29.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025

Shqipëria me përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk përmbush nevojat mujore me veshje dhe ushqime

Shqipëria dhe Mali i Zi ishin dy vendet më të goditura nga pandemia në vitin 2020 për shkak të varësisë së lartë ndaj sektorit të turizmit.

Në Barometrin e Ballkanit që u realizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, rezultoi se dy vendet kishin përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk përmbushen nevojat bazë mujore për ushqime dhe veshje gjatë vitit 2020.

Rezultatet e anketës treguan se 15% e familjeve në Malin e Zi dhe 14% të familjeve në Shqipëri patën vështirësi në sigurimin e artikujve bazë ushqimore dhe veshjeve. Nga ana tjetër, Kosova kishte përqindjen më të ulët të familjeve që nuk përmbushnin nevojat mujore bazë me vetëm 4 për qind dhe Bosnja me vetëm 7%. Në Serbi 10 për qind e familjeve kanë deklaruar se nuk përmbushin nevojat bazë dhe në Maqedoni 11% e familjeve.

Të gjitha shtetet në rajon përfshi edhe Shqipërinë janë përmirësuar në aftësinë për të përballuar faturat mujore të shërbimeve, si qira, drita dhe ujë. Sipas rezultateve të sondazhit, 83% e të gjithë pjesëmarrësve në anketë nuk e kanë të vështirë të paguajnë qiranë dhe faturat e tjera, krahasuar me 17% që nuk e gjejnë veten në të njëjtën situate.

Në Shqipëri 39 për qind e familjeve raportuan se nuk e përballojnë një javë pushime në vit, kundrejt 60% që e konsideruan të përballueshme. Në Rajon 59% e të anketuarve janë në gjendje të përballojnë një javë pushime në Rajon, kundrejt 36% të tjerëve që e konsiderojnë luks.

77% e pjesëmarrësve në anketën rajonale mund të përballojnë një këst të kredisë, ndërsa 14% shprehen ndryshe. Ndërsa shumica e qytetarëve (88%) janë në gjendje të përballojnë ushqim dhe rroba, por 10% e qytetareve në Rajon sforcohen të përmbushin nevojat bazë mujore.

Vëllimi i pagesave të dërgesave nga jashtë është tkurrur me 5% në nivelin rajonal. Rreth 19 për qind e familjeve në Rajon raportuan se kanë marrë ndihmë nga jashtë vendit më 2020 nga 24% më 2020.

Nivelet e perceptuara të nepotizmit në punësim mbeten shqetësim i madh në të gjithë Rajonin. Besimi tek punëdhënësit si në shtet si në privat është shumë i ulët në të gjithë Rajonit, dhe ky shqetësim duhet adresuar sugjeroi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Nga ana tjetër punëdhënësit konsiderojnë arsimin të papërshtatshëm dhe mungesën e përvojës së punës si pengesa për punësimin.

Vlorë/ Pronarët u arrestuan pse protestuan nën tingujt e Himnit Kombëtar, si u liruan në mëngjes

Policia e Vlorës ka liruar punëtorët e lokaleve të Lungomares që u përfshinë në protestën e mbrëmshme me himnin kombëtar.

Protesta e djeshme e bizneseve në Vlorë, përgjatë Lungomares u shoqërua me tensione, pasi policia shoqëroi katër persona, mes tyre edhe një grua.

Pronarët e bizneseve kanë qëndruar për orë të tëra derisa tre personat janë lënë të lirë.

“Nxirrni punëtorët dhe të ikim”, thanë pronarët e bizneseve, të cilët ishin mbledhur pranë komisariatit.

Mbrëmë, të gjitha lokalet në Lungomares në Vlorë në shenjë protestë kundër orës policore pas orës 22:00, në vend të muzikës vendosën Himni Kombëtar.

Video/ Policia terror ndaj pronarëve në Vlorë, marrin me dhunë pronaren e një lokali, protestë pas mesnate para komisariatit

Policia ka ushtruar dhunë dhe terror ndaj disa pronarëve në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 22:00 kur policia ka shkuar për të kërkuar që të ulet zëri i muzikës, ndërsa në sfond ishte Himni Kombëtar.

Policia ka shoqëruar në komisariat një administrator biznesi sepse kishte të vendosur himin e flamurit në sfond. Ngjarja ka terrorizuar edhe turistët në atë zonë por edhe kalimtarët e rastit. Policët shoqërojnë me dhunë dhe e fusin në furgon administratoren e një bar dhe restoranti në Lungomare.

