23.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Fërkimi i makinave, zbulohet shkaku i atentatit në Tiranë, një nga të plagosurit në gjendje kritike

Fërkimi i makinave shkaku i sherrit në Tiranë/ Një nga të plagosurit në gjendje kritike për jetën

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur sot në Tiranë, ku u plagosën dy persona.

Deri tani bëhet me dije se Jetmir Marashi ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje kanë qenë disa të shtëna me armë zjarri. Dyshohet se autori ka përdorur një pistoletë. Bëhet me dije se përplasja ka qenë për motive banale.

Nuk dihet nëse mes autorit dhe të plagosurve ka pasur apo jo konflikte më herët. Sherri besohet se ka ndodhur, për shkak të reagimit të ashpër të njërës palë, për fërkimin e automjeteve.

Autori po ashtu mësohet se është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në vendngjarje ka qenë një patrullë policie, e cila dyshohet se ka pikasur makinën, me të cilën është larguar autori.

Po ashtu, bëhet me dije se është bërë i mundur identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij.

Të shtëna armësh në një lokal në Tiranë, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në Tiranë. Sipas burimeve, të plagosur nga atentati i ndodhur kanë mbetur shtetasit Altin Gjoka 32 vjeç, i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe Jetmir Marashi 28 vjeç, që është qëlluar në gjoks. Dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa Marashi është në gjendje të rëndë për jetën.

Autori është identifikuar dhe tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet. Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja, në rrugën “Todi Shkurti”, pranë Qytetit Studenti në kryeqytet.

Ndërkohë, policia e Tiranës ka dalë në një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në mbrëmje, ku sipas njoftimit bëhet më dije se janë plagosur dy persona.

Ndërsa po bëhet i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes. Personat që janë plagosur janë identifikuar si Jetmir Marashi dhe Altin Gjoka.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Tifozët nuk e duan Pogba te PSG: “Duhet ta dëgjosh nënën…”

Tifozët e Paris Saint Germain nuk e duan Paul Pogba. Natyrisht, një numër i tyre, disa ultras që kanë guxuar ta shpalosin një baner para stadiumit “Parc des Princes”.

“Pogba, duhet ta dëgjoni nënën tuaj, ajo nuk ju do këtu. Nuk të duam as ne”.

Pogba raportohet se ka refuzuar rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin dhe është duke e pritur ofertën e PSG-së dhe arritjen e marrëveshjes me “Djajtë e Kuq”, për të nisur aventurën në shtëpinë e tij, në Francë te PSG.

U fut mes flakëve për të shuar zjarrin, rrezikon jetën punonjësi i pyjeve

Lufta për të shuar flakët në pyllin e Gjorgosit ka rrezikuar edhe jetën e punonjësve të ndërmarrjes pyjore, të cilët prej orësh po punojnë me mjete rrethanore, lopata e pompa uji për të shuar zjarrin.

Punonjësi i Pyjores Patos, Rauf Muskaj është shpëtuar nga Shërbimi Zjarrfikes Patos pasi ishte izoluar mes tymit dhe flakëve. Fatmirësisht pas dhënies së ndihmës së parë ai nuk paraqet probleme të mëdha shendetesore.

Prej paradites së sotme flakët u rindezën sërish në pyllin e Gjorgosit, ndërsa lufta me flakët është e ashpër, kjo edhe për faktin e terrenit të thyer. Zjarri favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

Për herë të dytë brenda pak ditesh flakët djegin pishat disa vjeçare të Gjorgosit ndërsa ende nuk dihet shkaku i tyre.

Misteri i vdekjes së shqiptarit në Itali, çfarë deklaroi motra në polici

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me vdekjen e 38-vjeçarit shqiptar, që është gjetur pa shenja jete në orët e para të ditës së sotme në Ferrara.

Mikel Gjini, baba i dy fëmijëve, punonte si murator në Itali prej vitesh, ndërsa është gjetur pa shenja jete përpara apartamentit ku banonte.

Fillimisht u dyshua se Gjini është goditur me thikë, por se kjo tezë është hedhur poshtë nga policia.

Pistat kryesore që janë duke u hetuar janë rënia aksidentale nga ballkoni, por edhe ajo se një automjet e ka përplasur atë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë motra dhe kushëriri. Këta të fundit ishin njerëzit më të afërt që shqiptari kishte në vendin fqinj.

