25.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025

Kurora me ullinj në Delvinë nën pushtetin e zjarrit

Qindra rrënjë ullinj ndodhen nën pushtetin e zjarrit në Matomarë, në afërsi të Stjarit të Delvinës.

Zjarri ka rënë ditën e sotme, ndërsa në vendgjarje ka shkuar zjarrfiksja e Delvinës si dhe ajo e Finiqit dhe Sarandës.

Policia po punon për të zbardhur shkakun e këtij zjarrri që shkrumboi shumë rrënjë ullinj.

Edi Rama e vrau votën, por nuk ja doli ta rrëzojë alternativën tonë

Nga Gazment BARDHI

Të dashur miq, demokratë, delegatë

Zonja dhe zotërinj,

Jemi mbledhur në këtë Kuvend, në një moment të vështirë për vendin. Në një moment udhëkryqi. Kriza që shqiptarët jetuan për 8 vite me dukuritë më të këqija të një qeverisje, ka shtrirë tentakulat edhe më shumë, me tendencën për të asfiksuar totalisht vendin.

25 prilli ishte takimi i shqiptarëve me zgjidhjen, me rrugën e daljes nga kriza e shumëfishtë. Masivisht qytetarët ishin të bindur për nevojën për ndryshim.

Por, ndryshimi u pengua, nuk u lejua të ndodhte. U ndalua me forcë, dhe pasojat po i vuan dhe do t’i vuajë vendi, pasi është e njëjta gjë si të stoposh qarkullimin e gjakut në një organizëm, freskimin e tij, kjo kur nuk ka asnjë rrugë tjetër për t’i shpëtuar dhimbjes e lëngatës.

Kjo mazhorancë ka humbur çdo aftësi, vullnet dhe dëshirë për të shërbyer. Ajo është e kalbur në thelbin e saj, e zhytur në kënetën e madhe të abuzimit e hajdutërisë. Po gjithkush e di, se një shumicë e tillë e korruptuar, e ka mundësinë, i ka instrumentat, forcën dhe mjetet, për të ndalur zgjedhjen e lirë të qytetarëve.

Siç edhe bëri me 25 prill.

Vendosja e çdo zyre shtetërore, çdo aseti publik në shërbim të kapjes së votës, organizimi i bandave dhe krimit në këtë funksion, presionet skandaloze ndaj administratës, hedhja e miliona eurove të pisëta në çdo qark, prodhuan përbindëshin që kemi sot në krye.

Shihni lajmet e përditshme.

Rastet e kapura nga SPAK, janë sigurisht një pjesë e vogël e zullumit. Kërkojnë para dhe bëjnë plaçkë kudo, në çdo mundësi që kanë. Eshtë stili i tyre i jetës, është mentaliteti, idetë që kanë në kokë. Nuk bejnë dot ndryshe. Këtë mal abuzimi, me tendera të fiksuar, me shitje të vendeve të punës, me qokat me naftën e fermerëve, përfytyrojeni të gjithën me miliardat që nxjerr, në funksion të makinerisë së blerjes së votës.

Kjo ka ndodhur edhe me 25 prill.

Edi Rama është tashmë një armik i konsoliduar, i shpallur, i konfirmuar i votës dhe i zgjedhjeve.

Dhe me precedent të theksuar kriminal në këtë drejtim. Çfarë ishin dosja 339, dhe 184. Ishin saktësisht historia, provat, dëshmia se si ndërhyrja kapilare e shtetit të bërë bashkë me krimin, arrijnë të prodhojnë një rezultat spektakolar zgjedhor në një Bashki apo në një Qark.

184 dhe 339-ta kanë ndodhur me 25 prill masivisht kudo.

Makineria e manipulimit të votës ka qënë në marshin maksimal dhe nuk është ndalur në asnjë çast. Duke e ditur mirë se nuk kishte simpatinë, por përbuzjen e qytetarëve të Elbasanit, në secilën prej 7 bashkive, u sulën me gjithë fuqinë e pushtetit, të bashkive, të drejtorive, me forcën e bandës, me lejen e bekimin e policisë dhe prokurorisë atje, për të prodhuar vota.

Rezultati i 25 prillit nuk ka asnjë lidhje me vullnetin e lirë, me atë që njerëzit mendojnë, me atë që ata shprehin. Ne kemi bërë dhjetra denoncime, me prova e dëshmi konkrete, edhe në Elbasan, se si ishin orkestruar shtet dhe krim bashkë për të shantazhuar, kërcënuar, ndikuar, blerë e dhunuar votën e qytetarëve.

Kriminelët më famkeq të Elbasanit kishte aq shumë mbështetje politike dhe nga zyrat e shtetit e nga policia, sa shërbeu edhe si eskortë personale sigurie për Edi Ramën, kur ai u shfaq në një nga ato turet sa për fasadë, pasi bilanc nuk kishte për 8 vitet e qeverisjes, e aq më pak program për të ardhmen.

A ishte kjo situatë një surprizë, një befasi për ne?

Nuk besoj se ndokush në këtë sallë, dhe jashtë saj, mendonte një ditë të vetme se Rama ishte korigjuar dhe do të lejonte shprehjen e lirë të vulllnetit të qytetarëve.

Po ne bëmë gjithçka mundëm për të ofruar garanci për votën. Qe nga infrastruktura, ndryshimet në kod, e deri tek ndërgjegjësimi si asnjëherë tjetër më parë i miqve ndërkombëtarë, të cilët e vendosën në rezoluta e në dokumenta, ndëshkimin e krimit zgjedhor, dhe votën e lirë, si kusht për integrimin.

Ne patëm vigjilencë dhe ndërhymë me mundësitë tona për të parandaluar rastet.

Por ne e dimë mjaft mirë, se për të lejuar qytetarët të votojnë të lirë, nuk mjaftojnë masat, duhet vullnet politik. I vetmi vullnet politik që ka manifestuar kundërshtari ynë politik në gjithë zgjedhjet që kemi kaluar me atë në pushtet, është vullneti për të vjedhur votën, vullneti për të realizuar masakër elektorale.

Ne po ashtu patëm një program të plotë që adresonte gjithë problemet e vendit dhe ofronte zgjidhje. Angazhimet tona kishin në qendër rininë, familjen, dhe fermerët, dhe ishin kombinime masash që do të nxirrnin nga varfëria të pamundurit, e do të krijonin kushte për ecje përpara, për mirëqënie për secilin, dhe po ashtu, atmosferën dhe rrethanat e duhura për sipërmarrjen e për të bërë biznes.

Ne synuam të kemi një qeverisje që shërben dhe u gjendet njerëzve në krah, e jo shtypëse, penalizuese për njerëzit dhe favorizuese të një grushti pasanikësh, siç është sot

Të dashur miq!

E di mirë se 25 prilli ka mërzitur demokratët, dhe mbarë shqiptarët. Dëshpërimi është ajo çfarë Edi Rama me të tijtë dëshiron. Dëshpërimi nuk sjell zgjidhje, është vetëm humusi i duhur për regjimin që kemi në krye. Ku ata që nuk janë dakort, që kontestojnë, që kritikojnë, të ndihen gjithnjë e më shumë të sulmuar e në armiqësi, e të mendojnë të ikin.

Ne demokratët më shumë se kurrë kemi sot detyrën ta shpëtojmë vendin nga kjo katastrofë. Nëse ne dorëzohemi, nuk ka më asnjë shpresë.

Projekti ynë, jo vetëm i ka mbijetuar 25 prillit, por është sot më aktual e më i nevojshëm se kurrë.

Edi Rama e vrau votën po nuk ja doli ta rrëzojë, ta mbysë idenë, alternativën tonë, për demokracinë, për votën e lirë, për planin ekonomik që ofron zgjidhje, për integrimin europian.

Ne duhet të mbajmë gjallë shpresën se ndryshimi do të vijë. U ndalua me forcë, përkohësisht, por është i pashmangshëm, sepse ka të bëjë direkt me jetën dhe aspiratën e qytetarëve.

Duke nisur me këtë Kuvend, e në betejat e përditshme politike që do të bëjmë, ne do të inkurajojmë kudo e kurdo çdo energji të shoqërisë për t’u bashkuar në luftën e pandalshme, për shembjen e regjimit dhe për kthimin e Shqipërisë sonë të dashur në normalitet.

Në çdo ambjent ku ne jemi, duhet të përcjellim mesazhin se Shqipëria do të bëhet, ne do ta bëjmë. Nuk do të mund të shkojë kurrë deri në fund pjella e një maskarade elektorale dhe kriminale.

Eshtë sfida jonë që jo vetëm të mos gjunjëzohemi, por të rritemi përditë e më shumë. Duke hapur mendjen, zemrat, dyert për shoqërinë.

Ne jemi e vetmja shpresë, e vetmja shtëpi e atyre që duan një Shqipëri europiane, të zhvilluar, që ofron shanse e mundësi për të gjithë.

Do ja dalim se kemi të vërtetën me vete!

Nga Edmond SPAHO

Te nderuar delegate te kuvendit,

Me lejoni tju pershendes dhe ti uroj sukses Kuvendit te Partise Demokratike I cili po merr ne analize masakren elektorale te zgjedhjeve te e 25 prillit te ketij viti per Kuvendin e Shqiperise.

Ne keto zgjedhje u ngarkova te drejtoj fushaten zgjedhore ne Qarkun e Korces i perbere nga 6 bashki dhe 5 dege te Partise Demokratike.

Gjendja politike, ekonomike dhe shoqerore e Qarkut Korce pasqyron ate te gjithe vendit. Pas 8 viteve qeverisje nga e majta, qytetaret ndihen te etur per ndryshim per shkak te instalimit te autokracise, fenomeneve masive te korrupsionit dhe shperdorimit te fondeve publike, ineficences dhe perdorimit politik te administrates publike, lidhjeve te politikes zyrtare me krimin e organizuar dhe trafiqet.

Fenomenet e mesiperme te shoqeruara me rritjen e cmimeve te mallrave dhe sherbimeve, vecanerisht lendeve energjitike, ujit, taksave vendore, tarifave te shkollimit kane bere qe varferia te cfaqet gjeresisht dhe nje pjese e mire e popullsise ne qytet dhe ne fshat te jetoje me ndihme ekonomike.

Qarku Korce vuan gjeresisht nga te njejtat probleme qe vihen re ne te gjithe vendin. Papunesia eshte plaga kryesore e cila ka nxitur emigrim masiv te popullsise gjate viteve te fundit. Nga ky qark jane larguar 42 mije veta ne emigracion jashte vendit si dhe 20 mije te tjere jane larguar ne pjese te tjera te vendit, kryesisht ne Tirane dhe Durres. Papunesia eshte shume e larte midis te rinjve dhe atyre qe perfundojne shkollat e larta.

Ne zonat rurale prej disa vjetesh eshte rikthyer fenomeni i pamundesise se shitjes se prodhimeve bujqesore per te cilat Qarku Korce eshte prodhues i rendesishem. Kjo ka bere qe fermeret te gjenden ne veshtiresi te medha financiare, mosmbulimit te shpenzimeve dhe falimentimit.

Ne qarkun Korce konkuruan 12 koalicione dhe forca politike. Ne zgjedhjet e vitit 2021 PD ishte ne koalicion me PR, PAA, PDIU, PBDNJ, etj me drejtuesit lokale te te cilave u bashkepunua per te orientuar voten e antaresise se tyre per koalicionin e djathte dhe numurin 9.

Me LSI bashkepunimi ishte me i gjere. Kujdes ju kushtua evitimit te rivalitetit dhe konkurences te drejteperdrejte si dhe bashkepunimit ne administrimin zgjedhor ne komisionet e qendrave te votimit, ne KZAZ-te si dhe ne qendrat e numurimit te votave.

Objektivi i vendosur ne zgjedhje e 25 Prillit per Partine Demokratike ne Qarkun e Korces ishte te merrte 5 mandate deputetesh ne Parlament. Ne perfundim te numurimit te votave, Partia Demokratike ne Qarkun Korce mori 5 mandate deputetesh, aq sa ishte objektivi dhe rreth 50.500 vota duke shenuar nje permiresim prej 8300 vota ne krahasim me rezultatin e arritur ne zgjedhjet e vitit 2017.Rezultatet sipas degeve te PDjane keto:

Dega e PD Korce mori 18763 vota nga 14764 vota te marra ne zgjedhjet e vitit 2017 me nje rritje prej 3999 votash.

