26.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Lirohet nga burgu “Niçja” i Shijakut. Ishte arrestuar për trafik droge, por u kap edhe në përgjimet e dosjes 339  

Astrit Avdylaj ose i njohur ndryshe si “Niçja” i Shijakut mësohet se është liruar nga qelia.

Edhe pse u dënua me 6 vite e 4 muaj burgim, Avdylaj dhe 2 të pandehur të tjerë të dosjes 339, Yasin Kala dhe Denis Llaftiu, janë liruar për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgosjes. Sipas burimeve, gjykata ka caktuar masat e sigurisë arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore.

Astrit Avdylaj është duke u gjykuar ende, ndërsa dosja ka mbetur pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit.

Bashkë me të kanë fituar lirinë edhe katër anëtarë të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo 4”.

Avdylaj u vu në pranga në vitin 2018, me akuzën e prodhimit dhe trafikut të heroinës. Ndërkohë që u kap në përgjimet e dosjes 339.

Ku pjesë të kësaj dosje u publikuan edhe nga “Bild” ku ish-kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako fliste në telefon me Astrit Avdylajn të cilin e thërriste “Niçe’.

Raporti i OSBE/ODIHR denoncon Partinë-shtet: Qeveria dhe bashkitë përdorën fondet publike për vota

OSBE/ODIHR denoncon përdorimin e parave të shtetit për vota nga partia në pushtet duke e bërë të qatë e kemi një Parti-shtet.

“”Ministrat e qeverisë dhe bashkitë përdorën fonde publike duke keqpërdorur paratë publike në fushatën elektorale.

Pati tentativa për të nxitur vota pro partisë në pushtet duke lejuar ndërtimet pa leje gjatë fushatës.

Ka raportime se shumë zyrtarë publikë bënë presion tek grupet vulnerabël për të votuar partinë në pushtet.

Organet ligjzbatuese duhet të hetojnë akuzat për keqpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës.

Gjatë fushatës rezultoi se të dhënat e 900 mijë qytetarëve dhe preferencate tyre politike u bënë publike.

Opozita dhe Presidenti i kërkuan SPAK që të hetonte keqpërdorimin e këtyre të dhënave

Publikimi i paautorizuar i të dhënave të votuesve është një dhunim i privatësisë së tyre”, thuhet në raport.

 

Basha reagon pas raportit pëfundimtar të OSBE/ODIHR: U konfirmua masakra dhe tjetërsimi i vullnetit të zgjedhësve

Lulzim BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.
Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:
– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.
– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.
– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.
– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.
– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.
– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.
– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

OSBE-ODHIR nxin 25 prillin: Rama përdori shtetin për të manipuluar zgjedhjet! Blerje masive votash, presion votuesve me të dhënat

Raporti final i OSBE-ODHIR, ka nxirë zgjedhjet e 25 prillit dhe si ato u përdorën nga Rama dhe ministrat e tij për të fituar pushtetin.

Në raportin final të OSBE-ODHIR mbi zgjedhjet e 25 prillit konstatohet se ka pasur blerje masive të votave nga qeveria në pushtet.

Praktikat e shumëpërhapura të blerjes së votave mbeten një problem.

Rrjedhja e të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarëve para zgjedhjeve, përfshirë preferencat politike, përbën shqetësim serioz dhe i ka bërë votuesit vulnerabël ndaj presionit.

Sistemi elektronik i identifikimit të votuesve u krijua rishtazi në të gjitha qendrat e votimit

Shqipëria ka probleme me ruajten e privatësisë të të dhënave personale të votuesve

Si e përdori Rama shtetin për të manipuluar zgjedhjet

‘Shqipëria ka probleme me ruajten e privatësisë të të dhënave personale të votuesve.

Ministrat e qeverisë dhe bashkitë përdorën fonde publike duke keqpërdorur paratë publike në fushatën elektorale.

Pati tentativa për të nxitur vota pro partisë në pushtet duke lejuar ndërtimet pa leje gjatë fushatës.

Ka raportime se shumë zyrtarë publikë bënë presion tek grupet vulnerabël për të votuar partinë në pushtet.

