27.5 C
Tirana
E enjte, 10 Korrik, 2025

“Vendimi për Becchettin do t’i kushtojë 45 mijë lekë çdo shqiptari”, PD: Drejtësia të veprojë! Eshtë koha të paguajë Rama

“Vendimi për Becchettin do t’i kushtojë 45 mijë lekë çdo shqiptari”. PD, Grida Duma: Drejtesia të veprojë. Mjaft paguan qytetarët, është koha të paguajë Rama

Edi Rama mund të përpiqet t’i fshihet të vërtetës, por nuk e zhbën dot atë. Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre. Secili prej nesh, nga një i porsa lindur deri te pensionisitët, do të paguaj 45 mijë lekë të vjetra. Para që mund të shkonin për shkolla, spitale, rrugë, për ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, për të blerë ushqime, por do të shkojnë për të dëmshpërblyer luftën personale të Ramës me median.

Shteti i kapur nga korrupsioni u përdor për këtë luftë personale, prandaj përgjegjësit e kësaj fature prej 110 milionë euro duhet të shkojnë para drejtësisë. Mjaft kanë paguar shqiptarët për dëmet ekonomike të shkaktuara nga jnë pushtet i korruptuar deir ne palcë, është koha të paguaj Edi Rama!

Si ndikon uji i detit në lëkurën tonë

Zgjidhja më e mirë për të përballuar ditët e nxehta është padyshim afër detit apo pishinave të qytetit. Ndjesia e çlirimit që merrni nga uji i freskët teksa notoni apo futeni në ujë është e jashtëzakonshme.

Sidoqoftë përtej kënaqësisë së momentit sipas ekspertëve uji me klor i pishinës dhe ai me kripë i detit kanë ndikimin e tyre afatgjatë në lëkurë. Në këtë artikull ju shpjegojmë pikërisht si ndikojnë këto dy element në shëndetin e lëkurës tuaj.

Çfarë shkakton klori në lëkurë?
Siç edhe mund t’a dini klori nuk hyn tek produktet që i bëjnë mirë lëkurës. Duke qënë një solucion antibakterial që përdoret me shumicë në pishina për të larguar bakteret e këqija është njëkohësisht i ashpër edhe me lëkurën. Sipas mjekëve dermatologë klori mund të jetë i vështirë për t’u larë dhe për t’u hequr edhe pasi laheni në dush me shampo.

Kjo vjen për shkak të përbërjes së tij të fortë kimike e cila shkakton tharje dhe irritim të lëkurës gjatë kohës që vepron në të. Gjithësesi klori nuk është gjithnjë i dëmshëm, irritimet e mëdha dhe të dukshme ndodhin kur në pishinë apo në ujë ka një sasi të madhe të tij. Veçanërisht kur pishina është plastike apo gome dhe kur vuani nga ndonjë sëmundje e lëkurës si ekzema. Këto kushte mund t’a bëjnë lëkurën më të predispozuar për t’u dëmtuar. tharë dhe irrituar nga klori.

Si ndikon uji me kripë në lëkurë?
Kur laheni në det situata është komplet e ndryshme, pasi kripa nuk është e dëmshme për lëkurën. Uji i kripur ndihmon lëkurën edhe kur vuani nga ndonjë irritim, dëmtim apo problem siç janë aknet. Kjo pasi uji i detit është i pasur me minerale që e ushqejnë dhe kurojnë lëkurën duke i dhënë rini dhe shëndet asaj. Gjithësesi një problem të vogël mund t’a shkaktojë edhe ky ujë, sidomos tek lëkurat e thata.

Kripa kur mbetet në lëkurë ka tendencën t’a thajë atë duke ju shkaktuar një ndjesi parehatie dhe kruajtje. Gjithashtu një lëkurë shumë e thatë ka tendencët të rudhet dhe plaket shumë më shpejt se të tjerat. Si ta parandaloni Në rastin e ujit me klor mundohuni që të lani trupin me ujë nga dushi të paktën 10 minuta pasi keni dalë nga pishina.

Gjithashtu para se të hyni lyeni lëkurën me ndonjë krem apo vaj shumë hidratues siç janë ato me vaj kokosi apo ulliri. Në rastin e ujit të detit me kripë, pasi të laheni sigurohuni që sërisht t’a hidratoni lëkurën me kremra apo vajra shumë hidratues. Fillimisht sigurohuni t’a lani mirë trupin dhe fytyrën tuaj në mënyrë që me kripën të largohet edhe kremi i diellit që mund të keni përdorur. Për një lëkurë të shëndetëshme e sidomos në verë qëndroni afër dushit dhe kremrave hidratues.

