26.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Kush e mori drogën? DEA sinjalizoi për 17 kg kokainë në portin e Durrësit, por u gjetën vetëm 11 kg

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i një dite më parë në Portin e Durrësit ku u sekuestruan 11 kg e 675 gr kokainë.

ABC mëson se të gjithë kontejnerët që ndodhen në këtë port janë kontrolluar nga policia, kjo pasi DEA amerikane ka sinjalizuar se, sasia e kokainës që do të sillej në këtë port ka qenë 17 kg.

Për të gjetur sasinë e mbetur, e cila nuk ndodhej në kontejnerin e kontrolluar nga policia një ditë më parë, është bërë kontrolli i pjesës tjetër.

Lënda narkotike është zbuluar pasi Policia lokale ka konstatuar të hapur dy kapakë të njërit prej kontejnerëve për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, më 17 korrik.

Kontejneri ku u gjet sasia e drogës është rifutur në skanerin e Portit të Durrësit, pas alarmit që ka dhënë një prej qenve antidrogë. Kjo është hera e tretë që kësaj kompanie, që merret me importin e bananeve nga Ekuadori, i kapen lëndë narkotike.

Prishja e pazareve të drogës, kush është shqiptari që u vra në Itali

Një i ri shqiptar humbi jetën rreth mesnatës, në spital në Romë, pasi u godit me thikë në rrugë. Viktima është Atjon Lopçi, 26 vjeç.

I riu u godit me thikë gjatë një sherri me dy persona, në zonën Ostiense, rreth orës 13:30 të së Premtes. Pas sulmit, autorët, që dyshohet se janë shqiptarë, u larguan. I riu u godit në kurriz edhe bark.

Autorët janë identifikuar gjithashtu nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende.

Autorët e goditën pas shpine Lopçin. Ky i fundit u përpoq të largohej dhe ka vrapuar për 150 metra derisa u rrëzua në hyrje të një lokali.

Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari i plagosur është zvarritur për të dalë pranë sheshit “Gazometro” ku dhe është marrë për tu dërguar në spital. Aty, i është nënshtruar një ndërhyrje kirigjikale, që zgjati disa orë. Por, goditja me thikë ka rezultuar fatale dhe i plagosuri nuk ka mundur të mbijetojë.

Viktima raportohet se është me precedentë penalë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës.

Aksident tragjik, humb jetën pasagjerja nga përplasja e dy makinave

Një tjetër aksident i rëndë me vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në Hamallaj të Durrësit.

Policia njofton se viktimë ka mbetur një grua me inicialet E. H., e cila ishte pasagjere në njërin prej mjeteve të përplasura.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

PD publikon videon: 447 milionë euro, gjoba e Edi Ramës për familjet shqiptare

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët.

Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

Gjuhëtarët në protestë kundër bunkerizimit të Akademisë së Shkencave nga Gjinushi

Shkencëtarë dhe gjuhëtarë të ndryshëm shqiptarë kanë dalë edhe sot në protestën e tyre të tretë përpara Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, për të cilën ata pretendojnë që nuk funksionon vërtetë si e tillë, pra si një akademi e Shqipërisë, por ngjason më shumë me një akademi serbe apo sllave.

Në lidhje me këtë protestë, i ftuar në një lidhje live me emisionin ‘Me Xhaxhiun’ të gazetarit dhe moderatorit, Rezear Xhaxhiu në ‘Fax News’ ishte gjuhëtari, Agron Dalipaj, i cili nuk ngurroi aspak të sulmonte këtë institucion se nuk ishte aspak një vend në të cilin mund të jepnin kontributin e tyre shkencëtarët dhe gjuhëtarët e vërtetë.

“Kjo është protesta e tretë që ne bëjmë përpara akademisë së Shkencave. Është një rrugëtim i gjatë dhe një përpjekje e pandërprerë që ne kërkojmë që kjo akademi që quhet Akademi Shkencash të jetë vërtetë e tillë dhe të gëzojë mbiemrin e saj. Ajo portë e Akademisë së Shkencave duhet të jetë një portë e hapur për njerëzit e shkencës, për shkencëtarët. Por si qëndron e vërteta? E vërteta është se kjo portë rri e mbyllur për shkencëtarët e vërtetë, përsa kohë që veprat e tyre refuzohen dhe nuk merren në konsideratë.”, tha ndër të tjera në këtë intervistë live gjuhëtari Dalipaj.