Ata kanë deklaruar në polici se 38-vjeçari po shkonte në shtëpi të rregullonte bagazhet, pasi do kthehej për pushime në Shqipëri.

“Dikush në Shqipëri po tenton të mashtrojë partnerët tanë”, zbardhet skema e mashtrimit 4 milionë euro

Mashtrim me identitetet, me dokumentet, me llogaritë bankare për përfitimin e shumave të mëdha monetare. Dy ditë më parë Policia e Tiranës, Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike në Drejtorinë Hetimore, Departamenti Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, realizuan operacionin policor “PHISHING” duke arrestuar katër persona për “Mashtrim kompjuterik”, dy prej tyre të huaj.

Këta persona nëpërmjet kompanive fiktive ata kanë arritur të mashtrojnë kompani nga 9 shtete të botës, duke nisur nga SHBA, Anglia, Lituania, Turqia e deri në Filipine, duke shkaktuar një dëm rreth 4 milionë euro në 2 vite.

“BalkanWeb” ka arritur të zbardhë detaje nga dosja e prokurorisë për 4 të arrestuarit, që nga ardhja e indicies nga një kompani ndërkombëtare që vuri në lëvizje institucionet, tek kontaktet mes të arrestuarve dhe çeljen e llogarive bankare me qëllim përfitimin e parave.

Prokuroria e Tiranës nën drejtimin e prokurores Elisabeta Imeraj ka bashkuar dy procedime, njëri i 24 dhjetorit 2020 dhe tjetri i 14 korrikut 2021, pasi kishin të bënin me të njëjtin fakt dhe me të njëjtët persona të dyshuar.

Nga një bankë e nivelit të dytë (e njohur për redaksinë) ka ardhur një informacion ku thuhet se nga një adresë e-maili nga z. Holger Schauenburg, si përfaqësues i kompanisë ndërkombëtare Bornemann Far East LTD u është bërë me dije se dikush që po tentojë të mashtrojë partnerët e tyre të biznesit përmes një llogarie të çelur në këtë bankë në Shqipëri. Llogaria ishte në emrin e biznesit “Connecta Intercontinental shpk”, me pronar dhe administrator shtetasin nigerian Ugochukwu Emmanuel Emereibenu. Ky subjekt e ka çelur këtë llogari në datën 7-10 dhjetor 2020. Ky shtetas ka çelur llogari edhe për kompaninë WorldWide Go LTD ku është edhe pronar edhe administrator.

Nga momenti i çeljes së llogarive e deri në ditën e dërgimit të informacionit nuk ka pasur asnjë pagesë në mbërritje për asnjë nga llogaritë e bizneseve të tij, por aktiviteti i tyre në Shqipëri është shumë i dyshimtë dhe nga të dhënat që janë analizuar dyshohet se këto llogari përdoren për të përfituar pagesa ndërkombëtare nëpërmjet tipologjisë “Phishing”.

Nigeriani i cili ka një leje qëndrimi për të huaj nga 25 shtatori 2019 deri më 25 shtator 2020 më 13 gusht 2020 ka themeluar kompaninë World Wide Go LTD me qendër në Durrës, me objekt “Furnizime të përgjithshme”, import-eksport i mallrave ku është edhe ortaku i vetëm.

Gjithashtu ai ka regjistruar më 16 shtator subjektin “Connecta Intercontinental” me adresë rruga “Kongresi i Lushnjës”, me aktivitet “menaxhim i sportit”.

38-vjeçari nigerian, i pajisur me pasaportë nigeriane deri në 23 prill 2024 kishte hyrë në Shqipëri nga Rinasi, ku kishte ardhur nga Stambolli dhe është kthyer sërish më 24 shkurt 2020 për në Stamboll dhe nuk ka më hyrje, ndërkohë që firmosja për hapjen e llogarisë në bankë është bërë më 7 tetor 2020. Ai kishte deklaruar një adresë në Tiranë. Ky shtetas është i vetmi me këto gjeneraliteti që ka hyrë dhe ka dalë nga Republika e Shqipërisë.

