23.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Kapet me 500 mijë Euro në Pikën e Kalimit Kufitar

Rreth 500.000 Euro janë sekuestruar në Muriqan, që do të futeshin në vendin tonë në mënyrë të jashtëligjshme, njoftoi policia. Në pranga u vu poseduesi i parave të padeklaruara, Rudolf Radi.

Policia njoftoi se, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte një shumë të madhe parash dhe tentonte për t’i futur në mënyrë të kundërligjshme nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Muriqanit, finalizuan operacionin policor të koduar “Muriqani”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin  tip “Benz” që drejtohej nga Rudolf Radi, 56 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Ancona-Itali, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në mjet 494.785 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i Rudolf Radit për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Qeveria jep me koncesion edhe strehimin social, miratohen procedurat e PPP-ve

PREZANTOHET PROJEKTI PER SHESHIN SKENDERBEJ - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, gjate prezantimit te projektit per ndertimin e “Sheshit Skenderbej”, ne Tirane./r/n/r/nPRESENTATION OF PROJECT FOR SKENDERBEG SQUARE - Prime Minister Edi Rama and Tirana's Mayor, Erion Veliaj, during the presentation of the project for the construction of "Skanderbeg Square", in Tirana.

Qeveria miratoi këtë jave një vendim që përcakton qartësisht mënyrat sesi do të përzgjidhen, kontraktohen, format dhe kushtet e kontratës për ndërtimin e banesave në zonat e zhvilluara me qëllim strehimin. Ligji për strehimin social i miratuar në vitin 2018 parasheh si një nga mënyrat për të rritur fondin e banesave për strehim edhe përmes lidhjes së kontratave të partneritetit publik privat (PPP) mes njësive të vetëqeverisjes vendore dhe kompanive private në zona të zhvilluara me qëllim strehimin.

Vendimi i fundit i qeverisë përcakton pikërisht këtë aspekt duke u ndalur së pari në hapin që duhet të hedhin njësitë e vetëqeverisjes vendore. Këto të fundit duhet të vlerësojnë nevojat e tyre për strehim në njërën anë dhe tokën që kanë në dispozion për të zhvilluar projekte të kësaj natyre në anën tjetër.

“Njësitë e vetëqeverisjes vendore analizojnë paraprakisht dhe bëjnë planifikimin e zonave që do të zhvillohen për strehim në territorin e tyre, mbështetur në planin e detajuar vendor të zhvillimit urban të miratuar ose, në mungesë të tij, në planin e përgjithshëm vendor, në nevojat për ndërtim banesash në përgjithësi dhe ato sociale në veçanti, si edhe në fondet e përcaktuara për të përballuar zhvillimin e zonës me të ardhurat e veta. Me miratimin e planit të detajuar vendor ose, në mungesë të tij, planin e përgjithshëm vendor, struktura përgjegjëse në njësinë e vetëqeverisjes vendore identifikon pronësinë e tokës në zonën që do të zhvillohet me qëllim strehimi” përcakton vendimi.

Njësitë gjithashtu duhet që të ngrejë një grup pune që do të kryejë studimin paraprak për hartimin e termave të referencës të projekteve për zhvillimin e zonës/ave me qëllim strehimin. Në përbërje të këtij grupi pune janë ekspertë nga strukturat e njësisë së vetëqeverisjes vendore që janë përgjegjëse për strehimin, buxhetin, urbanistikën, pronat.

Çfarë thotë pika 2 e nenit 52 në shkronjat a dhe c që përmend vendimi?

Por çfarë parashikon pika 2 në shkronjat a dhe c të nenit 52 të ligjit për strehimin social? Nenin 52 në tërësi lidhet me partneritetin publik-privat për ndërtime në zona të zhvilluara me qëllim strehimin. Pika dy me shkronjat e përmendura në vendim nënvizon se, “marrëveshja për ndërtimin e banesave, që kryhet nga subjekte private, nëpërmjet partneritetit publik-privat, bazohet në një nga format e mëposhtme:

financimi i ndërtimit nga subjekti privat në truallin ose truallin e pajisur me infrastrukturë në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në këmbim të përfitimit nga njësia vendore të një përqindjeje të caktuar sipërfaqe ndërtimi, të përshtatur në apartamente, sipas normave të strehimit, si kundërvlerë e vlerës së truallit të pajisur me infrastrukturë.
c) bashkëfinancim i ndërtimit nga subjekti privat dhe njësia e vetëqeverisjes vendore nga buxheti i vet dhe/ose me mbështetje të buxhetit të shtetit, përkundrejt përfitimit të një numri banesash sociale dhe ose me kosto të ulët

