17.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025

Përmbytjet në Gjermani/ Frikë për vërshime të reja, digat po tejmbushen

Në Gjermani ka frikë për vërshime të reja të premten për shkak të shpërthimit të ujit në një digë dhe parashikimit për reshje.

Diga afër kufirit me Belgjikën, “Rurtalsperre”, është vërshuar gjatë natës, ndërsa diga “Steinbachtalsperre”, është në gjendje të paqëndrueshme. Disa diga tjera gjithashtu janë stërmbushur.

Deri më tani, nga vërshimet janë konfirmuar 81 viktima e mbi 1.000 të zhdukur. Shifra e të vdekurve është më e larta nga një katastrofë natyrore në Gjermani që nga viti 1962, kur vërshimet nga Deti i Veriut kishin lënë të vdekur rreth 340 persona.

Në një fatkeqësi tjetër më 1998, nga përplasja e një treni të shpejtë kishin vdekur 101 njerëz, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Nga vërshimet përgjatë shtratit të Lumit Elbe më 2002, kishin vdekur 21 persona në Gjermani dhe mbi 100 të tjerë në rajonin e Evropës Qendrore.

Malu Dreyer, kryeministre e rajonit perëndimor, Rheinland-Pfalz, tha se infrastruktura është shkatërruar plotësisht dhe se procesi i rindërtimit do të marrë shumë kohë e mjete financiare.

“Vuajtja vetëm po vazhdon të shtohet”, tha zonja Dreyer për televizionin gjerman, ZDF, duke shtuar se mbi 50 njerëz kanë vdekur nga vërshimet vetëm në rajonin që e udhëheq ajo.

Si u arrit marrëveshja mes Messit dhe Barcelonës

Barcelona është pranë arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës së Messit në ditët e ardhshme. Lajmi do të bëhet i ditur zyrtarisht javën e ardhshme, pasi avokatët do të rishikojnë kushtet e marrëveshjes.

Sipas kontratës së re, Messi do të jetë i lidhur me klubin për pesë vitet e ardhshme. Paga e tij do të përgjysmohet dhe do ta ketë një klauzolë lirimi prej 350 milionë euro.

Disa pjesë së kontratës ishin të vështira për t’u arritur marrëveshje, teksa në disa tjera palët u dakorduan brenda sekondave.

Reduktimi i pagës

Messi do të fitojë vetëm gjysmën e pagës që merrte me kontratën paraprake. Nuk kishte diskutime rreth kësaj dhe Messi e pranoi ofertën menjëherë, duke qenë në dijeni për situatën delicate në të cilën gjendet klubi. Ai gjithmonë insistonte se paratë nuk ishin pengesë për arritjen e një marrëveshje.

Jetëgjatësia e kontratës

Ky aspekt i kontratës ishte më shumë i komplikuar, me Messin që më në fund do të rinovojë për pesë vite. Kishte mjaft thashetheme nga klubi muajt e fundit, por të gjitha ranë poshtë. Krejt çfarë mbetet të shihet është se a do të jetë argjentinasi në Barcelonë për pesë vite, apo do të lëvizë në MLS pas dy sezoneve.

Roli i sponzorëve

Presidenti i Barcelonës e donte marrëveshjen të përfunduar sa mrfunduar sa më shpejt që ishte e mundur dhe jo vetëm për arsyet sportive. Ishin edhe disa sponzorë që prisnin për irnovimin e Messit. Duke e pasur lojtarin më të mire në botë, natyrisht se ndikojnë shumë edhe te sponzorët. Disa sponzorë po negocionin marrëveshjet e rejam ndërsa kompani tjera kërkonin të investonin për here të pare, por të gjitha kërkonin qëndrimin e Messit.

Projekti sportiv

Kjo ishte njëra nga pyetjet më të rëndësishme për Messin. Argjentinsi donte të qëndronte te Barcelona, por vetëm nëse ekipi ishte kompetitiv dhe në gjendje të luftonte për trofe. Ai është i vetëdijshëm për situatën financiare në klub momentalisht dhe është i gatshëm të kontribuojë.

Xhaka tek Roma, arrihet marrëveshja

Pas një vere të gjatë, duket se Granit Xhaka do të përfundojë aty ku është përfolur më së shumti gjatë “Euro 2020”, në Romë.

Sipas “forzaroma.info”, klubet tashmë kanë arritur marrëveshje, dhe pritet vetëm konfirmimi zyrtar.

