17.5 C
Tirana
E enjte, 10 Korrik, 2025

Ish-ministri i PS: Janë 430 milionë euro që do paguajnë shqiptarët, fatura “Becchetti” më e madhe se 110 milionë, SPAK të hetojë!

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në emisionin Breaking në “Top News” e konsideron të mbyllur çështjen Becchetti dhe se çdo afat që shtyhen në dhënien e pagesës së 110 milionë eurove është në dëm të xhepave të taksapaguesve shqiptar, pasi fatura do të rritet nga kamatëvonesat

Kostoja është 110 milionë euro, por ajo mund të jetë edhe më e lartë për faktin se qeveria ka paguar zyrat avokatore, kontratat e cilave, sipas Malajt, mbahen të fshehura.

‘Ministra duhet të sqarojë se çfarë nënkupton me vendim përfundimtar. Me aq sa kam unë dijeni çështja Beccheti mund të cilësohet e mbyllur. Nga pikëpamja juridike afati trevjeçar për të gjetur të dhëna të reja për të bërë një rigjykim të ri të çështjes nuk e pengon ekzekutimin e vendimit. Nëse e zgjasin atëherë kostoja e faturës do të jetë më e madhe. Hezitimi i SPAK për të mos hetuar cenon rëndë kredibilibilitetin për reformën në drejtësi. Të mos bëhet një hetim në Shqipëri, janë rreth 430 milionë euro kosto që duhet të paguhet për shkak të vendimeve të Gjykatave”, tha Malaj në “Breaking”.

Sipas tij, “nuk ka asnjë vendim qeveri, ministrie e drejtorie e cila nuk iniciohet pa një person konkret. Në çdo vendim të miratuar, ka një firmë të kryeministrit, nëse mungon është firma e zv/kryeministrit, e që shoqërohet me kundërfirmën e propozuesit, ministrit”.

Mos zbatimi i vendimit të Gjykatës së Straburgut mund të sjellë si pasojë edhe bllokimin e aseteve që Shqipëria mund të ketë jashtë vendit, ndërsa besimi ndaj investitorëve të huaj dhe frika, sipas ish-ministrit Malajt do të ketë pasoja në Shqipëri.

Aksidentuan për vdekje të riun, në pranga polici dhe i vëllai

Një efektiv policia dhe i vëllai i tij janë vënë në pranga lidhur me aksidentin me vdekje ndodhur pas mesnatës në Kamzë. Ata akuzohen për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë njoftoi arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë Inspektor R.M., 20 vjeç – punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllait të tij – M.M., 22 vjeç.

“Arrestimi u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip ‘Benz’ në rrugën ‘Teuta’, në drejtim të rreth-rrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip ‘Suzuki’, me drejtues një 26-vjeçar (me iniciale F.H.), i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes”, njoftoi SHÇBA.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”, shtuan të njëjtat burime.

Chelsea ofron 60 milionë euro për Hazard

Hazard mund të kthehet në Chelsea për 60 milionë euro. Ai do të lirojë numrin 7, numër të cilin ka shumë gjasa ta bartë sezonin e ardhshëm, Mbappe

Eden Hazard mund ta mos e veshë më fanellën e Real Madridit. Siç raporton AS, Chelsea e ka seriozisht që ta rikthejë në “Stamford Bridge” anësorin belg.

Në vitin 2019, Reali e bleu për 100 milionë euro, por Hazard ka qenë një dështim i vërtet, ka shënuar vetëm 5 gola dhe ka bërë vetëm 43 paraqitje për dy vite.

Ai ka vuajtur nga dëmtime të shumta dhe Reali s’dëshiron të rrezikojë edhe një sezon tjetër, andaj ka hedhur sytë për të kryer blerjen e madhe, Kylian Mbappe nga Paris Saint Germain.

Mbappe preferon numrin 7 diçka që e bën edhe më të mundshme largimin e Hazard, për të liruar numrin për sulmuesin francez.

AS raporton se Chelsea e ka seriozisht dhe ka bërë gati 60 milionë euro, shifër që mund ta ndihmojë Realin ta blejë Mbappen.

Sido që të jetë, pas pushimeve, Hazard do të ulet me Carlo Ancelottin dhe drejtuesit e klubit dhe do të diskutojë për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Edhe vet belgu, beson se lëndimet e shumta, s’do ta lënë rehat sërish në Madrid, andaj po mendon të rikthehet në Londër, atje ku shkëlqeu për shumë vite dhe u shndërruar në lojtarin që është sot, në njërin prej më të mirëve në botë.

Kush janë dy shqiptarët që bashkëpunuan me kamerunasit për zhvatjen e 4 milionë eurove nga llogaritë bankare

Katër persona janë vënë në pranga dhe tetë të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të zhvilluar prej një viti në vendin tonë, ku një grup personash krijonin biznese fiktive dhe mashtronin klientët me pagesat online.

Në kuadër të operacionit të koduar “PHISHING”, janë arrestuar dy shqiptarë dhe dy kamerunas të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin organizuar një skemë mashtrimi online, ku kanë marrë miliona euro. Të arrestuarit janë Donald Anu 34 vjeç alias Ugochukëu nga Kameruni, Emmanuel Emereibenu 39 vjeç nga Nigeria dhe Marie Goufan 31 vjeçe nga Kameruni, banuese në Tiranë, Fatbardh Danja 40 vjeç, banues në Tiranë dhe  Xhentil Kupe 54 vjeç, banues në Tiranë.

Në një konferencë për mediat drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka dhënë detaje në lidhje me funksionimin e kësaj skeme mashtrimi ku të arrestuarit dhe 8 të tjerët e shpallur në kërkim ndërhynin në sistemet elektronike të kompanive të ndryshme dhe mashtronin klientët e tyre.

Të arrestuarit dhe bashkëpunëtorët e tyre arrinin që të futeshin në sistemin kompjuterik dhe rrinin në heshtje deri në momentin që kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Sapo konstatonin ndonjë kërkesë të tillë ato kontaktonin klientin, duke marrë rolin e subjektit pritës të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re.

Ata duke qenë në brendësi të komunikimeve kanë qenë në gjendje të prodhojnë një mesazh të postës elektronike me pamje të njëjtë me të vërtetin. Që kjo skemë të funksiononte, këta shtetas kishin hapur subjekte tregtare fiktive dhe në shumë raste me dokumente të falsifikuara të krijuara nëpërmjet pajisjeve elektronike, por dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh.

“Subjektet që janë verifikuar deri më tani si subjekte tregtare fiktive dhe të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe që më pas në emër të tyre janë hapur numra llogarish bankare janë:

CONNECTA INTERCONTINENTAL SHPK
ËORLDËIDE GO LTD
ËORLDËIDE TRADING LIMITED
AFRICAN-ALBANIAN COMERCE
KËOK TANG SHPK,
KRACO LIMITED SHPK
MICHAEL ODYLON LAGMON ROMERO SHPK
PILATUS AIRCRAFT LTD SHPK
TANG KËOK YUE SHPK
LEKLIFARM GLOBAL sh.p.k
MAIBOM GBMH
HORTIFEEDS
TEST FUCHS GBMH
GS ECOMETAL CO LTD
ECI PHARMACEUTICALS LLC
AGNES KATBETH KREIMER
XHENTIL KUPE

Deri tani janë evidentuar subjekte që kanë rënë pre e këtij mashtrimi nga vende të ndryshme të botës dhe më saktësisht nga:

SHBA
GJERMANI
ANGLI
TURQI
BELGJIKË
ZVICËR
FINLANDË
LITUANI
FILIPINE

Po ashtu janë evidentuar llogaritë bankare të hapura në bankat e nivelit të dytë dhe në bashkëpunim të ngushtë me këto banka janë mbajtur në kontroll transaksionet e kryera nga këta shtetas nëpërmjet kompanive fiktive të krijuara prej tyre, me qëllim dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Vlerat monetare të evidentuara dhe të dyshuara si të ridrejtuara si pasojë e kësaj skeme kriminale janë rikthyer tek subjektet që i kanë dërguar ato duke minimizuar dëmin dhe viktimat e mundshme.

Deri më tani dyshohet se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal për një periudhë të gjatë kohore prej rreth 2 vjetësh dhe së bashku me shtetas të paidentifikuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të kenë kryer mashtrime të pagesës nëpërmjet postës elektronike në një shumë prej rreth 4.000.000 eurosh”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 1 automjet i markës Huyndai, 3 pajisje kompjuterike laptop, 11 telefona celularë, 20 karta SIM, 2 pajisje kompjuterike tablet,  3 vula subjektesh, 8 karta krediti/debiti , 9 karta memorie , pajisje të tjera elektronike ndihmëse etj dhe  dokumente të ndryshme si vërtetime bankare, fatura bankare, fotokopje pasaportash shtetasish shqiptarë e të huaj, ftesa për leje qëndrimi, kontrata të ndryshme noteriale, prokura përfaqësimi etj.

Luan Baçi: SPAK të veprojë edhe në Fier me Armando Subashin. Qyteti në duart e krimit të organizuar

Nga Luan BAÇI

SPAK te veprojë edhe në Fier me Armando Subashin. Qyteti në duart e krimit të organizuar të lidhur me pushtetin për vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike.

Une jam dakord me Petro Koçin!