Zakonet e përditshme dëmtojnë dhe zverdhin dhëmbët

Soda e sheqerit dhe pijet e freskëta mund të prishin smaltin e dhëmbëve tuaj, por çaji i ftohtë në të vërtetë mund t’ju ndihmojë të kujdeseni për ngjyrën e bardhë.

94% e njerëzve thanë se buzëqeshja është gjëja e parë që ata vërejnë kur takojnë dikë.

Dhe megjithëse shumica prej nesh ëndërron të ketë një buzëqeshje rrëzëlluese, shumë prej nesh nuk po bëjnë atë që duhet për të pasur një të tillë.

“Bright Side” tregon arsyet pse dhëmbët nuk shkëlqejnë.

Ju përdorni manaferra kur piqni një ushqim.
Megjithëse manaferrat e freskëta janë të shëndetshme, ato janë gjithashtu të njohura për shkaktimin e njollave te dhëmbët. Shumë njerëz e dinë se ngrënia e manaferrave në ngjyrë të errët mund të ndikojë në shkëlqimin e dhëmbëve tuaj, por ngrënia e tyre tek ëmbëlsirat, ose si reçel, mund të shkaktojë ngjyrën e verdhë. Megjithëse, kur bëhet fjalë për luleshtrydhet, efektet e tyre për zbardhjen e dhëmbëve janë mbresëlënëse: këto manaferra të shijshme mund ta bëjnë buzëqeshjen tuaj më të ndritshme pa dëmtuar smaltin.

Ju nuk pini çaj të ftohtë.
Soda e sheqerit dhe pijet e freskëta mund të prishin smaltin e dhëmbëve tuaj, por çaji i ftohtë në të vërtetë mund t’ju ndihmojë të kujdeseni për ngjyrën e bardhë. Shumica e çajrave të ftohtë përmbajnë acid, një përbërje organike që gjithashtu gjendet në luleshtrydhe, që ka veti të forta zbardhuese. Ajo gjithashtu rrit prodhimin e pështymës, e cila, nga ana tjetër, ndihmon në luftimin e prishjes së dhëmbëve dhe parandalimin e njollave.

Ju notoni shumë.
Nëse jeni një notar i përkushtuar dhe kaloni mbi 6 orë në javë në një pishinë, ka shumë të ngjarë që të vëreni një ngjyrë kafe në dhëmbët tuaj. Kur notoni, mund të fusni pa dashje ujë në gojë, dhe të gjitha kimikatet në ujin e pishinës mund të shkaktojnë njolla në dhëmbët tuaj.

Ju përdorni shpëlarës goje.
Shpëlarja e gojës supozohet se mban një aromë të freskët në gojën tuaj, por ia vlen të kontrolloni etiketat para se të blini shishen. Disa përbërës në vend që të ndriçojë dhëmbët tuaj, mund t’i zverdhin ata.

Po përdorni një furçë dhëmbësh të fortë.
Përdorimi i një furçe dhëmbësh të fortë nuk do t’i bëjë dhëmbët tuaj më shumë të bardhë. Në fakt, larja tepër agresive mund të konsumojë smaltin tuaj të dhëmbëve. Kjo, nga ana tjetër, mund t’i prishë apo t’i zverdhë ata më shpejt. Stomatologët rekomandojnë përdorimin e një furçe dhëmbësh të butë ose ekstra-të butë dhe ta zëvendësoni atë sapo fijet të hapen.

Ju gatuani me erëza të caktuara.
Disa erëza shumë të pigmentuara mund t’i njollosin dhëmbët dhe t’i kthejnë në të verdhë. Nëse nuk ju pëlqen shija e vakteve të thjeshta, përdorni erëza të tilla si shafrani i Indisë ose kanella.

Ju jeni të stresuar.
Kur jemi nën presion të madh, ne mund të shtrëngojmë dhëmbët për të çliruar stresin. Kur e bëjmë këtë rregullisht, mund të dëmtojmë dhëmbët pa e ditur as vetë. Përveçse ju jep dhimbje koke dhe dhimbje nofulle, shtrëngimi mund të dobësojë smaltin e dhëmbëve, duke bërë që dhëmbët tuaj të zverdhen dhe të dobësohen.

