16.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025

Spiunë, jo paga më të larta për mjekët, Shehu: Rama po ndërton “Shtetin Policor” të informatorëve!

Nga Tritan SHEHU

Deklarate e rrezikeshme sot e Kryeministrit- ne Shqiperi po rivendosen struktura te ngjashme me ish Sigurimin.

Ai thote se do te te luftoje “korrupsionin” me rrjet informatoresh brenda institucioneve publike, perfshi dhe ato shendetesore”.

Dhe çuditerisht ai e deklaron kete ne nje takim me mjeke e personelin shendetesor, sikur keta te jene e keqja e ketij vendi.

Pa asnje dyshim ketu se pari synohet te goditen e kontrollohen intelektualet, ata qe kane guximin te protestojne e te thone mendimet e tyre ashtu si i gjykojne.

Kjo eshte parathenia e ndertimit ne Shqiperi te shtetit policor, te nje autokracie te eger e diametralisht te kundert me parimet e demokracise, te se drejtes, lirive.

Korrupsioni i vertete ne institucionet publike e vecanerisht ne shendetesi nuk luftohet me te tilla metoda “patronazhistesh”, me spiune e denonciatore, qe dikur i quanim “1200 lekesh”.

Ai mund te perballohet vetem me finacime adeguate te sektoreve, reforma te thella zhvilluese, stimuluese, decentralizuese, nxitese te cilesise e personalitetit profesional, te konkurences reale midis institucioneve shendetesore, barazije ne treg midis privatit e publikut, akreditime e kontrolle te performances se ketyre, me ngritje e respektimin si te pavarur te matesve etike, profesionale e shkencore.

Kjo eshte e vetmja menyre persosje.

Informatoret i kemi provuar dikur, ata pasqyrojne vetem ankthet dhe cperfytyrimet e diktatoreve ne renie.

Zbulimi i varreve masive të viktimave të komunizmit/ Zëri i Amerikës: U gjetën në një ish-repart të Ministrisë së Brendshme

Zbulimi i disa varreve në Përmet gjatë punimeve për infrastrukturën rrugore po ngjall reagime.

Shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë thotë se dyshon se varret janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste, pasi zona është në një ish-repart të Ministrisë së Brendshme.

Ndërsa Prokuroria e Përmetit thotë se është në pritje të vlerësimit të ekspertëve të monumenteve dhe mjekësisë ligjore pasi varret dyshohet se janë të periudhave më të hershme.

Punimet në infrastrukturën rrugore në Përmet kanë nxjerrë në dritë në pjesën fundore të qytetit disa varre ende të paidentifikuara nga autoritetet shtetërore. Shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë thotë se dyshon se varret janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste. Kryetari i kësaj shoqata Nebil Çika tha se në diktaturën komuniste zona ku janë gjetur varret ka qenë një repart ushtarak i Ministrisë së Brendshme ku nga të dhënat arkivore dhe dëshmitë dyshohet se kryheshin ekzekutime të kundërshtarëve politikë.

“Janë katër varre që ne kemi gjetur, në fakt dyshohet nga dëshmitarët dhe nga indiciet që të jetë një varrezë shumë e madhe. Pra, edhe ndërtesat që janë ndërtuar këtu, një pjesë e tyre dyshohet që të jenë bërë mbi varre. Në diktaturën komuniste këtu ka qenë një repart ushtarak, nga ato repartet famëkeqe të ndjekjes që ndiqnin armiqtë e komunizmit, diversantët, ata që arratiseshin dhe deri në vitin 1991 ka qenë qendra më e madhe e stërvitjes së ushtarëve të kufirit. Në bazë të të dhënave që kemi dhe nga arkivi i Ministrisë së Brendshme, por edhe nga dëshmitarët, këto lloj repartesh të izoluara, në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Sigurimit të Shtetit përdoreshin dhe si vende ekzekutimi për kundërshtarët e regjimit, ata që dënoheshin me vdekje, ata që vriteshin ose kapeshin në kufi, varroseshin në këto vende”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Ndërsa Bektash Osmani ish-i përndjekur politik në Përmet thotë se të dhënat e kohës dëshmojnë se në këtë zonë u pushkatua një klerik katolik, Dom Gjergj Gjeçaj dhe familjarët e kanë kërkuar trupin e tij.