Drejtues dhe përfaqesues të PS në Fier u kujtuan papritmas të vënë alarmin, per abuzimet dhe vjedhjet me tenderat, dhe fondet publike nga pushtetarët e zgjedhur dhe të emëruar nga vetë Partia Socialiste, për shpërdorimet e detyrës dhe keqtrajtimet e qytetarëve nga drejtuesit e institucioneve, për krijimin e një klime terrori dhe frike për qytetarët, për fermerët, për bizneset dhe gjithë shoqërinë!

Ndërsa KM i vendit “kujdeset” që ta lavdërojë Subashin e bashkisë Fier, në një nga daljet e tij të shumta në publik, per dy kanale kulluese që i ka pastruar mirë dhe nuk ka abuzuar duke bërë “namin” me 200 milionë lek të vjetra si kolegu i Lushnjës, që ra në rrjetën e SPAK, Petrua i bën thirrje SPAKUT, që të zbresë urgjent në Fier, për të mos e lënë qytetin në duart e krimit të organizuar dhe mafies që është lidhur fortë dhe pazgjidhshmërisht me drejtuesit e institucioneve në Fier duke abuzuar dhe vjedhur me miliona € fonde publike!

Ka reagime të shumta në rrjete sociale nga shumë drejtues socialistë të institucioneve, ku kundërshtojnë dhe sulmojnë Petron, për këtë qëndrim të tij dhe për denoncimin publik që ai bën, duke i quajtur të pa baza akuzat e tij dhe me qellime të caktuara, për përfitime personale dhe për vendosje të kontrollit të vet mbi institucionet se sipas gojëve të liga, nuk e pyet askush nga drejtuesit dhe se ndihet jashtë loje!

Une jam dakort me z Koçi dhe e mbështes plotësisht atë!

Por qytetarët kë të besojnë?

Edi Ramen që lavdëron publikisht Subashin për performancë të shkelqyer, apo Petro Koçin që e akuzon (pavarësisht se nuk përmend emra) për abuzime të mëdha me fondet publike!

Pse e sulmojnë publikisht Petron drejtues dhe ish drejtues lokal të institucioneve të PS në Fier, për këto denoncime dhe për më tepër pse ai i bën denoncimet publike?

Nga njëra anë, kjo tregon se denoncimet e Z. Koçi janë të drejta dhe qëndrojnë, por nga ana tjetër tregojnë se bëhen për interesa të ngushta, për arsye personale dhe të grupimit të ri të krijuar në Fier brenda PS në luftën për pushtet!

Denoncimi i Z. Koçi nuk është i pa dëgjuar dhe i pa njohur nga qytetarët Fierakë dhe nga gjithë vendi, pasi ka vite që Partia Demokratike ka denoncuar publikisht shkelje dhe abuzime të mëdha me tendera dhe fonde publike jo vetëm për bashkinë Fier, por edhe për institucione të tjera!

Nuk duhet harruar kompania gjigande Alpetrol, që është bërë strehë e militanteve të rilindjes dhe vatër e madhe korrupsioni, dhe vjedhje e shumave marramendëse të parave të taksa paguesve Shqiptarë por dhe shumë institucioneve të tjera, me peshë më të vogël se kjo!

E reja këtu është, se denoncimin tashmë e bën vetë Partia Socialiste, e bën Kryetari i PS në Fier dhe deputet i zgjedhur i parlamentit!

Pavarësisht qellimit, pavarësisht se përsërit ato që ne kemi thënë fort gjatë këtyre viteve opozite, unë e përshendes dhe jam dakort me denoncimin e tij!

Kjo tregon vertetësinë e denoncimeve tona dhe luftës tonë opozitare, kjo tregon se ne nuk kemi bërë politikë dhe denoncime për përfitime të kredove politike, por betejë për të vërtetën dhe në krah të qytetarëve!

Kjo tregon se masakra elektorale e 25 Prillit ka qenë prezente më shumë nga sa duket edhe në Fier, pasi paratë e shumta, dhe abuzimet me tenderat kanë bërë punën e tyre dhe këtë tashmë po e pranojnë edhe vetë!

Denoncimi: Ben Blushi u merr ujin e pijshëm banorëve për pishinën dhe hotelin e tij në Dardhë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se, Bashkia Korçë në menyrën më korruptive dhe abuzive ka ndërhyrë në ujësjellesin e fshatit Dardhë vetëm per t’i shpënë ujin Ben Bilushit për të mbushur pishinën në shtëpinë e tij dhe për hotelin e tij në Dardhë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Arben Malavita len fshataret pa uje te pijshem!

Ai u merr atyre ujin e pijshem per pishinen dhe Hotelin e tij!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje zoti Berisha .Dua te denoncoj nje problem mjaft shqetesues . Bashkia Korce ne menyren me korruptive dhe abuzive te mundshme ka nderhyre ne ujesjellesin e fshatit Dardhe vetem e vetem per hesap te Ben Blushit ,per ti shpene ujin Ben Bilushit per te mbushur pishinen ne shtepine e tij dhe per hotelin e Ben Blushit ne Dardhe .Ujesjellesin e kane ndertuar dardharet vete me kontributin e tyre perpara 100 vitesh me mund e djerse ndersa keta kusare sot vjedhin ujin e fshatit dhe banoreve ,Sotiraq Filo hajduti me hajdutin tjeter drejtorin e ujesjellesit Petrit Tare mikun e ngushte te Ben Blushit qe vjen naten ne Dardhe si hajduti e bejn planet mafioze si te shpien ujin ne biznesin e Ben Bilushit. Pervecse banoret e fshatit demtohen ,demtohen dhe bizneset e tjera te cilat jane ngritur me mund e djerse jo me para te vjedhura si Ben Blushi ,shkelje tjeter eshte se kane kaluar tubon e ujit ne prone private me force duke shkateruar pronen private e duke hyre me force ,dhe punimet jane bere pa asnje leje. Po grabiten dhe pronaret .Zullumet e bashkise Korce dhe Raqi hajdutit nuk kane fund ,jane kthyer ne sherbetore dhe zagare te devotshem te Ben Blushit i cili de fakto eshte beu i fshatit Dardhe. Pervecse i shtruan rrugen me kalldrem tani po vjedhin ujin per biznesin e tij .Spak nese ka vullnet te hetoje kete ceshtje korruptive

Nga Suedia me furi/ Mbreti i “Spotify” përpiqet të blejë Arsenalin

Portret i mbretit të Spotify, miliarderit të parë europian që ka bërë para me internetin dhe tani dëshiron të blejë Arsenalin.

Nëse je ndonjë miliarder europian, kinez apo rus, është e vështirë t’i rezistosh tundimit të blerjes të një skuadre futbolli. Kolegët amerikanë blejnë skuadrat e NBA apo ato të NFL, por për të tjerët ambicia është një klub futbolli, mundësisht anglez: kanë rënë të gjithë, nga oligarkët ruse tek emirët e Gjirit Persik. Kështu, fakti që suedezi Daniel Ek, themelues dhe CEO i Spotify, ka ndërmend që të blejë Arsenalin bashkë me një grup ish futbollistësh të famshëm si Thierry Henry, Dennis Bergkamp e Patrick Vieira, nuk është kushedi se çfarë i bujshëm: miliarder europian që blen një ekip futbolli, lëre më çfarë surprize.

Megjithatë, pak befasues lajmi është: sikur gjithçka të përfundonte me sukses, Daniel Ek ka mundësi që do të ishte miliarderi i parë europian që blen një ekip futbolli pasi i ka bërë paratë me internetin. Dhe Europa miliarderë interneti thuajse nuk ka asnjë, jo në kuptimin që nuk ka miliarderë të tjerë si Ek, por në kuptimin që vetëm ai ka arritur të bëjë si amerikanët: ka krijuar një shërbim online të përdorur nga qindra milion njerëz, ka revolucionarizuar një treg të tërë, ka sjellë jetë në një industri që që po jepte shpirt, është bërë një titan i teknologjisë dhe është martuar në Liqenin e Como. Por edhe pse Ek e Spotify janë suedezë, krenaria është europiane: Spotify është Facebook dhe Google ynë dhe Daniel Ek është Zuckerberg dhe Brin&Page ynë.

Spotify, shërbimi muzikor në streaming më famshëm dhe më i përhapur në botë, ka ndryshuar përgjithmonë industrinë e muzikës dhe, sipas shumë njerëzve, e ka shpëtuar nga katastrofa e piraterisë. Ka 356 milion përdorues aktivë, prej të cilëve 158 milion paguajnë një abonim; ka të ardhura prej mbi 2 miliard dollarësh dhe anipse deri më tani praktikisht nuk ka realizuar fitime, analistët bien dakord kur parashikojnë një të ardhme me suksese. Përveçse është një biznesmen teknologjik me sukses të madh në Europë, në vitin 2017 Daniel Ek është emëruar si personi më i fuqishëm i të gjithë industrisë muzikore nga revista “Billboard”. Si të gjithë CEO teknologjikë që respektohen, edhe Daniel Ek ka një biografia publike të mirëhartuar, të pasur me anekdota që të çojnë në një trajektore gjenialiteti të parakohshëm, pengesa dukshëm të pakalueshme, sakrifice personale dhe këmbënguljeje biznesore, në një kreshendo që çon me kënaqësi tek fama dhe suksesi final.