Dega e PD Pogradec mori 12509 vota nga 10173 vota ne vitin 2017 me nje rritje prej 2436 vota.

Dega e PD Maliq mori 9316 vota nga 7442 vota ne vitin 2017 me nje rritje prej 1874 vota

Dega e PD Kolonje mori 2299 vota nga 1417 vota ne vitin 2017 duke u rritur me 882 vota.

Dega e PD Devoll mori 7619 vota nga 8381 vota ne vitin 2017 duke e ulur rezultatin me 762 vota.

Fushata zgjedhore u organizua duke mobilizuar te gjithe burimet e Partise Demokratike ne funksion te angazhimit te njerezve dhe permiresimit te rezultatit elektoral. Pergjate dy muajve Janar-Shkurtu zhvilluan takime me te gjithe grupseksionet e cdo Dege te Partise Demokratike ne Qark, duke synuar permiresimin e organizimit ne funksion te fushates elektorale, rritjen e kohezionit brenda strukturave te Partise, identifikimin e votuesve te PD, sigurimin e infrastruktures mbeshtetese per zgjedhjet dhe detyra te tjera te vendosura nga shtabi qendror i Partise Demokratike.

Gjate fushates zgjedhore u organizuan takime me kontributues dhe drejtues ne vite te PD ne Qark, trupen universitare ne krah te PD, grupet e interesit si biznesi i madh dhe i vogel, te rinj universitare, grate, grupet me aftesi te kufizuar, perfaqesues te grupeve te margjinalizuar si rome, egjiptiane, perfaqesuesit e minoritetit maqedonas per te siguruar mbeshtetjen e tyre per koalicionin e djathte dhe Partine Demokratike. Vemendje ju kushtua takimeve me fermeret dhe grumbulluesit e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale te cilet perfaqesojne nje pjese mjaft te rendesishme te popullsise se Qarkut te Korces.

Takime u bene me individe me influence te cilet u angazhuan ne forma te ndryshme ne favor te PD ne fushaten elektorale. Shume prej tyre, per arsye te ndryshme, nuk desherojne qe emrat tu behen publik por cdo kandidat per deputet disponojne lista te dhjetra dhe qindra individeve nga sfera te ndryshme te cilet dhane kontribut te qenesishem ne fushaten e zgjedhjeve te 25 prillit.

Struktura e Degeve te PD u vu teresisht ne dispozicion te fushates dhe dha kontribut te jashtezakonshem. Asnje objektiv nuk do te ishte i mundur te realizohej pa kontributin e cdo antari dhe simpatizanti te PD ne cdo Dege te Qarkut dhe ketu gjej rastin ti falenderoj edhe nje here anetaret dhe simpatizantet e PD ne kete qark per sakrificat qe bene dhe veshtiresite qe kaluan ne keto zgjedhje teresisht te pabarabarta ku maxhoranca perdori shitblerjen e votes, perdorimin e kontigjenteve kriminale, resurseve shteterore, administraten publike, policine per te manipuluar vullnetin e zgjedhesve dhe ruajtjen e pushtetit.

Ashtu si edhe ne pjese te tjera te vendit, faktet per dukurite e mesiperme ne Qarkun e Korces jane te panumurta. Pushteti qendror dhe vendor i kontrolluar teresisht nga PS u perdor pafundesisht dhe pati efekte te drejteperdrejta ne zgjedhjet e vitit 2021. Influenca u ushtrua nepermjet presionit mbi administraten e punesuar, punesimet elektorale sidomos ne ndermarrjet e pastrim-gjelberimit dhe mirembajtjes se rrugeve, shperndarjen e ndihmes ekonomike, legalizimet ne kembim te votave per PS.

Kryetaret e Bashkive te Pogradecit, Maliqit, Korces, Bilishtit dhe Ersekes se bashku me burimet e tyre njerezore dhe materiale ishin teresisht ne mbeshtetje te fushates se PS gjate dhe pas orarit zyrtar.

Partia Demokratike ne Qarkun Korce denoncoi në mënyrë të vazhdueshme faktin se në zonën zgjedhore Qarku Korçë nuk kishte përballë saj një parti dhe kandidatët e saj që garonin me një ofertë politike, por pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale që blinin vota, kërcënonin qytetarët, intimidonin nëpunësit publikë, shpërndanin leje legalizimi, leje ndërtimi, licensa, shpërblime dhe prokurime publike.

Bashkepunimi me kontigjentet kriminale dhe shitblerja e votes

Partia Socialiste kishte caktuar si kandidate për deputete në Bashkinë e Pogradecit Znj. Blerina Gjylameti, e cila aktualisht është deputete e Kuvendit të Shqipërisë, e zgjedhur në Qarkun e Tiranës. Në fushatën e Blerina Gjylametit upërfshi edhe një shtetas me rekorde të theksuara kriminale që ka lidhje me krimin e organizuar, Denis Dylber Blaceri, i dënuar për vepra penale në fushën e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope. Edhe babai i këtij shtetasi rezulton të jetë dënuar në vitin 1997. Blerina Gjylameti është përfshirë edhe në skemën e blerjes së votave përmes dhënies së ndihmave apo dhuratave në familjet në nevojë në zonën në të cilën ajo kandidonte. Në të tilla veprime është përfshirë edhe kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli. Blerina Gjylameti dhe Denis Blaceri u kallzuan penalisht nga ne ne Prokurorinë e Rrethit Pogradec, më datë 02.04.2021, për veprën penale “kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” të parashikuar nga neni 329 i Kodit Penal.

Në datën 24 prill, kur kishte filluar heshtja zgjedhore, anetare dhe simpatizante te PD, ndaluan në fshatin Podgorie, ne mesnate, tre makina të njësisë administrative Vreshtas me rreth 7 punonjës të kësaj njësie në to. Dy nga makinat te drejtuara nga punonjesit e njesise administrative Vreshtas, Soni Laraku dhe Andi Zaqellari u larguan forcerisht nga vendi i ndalimit, ndërsa në mjetin e tretë, i cili edhe u bllokua ndodhej administratori i Njësisë Administrative Vreshtas Cezar Bezati, shoqëruesi i tij Gerti Tabaku si dhe kryetari I PS ne Podgorie dhe drejtor ne Tatimet Korce Izmi Çoçka. Gjatë kontrollit nga ana e strukturave të PD u gjetën lista zgjedhësish, si dhe listat e patronazhisteve. Cuditerisht policia ndaloi dhe hapi proces penal per anetaret e simpatizantet e PD kurse drejtuesit e PS dhe zyrtaret vendore u liruan.

Në datë 02.04.2021 kallzuam penalisht në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasin Jani Andoni, me funksion nënkryetar i Bashkisë Pustec, për veprat penale “Dhenia e shperblimeve dhe e premtimeve”, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” pasi kërcënontë gjimnazistët e Bashkisë Pustec për anullimin apo mosdhënien e bursave të studimit në nje shtet te BE nese nuk do te votonin per PS. Për këtë çështje, u vu në dijeni edhe Ambasadori i vendit perkates.

Në datën 02.04.2021, kallzuam në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasit Kletjon Kita, nënkryetar i Bashkisë Korçë dhe Ilir Bajlozi, Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal duke konsumuar veprat penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” pasi ofronin qytetareve favore te jashteligjshme ne kembim te votes per PS.

Vendosja e shtetit në shërbim të Partisë, duke përdorur në mënyrë të paligjshme burimet shtetërore për devijimin e vullnetit të zgjedhësve

Në datën 15.04.2021, Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Niko Peleshi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ministër i Mbrojtjes, kandidat për deputetnë listën shumëemërore të Qarkut Korçë dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Korçë, Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë dhe Artan Lame, Drejtor i Përgjithëshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilët me veprime konkrete kanë konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” pasi më datën 03.04.2021, në fshatin Dërsnik zhvilluan takim elektoral. Marrja pjese e zyrtarve shteterore ne takim elektoral si dhe transmetimi i drejtpërdrejtë i këtij takimi në faqen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës shkeli rëndë Kodin Zgjehdor dhe rregullat e mospërfshirjes së administratës publike e punonjësve të saj në propagandën politike gjatë përiudhës së zgjedhjeve. Gjate takimit drejtuesit e mesiperm shteterorepremtuan legalizime për qytetarët ne kembim te votes per PS.

Besa Spaho, kandidate e PS në Qarkun Korçë, e cila para kandidmit mbante postin e Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës Korçë, ngriti nje skeme me drejtues te Kadastres Korce ku premtonin legalizime banesash dhe favore të tjera, në këmbim të votës për Partinë Socialiste. Në datën 02.04.2021, ajo ukallëzua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për kryerjen e veprës penale “Detyrim për pjesëmarrjë në veprimtari politike” dhe veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të gjithë funksionarët e administratës shtetërore dhe të administratës së bashkive u vune në dipozicion të Partisë, duke e kthyer shtetin thuajse në një subjekt zgjedhor. Drejtues të institucioneve lokale, si ai i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimise Kulturore, Gjergji Koki u kallzua ne Prokurorine e Rrethit per perfshirje në takimet elektorale dhe angazhim ne fushatë për Partinë Socialiste.

Deputetët e PS-së në Korçë, Niko Peleshi dhe Ilirjan Pendavinji, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, ne disa raste promovuan investime publike per qëllime elektorale. Drejtuesi Politik i Qarkut Korçë I PS, Niko Peleshi vetëm 5 ditë përpara zgjedhjeve, publikoi në llogarinë e tij në Facebook se përmes TAP qeveria ka mundur të sigurojë mbështetjen për të ndërtuar segmentin rrugor Qafa e Martës – Backë, segment ky që do të mundësojë lidhjen midis Korçës, Skraparit dhe Beratit.

Në vazhdën e presioneve ndaj administratës, Drejtori i Rezervave të Shtetit në Qarkun e Korçës, Gëzim Spaho, ka kërcënuar administratën me qëllim mbledhjen e kartave të identitetit të punonjësve dhe të afërmve të tyre, të evidentuar si votues të djathtë, me qëllim që të pengoheshin në ushtrimin e të drejtës së votës.

Anetaret e PS dhe punonjes se administrates publike Alfons Vranishti dhe Marjana Lara u denoncuan ne Prokurorine e rrethit Korce pasi ushtronin presion mbi qytetarët në lagjet 15, 11 dhe 12 të Korçës, në mënyrë që të mbledhnin kartat e identitetit te qytetarëve.

Drejtuesi Politik i PD në Qarkun e Korçës, ugjobit me 5 milionë lekë ose 41 mijë euro, për gjoja aktivitet të zhvilluar në fshatin Menkulas, ndërsa për aktivitete të tilla dhe me përmasa të mëdha, jo vetëm që nuk u mor asnjë masë ndëshkimore ndaj kandidatëve të Partisë Socialiste, por atyrejuvunë në dispozicion të gjitha resurset publike.

Më 04.02.2021, me Vendimin nr. 14, datë 04.02.2021 “Për miratimin e planit vjetor të pranimit në shërbimin civil për institucionin e Bashkisë Korçë për vitin 2021”, Këshilli Bashkiak i Bashkisë Korçë shtoi 65 vende te reja pune ne sherbimin civil per Bashkine Korce.Sipas të dhënave të Sigurimeve Shoqërore, për efekte elektorale janë shtuar edhe 120 pozicione pune në Bashkinë Pogradec, 42 pozicione në Bashkinë Devoll, 10 pozicione në Bashkine Pustec dhe 26 pozicione pune ne Bashkine Kolonje. Ketu nuk perfshihen me qindra vende pune me kontrata provizore te hapura ne ndermarrjet e pastrim gjelberimit, mirembajtjes se rrugeve, ujesjelles kanalizime, elektrikut dhe ndermarrje te tjera.

Mohimi i të drejtës për të votuar emigrantëve

Deri në datën 19.04.2021, nuk ka patur asnjë ndalim që emigrantët shqiptarë, të hynin në Shqipëri dhe të vendoseshin në karantinë. Komiteti Teknik i Ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm 1 javë para zgjedhjeve, nxori një vendim që detyronte emigrantet që vinin nga Greqia apo Maqedonia e Veriut të karantinoheshin detyrimisht për një periudhë 2-javore. Ky vendim pengoi ne menyre diskriminuese mbi 500 votues te PD ne zonen e Prespes te cilet ishin me punesim te perkohshem ne Maqedoni dhe disa mijra votues te PD emigrante qe jetojnë në Greqi për të ushtruar të drejtën e votës.