5 faktorët që ndikojnë në sistemin imunitar

Portrait of a young man with a beard using a sleep mask to get some rest in a hotel

Sistemi imunitar është krijuar për të zbuluar dhe shkatërruar “pushtuesit” e huaj brenda trupit si bakteret dhe viruset. Kur punon në mënyrë optimale, sistemi imunitar mund të parandalojë sëmundjen edhe kur jemi të ekspozuar ndaj mikrobeve. Disa faktorë si gjumi, dieta, stresi dhe higjiena mund të ndikojnë në performancën e sistemit imunitar dhe çdo ndërprerje e këtyre sjelljeve mund të sjellë pasoja në funksionimin e tij. Shpeshherë ndikimi i këtyre faktorëve kalon pa u vërejtur, por nëse keni tendencë të sëmureni pas një projekti impenjativ në punë ose gjatë provimeve në shkollë, ka të ngjarë sepse sistemi juaj imunitar ka vuajtur për shkak të stresit, mungesës së gjumit, ngrënies së tepërt ose sjelljeve johigjienike.

1. Larja e duarve
Studimet tregojnë se vetëm 67% nga 85% e personave që raportojnë se lajnë duart pasi përdorin një tualet publik e kryejnë këtë veprim. Ndërkohë dhe nëse i lani duart, mund të mos jeni duke e bërë siç duhet: Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve rekomandojnë 15 sekonda të fërkoni duart me sapun përpara shpëlarjes.

Studimet tregojnë gjithashtu se një përqindje edhe më e vogël raportojnë të lajnë duart pas veprimeve të tjera që rrisin ndjeshëm rrezikun e ekspozimit ndaj mikrobeve si kafshimi i qenit ose maces (42% e njerëzve), përdorimi i parave (27% e njerëzve) dhe kollitja ose teshtitja (39% e njerëzve).

2. Ciklet e gjumit
Sistemi imunitar ndikohet nga ciklet e gjumit. Studimet sugjerojnë se gjatë gjumit ulen nivelet e hormonit të stresit, kortizolit, i cili ndikon negativisht në funksionimin e sistemit imunitar. Shpesh mund të jetë e vështirë të flesh sa duhet, veçanërisht gjatë periudhave të ngarkuara të vitit. Sidoqoftë, 7 orë është minimumi i rekomanduar i gjumit për të rriturit dhe vetëm 40% e këtyre të fundit flenë mesatarisht 6.8 orë gjumë në natë.

3. Vlerat e ushqimeve
Studimet tregojnë se vitaminat C, A, E, B6 dhe B12 dhe mineralet si hekuri dhe zinku janë të rëndësishme për mirëmbajtjen e funksionit imunitar, të gjitha këto mund të gjenden te frutat dhe perimet. Udhëzimet Dietike rekomandojnë 4.5 porcione me fruta dhe perime në ditë.

4. Nivelet e kortizolit
Një sfidë tjetër që pengon sistemin tonë imunitar është një armik i njohur për shumë prej nesh. STRESI. Nivelet e rritura të hormonit të stresit, kortizolit, e vështirësojnë funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Stresi i pakontrolluar mund të ndikojë në orët e gjumit, gjendjen shpirtërore, dietën tonë dhe nivelet e aktivitetit fizik. Të gjithë këta faktorë janë të lidhur me funksionimin e sistemit imunitar.

5. Suplementet ushqimore
Suplementet dhe ushqimet e fortifikuara janë përdorur gjerësisht për të ndihmuar shëndetin imunitar. Beta-glukani është një përbërës në suplementet për shëndetin imunitar. Beta-glukan është një polimer glukoze ose fibër e patretshme që gjendet në drithëra si tërshëra dhe elbi, lloje të caktuara të kërpudhave, algat e detit.

Dokumenti/ Bedri Blloshmi: Daja i Edi Ramës firmosi vrasjen e dy poetëve

Në Tiranë, sapo ka dalë nga shtypi një libër me dosjen sekrete të Sigurimit famëkeq të Shtetit kundër poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi.

Një seri dokumentash provojnë manipulimin e qëllimshëm dhe akuzat e rreme të motivuara politikisht ndaj dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, që u pushkatuan 44 vjet më parë, më 17 korrik 1977.

Autori i librit, Bedri Blloshmi, thotë se, shoqëria shqiptare ka nevojë urgjente të ndahet nga regjimi komunist, por njerëzit e Sigurimit gjenden kudo dhe pengojnë zbardhjen e krimeve të diktaturës.

