19.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025

Dikush ka ndërhyrë në kontenierin me banane në Port, policia po fsheh ngjarjen, gazetarja: Ka lidhje me drogën

Gazetarja Klodiana Lala në një shënim në profilin e saj në Faceboook shkruan se, dy ditë më parë një ngjarje ende në hetim ka ndodhur në Portin e Durrësit.

Sipas Lalës, mësohet se, në një kontenier me banane në këtë port është ndërhyrë nga jashtë.

Lidhur mbi këtë fakt, policia e shtetit ka njoftuar Prokurorinë, ndërsa dyshohet se kjo ndërhyrje ka lidhje me drogën.

“Të shtunën Policia e Shtetit ka informuar prokurorinë se, në një kontejner me banane në Portin e Durrësit është ndërhyrë nga jashtë. Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur, por një gjë është e sigurt që policia po e fsheh këtë ngjarje”, shkruan ajo.

Për një ridimensionim të PD

Nga Eno BOZDO

Të gjithë ata që patën shpresën e vagët se Kuvendi i jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike do të jepte një mesazh të plotë dhe të thellë reflektues mbi situatën ku gjendet PD apo do të trajtonte me mençuri rrugët dhe strategjinë për të kapërcyer situatën e vështirë si dhe do të shpaloste synimet e saj për t’u rikthyer forcë e parë politike në vend, me siguri që u ndjenë të zhgënjyer, sepse mesazhe të tilla nuk u dëgjuan aspak në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Pritshmëria ndër demokratët ishte e lartë dhe madje më e lartë ishte pritshmëria e opinionit publik për të dëgjuar një platformë angazhimi të ri të Partisë Demokratike kundrejt shoqërisë shqiptare. Dhe si çdo risi pas tetë viteve në opozitë, ndërsa u drejtohemi të panjohurave të mandatit të tretë në opozitë, kërkohet minimumi i ndershmërisë për të pranuar gabimet e bëra, për të reflektuar mbi situatën e rëndë që kalon vendi edhe si pasojë e humbjes së PD-së në këto zgjedhje, për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve të demokratëve dhe zërave publikë, brenda dhe jashtë partisë, të cilët kërkojnë (me të drejtë) rikonceptim tërësor të modelit të të bërit opozitë.

E gjitha kjo nuk kërkohet pa arsye. Nuk janë thjesht humbjet e radhës që e kërkojnë, as më pak një dëshirë e disave për të rënë në sy duke propozuar diçka ndryshe, vetëm e vetëm sepse koncepti i ndryshimit është tërheqës. Absolutisht jo! Kjo kërkesë urgjente e kohës vjen nga reflektimi i thellë mbi mënyrën sesi mund të përballemi me atë që cilësohet si “një makineri diabolike e përthithjes së votës”, karakteristikë thelbësore e kundërshtarit tonë politik. Në këtë kontekst, shumë arsyetojnë se shoqëria sot kërkon një model thellësisht të ndryshëm opozitar të përzgjedhjes së kauzave politike, të komunikimit, të përfaqësimit dhe të partneritetit me grupet shoqërore. Kërkon gjithashtu një ridimensionim të PD-së përballë shoqërisë shqiptare, ridizenjimin e vitrinës së PD-së që u flet shtresave dhe grupimeve të ndryshme si dhe komunikim me një gjuhë të vërtetë dhe të ndershme. Autori i këtij shkrimi hyn gjithashtu në këtë kategori.

E gjitha kjo nuk kërkohet as në vakum: z. Kadilli ka paraqitur manifestin e tij politik ku argumenton dhe parashtron instrumentet sesi PD mund të rikonceptohet plotësisht, në një model shumë të ngjashëm me atë të viteve të lavdishme ‘90-‘92. Z. Marku ka bërë disa herë thirrje publike për reflektim që duhet të pasojë rithemelimin e PD si dhe rikonceptim të rolit të saj në shoqëri. Kolegë të tjerë, deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së dhe të Kryesisë së saj, institucionalisht dhe mediatikisht kanë përdorur argumente të ngjashme. Pra, idetë janë aty, vullneti mungon.

