27.5 C
Tirana
E enjte, 10 Korrik, 2025

Çështja Becchetti/ E pranon ministrja: Do të paguajmë mbi 263 milionë euro për gjyqet e humbura në arbitrazh

Qeveria shqiptare do të paguajë mbi 263 mln euro për gjyqe të humbura në arbitrazh, 110 mln euro nga të cilat i takojnë çështjes me sipërmarrësin Francesco Becchetti.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, ministrja e Financave Anila Denaj tha se detyrimet ndaj Becchettit do të shlyhen kur vendimi të jetë i formës së prerë.

“Ne patjetër që do ta paguajmë. Hyn edhe në negociata. Po në rastin e Beketit, ne jemi në pritje të përgjigjes nga Avokatura e Shtetit. Ne nuk mundemi dhe juridikisht të buxhetojmë procesin nqs Avokatura e Shtetit nuk thotë tani ky vendim duhet zbatuar. Ka procese dhe ka kontrata që nëse do të negocioheshin në kohë mund të kishin kompensuar dhe dëmin e fitimit të gjyqit. Dhe sa më shumë ta lëmë në kohë, jemi duke shtyrë një proces që nuk është në të mirë të shqiptarëve. Nuk po flas për rastin konkret këtu. Por në momentin që procedurat finalizohen atëherë janë detyruese për buxhetin e shtetit. Dhe ata kanë vëmendjen për tu paguar proporcionalisht sipas fondeve. Nëse vjen e formës së prerë do të duhet të hiqet një fond nga një proces tjetër”, tha Denaj.

Ministrja shtoi se qeveria ka arritur një marrëveshje e cila i lejon pagesën me këste të një prej këtyre faturave.

“Ka dhe marrëveshje brenda katër elementëve që listuat pa qënë nevoja të themi kush. Pra edhe elementi marrëveshje me palën është një element i njohur. Marrëveshje për ta shtyrë me këste pagesash ose për të arritur një marrëveshje e cila mund të cojë… se mund të ketë disa produkte në proces. Por atë që vlen sot të themi; çdo proces gjyqësor është një dëm por do duhej Shqipëria për hir të këtij dëmi të mbante një dëm më të madh? Këtë duhet ta vlerësojmë dhe për secilin rast duhet të shkojmë të bëjmë një analizë. E parë nga jashtë nuk vlen. është gjykim personal”, tha Denaj në “Përballë”.

Franca dhe Zvicra nuk njohin vaksinat kineze Sinovac dhe atë ruse Sputnik, ja çfarë i kërkohet shqiptarëve

Franca dhe Zvicra nuk njohin vaksinën kineze Sinovac dhe atë ruse Sputnik V, ndërsa njohen vetëm katër lloje vaksinash për të lejuar hyrjen pa qenë nevoja e testit negativ anti-Covid.

TIA njoftoi qytetarët se duke filluar prej të hënës, autoritetet franceze do të lejojnë hyrjen pa pengesa të qytetarëve që janë plotësisht të vaksinuar me një nga vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson.

Dy prej vaksinave, Moderna dhe J&J nuk janë aplikuar në Shqipëri, ndërsa Pfizer dhe AstraZeneca janë aplikuar vetëm te një kategori e caktuar personash.

Dy vaksinat e tjera me të cilat janë vaksinuar shqiptarët, si Sinovac, apo Sputnik, pavarësisht nëse janë marrë të dyja dozat apo jo nuk njihen. Për këtë arsye, u kërkohet qytetarëve shqiptarë që nëse udhëtojnë në këto dy vende të sigurohen që më parë të kenë një test PCR të 72 orëve të fundit.

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Francë dhe Zvicër ( Përditësim)

Nga sot, për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria duhet:

Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA ( Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet.

Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

Droga në Portin e Durrësit, si u ndërhy në kontenierin me banane dhe kush e mori kokainën

Pas një njoftimi të bërë nga kompania mbikëqyrëse, policia është duke verifikuar ndërhyrjen në një kontejner në Portin e Durrësit.

Verifikimet janë duke u kryer në dyshimin se prej aty mund të jetë nxjerrë lëndë narkotike të llojit kokainë, megjithëse ende nuk ka rezultat nga hetimet.

Policia e Durrësit në bashkëpunim me agjentë të Drejtorisë së Përgjithshme është duke verifikuar një njoftim për ndërhyrjen në pjesën frigoriferike të një kontenieri në portin e Durrësit dhe dyshimet janë se mund të jetë nxjerrë prej aty lëndë narkotike kokainë.

