15.5 C
Tirana
E enjte, 10 Korrik, 2025

Shpërthen pusi i naftës në Patos, rrezikohen banesat

Një pus nafte është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Patos, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dukas, shumë pranë shtëpive të banimit, ndërkohë që tymi dhe era e keqe kanë pushtuar të gjithë zonën.

Mësohet se falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është bërë e mundur fikja e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e flakëve, në banesat përreth.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Pazari i Ramës, ish Avokatja e Shtetit marrëveshje me CEZ kundër shqiptarëve për 95 milionë euro

Rivlerësimi administartiv i KPK-së për figurën e gjyqëtares Alma Hiçka, njëkohësisht ish-Avokate e Shtetit, zbuloi disa dhjetra raste konflikti interesi, ku ajo dhe bashkëshorti rezultojnë palë në të njëjtat procese gjyqësore.

Sipas një raportimi të Reporter.al, vetëm në vitin 2014 janë 15 çështje të referuara në Strasbourg kundër Shqipwrisë, ku Alma Hiçka ka mbrojtur vendin si Avokate e Shtetit, ndërsa pala paditëse përfaqësohej nga studioja ligjore Haxhia dhe Hajdari, me ortak bashkëshortin e saj.

Hiçka ka mohuar akuzat për konflikt interesi, duke argumentuar se në çdo rast ka zbatuar ligjin.

Por, arsyetimi ka qënë i pamjaftueshëm për KPK-në, i cili ka vendosur shkarkimin e saj si gjyqëtare.

Po ashtu Hiçkës i janë gjetur probleme me deklarimin e pasurisë, pasi nuk arriti të justifikojë blerjen e një apartamenti me anë të një huaje, si dhe të ardhurat nga qeraja për një tjetër apartament, që pretendohej se ishte në pronësi të të shoqit.

Emri i ish-Avokatës së Shtetit Alma Hiçka u bë i njohur për publikun, pasi ajo përfaqësoi shtetin shqiptar për zgjidhjen e konfliktit me kompaninë CEZ me anë të një marrëveshjeje, përkundër çuarjes së çështjes në arbitrazh.

CEZ paditi Shqipërinë në arbitrazh për heqje të padrejtë të liçencës, pasi qeveria Berisha vendosi rishtetëzimin e kompanisë, në vazhdën e mungesës së investimeve nga kompania çeke e një sërë problemesh të tjera.

LEXO Si ka ecur procesi i vetingut deri më tani?
Marrëveshja, në fund, i kushtoi buxhetit të shtetit 95 milionë euro, ndërkohë që e djathta në opozitë kërkoi edhe ngritjen e një Komisioni Parlamentar për hetimin e asaj që e cilësoi si “aferën më të madhe korruptive në vend”.

Në atë kohë, Gazeta Rilindja Demokratike publikoi dokumente që vërtetonin përfshirjen e burrit të Avokatës së Shtetit Envi Hicka në mbrojtjen e kompanisë DIA kundër shtetit shqiptar. Zoti Hicka ishte përfaqësues me të drejta të plota i Josef Hejsek, administratori i CEZ. Ai mbrojti interesat e CEZ në konfliktet që ky i fundit ka pasur me tatimet e Tiranës si dhe në konflikte të tjera.

Gjithashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në tetor 2015, paditi Avokaten e Shtetit Alma Hicka dhe ministrin Damian Gjiknuri, si përgjegjës për humbjen e 479 milion euro në buxhetin e shtetit përmes marrëveshjes për mbylljen e arbitrazhit me kompaninë ceke CEZ.

Për një kronologji të plotë të ngjarjes, mund të lexoni këtu.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Envi Hicka, para një viti u tërhoq nga gara për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Policët e Veliajt vijojnë terrorin ndaj qytetarëve, dhunojnë të moshuarën për 500 lekë

Një tjetër denoncim ka ardhur për ta në adresë të ish-Kryeministrit Berisha për dhunën e policëve të Veliajt ndaj qytetarëve.

Sipas denoncimit, 4 policë bashkiakë iu vunë pas një zonje që shiste lule e disa gjëra të vogla në lagjen ‘Don Bosko’, pasi zonja në fjalë nuk kishte paguar 500 lekë qera ditore.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Narkopolicet e Lal Plehut dhunojne dhe plaçkisin si bandit qytetaret!