Procedura e përzgjedhjes së subjektit privat në rastin e shkëmbimit të truallit me garë

Vendimi i qeverisë përcakton procedura në rastin e financimit të banesave nga subjekti privat në truallin në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore, me qëllim shkëmbimin e vlerës së truallit me sipërfaqe ndërtimi, duke  sipas shkronjës “a”, të pikës 2, të nenit 52, të ligjit nr.22/2018, kryhet vetëm me konkurrim.

Kjo bëhet për : a) ndërtimin e objektit sipas projektit të parapërgatitur nga njësia e vetëqeverisjes vendore ose; b) projektin e ndërtimit/zhvillimit të përgatitur nga subjekti privat së bashku me ndërtimin e objektit.

Procedura konkurruese synon që trualli në pronësinë e njësisë së vetëqeverisjes vendore të shkëmbehet me sipërfaqe ndërtimore sipas vlerës më të lartë të shkëmbimit, kur ndërtimi realizohet me financim të subjekteve private.

Thirrja për konkurrim botohet në Buletinin e Njoftimeve Publike, në website-in e njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe përmban, si më poshtë vijon:

  1. a) Qëllimin e thirrjes, ku jepet përshkrimi i ndërtimit dhe projektit që synohet të realizohet,
    b) Objektin e kontratës dhe kohëzgjatjen e saj;
    c) Kërkesat për kualifikim në lidhje me kapacitetet administrativo-ligjore, teknike dhe ekonomike-financiare;

ç) Specifikimet lidhur me projektin në rastin kur është parapërgatitur nga njësia e vetëqeverisjes vendore ose kur kërkohet të përgatitet nga subjekti privat;

  1. d) Vendndodhjen e zonës ku do të realizohet investimi dhe kushtet zhvillimore, sipas kuptimit të legjislacionit mbi planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
    dh) Përqindjen e llogaritur të sipërfaqes së ndërtimit që i takon njësisë së vetëqeverisjes vendore në këmbim të truallit në pronësi të saj, llogaritur sipas shkronjës “ç”, të pikës 4, të kreut I, të këtij vendimi, e cila përdoret si nivel ‘dysheme’ në vlerësimin e ofertave;
    e) Formularin e ofertës, i cili plotësohet nga kandidatët/ofertuesit dhe përmban konfirmimin e kandidatit/ofertuesit se ai/ajo e ka pranuar përmbajtjen e dokumenteve të procedurës konkurruese dhe deklarimin se çdo e dhënë e rreme përbën shkak ligjor për skualifikim të kandidatit/ofertuesit;

ë) Vendin, datën dhe orën për dorëzimin e ofertave dhe hapjen e tyre;

  1. f) Metodologjinë e vlerësimit për përzgjedhjen e ofertës më të mirë, si dhe kriteret e shpalljes së fituesit;
    g) Informacionin për sa i përket procedurës së rishikimit dhe dorëzimit të ankesave.

Pas përfundimit të afatit të dorëzimit të ofertave, kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore nxjerr urdhrin për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e zhvilluesit, ku përcaktohen:

  1. a) njësia përgjegjëse për organizimin e procedurave konkurruese dhe përgatitjen e dokumentacionit, që përbëhet nga jo më pak se 3 (tre) persona me të paktën 1 (një) jurist në përbërjen e saj; dhe
    b) Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (Komisioni), i cili përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë: një inxhinier/arkitekt, një ekonomist, një jurist, dhe një specialist nga struktura përgjegjëse për strehimin. Anëtarë të Komisionit caktohen persona të cilët nuk ndodhen në kushtet e konfliktit të interesit. Kryetar i Komisionit është nënkryetari i bashkisë”, thuhet në vendim./Monitor/