Personi i paraqitur në bankë si pronar dhe administrator i dy kompanive në pamje të parë rezulton se nuk është i njëjti person me personin e verifikuar dhe që ishte personi i vetëm, i cili rezulton që ka hyrë dhe ka dalë nga Shqupëria. Shtetasi nigerian Ugochukëu Emmanuel Emereibenu, 32 vjeç, me pasaportë me datë skadence 16 mars 2025 dhe me pasaportë të mëparshme, të njëjtë me shtetasin tjetër nigerian, me emër, mbiemër dhe datëlindje të njëjtë, dyshohet se ka falsifikuar pasaportën ose ka përdorur pasaportën e një shtetasi tjetër me qëllim tërheqjen e shumave nga banka, të përfituara nëpërmjet mashtrimit kompjuterit.

Gjithashtu në materialet e paraqitura nga banka, është edhe kontrata e çeljes së llogarisë e kompanisë “LekliFarm Global” Sh.p.k me administrator Fatbardh Danja, 50 vjeç, çelur më 24 korrik 2020, ndërkohë që kompania është regjistruar më 9 korrik 2020 në QKB. Numri i vendosur nga kjo kompani në kontratën e çeljes së llogarisë bankarë është i njëjtë me numrin e kompanive të nigerianit.

Po ashtu edhe nga Barclay Bank në Londër është marrë një kërkesë standarde për kthim të një pagese në shumën 8746.12 USD në favor të subjektit “LekliFarm Global” shpk, ku pasi janë kërkuar detaje për reklamimin e pagesës, ka ardhur si rast i dyshimtë për mashtrim.

Fondet, shtetasi Fatbardh Danja, si pronar i Lekli Farm Global shpk, ka arritur t’i transferojë nëpërmjet platformës online në një llogari të një banke jashtë territorit të RSH. Sipas të dhënave të administruara gjatë hapjes së llogarisë bankare të LekliFarm Global shpk është konstatuar se pronari i saj ka qenë i shoqëruar nga një person me ngjyrë që me shumë gjasa të ishte shtetas afrikan.

Prokuroria thotë se ka dyshime se këta shtetas kanë hapur kompani të cilat dyshohet se janë fiktive dhe përdoren për qëllim tërheqjen e fondeve nga bizneset e ligjshme dhe më pas moskthimin e këtyre fondeve.

Gjithashtu nga veprimet e verifikimit në terren është konstatuar se shtetasi Ugochukëu Emmanuel Emereibenu ka shkuar në disa banka të nivelit të dytë për të kryer veprime bankare.

Po ashtu rezulton se Fatbardh Danja ka kontakte me një shtetas që quhet Donald dhe që nga verifikimi rezulton se është shtetasi Ugochukwu Emmanuel Emereibenu dhe ky lëviz me mjetin me targa AA 263 UB. Dyshohet se shtetasi Ugochukëu Emmanuel Emereibenu është i njëjti person me shtetasin Donald Fonkem Anu, i cili duhet të jetë dhe emri i tij i vërtetë.

Gjatë kësaj periudhe shtetasit Ugochukëu Emmanuel Emereibenu (Donald Fonkem Anu) dhe Fatbardh Danja kanë pasur disa takime edhe me persona të tretë të cilat janë evidentuar nga veprimet në terren.

Gjithashtu subjekti Emereibenu (Donald Fonkem) po nga veprimet në terren ka frekuentuar në mënyrë të vazhdueshme pikat e këmbimit valutor.

Më 15 prill 2021 rreth orës 11:15 shtetasi Ugochukwu Emmanuel Emereibenu (Donald Fonkem) së bashku me shtetasen e dyshuar Marie Estelle Goufan Atiock me mjetin e tij AA 263 UB kanë marrë një person në Kombinat i cili nga verifikimet rezultoi të ishte shtetasi Xhentil Kupe.

Më pas shtetasja Marie Estelle Goufan Atiock dhe shtetasi Xhentil Kupe kanë hyrë në filialin e një banke tjetër në Kombinat, ndërsa shtetasi Ugochukwu Emmanuel Emereibenu (Donald Fonken) ka qëndruar në mjet.

Nga verifikimet e kryera në atë filial, Xhentil Kupe ka shkuar të bëjë një tërheqje prej afro 41 mijë eurosh për llogari të firmës së tij “GS Ecometal Co LTD”, hapur në datë 30 mars 2021 me ortak të vetëm Xhentil Kupen. Kjo firmë ka si objekt blerjen dhe shitjen e gurëve të çmuar, arit dhe metaleve të rralla si edhe të gjitha llojet e mineraleve. Gjithashtu nga verifikimet Xhentil Kupe është arrestuar në vitin 2010 si i dyshuar për vjedhjen e Kishës së Shën Mërisë në Voskopojë, ku ishin vjedhur disa mbajtëse llambadarësh dhe një pjesë e ikonostasit.