Ndërkaq, dy teza, sa jopolitike, aq edhe moralthyese, po përtypen paralelisht dhe gjerësisht nga ata që pajtohen (duke u dorëzuar në fakt) me situatën e rëndë: teza e parë që përsëritet pa pushim është ajo që nga përballja e 25 prillit, PD doli më e fortë. Argumentuesit i referohen rezultatit të zgjedhjeve të 2017, i cili ishte aq i ulët si pasojë e gabimeve të rënda politike të vetë PD-së. Në fakt, pas 25 prillit demokratët janë me kokën ulur, PD nuk është aspak më e fortë, por pluskon në pasiguri duke bluar dilemat e saj të mëdha, ndërsa e sigurt është vetëm që Edi Rama ndihet edhe më i fortë sepse mori konfirmimin që mund të vazhdojë të përdorë në zgjedhjet e ardhshme, të njëjtën skemë të tjetërsimit dhe transformimi të votës pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë.

Paralelisht me këtë, në muajt e fundit, në debatet brenda dhe jashtë PD-së, jemi ndeshur shpesh me tezën e dytë që “nuk kemi çfarë t’i bëjmë blerjes së votës nga Edi Rama”. Madje, ka jo pak kolegë të mi që e përdorin këtë argument. E pranoj që në rrethana ekstreme dhe specifike, ky argument mund të ketë meritë. E pranoj që ai mund të shërbejë edhe si argument personal justifikues për rezultatin zgjedhor, por kurrsesi nuk është argument politik. Madje, është shumë i rrezikshëm sepse është aq fatalist, saqë duket sikur i përcjellim shoqërisë kundërmesazhin që “..shitini votat edhe juve që nuk e bëtë, sepse askush nuk ju del dot për zot, as sot dhe as nesër..”! Nëse dikush ndihet i paaftë të përballet me makinerinë diabolike të Edi Ramës, minimalisht duhet të hapë krahun sepse ka shumë të tjerë që i dalin për zot.

Që Edi Rama ka blerë vota dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë, këtë tashmë e di edhe bufi. Po, për fat të mirë, edhe diçka tjetër është e qartë si drita e diellit: i vetmi instrument politiko-shoqëror i mposhtjes së Edi Ramës dhe bandës së tij, ka qenë, është dhe do të mbetet vetëm Partia Demokratike.

Si e tillë, është thellësisht e papranueshme që ajo të programohet si parti e dytë. Në kuptimin politik të këtij argumenti, në tetë vitet e fundit ne kemi vepruar dhe jetuar nën këtë dogmë të rreme dhe vetëzvogëluese. Lidershipit të PD-së i ka munguar kuraja politike për të konceptuar dhe ndërtuar një PD që të rezultojë partia më e pëlqyer e shqiptarëve. Veçanërisht sot kur “ngrihen duart lart” nga pamundësia për t’u përballuar me makinën e përlarjes së votave të Edi Ramës, këto koncepte dhe ky fatalitet janë asfiksues për PD-së.

Prandaj, ky debat që i mungoi, për fat shumë të keq, kuvendit të jashtëzakonshëm të saj, është jo vetëm një instrument për të rritur besimin e opinionit publik për PD-në dhe lidershipin e saj, por edhe i vetmi instrument që aktualisht kemi në dorë për të energjizuar strukturën e PD-së, lidershipin e saj dhe për të injektuar shpresë në shoqëri. Sa më shumë shpresë të injektojmë në shoqëri, aq më shpejt shoqëria do të kapërcejë trullosjen dhe do të orientohet drejt vlerave. A nuk ndodhi kështu në 1992? Apo në 2005? E pra, nuk ka asnjë arsye të mos ndodhë përsëri.