Arsenali kërkonte 20 milionë euro, por marrëveshja raportohet të jetë arritur për 15 milionë euro plus 2.5 milionë bonuse.

Xhaka nga ana tjetër do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare dhe do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon te Roma.

Ai ka qenë dëshira e madhe e Jose Mourinhos dhe portugezi s’do të jetë i qetë derisa ta ketë zyrtarisht mesfushorin shqiptar pjesë të skuadrës së tij.

“Lutjet tona janë me familjet e prekura”, Basha mesazh për situatën dramatike të përmbytjeve në Europë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur solidaritet dhe mbështetje për familjet dhe komunitetet e prekura nga moti i keq e përmbytjet në disa vende europiane, si Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg.

Basha shkruan në një mesazh në “Twitter” se, Partia Demokratike dhe populli shqiptar qëndron në solidaritet të plotë me njerëzit dhe autoritetet.

“Zemra ime shkon për viktimat dhe të dashurit e tyre të goditur nga përmbytjet dramatike në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të gjithë komunitetet e prekura nga kjo katastrofë natyrore.

Partia Demokratike dhe populli i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me dhe në mbështetje për njerëzit dhe autoritetet ndërsa ata punojnë për të shpëtuar jetët dhe për t’u rikuperuar nga këto ngjarje tragjike”, shkruan Basha.

Shoqata e Bizneseve thirrje qeverisë: Po përballemi me vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë, të shtyhet ora policore

Shoqata e bizneseve në vendin tonë i bën sërisht thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve që të shtyhet ora policore.

Përmes një kërkese zyrtare, shoqata thekon se referuar masave në fuqi aktualisht, bizneset po përballen me vështirësi ekonomike për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas Shoqatës, ora policore aktuale, që nis në 00:00, dhe përfundon në 06:00 i pengon bizneset (muzika lejohet deri në orën 22:00).

Kërkesa e Shoqatës së Bizneseve

Referuar masave në fuqi të VKM dhe Komitetit Teknik të Ekpertëve në kuadër të pandemisë së Covid-19, kërkojmë lehtësira nga ju, pasi ne si biznese po përballemi me vështirësi ekonomike. Ora policore ende në fuqi, na privon nga aktivitetet që ne si biznese (lokale) zhvillojmë; (dasma, gëzime familjare e cermoni të tjera), duke na ushtruar presion të vazhdueshëm dhe nuk na lejojnë të zhvillojmë normalisht aktivitetin tonë ekonomik, brenda orarit të lejuar nga institucionet, çka na vështirëson së tepërmi ekonominë, gjë e cila reflektohet edhe te të ardhurat familjare të çdo drejtuesi biznesi.

Për këtë arsye kërkojmë të rishikohen masat në fuqi, duke patur parasysh edhe numrin e ulët të rasteve me infektime nga covid 19, ashtu sikurse edhe vdekshmërinë. Goditja që kemi marrë nga një vit mbylljeje për shkak të pandemisë së covid 19, dhe orës policore ende në fuqi, do të na e vështirësojë akoma dhe më shumë ekonominë dhe financat, duke na cuar drejt falimentit.

Është e udhës të gjendet një zgjidhje dhe reagim sa më i shpejtë nga ana juaj, në te kundërt edhe ne referuar rregullave e ligjeve në fuqi do të reagojmë.

Duke ju falenderuar,

Shoqatat e bizneseve

Vlorë, dhunohet gjyqtari brenda gjykatës

Dhunohet gjyqtari brenda ambienteve të Gjykatës së Vlorës, arrestohen 3 vëllezërit.

Gjyqtari i dhunuar është Arqile Basho. Kurse të arrestuarit janë: Myslym Myslimi, Fatosh Myslimi dhe Elmaz Myslimi.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë”, njofton Policia.

Si rriti shpenzimet Qeveria në 6 mujorin e parë të këtij viti, 30 miliardë lekë më shumë se gjatë krizës

Edhe pse emergjenca pandemike dhe ajo e tërmetit ishin në kulmin e tyre gjatë vitit 2020, shpenzimet buxhetore kanë kulmuar këtë vit.

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2021, qeveria ka shpenzuar rreth 263 miliardë lekë, vlerë kjo 30 miliardë lekë (244 milionë euro) ose 12% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Rritja u udhëhoq nga shpenzimet korente me rreth 22,6 miliardë lekë ose 184 milionë euro më shume se vitin e kaluar dhe rritja e investimeve me 28% ose 63 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.

