijnë larg vendit tonë. Duke iu referuar përfundimeve të Transparency International, raporti thotë se, Shqipëria vazhdon të mbetet ndër më të korruptuarat në Evropë.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për klimën e biznesit 2021, i publikuar së fundi, shprehet sërish me nota të larta kritike për klimën e biznesit në Shqipëri. Raporti thotë se korrupsioni në gjyqësor dhe prokurime është i zakonshëm. DASH e vë theksin edhe në projektet e partneritetit publik privat (PPP), që cilësohen problematike, pa një analizë të qartë kosto-përfitime dhe që kanë ulur mundësinë e konkurrencës, përfshirë dhe nga investiorët e huaj. Si rrjedhojë e problemeve gjyqësore, DASH vë në dukje se u penguan përpjekjet e një kompanie amerikane për të investuar në Shqipëri.

Sipas raportit, korrupsioni endemik vazhdon të minojë shtetin e së drejtës dhe të rrezikojë zhvillimin ekonomik. Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik, ekonominë informale dhe zbatimin e dobët të kontratave si disa nga problemet më të mëdha në Shqipëri. Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit dhe treguesve të tjerë.

Në raport thuhet: “Pavarësisht nga një kornizë e shëndoshë ligjore dhe përparimit në e-reformat, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik, konkurrencën e padrejtë, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si problemet e vazhdueshme në Shqipëri. Raportet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta të kostos dhe përfitimit dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave të PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesit. Disa investitorë të SH.B.A.-së janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare si me ente publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020, përpjekja për investime e një kompanie amerikane dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara të përfshira në një mosmarrëveshje mbi investimin. Çështja tani është në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në raport.

Shumë investitorë të huaj ankohen se korrupsioni gjyqësor endemik dhe procedurat joefikase gjyqësore minojnë mbrojtjen gjyqësore në Shqipëri dhe kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Raporti vijon duke thënë se të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri sepse është e vështirë të fitosh një titull të qartë. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Mbivendosja e titujve të pronave është një çështje serioze dhe e zakonshme.

Procesi i kompensimit të tokës së konfiskuar nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë i vështirë, joefikas dhe i papërshtatshëm. Sidoqoftë, parlamenti miratoi një ligj mbi regjistrimin e kërkesave të pronës në 16 Prill, 2020 i cili do të lehtësojë mbajtësit e titullit. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2020 i Transparency International e renditi Shqipërinë në vendin e 104-të nga 180 vende, një përmirësim me dy vende nga viti 2019.

Shqipëria ra 19 vende në studimin e Bankës Botërore “Të bësh biznes 2020”, duke u renditur e 82-ta, duke rënë nga e 63-ta në 2019. Edhe pse ky ndryshim mund të atribuohet pjesërisht për zbatimin e një metodologjie të re, vendi vazhdon të ketë rezultate të dobëta në fushat e dhënies së lejeve të ndërtimit, pagimit të taksave, zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës, marrjes së energjisë elektrike dhe mbrojtjes së investitorëve të pakicave.

Për të adresuar korrupsionin endemik, në vitin 2016 qeveria e qeverisë miratoi ndryshime kushtetuese gjithëpërfshirëse për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit. Zbatimi i reformës gjyqësore është në prones, duke përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjegueshme.

Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar vetingut janë shkarkuar për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar. BE pret që Shqipëria të tregojë përparim në ndjekjen penale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, verifikimi i të cilëve zbuloi sjellje të mundshme kriminale. Zbatimi i reformës gjyqësore është në vazhdim, dhe përfundimi i saj pritet të përmirësojë klimën e investimeve në vend, thuhet në raport. /Monitor

Raporti i viti 2021 të njëjtat problematika me ato të vitit 2020

Ky është i teti vit radhazi që Departamenti Amerikan e i Shtetit e cilëson vendin tonë si të papërshtashëm për investime. Koncensionet, mungesa e transparencës në tendera, sjellja e qeverisë, burokracitë dhe problemet e pronave kanë bërë që investitorët amerikanë të rrijnë larg vendit tonë. Në raportin e vitit të kaluar notat ishin njësoj kritike “Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (3P) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta të kostos dhe përfitimit dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave 3P janë shqetësime të vazhdueshme”, deklaron DASH në raportin e tij.

“Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesit. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare si me ente publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020, përpjekja për investime e një kompanie amerikane dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara të përfshira në një mosmarrëveshje mbi investimin”, thuhej në raportin e vitit të kaluar

Disa nga pikat e raportit të DASH për Shqipërinë:

-Korrupsioni është një pikë nevralgjike që lidhet me mungesën e dëshirës për investime të huaja.

-Mungesa e transparencës sidomos në prokurimet publike.

-Kontrata të vështira për t’u zbatuar.

-Korrupsioni më qeveri dhe mbi të gjitha tendera, është i gjithëpranishëm.

-Rritja e pakontrolluar e kontratave PPP ka shkatërruar tregun dhe ka bërë të pamundur konkurrencën.

-Mungesa të analizave kosto-përfitim të këtyre kontratave ka shkatërruar garën.

-Bizneset amerikane ballafaqohen me raste korruptive dhe kërkesa për pagesa të tilla.

-Investitorë të ndryshëm amerikanë janë përballur me çështje tregtare me entitete private dhe publike, përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar.

-Pronat vazhdojnë të jenë problem sidomos çështja e certifikatës së pronësisë.

-Ka plot raste të individëve që manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë pronat që s’janë të tyre.

-Shqipëria perceptohet si një nga vendet me korrupsion të lartë…korrupsioni vazhdon të dominojë sundimin e ligjit dhe të manipulojë apo frenojë zhvillimin ekonomik.

-SHBA nuk figuron në vendet e para për investimet e huaja direkte. Kjo tregon nivelin e ulët të investimeve amerikane në vend.