Lexoni denoncimin e dhimbshem te qytetarit dixhital. sb

Pershendetje! Sot ne Don Bosko na pane syte nje skene te tmerrshme. 4 police bashkiake iu vune pas nje zonje qe shiste lule e disa gjera te vogla. Nderkohe qe gjithe trotuari i se njejtes zone eshte plotesisht i zene nga tregtare ambulante, ku prinder me femije e kane sfide te perditshme per te kaluar. ( nderkohe qe bashkia mund te merret me ndertimin e nje tregu te mirfillte). Problemi i policeve qendronte te fakti pse zonja nuk kishte paguar 500 leke te vjetra qera ditore. Pavaresisht se qytetare e kalimtare i kerkuan ta linin zonjen te ikte, shume te rregullt ndaj ligjit ia moren ate pak mall e ia derguan ne komisariat. E se fundmi, po jo me pak e rendesishme para disa ditesh zonja tha se individe nga policia bashkiake e kishin dhunuar fizikisht. Nuk me pelqen aspak te flas per gjera te tilla, por me besoni eshte e vetma rruge pasi shume kalimtare iu luten policeve. Ps. Gjeta guximin per t’i bere foto, pasi nje prej policeve po fotografonte zonjen, per te justifikuar punen e tij…

Kjo ngjarje ka ndodhur nje jave me pare, e kam denoncuar, por nuk e kane bere publike! Perseritet e njejta histori!

Rritet frikshëm numri i aksidenteve! Në 6 muajt e parë 671 aksidente dhe 105 viktima

Qershori ka sjellë rritje të numrit të aksidenteve rrugore. Sipas INSTAT, muajin që kaloi në vend janë regjistruar 124 aksidente rrugore nga 115 aksidente një vit më parë duke pësuar rritje me afro 8%.

Në total edhe 6 muaj e parë të këtij viti kanë pësuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga 505 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, këtë vit janë regjistruar 671 aksidente rrugore.

Rritja e numrit të turistëve dhe lëvizshmërisë ka bërë që edhe numri i viktimave nga aksidentet rrugore të mbetet e lartë. Në 6 muaj kanë humbur jetën 105 persona nga 74 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në mbi 86% të rasteve, shkak kryesor mbetet sjellja e drejtuesve të mjetit, e renditur më pas nga sjellja e këmbësore. Numrin më të lartë të aksidenteve rrugore e mban Tirana, me 302 të tilla, e ndjekur nga Lezha me 77 dhe fieri me 61.

Sfida e vetme dhe e vërtetë e PD

Nga Red VARAKU

25 prilli është dita më e zezë për demokracinë e brishtë shqiptare, sepse është dita kur ajo nxorr në pritë dhe u godit pabesisht mu në zemër, tek legjitimiteti i zgjedhjeve.

Për pasojë do të prodhojë vetëm krizë, destabilitet dhe regres për Shqipërinë.

Nuk mund të ketë dhe nuk do ketë qetësi për askënd pa u riparuar pasojat e këtij krimi, as për ‘fitimtarët’. Ky është një rregull elementar që e dinë edhe çiliminjtë e shkencave politike.

Presioni nga jashtë dhe presioni nga brenda, që PD t’i pranojë këto zgjedhje do të vijë duke u shtuar. Do të ketë edhe mercenarë antiopozitarë brenda PD, që do t’i bashkohen këtij presioni.

Kjo për arsye sepse zgjidhja e krizës shqiptare ka qenë angazhim i qartë i shumë faktorëve dhe angazhim parësor i ambasadores amerikane në Shqipëri. Dështimi në zgjidhjen e kësaj krize është dhe një dështim i ambasadores amerikane.

Sfida e PD mbetet mosnjohja e këtyre zgjedhjeve, distancimi i qartë ndaj çdo oferte dhe qëndrimi i palëkundur ndaj çdo presioni, pavarësisht pasojave.

Në fakt, kjo është sfida e vetme dhe e vërtetë e PD.

Të tjerat janë llogje hini!

Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi Ramën dhe Veliajn për Teatrin

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar është publikuar në Qendrën e Botimeve Zyrtare.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi planin e qeverisë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Dy javë pasi dëgjoi pretendimet e palëve, gjykata vendosi të shpall si antikushtetues ligjin special që qeveria miratoi në vitin 2018, nga ku nisi edhe rrugëtimi për shembjen e godinës nën argumentin e ndërtimit të Teatrit tëri kombëtar.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se ligji cenon lirinë e veprimtarisë ekonomike, parimin e shtetit të së drejtës në drejtim të procesit të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare nga institucionet përkatëse si dhe parimin e decentralizimit dhe të autonomisë vendore të sanksionuar në nenin 13 të Kushtetutës.

Qeveria i hapi rrugë shembjes së godinës duke e kaluar pronësinë e Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës. Edhe kjo VKM u rrëzua nga trupa, duke e cilësuar atë si antikushtetuese.