Policia ka shkuar në lokal në orën 22 e 5 minuta t’i kërkojë të ulë muzikën që po luhej në sfond, t’i kërkonte të mbyllte himnin kombëtar çka biznesmenët nuk kanë pranuar dhe më pas i kanë shoqëruar në komisariat me dhunë.

Pas kësaj ngjarje, pronarët e lokaleve në Vlorë janë mbledhur para komisaratit për të kundërshtuar aksionin e policisë gjatë të cilit u shoqërua një pronare e një prej lokaleve në Lungomare.

Në total bashkë me të, ishinë tre persona të shoqëruar. Ata kërkuan lirimin e tyre dhe respektimin e të drejtave, duke e cilësuar të paligjshëm aksionin e policisë.

Mbrëmjen e sotme lokalet në Vlorë zgjodhën një formë origjinale për të protestuar duke vendosur në sfond himnin kombëtar pasi kërkojnë zgjatjen e fashës orare. Protesta u pasua me aksionin e policisë që solli tre të shoqëruar, mes tyre edhe një grua.

Zgjedhjet në Këshillin Kombëtar/ Dega e PD në Britani: Përfshirja e diasporës prioritet absolut i Partisë Demokratike

Deklaratë e Deges se Partise Demokratike ne Britani!

Dega e PD ne Britani gjate ketyre dy diteve ka ndjekur me shume interes dhe shprese per shqiptarët, procesin e zgjedhjeve te reja per Keshillin Kombetar te Partise Demokratike te Shqiperise.

Pershendesim permbylljen e ketij procesi ne kohe te shpejte dhe vleresojme vendosmerine e liderit te opozites z. Basha per t’i dhene mundesine demokratëve te zgjedhin dhe te zgjidhen ne forumin me te larte vendimmarres te PD.

Me kete rast ju urojme fitoren te gjithe te zgjedhurve dhe shprehim besimin se do te punojme te gjithe se bashku, per ti shkurtuar sa me shume ditet, sistemit totalisht te deshtuar te instaluar ne Shqiperi nga “Rilindja” shkatrrimtare.

Nje beteje e fuqishme na pret ne muajt ne vijim si ne parlament edhe ne arenen kometare e nderkombetare per nje Shqiperi si gjithe Europa, per te faktuar krimin elektoral dhe per te bindur te gjithë shqiptarët per alternativen tone, Europiane, demokratike dhe qytetare.

Ne kushtet ku ndodhet Shqiperia, perfshirja e diaspores ne aksionet per te rikthyer demokracine ne Shqiperi eshte prioritet absolut i Partise Demokratike dhe jemi te bindur se gjysma e popullsise te Republikës se Shqiperise qe jeton ne mergim nuk mund dhe nuk do te pajtohet me rregjimin autokratik te instaluar ne atdheun tone.

Suksese Partise Demokratike dhe shqiptarëve te ndershem kudo qe ndodhen. Zoti e bekofte rrugetimin tone te perbashket per te ardhmen e femijeve tane dhe gjeneratave qe do te vijne ne token tone arbërore!

Per Degen e PD ne Britani

Kryetari

Av. Naim Hasani

Këshilli i ri Kombëtar, reagon Basha: Kemi përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve

Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!

Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.
Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.

Një qëndrim i PD që nuk toleron asnjë mëdyshje

Nga Red VARAKU

Qëndrimi politik ndaj zgjedhjeve të 25 prillit është sot qëndrimi më i rëndësishëm politik për opozitën dhe i vetmi qëndrim ku aktorët e rëndësishëm politikë duhet të jenë të qartë dhe të bashkuar pa asnjë ekuivok.

Çdo qëndrim tjetër është naivitet politik, për të mos thënë ndonjë gjë tjetër.

Kjo për shkak se ky qëndrim nuk është më një opinion mbi të cilin duhet diskutuar apo debatuar, por është një qëndrim politik që është vulosur nga shumica e anëtarëve të PD, të cilët votuan me 81% platformën politike të z. Basha, e cila ishte ndërtuar pikërisht mbi qëndrimin që këto zgjedhje ishin një masakër zgjedhore.

Mund të të duket i gabuar, i papjekur, i padrejtë, i manipuluar por sot kjo nuk është më për diskutim, sepse është vendim i forumeve politike të PD dhe bazuar mbi këtë vendim duhet të ndertohet dhe argumenti politik apo strategjia për betejën politike.