Lidershipi i PD-së duhet të kuptojë se debati dhe transparenca e tij mundësojnë paralelisht jo vetëm forcimin e PDsë, por edhe partneritetin e saj me shoqërinë. Dhe duke iu kthyer përsëri situatës neurotike ku Edi Rama ka futur Shqipërinë, nuk ka instrument më të mirë sesa debatimi publik, brenda PDsë dhe mes grupeve shoqërore të interesit, të koncepteve të tilla të motivimit të njeriut politik, të një partie të madhe sa shoqëria, përfaqësuese e kauzave të drejta politike, të meritokracisë, integritetit. Të një partie që meriton të quhet parti popullore!

Z. Basha ka fituar për herë të tretë drejtimin e PD-së. Bashkë me mandatin e tretë vjen përgjegjësia e madhe historike për ta çuar PD-në në fitore. Prandaj loja në zonën e komfortit duhet të marrë fund. Njerëzit që ai do të zgjedhë të rrethohet duhet ta sfidojnë dhe jo ta vetëkënaqin atë. Ai dhe ekipi i tij do të ketë shpejt peshën e rëndë të fitores së domosdoshme elektorale në zgjedhjet vendore që po afrojnë. Por koha nuk pret dhe transformimi duhet të nisë. Z. Basha duhet t’i prijë këtij procesi, duke nxitur dhe garantuar debatin mbi çështjet e mësipërme. Në kongres ai nuk e realizoi një gjë të tillë, por ky nuk është fundi, madje as fillimi i fundit. E rëndësishme është të kuptojmë se lidershipi i PD ka përgjegjësinë të shpëtojë Shqipërinë nga Edi Rama, në të kundërt do të hyjë në histori si brezi mediokër dhe pa integritet që tkurri PD-në dhe e la Shqipërinë në mëshirën e fat të saj të keq.

Protesta në Vlorë/ Rama u përgjigjet biznesmenëve: Lungomare s’ka muzikë, shkoni dhe kërceni në…

Kryeministri Rama u është përgjigjur biznesmenëve vlonjatë që kanë nisur një protestë. Pas dhunës së mbrëmshme të policisë dhe protestës së sotme të biznesit që ka ulur qepenat, ka reaguar edhe Rama.

Ky i fundit thotë se, nuk do të ketë muzikë pas orës 23:00. Ndërsa u bën thirrje të gjithë vlonjatëve që nëse duan të kërcejnë e këndojnë, të shkojnë në natyrë, pyje.

Reagimi i Edi Ramës në Twitter

Protestë në Lungomare për muzikën?

  1. Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë
  2. E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit
  3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.

Pas Vlorës, edhe bizneset e Lezhës ngrihen në protestë, ja çfarë kërkojnë

Biznesmenët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën bregdetare të Shëngjinit dhe Tales, si dhe pronarët e ambienteve të sallave të eventeve, janë mbledhur sot para Bashkisë së Lezhës në shenjë proteste ndaj masave kufizuese që ka vendosur qeveria.

Qytetarët i bëjnë kërkesë qeverisë dhe komitetit teknik që të zgjasë fashën e orarit deri në orën 1 pas mesnate pasi e kanë të pamundur që të punojnë në këto kushte.

“Ne kërkojmë nga qeveria të shtyjë orarin e darkës, të paktën deri në orën 01:00 sepse dasmat janë një gjë e përjetshme, për tre orë nuk mund të përballojmë fluksin e dasmorëve. Të paktën për një muaj apo një muaj e gjysmë. Ky orar na ka dëmtuar shumë. Do na fusin në ngatërresë me klientët. Papërgjegjësia e këtij shteti, e këtij ligji po na ballafaqon me njerëzit të cilët kanë prerë biletat, janë nisur nga jashtë dhe na gjejnë të papërgatitur. Është i vetmi muaj që punojmë, 11 muaj i vemë çelësat. Iu kërkojmë ndihmë. Të parën që penalizohen nga ky ligj janë shqiptarët, jo vetëm ne si biznes. Nuk jemi vetëm ne që dëmtohemi në këtë mes. Janë dyqanet e mishit, ushqimoret etj që xhirojnë shumë me anë të këtij biznesi. Ne na intereson që shteti të na lërë të punojmë”, tha pronarët e lokaleve.