Ai vijoi më tej duke e simbolizuar këtë Akademi si një akademi serbe, një përcaktim shumë i rëndë ky sipas tij, por edhe i vërtetë, pasi në këtë institucion sipas tij, prej dy vitesh tashmë nuk ka më konkurrencë dhe nuk bëhen më konkurse për vepra shkencore. Ndaj, sipas tij duhet të ketë një ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për ta nxjerrë këtë akademi nga gjendja e mjeruar në të cilën ndodhet sot.

“Kjo akademi funksionon si Akademia e Shkencave të Serbisë. Ky është një përcaktim shumë i rëndë. Në këtë institucion ka të paktën dy vjet që nuk ka më konkurrencë dhe nuk bëhen më konkurse për vepra shkencore. Kjo akademi është në një gjendje të mjeruar, sepse nuk mund të përballet me shkencëtarët e vërtetë që vijnë nga jashtë.”, tha më tej në fjalën e tij Dalipaj.

Përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit në Prishtinë

Në stadiumin e Prishtinës është bërë sot inaugurimi i shtatores së ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ish-futbollistit të famshëm, Fadil Vokrri.

Vokrri, njeriu më meritor për pranimin e Kosovës në shtëpitë e futbollit botëror dhe evropian (FIFA dhe UEFA), vdiq tragjikisht në qershor të vitit 2018, vetëm dy vjet pasi e jetësoi ëndrrën e kosovarëve, raporton Gazeta Express.

Shtatorja e tij u punua vitin e kaluar dhe ishte paraparë të përurohej në fund të tetorit të kaluar, në mandatin e ish-ministres Vlora Dumoshi.

Menjëherë pas ceromonisë së zbulimit te shtatores, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore.

Aty do do të përballën veteranët e Kosovës dhe te Shqipërisë edhe po ashtu edhe skuadra Prishtina 1991 dhe Llapi.

Një histori me të parën gazetare në RD

Nga Dritan KABA

Sot u nda nga kjo bote nje grua fisnike e nje burri po aq fisnik, Agim Isaku.

Nje grua e talentuar dhe plot kurajo.

Nje grua qe falte vetem miresi dhe buzeqeshje.

Sot nuk do e kemi me mes nesh Vera Isakun.

Dua te kujtoj nje nga artikujt e saj te shkruar me aq dashuri, qe na u kthye te gjitheve ne nje “makth”.

Si gazetare e talentuar, grua plot finese ne te shkruar, Mitro Çela i dha te shkruante editorialin e RD per fitoren e zgjedhjeve te 22 marsit te vitit 1992.

Nje shkrim qe hapte gazeten dhe vazhdonte nje gjysem faqe me pas. I gjithe reportazhi ishte si te shijoje nje gote vere shume te mire me fruta te gjithllojshme dhe me nje embelsire qe te shkrinte ne goje.

E lexuam serish edhe ne mbledhjen e mengjesit te gjithe bashke. Na pelqeu me shume se kur e lexuam ne darke ne shtypshkronje. Fitorja e demokracise na kishte bere edhe me te ndjeshem. Por… ne shkrim nuk ishte permendur asnje udheheqes i PD. Ne reportazh citoheshin vetem opinionet e njerezve te thjeshte, intelektualeve, te rinjve, njerezve qe e kishin shpirtin plot.

Pikerisht ky fakt beri qe mbledhjen te na e priste zilja e telefonit mbi dhjete “udheheqes” bene qe te tringellonte zilja e telefonit me fjaline e njejte: po une ku jam.

Derisa erdhi edhe telefonata nga kabineti i Berishes ku kerkohej pse nuk ishte permendur emri i doktorit. Mitro qe vetem buzeqeshte e tundte koken tha: Vera ke bere nje reportazh te shkelqyer, mua me jane renduar xhepat me keto hekurat qe mbaj, keshtu po i dorezoj sot, e kishte fjalen per çelesat e zyres. Te gjithe prisnim si te ngrire ardhjen e Mitros. Kur erdhi qeshte edhe tha me shume ishte merzitur Blerimi dhe Agroni se doktori. Askush nuk donte te rendonte xhepat, e mbylli.