Sipas informacioneve, sinjalizimet për këtë ndërhyrje, janë bërë nga kompania mbikëqyrëse në Port.

Burimet i thanë SYRI TV se, aktualisht janë kryer disa veprime në terren që lidhen me pamje filmike dhe këqyrje, por hetuesit janë ende të paqartë nëse ndërhyrja ka qenë për të marrë sasi të lëndës narkotike.

Syri Televizion kontaktoi edhe me Prokurorinë e Durrësit dhe mësoi se përgjatë këtyre ditëve nuk është bërë asnjë njoftim apo referim nga Policia, e cila është duke ndjekur rastin.

Kontenieri është i të njëjtës kompani që në datën 15 korrik u gjetën një sasi prej 12 kilogramësh kokainë e vendosur në pjesën frigoriferike. Në të njëjtin vend të kontenierit ishte fshehur edhe sasia e 137 kilogramëve e kapur në 2019-ën, që u tërhoq nga disa persona të tjerë në port, para se kontenieri të dilte.

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se në dalje të Rrubikut është përplasur një autobus me një automjet tjetër.

Policia njoftoi se rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen, mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Tokio 2020/ A e ka Japonia koronavirusin nën kontroll?

Përfaqësues të disa shteteve në Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020” presin për t’u testuar për koronavirus në kryeqytetin japonez.

Edhe nëntë raste me koronavirus u konfirmuan nga organizatorët e Lojërave Olimpike në Tokio, vetëm tre ditë përpara nisjes së tyre.

Sipas raportit ditor të organizatorëve, të publikuar të martën në mëngjes, në mesin e rasteve të reja është edhe një atlet.

Komiteti Olimpik i Republikës Çeke konfirmoi se lojtari i volejbollit çek në plazh, Ondrej Perusic, u diagnostikua me koronavirus.

Shifrat e fundit e çojnë në së paku 71 numrin e rasteve që lidhen me Lojërat Olimpike. Së paku katër raste u regjistruan brenda Fshatit Olimpik.

Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020” nisin më 23 korrik dhe përfundojnë më 8 gusht. Disa ditë më pas, më 24 gusht, nisin Lojërat Paralimpike.

Këto kanë qenë të parapara të mbahen vitin e kaluar, por janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në përpjekje për të mbajtur situatën nën kontroll, Tokio ka shpallur gjendje emergjente dhe ngjarjet olimpike atje dhe në një rajon tjetër do të mbahen pa spektatorë.

Infeksionet e reja me koronavirus kanë nisur të rriten në gjithë Japoninë qysh në fund të qershorit.

Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë e Japonisë raportoi për mbi 3,000 raste të reja. Megjithatë, shifra është shumë më e ulët se në muajin maj, kur në disa raste numri ditor ka kaluar 7,000.

Ekspertët kanë thënë se shkalla ditore e infektimit në qytetin nikoqir të Olimpiadës duhet të jetë nën 100, në mënyrë që Lojërat të zhvillohen mënyrë të sigurt.

Autoritetet shëndetësore të qytetit raportuan më 17 dhe 18 korrik për një mesatare shtatëditore prej më shumë se 1,000 rastesh në ditë.

Organizatorët kanë vendosur të mos i lejojnë tifozët në ngjarjet olimpike në Tokio dhe në zonat përreth.

Prefektura e Fukushimës ka vendosur gjithashtu që t’i ndalojë spektatorët, edhe pse fillimisht ka thënë se do t’i lejojë ata. Rajonet Mijagi dhe Shizuoka do të lejojnë një numër të kufizuar spektatorësh.

Ekzistojnë gjithashtu rregulla të rrepta brenda zonave olimpike, si për garuesit, ashtu edhe për zyrtarët. Atletët, ndërkaq, testohen çdo ditë.

Si do të ndikojë gjendja e jashtëzakonshme në Olimpiadë?

Në dy qytetet më të mëdha të Japonisë, Tokio dhe Osaka, ka nisur një fushatë e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, për t’iu kundërvënë numrit në rritje të rasteve.