Afera e regjimit, KLSH: 45 ton ton yndyrë vegjetale nga Ukraina u shit si gjalpë

Inspektorët e AKU-së nuk e kanë problem ta lejojnë tregtarin të shesë “sapunin për djathë”. Në rastin që është zbuluar nga KLSH, “sapuni” është yndyrë vegjetal që prodhohet në Ukrainë dhe shitet për gjalpë në Shqipëri. Kompania e ushqimeve me bazë në Tiranë e mbyt tregun me këtë produkt fals dhe AKU e lejon të vazhdojë ta shpërndajë “gjalpin” edhe pas denoncimeve të qytetarëve.

Kjo është pjesë e gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka kryer një auditim në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (DRAKU) për periudhën nga data 1 janar 2018 deri 30 dhjetor 2020. Nga kontrolli rezultojnë shkelje të rënda financiare, të Ligjit për ushqimin dhe vendimeve të qeverisë për kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore, duke mos mbrojtur interesin e konsumatorit.

“Gjalpë i freskët” nga Ukraina

Yndyra vegjetale e prodhuar nga Andrushevskyi Dairy LTD në Ukrainë dhe e shitur nga Domenik LTD për kompaninë shqiptare me bazë në Tiranë, pasi ka marrë certifikata veterinare në PIK Qafë Thanë, është ligjëruar përfundimisht si gjalpë nga DRAKU. Sasia e deklaruar e hedhur në treg e këtij produkti në vitet 2019 dhe 2020 është mbi 45 ton pa përfshirë paketimin.

Gjetjet e auditimit të KLSH

“Autorizimi i inspektimit AKU-TR-2019-002774-1, datë 15.05.2019, nga ankesa e ardhur nga konsumatori, për produktin yndyrë vegjetale e cila tregtohej si gjalpë. Produkti është importuar nga kompania dhe është blerë në një supermarket, i cili është furnizuar aty. Mbi bazën e kësaj ankese është inciuar inspektimi me qëllim verifikimin e gjurmueshmërisë, importit, por edhe të kushteve të higjienës, etj.”

Grupi i inspektimit shtyn fatin e kontrollit

Për inspektorët e DRAKU-t kjo është aferë e madhe, prandaj kërkojnë të fitojnë kohë. Kërkohet një shtyrje e afatit të kontrollit. Me shumë gjasa kjo shtyrje i lejoi tregtarit të importit të shpërnante produktin në treg sa më shpejt.

“Fillimisht ka pasur kërkesë për shtyrje të afatit të autorizimit nr.AKU-TR-2019-002774-9, date 16.05.2019, deri më datë 17.05.2019, për shkak të ngarkeses së inspektimit, e cila miratohet nga kryeinspektori”, nënvizohet në raportin e KLSH.

Gjobat sa për të justifikuar kontrollin

Nga auditimi i kryer mësohen gjobat evendosura kompanisë së importit të ushqimeve. Nëse do të shohim fitimet që realizon subjekti nga shitja e gjapit flas, këto gjoba janë qesharake.

“Në Procesverbalin e inspektimit nr.AKU-TR-2019-002774-2, datë 17.05.2019 pasqyrohen shkeljet e kuadrit ligjor, për etiketimin, importin, përgjegjësitë e operatorit. Gjithashtu ndaj subjektit për shkeljen e kërkesave ligjore janë vendosur 3 gjoba në vlerën 2,300,000 lekë (2,000,000 leke për importin +100,000 lekë për etiketimin + 200,000 lekë për përgjegjësitë e operatorit)”. Këto janë masat administrative që janë vendosur, sipas raportit. Por, as këto para nuk paguhen nga kompania.

“Gjithashtu konstatohet se gjoba e vendosur nuk është arkëtuar akoma, si dhe ankimi i bërë nga subjekti në datën 25.06.2019, nuk është shqyrtuar nga komisioni i ngritur në Ministrinë e Bujqësisë, duke krijuar efekt negativ financiar në buxhetin e shtetit në vlerën 2,300,000 lekë”, thekson raporti.