Te nderuar kolege,

Maxhoranca me Edi Ramen ne krye beri te gjitha shkeljet, padrejtësitë, përdorën shtetin dhe krimin e organizuarar për të ndaluar ndryshimin që shumica e shqiptarëve deshte dhe ende duan. Fushatës tonë qytetare dhe europiane, bashkimit më të madh opozitar, bashkëpunimit të PD-së me shoqërinë dhe grupet e interesit, regjimi I’u përgjigj me programin e vjetër për të vjedhur zgjedhjet, për të vjedhur shqiptarët, për të vjedhur Shqipërinë. Masakra zgjedhore nuk dëmtoi PD-në, por qytetarët pasi bashkë me zgjedhjet vodhën shpresën për një të ardhme më të mire.

Zgjedhjet e brendshme ne PD treguan edhe njëherë diferencën midis Partisë Demokratike dhe PS-së. Ne jemi partia e garës, partia e lirisë, parti e hapur, partia e demokracisë, parime të shkruara në ADN-në tonë qe nga dita e krijimit.

Partia Demokratike po ripërtërihet dhe po riorganizohet për t’u përballur me regjimin. Kuvendi qe po mbajme e hap më tej PD-në, harmonizon kontribuesit historik të saj me prurje të reja, gra dhe vajza, të rinj dhe të reja duke e bere ate me dinamike. Ne do të ndërmarrim të gjitha ndryshimet e nevojshme për të qenë më pranë qytetarëve, problemeve të tyre, për të luftuar me ta per çdo ditë.

Partia Demokratike ka vetem nje rruge per te ndjekur, ate te garantimit te zgjedhjeve te lira e te ndershme per vendin dhe qytetaret shqiptare. Me rregjimin qe Rama ka instaluar ne Shqiperi do te duhet qe te bejme beteje te ashper ne te gjitha frontet perfshire rruget institucionale dhe presionin qytetar.

Une jam I bindur qe ne do ja dalim dhe do ta fitojme kete beteje sepse e drejta dhe e verteta eshte me ne.

Faleminderit!

Rrofte Partia Demokratike

Nuk do të ndodhë më që shqiptari të dorëzohet përpara së keqes!

Nga Jorida TABAKU

Të nderuar demokrate dhe demokratë!

Nuk është e thjeshtë të jemi sot në këtë sallë pas asaj beteje të ashpër që kemi bërë së bashku 8 vjet me radhë.

E kam dëgjuar prej anëtarëve të degëve që kam drejtuar politikisht gjatë fushatës së fundit elektorale.

Por mbi të gjitha nga qytetarët në ftyrën dhe bisedat e të cilëve lexon zhgënjimin e një rezultati që nuk ka gëzuar askënd përpos atyre që u investuan me gjithçka për të shpëtuar nga demokracia, pra nga vullneti popullor për një ndryshim.

Shkuam në zgjedhje duke i ofruar qytetarëve një ekip politikanësh, intelektualësh dhe demokratësh dhe përballë kishim një ekip që kishte dukjen e një partie por që fshihte krimin.

Shkuan në zgjedhje duke i ofruar qytetarëve paratë e Doshit, legalzimet fiktive të Lames dhe paratë e thata të Kacidhes.

Në zonën e mrekullushme të Saukut që siç një qytetar më përsëriste sa herë që kaloja po varfërohet dhe shkretohet përditë, gjezdisnin policia bashkiake dhe më tej bandat për të kërcënuar apo blerë votues.

Prezantuam një program që do të shndërronte qeverinë në shërbimin e tyre, që do t’i çlironte ato nga taksa më e pandershme dhe çnjerëzore si taksa e korrupsionit. Një program që ishte unik dhe i prezantuar për herë të parë në Shqipëri.

Përballë kishim një ekip që blinte votën duke nisur nga Tom Doshi e deri tek Artan Lame. E përbashkëta e të cilëve ishte dashuria për pushtetin me çdo kusht.

Luftuam çdo ditë për të bindur shqiptarët njësoj siç luftuam për të bërë bashkë shoqata pronarësh e të përndjekurish, shoqata biznesesh të vogla, intelektualë, prodhues, mësues e mjekë që si kurrë ndonjëherë u bashkuan jo për interes personal, por për të mirën më të madhe, për ndryshimin.

Përballë kishim një parti që nuk kish lënë sindikatë të inkriminuarish pa rekrutuar në shërbim të një pusheti kriminal dhe të blerë.

Ndonëse angazhuam mbi 300 ekspertë në fusha të ndryshme për të ndërtuar një program që do ta nxirrte vendin nga bataku që po zhytet përditë e më shumë. Fatkeqësisht nuk ia dolëm.

Dërguam në SPAK dosje dhe prova të qarta 10 prej të cilave vijnë vetëm nga njësitë elektorale 2, 3 dhe 10 në Tiranë. Ku faktuam gjithë zinxhirin dhe procesin kriminal të blerjes së votave.

Artikuluam zgjidhjen dhe rrugën për të dalë nga virusi 8 vjeçar i ekonomisë duke prezantuar jo thjesht taksën e sheshtë por një koncept tërësisht të ri të raportit të qytetarit me taksat. Ku individi ishte në piedestal dhe jo biznesi pranë qeverisë.

Sërishmi, nuk mundëm dot të zhbënim këtë sistem dhe regjim.

Megjithëse u përpoqëm me të gjithë mënyrat ligjore dhe demokratike të largonim një pushtet që e ka fundosur Shqipërinë në gropën e korrupsionit.

Ndonëse luftuam nëçdo moment për t’i ofruar qytetarëve një shtet tëçlirët nga korrupsioni të pa kapur nga interesat e një grushti biznesesh dhe individësh.

Pandershmëria dhe padrejtësia na rrëmbyen atëçfarë shqiptarët na kishin besuar dhe dëshiruar. Një formë të re të qeverisjes ku të fitonte qytetari jo pushtetari

Por, kjo nuk do të thotë se ne duhet apo do t’i dorëzohemi vullnetit të hajdutit.

Nuk do të ndodhë më që shqiptari të dorëzohet përpara së keqes pa luftuar për ta ndryshuar atë.

Të nderuar pjesmarrës.

Megjithëse në këto zgjedhje erdhëm pa asnjë pushtet, ndonëse të pabarabartë nga një garë ku rregullat e lojës u ndryshuan nga një parlament i arnuar, sërishmi puna dhe përkushtimi i secilit prej jush prodhoi një rezultat shumë herë më të mirë se mund ta kishim imagjinuar.

Tani më lejoni t’ju shpreh diçka që e kam menduar dhe kam reflektuar jo pak.

E kam të qartë që shumëkush e ka të vështirë të pranojë se na duhet të bëjmë beteja të tilla.

Kur një popull lihet në varfëri të tejskajshme, kur një vend zbrazet nga rinia që dëshiron të largohet sepse nuk do të jetë pjesë e një sistemi që korrupton; është shumë e vështirë të flasësh për demokracinë, ndarjen e pushteteve.Por ja që këto parime mbi të cilat ngrihet demokracia për të cilat luftuar 30 vite më parë po zbehen dita ditës duke mos na ofruar në këmbim as një jetë më të mirë dhe as një të ardhme të sigurtë.

Prandaj është mëse jetike që sot ne të jemi forca politike që të vazhdojë të këmbëngulë dhe të flasë për një betejë ndaj krimit dhe drogës që po robëron Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Ne, nuk jemi si ato!

Ne, nuk jemi një forcë politike që për të uzurpuar pushtetin dhe qeverisjen do të përdorim skllavërimin e shqiptarëve përmes subvencionimit të drogës dhe krimit.

Ne, nuk do të shndërrohemi si kjo mazhorancë që për të sunduar dhe ndërtuar një regjim do të bashkëpunojmë me krimin dhe bandat.

Kjo parti politike lindi në dhjetorin 1990, lindi si një shpresë dhe si forca politike që do të rrëzonte një Parti që në pushtet kishte mbijetuar duke bashkëjetuar me krimin dhe bandat kriminale brenda saj.

Prandaj sot, njësoj si në vitin 1990 është gjithnjë e më jetike të distancohemi nga regjiim që sundon përmes frikës së bandave kriminale që dikur kishin mantelin e sigurimit të shtetit ndërsa sot të klaneve lokale mafioze.

Kjo forcë politike me gjithë energjinë e saj i dëshmoi botës dhe Europës se një regjim si i Ramës është i pabesueshëm.

Zhvlerësoi çdo pushtet! Dhunoi çdo institucion! Burgosi këdo që dëshiroi dhe shkroi ligjet duke ndëshkuar shumicën për t’i dhënë pushtet të rremë pakicës që përfaqëson.

Por ne, me gjithë këto pandershmëri dhe padrejtësi, nuk dorëzohemi!

Ne, jemi më shumë se kaq!

Jemi një parti politike e ngritur mbi eshtrat, gjakun dhe trupat e mijëra shqiptarëve të pushkatuar në regjimin komunist sepse donin lirinë dhe demokracinë.

Jemi një forcë politike që kemi besimin dhe idealin e demokracisë dhe bindjen për të ndërtuar një të ardhme të mirë për çdo shqiptar.

Një parti politike që nuk ndërtojmë fasada demokracie për të promovuar autokracinë pasi ne punojmë vazhdimisht për të ndërtuar një shoqëri më demokratike e cila mund dhe do të diferencohet në ide por jo në qëllime.

Prandaj sot jemi ne dhe shpresa e cila ndriçon sado që mllefi dhe mënxyra e pushtetit përpiqet ta shuajë këtë kandil shprese për të mbijetuar në terrin e autokracisë dhe gati diktaturës.

Ku ka jetë ka dhe shpresë!

Mirëpo shpresën ne duhet ta ushqejmë duke ngritur po së bashku një forcë politike që t’i përgjigjet situatave të reja dhe mbi të gjitha këtij regjimi që nuk do të duhet t’i lëmë shteg.

Prandaj dhe sot ne jemi këtu,në këtë sallë, të bashkuar.

Jemi në këtë sallë për t’i dhënë mundësi partisë qëështë shpresa e këtij vendi dhe kësaj shoqërie që të jetë më fleksibël karshi sfidave të reja dhe mbi të gjitha sfidës vdekjeprurëse të demokracisë; Autoritarizmit!

Ndryshimet statutore që ju keni sot përpara jush janë produkt i një pune dhe një analize të gjatë që u shoqërua me debat dhe diskutime.

Janë ndryshime që përmisojnë dhe në gjykimin tim i japin mundësi të reja secilit prej nesh për të kontribuar më shumë dhe më mirë në shtëpinë tonë të madhe dhe të përbashkët.

PD e ka detyrim të jetë tanimë një parti gjithnjë e më pranë qytetarëve duke i përkthyer kauzat e tyre.

Një forcë politike që rrok dëshirën për ndryshimin të qytetarit në Pazarin e Ri të Tiranës dhe gjithashtu të qytetarit që banon në Farkë.

Duhet të jetë forca politike që ka çfarë të japë për qytetarin në qendër të bllokut dhe njëkohësisht për atë që jeton në Kashar.

Ky statut na mundëson të jemi një forcë politike që mund të përçojmë akoma më mirë planet tona për ekonominë, për të luftuar varfërinë dhe për të ndërtuar një shtet të djathtë që mendon edhe për të varfërit.

Ne, jemi një parti që kemi luftuar dhe kemi denoncuar dukeqenë jo rrallë herë më shumë se një zyrë hetimi për rastet korruptive.

E kemi nisur këtë betejë pasi jemi të bindur që jo vetëm korrupsioni është kanceri i shoqërisë por mbi të gjitha sepse e dimë se si duhet ta luftojmë atë.

Pasi ne besojmë që njerëzit që përhapin korrupsionin në shoqëri janë kanceri i shoqërisë dhe vdekja e saj.

Ne duam të ndërtojmë një parti në të cilën Zoti, familja, prona, liria dhe dashuria për kombin janë vlera tështuara për të ndërtuar një ardhme më të mirë për fëmijët.

Këto ndryshime në statut nuk janë një arnim, as një apologji e munguar. Këto janë një dëshirë e madhe për të frymëzuar një shoqëri që të bashkohet me ne në përpjekjen dinjitoze të rrëzimit të këtij pushteti.

Janë një përpjekje e sinqertë për të rikuperuar problemet tona dhe për të vazhduar ndërtimin e një partie kapilare dhe të disiplinuar përballë një kundërshtari që do të përdorë çdo mjet për ta shantazhuar.