Çdo devijim ndaj këtij qëndrimi është joproduktiv, sepse e fut debatin në një kurth alogjik.

Nuk mund të thuash fjala vjen ‘Zgjedhjet na u vodhën, por dhe i humbëm’. Kjo nuk është serioze në politikë. Këtë mund ta thuash në kafe për muhabet me miqtë, por asesi si një qëndrim politik, sepse në politikë nuk rrinë dot të dyja.

Qëndrimin e demokratëve ose e pranon, ose e refuzon. Luksin për ta debatuar këtë e kishim para zgjedhjeve të 13 qershorit në PD.

Zgjedhjet ose u vodhën, ose u humbën dhe këtu nuk duhet të ketë dilema. Sepse, nëse pranon se zgjedhjet u humbën, atëherë duhet edhe t’i njohësh ato dhe nëse i njeh e bazon aksionin tënd politik mbi një të pavertetë të madhe dhe njëkohësisht bashkohesh dhe me qëndrimin e Ramës.

Mosnjohja e këtyre zgjedhjeve është jetike për PD jo vetëm sepse kjo është e vërteta e të gjithë demokratëve, por edhe për arsye sepse ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kombit.

Pikërisht, për këtë arsye qëndrimi ndaj këtyre zgjedhjeve është me rëndësi parësore për opozitën, sepse mbi këtë qëndrim ndërtohet dhe platforma dhe oferta e ardhshme politike.

Çdo qëndrim tjetër ndaj 25 prillit, më së paku nuk reflekton atë që vendosën demokratët në 13 qershor.

Sigurisht, janë të mirëprituara kritikat dhe qëndrime të caktuara në lidhje me çështje problematike të drejtimit të PD, që duhet thënë që në PD ka mjaftueshëm duke filluar nga mungesa e meritokracisë e duke perfunduar tek nevoja për rifreskim të strukturave apo dhe ristrukturim radikal aty ku duhet, por është naivitet politik që këto kritika të shkojnë kundër qëndrimit politik të opozitës në lidhje me këto zgjedhje.

Ndaj është me shumë rëndësi që të peshohet me kujdes çdo qëndrim dhe të refuzohet me seriozitet çdo aludim, në mënyrë që këto zgjedhje të mos prodhojnë një kakofoni qëndrimesh, e cila do të shkonte në favor të kësaj mazhorance.

Për këtë arsye pëfundimet e këtij kuvendi duhet të kthehen në një gjest mobilizimi të madh nga ku PD, jo vetëm të mos përçahet, por të dalë edhe më e fortë dhe më e bashkuar se ç’ishte.

Dalin rezultatet, emrat e anëtarëve të rinj të Këshllit Kombëtar të PD

Komisioni i Drejtimit të Punimeve për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka publikuar rezultatet pas numërimit të votave.

pd.al

Patronazhisti është rilindja e më të keqes, menduam se u zhduk me komunizmin

Nga Albana VOKSHI

Të nderuara zonja delegate, të nderuar zotërinj delegatë

Të dashur të rinj e të reja,

I nderuar Kryetar I Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha

Ndihem e nderuar dhe e privilegjuar, që në cilësinë e një prej drejtuesve politike të PD në Qarkun Tiranë, për degët 9 dhe 11, të marr fjalën sot para mijëra delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë Shqipëria, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Të nderuar delegatë,

Dua ta hap fjalën time me një falenderim deri në përulësi ndaj cdo demokrati që nuk na braktisi kurrë, s’hoqi kurrë dorë nga kauzat dhe idealet e PD edhe në ditët më të vështira të opozitës më të vështirë, sic ishte ajo e viteve të fundit. Mirënjohje cdo qëndrestari demokrat që mori pjesë në cdo protest e aksion opozitar, që I rezistoi dhunës policore, që ende ka në trup helmin e gazit që u hodh pa kriter, për cdo të burgosur politik të regjimit të instaluar prej Edi Ramës që në 8 vitë mbolli burgosje, përndjekje, dhunë, shantazhe, shkatërrim të trashëgimisë kulturore, grabitje të pronave, largime politike nga puna, varfëri të tejskajshme, spastrim të popullsisë.