Vera e mire, qe gjithmone jepte mendime te kthjellta me shume se shume burra bashke.

Lamtumire e dashur Vere. Parajsa po te pret.

Si tentoi të prishte provat polici që përplasi për vdekje të riun në Tiranë

Efektivi i Policisë, Roxhels Milkurti, me detyrë inspektor në Komisariatin nr.4 në kryeqytet, aksidentoi për vdekje një të ri 26-vjeçar, i cili në momentin e ngjarjes tragjike udhëtonte me një motor tip ‘Suzuki’.

Pas përplasjes fatale që u regjistrua rreth orës 00:15 minuta, efektivi që udhëtonte me shpejtësi të lartë bashkë me vëllanë e tij, ka tentuar të prishë provat në vendin e aksidentit. Përplasja ka qenë kaq e fortë sa drejtuesi i mjetit të vogël, motorit, ka humbur jetën brenda pak momentesh.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet i riu i shtrirë në mes së rrugës. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi policin 25-vjeçar së bashku me vëllain e tij tre vite më të vogël. ‘Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, inspektor R.M., 25 vjeç, punonjës Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij, shtetasin M.M., 22 vjeç.

Arrestimi u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip ‘Benz’ në rrugën ‘Teuta’, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamzë, rreth orës 00:15 aksidentoi mjetin motoçikletë tip ‘Suzuki’, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes’, sqaron SHÇBA.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Tiranës, duke e akuzuar efektivin për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Pengimi për zbulimin e së vërtetës’.

Porti i Durrësit, porta e trafikut të drogës! Kapet sërish rreth 12 kg kokainë

Tjetër sasi kokaine është kapur sot në portin e Durrësit. Sipas policisë, u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, dhe veprimeve hetimore të kryera më datë 17.07.2021, ku në Port u konstatuan të hapur dy kapakë të njërit prej kontenierëve për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”.

Njoftimi i policisë

Port, Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, dhe veprimeve hetimore të kryera më datë 17.07.2021, ku në Port u konstatuan të hapur dy kapakë të njërit prej kontenierëve për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar pasditen e sotme.

Në vijim të operacionit “Rada” pasditen e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit është ushtruar kontroll i imtësishëm në 10 kontenierë për llogari të kësaj kompanie, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në një nga kontenierët u gjetën dhe u sekuestruan 6.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e një grupi të posaçëm prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të SPAK-ut.

Në nisje të operacionit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. G., (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës, shtetasi E. D.

Mandati i anëtarit të Këshillit Kombëtar në dispozicion të…

Nga Albert AVDULI

Shënim në ditë të nxehtë, por me mendje të ftohtë

Faktikisht, por jo rastësisht, unë jam në grupin e atyre anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së me një kohë të gjatë në përbërje të tij. Shpesh i zgjedhur, por edhe i kooptuar si kryetar bashkie apo edhe kryetar i PD-së në degë lokale.

Gara e fundit për këtë strukturë ka ngjallur shumë diskutime nga emra me kontribute, por edhe me ambicie.

Normale që të aspirojnë, po aq e pritshme edhe mos përmbushja e çdo objektivi.

Me keqardhje konstatoj se pakënaqësia e disave është shndërruar në një betejë të vrazhdë brenda nesh duke anatemuar emra të përveçëm.

Disa prej emrave që kanë pretendime i njoh personalisht dhe kam vlerësim maximal për çfarë përbëjnë si persona publik dhe posaçërisht si zonja apo zotërinj me kontribute pa ekuivoke për këtë forcë politike.

Unë jam me gjykim të mesëm në trajtimin e politikës së madhe, por nuk jam aspak modest kur flitet për procedura dhe norma statuore brenda grupimit tonë.

Unë jam demokrat sa çdo tjetër në trupën 80 mijëshe të antarësisë aktive dhe si i tillë ndihem i barabartë me cilindo.

Nga kjo barazi dhe lirshmëri, ditën që doli lista e kandidatëve për këtë forum drejtues, reagova publikisht duke shprehur vlerësimin tim për emrat e përfshirë në garë, por edhe evidentimin e mungesës së boll emrave të tjerë me kontribute të spikatura në 31 vite pluralizëm.

Mungesa vura re edhe kur u shpall lista fituese, por gjithmonë ka patur, gjithmonë do të ketë.

