21.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Grupi i Avdylajve, si dolën nga burgu patronazhistët që trafikonin kokainë dhe blinin vota për Ramën në Shijak

Lirimi nga burgu i Astrit Avdylajt, Jasin Kala dhe Fatos Llavdiut, të tre të akuzuar për trafik droge, rikthen në vëmëndje shërbimin që i bënë këta Partisë Socialiste në Shijak për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. I konsideruar si një ndër personazhet kryesorë të grupit kriminal të Shijakut, Astrit Avdylaj ishte në rolin e patronazhistit të PS-së sipas vetë drejtuesve të kësaj partie.

Por kur policia goditi grupet kriminale me operacionin “Vol-Vo 4”, u zbulua se linjat e trafikut që nisnin nga Amerika Latine apo nga Turqia bashkoheshin në qytezën e vogël të Shijakut, nën kontrollin e Avdylajve dhe prej andej shpërndaheshin mes grupeve të tjera kriminale brenda dhe jashtë vendit.

“Veprimtaria kriminale ishte me qendër dhe pikë grumbullimi në qytetin e Shijakut, me referentë kryesorë vëllezërit Avdyli…strumbullarë të furnizimit me drogëra të forta, kryesisht heroinë dhe kokainë në të gjithë territorin kombëtar,” thuhej në dosjen e prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara që hetuan për një periudhë kohe Avdylajt.

Dako e prezantoi Astrit Avdylajn si patronazhist të PS

Para se të zbulohej keqpërdorimi i të dhënave personale të qytetarëve për të monitoruar bindjet politike, socialistët e pranonin hapur se pjesë e skemës së patronazhit, mund të bëhej kushdo, edhe njerëz me rekorde të rënda kriminale.

I tillë ishte rasti i Avdylajve në Shijak, vëllezërve që u rekrutuan nga Vangjush Dako për të mbledhur vota, pavarësisht përfshirjes në trafik droge, vrasje, shfrytëzim prostitucioni etj.

Ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, e prezantoi Astrit Avdylajn si pjesë të skemës së patronazhit, siç duket në videon më poshtë e marrë nga një intervistë në Report Tv

Vangjush Dako: Patronazhimi apo censusi që i themi ne, është një detyrë që e ka Partia Socialiste dhe e ka çdo organizatë e saj, e cila merr listën e qytetarëve që jetojnë në atë zonë dhe e çmonton,”ky është refugjat”, “ky tjetri nuk vjen në votim”, “ky voton PS” “ky për PD” “ky me pikëpyetje” “këtë nuk e di” etj etj.

Gazetari: Deri këtu është në rregull. Edhe kur e bën PS. Po pse duhet ta bëjë Astrit Avdylaj këtë?Ky është momenti kompromentues.
Dako: Ai është vetëfutur dhe është duke punuar për fushatë për të ndihmuar Partinë Socialiste. Po punon. Po punon si një militant i thjeshtë. Në Shijak dhe në shumë qytete të vogla të Republikës së Shqipërisë, kjo është forma e fushatës. Njerëz që ty nuk ta merr mendja që merren me fushatë, janë njerëz marrin taksinë, marrin veturën e vet ose marrin furgonin hipin qytetarët dhe i sjellin tek qendrat e votimit. Punojnë më shumë se një militant i Partisë”. Lapsi.al

Kush është biznesmeni i rilindjes që po u grabit pronat qytetarëve në Korçë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari i cili tregon se, si një person po grabit pronat në Korçë me mbështetjen e kryetarit të Bashkisë dhe Drejtorit të Policisë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Grabit pronat e qytetareve sepse ka lidhje me narkopushtetaret!

Lexon mesazhin e qytetarit dixhital! sb

U grabit pronen sepse ka lidhje me narkoqeverine!