Deri në fund të javës së kaluar, pak mbi 33 për qind e qytetarëve të Japonisë janë vaksinuar me së paku një dozë, por më pak se 22 për qind janë plotësisht të vaksinuar.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania kanë 40 deri në 50 për qind të popullsisë së tyre të vaksinuar plotësisht, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar 53% e njerëzve janë plotësisht të vaksinuar.

Japonia ka filluar vaksinimin e njerëzve në shkurt, më vonë se shumica e vendeve të tjera të zhvilluara.

Për disa muaj, Pfizer/BioNTech ka qenë vaksina e vetme e miratuar në Japoni.

Ky proces ka zgjatur më shumë, sepse Japonia ka dashur t’i testojë vetë vaksinat.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, tha të martën se Lojërat e Tokios do të dërgojnë një mesazh të fuqishëm të “paqes dhe solidaritetit”.

“Ne mund t’i kapërcenim të gjitha këto sfida për Lojërat Olimpike, sepse gjatë tetë vjetëve të kaluar kemi shijuar një partneritet të besueshëm [me Japoninë]. Ne gjithmonë mund të mbështetemi te ju”, tha Bach.

Ai i vlerësoi “përpjekjet heroike” të personelit mjekësor dhe të vullnetarëve në kohë të pandemisë dhe tha se anulimi i Lojërave nuk ka qenë kurrë një opsion për organizatorët.

Thethi ju thërret për të përjetuar një eksperiencë të vërtetë mbresëlënëse!

THETHI JU THËRRET!

Për të përjetuar një eksperiencë të vërtetë mbresëlënëse.

Ashtu si turisti ynë që niset për të zbuluar bukuritë dhe të papriturat që ka rezervuar Thethi dhe hap pas hapi bën pjesë të vetes së tij copëza tradite, kulture dhe dashnie nga Alpet.

Ashtu dhe ne ftojmë gjithkënd të vizitojë Thethin, të zbulojë natyrën e pashkelur, të përqafojë kulturën dhe traditat e zonës, të mësojë historinë dhe gojëdhënat, të shijojë ushqimin bio dhe në fund “të veshë kostumin vendas” e ta njohë aq mirë Thethin, sa të konsiderohet si njëri nga banorët e tij.

THETHI KA SHUMË PËR TJU TREGUAR DHE OFRUAR ndaj ju THËRRET TA VIZITONI!

Mandarina Project Albania The Beautiful Bashkia Shkodër Drejtoria e Turizmit – Bashkia Shkoder Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër Thethi National Park Thethi-Guide Alpet Theth Logu i Harushave Bujtina Harusha Bujtina Polia Theth Marashi Guesthouse Hotel Restorant Jezerca Theth Dreni Guesthouse Kulla e Ngujimit, Theth. Niko Harusha Bar Kafe Zariklis Kompleksi Zorgji Bujtina Kometa Guesthouse Theth Bujtina Berishta Theth Bujtina Berishta Hotel Restorant Alpet Theth Bujtina ZIÇI Marashi Guesthouse Thethi Shpella Guesthouse Villa Gjeçaj Theth Villa Gjeçaj

Bujtina Terthorja – Theth – Bujtina Prrockaj Theth Theth Vila Vllezrit Guri Alpine House Theth Guesthouse “Freskia” Guesthouse Villa Gurra GurraFamily Guesthouse theth.vila.vellezerit.guri @BujtinaTinari

#BashkiaShkoder

#MandarinaProject #AlbaniaTheBeautiful #visitalbania #thethijutherret #theth #visittheth #thethiparadise #albanianalps #visitshkodra #enjoy #placetobe #bethere #nature #naturelovers #thethnationalpark #northalbania #albania #roadtrip #rural #rurallife #mountains #mountainescape #mountainlover #vieë #amazing #travelling #holiday #naturephotography

Varianti Delta gjunjëzon bursën e Wall Street, investitorët i druhen rikthimit të masave izoluese

Një rritje e infektimeve nga varianti Delta shkaktoi një shitje të gjerë në bursën Wall Street të hënën, pasi investitorët i druhen rikthimit të masave izoluese ndaj COVID-19ës dhe një tejzgjatjeje të rimëkëmbjes ekonomike.

Të tre indekset kryesore të aksioneve në SHBA u mbyllën ndjeshëm më ulët, me S&P dhe Nasdaq që pësuan rënien e tyre më të madhe në përqindjen një-ditore që nga mesi i majit.

Dow Jones pati ditën e saj më të keqe në gati nëntë muaj.