“Këtu ka qenë repart ushtarak dhe këtu është pushkatuar në vitin1947 një prift katolik Dom Gjergj Gjeçaj. Të afërmit kanë ardhur disa herë dhe kur morën vesh edhe zbulimin e varreve erdhën dhe thanë se kur të hapet të shikojmë por nuk e besojmë se është këtu “, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Duhet të ketë edhe varre të tjera, thotë Bektashi nga bisedat që ka bërë me inxhinierët e kompanisë pasi zona ku janë gjetur varret duket se është fillimi dhe mund të jetë më e gjerë.

“Këtu nuk janë pak viktima. Sipas të dhënave duhet të jenë edhe më shumë edhe në godinat më tutje. Kështu tha dhe inxhinieri i firmës, në rrëzë është njëri varr por mund të ketë edhe të tjerë më tutje.

Bektashit i pushkatuan babanë gjatë regjimit komunist dhe edhe pas shembjes së komunizmit nuk arriti t`i gjejë eshtrat e tij megjithë kërkimet. Ai thotë se janë mbi 100 të pushkatuar gjatë regjimit komunist vetëm në Përmet që nuk u janë gjetur eshtrat nga familjarët.

“Përmeti ka më shumë të pushkatuar në Shqiëpri. Janë mbi 100 të pushkatuar, 3 prej të cilëve klerikë ortodoksë dhe tre klerikë bektashianë”.

Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami, i tha Zërit të Amerikës se policia dhe prokuroria ishin vënë në dijeni nga firma ndërtuese më datën 7 korrik lidhur me zbulimin e disavarreve. Është zhvilluar një këshillim paraprak me specialistë të Monumenteve të Kulturës pasi dyshohet se varret janë më të hershme, tha prokurori i Përmetit. Pritet vlerësimi i arkeologëve dhe specialistëve të mjekësisë ligjore për të vijuar më tej hetimet, tha zoti Bajrami.

Ndërkohë edhe Arben Dosti që kërkon prej vitesh eshtrat e xhaxhait të tij të pushkatuar ishte sot me përfaqësuesit e shoqatës së të përndjekurve. Ai tha se strukturat shtetërore duhet të bashkëpunojnë me familjet që kërkojnë eshtrat e të zhdukurve në diktaturën komuniste.

“Nevojitet ndihma e shtetit ,të jemi bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme në kërkimin dhe gjetjen e eshtrave të familjarëve dhe të afërmve tanë.”

Në Shqipëri disa mijëra familje që humbën të afërmit në burgjet komuniste nuk kanë arritur të gjejnë eshtrat e tyre megjithëse kanë kaluar rreth 30 vite nga shembja e komunizmit./VOA

Qeveria mbyll “pazarin” për plehrat e Durrësit

Qeveria Shqiptare i ka dhënë dritën jeshile e projektit që mund të konsiderohet edhe si pazari financiar për përpunimin e mbetjeve të Durrësit në landfillin e Sharrës, i cili menaxhohet nga kompania koncensionare “Integrated Energy BV”.

Nga informacionet e SYRI TV dhe Syri.net, Bllako, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit socialist në shtator të këtij viti është një prej emrave të kallëzuar penalisht pranë prokurorisë SPAK, si i dyshuar për favorizimin e kompanisë “Integrated Energy BV” lidhur me kontratat kocensionare të impianteve të përpunimit të mbetjeve.

Kallëzimi dhe hetimi penal i nisur nga prokurorët specialë nuk e ka stepur aspak Bllakon, që të vijojë të propozojë zgjidhje në favor të kompanisë së menaxhuar në fillim nga Klodian Zoto.

Këshilli Bashkiak i Durrësit e shndërroi në vendim atë opinion të Alqi Bllakos dhe ngarkoi kryetaren në detyrë të Bashkisë, Emirjona Sako, që të diskutoj me qeverinë për mbështetjen financiare të projektit të miratuar, pra “variantit Zoto”.

Ndërkohë, Bashkia e Durrësit u detyrua të tërhiqet nga një tender me vlerë 40 milionë lekë të vjetra, i shpallur në prill të këtij viti, i cili synonte hartimin e një studimi fizibiliteti për menaxhimin e mbetjeve në një prej zonave potenciale të qytetit për t’u shndërruar në landfill.