Mirmbrema doktor une qe po ju shkruaj jam nje qytetar nga korca.Desha te bej te ditur se nje bisnesmen nga ko Romi veriga i ndihmuar edhe nga Raqka i bashkise dhe Ilir kotja i policise po ju vjedh pronen dy qytetareve te ndershem .Ju lutem bejen publik kete lajm faleminderit Ne nuk kemi perkrahjen e regjimit sepse jemi te djathte dhe ata e dine shume mire nga spiunet e tyre

Reagimi i fortë i BE: Hetim partisë në pushtet për zgjedhjet, blerjen e votave dhe patronazhistët

BE kërkon nga institucionet e vendit që të hetojë të gjithë rastet e pretenduara për shitblerje të votash si dhe publikimit të të dhënave personale.

Reagimi i plotë:
“Raporti përfundimtar të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, i cili u zhvillua të dielën, më 25 prill, konfirmon se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i reformuar, mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke gëzuar besimin e palëve të interesuara.

Raporti konfirmon gjithashtu shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore apo funksioneve zyrtare nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.

Raporti përfundimtar ofron rekomandime për të përmirësuar kuadrin zgjedhor në #Shqipëri në linjë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike. Ne nxisim Parlamentin e ri të angazhohet në një dialog konstruktiv për të trajtuar rekomandimet si çështje me përparësi në legjislaturën e ardhshme, si dhe për ta përshtatur kornizën ekzistuese ligjore shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme.

Ne gjithashtu i nxisim autoritetet kompetente shqiptare të përfundojnë hetimet dhe procedimet mbi pretendimin për blerje së votës dhe rrjedhjen e informacioneve personale sensitive. #BE-ja përsërit angazhimin për të punuar së bashku me Shqipërinë për trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it

Rama është në pushtet duke ju gëzuar mandatit të tretë me cubat e vet

Nga Agron GJEKMARKAJ

Më i zi pas 30 vjetësh pluralizëm nuk mund të ishte sesa kaq raporti përfundimtar i OSBE për zgjedhjet e 25 Prillit!!

Ai konfirmoi gjithçka konstatoi Opozita, media, individualitet e shumëkush tjetër mbi inxhinierinë elektorale që tjetërsoi vullnetin popullor! Shteti i Edi Rames është armiku i zgjedhjeve të lira e të ndershme në këtë vend, rrëmbyesi i tyre me të gjitha pikat që OSBE rendit!!

Por Edi Rama është në pushtet duke ju gëzuar mandatit të tretë me cubat e vet.

Një mandat që u lejua të vidhej me bekim ndërkombëtar, pra kemi një regjim me bekim ndërkombëtar!

Situata është paradoksale ! OSBE organizata më prestigjioze ndërkombëtarë për zgjedhjet i jep të drejtë Opozitës ndërkohe që disa kancelari kryesore nuk e priten këtë raport por uruan qeverinë për “fitoren” pa shumë vonese!

Ne si opozitë nuk mund ta shmangim këtë fakt me heshtje!

Ne duhet ta zbardhim atë, të përmirësojmë marrëdhëniet tona me fuqitë aleate e mike SHBA-BE, duke gjetur ku kemi gabuar që u ndëshkuam kaq rënde!

Vetëm e vërteta na ndihmon të dalim nga paradoksi!
Ne e kemi jetike këtë. Zgjedhjet u vodhën me sy shkelje ndërkombëtarë!!

Pse ?? Ta gjejmë këtë duke parë thellë nga vetja, duke ndryshuar ndaj tyre pa humbur dinjitetin por edhe përkundrejt shoqërisë shqiptarë e cila duhet ftuar në rezistence! Raporti i OSBE ja jep këtë kartë morale Opozitës në teori, detyra jonë është ta fitojmë edhe praktikisht!!

Zgjedhjet janë vjedhur ! Hajduti na shet mend! Ne na ndihmojnë parimet dhe vlerat për të rigjetur aleatet e shumë më tepër për ti prirë shoqërisë në rrëzimin e një regjimi me fasade alegre!

Shqipëria dhe shoqëria po na vëzhgojnë ne Opozitën e Shqipërisë, viktimën e 25 Prillit si shikim të vetvetes po kaq e në mos më tepër viktime!

Ne kemi detyrën t’ju ofrojmë atyre një gjë të madhe, ndryshe, morale, solemne, te vërtete për të rikthyer zgjedhjet e lira dhe të ndershme si alfa e demokracisë e progresit.

