21.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Kush është pronari që vrau veten në dyqanin e tij

Arjan Asllani, 47 vjeç, i dha fund jetës ditës së sotme brenda dyqanit të tij të suvenirëve. Ngjarja ka ndodhur në Fier, ndërsa Asllani njihej si një person tepër i qetë në zonë dhe askush nuk di të tregojë përse e ndërmori aktin ekstrem.

47 vjeçari së fundmi e kishte vënë në shitje dyqanin e tij, ndërsa vetëvrasja ka ndodhur në një kohë kur kishte lëvizje të shumta njerëzish.

Arjan Asllani është vetëvrarë brenda dyqanit të suvenireve. Ai prej vitesh merrej me tregtinë e suvenirëve, por kohët e fundit e kishte vënë dyqanin në shitje.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Kampionë dhe intelektualë

Klisheja e futbollistit injorant e hedhur poshtë nga Kombëtarja e Roberto Mancini. Një traditë që vjen nga larg.

Të zotët jo vetëm në fushë. Italia ka arritur kështu në finale, por qysh pas kalimit të tetëshes ishte bërë virale një intevristë në anglisht e një kombëtareje kaltëroshe që jo vetëm ka rinisur të ecë si kurrë më parë pas figurës së keqe të moskualifikimit në Botërorin e Rusisë, por duket me nivel intelektual të pazakontë për fushat e futbollit. Federico Chiesa, me golin që ka zhbllokuar rezultatin kundër Austrisë, sigurisht që ka hyrë në histori. 25 vite e 12 ditë më parë edhe i ati, Enrico Chiesa, ka shënuar me kombëtaren në të njëjtin turne, kundër Republikës Çeke, dhe është hera e parë që babë e bir shënojnë në dy edicione të Europianëve. Por golashënuesi, i intervistuar nga BeIN Sports, veç të tjerash ka shpalosur një anglishte të rrjedhshme, frut i një shkolle ndërkombëtare të bërë në Firenze. “E ka frekuentuar qysh nga klasa e pestë”, kishte treguar më 2015. “Liceu ndërkombëtar zgjat 4 vjet, mësimet të gjitha në anglisht, përveç atij të italishtes, natyrisht, shokë klase nga e gjithë bota, japonezë, amerikanë… Anglishten tashmë e flas për mrekulli, kam bërë edhe pak frëngjisht. Kur më regjistroi në shkollë, im atë më tha se do të më shërbente edhe për futbollin”.

Në këtë pikë, kanë kujtuar shumë se, përveç një poligloti, 3 lojtarë të grumbulluar nga Mancini ndjekin një skollë diplomimi: Matteo Pessina, i regjistruar në Fakultetin Ekonomik të LUISS; Giacomo Raspadori dhe Alex Meret, të dy të regjistruar në kursin e diplomimit 3 vjeçar në Shkenca Motorike, Dega Futboll. Dhe një i katërt, Giorgio Chiellini, ka vetë dy diploma: trevjeçar në Ekonomi, me rezultatin 109/110; Master në Administrim Biznesi, me lavdërime dhe përmendje, natyrisht, që shpikja e një rrugëtimi specifik për profesionistët e topit, si ai që po ndjekin Raspadori dhe Meret, i lehtëson shumë gjërat. Në Shkenca Motorike është diplomuar edhe Dries Mertens, kurse Robert Lewandowski diplomën për Edukatë Fizike në Poloni e ka marrë deri me një tezë për vetëveten. “RL9, rrugëtimi drejt lavdisë”, titulli i saj. Padyshim, duhej të kiste shumë material të dorës së parë… Më përpara akoma se të shkonin në universitet kanë lindur shkollat e mesme të larta kinse për të rinjtë e akademive, që mund të frekuentonin kështu leksionet dhe të stërviteshin në të njëjtin vend. Për shembull, Liceu Shkencor i Shkencave të Aplikuara i Juventusit apo, për Romën, seksioni i shkëputur pranë Trigoria i Institutit Shkollor Ndërkombëtar Gjon Pali i II: lice shkencor me drejtim sportiv.

Një lloj si me thënien për Profetin Muhamed dhe malin: nëse futbollisti ka vështirësi në gjetjen e mënyrës për të arritur tek kultura, atëhere duhet të jetë kultura ajo që duhet të gjejë mënyrën të shkojë tek futbollisti. Dhe e kemi parë. Për shembull, përveç 34 trofeve dhe raportit me Shakira, Gerard Piqué disponon një Master në Biznes, Media, Sport dhe Argëtim në Harvard. Ndërsa Edwin van der Saar, drejtor sportiv i Ajax, përveç se ka qenë një prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit dhe futbollisti i dytë me numrin më të madh të ndeshjeve në kombëtaren portokalli, ka edhe një diplomë për Sport Management.

E vërtetë edhe se Chiellini diplomën e tij në Business Administration në Universitetin e Torinos e ka marrë me një tezë bazuar mbi “modelin e biznesit të Juventusit në një benchmark ndërkombëtar”. Në të njëjtën linjë janë Lorenzo De Silvestri, me një diplomë në Ekonomi dhe Sport Management, dhe Massimo Oddo, me një në Shkenca Juridike e Menaxheriale të zbatuara sportit. Ndërsa të dy rrugëtimet i ka ndërmarrë Juan Mata me diplomat përkatëse në Shkenca Sportive dhe në Managment. Por Chiesa, përveç se në anglisht, ka hyrë edhe në Fizikë. Bile thotë se sikur të mos ishte bërë futbollist do t’i kishte pëlqyer të studionte Big Bang dhe Vrimat e Zeza. Kurse Pessina, Ekonomikun menjanë, ka trashëguar pasionin për latinishten nga një gjyshe profesore. “Gutta cavat lapidem” është motoja e tij e preferuar. Është bërë viral edhe rrëfimi kur shkoi në universitet për të dhënë një provim Statistike dhe ju desh të nxirrte fletëhyrjen, pasi një gardian dukshëm jo tifoz nuk e njohu fare. Kurse njëri që për të luajtur nuk ka mundur ta bëjë universitetin siç duhet është Salvatore Sirigu: bir i një profesoreje dhe diplomë pjekurie shkencor. Në kompensim, njeh frëngjishten dhe është gllabërues i madh librash.

Edhe pa specializime sportive, Ekonomia gjithësesi tërheq shumë futbollistë. Midis të diplomuarve Cesc Fabregas, Xabi Alonso, Yuto Nagatomo, Nigel de Jong, Erjon Bogdani, Oliver Bierhoff, Vincent Kompany. Drejtësisë i janë kushtuar Adrian Mutu (i diplomuar edhe në Shkenca Sportive), Angelo Ogbonna (Doktoraturë në Jurisprudencë), Guglielmo Stendardo (në 2014 ka marrë provimin e aftësimit si avokat), Fabio Pecchia, Christian Puggioni. Në Matematikë janë diplomuar Glen Johnson dhe Jean-Alain Boumsong. Në Inxhinieri Arsène Wenger dhe Manuel Pellegrini: i pari flet edhe 6 gjuhë dhe, duke vënëp bashkë përvojën e tij si futbollist e trajner, ka shërbyer si konsulent për ndërtimin e stadiumit Emirates.

I habitshëm kurrikulumi i Lamberto Boranga: portier në skuadra si Fiorentina, Parma, Cesena, Perugia dhe Reggiana, por ende aktij në Kategorinë e Tretë deri në 76 vjeç; primatist italian i kërcimit së larti të Atletikës mbi 45, mbi 55 e nën 65 dhe i trehapëshit mbi 65; primatist botëror i kërcimit së gjati mbi 60; kampion i botës i kërcimit së larti në kategorinë mbi 70; diplomë në Biologji e në Mjekësi. Rrugëtime të veçanta janë pastaj ai i rusit Andrej Arshavin, Doktor në Fashion Design; ai i serbit Zheljko Barkiç, i diplomuar për Histori me një tezë për qytetërimit minoik dhe mikenas; i Luca Mora, kapiten i SPAL me pasionin për Filozofinë dhe për Feuerbach.