Brenda shpenzimeve korente, rritjen më të madhe e kishin shpenzimet për fonde speciale (sigurime shoqërore dhe shëndetësore) me rreth 9,4 miliardë lekë ose 11% më shumë se 6-mujori i parë i vitit 2020. Rritja e shpenzimeve për skemën e sigurimeve shoqërore u nxit nga indeksimi i pensioneve para zgjedhjeve.

Shpenzimet për personelin (pagat) arritën në 35.9 miliardë lekë në 6-mujorin e parë, me një rritje prej 3.1 miliardë lekësh (25 mln eurosh) si pasojë e rritjes së pagave në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit.

Rritja e borxhit publik me gati 12 pikë përqindje të PBB-së brenda vitit 2020, po shton presionin e shpenzimeve buxhetore për interesa. Në 6-mujorin e parë të vitit 2021, interesat për pagesat e borxhit arritën në 18,3 miliardë lekë me një rritje 21% në raport me 6-mujorin e parë 2020, ose 26 milionë euro më shumë. Rritja më e madhe ishte në interesat e borxhit të jashtëm, pagesa e të cilave u zgjerua me 56% këtë vit, me një vlerë shtesë prej 19 milionë eurosh në raport me një vit më parë.

Shërbimi i borxhit publik do të vijë në rritje gjatë viteve në vijim, si pasojë e zgjerimit të deficitit buxhetor në rreth 1 miliard euro.

Brenda zërit të shpenzimeve korente rritje të lartë panë edhe shpenzimet operative dhëne të mirëmbajtjes të cilat arritën në 25, 2 miliardë lekë në janar-qershor 2021 me një rritje 34 milionë euro në raport me 6-mujorin e parë 2021 ose 20%. Shkak për këtë rritje janë bërë zgjedhjet e përgjithshme, të cilat nxiten rikonstruksione dhe riparime në disa objekte të infrastrukturës publike si rrugë dhe ujësjellës.

Gjithashtu shpenzimet për pushtetin vendor u rritën më tej këtë vit, duke arritur në 24,3 miliardë lekë ose 2 miliardë lekë (16 mln euro më shumë se në vitin e kaluar kryesisht si pasojë e nxitjes që erdhi nga zgjedhjet e përgjithshme.

Investimet kapitale panë rritjen më të madhe të shpenzimeve në përqindje. Në gjashtë muajt e parë u raportuan si shpenzime kapitale 35,7 miliardë lekë ose 7,8 miliardë lekë (63 mln euro) më shumë se viti i kaluar, me rritje 28%. Në këtë rritje kanë ndikuar shpenzimet për rindërtimin, të cilat ishin 10.8 milionë euro më 2021 nga 0 që ishin në 6-mujorin e parë 2020.

Qeveria ka rritur me rreth 100 milionë euro fondin për shpenzimet kapitale për gjithë vitin 2021 duke i çuar ato në rreth 1 miliard euro, vlera rekord e arritur në këto tre dekadat e fundit.

Në të kundërt, shpenzimet për ndihmën ekonomike, kompensimin e të përndjekurve dhe fondi rezervë shënuan ulje. Shpenzimet për ndihmën ekonomike  u ulën me 3 % ose 3 milionë euro dhe fondi rezervë ishte 91 milionë euro më i ulët, për shkak se vitin e kaluar, këto shpenzime u rritën nga paketat e ndihmës anti -Covid dhe fondet e garancisë.

Për rindërtimin, në 6 muajt e parë të vitit u shpenzuan 10.8 miliardë lekë. Ritmet e shpenzimeve për rindërtimin ranë ndjeshëm në maj, në 1.7 miliardë ekë, ndërsa arritën kulmin në mars, para zgjedhjeve, me 3.9 miliardë lekë. Për 6-mujorin, qeveria ka shpenzuar 39% të planit vjetor prej 28 miliardë lekësh.

Pavarësisht rritjes së shpenzimeve, përmirësimi i të ardhurave ndikoi në uljen e deficitit buxhetor.

Lexo edhe këtë: Të ardhurat në buxhet për 6-mujorin e tejkalojnë nivelin e parakrizës, efekti nga rritja e pagës minimale, dobët fitimet

Niveli i deficitit për periudhën 6-mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.1 miliardë lekë, ose rreth 9.6 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 6-mujore, niveli i deficitit rezulton 58.4% e planit të periudhës prej rreth 49.8 miliardë lekësh. /B.Hoxha/MONITOR

Kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

Publikohet zyrtarisht lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD.