Kompania “këshillohet” të heqë etiketat e gjalpit…

“Vendimi i ndërmjetëm i inspektimit nr.AKU-TR-2019-002774-4, datë 17.05.2019, ku është bërë bllokimi i sasisë 45 ton të produktit, i cili do të qëndrojë i bllokuar në dhomat frigoriferike të subjektit deri në rietiketimin e tij.

-Vendimi i inspektimit nr.AKU-TR-2019-002774-5, datë 17.05.2019, ku pasqyrohen masat administrative, tërheqja e produkteve të shitura si gjalpë, ndërkohë që është yndyrë vegjetale, për rietiketimin e tyre, si dhe rietiketimin e sasisë 45 tonë që u gjet gjendje në subjekt, brenda datës 24.05.2019 dhe të njoftojë DRAKU-n Tiranë, për korrigjimin e shkeljeve.

Në praktikën e mësipërme konstatohet se:

-Dokumentet e administruara për praktikat e importit dhe dokumentet shoqëruese të tyre (invoice, packing list, certifikata veterinare e lëshuar në Ukrainë, certifikata e analizave laboratorike), të cilat janë marrë nga grupi i inspektimit, janë fotokopje dhe pa nënshkrimin e përfaqësuesit dhe vulën e subjektit.

-Nuk administrohen akt-kontrollet e kryera nga inspektorët e PIK-ut Qafë Thanë.

-Certifikatat e analizave laboratorike të dy praktikave të importit, janë fotokopje, pa emër dhe mbiemër të titullarit të laboratorit, pa vulën e laboratorit, por vula e vendosur në këto certifikata është e kompanisë prodhuese të produktit.

Konkretisht Andrushevskyi Dairy LTD, kompani e cila nuk ka laborator të akredituar për kryerjen e analizave për ushqime, ç’ka do të thotë se certifikatat nuk janë të sakta në formë dhe përmbajtje, janë fiktive, duke krijuar dyshim mbi vërtetësine e tyre. Gjithashtu dokumentet janë në gjuhë të huaj dhe jo në gjuhën shqipe.

-Sa më sipër, nuk duhej të lejohej hyrja në Shqipëri e produkteve të dy importeve të kryera sipas datave 14 janar 2019 dhe 29 prill 2019, kur nga inspektorët e PIK-ut në Qafë Thanë janë lëshuar dokumentet veterinare për dy ngarkesat, përkatësisht dokumenti nr.33, datë

14 janar 2019 për importin e kësaj sasie dhe dokumenti nr.508, datë 29 prill 2019, për importin e dytë;

-Praktika e dytë e importit ka mangësi në dokumentacionin e saj, konkretisht në importin e datës

30.04.2019, nga kompania e ushqimeve është importuar nga shitësi Domenik LTD, produkti yndyrë vegjetale (e prodhuar nga Andrushevskyi Dairy LTD) në sasinë 21,000 kg neto (pra, pa përfshirë peshën e paketimit). Produktet e importuara jane 3 grupe, si vijon:

Butter vegetable Capro-yndyre totale 82% përfshirë 25% yndyrë qumështi ne paketime 5 kg/pako, në sasinë 2500 kg, prodhuar me datë 15.04.2019- skadon më datë 15.04.2021;
Butter vegetable Zolotava-yndyrë totale 82% përfshirë 0.6% yndyrë qumështi, në paketime 5 kg/pako, në sasinë 4500 kg, prodhuar me datë 15.04.2019- skadon më datë 15.04.2021;
Butter vegetable Zolotava-yndyrë totale 82% përfshirë 0.6% yndyrë qumështi, në paketime 25 kg/pako, në sasinë 560 kg, prodhuar me datë 15.04.2019- skadon më datë 15.04.2021;
-Certifikata e analizës laboratorike nr.240419/l-1 për produktin e parë, nuk i përket atij, pasi të dhënat në certifikatë nuk përputhen me të dhënat e produktit. Konkretisht produkti përmban yndyrë totale 82% përfshirë 25% yndyrë qumështi, ndërkohë në certifikatë pasqyrohet yndyrë totale 82%, përfshirë 0.6% yndyrë qumështi. Pra, për sasinë 2500 kg të produktit nuk është bërë kontrolli cilësor i saj;