Duket çudi, pasi stereotipi është ai i futbollistit injorant që martohet me “velinën” më injorante se ai, por shkon goxha prapa në kohë. “Personazhe si romani Fulvio Bernardini tregoheshin si përjashtim”, kujtojnë Antonio Papa dhe Guido Panico në librin e tyre “Storia sociale del calcio in Italia”: një klasik i vogël botimi i parë i të cili i përket vitit 1993. “I diplomuar më 1928 në Universitetin Bocconi të Milanos, Bernardini ishte lojtari i vjetër i rëndësishëm në posedim të një diplome universitare”, shpjegojnë ata. Për këtë arësye e thërrisnin edhe “doktor” e “profesor”, përveçse “Fuffo”. Vitlindja 1905, roman nga një familje e pasur, Bernardini ka debutuar në moshën 14 vjeçare me Lazio: thjesht pse kur kishte shkuar të bënte një provim me Fortitudo e kishte gjetur portën e mbyllur. Fillimisht portier, në moshën 16 vjeçare filloi të bënte sulmuesin: nuk është e qartë pse ka pësuar 4 gola në një ndeshje me Naples apo pas presionit të prindërve mirëkuptues pasi i ra të fikët pas një përplasjeje në Fortitudo – Lazio. Por sidoqoftë spikati kur më 1923 shkoi në finalen me Genoa.

Më 22 mars 1925 qe lojtari i parë jo vetëm roman, por edhe i të gjithë qendër – jugut që shkoi në Kombëtare dhe verën e ardhshme shkoi tek Inter, pas një kontestimi me Juventus që qe një prej pikënisjeve të merkatos futbollistike në Itali. Që t’i prishnin mendjen, zikaltërit i ofruan si bonus një vend pune në bankë dhe mundësinë e studimit të Ekonomisë në Bocconi. Vetëm pasi ka marrë diplomën, më 1928, u kthye në kryeqytet, ku ndërkohë shkrirja midis Fortitudo, Alba dhe Roman kishte mundësuar lindjen e AS Roma. Të kaluar si mesfushor, si kapiten dhe flamur i verdhekuqëve, Bernardini qe një prej lojtarëve të të famshmit 5 – 0 të 15 marsit 1931 ndaj Juventusit. Për hir të së vërtetës, ekonomistin nuk e bëri kurrë, por ajo diplomë i jepte nj aureolë si intelektual, nga këtu edhe shigjetat e Gianni Brera në librin e tij “Storia critica del calcio italiano”.

“Fuffo ynë sapo ka shkruar një libër të mirë lidhur me sistemin WM anglez, i të cilit është një idhtar i zjarrtë”. “Pasi ka lënë Romën, ka luajtur në Matera, duke e ngritur nga C në B. Vjehërri i tij është anglo – napoletani Guglielmo Giannini, autor i njohur dramatik, themelues i “Uomo Qualunque”. Në këtë gazetë, që do të ketë fat të madh në ditët ambige të çlirimit, Bernardini shkruan për sport në përgjithësi dhe futboll në veçanti. Stili i tij është fluid, toni i tij nuk të lejon të ngresh dyshime. Nëse nuk jemi tek Ungjilli, pak mungon”. Sipas Brera “ndryshe fliste e ndryshe vepronte” për ta përçmuar katenaçon megjithëse e praktikonte si trajner. Do të jetë i pari trajner që fiton titull si trajner me dy skuadra të ndryshme: Fiorentina në sezonin 1955 – 1956 dhe Bologna 1963 – 1964, edhe skuadrat e para jotorineze dhe jomilaneze që fitojnë kampionatet e futbollit e pasluftës. Midis 1974 dhe 1977 do të përfundojë edhe në kombëtare. Por ndoshta Brera ishte edhe ziliqar, pikërisht pse tregonte që ai me futbollin e luajtur kishte hequr dorë sepse pajtimi me studimin e tij nuk i arrinte.

Bashkëkohës i Bernardini, me imazhin e futbollistit të kulturuar, qe edhe Annibale Frossi, në ato kohë i quajtur “Dottor Sottile”. Friulan me origjinë hungareze, bir i një mjeku të vdekur herët, imazhi i tij prej “çuni mami” theksohej nga një miopi që e detyronte të luante me syzet e kapura me llastik pas koke. Gjithmonë Brera vëren se pikërisht për shkak të atyre syzeve “nuk kishte mbajtje të mirë të topit dhe ishte i dobët në akrobaci” dhe se në fushë shpesh e shanin. Popullori dhe sanguini Peppino Meazza, që edhe si fëmijë ishte zbuluar dhe sinjalizuar pikërisht nga intelektuali Bernardini, e quante “brocchett”. Një herë, rrëfen gjithmonë Brera, në një Juventus – Inter, “memeci Varglien I ja hoqi syzet gjatë një faze konfuze të lojës dhe ia shkeli me këmbë aq fort sa ja katandisi në copëra xhami”.

Ama kujdes! Edhe fiumani Varglien I ishte regjistruar në universitet dhe bashkë me Bernardini qe pjesë e ekipit që më 1928 zhvilloi në Romë kampionatet e para botërore universitare. Me ta u dallua edhe livornezi Alfredo Pitto dhe interisti i atëhershëm Luigi Allemandi, që edhe ai ishte i regjistruar për Ekonomi. Duke u kthyer tek Frossi, përpara Inter ka qenë me Udinese, Padova, Bari e Aquila dhe transferimi i tij nga bardhezinjtë friulanë tek bardhekryqtë e Padova edhe pas blerjes u shty kinse për t’i dhënë kohë të bënte provimet e gjimnazit klasik. Me Ambrosiana fitoi dy titujt e 1938 e 1940 dhe me kombëtaren turneun olimpik e 1936, i të cilit qe edhe golashënuesi më i mirë me 7 gola. Por kjo nuk e pengoi që të diplomohej në Jurisprudencë, edhe pse vetëm më 1941, për të mbajtur një premtim të bërë nënës. Pasi ka përfunduar së luajtur u bë shef zyre tek Alfa Romeo. Por aty një prej drejtuesve ishte ishte edhe Presidenti i Luino. Praktikisht e imponoi t’i kthehej futbollit si trajner dhe aty qëndroi për 20 vjet: edhe me Torino, Inter, Genoa, Modena e Triestina. Në fund kaloi tek gazetaria sportive, edhe për “Corriere della Sera”, “La Stampa” dhe “Giornale”. Si i tillë u bë mik i Brera, me të cilin ndante idenë se rezultati i përsosur ishte 0 – 0. Ndoshta edhe për këtë “Storia critica del calcio italiano” e bën thuajse prototipin e futbollistit të arësimuar. “Një prej trajnerëve më të kulturuar e më origjinalë të futbollit tonë”, e quan.