Biografia e Ek fillon në Ragsced, një rrethinë e Stokholmit. Biri i një mekaniku që prej pak kohësh kishte gjetur punë si programues informatik dhe i një baby sitter shumë e pasionuar pas muzikës (gjyshi ishte këngëtar opere), Daniel Ek e pati kitarën e tij të parë në moshën 4 vjeçare dhe pak më vonë kompjuterin e tij të parë – kjo anekdotë, shumë e përmendur të gjithë artikujt e gazetave për Ek, është e rëndësishme sepse qysh nga fillimi lexuesi e kupton cilët janë dy pasionet kryesore të djaloshit. Siç do ta tregonte vetë ai në një intervistë për Sarah Lacy e uebsajtit Pando (dhe në dhjetëra të tjera), qysh në moshën 14 vjeçare Ek ishte një programues shumë i zoti: ishte fundi i viteve Nëntëdhjetë, të gjithë donin një uebfaqe dhe ai filloi t’i projektojë e t’i shesë, fillimisht 100 dollarë secilën, më pas me çmime më të larta dora dorës që rriteshin kërkesat, deri në 5000 dollarë.

Punët i ecnin aq mirë sa që Ek organizoi një biznes të vogël shkollor. U mësoi shokëve të tij më të rritut të klasës si të programonin dhe të përdornin Photoshop për grafikën e uebsajteve dhe pagesat ua bënte jo me para, por me objekte: videolojëra, iPod, celularë. Dhe përderisa biznesi nuk i lejonte kohë për asgjë tjetër, me të njëjtën metodë Ek pagi shokë të tjerë që të bënin detyrat dhe provimet shkollore në vendin e tij. Prindërit filluan të dyshonin kur nisën të shikonin televizorë, kompjuterl dhe objekte të tjera të kushtueshme të silleshin nëpër shtëpi, por në fund e kuptuan se shpirti sipërmarrës i Ek ishte i pamposhtur dhe u përshtatën. Ek i bindi që të transferoheshin në një shtëpi të re, kështu që ai të mund ta përdorte banesën e familjes si zyrë dhe si laborator. Në moshën 18 vjeçare menaxhonte një ekip prej 25 njerëzish. Me mbarimin e shkollës, Ek filloi të hapë aktivitete të ndryshme biznesore, si një kompani Seo (domethënë arti për t’u gjetur në Google) dhe marketingu online të quajtur Advertigo.

Kërkoi të punësohej edhe në Google, por nuk arriti pasi nuk kishte ndonjë diplomë. Në vitin 2005, falë një interesi të rinovuar investitorësh ndërkombëtarë për skenën teknologjike europiane dhe pjesërisht për shkak të ndonjë problemi me tatimet suedeze, Ek i shiti të gjitha bizneset e tij, midis të cilëve Advertigo, që u ble nga kompania e marketingut dixhital Trade-Double. Ek bëri disa miliona dollarë, ishte 22 vjeç dhe vendosi të dalë në pension. Bleu një apartament të madh në qendër të Stokholm, një Ferrari të kuq dhe për disa muaj frekuentoi “festat më cool” ku mund të kishte të gjitha vajzat që donte, siç ka thënë vetë në një intervistë për “Financial Times”. Ra në depresion.

Ky është momenti i kthesës i historisë. Ek shiti apartamentin, Ferrari dhe u tërhoq në një shtëpi të vogël në lagjen e vjetër të tij, afër banesës së prindërve, që të meditonte lidhur me të ardhmen. “Fillova të mendoja se çfarë kishte rëndësi vërtet për mua dhe kuptova se qenë dy gjëra në jetën time që më kanë qenë vërtet të rëndësishme: muzika dhe teknologjia”, i ka thënë Pando. Ishte viti 2006 dhe ishte momenti i duhur për të menduar për muzikën dhe teknologjinë. Faktikisht, tregu muzikor ishte në vlim: Napster, programi për të shkarkuar muzikë në mënyrë të paligjshme, ishte themeluar pak vite më parë, më 1999, dhe brenda pak kohësh kishte shkatërruar industrinë diskografike. Bota kishte zbuluar piraterinë, kishte kuptuar se nuk ishte më e nevojshme të paguante që të mund të dëgjonte muzikë dhe nuk qe më e mundur të kthehej prapa. Shtëpitë diskografike hynë në krizë njëra pas tjetrës. Në vitin 2001 Steve Jobs i Apple paraqiti iTunes, një shërbim i ri për të blerë muzikë dixhitale: fillimisht dha pak shpresë, por më pas gjërat rifilluan të përkeqësohen. Faktikisht, iTunes mundosnte të bliheshin këngë veçanërisht, duke e eliminuar burimin kryesor e fitimit të shtëpive diskografike dhe të artistëve: shitjen e albumeve. Në 2006, teksa Ek meditonte në shtëpinë e tij, industria diskografike me një goditje bishti e kishte mbyllur Napster, por gjërat nuk qenë përmirësuar: u shfaqën dhjetëra klone, të tillë si Kazaa dhe Limewire, që vazhduan ta shkatërrojnë tregun.

Në këtë periudhë Ek pati një takim të rëndësishëm me Martin Lorentzon, themeluesin e TradeDouble, kompanisë që kishte blerë Advertigo: gjatë traktativave të blerjes, të dy u bënë miq. Lorentzon kishte shitur TradeDouble dhe gjendej në të njëjtën situatë si Ek: shumë i pasur, i mërzitur dhe në kërkim të një projekti të ri. Duke folur, të dy vazhdonin të ktheheshin tek industria musikore dhe pas shumë meditimi vendosën se dë të provonin të krijonin Napster e ri, më të mirë, në streaming dhe të ligjshëm. Takuan Ludvig Strigeus, një programues të talentuar që kishte krijuar uTorrent, i cili në atë moment ishte një prej programeve më të famshme për të shkarkuar ilegalisht muzikë dhe video. Të tre nisën të punojnë për Spotify dhe ndërkohë Ek u bë për disa muaj CEO i uTorrent (më pas e la: nuk është maksimumi të pretendosh të shpëtosh industrinë diskografike nëse je në krye të një produkti të përdorur nga piratët).

Nga pikëpamja teknike, krijimi i Spotify qe i ndërlikuar, por jo i pamundur. Ek kuptoi se një prej metodave më të mira për të bindur përdoruesit të përdornin Spotify do të ishte një përvojë përdorimi e shpejtë, pa “fërkime”, siç thuhet në mjedis, dhe i kërkoi Strigeus që të bënte në mënyrë që, pasi të klikohej në një këngë, muzika të fillonte në harkun e 200 milisekondave, që është pakashumë kohëzgjatja e një rrahje qepallash. Në harkun e 4 muajve prototipi i parë i Spotify ishte gati. Problemi i vërtetë që më shumë bindja e shtëpive diskografike që të jepnin të drejtat për transmetimin ligjërisht të muzikës në streaming.

Në atë periudhë industria diskografike ishte e traumatizuar: po përjetonte një krizë të egër, praktikisht pa rrugëdalje dhe, kur erdhi Ek me idenë e një uebsajti që mundësonte të dëgjohej muzikë online, pa kufizime dhe në disa raste edhe falas (me kusht që të suportonte pak publicitet), nuk u prit tamam krahapur. Por, për një herë, fakti që ndodhej në Stokholm dhe jo në San Francisco qe shumë i dobishëm. Suedia qe një prej vendeve të para të botës që kishte internet të shpejt: të shkarkoje një kënbë ilegalisht ishte e lehtë dhe e shpejtë, si edhe nënkupton që pirateria ishte shumë e fortë dhe shtëpitë diskografike të dëshpëruara e të të gatshme që të dëgjonin këdo që u sillte pak shpresë. Veç kësaj, tregu suedez është i vogël dhe pak ndikues: të tentoje një eksperiment aty do të kishte qenë më pak katastrofik në rast dështimi. Pavarësisht kësaj, Ek ju deshën 2 vjet për të bindur shtëpitë diskografike që t’i jepnin të drejtat e streaming në Suedi e në disa vende europiane dhe, për të mbajtur në këmbë Spotify, ai dhe Lorentzon u detyruan që përdornin pjesë të madhe të pasurive të tyre personale. Kur më së fundi Spotify doli në tregun europian, në vitin 2008, me 20 milion këngë, qe një sukses mjaft i shpejtë.

Industria diskografike suedeze filloi ta rimarrë veten falë të ardhurave të streaming dhe Spotify siguroi financime nga investitorë të ndryshëm. Tërhoqi vëmendjen edhe të biznesmenëve të famshëm si Sean Parker, themeluesi i Napster, që pasi ka qenë mentori i Mark Zuckerberg vendos ta ndihmojë Ek që të futet në tregun amerikan, më të rëndësishmin e votës. Pasi kishte kontraktuar tashmë me versionin europian e shtëpive diskografike, Ek ishte i bindur se do të ishte e vështirë të zgjerohej kontrata edhe në Shtetet e Bashkuara. Në pjesën më të madhe kompanitë kryesore qenë të njëjtat: Emi, Sony, Warner dhe Universal. Gabohej: qenë të nevojshëm 2 vite e gjysmë të tjera për të siguruar të drejtat për tregun amerikan, ku Spotify hyri më 2011. Qe sukses edhe atje.