Ndaj sot, të nderuar demokrate dhe demokratë, detyra jonë është edhe më e rëndësishme.

PD duhet të shndërrohet në një parti fleksibël, inteligjente dhe efiçente për të prodhuar rezultate edhe në kushtet më të vështira në të cilat do të na vendosë Rama dhe mazhoranca e përzier e partisë-shtet dhe krimit të organizuar.

Për t’u përballur me këtë pushtet që mbyt këdo na duhet vendosmëri, guxim dhe forcë!

Çdo demokrate dhe demokrat do të duhet të bashkohet duke lënë pas mëritë tona, mërzitë tona dhe hatërmbetjet tona; kundërshtari ynë nuk është në këtë salllë, nuk është as mes demokratëve.

Çdokush prej nesh do të duhet të zotohet dhe të kujtojë 8 vite të mundimshme opozite në të cilën jemi trajtuar dhunshëm vetëm përse kemi kërkuar një qeveri për popullin dhe në shërbim të tij.

Ne jemi të destinuar dhe detyruar të jemi më të bashkuar, më të fortë dhe më të bindur për të mposhtur nëçdo hap duke mos nënvlerësuar asgjë. Deri në sekondin e fundit për të mposhtur jo një makineri elektorale por një makineri kriminale që po vret shpresën e shqiptarëve çdo sekond.

Askush, e përsëris, askush nuk ka ndërmend të marrë mbi shpatulla një betejë që duhet ta bëjë secili prej nesh.Duke nisur nga unë e para!

Një prej jush që kam pasur kënaqësinë dhe nderin t’ju shërbej edhe si deputete e zgjedhur, edhe si anëtare e kryesisë së PD por edhe si koordinatore politike.

Nuk kam pasur dhe nuk do të kem detyrë më dinjitoze se të jem përfaqësuesja juaj, të jem demokrate. Nuk ka nder më të madh se të flas në emrin tuaj! Nuk ka përpjekje më krenare se sa të luftoj për të ardhmen e fëmijëve tanë që ky vend të prosperojë dhe të nderojë kujtimin e atyre që punuar për të!

Ndaj sot ne duhet të jemi një! Të përbashkuar! Me një qëllim! Me një synim! Për të mposhtur ata që përhapin korrupsionin në këtë vend! Për të rrëzuar ata që duan të skllavërojnë këtë komb! Për të rikthyer dhe një herë krenarinë e vjedhur të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Mark Marku: Të rithemelojmë Republikën e Re

Deputeti i zgjedhur i PD në qarkun Lezhë, Mark Marku, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, kërkoi që të bëhet një analizë e thelluar si dhe të ndryshohet strategji për faktin e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Marku tha se, situata në të cilët ndodhet sot PD dhe shoqëria është dramatike.

Marku tha në fjalën e tij se jemi bërë dekor i Ramës dhe se duhet një rithemelim i PD.

Për këtë arsye mendoj se që PD të vijë në pushtet duhet të hap një proces transformimi të madh, të bëjë një akti rithemelimi dhe kjo bëhet duke pasur një misioni. Cili është misioni? Unë mendoj, rithemelimi i vetvetes dhe i Republikës së Re, që ne e nisëm, kryetari Basha e mbajti për një kohë të gjatë si fjalë kyce të diskursit të vet politik, por që për fat të keq e braktisi. Unë e kam propozuar prej 2012, kur shihja si po degradonim, një akti rithemelimi. Atëherë mbase ishte i nxituar, sot mendoj jemi shumë vonë, por duhet ta bëjmë. Rithemelimi nuk do të thotë shkrirjen e partisë, por është kusht për jetëgjatësinë e saj.

Si parti jetëgjatë e pluralizmit, ne duhet ta bënim një akt rithemelimi edhe sikur të kishim fituar. Partitë tradicionale po shkojnë drejt rrënimit, për shkak të lëvizjeve populiste. Unë mendoj, një nga arsyet pse PD është e pabesueshme si ofertë ndryshimi, është se vetë e refuzon ndryshimin.

Propozoj që në këtë kongres të zakonshëm të merret një vendim, gjë që është e pamundur por gjithsesi ekziston mundësia për të korrigjuar gabimet, të merret një vendim për krijimin e një komisioni për një kongres të jashtëzakonshëm të rithemelimit të PD, me përfaqësues nga të gjithë faktorët brenda e jashtë PD që duan ndryshimin:

1- Krijimin e një komisioni rithemelues të PD si edhe me ftesa për kontribute jashtë partisë, por me dashamirës të partisë.

2- Hartimin e një platforme të re e statute të ri për një funksionim normal të demokracisë në parti. kështu si janë partitë në Shqipëri ne do vojmë automatikisht drejt autoritarizmit në qeverisje. Ne themi jemi parti demokratike, po nuk jemi fare demokratike, gjithcka e cakton kryetari, kryesia një grup i vogël.

3- Nuk të lenë një periudhë amullie, duhet një drejtim i partisë deri në një kongres tjetër ku të ndahet drejtimi i partisë nga drejtimi i punës ristrukturues të partisë.

4- Kërkoj ribërjen e analizës për zgjedhjet, duke parë vec pengesave edhe dobisitë tona në fushatë. dhe në afrimin e njerëz. Duhet të bëjmë një analizë të thellë. Ka 30 vjet që nuk jemi parti e parë në vend.

Analiza s’mund të bëhet nga njerëz që kanë përgjegjësinë e humbjes. Analizën s’mund ta bëjë Gaz Bardhi, ai që është vetë i përfshirë në cështje të bëjë analizën time, s’mund ta bëjë, as kryesia, as kryetari i partisë. Secili do thotë që ‘po e rëndoj pak këtë se duam ta heqim’ kush kupton nga politika e kupton që është një analizë për të lëvizur të tjerë.

5- Ricaktimi i datës së kongresit ky të nisë një erë e re për të gjithë ne. Frikë kam, nuk e uroj kurrë po ka rrezik që pas 4 vitesh të jemi sërish kështu, do bëjmë prap si viktima.” përfundoi Marku fjalën e tij.

Basha: Sot zgjedhim përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët!

Nga Lulzim BASHA

Në këtë kohë përcaktuese për fatin e vendit, vota e çdo delegati merr një peshë të madhe duke zgjedhur përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë pranë tyre.

Ata na dhanë një besim të jashtëzakonshëm për planet tona konkrete të të gjitha fushave: për ekonominë, për arsimin, shëndetësinë, punësimin, përballimin e kostos së jetesës, dhe kurimin e plagës së emigracionit.

Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë, derisa t’i bëjmë ato realitet.

44 vjet nga vrasja e martirëve të demokracisë

Nga Bujar LESKAJ

44 vjet nga vrasja e martirëve të demokracisë, poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.

Nëse nuk munda brengës t’i bëj ballë,
Zjarr përsëri unë kam në shpirt të djegur;
Nëse m’i vdekur jam se çdo i gjallë,
Mirë pra, m’i gjallë jam se çdo i vdekur.
Vilson Bloshmi

17 Korriku është një ditë përkujtimore, një ditë sa tragjike aq edhe heroike. Një ditë që meriton të kujtohet nga të gjithë. Një demokraci pa kujtesë e sheh veten në vuajtje. Nuk duhet të harrojmë, me qëllimin fisnik të mos përsëritjes të së shkuarës. Kujtesa nuk është gjithnjë marrëdhënie vetëm me të kaluarën, për të balancuar ekuilibrat socialë, politikë dhe kulturorë.

17 Korrik 2021 jemi plot 44 vjet më vonë nga pushkatimi terrorist i shtetit të diktaturës i poetëve të Librazhdit, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Ne jemi në përvjetorin e 44 të dy poetëve që jetuan dhe i vranë bashkë, dy shpirtra binjakë në poezinë shqipe që emrin e tyre e lanë të shkruar jo vetëm në antologjinë shqipe, por edhe në mendjet dhe zemrat e një kombi të tërë në këtë rilindje post-diktature. Shteti totalitar i trembej fjalës së lirë dhe poseduesve të saj. Ne sot, të vetëdijshëm për atë guxim të munguat dje, më së pari duhet të nderojmë ata që i shkaktuan frikë diktaturës me punën, jetën dhe veprën e tyre.

Poetët kanë dy jetë: një fizike dhe një të përjetshme. Është kjo e dyta që sfidon vdekjen dhe pastron atdheun nga skoriet. Këta dëshmorë poetë ishin disidentë në një kohë frike dhe terrori dhe treguan krenari e dinjtet duke e paguar dinjitetin dhe antikomunizmin me çmimin e jetës së tyre, kur ne të tjerët, më e pakta, ishim kokëulur e indifferent ndaj saj.

Studiuesi Prof. Sadik Bajko vlerëson: Në historinë e letërsisë shqipe Vilson Blloshmi është një rast unikal edhe për atë se gjithë sa u botua pas vdekjes së tij u nxorr nga arkivat e policisë dhe Sigurimit të Shtetit. Kjo mund të jetë e pashoqe edhe në historinë e gjithë Lindjes komuniste. Katër muaj para se poeti të arrestohej, poezia dhe përkthimet u sekuestruan nga sëndukët e shtëpisë së tij në fshatin Bërzeshtë, u përpunuan në zyrat e Sigurimit, u përdorën si mbështetje për akuzën e sabotimit në gjyqin kundër tij, dhe pas pushkatimit të autorit e deri në vitin 2000 u kyçën të varrosura në arkiva.

E njëjta veçanti është edhe për poetin Genc Leka.

Në këtë 44 vjetor të vrasjes së poetit Nderi i Kombit Vilson Blloshmi, vëllai tij antikomunisti dhe demokrati i palodhur Bedri Blloshmi krahas veprave të tjera si: ” Saga e Blloshmëve”, “Poetët martirë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka në shtypin shqiptar” “Rrëfim nga ferri komunist”, “Revolta e Qafë Barit”, “Revolta e Spaçit”, etj, ka hedhur në botim edhe librin e fundit “Dosja formulare kategoria 2A nr 840 për Vilson Blloshmin”.

Fjalimi i plotë i kryetarit Basha: Ejani me ne! Ne nuk tërhiqemi! Ne e mirëpresim përballjen me këtë regjim!

Fjalimi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Të dashur demokrate dhe demokratë!

Të dashur mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike!

Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Kuvendit Kombëtar!

Të dashur bashkëqytetarë, zonja dhe zotërinj, të rinj e të reja!

Jam krenar që ndodhem sot midis jush, në këtë sallë që ju e lartësoni dhe zbukuroni me pasionin tuaj për të qenë bashkë, si njerëz të lirë të këtij vendi.

Përpara se të nis fjalën time, dua që të gjithë bashkë të mbajmë një minutë heshtje për jetët e humbura gjatë këtij vitit të vështirë për shkak të Covid-19!

Zoti u dhëntë paqe shpirtrave të tyre! Zoti ngushëlloftë familjet që humbën të dashurit e tyre.

Sikurse e gjithë Europa e di tashmë, kjo sprovë e vështirë për mbarë njerëzimin shënoi në Shqipëri numrin më të lartë të jetëve të humbura në kontinent, në raport me popullsinë.

Një bilanc tragjik që bëhet edhe më pikëllues prej indinjatës që lind vetiu kur lotëve të mijëra familjeve, u kundërvihet buzëqeshja e shtirur e propagandës së një regjimi që lau duart me përgjegjësitë.

Dhe kur shqiptarët kishin nevojë për ndihmë, ofroi vetëm gjoba dhe propagandë.

Kjo përballje me pandeminë, ishte një tjetër moment në të cilin pamë qartë natyrën e kundërshtarit që kemi përballë dhe diferencën mes botëkuptimeve që ne kemi.

Sepse edhe kur fatkeqësia goditi Shqipërinë, ata nuk e ndalën babëzinë e tyre.

Kjo është arsyeja se pse kur ne propozonim planin tonë me 5 pika për rimëkëmbjen, i cili do të mbështeste personelin mjekësor, familjet dhe sipërmarrjet, ata vazhduan me planin e tyre për plaçkitjen e Shqipërisë, me tendera sekretë, me koncesionet dhe PPP-të.

Dhe kur qeveria zgjodhi të mbrojë interesat e pakicës me të cilën ka zaptuar vendin dhe ofroi paketën më të ulët mbështetëse në gjithë Europën, jeta, shëndeti dhe ekonomia e qytetarëve u vendos në rrezik.