Pas 44 vjetëve nga pushkatimi prej diktaturës i dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi vëllai i këtij të fundit Bedi Blloshmi arriti të gjejë në arkiva procesverbalin e vdekjes dhe një seri dokumentesh sekrete dhe i publikoi në një libër.

Titulli i librit është vet titulli i dosjes sekrete: mbi përndjekjen, arrestimin, hetuesinë, gjyqin dhe ekzekutimin e Vilson Blloshmit: Dosja Formulare, Kategoria 2°, nr.840.

‘Pas shumë vite kërkimesh, më në fund kam gjetur procesverbalin e pushkatimit të vëllait, ku ka firmosur Spiro Koleka, Haxhi Lleshi e disa të tjerë. Ata kanë diskutuar 5 orë për një dekoratë dhe në fund ishte pika e tretë, kur njëri prej tyre thotë se ‘kemi edhe disa të dënuar me vdekje, dhe si do të bëjmë me ta’. Aty është vetëm një shprehje e Haxhi Lleshit, që ‘këta janë familje armiqsh dhe nuk e duan socializmin’. Kaq ishte’, thotë zoti Blloshmi.

Dy poetët u pushkatuan më 17 korrik 1977 për motive politike si kundërshtarë të regjimit. Vilsoni ishte 28 vjeç në kohën e arrestimit dhe pushkatimit dhe la pas jetime një vajzë të mitur vetëm 1 vjeç.

Në dosjen formulare të Vilsonit gjenden dokumente të rralla e sekrete nga Sigurimi famëkeq i Shtetit, pseudonimet e spiunëve të tij, vendimi i arrestit, marrja në pyetje nga hetuesit, akt-ekspertimet e poezive të tij nga 3 studiues të letërsisë, akuza për agjitacion e propagandë, vendimet e komitetit të partisë së punës dhe të trupit gjykues për dënimin e tyre me vdekje.

‘Kjo dosje ka tmerre, çudira e mashtrime kriminale. Këtu ka bashkëpunëtorë të Sigurimit me gjithë pseudonimet e dekoduara. Këtu ka shënime nga Hysni Kapo, nga Ramiz Alia, nga Miti Nito, nga Sako Rama, sigurimsa dhe komunista në Tirana dhe nga Librazhdi. Sekretari i parë i Librazhdit, Sotir Koçollari ka mbledhur 18 sekretarë partie dhe kanë vendosur të dënohen maksimalisht dy poetët. Madje shprehja e fundit është e Sotir Koçollarit se ‘Vilsoni është më i zgjuar se të tjerët, e di që e pret pushkatimi, prandaj nuk e pranon aktin’, thotë zoti Blloshmi.

Bedri Blloshmi është një ndër shumë të paktët autorë librash me dokumente mbi dikaturën komuniste.

Pas pushkatimit të vëllait, dënimi i tij me vdekje u shndërrua në vite të gjata burgimi në burgje, kampe pune torturuese.

Ai thotë se ende strukturat e Sigurimit të Shtetit janë në këmbë, pengojnë zbardhjen e krimeve të tyre, fshehin e zhdukin dokumente, me shpresën se gjithçka do të harrohet, duke i futur viktimat e tyre në një rreth vicioz, ku humbin shpresat.

‘Vetëm unë kam 33 informacione për vend-pushkatime. Të tjerët dinë shumë vende të tjera për mijëra të pushkatuar të pagjetur ende. Këta që janë sot nuk duan të veprojnë, se nuk duan të zbulohen krimet e baballarëve të tyre. Nuk i bën asnjeri këto gjëra. Dalin disa persona që nuk kanë lidhje fare me persekutimin, dhe thonë ‘na vjen keq për këta se kanë vuajtur’. Por këtë duhet ta them unë dhe të burgosurit e tjerë, ndërsa zyrtarët të zbardhin krimet e komunizmit’, tha zoti Blloshmi.

Sipas statistikave të pjesshme nga organizatat e të përndjekurve politikë, diktatura komuniste vrau si kundërshtarë politikë 5500 persona, burgosi rreth 30 mijë vetë për motive politike, internoi rreth 60 mijë persona.

Diktatura vrau dhe burgosi 310 klerikë dhe besimtarë dhe shkatërroi 220 institucione fetare.