“Filozofi” par excellance qe Manlio Scopigno: i lindur në Friuli nga baba polic i Policisë Pyjore me origjinë reatine; i rritur në Rieti; midis viteve 1946 e 1954 futbollist me Rieti, Salernitana, Napoli e Catanzaro; më pas trajner i Cagliari të titullit të 1970. Kishte studiuar Pedagogji në Sapienza, ishte bashkëshorti i një profesoreje Letërsie dhe babai një profesoreje të Anglishtes. Nofka i ishte ngjitur nga një gazetar që dikur e kishte ftuar në shtëpi për një intervistë, por më pas për t’i treguar bibliotekën e tij dhe të largohej: “Të mos flasim gjithmonë për futboll. Më mirë filozofi. Cilët autorë preferon? Këtu kam Kant, Hegel…”. Scopigno, Varglien dhe Pitto na kujtojnë se studentë në futbollin italian e viteve Tridhjetë, Dyzet e Pesëdhjetë kishte pak, Frossi dhe Bernardini nuk qenë të vetmit. Aq sa për të zgjidhur problemin e amatorizmit olimpik, e gjitha me studentë qe ekipi me të cilin trajneri Vittorio Pozzo fitoi medaljen e artë më 1936 dhe me to qe edhe ekipi tjetër i dërguar në Olimpiadën e 1948. Brera shkruan se për t’i gjetur Pozzo i kishte rrëmuar edhe në kategoritë e ulëta dhe në ekipin e 1936 kishte të tillë edhe të Spezia, Pisa dhe Viareggio.

Por siç e shpjegojnë Papa dhe Panico, në realitet edhe skuadrat plot me studentë kishin qenë “një fakt krejtësisht normal deri një dekadë përpara” Bernardini. Është me kalimin nga amatorizëm në profesionizëm që bëhen “të rrallë studentët midis lojtarëve të kampionatit të kategorisë së parë”: përjashto Allemandi, ata citojnë sulmuesin bolonjez Giuseppe Della Valle. “Më pak të ndeshur në veri qenë të diplomuarit nga shkolla të formimit teknik: kampionët e mbrojtjes të kombëtares dhe të Juventusit Giampiero Combi, Umberto Caligaris dhe Virginio Rosetta qenë llogaritarë”. Me pak fjalë, është në “gjeneratën e dytë të futbollit” që afirmohet imazhi një niveli më të ulët arësimor që mbetet gjatë. Aq sa midis viteve Shtatëdhjetë e Tetëdhjetë bëjnë lajm lacialët Giuseppe Wilson e Lionello Manfredonia që marrin diplomë Juridiku dhe braziliani Socrates që përveç emrit të filozofit paraqitet edhe me një diplomë Mjekësie, përveçse me një kurrikulum impenjimi politik në tranzicionin e Brazilit nga regjim ushtarak në demokraci.

Me pak fjalë, evolucioni i fundit është deridiku një rikthim në origjinë. Siç do të thoshte hegeliani Scopigno, një sintezë finale midis një tezë finale midis të kulturuarish amatorë të zanafillës dhe një antiteze të pakulturuarish profesionistë të një periudhe pasuese të gjatë dhe tani le të shikojmë nëse do të diplomohen apo jo kampionë të Europës.
(nga Il Foglio)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Gulagu mendor

Nga sovjetikët tek koreanoveriorët, beteja ndaj politikisht korrektes është shtyrë përpara edhe nga kush është arratisur prej regjimeve komuniste.

Në vitin 1976, nga faqet e “New York Times” Noam Chomsky, gjuhëtari i famshëm i MIT, denoncoi fatin e një disidenti në Bashkimin Sovjetik: “Gjuhëtari i njohur rus Igor Melçuk është pushuar nga Instituti i Gjuhësisë i Moskës, ku ka punuar 20 vitet e fundit. Melçuk është sulmuar prej mbrojtjes që u ka bërë qytetarëve të tjerë sovjetikë, përfshi Daniel dhe Sinyaysky. Si anëtarë të komunitetit ndërkombëtar të gjuhëtarëve ndjehemi në detyrim që të shprehim preokupimin tonë të madh”. Sot Melçuk është gjuhëtar në Montreal të Kanadasë dhe është shumë i preokupuar për çka sheh nëpër universitetet që e pritën pas ekzilit në Amerikë. “Kam kaluar gjysmën e jetës time në ish Bashkimin Sovjetik si hulumtues në Akademinë e Shkencave”, ka shkruar për “Wall Street Journal”. “Kam përjetuar Terrorin e Madh dhe përvoja më mundëson që të shoh pasojën e pashmangshme e sulmit të sotëm ndaj institucioneve të republikës amerikane: shkatërrimin e tyre të pashmangshëm. Turma që avancon nuk merret me mbrojtjen e të drejtave të minorancave: dëshiron pushtetin”.

Azilantët europianë kanë zënë gjithmonë një pozicion të privilegjuar në dhënien vlerë të brishtësisë dhe bukurisë së lirisë të shprehjes e të mendimit. Studiuesi i më të madhit të perandorëve mesjetarë gjermanë, Frederikut të II të Svevisë, historiani Ernst Kantorowicz, nuk pati zgjedhje tjetër përveçse ta linte Gjermaninë në annus horribilis 1939. Nuk mjaftonte që biografia e tij e madhe lidhur me perandorin i kishte pëlqyer. Kantorowicz ishte hebre dhe duhej të largohej. Siguroi Katedrën e Historisë Mesjetare në Berkeley, ku megjithëse antikomunist, në kulmin e çmendurive makkartiste Kantorowicz refuzoi të firmosë betimin e antikomunizmit pasi tmerrohej nga një zgjedhë e ngjashme intelektuale. U shkarkua dhe gjeti punë në Princeton falë ndërhyrjes së fizikanit Robert Oppenheimer. Gjithmonë në Berkeley një tjetër azilant, Czeslaw Milosz, ai i “Mendjes së burgosur”, disa vite më vonë do të refuzojë një tjetër lloj zgjedhje.

“Atmosfera në universitetet amerikane është e modeluar nga revolucionarët e ’68. Tani janë bërë profesorë, por ndërkohë nuk kanë përparuar shumë. Berkeley është plot me këto fosile të çuditshme. Këto ditë duhet të jesh “politikisht korrekt”, gjë që nënkupton se duhet të jesh nga ana e zezakëve, kundër racizmit, të jesh për gjithçka është progresiste”. Pyetjes se cilat qenë diferencat dhe ngjashmëritë midis represionit sovjetik dhe politikisht korrektes të stilit perëndimor, disidenti Vladimir Bukovsky u përgjigj në stilin e mirësjelljes së tij të famshme: “Po bëhen gjithnjë e më të ngjashëm. Pjesa më e madhe e kësaj ndyrësie e ka pasur origjinën në kampuset universitare e Shteteve të Bashkuara. Isha në Stanford University në mesin e viteve ’80 dhe shikoja me habi sesi shpërtheu politikisht korrektja. Për censurën kam fajësuar gjithmonë njerëz si Stalini apo Beria, por tani kam kuptuar se edhe shumë intelektualë e duan! Do të duan të jenë gjithmonë shtypës sepse shtiren gjithmonë se janë të shtypur”.

Ata që luftojnë sot politikisht korrekten në Amerikë janë shumë azilantë nga regjimet komuniste, si ish refusnik sovjetik Nathan Sharansky, që në një shkrim të gjatë të disa muajve më parë ka shpjeguar se politikisht korrektja ka lindur në Bashkimin Sovjetik. Shikojnë kushtëzimin ideologjik, parashkrimin e një numri fjalësh, detyrimin e festimit të ideologjisë edhe kur realiteti e shkishëron, pjesëmarrjen në ritualë të urrejtjes publike, denoncimin e kujt kundërshton diktatin dhe, megjithëse në diferencën e qartë midis një sistemi që vriste dhe një tjetri që maksimumi të fshin, janë të ngurosur nga ngjashmëritë. “Clarissa” është një profesore e emigruar në Shtetet e Bashkuara pak vite përpara rënies së Bashkimit Sovjetik. Nuk përdor emrin e vërtetë, pasi i frikësohet hakmarrjeve profesionale, në mbajtjen e një blogu ku boton disa prej diktateve më groteskë akademikë “woke”. “Në Bashkimin Sovjetik ekzistonte një praktikë ku i thuhej njerëzve të mblidheshin në grupe pune dhe t’u shkruanin letra gazetave për të denoncuar poetë apo artistë të famshëm”, ka thënë “Clarissa”. “E shohim sot në Twitter. Njerëzit e adhurojnë sepse i mundëson një njeriu të vogël të shkatërrojë plotësisht dikë që ka bërë diçka të madhe. Në Bashkimin Sovjetik, kur isha i ri, cinizmi ishte kudo. Askush nuk besonte në asgjë. Mendoja se cinizmi ishte gjëja më e keqe e botës. Nuk është. Gjëja më e keqe e botës është mungesa e cinizmit dhe e diferencës kritike, pranimi i gjithçkaje në mënyrë akritike. Këta njerëz sot besojnë gjithçka në gjithë këtë ideologji woke dhe është kjo ajo që të ngjall vërtet frikë”.