-Nga grupi i inspektimit nuk është pasqyruar plotësisht gjurmueshmeria e produktit në subjekt. Konkretisht sipas informacionit të pasqyruar: Në subjekt janë gjendur:

Butter vegetable 82% yndyrë totale përfshirë 3.6% yndyrë qumështi, me datë prodhimi 06.12.2018- skadencë 06.12.2020, për të cilin nuk pasqyrohet sasia e furnizuar dhe sasia e shitur. Gjithashtu nuk administrohet praktika e importit të këtij produkti.

Butter vegetable Capro 82% yndyrë totale përfshire 25% yndyrë qumështi, me datë prodhimi 15.11.2018- skadencë 15.11.2020, për të cilin nuk pasqyrohet sasia e furnizuar dhe sasia e shitur. Gjithashtu nuk administrohet praktika e importit të këtij produkti.

Të gjitha produktet e mësipërme, të cilat janë yndyrë vegjetale, janë shitur nga kompania si gjalpë.

-Grupi i inspektimit ka pasqyruar sasinë gjithsej të produktit të gjendur në subjekt 45 ton, por nga se është e përbërë kjo sasi nuk jepet” njofton KLSH në mes të gjetjeve nga auditimi i bërë tek DRAKU.

Ligji urdhëron bllokim dhe asgjësim, jo “rietikim”

“Vendimmarrja e grupit të inspektimit nuk është e saktë. Konkretisht: Bllokimi i produktit yndyrë vegjetale nuk eshte zbatuar siç duhet, pasi, sipas kësaj reference, produkti bllokohet dhe administrohet në ambjentet e institucionit që ka konstatuar kundërvajtjen administrative, veprim i cili nuk është bërë, pasi produkti është bllokuar dhe është lënë në ambjentet e subjektit;

-Masa e lënë për rietiketimin e ushqimit nuk ka bazë 1igjore, pra në asnjë percaktim në “Ligjin e Ushqimit” nuk thuhet së në rastet kur etiketa përmban informacion të gabuar, ajo duhet të rietiketohet. Veprimi i inspektorëve në këtë rast nënkupton që, gabimi i subjektit (mashtrimi duke pasqyruar informacion jo të vërtetë për produktin) është toleruar.

Nëse do të marrim në konsideratë intepretimin e bërë në pikën 1/b të nenit 11, ku një ushqim është i pasigurt, në rastin kur informacioni që i jepet konsumatorit, përfshirë informacionin e dhënë në etiketë (rasti i mësipërm) ose informacione të tjera, të vlefshme për të, për parandalimin e efekteve të dëmshme specifike për shëndetin nga një ushqim i caktuar ose nga një kategori ushqimesh, dhe në këtë rast, sipas përcaktimit të bërë ne piken 1 të nenit 24 dhe nenit 69 të Ligjit për ushqimin, ky produkt ushqimor duhet të hiqet nga tregu, të bllokohet dhe të asgjësohet, dhe jo të rietiketohet.

Ose inspektorët mund të kishin marrë mostër për analizë 1aboratorike, për të vlerësuar nga ana shkencore, cilësinë dhe sigurinë e produktit, por as ky veprim nuk është kryer.

Nuk janë vendosur shenjat dalluese të bllokimit të produkteve, çka e bënë të parealizuar plotësisht masën administrative të inspektorëve dhe nuk garantohet, nëse subjekti do të tregtojë nga ky produkt apo jo;

-Në këtë rast produkti duhej të bllokohej, të merrej në administrim nga inspektorët dhe të ruhej në ambjentet e institucionit, si dhe të lihej detyrimi që ky produkt të asgjësohet brenda një afati të caktuar;

-Nga grupi i inspektimit nuk është verifikuar autenciteti dhe korrektesia e dokumentacionit të praktikave të importit;

-Grupi i inspektimit duke lënë si detyrë për subjektin, që të tërheqë nga tregu sasinë e shitur dhe bashkë me ato të bëjë edhe rietiketimin e sasisë gjendje 45 ton, ka ligjëruar ci1ësinë e produktit Butter vegetable Capro-yndyre totale 82% perfshirë 25%, në sasinë 2,500 kg, i cili praktikisht nuk ka certifikatën e analizës laboratorike, pra edhe cilësia e tij nuk është e garantuar.