Ndjesia e rrezikut gjithashtu uli nivelet 10-vjeçare të Thesarit, duke tërhequr me vete çmimet e aksioneve të bankave që janë të ndjeshme ndaj normave.

Delta, varianti shumë ngjitës i COVID-19ës, është tashmë lloji dominues në të gjithë globin, dhe ka shkaktuar një rritje të infektimeve dhe vdekjeve të reja, pothuajse ekskluzivisht ndër të pavaksinuarit.

Aksionet e industrisë së udhëtimit dhe argëtimit ranë, me indeksin S&P 1500 Linjat Ajrore dhe S&P 1500 Hotele dhe Restorante që humbën dukshëm më shumë terren se tregu më i gjerë.

Indeksi i paqëndrueshmërisë CBOE, një vlerësim i ankthit të investitorëve, arriti nivelin e tij më të lartë në dy muaj.

Dow Jones Industrial Average ra 725.81 pikë, ose 2.09%, në 33’962.04, S&P 500 humbi 68.67 pikë, ose 1.59%, në 4’258.49 dhe Nasdaq Composite ra 152.25 pikë, ose 1.06%, në 14’274.98.

Qeveria, lumë parash për Inceneratorët dhe koncensionin e Rrugës së Kombit

Ministria e Financave ka paguar nga buxheti i shtetit për kontratat koncesionare me Partneritet Publik Privat gjatë vitit 2020 mbi 9,6 miliardë lekë ose 78 milionë euro, nga 13.7 miliardë lekë që pagoi gjatë vitit 2019, me një tkurrje prej 29%.

Pagesat ishin 4 miliardë lekë më të ulëta se më 2019, kryesisht si rrjedhojë e përfundimit të shlyerjes së pagesave ndaj koncesionarit të HEC-ve me lumin Devoll me rreth 1,5 miliardë lekë dhe uljes së pagesave për koncesionin e sterilizimit si rrjedhojë e reduktimit të ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të pandemisë Covid -19, ku u pezulluan ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara.

Nga ana tjetër erdhën më rritje pagesat për koncesionin e rrugës së Kombit si pasojë e kompensimit të trafikut të munguar, teksa u rriten pagesat për inceneratorin e Tiranës më mbi 31 për qind (shih tabelën bashkëngjitur).

Ministria e Financave vitin e kaluar anuloi pagesat për disa koncesione PPP me qëllim për të kanalizuar fondet për përballimin e emergjencës Covid-19.

Koncesioni që financimin më të madh nga buxheti i shtetit ishte “Ndërtimi i Rrugës së Arbrit me 2,7 miliardë lekë ose 21 milionë euro, me një ulje të financimit me rreth 31% në krahasim me vitin 2019.

PPP-ja e dytë më e financuar gjatë vitit të pandemisë ishte shërbimi i sterilizimit në spitale, ku u disbursuan 1,3 miliardë lekë ose 40 % më pak se viti 2019. Kjo rënie erdhi si rrjedhojë e uljes së numrit të operacioneve në spitale nga kufizimet pandemike.

Inceneratori i Tiranës ishte PPP-ja e tretë më e financuar me rreth 10 milionë euro për vitin 2020, me një rritje të fondeve më 31 % në raport me vitin 2019. Në tërësi pagesat për inceneratorët u rritën me 11 % gjatë vitit të kaluar si rrjedhojë e rritjes së pagesave për njësinë e Tiranës.

Koncensioni i rrugës së Kombit mori nga buxheti 6.5 milionë euro financime me një rritje 42 % në raport me vitin 2019 si pasojë e trafikut të munguar gjatë vitit pandemik.

Inceneratori i Fierit mori të gjitha financimet e planifikuara prej 752 milionë lekësh (6,11 mln euro), shumë e njëjtë si në vitin e kaluar.

Inceneratori i Elbasanit mori 586 milionë lekë financime, me ulje 7% nga viti 2019.

Për shërbimin e dializës u dhanë 733 milionë lekë ose 9% më pak se në vitin 2019, teksa ishte viti i parë që nisi pagesa për koncesionin e shërbimeve laboratorike. Shërbimi laboratorik në spitale nisi të funksionojë në fund të vitit të kaluar dhe u financua vetëm me 30 milionë lekë.

Vitin e kaluar u shuan pagesat për financimin e infrastrukturës zëvendësuese në lumin Devoll pasi pagesat që ishin rreth 1.5 miliardë lekë në vit përfunduan në vitin 2019.