Ka edhe nga ata që vënë emër e mbiemër. Si një matematikan i madh i lindur në Rumaninë e Çausheskut nga një familje hebreje komuniste në vitin 1950, Sergiu Klainerman (një një prej “gjenive” të Çmimit MacArthur). Sot, nga katedra e tij në Princeton University, Klainerman është i impenjuar në një betejë jo me numrat, por në mbrojtje të lirisë së fjalës. Kimisti Tomas Hudlicky, që erdhi në Amerikë nga Çekosllovakia komuniste, është një profesor i famshëm universitar në Kanada. Ka shkruar një artikull për “Angewandte Chemie”, zhurnalin më të rëndësishëm në botë të Kimisë, ku ka kritikuar kuotat e rezervuara minorancave në botën e kërkimit si “antishkencore” dhe jo meritokratike. Rezultati? Artikulli i hequr, kërkimfalje zhurnalit dhe një e treta e anëtarëve të komitetit ndërkombëtar (që përfshin shumë nobelistë) të dorëhequr. “Zbatimi i praktikave që sugjerojnë apo imponojnë barazinë është kundërprodhuese në rast se përkthehet në diskriminim kundrejt kandidatëve më meritorë”, kishte shkruar kimisti. Fjalët e pakta të solidaritetit ndaj profesorit kanë ardhur nga Republika Çeke. Jan Konvalinka, zëvendësrektor i Charles University të Pragës, ka thënë se familja e Hudlicky është “arratisur nga Çekosllovakia komuniste dhe e ka ndërtuar shtëpinë e tij në Perëndimin e lirë. Do të ishte ironike dhe preokupuese sikur të njëjtat forca censure dhe jotolerance që e shtrënguan Hudlicky të largohej nga vendilndja e tij t’ia mbyllnin gojën në Kanada”. Derek Lowe në “Sciencemag” e ka krahasuar trajtimin e Hudlicky me atë të shkencëtarëve nën nazizmin.

Artikulli përfundimtar lidhur me “woke” është botuar vjeshtën e kaluar në gazetën ruse “Novaya Gazeta” me firmën e Yulia Latynina, shkrimtare dhe gazetare ruse e njohur si kritike e Putinit dhe trashëgimtare e Anna Politkovskaja. Latynina e ka quajtur “socializëm fëminor”. Përdor fjalorin “ spastrimeve të partisë dhe vetëfshikullimin publik në Kinën maoiste”. Shpejt asnjë kompani nuk do të mund të bëjë pa shërbimet e këtyre specialistëve të çmuar të “diversitetit”, “pikërisht ashtu si Ushtria e Kuqe nuk mund të luftonte pa komisarët politikë”. Është “bota e re e mrekullueshme e socializmit woke”.

Ditët e kaluara në “Journal of Physical Chemistry Letters” është shfaqur shkrimi i një shkencëtareje e lindur në Bashkimin Sovjetik dhe që sot jep mësim në University of California (është një prej hulumtuesve kryesore të kuantikës molekulare). “Jam bërë maxhorene gjatë një periudhe relativisht të butë të qeverisë sovjetike, pas Stalinit”, ka shkruar Anna Krylov. “Megjithatë, ideologjia përshkonte të gjitha aspektet e jetës dhe mbijetesa kërkonte një aderim të vaktuar ndaj vijës së partisë dhe demonstrime entuziaste të sjelljes ideologjikisht korrekte. Leximi i një libri të gabuar (Orwell, Solzhenicin, etj) apo dhe i një libri me poezi që nuk ndodhej në listën e miratuar nga shteti, mund të të vinte në bela”.

Krylov bën një krahasim midis mbulojës ideologjike që ka përjetuar në Bashkimin Sovjetik dhe politizimit aktual të jetës shkencore dhe kulturore në Perëndim. “Komitetet ideologjike qenë në kërkim të individëve mbështetja ndaj regjimit e të cilëve nuk ishte mjaftueshëm entuziaste. Nuk ishte e rrallë të ndëshkoheshe pse kishe qenë shumë i heshtur gjatë asambleve politike apo pse ishte paraqitur me vonesë në manifestimet masive (si parakalimet e majit apo të nëntorit). Një herë kam marrë një paralajmërim pse kisha promovuar një axhendë imperialiste duke u paraqitur e veshur me xhinse në një event shkollor”.

Përpara me shpejtësi deri më 2021, një shekull tjetër. “Lufta e Ftohtë është një kujtim i largët dhe vendi i treguar në certifikatën e lindjes dhe në diplomat e mia shkollore e universitare, Bashkimi Sovjetik, nuk ekziston më në hartë. Por më duhet ta jetoj trashëgiminë e tij mijëra kilometra larg në Perndim, sikur të jetoja në një zonë errësire orwelliane. Jam dëshmitare e tentativa gjithnjë e më të mëdha për t’ia nënshtruar shkencën dhe arësimin kontrollit ideologjik dhe censurës. Ashtu si në kohën e Bashkimit Sovjetik, censura është e justifikuar nga e mira sipërore. Atëhere ishte revolucioni botëror, në 2021 është “drejtësia sociale”.

Ashtu si në Bashkimin Sovjetik, censura imponohet me entuziazëm edhe nga poshtë, nga anëtarët e komunitetit shkencor, motivet e të cilit vërtiten nga idealizmi naiv tek marrja cinike e pushtetit. Sot na thuhet se racizmi, patriarkati, misgigjonia dhe ide të tjera të qortueshme janë kodifikuara në terma shkencorë, në emra ekuacionesh dhe në fjalë të thjeshta. Na thuhet se për të ndërtuar një botë më të mirë dhe për të luftuar pabarazitë sociale, kemi nevojë për ta spastruar letërsinë tonë nga emrat e njerëzve, kurrikulumet e të cilëve nuk janë në lartësinë e szandardeve të bartësve të vetëshpallur e të vërtetës së re, “të Zgjedhurit”. Na thuhet se duhet të rishkruajmë programet tona dhe të ndryshojmë mënyrën tonë sesi mësojmë dhe sesi flasim”. Krylov shesh sot në veprim një “gjueti të stilit sovjetik ndaj fantazmave” që rifiton terren. “Fjalë të reja fshihen çdo ditë dhe sapo kam mësuar se fjala “normale” nuk do të përdoret më në kutitë e sapunit Dove sepse “e bën shumicën dërrmuese e njerëzve të ndjehet e përjashtuar”. Është në lojë e ardhmja jonë. Si komunitet, jemi përballë një zgjedhjeje të rëndësishme”.