Sa më sipër grupi i auditimit, pas shqyrtimit të veprimeve dhe mosveprimeve të inspektorëve të PIK-ut Qafë Thanë, grupit të inspektimit në DRAKU Tiranë, gjykon dhe arrin në konkluzionin se vendimmarrja e inspektorëve lidhur me lejimin e hyrjes në Shqipëri, bllokimin dhe rietiketimin e produktit nuk është e plotë dhe e saktë. Në këtë mënyrë është lënë të qarkullojë në treg një produkt, i cili nuk i është nënshtruar kontrollit cilësor të tij e, për rrjedhojë, nuk janë mbrojtur interesat e konsumatorit”, shkruhet në raportin e auditimit.

Ndryshimi i etiketave zgjati 6 muaj

Historia e gjalpit ukrainas është e gjatë, ku duket se inspektorët i kanë dhënë gjithë kohën e nevojshme tregtarit të shesë produktin fals. Rreth 6 muaj u deshën për të ndryshuar etiketat e “gjalpit”.

“Kjo praktikë e gabuar është ndjekur edhe në vazhdim nga DRAKU Tiranë, ku nëpermjet inspektimit të ketij subjekti, sipas autorizimit nr.AKU-TR-2019-006160-1, date 27.09.2019, është bërë zhbllokimi i sasisë 40 ton, me argumentin se është bërë notifikimi i etiketës.

Për më tepër, që detyrimi i notifikimit të etiketës, nuk ishte lënë në inspektimin e mëparshëm.

Ky është një produkt importi, dhe informacioni i tij jepet në gjuhën shqipe në etiketën origjinale ose

në kundëretiketë. Pra, nuk është rasti kur duhet të bëhet notifikimi i etiketës. Për më tepër, informacioni që deklarohet në etiketë, duhet që ta shoqërojë produktin ushqimor, të cilit i referohen ose të dërgohen paraprakisht apo njëkohësisht me dërgesën e tij, dhe kjo duhet të garantohet nga operatori i biznesit, gjë e cila nuk është bërë.

-Procesverbali i inspektimit nr.AKU-TR-2019-006160-2, date 27.09.2019.

Në procesverbal pasqyrohet informacioni se sipas kërkesës së subjektit me nr.3540 prot., date 17.09.2019 për zhbllokim të produkteve të bllokuara në inspektimin e datës 17.05.2019, u krye verifikimi dhe në

subjekt (dhomën frigoriferike) u gjend sasia prej 45 ton. Gjithashtu në subjekt u gjenden 40 kg nga produkti yndyrë vegjetale e cila është përdorur për kryerjen e analizave laboratorike (autokontroll, pra nga vetë subjekti) e cila është e papërdorshme, si dhe sasia prej 587.06 kg, e cila është kthyer nga subjektet, por është e papërdorshme, sepse është hapur nga klientët, dhe do të qëndrojë e bllokuar deri në marrjen e masave për asgjësimin e tyre.

Sasia prej 45 ton e cila eshte notifikuar sipas shkresës nr.2614/2 prot., date 26.07.2019, firmosur nga ish-Kryeinspektori i DRAKU-t Tiranë është zhbllokuar.

-Vendimi përfundimtar i inspektimit nr.AKU-TR-2019-006160-5, datë 27.09.2019, ku nuk pasqyrohet asnjë masë.

Nga shqyrtimi i praktikës së mësipërme rezulton se:

-Si fillim nga inspektorët duhet të ishte bërë konstatimi i shkeljes së moskorrigjimit brenda afatit nga subjekti, të detyrave të lëna në ispektimin e mëparshëm, për tërheqjen e produktit nga tregu, dhe duhet të ishte marrë masë administrative, veprim i cili nuk është bërë;

-Ne praktikën e inspektimit pasqyrohet informacioni se janë kthyer 587 kg nga produkti, por nuk ka asnjë faturë kthimi, nuk ka fletë-hyrje në magazinën e kompanisë së ushqimeve, për produktet e kthyera;

-Nuk ka asnjë dokument mbi njoftimin e bërë nga kompania, subjekteve të tjera, të cilat i ka

fumizuar me produktet e mësipërme (butter vegetable), me qëllim tërheqjen nga tregu.