Përveç vendasve, diktatura komuniste pushkatoi 95 shqiptarë të Kosovës, dhe 64 shtetas të huaj, si dhe burgosi 1 mijë e 250 persona me kombësi joshqiptare, mes të cilave 38 zonja nga shtete të tjerë. /Zëri Amerikës

Inceneratori fantazëm, Zhupa: SPAK të mos vonojë hetimet për një nga aferat më të mëdha të korrupsionit Rama-Veliaj

• Qeveria në shërbim të inceneratorit fantazëm të Tiranës, Ina Zhupa pas shtyrjes së gjyqit: SPAK të mos vonojë hetimet për një nga aferat më të mëdha të korrupsionit Rama – Veliaj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E PD, INA ZHUPA

Ina Zhupa: Vazhdojmë betejën me inceneratorin e Tiranës, në një betejë gjyqësore bashkë me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe unë, për shkak se Mirel Mërtiri na ka akuzuar për shpifje në procesin e deklarimeve publike që kemi bërë nga landfilli i Sharrës për inceneratorin e Tiranës.

Në fakt, ne i qëndrojmë interesit publik. Ne i qëndrojmë deklaratave që inceneratori i Tiranës nuk ekziston, aty nuk kryhet djegie të mbetjeve të qytetit te Tiranës, ashtu siç është fjala “incenerator” apo kontrata publike që Bashkia Tiranë ka lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Qeveria “Rama” dhe gjithë strukturat e saj janë vënë, edhe sot që ne flasim, në shërbim të kalimit të parasë publike për llogari të inceneratorit të Tiranës dhe landfillit të Sharrës.

Kriza e fundit mjedisore që krijuan në Durrës dhe në Kavajë duke lënë mbetjet rrugëve, në mes të sezonit turistik, vetëm për të justifikuar atë që ne kishim paralajmëruar: dhënien e parave të tjera publike nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Tiranës dhe landfillin e Sharrës.

Këto janë skema korruptive, skema që qeveria “Rama” i ka ndërtuar për të financuar këtë landfill.

Këto janë skema korruptive, skema që qeveria Rama i ka ndërtuar për të financuar këtë landfill. Ky landifill dhe ky incenerator, ne kemi deklaruar me përgjegjësi të plotë sipas kontratave që ata kanë firmosur, paguhet për 65 ton mbetje në qytetin e Tiranës, pavarësisht nëse bëhen këto 650 ton mbetje çdo ditë në qytetin e Tiranës. Pra e kanë kuotën të paracaktuar që të mos cënohen nga paratë që marrin nga buxheti i shtetit.

Ne kemi paguar deri tani 23 milionë euro nga taksat tona për inceneratorin e Tiranës i cili nuk ekziston. Atje bëhet vetëm groposje e mbetjeve që hidhen nga Bashkia Tiranë, por tashmë me zgjerimin do të marrë edhe mbetje nga Durrësi dhe mbetje nga Kavaja.

Me sa duket ky është një proces gjyqësor i cili ai ka kërkuar për të shpallur veten të pafajshëm, por ne i qëndrojmë të gjitha deklarimeve publike dhe i kërkojmë SPAK siç e kemi çuar padinë penale në SPAK nga përfaqësuesit e PD-së, i kërkojmë që të vazhdojë hetimet për inceneratorin e Tiranës, të vërë para opërgjegjësisë ata njerëz që kanë abuzuar me fonde dhe me paratë shtetërore të shtetit shqiptar si njerëzit privat, si zyrtarët e lartë shtetëror.

Ne do të jemi gjithmonë përballë atyre që vjedhin, që marrin paratë publike të qytetarëve shqiptarë.

Perez e quajti bir bushtre, reagon Figo

Luis Figo ka thënë se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka kërkuar falje atij për kritikat e ashpra që ia kishte bërë në një audio të publikuar së fundmi në media spanjolle.

Figo ishte në mesin e shumë legjendave të Real Madridit që u kritikuan dhe fyen nga presidenti Perez në një varg audio-incizimesh të publikuara këtë muaj nga gazeta El Confidencial.

Në një audio nga viti 2006, Perezi kishte thënë për ish-yllin portugez: “Figo është ai që e shkatërron zhveshtoren. Ai është bir bushtre sikurse Rauli. Dy më të këqijtë janë Figo dhe Rauli”.

Figo nuk ishte caku i vetëm i kritikave fyerjeve të tilla të Perezit, pasi në audio-incizime përmendeshin edhe emra të mëdhenj si Iker Casillas, Raul Gonzales, Vincente del Bostuqe, Jose Mourinho dhe Cristiano Ronaldo.