Ky rrezik nuk erdhi vetëm nga pandemia, por nga vullneti i qartë për të ndjekur dhe shërbyer interesat e pakicës. Ata zgjodhën pasurimin e klientelës së tyre përballë jetës dhe shëndetit të qytetarëve, ata zgjodhën pushtetin përpara mbijetesës së njerëzve që kishin humbur gjithçka.

Dhe sikurse ndodhi me pandeminë, kështu ndodhi me një tjetër fatkeqësi, atë të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Edhe këtë herë, ndërkohë që njerëzit ishin ende në çadra, hajdutët e fatkeqësisë zgjodhën të kënaqin babëzinë e tyre me tenderat korruptivë.

Me vetëdije ata i lanë qytetarët 1 vit e gjysëm në mëshirë të fatit, për t’i kërcënuar deri ditën e zgjedhjeve, dhe disave për t’ua blerë vuajtjen javën e fundit përpara zgjedhjeve, kur paratë e tërmetit vërshuan si lumë, gati 90 herë më shumë se sa në 15 muajt pararendës të braktisjes dhe propagandës me fatkeqësinë dhe mjerimin e tyre.

Përsëri Edi Rama vuri pushtetin e tij përpara sigurisë, jetës dhe mbijetesës së mijëra familjeve shqiptare.

Motra dhe vëllezër, demokrate dhe demokratë, të mbledhur në këtë kuvend të madh të Partisë tonë, kjo që po ndaj me ju është vetëm pak nga gjithë e vërteta e hidhur, është modeli i antivlerave që kemi përballë, është modeli që përmbys faktet, modeli që dështimin e shet si fitore dhe vjedhjen e zgjedhjeve si sukses zgjedhor.

Këto janë vetëm disa episode të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Një masakër që nuk ndodhi në një ditë, por sic tregojnë poshtërsitë që ishin në gjendje të bëjnë edhe në ditët më të zeza për shqiptarët, regjimi Rama-Doshi ka punuar ethshëm për të penguar me çdo mjet ndryshimin që shqiptarët kërkonin. Se kanë punuar ethshëm vetëm për interesat e tyre, dhe kundër interesave të njerëzve të thjeshtë të vendit tonë.

Këto nuk janë vetëm konstatimet tona, të një pale në këtë proces, as nuk janë vetëm dëshmitë tuaja, që i keni jetuar ditë për ditë këto padrejtësi të kryera mbi ju dhe mbi bashkëqytetarët tanë.

Këto janë pjesë të raportit paraprak të OSBE ODIHR dhe Raportit të Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në të dyja këto dokumente, raportohet:

–         Blerja masive e votave

–         Presioni ndaj votuesve

–         Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin

–         Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet

–         Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike

–         Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

–         Shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit

–         Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, jo demokratike dhe të paligjshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias, vetëm 6 muaj përpara zgjedhjeve

–         Rritja e paprecedentë e fletëve të votimit të pavlefshme, si pasojë e hileve të regjimit, një shifër tre herë më e lartë se diferenca midis dy kampeve

Me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në SPAK me mijëra informacione, fakte, dokumente, muaj, javë dhe ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve, që provonin sesi regjimi po zbatonte një projekt kriminal të deformimit të vullnetit të qytetarëve përmes vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Por ju i dini këto. Shumica e shqiptarëve i di këto. Madje të gjithë ne dimë edhe më shumë dhe mund të themi edhe më shumë se sa ajo që thonë raportet ndërkombëtare me gjuhën e tyre diplomatike.

I kam dëgjuar rrëfimet tuaja në takimet që kemi zhvilluar pas 25 prillit.

Për kërcënimet e një pushteti të verbuar nga frika dhe rreziku i përballjes me revoltën e njerëzve që panë rrënimin e ekonomisë nën qeverisjen e dështuar dhe të korruptuar të Edi Ramës.

Për frikën e regjimit nga vuajtjet dhe pasigurinë e shkaktuar nga modeli i pështirë i bashkëpunimit të pushtetit me krimin.

Për frikën e regjimit nga lëndimi që ka sjellë zbrazja e qyteteve dhe fshatrave tona nga të rinjtë që morën rrugët e botës, sepse asgjë e mirë nuk erdhi për ta, përvec përbuzjes me të cilën i përcolli për t’i zëvendësuar me bangladeshas apo kombësi të tjera.

Frikën e regjimit nga mjerimi që mbolli anembanë Shqipërisë pas premtimeve të rreme, duke e blerë më pas mjerimin me atë çka u ka vjedhur shqiptarëve në 8 vite.

Të gjitha këto, përballë bashkimit tonë të paprecedent, e shtynë regjimin që nuk solli asgjë të mirë për shqiptarët, të kryejë vjedhjen më të madhe të historisë së pluralizmit.

Janë në kujtesën e të gjithëve, makinat që endeshin ditë e natë, me paratë e drogës apo të korrupsionit, shumë prej të cilave ju i keni denoncuar.

Po ashtu kemi parë se si drejtori i Policisë së Shtetit u rreshtua publikisht dy ditë përpara zgjedhjeve me regjimin dhe me krimin e organizuar që blinte vota për të në Elbasan, teksa mashtronte pa u skuqur për atë ngjarje të rëndë.

Kemi parë përsëri se si aleanca e Edi Ramës me krimin vijon e pandëprerë në çdo nivel. Jo vetëm duke ricikluar si deputetë personazhet e dosjeve 184 dhe 339, që nxinë faqen e Shqipërisë në gjithë botën, dhe që vijojnë të jenë të pandëshkuar për krimet e tyre zgjedhore, por duke përdorur edhe trafikantët e drogës si patronazhistë, si në rastin e zjarrëfikësit të Bashkisë së Tiranës.

Kemi parë se si, bashkë me Tom Doshin, Edi Rama përdori një sigël politike si kamuflim për ortakun e tij në masakrën zgjedhore, duke e kthyer në një makineri votëblerëse, madje me një dredhi tinëzare drejtorët e Partisë Socialiste i shiti si kandidatë për deputetë të Tom Doshit.

Kemi parë se si në këtë masakër zgjedhore u ngritën nga hiçi në rangun e më të votuarve në Shqipëri njerëz pa asnjë identitet politik, pa asnjë kontribut shoqëror, përveç parave për të blerë vota dhe muskujve të krimit për të shantazhuar votuesin, si rasti i djalit dhe dhëndrit të ortakut të Edi Ramës, Aqif Rakipit.

Talente të panjohura, që nuk ka studiues në botë të shpjegojë shpërthimin e tyre sipas logjikës më elementare politike. Do të mjaftonte vetëm fakti që Taulant Balla doli personi më i votuar në Shqipëri, si prova më e zezë e metodës kriminale me të cilën janë blerë votat dhe shantazhuar qytetarët në një nga zonat që nën këtë regjim është kthyer në nyjen e trafikut të drogës në rajon. Sigurisht nën mbrojtjen e pushtetit!

Dhe përkundër parave për vota, legalizimeve për vota, ndërtimeve pa leje për vota, lejeve për të mbjellë hashash për vota, mbylljes së kufirit me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut për të pamundësuar votën e emigrantëve, Partia Demokratike doli me kokën lart nga kjo masakër zgjedhore.

Edhe pse 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, edhe pse çdo padrejtësi që mund të bëhej, u bë për të penguar ndryshimin, ne dolëm më të fortë dhe më të bashkuar, sepse të gjithë bashkë luftuam me mish dhe me shpirt për të ndezur besimin dhe shpresën e njerëzve se një Shqipëri më e mirë është e mundur.

Jo duke përdorur mjetet dhe modelin e Edi Ramës, por duke e përbuzur dhe refuzuar atë.

Ne nuk hoqëm dorë nga mjetet e ndershme për të bërë politikë. Nuk u stepëm nga propaganda e shtrenjtë dhe meskine e regjimit, as nga llumi i krimit që sot është garniturë e një kryeministri ilegjitim, as nga oligarkët që si shushunja i janë turrur trupit të drobitur të Shqipërisë.

Ne luftuam dhe besuam, sikurse ende besojmë, se mund t’i ndryshojmë gjërat në këtë vend pa u bërë më të këqij, më të pabesë dhe më të korruptuar se Edi Rama.

Ishim ne që nxorëm në sipërfaqe llumin e këtij regjimi me denoncime dhe opozitë pakompromis, ishim ne që treguam se si zgjidhen problemet e përditshme të qytetarëve dhe të Shqipërisë, gjatë gjithë fushatës, me vizion, me ekip dhe me një program serioz dhe shpresëdhënës.

Prandaj, sot dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës për gjithçka keni bërë. Jam krenar për ju!

Për mua ka qenë dhe është privilegji dhe përgjegjësia më e shenjtë të luftoj bashkë  me ju, në drejtimin e një partie që ka shkruar faqet me të ndritura  të demokracisë shqiptare.

Mirënjohje për besimin që më dhatë për ta vijuar bashkë përballjen me regjimin.

Unë e konsideroj nderin më të madh, dhe këtë betejë më të rëndësishmen e jetës time, sepse është një betejë për fatin e cdo shqiptari, për demokracinë, për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, për Shqipërinë europiane.

Do të jem përjetësisht mirënjohës për punën tuaj, për sakrificat e parrëfyeshme me të cilat jeni përballur, për qëndresën pakompromis ndaj të keqes që ka kapur vendin, edhe kur ajo mori forma shtazarake dhe kërcënuese të presioneve kriminale, gjobave, largimeve nga puna dhe mbylljes së bizneseve.

Ju qëndroni para shqiptarëve kryelartë, sepse nuk u dorëzuat kurrë dhe me angazhimin tuaj fisnik dhe qytetar, i dhatë jetë fushatës më të bukur dhe europiane që ka njohur Shqipëria.

Ju i dhatë një kuptim misionar angazhimit politik, që s’kishte si të mos përngjante me atë të themeluesve që janë mes nesh në këtë sallë, kur në orët e para të pluralizmit sfiduan regjimin me duart bosh, por zemrat plot shpresë dhe vendosmëri për ndryshim, për liri dhe demokraci.

Mirënjohje për cdo demokrate dhe cdo demokrat që dhanë gjithcka që Shqipëria dhe shqiptarët të kishin një të nesërme më të mirë.

Mirënjohje për kandidatët tanë, që përcollën vizionin tonë anembanë Shqipërisë, dhe nuk u përkulën përballë egërsisë së atyre që po luftonin me cdo mjet, për të mbajtur dhe ruajtur plaçkën e vjedhur këto 8 vite.

Mirënjohje e veçantë për kandidatet tona, zonjat dhe zonjushet e mrekullueshme të Partisë Demokratike. Angazhimi juaj ishte frymëzues, puna dhe pasioni juaj për ndryshimin janë vlera që i japin forcë dhe hijeshi kësaj Shtëpie të Lirisë.

Motra dhe vëllezër, të gjithë bashkë hymë në këtë betejë të pabarabartë, me programin më të mirë të hartuar në historinë e këtyre 30 viteve, fryt dhe prodhim i ekspertëve më të aftë të vendit dhe bashkëpunimit me institutet dhe institucionet prestigjioze të Perëndimit.

Fryt i viteve të punës së bazuar mbi studime të gjendjes reale që e kemi prekur bashkë shtëpi më shtëpi, fshat më fshat, qytet më qytet, sipërmarrje në sipërmarrje me të gjitha grupet e interesit, në bashkëpunim të thellë dhe të hapur me të gjithë grupet shoqërore,

me të papunët, me fermerët, me sipërmarrjen e vogël, me sipërmarrësit e mëdhenj, me prodhuesit, me eksportuesit,

me mjekët dhe personelin shëndetësor, me arsimtarët, pedagogët dhe studentët, artistët dhe intelektualët, me elitën e mendjes dhe shpirtit të këtij vendi,

me personat me aftësi të kufizuara, me të përndjekurit politikë dhe shoqatat e pronarëve që u bashkuan për herë të parë ndër vite me përfaqësuesit e tyre në selinë e Partisë Demokratike përmes programit tonë.

Një program i detajuar, me angazhime konkrete, për cdo sektor të shoqërisë, që vendosi gishtin tek plagët e shumta të vendit, që ofronte zgjidhje për të cliruar potencialin e cdo shqiptari, që clironte dhe zhvillonte potencialin e Shqipërisë, të ndrydhur, të mpakur, të boshatisur, të ngecur në vendnumëro në 8 vite nga një fatkeqësi kombëtare që e quan veten qeveri.