Si një e drejtë historike që i detyron ndërkombëtaret ta nxjerrin popullin shqiptar nga kafazi i paradoksit me “bekimin” qe tanimë është “mallkim”!!

Dhuna policore ndaj gazetarit, PD: Reflekton sjelljen e kryeministrit me gazetarët 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Shumë shqiptarë kanë ndjekur sot me shqetësim pamjet e rënda të dështimit të policisë për kapjen e një trafikanti droge dhe dhunimin e gazetarit që po raportonte për këtë ngjarje në Tiranë.

Gazetari i Televizionit News 24, Ergys Gjençaj, u përball sot padrejtësisht me brutalitetin shtetëror, ndërsa ishte më krye të detyrës, i identifikuar si gazetar.

Pamjet që shpërndau News 24 janë tronditëse për gjendjen e mjeruar të lirisë së medias më Shqipëri, por edhe të luftës kundër krimit të organizuar, që mban në këmbë qeverinë e Edi Ramës.

Mund ta ndjekim bashkë videon.

Një trafikant i dyshuar droge sfidon një grup me policë në mes të ditës. Ai i ikën policisë, siç duket qartë nga pamjet e News 24. Dhe ky është nga ato rastet, kur dështimin e vet policia e mbulon me dhunë ndaj gazetarëve.

Ergys Gjençaj po raportonte, po kryente detyrën, po filmonte edhe me celular, ndërsa policët sillen si bandat. I marrin celularin me te cilin po filmon dhe po raportonin, e trajtojnë dhunshëm, pa treguar respekt për informimin e publikut. Pra, kemi një gazetar të shtrirë përtokë nga policia, si të ishte më vendet më regjim zyrtar autokratik, jo në një vend që synon të anëtarësohet në NATO.

Kjo pamje është pasqyra e vërtetë e qeverisjes 8 vieçare të Edi Ramës. Lë kriminelët të largohen dhe dhunojnë gazetarët, që janë në vijën e parë për të raportuar dhe, në shumë raste, për të ndihmuar policinë e shtetit.

Partia Demokratike e dënon këtë sjellje brutale të përsëritur të forcave të policisë me gazetarët. As Ergys Gjençaj, dhe asnjë gazetar nuk duhet të preket me dorë nga shteti, nga pushteti, nga politikanët!

Me gjithë problemet e mëdha të medias, gazetarët duhet të jenë të paprekshëm në kryerjen e detyrës!

Asnjë justifikim i policisë nuk e përligj dot dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të News 24, ndërsa ishte në krye të detyrës.

Për shumë qytetarë është e qartë se sjellja brutale e policisë ndaj gazetarëve buron nga sjellja e ngjashme e kryeministrit me mediat.

Është ai që sulmon i pari, që i intimidon dhe i shantazhon gazetarët. Veprimet e tjera të policëve të papërgjegjshëm apo arrogantë janë pasojë e gjuhës dhe veprimeve të dhunshme të kryeministrit.

Gjuha denigruese ndaj gazetarëve u theksua si një shqetësim kryesor i raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Raporti që konfirmoi masakrën zgjedhore të 25 prillit me blerjen e votës dhe përdorimin e shtetit, vë në dukje se gazetarët janë censuruar dhe janë gjendur përballë presionit dhe korrupsionit.

Dhuna ndaj gazetarëve, njësoj si blerja e votës, nuk ka lidhje me demokracinë dhe shtetin ligjor! Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në krah të gazetarëve, sepse ne vlerësojmë se zëri i tyre duhet të shkojë sa më i vërtetë tek qytetarët!

Zonja Veliaj 20 mijë euro rrogë në muaj, reagon aktivistja: Ky po është Teatër, por i pashembur ende

Aktivistja Elona Caslli ka ironizuar zonjën e parë të Bashkisë së Tiranës, e cila ‘i paska gjetur vetes një punë me rrogë të majme 20 mijë euro në muaj, ku këshillon institucione dhe kompani ligjore, kur burri i saj ka mbushur Tiranën me pallate’.

Postimi i Casllit

Quo vadis!