Sipas tyre, janë me dhjetëra familje që preken nga këto masa që vijojnë akoma të jenë në fuqi. Dyqanet e produkteve të mishit apo bulmetit, kamerier, sanitar, kameramanë apo parukeri janë ndër sektorët që prej dy vitesh kanë reduktuar punën si pasojë e masave ndaj COVID-19.

Edi Ramës i kanë ngecur gërshërët e fushatës në dorë!

Nga Namir LAPARDHAJA

Vjen sot në Berat dhe përuron sërish ato punime që i përuroi një herë përpara 25 prillit.

I shet si të reja dhe si arritje, edhe pse e vetmja meritë e të zgjedhurve të tij vendor është bllokimi dhe vonesa proceduriale për to.

Berati vijon në kaos në kulmin e sezonit turistik.

Shembulli më tipik është bllokimi i qendrës së bulevardit që është një gropë e madhe abuzive në të gjitha kuptimet.

Qytetarët padisin Partinë Socialiste në SPAK për patronazhistët

Padi për Partinë Socialiste pak muaj pas zgjedhjeve për çështjen e patronazhistëve. 162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore ‘GUXO’, padisin në SPAK, Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj për mbledhjen, përpunimin dhe përhapjen e paligjshme tek patronazhistët të dhënave të tyre personale.

Ata pretendojnë se mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të qytetarëve është bërë në mënyrë të paligjshme.

Çështja e patronazhistëve u zbulua nga mediat përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, ku PS kishte një database me të dhënat e mijëra qytetarëve, dhe preferencat e tyre partiake.

SPAK nisi një hetim paraprak për këtë çështje, ku u kërkua sekuestrimi i serverave të lapsi.al, dhe u morën në pyetje gazetarët, por dosja nuk u trajtua asnjëherë si krim zgjedhor.

Ramos: Messi gjithmonë e ka një vend në ekipin tim

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Sergio Ramos, ka thënë se e ka një dëshirë të kamotshme për të luajtur përkrah Lionel Messit në një ekip, pavarësisht rivalitetit armiqësor në të kaluarën.

Lionel Messi është lojtar i lirë tani për tani, pasi marrëveshja me Barcelonës i skadoi më 30 qershor, dhe është përfolur për një kalim të mundshëm të tij në PSG.

Megjithatë, Messi duket se do të vijojë të jetë rival i Ramosit, pasi argjentinasi besohet të ketë arritur marrëveshje të re me Barcelonën për ta vazhduar qëndrimin në Camp Nou.

Duke folur si lojtar i PSG-së për Messin, Ramosi tha: “Më pëlqen të luaj me lojtarët më të mirë dhe Messi është njëri prej më të mirëve në botë. Gjithmonë e kam thënë se Messi gjithmonë do ta ketë një vend në ekipin tim”.

Ramosi iu bashkua PSG-së këtë verë si lojtar i lirë, duke u larguar nga Real Madridi pas plot 16 vjetëve. Gjatë asaj kohe, qendërmbrojtësi spanjoll ishte rival i madh i Messit.

Por mes tyre ekziston një respekt i madh, pavarësisht armiqësisë në fushë ndër vite dhe Ramos shpreson se një ditë do të luajë përkrah gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman uron besimtarët për Kurban Bajramin

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka përcjellë urimin për të gjithë besimtaret me rastin e Kurban Bajramit.

Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, Spahiu thotë se në këtë festë, duhet treguar solidaritet me të afërmit, fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Ndër të tjera kreu i KMSH-së thekson se ky Bajram na jep mesazhin që, për të arritur pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit të Madhërishëm, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria.

Mesazhi i plotë

Bismilahi-Rrahamini-Rrahim

Me emër të Zotit Mëshiruesit-Mëshirëbëres.

Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve.

Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi Muhamedin (a.s.)

Të dashur qytetarë, nesër, më datë 20 korrik 2021, është festa e Kurban Bajramit.

Allahu i Madhërishëm në suren Kevther në Kuran thotë:

“Ne vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe ther kurban për hir të Zotit tënd!”