Ajo që ka ndodhur më pas është pakashumë histori e ditëve tona. Spotify është aktiv në mbi 80 vende dhe të gjithë – me të drejtë – mendojnë se e ka shpëtuar industrinë diskografike, bilancet e së cilës janë bërë më të lulëzuara siç ishte jo më përpara piraterisë. Streaming është bërë metoda dominuese kryesore e dëgjimit të muzikës në të gjithë botën. Ama jo të gjithë nuk janë të sigurtë se Spotify, përtej industrisë diskografike, ka shpëtuar edhe muzikën. Sistemi i shpërndarjes së të ardhurave është në fakt i disfavorshëm për artistët, sidomos ata emergjentë. Shumë eksponentë të rëndësishëm të botës muzikore e konsiderojnë të dëmshëm modelin Spotify, që u ka mundësuar kompanive dixhitale dhe shtëpive diskografike që të lidhin një aleancë ekonomike e cila shpesh shkon kundër muzikantëve.

Thom Yorke, këngëtari i famshëm i rrokgrupit Radiohead, shumë i dashur nga Ek, në vitin 2013 tha se Spotify ishte “pordha e fundit e dëshpëruar e një trupi që po vdes”. Por pavarësisht protestave, modeli Spotify ka fituar. Jo vetëm që është përhapur jashtëzakonisht, por edhe i është përshtatur konkurrencës: sot Apple, Amazon dhe jashtëzakonisht shumë kompani të tjera kanë shërbimet e tyre e streaming muzikor, në demonstrim të faktit që biznesi funksionon. Në vitin 2018 Spotify është kuotuar në bursë dhe sot vlen rreth 50 miliard dollarë. Ndërkohë, Ek ka revolucionarizuar dhe shpëtuar industrinë dhe ishte bërë tashmë kampioni më i madh teknologjik europian. Vazhdon të punojë në Suedi, por ka blerë shtëpi edhe në New York dhe ka zyra në të gjithë botën. Nëse si milioner 20 vjeçar ka blerë një Ferrari, si miliarder mbi 30 vjeçar të blejë një ekip futbolli është thuajse një hap logjik.
(nga Il Foglio)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Për spiunët amerikanë Bundesrepublika është parajsa

Një rrjet inteligjence i rrënjosur qysh nga mbarimi i Luftës së Ftohtë u mundëson amerikanëve që të mbajnë në kontroll aleatin/konkurrentin. Rasti Merkel. Gjenealogjia e një simbioze: nga Organizata Gehlen tek BND. Çerniera CIA në Konsullatën e Frankfurtit.

«Nuk jemi më në epokën e Luftës së Ftohtë». Me këtë pohim të fortë, duke ju drejtuar më 24 tetor 2013 presidentit të atëhershëm amerikan Obama, Angela Merkel ka dashur të shënojë një kthesë në raportet strategjike midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara. Kancelarja po prezantonte sikletet e saj me administratën amerikane pasi kishte zbuluar, falë zbulimeve të Edward Snowden, se celulari i saj ishte interceptuar nga National Security Agency (NSA) amerikane. Sipas historianit gjerman Josef Fochespoth, amerikanët, ashtu si edhe britanikët e francezët, qenë ligjërisht të autorizuara të mbanin nën kontroll komunikimet postare dhe telefonike të Republikës Federale Gjermane në bazë të marrëveshjeve sekrete shtesë e Traktatit të Përgjithshëm të 1952 (i hyrë në fuqi më 1955) i nënshkruar nga tri fuqitë perëndimore fituese të Luftës së Dytë Botërore me atë që atëbotë quhej Gjermani Perëndimore. Traktati i riarmatimit të Republikës Federale Gjermane dhe aderimi i saj në NATO, por me kushtin e kufizimeve të forta të sovranitetit të saj. Sipas Foschepoth, këto marrëveshje kanë mbetur në fuqi edhe pas Luftës së Ftohtë dhe rënies së Murit të Berlinit. Bile, pikërisht për të favorizuar ribashkimin gjerman, kancelari i kohës Helmut Kohl e la qëllimisht pasdore çështjen. Kështu, NSA do të ishte ende sot ligjërisht e autorizuar për të spiunuar komunikimet gjermane, por gjatë viteve të fundit gjërat ka mundësi që kanë ndryshuar.

Në vijim të zbulimeve të Snowden, Merken ka njoftuar anullimin e një pakti survejimi me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Baashkua që i përkiste Luftës së Ftohtë, pa ja specifikuar përmbajtjen. Nikolaos Gazeas, Docent i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Këlnit, pasi ka kujtuar se një kontratë mund të anullohet nga një deklarim i njërës prej palëve kontraktuese, mendon se kërkimfaljet formale e paraqitura nga qeveria amerikane ndaj asaj gjermane për interceptimet ndaj Merkelit përbëjnë një deklarim që i anullon marrëveshjet sekrete. Në çdo rast, hija e gjatë e historisë e nisur me rënien e Rajhut të Tretë dhe e vazhduar me Luftën e Ftohtë vijon të kushtëzojë marrëdhëniet midis inteligjencës gjermane dhe asaj amerikane.

Gjatë Luftës së Ftohtë hapësira gjeopolitike gjermane, e nënkuptuar si continuum që shkonte nga Republika Federale Gjermane tek Republika Demokratike Gjermane, bashkë me apendiksin austriak, ka qenë terreni tradicional i përplasjes midis spiunëve të Lindjes dhe atyre të Perëndimit, e thjeshtëzuar në dhjetëra vepra letrare e kinematografike. Shtetet e Bashkuara, bashkë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën për anën perëndimore, dhe Bashkimi Sovjetik për anën lindore, kishin krijuar në truallin e Gjermanive dispozitivë respektivë të fuqishëm ushtarakë dhe spiunazhi, me rrjete spiunësh dhe bazash për përgjimet elektronike. Dispozitivë që me rënien e Murit praktikisht është çmontuar nga ana e të gjitha fuqive pushtuese, me përjashtimin e inteligjencës amerikane që akoma sot mban në truallin gjerman struktura të rëndësishme që janë kundëraltari në Europën kontinentale i nyjes së spiunazhit që Uashingtoni ruan në Mbretërinë e Bashkuara, i përqëndruar në bazat Menwith Hill dhe Croughton. Ama të dy Gjermanitë nuk qenë një terren i thjeshtë loje. Qenë nga ana e tyre aktore të një ndeshjeje që do të duhej të shënonte fatet e botës. Spiunët gjermanë perëndimorë dhe homologët e tyre lindorë qenë sigurisht të kontrolluara nga aleatët respektivë referues, por kanë ditur që në vite të sigurojnë hapësirat e tyre të autonomisë.

Gjermania aktuale e bashkuar me kryeqytet Berlinin ka trashëguar aparatin e spiunazhit të modeluar nga Boni pas 1949, viti i themelimit të RFGJ. Shërbimi i jashtëm i saj, Bundesnachrichtendienst (BND), i krijuar zyrtarisht në vitin 1956, ka një histori të veçantë, që ka mundësi e kushtëzon akoma sot raportin me aleatin e sikletshëm amerikan. Në fakt, BND ka lindur nga Organizata Gehlen (OG), një shërbim klandestin i financuar nga Shtetet e Bashkuara, që ja detyron emrin e tij gjeneralit Reinhard Gehlen, që ka qenë kreu i Fremde Heere Ost (FHO), njësisë së inteligjencës gjermane të Gruparmatës Lindje të Wehrmacht, teorikish eksperti më i madh i forcave të armatosura sovjetike në ushtrinë e Rajhut të Tretë. Pasi është marrë në dorëzim nga inteligjenca e US Army, Gehlen i dorëzoi arkivin e FHO dhe arriti një marrëveshje në bazë të së cilës ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë krijonin një shërbim sekret të financuar fuqishëm nga Uashingtoni, i ngarkuar që të sigurojë informacione lidhur me Bashkimin Sovjetik. I vendosur me seli qendrore në një pronë që i përkiste Rudolf Hess në Pullach, në afërsi të Mynihut, OG e filloi rekrutimin jo vetëm e ish anëtarëve të Fremde Heere Ost, por edhe të ish anëtarëve të SD (shërbimit skeret të trupave SS) dhe të Gestapos, policisë politike naziste.

Për të fshehur inkorporimin e elementëve kompromentues në orgaanizatën e tij, Gehlen u imponoi njerëzve të të tij marrjen e një identiteti koperturë edhe në raportet midis bashkëanëtarëve. Një lëvizje që nuk i shpëtoi të sapolindurës CIA që qysh nga 1949 mori kontrollin ekskluziv e OG, në vijim të presioneve të forta të ushtrisë e cila kërkonte të çlirohej nga një raport potencialisht kompromentues duke qenë se ushtarakët nuk qenë në gjendje ta kontrollin OG. «Inteligjenca amerikane është snjë i verbër pasanik që po përdor Abwehr (shërbimin sekret të Wehrmacht) si qen guidë. Problemi i vetëm është se rripi është shumë i gjatë», pohonte në atë kohë një funksionar amerikan. Nuk qenë skrupujt e karakterit moral ato që i kaplluan funksionarët e CIA, por preokupimi konkret se mos sovjetikët zbulonin rekrutimin e ish nazistëve në OG dhe e shfrytëzonin situatën në favorin e tyre. Shqetësim legjitim që nuk do t’i pengojë këta të fundit që t’i japin goditje të rënda organizatave të spiunazhit të Bonit. Agjentët amerikanë nisën kështu të spiunojnë OG.