Organet ligjzbatuese duhet të hetojnë akuzat për keqpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës.

Gjatë fushatës rezultoi se të dhënat e 900 mijë qytetarëve dhe preferencate tyre politike u bënë publike.

Opozita dhe Presidenti i kërkuan SPAK që të hetonte keqpërdorimin e këtyre të dhënave

Publikimi i paautorizuar i të dhënave të votuesve është një dhunim i privatësisë së tyre’.

Ndahet nga jeta papritur aktori i njohur në Sarandë

Krejt papritur është shuar sot Haki Spaho, aktori i njohur i humorit i estradës së Sarandës, me afër 40 vjet karrierë në trupën e saj. Ka qenë një ishemi celebrale ajo që i mori jetën njerit prej ikonave të humorit sarandiot, i njohur për mimikën e veçantë, artikulimin ngacmues dhe lojën krejt të natyrshme.

Krijues i qindrave roleve, me një galeri e pasur personazhesh ndër vite, Haki Spaho ishte një talent i lindur, pa nevojën e një shkolle teatrore, pasi ishte vetë një shkollë aktrimi.

Kësisoj, ai erdhi nga trupat amatore, më saktë nga Parku Automobilistik ne Sarandë dhe të niste një karrierë si profesionist në Estradë, duke luajtur krah atyre me diplomë në aktrim, pa asnjë diferencë në cilësi aktoreske. Mungesa vitet e fundit e shfaqjeve të Estradës së Sarandës, ishte njëherësh dhe një mungesë e shijimit të lojës së Haki Spahos dhe shakave e batutave prej tij. Ai doli në pension para katër vjetësh, ndërkohë që më parë bëri një kalim nga estrada në Teatrin e Kukullave.

Ai bënte një jetë të thjeshtë qytetare, i apasionuar dhe pas peshkimit, duke përcjellë në publik rrezatimin e një njeriu me sens artistik edhe në sferën e marrëdhënieve shoqërore. Saranda dhe jo vetëm do ta kujtojnë përherë me respekt aktorin e humorit, Haki Spaho.

Partia Demokratike dega Sarande shpreh ngushellimet e sinqerta per ndarjen e parakohshme nga jeta te artistit Haki Spaho!

Ndarja nga jeta e Hakiut, aktorit qe per vite sherbeu ne Estraden Profesioniste te Sarandes, eshte nje humbje e madhe per artin sarandiot por edhe ate kombetar. Ikja e tij e parakohshme na pikellon edhe ne, pasi me Hakiun kemi ndare vitet e veshtira opozitare, ku ne aksionet tona ai nuk ka munguar asnjehere, si mbeshtetes i kauzave demokratike per nje Shqiperi me te mire.

Ne i shprehim ngushellimet tona familjes se tij dhe lusim Zotin qe shpirti i Hakiut te prehet ne paqe!

Lamtumire i dashur Haki!

Në pranga 3 zyrtarë të hipotekës së Tiranës

Sipas raportimeve të fundit për mediat, tre zyrtarë të Kadastrës së Tiranës janë vënë në prangat e policisë ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe krimit ekonomik.

Mësohet se janë lëshuar urdhër arreste për disa zyrtarë, ndërkohë që operacioni është ende në zhvillim.

Gjithashtu bëhet me dije se janë lëshuar 5 urdhër arreste në total dhe se çështja ka të bëjë mbi dyshime për falsifikim dokumentesh.

Zjarr në Lushnje dhe Fier, kurora me ullinj përpihet nga flakët, rrezikohen shtëpitë dhe varrezat

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme tek kodrat me ullinj midis qytetit të Lushnjes dhe Karbunarës.

Zjarri është përhapur shumë shpejt nga era e fortë dhe dhjetë hektarë ullishte janë përfshirë nga flakët.

Banorët janë përpjekur për të shuar zjarrin vetë, por ka qenë e pamundur. Ata thonë se janë me qindra ullinj që janë djegur.

Zjarri vijon të shkojë drejt varrezave në Karbunarë dhe banesave të lagjes së Saraçëve duke rrezikuar kështu vendbanimet si dhe varret e të ndjerëve.