Paralajmërimi i frikshëm i OBSH: 100 mijë vetë do vdesin nga Covid-19 deri në fund të Lojrave Olimpike

Më shumë se 100 mijë vetë do të vdesin nga Covid 19 në të mbarë botën nga tani e deri në fundin e Lojrave Olimpike është parashikimi i zymtë i kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjatë një takimi me komitetin ndërkombëtar Olimpik në Tokio se “pandemia është një test dhe bota po dështon”. Ai gjithashtu paralajmëroi se kushdo që mendon se Covid 19 kaloi sepse rastet janë nën kontroll në vendin e tyre, padyshim po jeton në “parajsën e budallenjve”, sic u shpreh ai.

Më shumë se 4 milionë vetë kanë vdekur e të tjerë do të vdesin akoma. Që tani këtë vit, numri i vdekjeve është më shumë se dyfishi i totalit të vitit të kaluar. Deri në kohën kur të shuhet flaka olimpike në 8 gusht, më shumë se 100 mijë persona të tjerë do të shuhen.

Më herët, kreu i komitetit për organizim të Lojërave Olimpike Verore, Toshiro Muto, tha se nuk mund të përjashtojë mundësinë e anulimit të këtij eventi nëse ka ndonjë shpërthim të koronavirusit. Muto u shpreh se organizatorët janë duke analizuar nga afër të dhënat rreth pandemisë dhe se ai vetë është në kontakt me zyrtarë tjerë për të marrë vendime të bazuara në informacionet e fundit. Komentet e tij erdhën në të njëjtën ditë kur zyrtarët kanë raportuar për nëntë raste tjera pozitive të lidhura me persona të përfshirë në këto Lojëra, duke e çuar numrin e personave të infektuar në 71.

Covid-19/ Deklaratë e fortë e mjekut: Qeveria lejoi hyrjen e variantit Delta!

ftuar në hapsirën Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci, ekspert i shëndetit publik Erion Dasho ka folur rreth hyrjes në Shqipëri të variantit DELTA.

Dasho: Dihet se varianti Delta është më rezistent ndaj të gjitha vaksinave, sidomos vaksinës që përdoret rëndom në Shqipëri, vaksina CoronaVac.

Unë besoj se Shqipëria ka prej kohësh variantin Delta, vetëm pritet të konfirmohet, pasi ne kemi shumë shkëmbime me Mbretërinë e Bashkuar, pasi Britania ka pasur qarkullimin më masiv të variantit Delta, por tani kemi një qarkullim në të gjithë Evopën.

Shqipëria me politikën e saj me ‘dyer të hapura’, ka lejuar hyrjen në vend edhe të variantit Delta. Nuk duhet të harrojmë se vaksina CoronaVac që përdoret në Shqipëri ka një efiçencë më të ulët edhe me variantet alfa, beta dhe gama të virusit, madje edhe me variantin fillestar, varianti i Huanit.

Vaksina që përdoret në Shqipëri nuk është çudi që nuk të mbrojnë nga variantet e Covid-19.

Virusi Delta, rezistent ndaj Coronavac. Në Shqipëri kalon dhe varianti Alfa. Reagimi i të imunizuarve ndaj Deltës, i panjohur.

Maskat, terror dhe grabitje në fshat prej 5 vitesh, banorët: Policia nuk ka zbardhuar asnjë ngjarje

Prej 5 vitesh fenomeni i vjedhjes së banesave e staneve të bagëtive është kthyer në një fenomen shqetësues për banorët e fshatin Bishan të Vlorës. Ata i bëjnë apel shtetit të marri masa dhe të coj para drejtësisë autorët ose në të kundërt do të bëjnë vetëgjyqësi.

Grabitja e banesave dhe staneve të bagëtive prej më shume se 5 vitesh është kthyer në një fenomen të zakonshëm në fshatin Bishan të Vlorës. Banorët e terrorizuar i bëjnë thirrje shtetit të marrë masa pasi vlera e objekteve dhe mjeteve të punës që grabiten nga maskat kanë vlerë të madhe.

Disa prej banorëve shprehen se policia është vënë në dijeni me dhjetëra herë për këtë problematikë por deri më tani sipas tyre forcat blu kanë kryer arrestime boshe dhe asnjë nuk është vënë para drejtësisë pavarësisht se autorët janë pikasur nga kamerat e sigurisë.

Banorët jashtë kamerave shprehen se dyshojnë se grabitësit bashkëpunojmë me persona që e njohin mirë fshatin pasi sa herë që bagëtitë arrijnë një moshë të caktuar dhe janë gati për shitje maskat godasin çdo stallë.

Sipas tyre, shpresa është shuar se policia do t’i japi zgjidhje ndërkohë theksojnë se, nëse shteti nuk do të ndërhyjë do bëjnë vetëgjyqësi.