-Inspektorët nuk kanë vendosur një afat të caktuar për kryerjen e asgjësimit të produkteve, por e kanë lënë në dëshirë të subjektit;

-Nuk janë vendosur shenjat dalluese të bllokimit të produkteve çka e bënë te parealizuar plotësisht masën administrative të inspektorëve, dhe nuk garantohet, nëse subjekti do të tregtojë nga ky produkt apo jo;

-Masa e zhbllokimit e marrë nga inspektoret nuk ka bazë ligjore, përkundrazi çdo ushqim i bllokuar që nuk plotëson kërkesat e Ligjit për ushqimin duhet të asgjësohet dhe jo të zhbllokohet”.

Ky ishte konkluzioni i KLSH-së për praktikën e ndjekur nga DRAKU dhe Dogana e Qafë Thanës mbi importin e gjalpit fals nga Ukraina. Në fakt, nuk duheshin shfletuar kaq shumë urdhra dhe udhëzime për të zënë në gabim inspektorët e DRAKU-t.

KLSH do të duhej të bënte vetëm dy gisht letër në prokurori, ku të kallëzonte kompaninë, inspektorët e DRAKU-t dhe veterinerët e Qafë Thanës për kontrabandë mallrash, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim të detyrës.

Dy turistë francezë humbin në Parkun e Llogarasë

Një çift francez kanë lëshuar sinjalin SOS ditën e sotme pasi kanë humbur në zonën e pyllëzuar në fshatin turistik të Llogarasë.

Menjëherë policia është vënë në kërkim për gjetjem dhe shpëtimin e tyre, teksa kontrollet po bëhen nga toka, me dronë dhe nga deti me gomone.

Ata janë nisur në mëngjes nga Llogaraja për të dalë në Karaburun dhe në gjirin e Gramës.

Aktualisht në terren janë dy grupe punonjësish që po kërkojnë, por se nuk është hera e parë që turistët humbasin në këtë zonë.

Më tepër se 1 muaj më parë sërish një grup turistësh humbën në këtë zonë, por u gjetën më pas nga ana e efektivëve të policisë.

Ndahet nga jeta ish-gazetarja e “RD”

Shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku, u nda nga jeta pas një semundje të gjatë dhe të pashërueshme në moshën 66 vjeçare.

E lindur ne Bilisht, ku kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinise së hershme, Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letersi në Universitetin e Tiranes. Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku,​ ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë.

Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike.​ Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Redaksia e gazetës RD i shpreh ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të njeriut të saj të dashur dhe ish-koleges tonë!

Shqiptari kapet me 17 kg kokainë në Itali

Dy persona, njeri prej tyre shqiptar janë arrestuar nga policia italiane, pasi janë kaur me 17 kilogramë kokainë.

Mediat italiane, bëjnë me dije se në pranga ka rënë një grua në moshën 34-vjeçare me origjinë rumune dhe 44-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ende.

Policia italiane kanë njoftuar se dy policia arrestoi shqiptarin dhe rumunen gjatë një kontrolli rutinë.

Dy shtetasit ndodheshin në një makinë me targa gjermane, ndërkohë që janë nervozuar dhe kanë ecur me shpejtësi sapo kanë parë policinë. Pikërisht veprimi i tyre ngjalli dyshime te policia e cila ndali makinën ku dhe kontrolli makinën.

Të dy personat u arrestuan, ndërkohë mësohet se nëse kokaine do shitej në treg do kapte vlerën e 2 milion eurove.

Berisha publikon fotot, ja si policët e Veliajt dhunojnë dhe plaçkisin të moshuarën që shiste lule

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto ku shikohen policët bashkiakë të Tiranës duke dhunuar një grua të moshuar,e cila shiste lule dhe gjëra të vogla në rrugë, në lagjen ‘Don Bosko’.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Narkopolicet e Lal Plehut dhunojne dhe plaçkisin si bandit qytetaret!