Jam thellësisht e prekur dhe mirënjohëse për çdo grua, vajzë, çdo nënë, për çdo burrë, djalë e prind, që natën e bënë ditë dhe, ditën e sakrifikuan çdo orë e minutë në terren, derë më derë, për të shpjeguar tek njerëzit,alternativën e programit të zhvillimit të PD, për të sqaruar vokacionin europian të ADN së partisë sonë, për të bindur të rinjtë se vetëm PD me në krye Lulzim Bashën kthen shpresën dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Si drejtuese politike më është kërkuar t’i raportoj Kuvendit për analizën e rezultatit zgjedhor, masakrës zgjedhore, për dy degët që unë drejtova në njësinë 9 dhe 11 në Tiranë. Por unë këtë analizë dua ta trajtoj nga një tjetër këndvështrim, pasi dua të ndaj me ju disa gjetje të një analize që unë kam bërë të sistemit tëpatronazhimit në njësitë 9 dhe 11 dhe imapktin e kësaj skeme në rezultatin e votimit

Vjedhja me leje dhe porosi të Edi Ramës, e të dhënave përsonale të cdo votuesi, përpunimi nga AKSHI dhe ngritja e skemës së patronazhistëve është jo vetëm fenomeni më i shëmtuar që shoqëroi këto zgjedhje, por edhe krimi më i rëndë electoral, që ka ndodhur në Shqipëri. Një ndër instrumentet më absurde, më të paskrurpujt që përdori ky pushtet ishin patronazhistët. Në shkelje flagrante të ligjit për mbrojtjen dhe përdorimin e të dhënave personale, në cenim të rëndë të të drejtës kushtetuese për privaci, modeli më i përçudnuar i individit të gjunjëzuar dhe të keqpërdorur nga qeveria Rama, u bë simboli më tipik i shkeljes së lirisë dhe drejtësisë së zgjedhjeve.

Mediat (Lapsi.al) kanë zbuluar të dhënat e vetëm 910 mijë votuesve në Tiranë, por ju siguroj që AKSHI ka përpunuar të dhënat e të gjithë votuesve në të gjithë Shqipërinë duke ja vënë në disposición shtabeve elektorale të PS.

Si shumëkujt, edhe mua më ranë në dorë disa prej këtyre të dhënave për degët që unë drejtoja. Në to gjeje cdo gjë, cdo info, për cdo votues, cdo familje: që nga nr i kartës së identitetit, nr banesës, vendi i punës, NIPT, paga, targat e makinave, gjobat e tyre, analizat e check up, mjekun e familjes, shkollën e fëmijëve, mësuesin kujdëstar, ndihmën ekonomike praktikisht cdo gjë. Kanë hyrë kështu në cdo shtëpi, në cdo familje!!!

E unë sot dua të tregoj historinë e një patronazhisti:

Patronazhisti është në shumicën e rasteve një drejtues i një niveli të lartë në një institución shtetëror apo bashki, është një punonjës publik, apo punonjës i kompanive të afërta me Partinë Socialiste. Patronazhisti është femër, mashkull, i shkolluar, ose i pashkollaur, është i çdo moshe. Është një si gjithë të tjerët. Por ai ka një dalim: ai merr përsipër të spiunojë përgjithësisht nga 10 deri në 100 votues.

Të spiunuarit prej tij mund të jenë familjarë të tij, mund të jenë shokë apo miq, mund të jenë fqinj, mund të jenë kolegë në punë.

Patronazhisti flet me ta siç flitet me një shok, me një fqinj, me një koleg apo me një të afërm. Prandaj ti je i siqnertë me të, ai të pyet me dhemshuri dhe ti I përgjigjesh me sinqeritet për hallet, problemet, shqetësimet, mungesat…

Patronazhisti fikson në kujtesë, përpiqet të kuptojë marrëdhëniet e tua, punën, hallet, mendimet politike që të spiunojë tek Partia. Patronazhisti shpërblehet për spiunimin me një vend pune, me promovim, me tendera, me para… e në të njëjtën kohë, ajo apo ai që spiunohet mund të ketë pasoja.

Basha: Nuk dorëzohemi përballë padrejtësive, ne nuk heqim dorë nga Shqipëria!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar pamjet nga Kuvendi Kombëtar i zhvilluar ditën e sotme, ku ka deklaluar se PD hyri në një garë të pabarabartë.

“Ne nuk dorëzohemi përballë pakicës që ka ndaluar dhunshëm ndryshimin, ne nuk dorëzohemi përballë padrejtësive, ne nuk heqim dorë nga Shqipëria”, shkruan Basha në Facebook.

Postimi i kryetarit Basha

Ne nuk dorëzohemi përballë pakicës që ka ndaluar dhunshëm ndryshimin, ne nuk dorëzohemi përballë padrejtësive, ne nuk heqim dorë nga Shqipëria!