Pagesat faktike për vitin 2020, në total rezultuan në rreth 9.63 miliardë lekë ose 99% e planit vjetor 2020, të ndryshuar.

Kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat koncesionare/PPP, prej 5%i të ardhurave tatimore faktike të vitit 2019, përllogaritet në rreth 21.3 miliardë lekë. Vlera e realizuar përbën 2.26 për qind të totalit te të ardhurave tatimore faktike të vitit 2019, prej rreth 426.27 miliardë lekë. /B.Hoxha

Akuza dhe ofendime të ndërsjellta në takimin Kurti-Vuçiç

“Kosova dhe Serbia duhet ta mbyllin kapitullin e së kaluarës dhe të shkojnë përpara”, u shpreh para takimit ndërmjetësi i dialogut, i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, në prag të raundit të dytë të dialogut mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai shpresonte se palët do të jenë konstruktive dhe pragmatike dhe se do të bisedohet për “hapat që na çojnë përpara”.

“Kosova dhe Serbia kanë nevojë që përfundimisht të mbyllin kapitullin e të kaluarës së dhimbshme, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe të shikojnë drejt të ardhmes evropiane, për qytetarët e tyre. E kaluara është e rëndësishme, por e ardhmja është edhe më e rëndësishme”, tha Borrell para takimit.

Përplasja rreth së kaluarës
Por pikërisht e kaluara ishte ajo që sërish përplasi kryeministrin Kurti dhe presidentin e Serbisë Vuçiq. Ndaj takimi i sotëm në Bruksel ishte shumë më i shkrutër, sesa ishte planifikuar, sepse palët nuk ishin dakord pothuajse për asgjë. Pas bisedimeve u dëgjuan madje edhe fjalë të rënda në adresë të njëri-tjetrit. Kryeministri i Kosovës refuzon të nënshkruajë dokumentin për stabilitet dhe siguri, tha Vuçiq,

“Presidenti i Serbisë po gënjen”, u përgjigj Kurti. “Pala e Prishtinës është jo serioze”, bisedimet “nuk janë të vështira, por të tmerrshme”, tha Vuçiq. Ndërsa Kurti fajësoi palën serbe për gjenocid, duke nënvizuar se Vuçiq ka qenë pjesë e pushtetit asokohe.

E gjitha kjo dëshmon në fakt se palët jo vetëm që nuk janë dakorduar për asgjë, por pozicionet e tyre mbeten diametralisht të kundërta. Marrëveshja e vetme nga dita e sotme në Bruksel ishte që bisedimet të vazhdojnë.

Kurti: Pala serbe i ka refuzuar të gjitha
“Ne kemi prezantuar në takim një marrëveshje të balancuar prej gjashtë nenesh, për paqe mes Serbisë dhe Kosovës, e cila u refuzua, pa u lexuar fare. Zëvendëskryeministri (Besnik) Bislimi i ka lexuar 11 pikat që paraqesin pengesa në raportet tregtare të Kosovës me vendet e tjera, që ne kërkuam të hiqen, por as kjo nuk u pranua”, theksoi Kurti, i cili, në fillim, u shprehu ngushëllime të gjitha viktimave të reshjeve të fundit në Evropë dhe tha se këto bisedime po mbahen pikërisht në ditën e përvjetorit të 23 të masakrës në Rahovec, kur forcat serbe vranë e masakruan 150 shqiptarë, dhe 10 konsiderohen ende si të pagjetur.

Nuk pranohet “ballafaqimi me të kaluarën”
Pala kosovare ka insistuar që në dokumentin ku flitet për të pagjeturit, të futet edhe togfjalëshi – “ballafaqimi me të kaluarën”. Por as kjo kërkesë nuk është pranuar nga pala serbe, ndonëse “në një formë të zbutur është pranuar nga ndërmjetësi, zoti Borrell”.

“Unë nuk e kuptoj pse duhet t’i frikësohemi kaq shumë ballafaqimit me të kaluarën, kur e dimë se problemet i kemi nga e kaluara. Vetëm nëse dikush, pra pala tjetër, ka probleme edhe vet me këtë të kaluar”, theksoi Kurti, duke shtuar: “Duket që kryetari i Serbisë e sheh shumë personale çështjen e të kaluarës”, theksoi Kurti.