Partia Demokratike pas zgjedhjeve për kryetarin, dhe analizës për zgjedhjet e 25 prillit, ka hyrë në një proces atë të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Më poshtë mund të gjeni linkun me listën me kandidatë për anetarë të Këshillit Kombëtar dhe ndryshimet në statut, të miratuara sot në kryesi përpara se të paraqiten për votim në Kuvendin Kombëtar, në 17 Korrik.

https://pd.al/wp-content/uploads/2021/07/Lista_per_Keshillin_Kombetar.pdf?fbclid=IwAR0urWmcXGTWN_GQN8gtjkKuEKNYFrH0Bp4_IZyOttd-9vRZsqofnzAPFOA

Kuvendi Kombetar 2021

Denoncimi i infermierit të spitalit Covid-2: Rama-Manastirliu na mashtruan për bonusin 1 mijë euro!

Një infermier i spitalit Covid-2 i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan se, kryeministri së bashku me Ministren e Shëndetësisë deklaronte se, personeli shëndetsor në spitalet covid do të marrë bonusin prej 1000 eurosh, por në asnjë nga spitalet covid nuk është dhënë bonusi i muajit Maj akoma që si rregull duhej të jepej brenda muajit Qershor.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Rama – Manastirliu mashtruan infermieret e spitalit covid 2! sb

Përshëndetje Doktor Berisha uroj të jeni mirë,

Jam një Infermier i cili punoj prej disa vitesh në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” (Sanatorium),ju lutem doja të bëja një denoncim këtu tek ju dhe vlen për tu theksuar se keni ngelur ju njësoj si për fat të keq ,si e vetmja dritare komunikimi, ku mund të shprehim e të kërkojmë zgjidhje për problematikat që shoqërojnë punën apo jetën tonë,sepse nuk kemi mundësi tjetër, dua ta nis me premtimin dhe fjalinë e famshme të Kryeministrit tonë i cili në çfo ditë të pandemisë ,në çdo sekondë që i jepej mundësia thurte lavde për personelin shëndetsor i cili punonte në vijën e parë të rrezikut,njësoj si në luftë kundrejt virusit Sars-Cov2,shpeshherë ai së bashku me Ministren e Shëndetësisë deklaronte ,personeli shëndetsor në spitalet covid do të marri bonusin prej 1000 eurosh deri në ditën e fundit ,deri në pacientin e fundit me virus,atëherë unë doja të ju informoja dhe denoncoja që në asnjë nga spitalet covid ,nuk është dhënë bonusi i muajit Maj akoma që si rregull duhej të jepej brenda muajit Qershor zakonisht nga datat 22-27 të çdo muaji.

Në muajin Maj spitali Covid 2 ka qenë plot me pacientë covid dhe ne kemi punuar si në çdo ditë të pandemisë dhe duke bërë çdo punë që na takon ,duke punuar si asnjë spital tjetër covid me turne 16 orarshe,praktikë kjo e ndjekur vetëm në këtë spital,duke bërë punë që edhe nuk na takojnë ne sipas rregullores dhe duke i shërbyer këtyre pacientëve,pacienti i fundit me Covid nga spitali është larguar midis datave 15-17 qershor ,që do thotë spitali ka vazhduar të jetë spital për pacientët me covid edhe pas mbylljes së tij në datën 4 qershor nga Ministrja Manastirliu,është e tmerrshme se si të njëjtët njerëz që i lavdëron aq shumë dhe bën propagandë me ta për 1 vit e gjysëm menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të muajit prill i heq bonusin që vetë e ke premtuar ,sipas asaj që di unë por edhe që thuhet nga të gjithë është se spitalet kanë nisur listat e personelit për përfitimin me të drejtë të bonusit por Ministria nuk e miraton me justifikimin se personeli ka qenë i vaksinuar në muajin Maj,ndërkohë që ne kemi qenë të vaksinuar njësoj edhe në muajt parardhës.

Është e tmerrshme se si tallet kjo qeveri me personelin shëndetësor që ka luftuar prej 1 viti e gjysëm me armikun e padukshëm,e ku janë shëruar me qindra e mijëra vetë,dhe si në çdo vend të botës edhe shumë të tjerë nuk ja kanë dalë dot,aspak mirënjohje nuk ka kjo qeveri jo vetëm për ne por për asnjë personel shëndetsor.