Lexoni denoncimin e dhimbshem te qytetarit dixhital. sb

Pershendetje! Sot ne Don Bosko na pane syte nje skene te tmerrshme. 4 police bashkiake iu vune pas nje zonje qe shiste lule e disa gjera te vogla. Nderkohe qe gjithe trotuari i se njejtes zone eshte plotesisht i zene nga tregtare ambulante, ku prinder me femije e kane sfide te perditshme per te kaluar. ( nderkohe qe bashkia mund te merret me ndertimin e nje tregu te mirfillte). Problemi i policeve qendronte te fakti pse zonja nuk kishte paguar 500 leke te vjetra qera ditore. Pavaresisht se qytetare e kalimtare i kerkuan ta linin zonjen te ikte, shume te rregullt ndaj ligjit ia moren ate pak mall e ia derguan ne komisariat. E se fundmi, po jo me pak e rendesishme para disa ditesh zonja tha se individe nga policia bashkiake e kishin dhunuar fizikisht. Nuk me pelqen aspak te flas per gjera te tilla, por me besoni eshte e vetma rruge pasi shume kalimtare iu luten policeve. Ps. Gjeta guximin per t’i bere foto, pasi nje prej policeve po fotografonte zonjen, per te justifikuar punen e tij…

Kjo ngjarje ka ndodhur nje jave me pare, e kam denoncuar, por nuk e kane bere publike! Perseritet e njejta histori!

Flakët e zjarrit përpijnë pemë, ullishte dhe shkurre në Berat, Fier dhe Korçë

Tra vatra zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Berat, Fier dhe Korçë. Bëhet e ditur se flakët e zjarrit po përpijnë pemë, ullishte dhe shkurre, ndërsa zjaarfikëset nuk shkojnë në ndihmë të banorëve që po luftojnë me zjarret.

Zjarri masiv po djeg pemët e qershive në Berat

Një zjarr masiv ka rënë në fshatin Paftal të Beratit, ku janë duke u djegur disa hektarë tokë të mbjellë me qershi.

Edhe pse banorët e zonës kan lajmëruar zjarffikëset, askush nuk ka shkuar në ndihmë për të filkur zjarrin që po djeg pemët e qershive.

Tymi i madh ka mbuluar zonën ndërkohë që flakët vijojnë të përhapen.

Zjarri djeg shkurret pranë shinave të trenit në Fier-Vlorë

Një zjarr i rënë ka bërë që të digjen shkurret pranë shinave të trenit në linjën Fier-Vlorë.

Flakët kanë qenë pa probleme në njerëz, por gjithashtu nuk kanë pasur pasoja të konsiderueshme financiare.

Era ka bërë që flakët të favorizohen. Zjarrfikësit janë në vendngjarje.

Zjarr në tokat bujqësore në Korçë 

Një sipërfaqe e konsiderueshme toke bujqësore është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Korçë. Nga raportimet mësohet se zjarri ka përfshirë sipërfaqet që ndodhen në lagjen nr. 18 të qytetit.

Banorët ngrenë alarmin se flakët janë përhapur në mënyrë të vrullshme për shkak të favorizimit nga era. Ndërkohë që sipas raportimeve ekipet zjarrfikëse nuk kanë shkuar ende.

Mjeku humb jetën teksa po vizitonte një të sëmurë

Një mjek në Sarandë ka humbur jetën këtë pasdite ndërsa ishte në krye të detyrës.

Bëhet me dije se, mjeku Ilir Gazeli, 66-vjeç, pësoi infarkt teksa ishte në krye të detyrës, ndërsa po i shërbente qytetarëve në zonën e Dhivrit.

Edhe pse kishte mbushur 66 vjeç, pra kishte arritur moshën për të dalë në pension, Gazeli vijonte punën në shërbim të qytetarëve, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.

Ai po i shërbente qytetarëve në zonën e Dhivrit dhe humbi jetën teksa po vizitonte një të sëmurë.