Ai tha se atmosfera në takim nuk ka qenë shumë më ndryshe nga takimi i kaluar (15.06), ku atmosfera ishte shumë e tendosur. Por pasi Serbia, sipas tij, nuk e pranoi kërkesën që në dokument të futet togfjalëshi, ballafaqimi me të kaluarën, ishte e qartë se “nuk mund të ecim përpara”.

Si thelbin e problemeve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti sheh mungesën e njohjes mes këtyre dy vendeve. “Thelbi i raporteve është njohja e ndërsjelltë – Serbia duhet ta njohë Kosovën, e Kosova Serbinë.”

Kush po gënjen?
Në këtë takim është propozuar edhe nënshkrimi i një dokumenti ku palët zotohen se nuk do të ndërmerrnin asnjë veprim që do të acaronte situatën në terren dhe do të rrezikonte palën tjetër. Presidenti i Serbisë Vuçiq tha se “shqiptarët në Kosovë po armatosen dhe se po duan të krijojnë atmosferë pasigurie për serbët.

“Autoritetet e Prishtinës duan që serbët të mos ndjehen të sigurtë”, theksoi ai. Vuçiq pohon se ishte kryeministri Kurti ai që ka refuzuar ta nënshkruajë këtë dokument, që sipas tij, është dëshmi “se autoritetet e reja në Prishtinë duan të krijojnë një atmosferë pasigurie për serbët në Kosovë”.

“Kjo është gënjeshtër. Ai që ua ka thënë këtë, me gjasë presidenti i Serbisë, ju ka gënjyer. Kjo është gënjeshtër. Ai po gënjen”, theksoi Kurti. “Ne kemi kërkuar që në këtë dokument të futen edhe fjalët paqe dhe siguri, e jo vetëm fjala stabilitet. Arsyeja pse sot nuk e kemi nënshkruar sot këtë dokument është që pala serbe nuk e dëshironte togfjalëshin ballafaqimi me të kaluarën”, theksoi Kurti.

Vuçiq: Pala e Prishtinës flet vetëm për të kaluarën
Si kurrë herë më parë, presidenti i Serbisë qëndroi tërë kohën vetëm 10-15 metra më larg, gjatë kohës kur Kurti jepte deklaratën para gazetarëve. Kurti foli gjatë edhe në gjuhën serbe, për të kaluarën, për krimet e gjenocidin. Ndërsa Vuçiq më pas dha edhe disa intervista të tjera për mediat serbe, ku ndër të tjera u shpreh se “këto bisedime nuk janë të vështira, por janë të tmerrshme”. Ai tha se pala kosovare është e orientuar nga e kaluara ndërsa ajo serbe nga e ardhmja. “Kur flasim për ballafaqimin me të kaluarën duhet të flasim edhe për krimet ndaj serbëve”, tha Vuçqi.

Por që të dy, Kurit dhe Vuçiq thanë se janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun, dhe që të dy pohonin se ata janë konstruktivë.

Takimi i radhës në nivelin e delegacioneve do të mbahet në fund të gushtit, ndërsa në shtator do të mbahet raundi i tretë Kurti – Vuçiq.

Trafiku i drogës/ Ja kush do ta gjykojë ish-ministrin Tahiri

Dosja penale në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri do të vazhdojë procesin gjyqësor me kryesues të seancës Ilir Panda dhe relator Sokol Sadushin e Ervin Pupe.

Kjo dosje është hedhur gabimisht në short së bashku me 42 çështje të tjera, pasi në bazë të ndryshimeve të reja ligjore, e njëjta trupë gjykuese që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Lartë duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësor.

Shorti i hedhur gabimisht kishte përcaktuar Sandër Simonin si kryesues të seancës. Pas ndryshimeve ligjore që u futën në fuqi më 1 Qershor, shorti i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës është anuluar për të gjitha dosjet që ishin në gjykim.

Ndërkohë në Gjykatën e Lartë ende nuk ka asnjë datë se kur do të nisë procesi gjyqësor për Tahirin dhe Çelën.

Ky i fundit një ditë më parë i ka kërkuar gjykatës së posaçme shuarjen e afateve të paraburgimit pasi që nga koha kur është dhënë vendimi i Gjykatës së posaçme të Apelit, ka kaluar më shumë se një vit.

Po ashtu Jaeld Çela ka kërkuar edhe ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë më të butë.