Më 26 prill 2021 Xhentil Kupe si administrator i “GS ECOMETAL CO LTD” ka kryer një prokurë pranë noteres dhe ka deklaruar se ka caktuar përfaqësues ligjor shtetasin Ugochukwu Emmanuel Emereibenu (Donald Fonkem).

Vepra penale “Mashtrimi Kompjuterik” ndër të tjera parashikon:

“Futja, ndryshimi, fshirja ose heqja e të dhënave kompjuterike apo ndërhyrja në funksionimin e një sistemi kompjuterik, me qëllim për t’i siguruar vetes apo të tretëve, me mashtrim, një përfitim ekonomik të padrejtë. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, në dëm të disa personave, më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda materiale…”

Nga këto të dhëna, sipas prokurorisë rezulton se Fatbardh Danja, nga Shkodra ka konsumuar veprën penale të mashtrimit kompjuterik, pasi ka ndryshuar të dhënat kompjuterike për krijimin e të dhënave të rreme, me qëllim përdorimin e tyre si autentike, për një përfitim ekonomik të padrejtë.

* Phishing është një lloj sulmi inxhinierik social që përdoret shpesh për të vjedhur të dhënat e përdoruesit, duke përfshirë kredencialet e hyrjes dhe numrat e kartave të kreditit. Ndodh kur një sulmues, duke u maskuar si një entitet i besuar, mashtron një viktimë për të hapur një e-mail, mesazh të çastit ose mesazh me tekst.

Basha përshëndet Distria Krasniqin për medaljen e Artë: Krenari!

Kryetari i PD, Lulzim Basha përshëndet medaljen olimpike të Kosovës. Me një foto të sportistes nga Kosova, Distria Krasniqi që rrëmbeu medaljen e Artë, Basha shkruan: Krenari!🇽🇰👐🏻

Distria Krasniqi merr medaljen e Artë në “Tokio 2020” (Foto)

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën.

Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.

Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në Rio 2016.

Majlinda dhe sportistët tjerë do të garojnë ditëve në vijim, çka do të thotë se Kosova ka shanse të kthehet nga Tokio edhe me të tjera medalje Olimpike.

Aleanca Trilaterale e Vuçiç-Rama-Zaev është destabilizuese dhe antishqiptare!

Nga Sali BERISHA

Miq, bashkepunimi rajonal eshte i dobishem dhe i domosdoshem po vetem kur ai behet midis shteteve sovrane dhe te barabarta. Ky bashkepunim zgjeron lirite themelore te qytetareve te vendeve te rajonit i sherben njohjes me te mire mirekuptimit midis njerezve dhe fuqizimit te shkembimeve ekonomike kulturore midis vendeve. Por efekte absolutisht te kundert kane aleancat bi apo tri laterale rajonale, ato kercenojne paqen stabilitetin veçanerisht ne rajon qe sapo kane dale nga konflikte te egra.

Nje aleance e tille eshte dhe aleanca trilaterale e Presidentit te Serbomadhise Vuçiç me argatet apo çiraket e tij Rama&Zaev.

Kjo aleance u themelua ne Novi Sad ku Vuçiç ne prani te Rames dhe Zaev lançoi idene e vjeter te Mini Shengentit rajonal. Por mungesa e Kosoves, Malit te Zi dhe Bosnjes e shnderroi samitin e Novisadit ne Samitin e Vuçiçit apo te padronit dhe dy çirakeve te tij, te cilet me pranine e tyre ne ate samit shpallen Vuçiçin si promotor te integrimeve rajonale, de facto si udheheqesin e rajonit. Kjo aleance eshte e tera ne funksion te Aleksander Vuçiçit dhe kryekeput kunder Kosoves dhe defaktorizimit te rolit te saj si vend i pavarur ne rajon per llogari te Serbise. Samiti i Zoterise me dy sherbetor ne Novi Sad fshiu Kosoven po per interesa ngushtesisht te Vuçiçit dhe serbomadhise se tij jo vetem nga tryeza e bisedimeve por ne nje provokacion shume te rende dhe nga harta e Ballkanit.