Por Figo, duke folur të martën pas ndeshjes mes legjendave të Real Madridit dhe legjendave të Barcelonës, tha se ka folur me Perezin dhe janë sqaruar.

“Mendoj se në biseda private mund të thuash gjëra që nxirren nga konteksti”, tha Figo.

“Unë e pata mundësinë të flas me të (pas publikimit të audiove) dhe ai më kërkoi falje, prandaj kjo është çështje e mbyllur tash”, shtoi ai.

Figo iu bashkua Real Madridit në vitin 2000 nga rivali i përbetuar Barcelona, duke shkaktuar polemika të mëdha dhe duke e nxitur incidentin e famshëm me kokën e derrit.

Ai i kishte kaluar pesë vjet në Barcelonë paraprakisht. Figo i kaloi pesë vjet të tjera në Real dhe pastaj iu bashkua Interit, para se të pensionohej më 2009.

Pse u tmerrua në Bruksel Aleksandër Vuçiç?

Nga SALI BERISHA

Miq, Presidenti i Serbomadhise, Aleksander Vuçiç pas perfundimit te takimit me Kryeministrin e Kosoves, Albin Kurti ne Bruksel deklaroi per mediat ne nje menyre me te pazakonte ne historine e takimeve te niveleve me te larta se: ne rast se takimi i pare ishte i veshtire, ( eshte fjala per takimin Kurti-Vuçiç te muajit qershor) ky takim ishte i tmerrshem.

Kur lexon nje deklrate te tille gjeja e pare qe te vjen ne mendje eshte Ferri i Dante Alighierit ose nje njeri me horror psikologjik. Gjykuar nga kjo deklarate presidenti Vuçiç flet sikur dy dite me pare ai nuk kishte qene ne Bruksel ne nje mjedis normal por ne njerin prej rratheve te Ferrit te Dantes dhe sikur ai nuk u takua aty me kryeministrin e nje vendi fqinj por me Luçiferin apo zevendesin e tij ose ai vete eshte i ngerthyer nga nje psikoze e thelle e pamjekueshme.

Ne fakt asnjera nga keto nuk jane te verteta. Shkaku i vertet qe shtyu presidentin e Serbise te tejkaloje çdo cak ne vleresimin e takimit te tij me kryeministrin e vendit fqinj qendron ne faktin se ky i fundit i kerkoi atij te njoh genocidin ciklik serb ndaj shqiptareve qe ka ndodhur disa here qe nga viti 1878 gjer ne vitin 1999. Kjo kerkese e z Kurti u be vetem pak dite pasi Komisioneri Oliver Vahrely ne 26 vjetorin e genocidit te Srebenices jo vetem kerkoi njohjen nga Beogradi te genocidit te Srebenices por dhe paralajmeroi se nuk ka vend ne Bashkimin Europian per te mohuar genocidin dhe per ti lavderuar kriminelet e luftes. Ne fakt ketu eshte fjala direkt per A. Vuçiç, i cili ne nje akt te rende provokues por dhe kriminal mohon genocidin serb dhe lavderon haptas Sllobodan Millosheviçin.

Me te drejte mund te shtrohet pyetja po pse tmerrohet kaq shume Aleksander Vuçiç nga ngritja e problemit te genocidit ciklik serb ndaj shqiptarve? Une mendoj se dy jane arsyet themelore.

Se pari ai e di mire se genocidi serb ne Kosove i nisur ne vitet 1877-1878 i vazhduar gjate luftrave ballkanike, me pas ne vitin 1945 me Masakren e Tivarit dhe se fundi me operacionin famzi “ Patkoi” shenon barbarine me te madhe, me tragjike njerezore ne 150 vitet e fundit ne rajon.

Se dyti me nivelin e sotem te ndergjegjes njerezore ne komunitetin nderkombetar pas ndeshkimit nga drejtesia nderkombetare te genocidit nazist pas luftes se dyte boterore, genocidit ne Ruanda dhe atij serb ne Bosnje, genocidin askush nuk mund ta mohoje me ne rast se ai ka ndodhur.

Se fundi, ajo qe e tmerroi me shume se çdo gje tjeter Aleksander Vuçiç dhe e beri te tmerrshem per te takimin me kryeministrin Kurti kur ky i fundit i dorezoi dokumente dhe i kerkoi te njohe tre aktet e genocidit ciklik serb ndaj shqiptareve ne Kosove, eshte fakti se vet ai eshte pjesmarres ne genocidin e fundit serb ndaj boshnjakve musliman dhe shqiptarve.