Teatër paska shpikur zonja Veliaj..?!?!

Zgjuarsi pushteti me kosto shteti..

Sipas investigimit të Ora News, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj merr 20 mijë euro në muaj, duke këshilluar ligjërisht institucione e kompani shtetërore.

Sa e zonja është bërë profesionalisht zonja Veliaj-Xoxe, pas mandatit dhe sa ishte e tillë para mandatit të burrit të saj si kryepushtetar i Tiranës??

Diferenca është shumë pallate në mes..

Ky po është Teatër, por i pashembur ende…

Reagon Basha: Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj dhunës që policia e shtetit ushtroi sot ndaj gazetarit të Neës 24, Ergys Gjençaj, duke e cilësuar këtë si një akt të turpshëm ku duhen hetuar të gjithë personat përgjegjës që duhet të dalin para ligjit.

Reagimi i kryetarit Basha

Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti I fundit i OSBE/ODIHR.

Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari.

U padit nga Basha, Veliaj do të gjykohet nga Gjykata Speciale, ja për çfarë akuzohet

Erion Veliaj do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me padinë e bërë për ‘shpifje’ nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë, pasi çështja në lodhje me kompetencën e çështjes kishte disa kohë që zvarritej.

Vendimi i Gjykatës së Lartë

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në seancën gjyqësore të datës 27.07.2021, mbi çështjen penale nr. 52810-227-2021, në lidhje me çështjen e ngritur për njësimin e praktikës gjyqësore, vendosi të mbahet ky qëndrim:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një subjekti të posaçëm të parashikuar nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për shqyrtimin e akuzave penale, në të cilat akuza në gjykim përfaqësohet nga prokuroria si dhe për gjykimin e akuzave penale të viktimës akuzuese, të ngritura ndaj një subjekti të posaçëm, sipas nenit 59 të K.Pr.Penale.

Në lidhje me çështjen, Kolegji vendosi:

Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lendore ndërmjet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shqyrtimin e çështjes penale me nr.227/2021 Regj. Them, datë regjistrimi 30.03.2021 me viktimë akuzuese Lulzim Basha, kundër të akuzuarit Erion Veliaj për veprën penale ‘Shpifja’ parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal, duke përcaktuar Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Pare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes.

Raporti final i OSBE/ODIHR, reagon BE: Partia në pushtet keqpërdori burimet shtetërore në shërbim të zgjedhjeve

Zyra e Delegacionit të BE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Në njoftim thuhet se u konfirmuan shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore apo funksioneve zyrtare nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.

“Raporti përfundimtar ofron rekomandime për të përmirësuar kuadrin zgjedhor në #Shqipëri në linjë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike. Ne nxisim Parlamentin e ri të angazhohet në një dialog konstruktiv për të trajtuar rekomandimet si çështje me përparësi në legjislaturën e ardhshme, si dhe për ta përshtatur kornizën ekzistuese ligjore shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme”, thuhet në reagim

Po ashtu, BE thotë se nxit autoritetet kompetente shqiptare të përfundojnë hetimet dhe procedimet mbi pretendimin për blerje së votës dhe rrjedhjen e informacioneve personale sensitive.

Reagimi i plotë

Raporti përfundimtar të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, i cili u zhvillua të dielën, më 25 prill, konfirmon se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i reformuar, mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke gëzuar besimin e palëve të interesuara.

Raporti konfirmon gjithashtu shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore apo funksioneve zyrtare nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.

Raporti përfundimtar ofron rekomandime për të përmirësuar kuadrin zgjedhor në #Shqipëri në linjë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike. Ne nxisim Parlamentin e ri të angazhohet në një dialog konstruktiv për të trajtuar rekomandimet si çështje me përparësi në legjislaturën e ardhshme, si dhe për ta përshtatur kornizën ekzistuese ligjore shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme.

Ne gjithashtu i nxisim autoritetet kompetente shqiptare të përfundojnë hetimet dhe procedimet mbi pretendimin për blerje së votës dhe rrjedhjen e informacioneve personale sensitive. #BE-ja përsërit angazhimin për të punuar së bashku me Shqipërinë për trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.