Një program që ka në qendër familjen shqiptare, si shtylla e politikave tona; një program që synon forcimin e shtresës së mesme, si motori i zhvillimit dhe i transformimit të shoqërisë, sepse një shtresë e mesme e fortë është garante e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit.

Të vetëdijshëm që shqiptarët meritojnë një politikë që punon për ta dhe jo për vete, ne qëndruam pranë njerëzve në nevojë, pranë të papunëve, pranë familjeve shqiptare, pranë studentëve dhe të rinjve shqiptarë, pranë sipërmarrësve të ndershëm dhe fermerëve, pranë gazetarëve që luftojnë përditë për të vërtetën dhe artistëve dhe intelektualëve që luftojnë për gjallimin e jetës së kombit.

Ne nuk lejuam që mjegulla hileqare e propagandës kundër kësaj lufte të drejtë, të na largonte nga njerëzit dhe vështirësitë e tyre të vogla e të mëdha.

Shqiptarët sot e dinë se problemet që ata hasin në punësim, arsimim, shëndetësi, biznes e kudo tjetër burojnë aty ku e ka gjenezën lufta jonë me regjimin: Te demokracia që shkatërrohet, tek zgjedhjet që vidhen, tek e drejta që shkelet.

Dhe pa u fituar kjo luftë, për cdo shqiptar, të majtë apo të djathtë, atëhere cdo zgjedhje e lirë në jetën e secilit prej tyre, cdo përpjekje e gjithsecilit prej tyre për punësim, për arsimim për të patur një jetë më të mirë, do të jetë e pamundur.

Ne e kemi bërë këtë çdo cast dhe në çdo rrethanë: kemi ngritur zërin me forcë kundër dhunimit dhe burgosjes së njerëzve të pafajshëm, kundër shkatërrimit dhe cënimit të pronës së qytetarëve, kundër dhunës së pushtetit ndaj qytetarëve, kundër shantazhit të tatimorëve dhe qeveritarëve ndaj bizneseve, në një shtet që ua merr frymën, dhe i lë pa mbështetje, pa dinjitet, pa të ardhme.

Ne kemi protestuar. Ne kemi organizuar me qindra protesta, në mbrojtje të cdo gjëje të shtrenjtë për qytetarët e një vendi me ambicie europiane, kundër padrejtësive të panumërta të kryera ndaj shqiptarëve, kundër dhunimit sistematik të së drejtës parësore mbi të cilën ngrihet një demokraci, atë të votës së lirë.

Kemi treguar përmes tyre jo vetëm mospajtimin tonë, forcën tonë, por edhe gatishmërinë për të sakrifikuar gjithcka në emër të një interesi më të madh, në emër të një politike që buron nga njerëzit dhe për njerëzit dhe jo nga krimi dhe për krimin.

Ne hymë në këtë betejë të bashkuar, vetëm me forcën tonë morale dhe besimin në vlerat dhe idetë tona. Pa asnjë pushtet, vetëm me pushtetin që buronte dhe buron nga vullneti i lirë i secilit prej nesh për t’i dhënë Shqipërisë një alternativë më të mirë. Jo për interesin tonë, jo për karriket tona, por në shërbim të qytetarëve që besuan dhe besojnë dhe e duan ndryshimin.

Përkundër makinerisë gjigande me të cilën u masakrua vota dhe u godit në zemër demokracia, qytetarët na besuan. Qytetarët ju besuan.

Ky besim lindi dhe u farkëtua në betejat që ne kemi bërë së bashku në shërbim të interesit publik, në shërbim të njerëzve, në shërbim të Shqipërisë.

Sepse pavarësisht propagandës dhe antiopozitarizmit malinj, të financuar nga paratë që u vidhen shqiptarëve, betejat tona ndër vite kanë qenë të drejta. Ne kemi qenë dhe jemi zëri i qytetarëve shqiptarë.

Prandaj edhe koha na ka dhënë të drejtë. Sepse jemi ne ata që denoncuam dhe luftuam projektin e shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbinë e Europës. Ishin denoncimet tona që e nxorrën cullak projektin politik të regjimit të Edi Ramës për ta kanabizuar vendin.

Tani e gjithë bota e di se bashkëpunëtori i tij më i afërt, ishte zbatuesi i kësaj strategjie kriminale, që kriminalizoi policinë, tradhëtoi punonjësit e ndershëm të policisë duke gjunjëzuar shtetin përballë krimit, kriminalizoi ekonominë, duke e kthyer atë në një lavatriçe për paratë e drogës që dëmton konkurencën dhe sipërmarrjen e lirë.

Futën mijëra të rinj në rrugën e krimit, si e vetmja zgjidhje për punësimin që erdhi nga regjimi, duke shtuar plagët familjare dhe shoqërore prej jetëve që shkatërron dhe shuan përdorimi dhe trafikimi i drogës.

Po ashtu, përmes avionëve që shiteshin si mushkonja dhe radarëve që fikeshin sipas shukut të parasë kriminale, vranë garën e ndershme politike me milionat e eurove të drogës që hidhen në cdo fushatë si një garanci për të mbjellë përsëri e përsëri me bekimin e ortakëve që krimi ka në pushtet.

Jemi ne që luftuam dhe luftojmë kundër kriminalizimit të politikës, dhe sfidës që krimi i organizuar po i bën çdo vlere të shoqërisë tonë me bekimin dhe ortakërinë e Edi Ramës, sepse ne nuk mund të pranojmë kurrë që institucionet publike të përqafojnë një model, që askush nuk do ta pranonte për familjen apo fëmijët e tij.

Ne nuk e veshim kriminelin me kostum për ta futur në parlament dhe bashki.

Ne kemi luftuar dhe luftojmë që institucionet e shqiptarëve të jenë të lira nga ndikimi i krimit dhe në shërbim të qytetarëve.

Ne e dimë fare mirë, që kur ky tumor përhapet në indet e një partie politike, metastazat e tij kapin gjithë shtetin, deri në atë pikë sa sot është e qartë për të gjithë pa përjashtim, se pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale.

Jemi ne që kemi denoncuar korrupsionin marramendës të këtij regjimi, që duke përfituar nga vakumi i drejtësisë, e çoi Shqipërinë në një tatëpejtë të frikshme, duke e renditur të parën në Europë për korrupsion dhe të dytën në botë për ryshfetin që shërbëtorët dhe ortakët e Ramës u rrëmbejnë qytetarëve dhe sipërmarrjeve.

Miliarda euro dëme ekonomike, të paktën 7 sipas raporteve të KLSH-së, që mund të ishin përdorur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, shkuan në xhepat e regjimit Rama-Doshi.

Nga të dhënat e Bankës Botërore dhe BERZH ryshfeti që merr ky regjim u kushton bizneseve shqiptare 550 milionë euro në vit, ose 1.5 milionë euro në ditë, një shumë tre fish me e lartë se ajo që raportohej në 2013-ën.

Para që mund të shkonin për shkolla, spitale, rrugë, paga më të mira për mësues dhe mjekë, pensione më të dinjitetshme për të moshuarit tanë që meritojnë një pleqëri të bardhë, larg shqetësimeve për faturat përherë e më të kripura të dritave dhe ujit, larg ankthit për ilacet që nuk mund të përballojnë dhe tryezës që bëhet gjithmonë e më e varfër.

Këto para nuk shkojnë tek ata që kanë nevojë, tek ata që paguajnë taksa për të marrë mbrapsht shërbimet që meritojnë, por rrëmbehen si haraç korrupsioni nga një pakicë të babëziturish që sillen njësoj si pushtues në një tokë të huaj, të gatshëm ta djegin atë, përpara se ta kthejnë te të zotët e saj.

Jemi ne që kemi luftuar kundër PPP-ve korruptive, si ato që e kanë shkallmuar buxhetin e shëndetësisë, kundër ligjeve antikushtetuese si ai i Teatrit, kundër koncesioneve që kanë shkatërruar financat publike, kundër rrugëve të florinjta me 20 milionë euro kilometri.

Që kanë pasuruar oligarkët dhe ortakët e Ramës, ndërsa kanë varfëruar më shumë se gjysmën e shqiptarëve  që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë.

Që e kanë çuar borxhin publik në rekorde negative të panjohura ndonjëherë, si një bombë me sahat me të cilën po hedhin në erë trashëgiminë e brezave të ardhshëm, në një Shqipëri që po plaket nën goditjet shpopulluese të regjimit të cilit nuk i bëjnë sytë dritë përtej pushtetit të tij për të vjedhur.

Sot, këto projekte njihen botërisht si gropa thithëse për paratë publike, dhe dëmet për shqiptarët janë të shumëanshme.

I tillë është rasti i inceneratorëve dhe katastrofës mjedisore që po nxitet anembanë Shqipërisë. Kemi kërkuar hetimin e tyre që prej kohës së Prokurores së Përgjithshme të Përkohëshme, të paralizuar. Sot përsëri jemi ne që kërkojmë nga SPAK hetimin dhe ndëshkimin e atyre që kanë ngritur këtë skemë mafioze, e cila gllabëron taksat e shqiptarëve dhe vret shëndetin e tyre.

E bëjmë këtë edhe në kushtet e censurës dhe dezinformimit më të sofistikuar dhe të shtrenjtëpaguar, që kyç gojën e shumë mediave kur denoncon opozita, ndërsa paratë e dala nga këta përbindësha korruptivë përdoren për të sulmuar Partinë Demokratike.

Duke gënjyer për ne dhe duke gënjyer çdo ditë për hesap të regjimit.

E bëjmë këtë sepse ne e dimë, se e keqja sundon padrejtësisht në Shqipëri, dhe ne nuk kemi detyrë tjetër përveç se ta luftojmë të keqen. Ky është misioni ynë, ky ka qenë misioni ynë që nga dita e parë e ekzistencës tonë.

Kjo e keqe, sikurse pohohet në raporte të ndryshme ndërkombëtare, dhe sikurse e ndjen cdo qytetar në përditshmërinë e tij, ka marrë trajtat e një shteti të kapur nga krimi dhe korrupsioni. Një shtet në duart e një pakice të vogël njerëzish, që punon kundër interesave të shumicës së shqiptarëve.

Ligjet bëhen me porosi të klientëve të regjimit, prona private grabitet dhe shkatërrohet, pasuritë natyrore plackiten, prona publike vidhet në shkelje të cdo norme dhe përfituesit fshihen në parajsa fiskale, si në rastin e Portit të Durrësit, kësaj mega-afere, konturet e të cilës vetëm sapo nisin të përvijohen.

Të drejtat shkelen, liritë mohohen, taksat e qytetarëve vidhen, ekonomia asfiksohet nga korrupsioni i kudogjendur, institucionet publike vendosen në shërbim të interesave të errëta klienteliste dhe kriminale, procesi zgjedhor goditet deri në asgjësim, për të mbajtur fasadën e një normaliteti fiktiv të një demokracie që nuk është më.

Kapja e shtetit ka plagosur rëndë sistemin politik, ka shkatërruar ekonominë, ka dëmtuar rëndë shoqërinë. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë kaq të dëshpëruar për gjendjen e vendit tonë. Shqiptarët e dinë që nuk mund të jenë të lirë, në një shtet të kapur.

Sepse kur pushteti punon për interesat e një pakice, kur pushteti përdoret për të mbrojtur interesat e një pakice, dhe pasuritë kombëtare përdoren për të nginjur orekset e një pakice, atëherë shumica përjashtohet dhe humbet çdo kontroll mbi qeverisjen, çdo shpresë për një të ardhme më të mirë.

Nuk ka pse të jetë kështu, nuk duhet të jetë kështu dhe nuk mund ta pranojmë kurrë të vazhdojë kështu.

Zoti i ka falur Shqipërisë një natyrë kaq të bukur dhe burime natyrore në kaq pak kilometra katrorë sa do t’ia kishte zili gjithkush, falë të cilave shqiptarët duhet të gëzonin pasuri për frymë më shumë se çdo vend i Rajonit, por, për shkak të kapjes së shtetit, familjet shqiptare kanë të ardhurat më të ulëta se në çdo vend tjetër të Rajonit.

Të jesh i varfër në një vend të pasur, do të thotë se shteti nuk është më aty për t’u shërbyer njerëzve.

Me modelin korruptiv dhe kriminal të ndërtuar nga Edi Rama, njerëzit janë aty për t’i shërbyer shtetit dhe interesave të atyre që e kanë kapur atë.