Dy vite më parë në Vermont, shtetin më liberal të Amerikës (i senatorit Bernie Sanders) dhe bastion i kundërkulturës progresiste, Middlebury College ftoi filozofin polak Ryszard Legutko. Duke ndjekur skemën e zakonshme, studentët nënshkruan një peticion ku akuzonin Legutko pr “ksenofobi, racizëm, misigjoni”. I kanë kërkuar edhe Departamentit të Shkencave Politike që t’ia anullojnë konferencën. Tre orë përpara diskutimit të Legutko, universiteti ka dërguar një email ku thoshte se prania e tij nuk ishte më e nevojshme dhe se ishte anulluar konferenca për shkak të “rreziqeve potenciale për sigurinë””. “Gjatë ditëve të totalitarizmit komunist, studiuesit e Perëndimit kanë shkuar në vendet e bllokut lindor për të mbajtur leksione dhe seminare klandestine”, ka thënë Keegan Callanan, i cili drejton Forumin Alexander Hamilton dhe që kishte ftuar filozofin polak. Tani një intelektual i lëvizjes disidente polake Solidarnosc si Legutko, përgjegjës intelektual i Solidarnosc dhe drejtor i revistës së famshme klandestine “Arka”, nuk është i mirëpritur në universitetet amerikane. Pas gjithë kësaj që ndodhi, Legutko ftohet të flasë nga profesori Callanan pas sugjerimit të një grupi studentësh që nuk donin të përsëritej incidenti i Murray. U fut fshehurazi në makinën e një studenti të kampusit dhe ka hyrë në godinë nga dera e prapme. Kur po dilte nga dhoma, shefi i sigurisë ju afrua Legutko, duke i ofruar një dalje të sigurtë nga kampusi. “Demons in democracy” është libri ku Legutko heq një paralele midis konformizmit në sovjetikët dhe atij të sotëm. “Po na detyrojmë të mendojmë me mënyrën që duan të mendojmë ne. Në Amerikë kam parë kaq shumë ngjashmëri me atë që kam parë në Korenë e Veriut, aq sa kam nisur të preokupohem”.

Ajo që ka folur kështu ditët e kaluara ka qenë Yeonmi Park, dezertorja më e famshmja koreanoveriore, e cila në Itali ka botuar “Lufta ime për lirinë”. Ka frekuentuar Columbia University dhe është shokuar menjëherë nga ajo që ka parë nëpër klasa, ndjenjën antiperëndimore dhe politikisht korrekten, që e kanë shtyrë të mendojë “se as Koreja e Veriut nuk është kaq e çmendur”. Nuk mund të besonte se do t’i kërkohej “ta censuroja veten aq shumë” në një universitet të Shteteve të Bashkuara. “Praktikisht kam përshkuar Shkretërirën e Gobit për të qenë e lirë dhe kam kuptuar se nuk jam e lirë aspak”. Duke shkuar në Columbia University, gjëja e parë që kam mësuar ka qenë “hapësirë e sigurtë”, ka rrëfyer Park. “Çdo problem, na kanë shpjeguar, është për shkak të njerëzve të bardhë”.

Disa prej diskutimeve lidhur me privilegjin e të bardhëve i kanë kujtuar sistemin e kastave të vendlindje, ku njerëzit klasifikoheshin në bazë të paraardhësve të tyre. Është akuzuar pse ka thënë se i pëlqenin shkrimet e Jane Austen. “Kam thënë se “i dua shumë ato libra”. Kam menduar se ishte një gjë e mirë”. Por i kanë thënë: “E dini se ata shkrimtarë kishin një mentalitet kolonial? Qenë racistë, fanatikë dhe në mënyrë të pavullnetshme po të bëjnë shpëlarjen e trurit””. Edhe në Korenë e Veriut studentët qenë mësuar të heshtnin. “Ime më më kishte mësuar që as mos të pëshpërisja, pasi zogjtë dhe minjtë mund të më dëgjonin. Më tha se gjëja më e rrezikshme që kisha në trup ishte gjuha. Kështu që e dija sesa e rrezikshme ishte të thoja gjëra të gabuara në një vend”. Është e trishtueshme, Yoemni, kur shikon sesi Amerika mendon mendon se është një vend i padrejtë dhe racist. “Është e pabesueshme, por nuk e di pse njerëzit po çmenden kolektivisht”. Në fillim kemi cituar disidentin rus Andrej Siniavskij. Në vitin 1975 dha një intervistë për RAI, e cila u pre pa mëshirë nga Enzo Forcella. Ishte shumë i fortë antikomunizmi i shkrimtarit që kishte mbajtur mbi shpatull arkivolin e Boris Pasternakut. Dhe Siniavskij komentoi: “Të çlirohesh nga një censurë për të përfunduar nën një tjetër, çfarë fati i çuditshëm!”. Ja ku jemi prap.
(nga Il Foglio)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Mos hetimi për faturën 450 milionë euro të Ramës në Arbitrazh cënon kredibilitetin e SPAK

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, i ftuar në emisionin Breaking në “Top News” e konsideron të mbyllur çështjen Beccheti dhe se çdo afat që shtyhen në dhënien e pagesës së 110 milionë eurove është në dëm të xhepave të taksapaguesve shqiptar, pasi fatura do të rritet nga kamatëvonesat

Kostoja është 110 milionë euro, por ajo mund të jetë edhe më e lartë për faktin se qeveria ka paguar zyrat avokatore, kontratat e cilave, sipas Malajt, mbahen të fshehura.

‘Ministra duhet të sqarojë se çfarë nënkupton me vendim përfundimtar. Me aq sa kam unë dijeni çështja Beccheti mund të cilësohet e mbyllur. Nga pikëpamja juridike afati trevjeçar për të gjetur të dhëna të reja për të bërë një rigjykim të ri të çështjes nuk e pengon ekzekutimin e vendimit. Nëse e zgjasin atëherë kostoja e faturës do të jetë më e madhe. Hezitimi i SPAK për të mos hetuar cenon rëndë kredibilibilitetin për reformën në drejtësi. Të mos bëhet një hetim në Shqipëri, janë rreth 430 milionë euro kosto që duhet të paguhet për shkak të vendimeve të Gjykatave”, tha Malaj në “Breaking”

Sipas tij, “Nuk ka asnjë vendim qeveri, ministrie e drejtorie e cila nuk iniciohet pa një person konkret. Në çdo vendim të miratuar, ka një firmë të kryeministrit, nëse mungon është firma e zv/kryeministrit, e që shoqërohet me kundërfirmën e propozuesit, ministrit”.

Mos zbatimi i vendimit të Gjykatës së Straburgut mund të sjellë si pasojë edhe bllokimin e aseteve që Shqipëria mund të ketë jashtë vendit, ndërsa besimi ndaj investitorëve të huaj dhe frika, sipas ish-ministrit Malajt do të ketë pasoja në Shqipëri.

Rama paguan 2.1 milionë euro për të studiuar si do të vjedhë me një aks rrugor

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka akorduar një financim me të cilin do të hartohet, studimi që dublon Autostradën Milot-Lezhë për ta bërë me katër korsi nga dy që është aktualisht. Burimet zyrtare në Ministrinë e Infrastrukturës ne raportin e monitorimit janar-prill 2021 njoftuan se u “akorduan 259 milionë lekë për financimin e studimeve dhe projektimeve: Projekti i rrugës By Passi Elbasan, Dublim i rrugës Milot-Lezhë-Shkodër, rruga Vaqarr – Kavajë dhe Studim i fizibilitetit të autostradës Adriatiko – Joniane”.

Përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese nga Miloti në Balldren ishte parashikuar nëpërmjet ndërtimit të autostradës Milot-Balldren me koncesion PPP.

Koncesioni, i cili pati një kontestim të lartë në opinionin publik dhe në grupet e ekspertëve për kostot e larta u pezullua gjatë vitit të kaluar me argumentin se kriza pandemike ndikoi negativisht të ardhurat buxhetore e për rrjedhojë Milot-Balldren nuk do të financohet. Më herët, dështimi i koncesionit dhe mosfinancimi i tij me fonde publike ishte lajmëruar edhe nga zyrtarë të lartë të qeverisë. Tani dy vite nga nënshkrimi i kontratës, ANK, kompania që ka fituar të drejtën e koncensionit ende nuk ka nisur punën.