Nuk ka lista të përkora, madje e vetmja listë e mirë është ajo që nis me emrin tim. Kjo është aksiomë e garave.

Sigurisht që do të mungonin emra sepse Partia Demokratike ka një armatë të madhe në përbërje të saj.

Kjo parti është vlerë dhe krijim kombëtar dhe në dejet e saj ka shumë flukse origjinash, brezash, mendimesh, perceptimesh, strategjish dhe interesash sigurisht.

Mbi gjithçka në këtë parti spikat tharmi kapriçioz gjenetik.

Po ndal tek përcaktimi “kapriçioz”:

Në strukturat e kësaj partie spikasin individualitete, por nuk duhet harruar se çdo aktivist brenda këtyre radhëve, ndihet dhe është po aq i rëndësishëm sa i pari i së tërës.

Ndaj janë në këtë subjekt sepse rreshti i vret, kornizat i thyejnë…

Atëherë kujt duhet t’i bindemi për mos ta lënë veten në kaos?

Statuti mbetet rregullatori i ecurisë.

Statuti…. E pra, kjo bibël apo kuran ka interpretët e saj, ku rolin kryesor e ka Sekretari i Përgjithshëm.

A është i përkryer? Jo, nuk është i tillë. Kurrë, askush në atë pozicion nuk ka qenë perfekt, por këtu duhet të ndalim.

A duhet të bëjmë kritika? Jam idhtar i mendimeve dhe opinioneve të hapura, por me argument.

Vërej se inati shpesh na verbon dhe turremi me gjithfarë epitetesh e përcaktorësh duke kaluar veten nga egoist në egocentrist.

Në rreshtat e mëposhtëm do doja mirëkuptim më të gjerë nga personalja.

Faktikisht, shkruaj këtë sepse nuk dua t’më etiketoni si servil, rrahës shpatullash apo yesman.

Nuk më ngjisin këto nofka sepse kam rendur në çdo degë ku jam ngarkuar të punoj që nga themelimi i PD-së e deri më sot dhe kurrë nuk kam qenë në listën e kandidatëve për deputet as kur drejtonte Azem Hajdari, Sali Berisha, Eduart Selami, Tritan Shehu, prapë Sali Berisha e tashmë Lulzim Basha.

Kurrë nuk kam qenë zv.ministër, drejtor i përgjithshëm, këshilltar në bashki a nuk di çfarë tituj të tjerë, por ama në terren kam qenë nga Tropoja në Sarandë. U zgjata me këtë paragraf se dua të ndal te rasti i Sekretarit të Përgjithshëm dhe mos të nxitoheni të shkruani se po i rregulloj kostumin Gazit…

Tashmë kemi targetuar Gazmend Bardhin si djallin e zi në PD dhe harrojmë se ky djalosh ka prodhuar mijëra fletë formati akuza dhe denoncime për realitetin dhe aktorët qeverisës.

Po, është ky Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm që drejtoi fushatën në një zonë të kontrolluar rreptësisht nga krimi dhe e përballoi me kosto, por denjësisht, bardhësisht.

Ne mund të meremi gjatë dhe të kryqëzojmë Bashën e Bardhin bashkë me të, por po harrojmë kauzën dhe objektivin e forcës ku aderojmë.

Mund të shkruhet shumë nga ky këndvështrim dhe secili mund të shtoj, mund të heqi, por nuk po zgjatem sepse kam në dorë një shkrim për borxhet që po na zhyt qeveria, për kasaphanën ku ndodhen qytetet, për krimin, për trafikun, për uzurpimin e çdo gjëje publike, për pagat që janë zhvlerësuar, për çmimet e karburanteve, ushqimeve, arratisjen e të rinjve.

Këto doja të shkruaja, por edhe të mbështes deputetin socialist, Petro Koçi që vuri alarmin se financat publike po i menaxhon krimi i organizuar.

Epilog:

Në këto rrethana dhe për të kënaqur një nga vijuesit e listës së këshillit kombëtar (as nuk e di kush është), i drejtohem Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së, Z.Gazmend Bardhi që nëse e gjykon, në çdo kohë le të zhvendosi emrin tim dhe të vijë emri në radhë.

Është deklaratë e sinqertë dhe veç në bindjen time, sikurse mbetem në të njëjtin përkushtim.