Por RFGJ e sapo lindur nën drejtimin e Adenaurit nuk donte që të varej nga amerikanët për sa i përket sigurisë së saj. Kështu më 1950 lindën shërbimi i kundërspiunazhit të brendshëm, BfV (Bundesamt für Verfassungsschutz, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës) dhe një shërbimi inteligjence të jashtme, që si në rastin e Organizatës Gehlen, e mori emrin nga themeluesi dhe drejtuesi i saj, Friedrich Wilhelm Heinz, një ish anëtar i komandove Brandenburg, forcave speciale të Abwehr, me një të kaluar nacionaliste dhe jo naziste. Bëhej fjalë për Friedrich Wilhelm Heinz Dienst (FWHD), të cilën Adenaueri e ndaloi të lidhte raporte zyrtare me inteligjencat aleate. Natyrisht që menjëherë shpërtheu një rivalitet i fortë midis OG dhe FWHD. Kjo e fundit më 1953 numëronte rreth 200 elementë, ndërsa OG më 1954 dispononte një organikë prej 3500 personash. Dy organizatat vepronin në të njëjtin teatër dhe nuk qenë të rralla rastet e rekrutimit e të njëjtëve informatorë që kështu paguheshin dy herë. Në fund Gehlen arriti ta detyrojë Adenauerin që ta largojë Heinz. Organizata e tij u përfshi në shërbimin e inteligjencës e të sapolindurit Bundeswehr. Për ta hqeur qafe Heinz, Gehlen nuk hezitoi të bëhej aleat me një rival tjetër, Otto John, kreu i parë i BfV, i lidhur me shërbimet britanike, protagonist në vitin 1954 i një dezertimi kontravers në Berlinin Lindor, gjatë të cili akuzoi OG se kishte rekrutuar ish nazistë. Me kthimin në RFGJ, John nuk i ka shpjeguar kurrë krejtësisht rrethanat e arratisë së tij në Berlinin Lindor. Nuk mund të përjashtohet një përfshirje e caktuar bbritanike në ngjarje, e prirur që të vinte në vështirësi aleancën ekskluzive midis Gehlen dhe CIA.

Veç kësaj, Gehlen bashkëpunoi me Lidhjen Demokratike, e përshkruar në një dokument të hartuar nga Heinz si një nënorganizatë e Agjencisë Hebraike, në mënyrë që ta shtynte Adenauerin të shkarkonte ministrin e ri të Mbrojtjes Theodor Blank, i konsideruar një personalitet tepër i pavarur dhe në gjendje të krijonte një Bundeswehr jashtëzakonisht të fortë e modern për amerikanë dhe francezë. Posti i tij u mor nga Franz Josef Strauß, lideri i Demokracisë Kristiane bavareze, që do të demonstrohet një mik i shkëlqyer i Izraelit. Këto manovra e kishin origjinën tek ambicia personale e Gehlen, që donte të ishte «Zotëri Siguria» i RFGJ, por gjithësesi është neutralizuar nga kumbarët e tij amerikanë.

Në lojën e madhe e Luftës së Ftohtë BND është tejkaluar nga STASI, nga HVA di Markus «Mischa» Wolf dhe nga KGB, që kanë arritur të demaskojnë rrjete të ndryshme spiunazhi perëndimor në Lindje dhe të fusin “urithët” e tyre nëpër organizatat kundërshtare. Por penetrimi i shërbimeve kundërshtare brenda BND nuk ka qenë pengesë në ndarjen prej palës amerikane të disa informacioneve me vlerë, sidomos në fushën e imazheve satelitore. Brenda ambasadës amerikane në Bon, BND dispononte një zyrë të veten ku teknicienët shqyrtonin fotografitë e bëra nga satelitët spiunë amerikanë, i interpretonin dhe hartonin një raport që e dërgonin në Pullach. Në këtë mënyrë imazhet sekrete nuk e linin zyrtarisht territorin amerikan dhe nuk mund të vidheshin apo të kopjoheshin nga “urithë” të infiltruar në shërbimet sekrete. Rrjetet gjermane që i referonin Gehlen kanë luajtur edhe një rol të rëndësishëm shtesë për CIA në Lindje të Mesme. Për shembull, Langley ngarkoi njerëzit e OG të riorganizonin shërbimet egjiptiane pas grushtit të shtetit të 1952, për të kundërshtuar influencën sovjetike në Lindje të Mesme. E njëjta gjë ndodhi në Siri pas grushtit të shtetit të 1949 i mbështetur nga Agjencia. Në vite BND i ka intensifikuar operacionet në zonë në favor të Gjermanisë, ama gjithnjë me një sy nga nevojat amerikane, edhe pse aferat e industrive gjermane me regjime si ai libian apo iraken kanë krijuar jo pak fërkime midis dy vendeve. BND ruante raportet me trafikantë të rëndësishëm armësh gjermanë shumë aktivë në Lindje të Mesme, në Azi e në Afrikë, si Gerhard Mertins, një ish bashkëpunëtor i OG, kompania e të cilit, Merex, do të bashkëpunojë me Interarms e Sam Cummings, nga ana e tij i lidhur me CIA.

Por jo gjithmonë gjërat kanë shkuar vaj. Për shembull ka qenë BND ajo që i ka kaluar inteligjencës amerikane burimin Curveball, një inxhinier i supozuar iraken që ka denoncuar përdorimin nga ana e Saddam Hussein e laboratorëve mobilë për prodhimin e armëve teknologjike. Bëhej fjalë për një gënjeshtër totale, por që ka kontribuar në justifikimin e pushtimit të Irakut në 2003, gjatë të cilit forcat anglo – amerikane mund të përfitonin prej informacioneve të mbledhura nga rrjeti i agjentëve që BND kishte në veend, midis të cilave planet irakene për mbrojtjen e Bagdadit. Berlini, që zyrtarisht i ishte kundërvënë pushtimit, kishte ofruar faktikisht nën dorë një kontribut të rëndëdishëm falë inteligjencës dhe ushtarakëve që zëvendësuan ata amerikanë në mbrojtjen e bazave amerikane në Gjermani. Dy agjentë gjermanë që vepronin në kryeqytetin iraken dhe dhe oficeri ndërlidhës i BND pranë shtabit qendror në Katar të gjeneralit Tommy Franks u dekoruan me American Meritorious Service Medal si mirënjohje për «informacionet kritike të ofruara Central Command në mbështetje të operacioneve luftarake në Irak». Më pas BND do të kishte një rol në lokalizimin e vendstrehimit të kolonelit Gheddafi në Sirte që çoi në vrasjen e tij. Së fundi, falë kontakteve të tij në Lindje të Mesme, shërbimi gjerman ka luajtur një rol të rëndësishëm ndërmjetësimi midis Izraelit dhe Hizballahut për lirimin e disa robërve.

Sipas dokumentave të Snowden, në fushën e inteligjencës elektronike marrëdhëniet midis NSA dhe degës homologe të BND i përkasin vitit 1962. Agjencia amerikane dispononte instalime të rëndësishme në RFGJ për përgjime përtej Perdes së Hekurt. Paradoksalisht HVA, shërbimi sekret i jashtëm i Gjermanisë Lindore, kishte mbledhur shumë më tepër informacione mbi aktivitetet e NSA në Gjermaninë perëndimore nga sa nuk dinte BND. Pas rënies së Murit, autoritetet gjermane i kanë ndihmuar ato amerikane që të rikuperonin arkivat e HVA që kishin të bënin me NSA, duke zbuluar “urithin” në gjirin e agjencisë amerikane që informonte Gjermaninë Lindore. Materiali i gjetur është transferuar në Amerikë pa u analizuar nga autoritetet gjermane (të paktën zyrtarisht), që do të mund të zbulohej sesa Shtetet e Bashkuara, përveç Berlinit Lindor, kanë spiunuar edhe Bonin. Por ishte vigjilja e ribashkimit dhe asgjë nuk duhej ta trazonte këtë ngjarje historike.

Veç të tjerash mbetet kontraverse ndodhia e rikuperimit nga ana e CIA e një pjese të arkivave të STASI, të dorëzuara vetëm si kopje Berlinit më 2003. Episodi inkuadrohet në gjuetinë e dokumentave të STASI dhe të HVA të ndërmarrë nga shërbimet e mëdha perëndimore të nesërmen e rënies së Murit. Nëse është e sigurtë që arkivat e shërbimeve të Lindjes janë ruajtur si kopje në Moskë dhe se njerëzit e STASI kanë proceduar me zell ndaj asgjësimit të një pjese të rëndësishme të arkivave të tyre, është e vërtetë se ssasi të mëdha të këtij dokumentacioni janë rikuperuar falë përpjekjeve të qytetarëve të Gjermanisë Lindore që patën sulmuar selinë qendrore dhe ato periferike të shërbimit dhe tani ruhen nga një institut i posaçëm (Bundes¬beauftragte für die Stasi-Unterlage). Por CIA, MI6 dhe ka shumë të ngjarë Mossadi i kanë gjeuajtur funksionarët e nivelit të lartë në posedim të informacioneve sidomos mbi rrjetet e jashtme të HVA. Agjentët amerikane i janë përkushtuar një rekrutimi «derë më derë» në kuptimin e vërtetë të fjalës të ish funksionarëve të STASI, në pikën që ndonjë është detyruar t’i telefonojë policisë për të mos u kontaktuar më.