Por nga ana tjetër, Ministria e Financave vazhdon ta kontabilizojë koncesionin Milot-Balldren në llogaritë fiskale të qeverisë edhe pse financimet shënohen me zero. Veprimet e fundit të qeverisë për të financuar me fondet e veta një projekt që dublon aksin-Milot- Shkodër tregojnë se qeveria e anashkaluar financimin e koncesionit.

Aksi rrugor Milot-Shkodër është 55 kilometër i gjatë, dhe përshkohet aktualisht për rreth një orë. Zhvillimi i vrullshëm i turizmit në zonën e Shëngjinit dhe Velipojës, si rrjedhojë e arritjes së shpejtë të turistëve nga Kosova, rëndojnë trafikun gjatë sezonit turistik. Përveç trafikut, aksi nga Miloti në rreth-rrotullimin e Lezhës është një pikat e zeza me intensitetin më të lartë të aksidenteve në vend. Investimet në autostradën e Kombit e kanë rritur trafikun në aksin e qendrës nga Miloti në Shkodër, nga Fushë-Kruja në Tiranë dhe në Durrës, ndërkohë që investimet e reja në këto zona mungojnë.

Dyshimet për koncesionin Milot-Balldren
Projekti PPP për ndërtimin e segmentit Milot -Balldren u iniciua pas një propozimi të pakërkuar të kompanisë shqiptare A.N.K dhe në tetor 2018, kompania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot –Balldren, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro. Pas një rinegocimi pa garë të interesave, vlera e kontratës u rrit në 213 mln euro pa TVSH, ose 256 mln euro me TVSH, për një gjatësi prej 17.2 km.

Debate lindën edhe për faktin se kompania fituese A.N.K nuk kishte kapacitetin për të ndërtuar një rrugë të përmasave të tilla. Ndërsa A.N.K premtoi të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 (një vit para se të fitonte kontratën) treguan se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Kompania pretendoi seë do të merret një hua prej 70 milionë eurosh.

Baypass-i i Lezhës, ose ndryshe aksi Milot-Balldren, është pjesë e Autostradës Adriatiko -Joniane, projekt i cili është përzgjedhur për financim nga Nisma e Berlinit për shkak se, lidh Ballkanin Perëndimor me Korridoret Europiane. Në studimin e fizibilitetit, dokumenti zyrtar që ka Ministria e Infrastrukturës për autostradën Adriatiko – Joniane, Balldren-Milot e përllogarit me një kosto 141 milionë euro (pa TVSH), ose 177 mln euro me TVSH, të cilat vlejnë për ndërtimin e 17 kilometrave autostradë.

Por, më datën 7 nëntor të vitit 2018, në një mbledhje ku po diskutohej korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor, të administruara nga WBIF (The Western Balkans Investment Framework), u vendos që Shqipërisë t’i kërkohej të kthente 350 mijë euro që i kishte marrë për studimin e fizibilitetit për Bypass-in e Lezhës (Milot-Balldren) për shkak se qeveria shqiptare kishte vendosur dhënien e tij me koncesion të tipit PPP.

Edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u tregua e ashpër ndaj projekteve me Partneritet Publik-Privat (PPP). “PPP-të e mëdha të diskutueshme vazhdojnë të jepen, veçanërisht në sektorin rrugor (për shembull seksionet Milot-Balldren dhe Orikum-Llogora), pa një nivel të mjaftueshëm të analizës kosto-përfitim dhe konkurrencë në procesin e tenderit. Kjo rrit koston e mundshme sociale dhe e ekspozon qeverinë ndaj rreziqeve të zbatimit, duke pasur parasysh gjithashtu mungesën e përgjithshme të të dhënave dhe situatën financiare të ofertuesve të zgjedhur, në raport me shkallën e projekteve të tenderuara”, tha BERZH.

Përmbytja/ Merkel kërkon masa të menjëhershme kundër ndryshimeve klimatike

German Chancellor Angela Merkel reacts as she addresses a media conference during a visit in flood-stricken Bad Muenstereifel, Germany July 20, 2021. Christof Stache/Pool via REUTERS

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi nevojën për të përshpejtuar luftën kundër ndryshimeve klimatike, pasi numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në Gjermani arriti të enjten në 177.

Merkel tha se Gjermania dhe vendet e tjera “nuk kanë bërë aq sa duhet” për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius – një qëllim ky i vendosur me Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

“Nuk duhet të pretendojmë se nuk kemi bërë asgjë, por është e vërtetë që nuk është bërë aq sa duhet për të qëndruar nën 2 gradë dhe sa më afër 1.5-shit”, u tha Merkel gazetarëve.

“Kjo nuk është e vërtetë vetëm për Gjermaninë, por për shumë vende në të gjithë botën, prandaj duhet të rrisim ritmin”, tha Merkel.

Kabineti i saj miratoi të mërkurën një paketë emergjente, në vlerë prej rreth 400 milionë eurosh, për të ndihmuar rajonet e prekura.

“E kemi bërë të qartë se kjo shumë do të rritet nëse nuk është e mjaftueshme”, tha Merkel.

Dy landet më të goditura nga përmbytjet e javës së kaluar janë: Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen.

Numri i viktimave rritet ende, pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gjejnë trupa që janë zhdukur në përmbytje.

Kreu i agjencisë kombëtare të menaxhimit të katastrofave në Gjermani, Armin Schuster, pranoi sot se ka pasur probleme me sistemet paralajmëruese të përmbytjeve.

Çfarë po fsheh/ Kina refuzon planin e OBSH-së për hetime të reja të virusit

Kina refuzoi një plan të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për hetime të reja mbi origjinën e koronavirusit.

Ditë më parë, OBSH-ja propozoi një fazë të dytë të hetimeve që do të përfshinin auditim të laboratorëve dhe tregjeve në Vuhan – qytetin ku koronavirusi u shfaq për herë të parë.

“Ne nuk do të pranojmë një plan të tillë të hetimit të origjinës, pasi ai, në disa aspekte, sfidon shkencën”, u tha gazetarëve Zeng Yixin, zëvendësministër i Komisionit Kombëtar Shëndetësor të Kinës.

OBSH-ja ka përfunduar fazën e parë të hetimeve në Vuhan, në muajin shkurt.

Atëbotë është konstatuar se nuk ka shumë gjasa që koronavirusi të ketë dalë nga laboratori në Vuhan dhe se ai mund ta ketë origjinën nga lakuriqët.

Disa vende dhe shkencëtarë nuk kanë qenë të kënaqur dhe kanë kërkuar hetime të tjera.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka kërkuar nga agjencitë amerikane të inteligjencës në muajin maj, që brenda tre muajsh t’i raportojnë nëse koronavirusi e ka burimin te kafshët apo nga ndonjë aksident laboratorik.

Zeng kërkoi nga OBSH-ja që t’i zgjerojë përpjekjet e kërkimit të origjinës së koronavirusit përtej Kinës, në vende të tjera. OBSH-ja e ka shpallur pandemi koronavirusin në mars të vitit 2020. Deri më tash, koronavirusi ka prekur mbi 191.9 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur.

Gjermani, ja sa do të kushtojë përmbytja e shekullit

Ka shtëpi në Ahr ose Eifel që janë zhdukur krejt. Janë marrë me vete nga uji. Pak nga pak është duke u parë sa prej këtyre shtëpive janë zhdukur dhe sa ekzistojnë ende po janë shkatërruar deri në themel. Dhe çfarë kanë shtëpitë brenda. Në vendin e quajtur Ahrweiler, ujërat e përmbytjes morën me vete tavolina, karrige, dollapë që notuan nëpër rrugë, pajisje hotelesh që përfunduan në llum.