Prandaj borxhi publik rritet, taksat rriten, ndërsa bizneset dhe vendet e punës mbyllen, shqiptarët varfërohen dhe të rinjtë largohen.

Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e Eurostat, sipas të cilave, Shqipëria është shteti më i varfër i Europës, me 31% të të ardhurave për frymë të mesatares europiane dhe me pagat më të ulëta, edhe në krahasim me fqinjët ballkanikë.

Përballë përmbysjes së marrëdhënive të qytetarit me shtetin që ka prodhuar ky regjim i korruptuar, misioni i Partisë Demokratike është t’ua kthejë qytetarëve kontrollin mbi shtetin e tyre.

T’u kthejë shumicës së shqiptarëve të drejtën për të jetuar një jetë të plotë dhe të lirë për realizimin e aspiratave të tyre, këtu pranë familjeve dhe miqve të tyre. Larg trysnisë së një pushteti që ka depërtuar dhunshëm në cdo qelizë të shoqërisë, një shteti që merr gjithcka dhe nuk jep asgjë.

T’ua kthejë të drejtën për të vendosur, t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve.

Rruga drejt realizimi të këtij misioni nuk është e lehtë dhe as e tillë që Partia Demokratike mund ta përshkojë e vetme.

Ajo fillon duke u dhënë pushtet qytetarëve. Ndaj me forcën që na dhanë qytetarët në 25 prill, ne ftojmë shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim rrënjësor në punët e vendit, dhe rezultate të prekshme për veten dhe fëmijët e tyre, që të ndërtojmë së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë.

Ndërtimi i kësaj platforme do të ketë në themelin e saj rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.

Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha grupet shoqërore: Intelektualë, studentë, pedagogë, sipërmarrës, artistë, gazetarë, profesionistë, fermerë,  të rinj e të reja që kërkojnë kthimin e normalitetit në vend.

Që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Që mundësojnë ushtrimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve lokale dhe kombëtare, propozime për çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe modelit të dështuar ekonomik që po i marrin frymën sipërmarrjes së ndershme, për lirinë dhe pavarësinë e medias, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimi, ndryshime që e bëjnë shoqërinë realisht demokratike dhe e shpëtojnë shtetin nga kapja e një pakice që kërcënon të ardhmen e vendit.

Vetëm ne mund ta bëjmë këtë, sepse ne jemi njerëzit që besojmë tek shteti i vogël, tek liria e individit, tek ndarja e pushteteve, tek liria e sipërmarrjes

Ne jemi Partia që ka luftuar për këto vlera,  që në zemër-rrahjet e para të jetës së saj, ne do të luftojmë bashkë me qytetarët për mbrojtjen e tyre.

Ne luftojmë për individin, luftojmë për familjen, për komunitetet, për shtetin e për kombin, për prodhuesin, tregtarin, fermerin e për sipërmarrësin, për të varfërin e për të pamundurin. Sepse ne jemi parti popullore europiane.

Për ne individi nuk është armik i padisiplinuar i cili duhet nënshtruar nën dhunën e masës. Individi është njeri me veçantitë dhe dhuntitë e tij.

Individi nuk mund të arrestohet pa ligj, siç janë arrestuar e ndaluar mijëra shqiptarë. Nuk mund të kontrollohet dhe të bastiset në shtëpinë e tij.

Për ne familja është çerdhja e mrekullueshme që Zoti i ka dhënë njeriut, për të garantuar vazhdimësinë e njerëzimit.

Për ne shteti nuk është shoqëri aksionere, nuk është parajsë fiskale ku familjet pushtetare pasurohen duke përdorur paratë e qytetarëve dhe zyrat e shtetit. Për ne shteti është publik.

Për ne sipërmarrësit nuk janë një rast i mirë për t’u gjobitur e për të kënaqur tatimorët dhe bosët e tyre. Ata janë bazamenti i shoqërisë. Me talentin e tyre ata krijojnë punë, krijojnë pasuri dhe shpërndajnë mirëqenie për njerëzit.

Ne e kemi këtë përvojë bashkëpunimi me shoqërinë. Të gjithë bashkë kemi punuar për hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë, dhe kemi mirëpritur bashkëpunimin me mbi 12 grupe të ndryshme interesi, me të cilat nënshkruam kontrata përgjatë hartimit të programit tonë.

Ne jemi gati ta zbatojmë këtë model ndërveprimi, duke ngritur dhe konsoliduar më tej komunikimin dhe bashkëpunimin konkret mes shoqërisë dhe Partisë Demokratike. Për t’ia shkurtuar ditët këtij regjmi, sepse ajo që nuk ishte e mirë përpara 25 prillit, vetëm mund dhe do të përkeqësohet, deri sa ta ndalim.

Me përvojën e akumuluar dhe vullnetin e ripërtërirë për të shtrirë dhe zgjeruar bashkëpunimin me forcat e gjalla, konstruktive dhe të përgjegjshme të shoqërisë, me mbështetjen e partnerëve Euro-Atlantikë, ne do ta çojmë këtë Platformë Qytetare për Demokracinë edhe në Parlament, ku do të zhvillohet një pjesë e betejës tonë për rikthimin e legjitimitetit në vend.

Dhe me forcën dhe besimin që na kanë dhënë qytetarët në 25 prill, do ta shndërrojmë atë në një aksion për t’i dhënë zgjidhje, dilemave që masakra zgjedhore vetëm i shtoi në jetët e shqiptarëve.

Sepse nuk kemi vetëm shpresën, ne besojmë se kemi edhe zgjidhjen!

Motra dhe vëllezër, sot në këtë kuvend të madh të demokratëve, na mbledh fati ynë i përbashkët dhe i pashmangshëm, misioni për të cilin ka lindur dhe ekziston kjo familje politike: Një Shqipëri demokratike dhe europiane.

Në 13 qershor, kur vendosët me një anëtar një votë për kryetarin e Partisë Demokratike, ju përcaktuat qartë se cila do të jetë rruga jonë.

Ju i thatë Shqipërisë mbarë se ne, demokratët, nuk dorëzohemi përballë pakicës që ka kapur dhunshëm Shqipërinë, nuk dorëzohemi përballë padrejtësive, se ne nuk heqim dorë nga Shqipëria.

Ne do të luftojmë me gjithë forcën tonë kundër këtij regjimi, në të gjitha mënyrat, brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë Shqipërisë, derisa kauza e demokracisë dhe e Shqipërisë europiane të ngadhënjejë. Jo sepse kështu duam ne, por sepse e drejta është me ne.

Ne e dimë që Edi Rama është armiku i demokracisë, të gjithë e dinë që Edi Rama ka manipuluar zgjedhjet, por gjithashtu e dimë që Edi Rama nuk blen dot të djeshmen e tij. Pesha e korrupsionit, e krimit me të cilin bashkëpunon dhe e dështimeve 8 vjeçare i qëndron mbi krye si shpata e Demokleut, që sa vjen dhe bëhet më e rëndë.

Prandaj për ne 25 prilli nuk është një histori e mbyllur, masakra zgjedhore nuk është thjesht hileja e tij e radhës kundër shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, por është një krim që kërkon ndëshkim.

Ne nuk e njohim atë, dhe autorët e saj duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi për cfarë i kanë bërë vendit tonë dhe demokracisë!

Ne nuk do të rreshtim përpjekjet tona brenda dhe jashtë vendit, derisa ndryshimi të vijë për shumicën e shqiptarëve që e donin këtë ndryshim në 25 prill, dhe e duan edhe më shumë sot, kur oferta e vetme që Rama ka, është më shumë krim, më shumë korrupsion dhe më shumë dështime.

Ne angazhohemi fort për ta kthyer shtetin shqiptar në shtet të shqiptarëve. Për ta kthyer në shtet europian. Shtet i cili mbron lirinë individuale. Garanton paprekshmërinë e jetës. Mbron pronën private dhe publike. Mbron paratë dhe ekonominë e njerëzve. Mbron dinjitetin dhe personalitetin e njeriut.

Ndaj ne do të ndërmarrim, të gjithë bashkë, të gjitha vendimet e nevojshme për ta çuar deri në fund luftën tonë kundër këtij regjimi, përmes përsosjes së mëtejshme të qeverisjes së shtëpisë tonë të përbashkët. Një shtëpi ku secili gjen vendin e vet.

Pak javë më parë ne dhamë një leksion demokracie. Zgjedhjet tona të brendshme treguan se jemi një parti e hapur, parti e garës dhe parti e lirisë. Kjo garë na bëri më të fortë, dhe e bëri edhe më të dukshme diferencën mes nesh dhe kundërshtarit tonë politik.

Unë jam krenar që ne jemi sot partia që nuk përsërit në mënyrë abstrakte fjalë si demokraci e brendshme, hapje, meritokraci. Për ne këto nuk janë fjalë por vlera, mbi të cilat ne ngrejmë jetën dhe aktivitetin tonë politik.

Natyrisht, ne nuk jemi të përsosur, dhe unë nuk kam qenë kurrë personi që mëton pagabueshmërinë e liderit.

Megjithatë në asnjë moment nuk duhet të ngatërrojmë diferencën mes debateve për përmirësimet që ne bëjmë për të qenë edhe më pranë njerëzve, edhe më të hapur me njëri-tjetrin, edhe më të fortë si parti,,, dhe pseudo-debatit që nxitet, për të fshehur krimet dhe padrejtësitë që janë bërë mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe për të spostuar artificialisht vëmendjen nga partia e lidhur me krimin që varfëron shqiptarët, te Partia Demokratike, që ka zgjedhur që luftën me regjimin të mos e zhvillojë me të njëjtat mjete.

Sepse të gjithë e dimë që krimi pjell krim. Sepse përsëritja e të njëjtit model, me emra të ndryshëm, nuk është zgjidhje, por riciklim i të keqes.

Ne e dimë që shpeshherë, zhurma e armiqve të demokracisë kumbon më fort se e vërteta, e dimë gjithashtu se antiopozitarizmi i mirëpaguar në media dhe politikë ka përftuar forcën për ta mbivendosur mashtrimin mbi faktet.

Ne e kemi parë se si prej vitesh shpenzohen miliona euro për të goditur Partinë Demokratike, sigurisht edhe mua.

Ndaj është detyra jonë, të mos lejojmë që përmbysja e të vërtetës dhe përmbysja e vlerave që krijon artificalisht regjimi dhe kasnecët e tij, të na pengojë, devijojë apo ngadalësojë në misionin tonë.

Natyrisht ne i mirëpresim kritikat, pranojmë vërejtjet, sugjerimet dhe thirrjet për të bërë më shumë, për të bërë më mirë.

Por kurrësesi nuk mund të pranojmë që padrejtësitë e kryera, jo mbi Partinë Demokratike, por mbi gjithë shqiptarët, të relativizohen dhe vjedhja e zgjedhjeve, përdorimi i krimit dhe i cdo mjeti të paligjshëm të normalizohen.

Ne mirëpresim në këtë fushëbetejë, pa asnjë përjashtim, këdo që ka dëshirën të japë kontribut dhe ka vizione alternative, por përmbysja e vlerave është një lojë e rrezikshme, një rreth vicioz që mund ta bëjë të keqen permanente.

Precedentët historikë nuk mungojnë, as në të shkuarën dhe as sot. Përreth nesh po rikthehen fantazmat e të kaluarës, regjime autokratike që nuk vijnë më në pushtet dhunshëm, por janë po aq efektivë në ekzekutimin e demokracisë, në goditjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Një perde e re e hekurt po bie.

Detyra jonë është ta shkërrmoqim këtë model përpara se të jetë tepër vonë.

Pra le të mos pengohemi nga romuzet nihiliste, dhe as kompleksohemi nga hipokrizia e atyre që nuk kanë ngritur një gisht për të penguar masakrën zgjedhore dhe relativizojnë të keqen. Beteja jonë nuk është me ta.

Madje beteja jonë nuk është as me Partinë Socialiste. Ne jemi në luftë me modelin që Edi Rama ka ndërtuar brenda asaj force politike. Jemi në luftë me modelin që përdor krimin për të zhbërë zgjedhjet, jemi në luftë me modelin që fut ushtarët e krimit në parlament, jemi në luftë me cdo antivlerë që po mban peng të ardhmen e Shqipërisë.