CIA ka arritur të fusë në dorë dosje, të përmbledhura në mikrofilma, për rreth 200000 spiunë që nga 1950 deri më 1989 kanë punuar për STASI dhe KGB. Sipas disa burimeve, dosjet u dorëzuan nga koloneli Aleksandr Prinzipalov dhe nga komandanti Sjubenko, dy adjutantë të kreut të kompleksit të madh të KGB në Karlshorst të Berlinit Lindor. Burime të tjera pohojnë se operacioni, me emrin e koduar Rosewood (Rosenholz në gjermanisht) ka qenë në realitet një koperturë për një histori shumë më të komplikuar. Mikrofilmat do të rikuperoheshin nga një agjent i CIA me bazë në Berlinin Lindor mbrëmjen e 9 nëntorit 1989 gjatë rënies së Murit. Amerikani ka shkuar në selinë e STASI në Normannenstrasse dhe, pas pagimit të 75000 dollarëve, ka marrë mikrofilmat, por që përmbanin vetëm emrat dhe korresponduesit e koduar e agjentëve të infiltruar në Perëndim, por jo detajet e aktivitetit të tyre. Këto informacione ndodheshin në mikrofilma të tjerë të rikuperuara nga BfV. Për vite me radhë amerikane e gjermanë do të bënin traktativa për të krahasuar dosjet respektive, por pa e arritur një marrëveshje.

BND nuk duket se ka integruar në radhët e saj ish agjentë lindorë, edhe pse ekzistonte frika e bazuar se qenë ende besnikë të Moskës ose se mund të ishin objekt shhantazhii, përveçse për të mos trazuar ndjeshmërinë e popullsisë gjermanolindore. Vetëm disa ekspertë kriptografikë janë punësuar nga Rohde & Schwarz, një kompani furnizuese me sisteme shifrimi dhe radiosh të kriptuara të përdorura nga qeveria gjermane dhe nga NATO. Përjashtimi vetëm i rëndësishëm është mbrojtja e dhënë Alexander Schalck-Golodkowski, shefi i KoKo (Kommerzielle Koordinierung), agjencisë për tregëtinë e jashtme e RDGJ, praktikisht krahu ekonomik i STASI, dhe furnizuesi kryesor me valutë të huaj i Berlinit Lindor. Depozitari i sekreteve të trafiqeve të armëve perëndimore e lindore dhe të teknologjisë së Gjermanisë Lindore, por sidomos i aferave klandestine midis Bonit dhe Berlinit Lindor, disa kontrata midis Strauss dhe vetë Schalck-Golodkowski, ky i fundit duhet të mbrohej nga prokuroria gjermane, por edhe nga shërbimet e huaja. Ribashkimi gjerman është shënuar nga dy vrasje të profilit të larte, ajo e Alfred Herrhausen, President i Deutsche Bank, dhe ajo e Detlev Rohwedder, shefi i Treuhand, holdingut publik të cilit i qenë dorëzuar fabrikat e vjetra komuniste gjermanolindore. I pari u vra më 30 nëntor 1989 me një bombë të sofistikuar të fshehur në mbajtëset e pakove të të një biçiklete të parkuar në anë të një rruge dhe e aktivizuar nga një qelizë fotoelektrike, kurse i dyti më 1 prill 1991, i goditur nga tri të shtëna të bëra natën nga një snajper teksa ndodhej përballë dritares së shtëpisë. Dy vrasje profesionale të atribuara një RAF tashmë në grahmat e fundit, por të kryera sigurisht nga një shërbim sekret i madh.

Nga STASI në periudhë çmobilizimi apo nga KGB, e cila ende e ruante bazën e saj në Karlshorst? Apo duhet shikuar nga kush nuk i shihte me sy të mirë planet e dy ekonomistëve që donin ta bënin Gjermaninë e bashkuar motorin ekonomik të Europës? Në intervistën e tij të fundit përpara se të ndërronte jetë, dhënë Wall Street Journal, Herrhausen kishte pohuar se brenda 10 vjetëve donte ta bënte «Gjermaninë Lindore kompleksin teknologjikisht më të zhvilluar të Europës dhe trampolinën e lançimit ekonomik drejt Lindjes», në mënyrë që «Polonia, Hungaria, Çeekosllovakia, por edhe Bullgaria, do të kenë një rol thelbësor në zhvillimin europian». Sfida ekonomike i dallon raportet midis inteligjencës amerikane dhe asaj gjermane. Ama kjo e fundit duhet të ketë parasysh rrënjosjen e fortë e spiunëve amerikane në territorin e saj. Me mbarimin e Luftës së Ftohtë, instalime të ndryshme të NSA në truallin gjerman janë mbyllur, por të tjera janëë transferuar në fakt nën kontrollin e BND, midis të cilave Bad Aibling, një prej pikave të Echelon, sistemait të përgjimit të komunikimeve ndërkombëtare që kalojnë nëpër satelitët gjeostacionarë. Bad Aibling i është transferuar formalisht BND më 2004, por NSA vazhdon të ketë akses në informacionet e mbledhura nga struktura, deri në pikën sa t’i përdorë për të spiunuar industri si Eads i atëhershëm, më pas i bërë Airbus. Ai që rregullon shkëmbimin informativ midis NSA e BND dhe përdorimin e përbashkët të Bad Aibling është një memorandum i nënshkruar më 2002, të nesërmen e 11 shtatorit, me të cilin Gjermania synonte të bënte pjesën e saj në të ashtuquajturën «luftë kundër terrorizmit» të lançuar nga George W. Bush. Dokumentat e zbuluara nga Snowden demonstrojnë se NSA i kalonte BND lista objektivash për t’i spiunuar, përfshi institucionet dhe partnerët e Bashkimit Europian, por edhe subjekte gjermane.

Përgjegjësit e shërbimit gjerman kanë pohuar se i kanë besuar listat e transmetuara nga homologu amerikan, ppa e kontrolluar se cilit objektiv i korrespondonte «përzgjedhësi» (numri telefoni, adrese email apo IP e të tjera) për t’u vënë nën survejim. BND e ka përfunduar programin më 2006, por në valën e zbulimeve të Snowden një komision i posaçëm hetimor parlamentar po kërkon që të hedhë dritë mbi ngjarjen, edhe për të kuptuar sesi dhe pse miliona metadata mbi komunikimet gjermane i janë transferuar pikërisht nga agjencitë gjermane NSA. Nënshtrimi i BND ndaj NSA, të paktën pjesërisht, shpjegohet nga fakti se agjencia amerikane u ofron në këmbim shërbimeve gjermane (jo vetëm BND, edhe BfV) akses në disa prej teknologjive kryesore të saj, si sistemin XKeyscore, i ashtuquajturi «Google i spiunëve» që mundëson të menaxhohen sasi gjithnjë e më të mëdha të dhënash të interceptuara. Në vitin 2001 parlamenti federal i ka dhënë BND tagrin që të interceptojë 20% të komunikimeve ndërkombëtare që kalojnë nëpër Gjermani. Një tagër që është zzgjeruar me reformën e votuar më 2016. Ajo që u intereson amerikanëve dhe gjermanëve është nyja strategjike e Frankfurtit, De-Cix, exchange point internetor më i madh europian, ku kalojnë komunikimet e ardhura nga e gjithë bota, sidomos nga dhe për Europën Lindore.

Aktivitetet e spiunazhit amerikan në Gjermani janë prej kohësh të konsoliduara në 3 struktura ushtarake dhe në 2 seli diplomatike. Consolidated Intelligence Center (CIC) e ushtrisë amerikane në afërsi të Wiesbaden ka për detyrë që t’i sigurojë mbështetje inteligjence European Command dhe African Command, seliaa e përbashkët e të cilave ndodhet në Shtutgart. Kjo strukturë, kohët e fundit e fuqizuar, duhet të integrojë European Cryptologic Center (ECC), e ndodhur pranë Dagger Complex të ushtrisë amerikane pak larg nga Griesheim, një qytezë në afërsi të Darmstadt. E menaxhuar nga komponentja ushtarake e NSA, ECC punon në koncert me komponenten e aviacionit dhe marinës të vetë agjencisë pranë bazës angleze së Croughton, në favor të dy komandave ameirkane në Shtutgart. Baza ajrore e Ramstein është nyja më e rëndësishme aeroportuale amerikane në Europë, e përdorur edhe për operacione klandestine të CIA, si për extraordinary renditions. Special Collection Service, shërbimi i përbashkët CIA – NSA që menaxhon stacionet e përgjimit të ndodhura në selitë diplomatike amerikane, disponon në Gjermani dy antena: në ambasadën në Berlin dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Frankfurtit. Të dyja ndërtesat survejohen nga helikopterë të BfV për të fotografuar antenat e instaluara nëpër çati: lëvizje frikësuese pas zbulimeve lidhur me përgjimet ndaj kancelares.