Qindra ndërtesa janë prishur, thotë administratori i rrethit në Ahrweiler. Jo të gjithë kanë bërë sigurimin e shtëpive. “Shumë njerëz këtu kanë humbur gjithçka,” thotë Jürgen Pföhler. Por çfarë vlere ka kjo gjithçkaja?

Nëpër fabrika është e lehtë të nxirret vlera në shifra. Në Bad Neuenahr në landin e Renanisë – Palatinate ndodhet një fabrikë e furnizuesit të automjeteve ZF. Aty punojnë 280 vetë. Prodhimi ka muaj që është pezulluar. Prej përmbytjes janë mbushur me ujë sallat e prodhimit dhe magazinimit. Uji në fabrikë arriti nivelin 2 metra, thuhet nga ZF. 12 makina dhe një kamion kampingu i morrën me vete nga uji, ambientet u shkatërruan, dyshemeja u mbulua nga një shtresë e trashë balte.

“Shkatërrim komplet”
Ndërkohë bëhen të ditura informacione të tjera për firmat dhe humbjet që ato kanë pasur. Kompleksi i dyqaneve Factory-Outlet-Center në Bad Münstereifel me 50 dyqane është zhdukur praktikisht, thonë reporterët. Hoteli Dorint në Bad Neuenahr: “është shkatërruar komplet “, thotë manaxheri Jörg T. Böckeler. Uji mbërriti deri në katin e dytë. Në Leverkuzen, u mbyll klinika me 2500 të punësuar për shkak të dëmeve të mëdha në furnizimin me energji elektrike.

Të parat në infrastrukturë janë rrugët dhe trenat. Sipas vlerësimeve të para të situatës, njoftoi ndërmarrja gjermane e hekurudhave, Deutsche Bahn tregon se: Hekurudha në rajon janë dëmtuar shumë në një distancë prej 600 kilometrash. Këtu bëjnë pjesë shinat, teknika e sinjaleve, urat, kutitë e sinjaleve. Në 80 stacione dhe pika qëndrimi ka dëme nga uji, balta dhe llumrat. Të paktën 20 lokomotiva dhe trena kanë dalë nga përdorimi për disa muaj.

Në Luginën e Ahr-it trenat rajonale nuk udhëtojnë dot aktualisht. Në Luginë janë prishur shtatë ura hekurudhore dhe 20 nga 29 kilometrat e shinave, thotë ndërmarrja e trenave rajonalë. Segmenti i Eifelit nga Triri në Këln është bllokuar komplet.

Rrugët e shkatërruara dhe urat e rrëzuara do e bllokojnë qarkullimin për një kohë të gjatë. Pavarësisht se në shumë vende rrugët janë pastruar nga llumi dhe rrënojat.

“Ujë të ftohtë, banesa të ftohta”
Shumë nga riparimet kërkojnë kohë. Furnizuesi i rrjetit Mittelrhein, paralajmëroi se furnizimi me gaz në rrethin e Ahrvajlerit (Ahrweiler), kërkon muaj që të vihet në funksionim. „Tubat e gazit janë shkatërruar komplet,” tha zëdhënësi i firmës, Marcelo Peerenboom. Disa kilometra tucacione duhen vendosur sërish nga e para. „Kjo do të zgjasë javë ose muaj të tërë. Që do të thotë se qytetarët do të kenë ujë të ftohtë dhe banesa të ftohta edhe kur të vijë sezoni i dimrit.”

Në zonat e përmbytura celulari apo telefonia fikse nuk funksionoi për ditë me radhë. Uji morri me vete stacionet e telefonisë mobile dhe kutizat e shpërndarjes së telefonit fiks. Kompania Deutsche Telekom dhe ajo Vodafone ngritën gjatë fundjavës në Eifel, stacione mobile antenash dhe pjesë zëvendësuese me transportues të rëndë, kostot për këtë nuk janë dhënë ende.

“Forca kombëtare”
Llogaritë po bëhen kudo. Kompanitë e sigurimit do të japin vlerësimet e para në mes të javës. Në ministrinë e transportit një grup pune është mbledhur për të folur për riparimin e urave, shinave, rrugëve dhe antenave të prishura. Vetëm për ndërmarrjen e hekurudhave Deutschen Bahn dhe për rrugët, Federata duhet të japë të paktën 2 miliardë euro, thuhet në rrethet qeveritare. Ministri i financave Olaf Scholz foli për “demostrim të forcës kombëtare”, që duhet ndjekur tani me ndihma të menjëhershme prej 400 milionë eurosh. Ato duhet të jenë në dispozicion që tani në muajin korrik.

Sachsen-Anhalt – Freiwillige Helfer füllen unablässlig Sandsäcke auf
“Mbas përmbytjeve në Elbë në vitin 2002, u deshën tre vjet për të riparuar dëmet e mëdha, dhe pesë vjet deri sa zonat e përmbytura filluan të dukeshin sërish në rregull,” tha Reinhardt Quast, president i Shoqatës qendrore të ndërtuesve gjermanë.

Përmbytjet e viteve 2002 dhe 2013, janë përdorur gjithnjë si pika referimi për të bërë vlerësime të katastrofave. Pas ndihmave të menjëhershme, Federata dhe landet vunë në atë kohë në dispozicion tetë miliardë euro. Por kriza aktuale ia kalon atyre të mëparshmeve. Shifra e njerëzve që kanë humbur jetën e bën këtë të qartë: 164 të vdekur në zonën e katastrofës. Kjo shifër nuk do të mbesë kaq, sepse viktima të tjera nuk janë gjendur ende. Forcat e shpëtimit janë duke kërkuar ende për të humburit.

Studimi: Johnson & Johnson rezulton vaksina më pak efektive

Sipas një studimi të ri vaksina Johnson & Johnson me një dozë kundër COVID-19, mund të jetë më pak e efektshme kundër varianteve të reja të koronavirusit.

Studiuesit në Fakultetin e Mjekësisë Grossman të Universitetit të Nju Jorkut arritën në këtë përfundim pasi kryen testimin laboratorik të mostrave të gjakut nga vullnetarët.

Nathaniel Landau, studiuesi kryesor, tha se vaksina Johnson & Johnson nuk siguron të njëjtën mbrojtje ndaj varianteve të COVID-19 si vaksinat me dy doza Pfizer ose Moderna, të cilat përdorin teknologjinë RNA.

Studimi, i postuar në internet të martën, nuk është analizuar nga shkencëtarë, nuk është botuar në ndonjë revistë shkencore dhe nuk pasqyron efektet e vaksinës në realitet. Por përfundimet janë të ngjashme me studimet e tjera që tregojnë se vaksinat me një dozë si Johnson & Johnson dhe AstraZeneca nuk prodhojnë mjaftueshëm antitrupa për të luftuar variantet Delta dhe Lambda.

Varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, thuhet se përhapet më lehtësisht sesa variantet e tjera. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se Delta tani përbën 83% të rasteve të reja në vend.

Johnson & Johnson kohët e fundit publikoi një studim që tregon se një dozë e vetme e vaksinës së saj është efektive kundër variantit Delta për deri në tetë muaj.

Por studiuesi Landau thotë se rezultatet e studimit të Universitetit të Nju Jorkut mbështesin teorinë që tregon se një dozë e dytë e vaksinës Johnson & Johnson është e nevojshme.

Pfizer: Mund të nevojitet një dozë e tretë vaksinimi kundër Covid-19

Fakti që kompania Pfizer dëshiron të ofrojë një dozë të tretë të vaksinës, nuk do të thotë domosdoshmërisht se njerëzit do të presin me padurim ta bëjnë atë. Autoritetet e shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara dhe ato ndërkombëtare thonë se tani për tani, ata që janë të vaksinuar plotësisht duket se janë të mbrojtur mirë.