Nuk gëzoj asnjë simpati për eksponentët e Partisë Socialiste që nuk do të jenë në parlament, për shkak se vendet e tyre u zunë nga tre tomdoshët dhe dy aqifrakipët apo nga bedelë të tjerë të krimit, por jam i bindur se ata, si shumë të tjerë, e kanë kuptuar impaktin shkatërrimtar që ka për një forcë politike, për shoqërinë dhe për vendin bashkëjetesa me krimin.

E pra ne nuk kemi për t’u bërë kurrë si ata.

Ne jemi dhe do të mbetemi partia që lindi nga ëndrrat më të bukura për liri të Studentëve të Dhjetorit, jemi dhe do të mbetemi partia që solli pluralizmin, jemi dhe do të mbetemi partia me të cilën frymoi demokracia, jemi dhe do të mbetemi partia e shqiptarëve që e duan Shqipërinë si gjithë Europa.

Me vlerat që na dallojnë, të lirisë, konkurencës dhe hapjes, ne do të përsosim edhe më shumë Partinë Demokratike, jo vetëm për t’u përballur me regjimin, por për të qenë në lartësinë e premtimit të papërmbushur të dhjetorit 1990. Atë të Shqipërisë europiane.

Jemi ne që do ta bëjmë realitet këtë amanet, jemi ne partia që do të realizojë këtë aspiratë dhe do ta bëjmë duke i hapur rrugën brenda rradhëve tona atyre që i kanë prirë betejës së 25 prillit, të rinjve dhe të rejave.

Unë do të jem përherë mirënjohës për angazhimin tuaj, është krenaria ime të shoh, se kemi midis nesh një brez të ri që është gati të bëhet ndryshimi që duan të sjellin në Shqipëri.

Ndaj jush, kemi një borxh të madh dhe ne duhet të jemi gati që këtij brezi të ri demokratesh dhe demokratësh t’u hapim dyert dhe zemrat, sepse në fytyrat e tyre guximtare është shkruar e ardhmja e familjes tonë politike dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë.

Ne kemi nevojë për energjinë tuaj, ne kemi nevojë për krijimtarinë dhe vizionin tuaj, është koha që ju të merrni përgjegjësitë që ju takojnë!

Vëllezër dhe motra, dua të ndaj me ju diçka që nuk e kam thënë më parë.

Unë e dua Europën jo vetëm për atë që përfaqëson dhe për mundësitë që ajo i krijon Shqipërisë, por edhe sepse kam një ëndërr, dhe ajo është që shumë shpejt, ne të shohim të rinjtë e këtij vendi, vajzat dhe djemtë e mrekullueshëm të Shqipërisë, të përfaqësojnë vendin tonë, shtetin tonë, kombin tonë në institucionet e Europës, me dinjitetin që u takon brenda familjes së madhe europiane.

Këtë do ta bëjmë realitet bashkë!

Dhe kjo do të jetë ora më e mirë e Partisë Demokratike, ora më e bukur e Shqipërisë.

Sot gjithashtu kam një thirrje për të gjithë ata që e kuptojnë rrezikun që ky regjim përbën për demokracinë, dhe ndër vite kanë kontribuar për Partinë Demokratike. Kjo është dhe mbetet shtëpia juaj. Nëse doni të jepni kontributin tuaj, apo të ktheni në shërbim ndaj demokratëve besimin që demokratët ju kanë dhënë ndër vite, jeni të mirëpritur.

Nga ana tjetër kam edhe një mesazh për të gjithë ata, që për një motiv apo për një tjetër kanë parë të arsyeshme të luftojnë më shumë kundër Partisë Demokratike se sa kundër Ramës:

Dora ime do të mbetet përherë e shtrirë nëse doni t’i bashkoheni aksionit tonë, dhe t’i ktheheni vlerave tona, por kurrë më nuk do të kthej faqen tjetër ndaj gjithë atyre që sakrificat e demokratëve i shpërdorojnë për inate personale apo përfitime të përkohshme.

25 prilli tregoi se demokratët janë të bashkuar dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që këtë bashkim zemrash dhe mendjesh ta drejtojmë kundër armikut të vetëm që kemi, regjimit Rama-Doshi.

Demokrate dhe demokratë, në 25 prill shqiptarët na mbështetën sepse panë mundësinë e një ndryshimi real përmes Partisë Demokratike.

Kjo dëshirë, kjo etje për ndryshim nuk është vrarë, energjitë për të luftuar për këtë ndryshim nuk janë shteruar, horizonti i një të ardhme më të mirë është ende në sytë e shqiptarëve.

Unë jam i bindur që ata nuk do ta humbasin besimin, sepse ne nuk do ta humbasim besimin tek vetja dhe tek Partia Demokratike.

25 prilli nuk zgjidhi asgjë për Shqipërinë, vendi është përsëri në udhëkryq, ndaj nuk do të pranojmë kurrë padrejtësitë që janë kryer jo vetëm mbi demokratët, por mbi të gjithë shqiptarët.

Ne nuk do të pranojmë në heshtje modelin e shtetit të bërë njësh me partinë, me krimin dhe oligarkinë. Ne nuk do të pranojmë që vendi të hyjë në një natë të gjatë, errësira e të cilës,  përngjan me atë që tre dekada më parë u ça nga drita e shpresës, me të cilën sfiduan regjimin themeluesit e kësaj partie të madhe dhe demokratike.

Sepse ne jemi demokratët e Shqipërisë, ne nuk dorëzohemi, ne nuk mund të nënshtrohemi, ne nuk mundet të na zbraps askush, ne nuk mund të na gjunjëzojë asgjë.

Ndaj ne nuk tërhiqemi. Ne e mirëpresim përballjen me këtë regjim sepse është shënuar në fatin e çdo demokrati dhe çdo demokrateje.

Beteja për liri, për zgjedhje të lira, për demokraci janë të brendashkruara në indentitetin tonë, dhe jetët tona lartësohen e fisnikërohen kur çdo energji, çdo sakrificë, çdo ditë të jetës tonë e japim në përmbushje të misionit tonë ndaj Shqipërisë, ndaj vlerave tona, ndaj familjes tonë politike.

Janë vlerat tona, është besimi që ne kemi te individi, te liria, te shteti i së drejtës, te dashuria për atdheun, ato që na vendosin në rreshtin e parë të kësaj beteje kundër armiqve të demokracisë.

Dhe kësaj beteje ne nuk i kemi thënë kurrë jo. E nuk kemi ndërmend t’i themi jo sot, kur përkundër gjithë paligjshmërive të këtij regjimi, diferenca mes nesh dhe tij mbetet sa votat e blera nga dy anonimë, pjellë e paligjshmërisë.

Sot, nga ky Kuvend, ne po i japim dritë, shpresë dhe besim edhe atyre që fatkeqësisht në 25 prill nuk votuan siç deshën, dhe u dorëzuan përballë presioneve të bandave, presioneve shtetërore, apo trysnisë së varfërisë që gërryen lirinë e qytetarëve dhe shkërmoq dinjitetin.

Ju them sot, ne i njohim vuajtjet tuaj, e ndjejmë dhimbjen tuaj, dhe do të luftojmë më shumë, me më shumë forcë, me më shumë vendosmëri, që edhe ju të çliroheni nga këta pengmarrës, të çliroheni nga bandat, të çliroheni nga ky regjim i korruptuar që ju do, të varfër dhe të nënshtruar.

Të gjithë bashkë do të luftojmë për t’u kthyer dinjitetin shqiptarëve, për t’i kthyer dinjitetin Shqipërisë.

Motra dhe vëllezër, në këtë mision të vështirë, në këtë kohë përcaktuese për fatin e vendit, vota e çdo delegati merr një peshë të madhe duke zgjedhur përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë së bashku me ju për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë së bashku me ju pranë tyre, por edhe për vizionin që ne kemi për Shqipërinë.

Vizionin tonë për të ardhmen, që sigurisht do ta realizojmë bashkë me shumicën e shqiptarëve që duan një vend më të mirë.

Ata na dhanë një besim të jashtëzakonshëm për planet tona konkrete të të gjitha fushave: për ekonominë, për arsimin, shëndetësinë, punësimin, përballimin e kostos së jetesës, dhe kurimin e plagës së emigracionit.

Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë,  derisa t’i bëjmë ato realitet.

Sepse ambiciet e shqiptarëve kanë qenë përherë ambiciet tona.

Partia Demokratike ka hedhur themelet e të gjitha proceseve modernizuese në këto tre dekada.

Me vetëdije, vullnet dhe sakrifica kemi ndryshuar trajektoren historike të Shqipërisë, duke shënuar arritjet më domethënëse që kanë ndryshuar për mirë jetën e njerëzve

Nga rrëzimi i komunizmit dhe sjellja e demokracisë, tek futja në Këshillin e Europës dhe anëtarësimi në NATO, nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe heqja e vizave, tek marrja de facto e statusit kandidat, nga zhvillimi ekonomik dhe sjellja e investimeve të huaja, tek zhvillimet në infrastrukturë, dyfishimi i pensioneve dhe i rrogave në shumë sektorë.

Të gjitha këto arritje nuk mbajnë rastësisht vulën tonë, por janë produkt i fuqisë jetëgjatë të ideve tona, të sakrificave dhe vendosmërisë së papërkulshme të të gjithë demokratëve shqiptarë.

Ndaj, nga ky kjo tribunë, nga ky takim demokratësh, nga më i vjetri tek më i riu, si njerëz të lirë dhe ballëlartë që me zemër dhe kurajo sfiduan hordhitë e partisë shtet, krimit dhe oligarkisë,

të vetëdijshëm për barrën e rëndë që kemi mbi supe si e vemtja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim, mesazhi ynë është fare i qartë:

Ejani me ne!

Ejani me ne në këtë rrugëtim për demokracinë,

Ejani me ne në këtë rrugëtim që do tua kthejë Shqipërinë shqiptarëve.

Zoti i bekoftë demokratet dhe demokratët kudo ku janë!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!

Basha: Partia Demokratike është shpresa e vetme për shqiptarët që kërkojnë ndryshim

Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë, derisa t’i bëjmë ato realitet.
Sepse ambiciet e shqiptarëve kanë qenë përherë ambiciet tona.

Partia Demokratike ka hedhur themelet e të gjitha proceseve modernizuese në këto tre dekada.

Me vetëdije, vullnet dhe sakrifica kemi ndryshuar trajektoren historike të Shqipërisë, duke shënuar arritjet më domethënëse që kanë ndryshuar për mirë jetën e njerëzve
Nga rrëzimi i komunizmit dhe sjellja e demokracisë, tek futja në Këshillin e Europës dhe anëtarësimi në NATO, nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe heqja e vizave, tek marrja de facto e statusit kandidat, nga zhvillimi ekonomik dhe sjellja e investimeve të huaja, tek zhvillimet në infrastrukturë, dyfishimi i pensioneve dhe i rrogave në shumë sektorë.

Të gjitha këto arritje nuk mbajnë rastësisht vulën tonë, por janë produkt i fuqisë jetëgjatë të ideve tona, të sakrificave dhe vendosmërisë së papërkulshme të të gjithë demokratëve shqiptarë.

Ndaj, nga ky kjo tribunë, nga ky takim demokratësh, nga më i vjetri tek më i riu, si njerëz të lirë dhe ballëlartë që me zemër dhe kurajo sfiduan hordhitë e partisë shtet, krimit dhe oligarkisë, të vetëdijshëm për barrën e rëndë që kemi mbi supe si e vemtja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim, mesazhi ynë është fare i qartë:

Ejani me ne!

Ejani me ne në këtë rrugëtim për demokracinë,

Ejani me ne në këtë rrugëtim që do tua kthejë Shqipërinë shqiptarëve!

Basha: Ne do të vëmë në jetë vizionin tonë për të ardhmen së bashku me shumicën e shqiptarëve që duan një vend më të mirë

Motra dhe vëllezër, në këtë mision të vështirë, në këtë kohë përcaktuese për fatin e vendit, vota e çdo delegati merr një peshë të madhe duke zgjedhur përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë së bashku me ju për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë së bashku me ju pranë tyre, por edhe për vizionin që ne kemi për Shqipërinë.

Vizionin tonë për të ardhmen, që sigurisht do ta realizojmë bashkë me shumicën e shqiptarëve që duan një vend më të mirë.

Ata na dhanë një besim të jashtëzakonshëm për planet tona konkrete të të gjitha fushave: për ekonominë, për arsimin, shëndetësinë, punësimin, përballimin e kostos së jetesës, dhe kurimin e plagës së emigracionit.

Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë, derisa t’i bëjmë ato realitet.