Konsullata e Përgjithshme e Frankfurtit është nyja më e ëndësishme e CIA për Europën kontinental. Mbi 900 persona punojnë në godinën e madhe, që dikur ishte spital ushtarak amerikan. Konsullata është një qendër logjistike e madhe jo vetëm për Departamentin e Shtetit, por sidomos për CIA dhe Pentagonin. Nga këti shpërndahen të gjitha pajisjet e dërguara në të gjithë botën. Sipas zbulimeve të WikiLeaks, Konsullata e Frankfurtit është pika kryesore e aktiviteteve të kibernospiunazhit të CIA në Europë e më gjerë, duke fshehur brenda saj një laborator ku agregohen dhe riparohen disa pajisje spiunazhi të përdorur nga spiunët dixhitalë të agjencisë. Për kët arësye zona është plot me kompani kopertura të CIA dhe të agjencive të tjera amerikane. Skandali i shkaktuar nga zbulimet e Snowden, pasuar nga zbulimi i një “urithi” të CIA të infiltruar në BND që do të furnizonte emrat e të gjithë agjentëve gjermanë nëpër botë, ka çuar na përzënien e kreut të selisë së agjencisë në Berlin dhe ka çelur debatin lidhur me marrëdhënien midis inteligjencave respektive. Elmar Brok, një europarlamentar besnik i Merkel, ka akuzuar funksionarët e shumtë të BND që kanë një «besnikëri të verbër» ndaaj partnerëëve amerikanë, duke akuzuar NSA se spiunon institucionet europiane dhe «shërbimet idiote e inteligjencës gjermane, që e kuptojnë gjithmonë me shumë vonesë».

Presidenti i Komitetit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve, André Hahn, akuzon NSA se ka shkelur «sistematikisht» marrëveshjen e 2002. Në 2011 CIA u ankua se kishte zbuluar që një funksionar i lartë i Kancelarisë kishhte kontakte të paautorizuara me shtypin. Një fakt i zbuluar duke spiunuar Kancelarinë, por qeveria gjermane e ka maarrë me qetësi provlemi pa u turbulluar shumë prej spiunimit amerikan. Ndodhia e Markus R., funksionarit të BND që nga 2012 deri më 2014 i ka kaluar të paktën 218 dokumenta CIA, tregon se nga ana e saj edhe Gjermania i spiunon Shtetet e Bashkuara. Midis dokumentave të dhëna agjencisë do të ndodhej në fakt transkriptimi i një bisede telefonike të interceptuar midis Sekretares së atëhershme të Shtetit Hillary Clinton dhe ish Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Kofi Annan. Kohët e fundit Der Spiegel ka treguar se BND spiunon zyrat e Interpolit në vende të ndryshmme, përfshi Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe si përfaqësi të ndryshme të akredituara pranë Pallatit të Xhamtë në New York. Këmbëngulja gjermane është demonstruar nga fuqizimi i BND i parashikuar nga ligji i votuar në tetor prej Bundestagut dhe nga krijimi i një Cybercommand prej 14000 njerëzish. Por prania amerikane në Gjermani do të vazhdojë të kushtëzojë hapësirat e manovrës të Berlinit. Si mundet një fuqi të veprojë lirisht nëse mban në territorin e saj një kompleks kaq të fortë ushtarak dhe spiunazhi të aleatit/konkurrentit kryesor të saj?
(nga Nr. 5 i vitit 1917 i revistës “Limes”)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Ekspozimi ndaj rrezatimit diellor, si të kujdesemi për lëkurën

Dr.Henrik ZOTAJ

Ekspozimi ndaj Rrezatimit Diellor.

Perfitimet ne shendet dhe Tumoret e lekures!

Ndikimi pozitiv i diellit ne jeten tone!

Tani qe jemi ne pikun e stines se veres dhe tendenca per t’iu ekspozuar sa me shume rrezatimit diellor eshte gjeja e pare, qe na shkon ne mendje – por, bashke me deshiren per te patur nje lekure sa me te bronzte, duhet te bejme kujdes me kohen qe qendrojme nen rrezet e diellit.

Rrezatimi diellor nuk është i njëjtë gjithkund në botë, si dhe nuk e ka efektin e njëjtë tëk, të gjitha tipet e lëkurës dhe te të gjitha moshat..

Është vërtetuar shkencërisht se rrezet e diellit kanë efektin vitalizues në trupin dhe shendetin e njeriut dhe se, jeta pa diell do ishte e pamundur…

Pa rrezatimin diellor, trupi yne nuk do te ishte ne gjendje te funksiononte ne menyre korrekte, gjendja dhe mireqenia jone varet nga prezenca e rrezatimeve diellore..

Ekspozimi i KUFIZUAR ndaj rrezeve të diellit do te ishte veprimi i duhur dhe i shendetshem per te gjithe ne..

Rrezet e diellit stimulojnë prodhimin e vitaminës D, (kalciferolit) që është mjaft i rëndësishme për shendetin tone.

Dielli ndihmon ne rritje dhe zhvillim e kockave të forta.

Ndihmon ne heqjen e metaleve te renda nga trupi yne.

Ndihmon ne forcimin e sistemit tone imunitar…

Nen ndikimin e rrezatimit diellor ne trurin tone, prodhohet serotonina..

(dhe – jo vetëm nën ndikimin e diellit) – Serotonina eshte një hormon që luan një rol të rendesishem, në proceset e mpiksjes së gjakut, ndikon në reagimet alergjike, etj

Ky hormon quhet ndryshe”hormoni i lumturisë”

prania e serotoninës në gjak, në sasi të mjaftueshme, rrit humorin dhe permireson gjendjen tone shpirterore, ne te njejten kohe është nxites.. për zgjimin seksual..

Falë diellit, trupi ynë merr rrezet ultraviolet (UV) – ky spekter i rrezatimit diellor, ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës..

Si: Dermatiti, Psoriasis, Ekzema..etj

Dielli forcon sistemin tone nervor..

Dielli ka një efekt stimulues në metabolizmin e organizmit tone..

Ne nje studim te fundit nga një grup shkencëtarësh, i udhëhequr nga Richard Ëeller (Edinburg) zbuloi se kur një person është nën ekspozimin e rrezeve diellore, presioni i gjakut zvogëlohet dhe ne te njejten kohe edhe mpiksjet e gjakut zvogëlohen…

Ndaj, për te gjitha keto arsye dielli – jo vetëm që përmirëson shëndetin, por gjithashtu zgjat jetën, mund të parandalojë shfaqjen e sëmundjeve të rënda të tilla si: goditjet ne tru, sulmin ne zemer..etj

Personat qe marrin rrezatim diellor te dobishem, jane me pak te prekur nga diabeti, kanceri, skleroza..etj.

Megjithatë, e gjitha që na mjafton…është vetëm një dozë e vogel, rrezesh diellore cdo dite!

Demtimet nga Dielli dhe Melanoma.!

Rrezet e ngrohta të diellit na dhurojnë të ndjerët mirë, mirëpo ato fshehin dhe disa rreziqe..

Dielli mund të jetë edhe mik edhe armik për ne.

Me kujdesin e duhur, mund ta përdorim për të forcuar shëndetin tone, për të rritur imunitetin dhe për të përmirësuar gjendjen tone shpirtërore.

Anasjelltas, përdorimi pa kriter i rrezeve diellore (UV) mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

Ekspozimi i zgjatur nën rrezatimin diellor, mund të çojë në goditje nga dielli. Si:

Nauze, rrahje të shpeshta të zemrës, ethe, humbja te vetëdijes – madje edhe deri ne rrezikimin e jetes..

Faktorët e rriskut ne Tumoret e lekures.!

Shkaktari kryesor jane: rrezet ultraviolet (UV) të diellit.

Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit do fillojë të dëmtojë ADN-në dhe indin e lëkurës.

Në rastet më të mira, këto rreze mund të shkaktojnë rrudhosje ose plakje të parakohshme të lëkurës, në rastin më të keq, ato shkaktojnë dëmtim të përhershëm të lëkurës, që ne disa raste con ne formimin e kancerit në lëkurë, kryesisht – Melanoma.!

Melanoma, zakonisht shfaqet mes moshës 40 – 60 vjeç, por ndodh dhe ne mosha me te reja.. tumoret – melanome, përbëjne rreth 2-3% te te gjitha tumoreve.

Lëkura nuk fshin nga kujtesa e saj asnjë rreze dielli, sidomos asnjë djegie nga dielli – dhe kjo që nga fëmijëria.

Djegiet nga dielli giatë fëmijërisë shtojnë rrezikun e kancerit të lëkurës.

Dëmtimet e lëkurës të shkaktuara nga dielli janë të përhershme. Nëse djegiet mund të shërohen, ndryshimet më të thella mbesin përgjithmonë.

Çdo ekspozim i radhës dëmton edhe më shumë sistemin imunitar lokal të dëmtuar dhe materialin gjenetik të lëkurës.

Rrezet ultraviolet (UV) i rrezikojnë edhe sytë e pambrojtur dhe mund t’u shkaktojnë atyre dëmtime te perhershme.

Disa faktore te tjere qe mund të shkaktojne zhvillimin e Melanomes jane..

Prania e (nevuseve) nishaneve dhe sidomos e nishaneve të reja – eshte, nje rrezik i shtuar per prezencen e melanomes.