Ndërsa në suren En’nam na kujton:

“Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve!”

Të dashur besimtarë, edhe pak orë na ndajnë nga festa.

Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme në fenë islame.

Në këtë ditë ne përkujtojmë sakrificën e Ibrahimit (a.s), durimin e pa shembullt të Ismailit (a.s.), atëkohë vetëm një fëmijë, dhe dhembshurinë e nënës heroike Haxhires.

Kurbani na dëshmon se, sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, janë punë të pëlqyeshme te Zoti, nëse duam të përfitojmë mëshirën dhe faljen e të Gjithëmëshirshmit absolut, Zotit të gjithësisë.

“As gjaku e as mishi i kurbaneve tuaja nuk arrin tek Allahu, por tek Ai arrin devotshmëria juaj”, thotë Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë.

Ky Bajram na jep mesazhin që, për të arritur pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit të Madhërishëm, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria.

Therni Kurbanin nesër, kushdo që ka mundësi, dhe ndajeni atë me njerëzit në nevojë. Kjo vërtetë është një punë e pëlqyeshme të Zoti.

Kurbani është mesazh paqe, përhapeni atë.

Kurbani është gëzim për fëmijët, gëzojini ata me dhurata.

Kurbani është solidaritet, jini solidarë në bajram e në çdo ditë.

Kurbani është pajtim, pajtohuni dhe faleni njëri-tjetrin.

E lusim Zotin të na i pranojë kurbanet, adhurimin dhe lutjet tona.

E lusim Zotin për paqe e prosperitet në vendit tonë dhe mbarë njerëzimin.

Ju dëshiroj paqe, begati e mirësi në familjet tuaja!

Amin!

Mbyllen lokalet në Lungomare! Pronarët nisin protestën dhe paralajmërojnë qeverinë: Eshtë vetëm fillimi…

Protesta e bizneseve të Lungomares në Vlorë që ka nisur qysh ditën e djeshme ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme.

Shumica e lokaleve janë mbyllur dhe mendohet se kjo protestë me lokalet mbyllura do të vijojë për 24 orë.

Njëri nga përfaqësuesit e këtyre biznesve tha për mediat mëngjesin e sotëm se, janë “diku tek 90 biznese që do të respektojnë këtë protestë të nisur për të kundërshtuar orën policore vendosur nga qeveria”.

Gjatë mbrëmjes së kaluar bizneset u përballen me dhunën e ashpër policore.

Tre pronarë biznesesh mes tyre dhe një grua, u shoqëruan një natë më parë nga policia e Vlorës pasi vendosën himnin kombëtar pas orarit të përcaktuar në shenjë proteste. Pronarët e lokalve qëndruan deri në mengjes para zyrave te policisë u liruan të arrestuarit.

Aksioni i policisë nisi pas orës 22:00, pasi disa pronarë lokalesh në Vlorës në shenjë proteste kishin vendosur në sfond himnin kombëtar, gjë që është cilësuar shkelje e aktit normativ për lejimin e muzikës.

Policia, gjobë marramendëse administratorit në Vlorë, procedohen dy të tjerë, pronarët në protestë

Policia ka ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë dhe ka proceduar penalisht administratorin e një subjekti në Vlorë.

Po ashtu, procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë që kundërshtuan mbylljen e muzikës dhe nuk i’u bindën urdhrit të punonjësit të Policisë.

Këta shtesa kundërshtuar mbrëmjen e djeshme vendimin për ta ndaluar muzikën pas orës 22:00 në zonën e Lungomares, çka shkaktoi edhe përplasje me policinë. Ndërkohë, pronarët e lokalve në Lungomare kanë dalë në protestë duke kyçur lokalet. Ata kërkojnë zgjatjen e orës policore.

”Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar një subjekt në lagjen “Uji i Ftohtë”, i cili vijonte organizimin me muzikë pas orarit të përcaktuar. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasit: K. Xh., banues në Vlorë, administratori i subjektit, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;  S. Xh., banues në Tiranë, pasi pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës; E. T., banuese në Vlorë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës”, njofoton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.