Në rang global, ekspertët po vëzhgojnë nga afër për të përcaktuar nëse njerëzve do t’u duhet një dozë tjetër. Në të njëjtën kohë, shumë sugjerojnë se prioriteti për momentin duhet të jenë vaksinimet, duke vënë në dukje se disa mutacione shqetësuese të koronavirusit nuk do të shfaqeshin me kaq shpejtësi nëse një pjesë më e madhe e Shteteve të Bashkuara, si dhe pjesa tjetër e botës do të kishin përmbushur raundin e parë të vaksinimit.

“Nëse nuk doni të shihni çdo javë një variant të ri “, tha Jennifer Nuzzo, specialiste e shëndetit publik në Universitetin Johns Hopkins, “duhet të bëjmë më shumë punë për t’u siguruar që të gjitha vendet të kenë më shumë qasje tek vaksinat”.

Në vazhdim janë disa pyetje dhe përgjigje në lidhje me imunitetin dhe dozat shtesë të vaksinës.

ÇFARË PO E NXIT DEBATIN PËR DOZËN SHTESË TË VAKSINËS?
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë thënë prej kohësh se njerëzit një ditë mund të kenë nevojë për një dozë përforcuese, ashtu siç është praktika për shumë vaksina të tjera. Për këtë arsye po bëhen studime për të testuar përqasje të ndryshme: doza të thjeshta të treta, teste të dozave të përziera me vaksinën e një marke tjetër për një dozë të tretë, ose një dozë përforcuese eksperimentale të modifikuar për t’iu përgjigjur më mirë varianteve të ndryshme.

Por javën e kaluar, kompania Pfizer dhe partnerja e saj gjermane BioNTech njoftuan se në gusht planifikojnë të kërkojnë autorizimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave për një dozë të tretë, pasi ajo mund të rrisë nivelet e antitrupave që luftojnë virusin, duke ndihmuar ndoshta për të shmangur disa mutacione shqetësuese.

Kompanitë nuk kanë bërë publike të dhënat dhe zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thanë se dozat përforcuese nuk janë ende të nevojshme dhe se qeveria, jo prodhuesit e vaksinave, do të vendosin nëse dhe kur do të ndryshojë kjo gjë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të hënën se nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar se nevojiten doza të treta. Ajo tha se dozat e pakta duhet të ndahen me vendet e varfëra, dhe jo të përdoren nga vendet e pasura si doza përforcuese.

ÇFARË PROVASH KA SE MBROJTJA E VAKSINAVE VAZHDON TË JETË E FORTË?
Një analizë muajin e kaluar e agjencisë së lajmeve Associated Press konstatoi se pothuajse të gjitha vdekjet nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara po ndodhin në radhët e të pavaksinuarve.

Në javët e fundit, infektimet dhe shtrimet në spital kanë filluar të rriten ndërsa përhapet varianti shumë ngjitës Delta. Por Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se rritjet po nxiten nga pjesët më pak të vaksinuara, në një vend që disponon doza të mjaftueshme nëse njerëzit do të donin t’i merrnin.

Asnjë vaksinë nuk është perfekte. Pra, njerëzit e vaksinuar plotësisht herë pas here do të infektohen, por këto të ashtuquajturat raste depërtuese, zakonisht janë të lehta. Zyrtarët që monitorojnë nevojën për doza përforcuese janë duke vëzhguar nga afër për çdo rritje të madhe në infektimet serioze që depërtojnë mbrojtjen që ofrojnë vaksinat.

Deri tani lajmet janë të mira: Njerëzit që ishin të parët në radhë për vaksinat në dhjetor dhe janar nuk duket se janë në rrezik më të lartë për t’u infektuar sesa ata të vaksinuar kohët e fundit, tha të martën Dr. Jay Butler i CDC-së.

A KA TË BËJË DEBATI PËR DOZAT PËRFORCUESE VETËM ME VARIANTET E REJA?
Jo, shkencëtarët po vëzhgojnë gjithashtu për të parë se sa dobësohet imuniteti i përgjithshëm i njerëzve të vaksinuar ndaj koronavirusit. Edhe ky aspekt mund të kërkojë një dozë përforcuese.

Antitrupat që luftojnë viruset gradualisht zbehen. Kjo është normale pasi trupi nuk ka nevojë të jetë në gatishmëri të lartë përgjithmonë.

Por antitrupat nuk janë mbrojtja e tij e vetme. Në momentin që ato nivele bien, trupi ka formuar një gjendje rezervë. Ndër to janë qelizat B të kujtesës të cilat kur ekspozohemi sërish ndaj virusit, “shpërthejnë dhe fillojnë të ndahen si të çmendura” për të prodhuar antitrupa të rinj, tha imunologu i Universitetit të Pensilvanisë, Scott Hensley.

Një tjetër rezervë: Qelizat T që vrasin qelizat e infektuara nga virusi për të mos lejuar që situata të rëndohet.

Studimet laboratorike sugjerojnë se antitrupat nuk janë aq të fuqishëm kundër variantit Delta sa janë kundër disa versioneve të mëparshme të koronavirusit, por ende shërbejnë për t’u mbrojtur. Specialistët shqetësohen më shumë për perspektivën e mutacioneve të ardhshme që mund t’u shpëtojnë vaksinave të sotme, diçka e parandalueshme vetëm duke luftuar përhapjen virale kudo që ajo ndodh.

SI PO IA DALIN VENDET E TJERA ME VARIANTIN DELTA?
Të dhënat nga jeta reale në Angli, Skoci, Kanada dhe Izrael tregojnë se vaksinat e përdorura më gjerësisht në vendet perëndimore vazhdojnë të sigurojnë një mbrojtje të fortë. Studiuesit në Britani konstatuan se dy doza të vaksinës Pfizer, për shembull, janë 96% mbrojtëse nga shtrimi në spital me variantin delta, si dhe 88% efektive kundër infeksionit simptomatik.

Izraeli kohët e fundit raportoi të dhëna paraprake që sugjerojnë se mbrojtja ndaj infeksionit të butë me variantin Delta ka rënë më poshtë, në 64%. Por, mbrojtja ndaj sëmundjes së rëndë mbeti e lartë.

Ekzistojnë më pak informacione se si rezultojnë vaksinat e tjera përballë variantit delta. Tajlanda njoftoi këtë javë se punonjësve të shëndetësisë që kishin marrë dy doza të një vaksine kineze do t’u jepet një dozë përforcuese e prodhuar nga kompania AstraZeneca.

A MUND TË KENË NEVOJË DISA NJERËZ PËR NJË DOZË PËRFORCUESE PËRPARA PJESËS TJETËR TË POPULLSISË?

Kjo është e mundur. Izraeli sapo filloi shpërndarjen e dozave të treta të vaksinës Pfizer te personat që kanë bërë transplant dhe pacientët e tjerë me sistem të dobët imunitar. Arsyeja? Njerëzit që marrin ilaçe të caktuara që ulin imunitetin nuk reagojnë si njerëzit e shëndetshëm ndaj vaksinave, jo vetëm ndaj vaksinave për COVID-19.

Franca ka tashmë një politikë të ngjashme për dozën e tretë për personat me imunitet të dobët. Edhe pse nuk është autorizuar në Shtetet e Bashkuara, disa njerëz që kanë bërë transplant kërkojnë një dozë të tretë me shpresën për më shumë mbrojtje.

Ende nuk është provuar nëse ndihmon një dozë e tretë dhe, nëse po, kush ka nevojë për një të tillë dhe kur. Studimi i parë i madh i strategjisë për këtë çështje po fillon tek mijëra pacientë në Norvegji.