Shumica e nishaneve janë të padëmshëm, por disa lloje të caktuara duhet të monitorohen, për të parë çdo ndryshim te — kufijeve.. ngjyres..madhesise ose formes.. Më pak se 30% e melanomave, lindin nga nishanet..

Prania e nishaneve te shumte Atipike..

Njerëzit me nishane të shumte atipike kanë një rrezik me të lartë, per zhvillimin e melanomës, kështu qe keto persona do duhet të ekzaminohen dhe monitorohen ne menyre periodike nga mjeku Dermatolog..

Prezenca e nje nishani Atipik, me të madh se 6 mm, do duhej te mbahet gjithnje nen kontrroll..

Duhet te behet gjithnje – kujdes, nga nxirja artificiale me llamba solar.

Si mund ta parandalojme, nje tumor te lekures!

Nese tregohemi te kujdeshem ne sjelljet tona,

ne mund te zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të tumoreve te lekures..

Eshtë i domosdoshëm ekspozimi në mënyrë të moderuar (kufizuar) në diell, që në moshë të hershme, ne rini dhe me vone.

Kujdes te vecante duhet te bejme, duke shmangur orët më të nxehta, ato midis ores 11.00 dhe 16 .00 – ku dhe intensiteti i rrezatimi ultraviolet (UV) eshte me i forte dhe rrjedhimish me i demshem..

Hija, eshte mbrojtesi me i mire nga dielli..

Rrobat, janë një tjeter mbrojtës i mirë nga dielli..

Në diell, është e këshillueshme qe gjithnje duhet te mbajme kapele, syze dielli dhe kremra mbrojtës…

Ekspozimi ne diell, sa me pak ose aspak i zonave me nevuse (nishane) ose mbulimi i asaj zone me rroba..

Femijet deri në moshën një-vjeçare të mos i ekspozojme ne asnje rast-drejtpërdrejt- ne diell..

Është e rëndësishme, që ne menyre periodike te bejme nje vetekzaminimi te lekures..

Nese kemi dyshime per nje nje nevus (nishan) apo ndryshime te tjera ne lekuren e trupit tone…

Diagnostikimi nepermjet:

Dermatoskopise..EKO..Skaneri dhe Rezonanca magnetike – përcaktojnë nëse ekziston dhe ku është perhapur semundja.

Trajtimi i Melanomes!

Trajtimi baze i melanomes mbetet:

Nderhyrja kirurgjikale (operacioni) që shpesh trajton në mënyrë përfundimtare sëmundjen qe kapet në fazën fillestare.

Radioterapia përdoret për të kuruar melanomën që shfaqet pas një trajtimi tjetër ose si terapi ndihmëse pas operacionit.

Kimioterapia perdoret pak ose aspak ne kanceret- melanome.

Rekomandohet gjithashtu të bëhet heqja kirurgjike e nishaneve ose i njollave të pigmentuara të dyshimta..

Heqja kirurgjikale e nishaneve normale, vetem ne ato raste – kur ato, jane të vendosura në zonat ku bëhet fërkimi i përsëritur..

Si perfundim!

Nese dielli do te na bej te lumtur apo do te na sjell telashe.. kjo varet vetem nga ne.!

Nje menyre jetese e shendetshme eshte e mundur vetem me rrezet jetedhenese-diellore – por, duke mos i lene pas dore rregullat e mbrojtjes nga rrezet e diellit..!

Semundjet banojne aty, ku dielli – duket me rralle..!

Si mashtroi Rama për 110 milionë eurot e Becchettit, kamata rritet për çdo vonesë në shlyerje

Përkundër deklaratave qeveritare se biznesmeni italian nuk do marrë “asnjë kokërr leku” nga buxheti i shtetit, faktet thonë të kundërtën. Shuma prej 110 milionë eurosh është parashikuar që në vitin 2019, kur Shqipëria humbi në arbitrazh përballë tij. Drejtoresha e Open Data Albania shprehet se, për çdo vit të pashlyer tarifohet një kamatë vonesë në masën 3% të shumës. Në total nga humbjet në arbitrazh qeveria shqiptare i detyrohet kompanive një shumë prej 260 milionë eurosh, që nga një përllogaritje të thjeshte rezulton diku tek 400 deri në 500 euro për çdo familje. Deri më tani askush s’është vënë para përgjegjësisë për gjithë këtë dëm që u shkaktohet parave që vijnë nga taksat.

Qeveria shqiptare do t’i paguajë 110 mln euro sipërmarrësit italian, Francesco Becchetti. Në një intervistë televizive, ministrja e Financave Anila Denaj tha se detyrimet ndaj Becchettit do të shlyhen kur vendimi të jetë i formës së prerë. Nga një përllogaritje e të gjitha gjyqeve që ka humbur shteti shqiptar në arbitrazh, taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë në total 263 mln euro kompanive dhe biznesmenëve për ndërprerje të padrejta të kontratave.

Open Data Albania shkon më tej kur thotë se pagesa për Francesco Bechettin është parashikuar që në vitin 2019 duke paraqitur dhe dokumentet përkatës për këtë qëllim. Me pak fjalë, qeveria përgjatë dy viteve por edhe gjatë fushatës elektorale ka gënjyer kur thoshte se Bechetti nuk do marrë asnjë lek nga buxheti shqiptar i shtetit “Në Raportet Zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Shtetit Shqiptar detyrimi për çështjen Beçheti është njohur që në 2019. Çdo vit vonesë në shlyerje për këtë detyrim rritet me KAMATE që është normë LIBOR plus 3% interes të përbërë, kamatë që e rrit detyrimin çdo vit me disa milion Euro shtesë.

Shkak i mosmarrёveshjeve mes palёve është pengesa për realizimit e investimeve nё hidrocentralin e Kalivaçit, Televizionin AgonSet dhe impjantin e trajtimit tё mbetjeve nga kompanitё Hydro s.r.l dhe Costruzioni s.r.l. Palë përveç Francesco Beçheti në pretendim janë edhe aksionerët e tjerë Mauro De Renzis, Stefania Grigolon dhe Liljana Condomitti” shprehet drejtoresha e Open Data Aranita Brahaj në një status të sajin në rrjetet sociale të cilin e shoqëron dhe me dokumentet përkatëse.

Bechetti në sulm

Dy ditë më parë vetë Françesko Becchetti kishte sponsorizuar një banderolë në mes të Romës me titullin “Unë fitova”, por nuk kishte mjaftuar me kaq ka hapur dhe një “sajt” online të quajtur “parlo io”, në shqip “flas unë” ku shkruan për gjyqin ndaj Shqipërisë.

Ndërsa në shkrimin e web-it shkruhet se si ndodhi përplasja mes tij dhe qeverisë, Becchetti shkruan se vendimet në lidhje me mbylljen e Agon Channel TV të lëshuar nga Gjykata e Tiranës ishin kulmi i një fushate politike të kryer nga Shqipëria përmes përdorimit të paligjshëm të kompetencave të saj policore kundër Francesco Beçhetti dhe të tjerëve.

“Më 24 Prill 2019, Gjykata Ndërkombëtare ICSID, e Bankës Botërore, një organ përgjegjës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve dhe investitorëve të huaj, lëshoi njëzëri një vendim të arbitrazhit, konfirmuar unanimisht nga Komiteti ICSID më 2 Prill 2021, i cili konstaton se paligjshmëria e veprimeve të ndërmarra nga autoritetet shqiptare kundër Francesco Beçhetti dhe grupit të tij të biznesit, në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Vendimet në lidhje me mbylljen e Agon Channel TV të lëshuar nga Gjykata e Tiranës ishin kulmi i një fushate politike të kryer nga Shqipëria përmes përdorimit të paligjshëm të kompetencave të saj policore kundër Francesco Beçhetti dhe të tjerëve”, thuhet në sitin e administruar nga Bechetti.

Totali

Në total janë 263 milionë euro që shteti shqiptar duhet të paguaj si pasojë e humbjeve ndaj kompanive në arbitrazh, para që natyrisht dalin nga xhepat e taksapaguesve. Dhe për këtë nuk ka asnjë përgjegjës, ndërkohë që rasti i Francescho Bechettit është më flagranti. Deri më tani nga ana e SPAK nuk është ndërrmarë asnjë veprim i cili do identifikonte apo të çonte para drejtësisë  personat përgjgjës për  këtë situate.

Nga një llogari e thjeshtë rezulton se çdo shqiptari dhe atij të sapolindur do i duhet të paguajë një shumë të përafërt me 100 euro, ose në total  një mesatare prej 400-500 euro për çdo familje shqiptare. Në çdo vend tjetër me sadopak shtet ligjor instancat përkatëse do ishin shkundur. Nga të dhënat ka dalë se ish avokatja e shtetit Alma Hiçka ka qenë në konflikt të pastër interesi në lidhje me çështjet që trajtonte në arbitrazh.

Kjo sepse ajo mbronte në seanca interesat e shtetit shqiptar, por në të njëjtat seanca mbronte interesat e palës kundërshtare dhe kompania ligjore ku bashkëshorti i saj ishte aksioner. Hiçka pas lënies së detyrës iu kthye profesionit të gjyqtares, për t’u shkarkuar më pas nga Vettingu. /MAPO