Ne kete kontekst Beogradi diten e Samitit publikoi harten e Samitit per rajonin ne te cilen Kosova paraqitej si pjese e Serbise dhe Edi Rama ne mediat e tij por edhe ne rrjetin e tij personal te fb publikoi hartat e Beogradit per rajonin ne te cilat Kosova paraqitej pjese e Serbise. Pas ketij Samiti themelues fantazma e aleances trilaterale perçarese Vuçiç-Rama-Zaev kaloi edhe ne Shkup dhe Tirane duke ndezur po per llogari te padronit Vuçiç dhe ne nje akt te mirefillte antishqiptar, antikombetar luften e ftohte te Tiranes ndaj Prishtines. Edi Rama, mikpritesi i Samitit me urdher te padronit te tij nuk kurseu rrufete ndaj kryeministrit te Kosoves dhe rezultati i vetem i Samitit te Tiranes ishte kjo lufte antikombetare e Edi Rames ndaj Kosoves.

Marreveshja e Ëashngtonit ku Serbia dhe Kosova u ulen ne Shtepine e Bardhe ne prani te Presidentit Trump si pale te barabarta u duk se i dhe fund aleances trilaterale te Novisadit dhe e shnderroi marreveshjen e Novisadit apo Mini Shengenin ne nje marreveshje midis shteteve te barabarta te rajonit. Por samiti i fundit trilateral virtual Vuçiç-Rama-Zaev ishte nje shkelje e hapur e marreveshjes se Ëashingtonit dhe rikthim tek traktati i Novisadit, i cili injoron ekzistencen e shtetit te pavarur te Kosoves dhe sanksionin hegjemonine e Serbise ne rajon.

Perveç kesaj aleanca trilaterale Vuçiç-Rama-Zaev eshte destabilizuese dhe antishqiptare sepse ajo ne nje fare menyre eshte kunder edhe shqiptareve te Maqedonise se Veriut.

Duke perfituar nga kjo aleance partite politike te etnise maqedonase hartuan rezoluten ne pergjigje te problemeve qe kane me Bullgarine ne te cilen injorohet teresisht ekzistenca e etnise shqiptare ne ate vend. Une uroj qe kundershtite midise Maqedonise se Veriut dhe Bullgarise te zgjidhen sa me shpejt por vleresoj se me rezoluten e fundit partite e etnise maqedonaese u suallen sikur ne ate vend jetojne vetem ato dhe jo edhe shqiptaret. Perveç ketyre, Aleanca trilaterale e Mini Shengenit gjysma gjel Vuçiç-Rama-Zaev, ne te cilin nuk marrin pjese tre vendet e tjera sepse nuk deshirojne te nxisin serbomadhine ne rajon vetvetiu ushqen dhe gjalleron nacionalizmat rajonal.

Si perfundim mund te thuhet se rajoni ka nevoje per Aleanca gjithperfshirese dhe jo bi apo trilaterale. Historia ka provuar se hegjemonia serbe ne rajon apo dominimi i Ballkanit nga Beogradi nxit destabilizm dhe konflikte. sb

Shqiptari gjendet i vdekur në një rrugë në Itali, do kthehej sot në Shqipëri

Një shqiptar u gjet i vdekur në një rrugë në Itali. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Ferrarës. Sipas medieve italiane, shqiptari duhej të ishte kthyer sot pranë familjes në Shqipëri për pushimet verore, por u gjet i pajetë në asfalt.

Viktima quhet Mikel Gjini dhe ishte 28 vjeç. Ai jetonte në Itali prej dy vitesh, ku punonte si murator me një kushëririn e tij në një kompani të vogël ndërtimi.

Fillimisht banorët e zonës menduan se viktima ishte goditur me thikë, por kjo gjë nuk rezultoi e vërtetë. Më pas u tha se mund të kishte rënë nga lartësia.

Sipas medieve italiane, hetuesit dyshojnë se ai është goditur nga ndonjë ‘pirat’ i rrugëve, që është larguar me shpejtësi me mjetin e tij.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë kushëriri i tij dhe e motra, dy njerëzit e afërt që kishte në Itali.

Trupi i viktimës është dërguar për një autopsi të mëtejshme.