Përshihet nga flakët pylli në Qafën e Lalarit në Fier

Fieri duket se është nën ‘pushtetin’ e flakëve pasi vatra të tjera zjarri po shfaqen dita-ditës. Tashmë një zjarr ka përfshirë pyllin në Qafën e Lalarit dhe Kraps.

Pylli është me pisha dhe ullinj teksa zjarrfikëset e Fierit e Patosit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Terreni për të ndërhyrë është shumë i vështirë, por po bëhen përpjekje në mënyrë që zjarri mos përhapet më tej.

Në mbrojtje të lirisë për të zgjedhur, asgjë më shumë, asgjë më pak!

Nga Arjan LIKA

Sot në gjykatën e Matit në mbështetje të qytetarëve dhe demokratëve matjanë që si dhe shumë të tjerë persekutohen, me proçese gjyqësore që nuk mbarojnë kurrë, me ndëshkime e dënime vetëm pse të gjithë ata protestuan për një të drejtë kushtetuese të mohuar nga rregjimi.

Këta njerëz protestuan për zgjedhje të lira e të ndershme. Këta njerëz protestuan për të drejtën për të votuar e zgjedhur. Këta njerëz kërkuan të mbrohet pluralizmi politik i rrezikuar nga bandat e nga regjimi i Edi Ramës. Këta njerëz protestuan se kërkojnë dhe besojnë në ëndrrën 30 vjeçare e një Shqipërie si Evropa.

Ndërsa këta qytetarë dënohen e persekutohen pse protestuan për zgjedhje e votë të lirë, dosjet e krimeve elektorale flenë. Autorët e dosjeve të masakrës zgjedhore të provuara me zë e figurë si ajo 184 që bënë xhiron e Evropës, që përbëjnë ndër kushtet që nuk i hapin rrugën e Negociatave drejt BE Shqipërisë, promovohen dhe vijojnë të pandëshkuar të drejtojnë stafet elektorale e pjesë të pushtetit dhe të jenë vegla të rregjimit.

Nëse pushteti dhe rregjimi i Edi Ramës apo shërbëtorët e tij ne të gjitha institucionet e shtetit mendojnë se me keto proçese, me këtë presion do të thyejnë shpirtin e matjanëve dhe të shqiptarëve që kërkojnë demokraci, pluralizëm dhe të drejta si çdo qytetar evropian e kanë gabim.

Këta qytetarë nuk dorëzohen, ne nuk dorëzohemi, Partia Demokratike nuk dorëzohet. Ne jemi e do të jemi të bashkuar, në krah të njëri – tjetrit dhe çdo qytetari shqiptar që i thotë Jo këtij rregjimi që nuk pranon të nënshtrohet, që do të luftojë çdo ditë derisa në këtë vend të rikthehet shpresa e një Shqipërie normale demokratike ku të drejtat dhe garancitë kushtetuese mbrohen, e në të kundërt ndëshkohen ata të cilët janë dhunuesit e vërtetë bandat dhe rregjimi i Edi Ramës.

Shoferi i autobusit ku humbën jetën 10 persona i arrestuar në Shqipëri me 20 kg drogë

Të tjera detaje vazhdojnë të zbulohen rreth aksidentit tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 shtetas kosovarë.

Vëmendja është përqëndruar tek shoferi i autobusit i identifikuar si D.L ra sot në pranga në prokurorinë e Kroacisë pasi e zuri gjumi në timon. Ai u mor në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit ku do vendoset për rrjedhën e mëtejshme të procedurave.

Sipas mediave kosovare, kjo nuk është hera e parë që D.L bie në prangat e policisë pasi në 2017 ai është arrestuar nga Policia Kufitare e Shqipërisë me 20 kg kanabis.

Atij i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare, dhe ai është mbrojtur në heshtje, ka thënë zëvendës-Prokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq.

Pra, do të vendoset nëse do të lirohet apo do të mbetet në paraburgim. Pamjet e publikuara nga mediat kroate, tregojnë momentin kur shoferit del nga vetura e policisë kroate dhe drejtohet për tek prokurori.