Ai e di mire se ne proceset nderkombetare kunder genocidit jane denuar jo vetem rreshteret qe kane shkrehur baterite mbi viktimat e pafajshme por edhe gjeneralet qe kane dhene urdhera dhe politikanet qe kane frymezuar dhe ideuar genocidin.

Ne kete kontekst Vuçiç e ka shume te qarte se ne mos sot, mot ne menyre absolutisht te pashmangshme ate e pret per gjykim me akuzen per genocid drejtesia nderkombetare. Kjo se pari sepse ai ka qene gjate masakrave te fundit serbe ne rajon Gebelsi apo ministri i propagandes se Millosheviçit dhe ate detyre e ka kryer me zell e fanatizem ekstrem.

Se dyti Aleksander Vuçiç eshte direkt pjesmarres ne genocid sepse perveç ex oficio ai eshte i regjistruar me ze dhe figure tek shprethen me rracizmin e tij etnik dhe fetar duke u çjerrur se per çdo serb te vrare do vriten 100 muslimane dhe kjo ishte diviza raciste e genocidit serb ne rajon.

Se treti ai vetem per nismat e tij konkrete si “nje shtepi per Mlladon” per te fshehur heroin e tij kasapin e Srebenices meriton ndeshkim shembullor per bllokim te drejtesise nderkombetare.

Si perfundim, mund te thuhet se per Presidentin e Serbomadhise Vuçiç i tmerruar nga e shkuara e tij si pjesmarres ne genocid ndaj kombit tjeter, kerkesa nga kryeministri Kurti per njohjen e genocidit ciklik te serbeve ndaj shqiptareve te Kosoves ishte me keq se permendja e litarit ne shtepine e te varurit dhe e mbushi ate me tmerr te pa ndjera kurre me pare ne nje tryeze bisedimesh dhe bene takimin e tij te dates 19 korrik ne Bruksel me te tmerrshmin e jetes se tij. sb

450 milionë euro për gjyqet e humbura/ Qeveria kërkon sërish studio ligjore, pak kohë më parë humbi arbitrazhin me 2 kompani

Avokatura e Shtetit ka hapur gjatë këtij viti katër procedura ku ka kërkuar kontraktimin e studiove vendase apo të huaj për të asistuar Shqipërinë në përballjet që kjo e fundit ka nëpër arbitrazhe ndërkombëtare.

Procedura e fundit e hapur për të kërkuar një studio ligjore rezulton të jetë e 14 korrikut të këtij viti dhe shprehja e interesit mund të bëhet deri në datën 22 korrik.

Avokatura e Shtetit ka deklaruar se objekt i kontratës do të jetë përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në një proces arbitrazhi të iniciuar para Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC). Nuk bëhet ende e ditur se për çfarë çështje është kjo kërkesë e qeverisë.

Përveç kësaj dhome një pjesë e arbitrazheve të Shqipërisë janë në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID).

Arbitrazhet ndaj Shqipërisë viteve të fundit janë rritur në mënyrë të dukshme. Dy nga gjashtë çështjet i takojnë vitit 2020 dhe në total, dëmshpërblimi potencial për të gjitha llogaritet rreth 450 milionë euro. Vetëm pak kohë më parë Shqipëria humbi arbitrazhin me kompanitë “Aktor” dhe “Copri”.

Këta të fundit ishin ndërtuesit e dy loteve të autostradës Tiranë-Elbasan dhe përplasjet që patën me qeverinë bënë që shteti në finale të paguante 45 milionë USD. Një tjetër çështje në vazhdim është ajo me “Dondi & Kubota” ku humbja e shtetit shqiptar llogaritet në 90 milionë euro nga të cilat vetëm 20 milionë si pretendim gjykate ndërsa pjesa tjetër lidhet me mospërfundimin e investimit.

Në 23 shtator 2020, pranë ICSID, u regjistrua një tjetër çështje kundër Shqipërisë. “Kompania Durrës Kurum Shipping” dhe të tjerë paditën shtetin duke kërkuar 100 milionë euro kompensim për prishje të njëanshme të kontratës. Këtyre më pas u shtohen edhe çështja e Becchettit dhe ajo e Akërnisë nga Arka Energy që rrisin në mënyrë të jashtëzakonshme shumën potenciale që Shqipëria mund të humbasë të Arbitrazhe.

Lidhur me Becchettin tashmë gjykata ka dhënë vendimin pro investitorit italian dhe Shqipërisë do t’i duhet që të paguajë. Aktualisht Shqipëria ka bërë përpjekje për ta shtyrë këtë zbatim përmes procedurave të ndryshme ku më e fundit ishte ajo korrigjuese por kjo nuk ndryshon faktin që vendit do t’i duhet ta paguajë faturën e kripur prej rreth 110 milionë euro.

Ministria e Financave në raportin e zbatimit të buxhetit të vitit të shkuar raportoi se ishin shpenzuar për arbitrazhe vetëm 33 milionë lekë. Kjo shumë modeste në raport me dëmin potencial që mund të pësojë vendi vjen nga fakti që në buxhet raportohen vetëm shumat që paguhen për vendime që kanë marrë formë të prerë. Shumica e arbitrazheve janë në proces e sipër. /Monitor

Prokuroria e mori të pandehur, Gjykata refuzoi arrestimin e vartësit të Veliajt

“Janë çuar për ndjekje penale fshatarë në zona të humbura për një avlli dhe janë toleruar veprimtari kriminale”. Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama në lidhje me ndërtimet pa leje në kryeqytet dhe në mbarë vendin duket se nuk vlen për vartësin e Erion Veliajt, Mariglen Qato, i cili është marrë i pandehur nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Megjithëse akuzohet se ka lejuar një kat shtesë në një pallat 5-katësh në Tiranë, dhe prokuroria kërkoi ndaj tij masën arrest me burg, Qato i shpëtoi prangave pasi gjykata e la në detyrim paraqitje.

Rasti duket i paprecedent, pasi zyrtari i bashkisë së Tiranës ka lejuar kryerjen e një vepre penale që është kthyer në shqetësim edhe për vetë kryeministrin.

Veç kësaj, sipas prokurorisë, Mariglen Qato duhet të lihej në masën arrest me burg pasi për t’iu shmangur hetimit, ka paraqitur raport mjekësor nga data 07.06.2021 deri me date 09.06.2021 dhe ne vijim nga data 09.06.2021 deri me datë 21.06.2021, duke pretenduar se ishte sëmurë, ndërkohë nga këqyrjet e kamerave të sigurisë në ambientet e IMT-se dhe Policisë Bashkiake, del se në datat 7, 8 dhe 9 qershor është paraqitur në punë.

Prokuroria thekson në dosjen e dorëzuar në gjykatë se ndonëse i veshur me funksionin publik, Mariglen Qato me dashje i është shmangur paraqitjes në organin e prokurorisë dhe në tërësi vënies së tij në dispozicion të hetimit.

Megjithatë shtesa e pallatit 5-katësh, deklaratat e kryeministrit që i cilëson ndërtimet pa leje si tumore në trupin e Shqipërisë, por edhe shmangia nga hetimi dhe lejimi i ndërtimit pa leje për një periudhë 1-vjeçare, nuk e kanë bindur gjykatën e Tiranës për caktimin e masës së kërkuar nga prokuroria, arrest me burg ndaj kreut të IMT në bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato.

Gjyqtari që ka shqyrtuar kërkesën e prokurorisë, ka refuzuar masën arrest me burg me argumentin se zyrtari i bashkisë së Tiranës është me arsim të lartë.

“Shtetasit nën hetim nuk dyshohet të ketë precedentë penalë të mëparshëm (nuk ka asnjë pretendim të tillë në aktet e fashikullit), janë me arsim të lartë dhe se nuk ka mundësi të dëmtojnë marrjen e provave”.

Ndërkohë që bën këto konstatime, gjykatësi në vendimin e tij pranon se deri në këtë fazë të hetimeve, sidomos për shtetasin Mariglen Qato, është konstatuar se mund t’i shmanget paraqitjes në organin procedurës, e megjithatë vlerëson se duhet të vendoset masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” me qëllim që ata të vendosen në dispozicion të organit të drejtësisë dhe të mos pengojnë vijimin e hetimeve apo gjykimit.

Një vendim i tillë nga gjykata e Tiranës, duket me dy standarde pasi fatin e zyrtarit të bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, nuk e kanë pasur 293 qytetarë të Tiranës, të cilët janë dënuar me vendim fajësie për akuzën e ndërtimit të paligjshëm sipas statistikave zyrtare nga 1 janari i vitit 2020 deri në 20 korrik 2021./ORA