Në një vendim të Këshillit Bashkiak, që mban datën 28 Qershor 2021, u vendos që fondi i parashikuar për këtë studim fizibiliteti, në shumën 50 milionë lekë të vjetra, të alokohej për projekte të tjera të bashkisë.

Pas një përpjekje dy-vjeçare, e cila shkaktoi kaos dhe problematika të theksuara me menaxhimin e mbetjeve të Durrësit, qeveria arriti të finalizojë “pazarin” për dorëzimin e plehrave të qytetit pranë landfillit të Sharrës.

Durrësi prej mëse dy vitesh është në emergjencë mjedisore, pasi kabineti i Edi Ramës vendosi të mbyllë landfillin e Porto Romanos, pa u gjetur një zgjidhje për grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane të qytetit.

Më pas, në pranverën e këtij viti, qeveria refuzoi në heshtje një propozim të Bashkisë së Durrësit për të ndërtuar një landfill të ri në territorin e qytetit.

Dhe, në fund, Bashkia e Durrësit u detyrua të pranojë variantin e paraqitur nga Agjencia Kombëtare e Mbetjeve, e cila detyron qytetin bregdetar të dorëzojë mbetjet në landfillin e Sharrës, në Tiranë, një projekt që përllogaritet rreth 50 milionë euro për 10 vitet e ardhshme.

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Erion Braçes, ka miratuar këtë të Enjte, vendimin për të mbështetur financiarisht Bashkinë e Durrësit për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Megjithëse qeveria është kujdesur të mos e përmend nominalisht kompanitë e drejtuar fillimisht nga menaxheri Klodian Zoto, të gjithë të dhënat të orientojnë drejt saj.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 438, datë 15 korrik 2021, thuhet se bashkitë e qarkut të Durrësit duhet të marrin masa të menjëhershme për të gjetur zgjidhje dhe, në rast se nuk kanë fonde të mjaftueshme, t’i drejtohen Ministrisë së Financave për mbështetje financiare.

Por, megjithëse në vendim e qeverisë flitet për plane e strategji që mund të hartohen në të ardhmen, në fakt Bashkia e Durrësit e ka miratuar variantin e saj dhe ia ka dorëzuar qeverisë që në mesin e qershorit 2021.

Pra, duket se gjithçka është e zgjidhur, pavarësisht se vendimi i nënshkruar nga Braçe rreket të krijojë përshtypjen se nuk ekziston një plan paraprak.

Në 10 qershor 2021, Këshilli Bashkiak i Durrësit shqyrtoi tre variante për menaxhimin e mbetjeve dhe arriti në përfundimin që të mbështeste dërgimin e plehrave të qytetit në landfillin e “Integrated Energy BV”.

Këshilli Bashkiak, më herët, kishte marrë një “Opinion” nga Agjencia e Mbetjeve, e drejtuar ende nga Alqi Bllako, në të cilin sugjerohej pikërisht “varianti Zoto”.

Reagon PD: Vendi i zhytur në korrupsion, faji i modelit me të cilin keqqeveris Edi Rama. Peshku qelbet nga koka!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA

Siç e kishin paralajmëruar përfaqësuesit e Partisë Demokratike në deklaratat e tyre në datën 10 korrik dhe 11 korrik, nga Durrësi dhe nga Kavaja, ajo që ne paraljmëruam që ishte orkestruar një katastrofë mjedisore me plehrat në këto qytete që të hapej përsëri një cikël për t’ia dhënë përsëri taksat dhe paratë e qytetarëve mafias dhe incerneratorëve nga Edi Rama.

Ky cikël i cili kishte nisur duke vetëprodhuar një krizë me mbetjet në këto qytete, ata që ishin përgjegjësit e kësaj krize, ata pastaj prodhuan edhe këtë zgjidhje të krizës, zgjidhje që ne e kishim paralajmëruar. Këtë cikël Edi Rama e mbylli duke vendosur me vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave që të furnizonte përsëri me paratë e taksave të shqiptarëve mafien e incerneratorëve dhe landfillin e Sharrës.

Ne kemi disa vite që i denoncojmë këtë aferë korruptive me aferën e Sharrës dhe sot qeveria tregon se si vihet në shërbim për t’i dhënë më shumë para, më shumë burime mafias së incerneratorëve me këtë krizë mjedisore që krijoi vetë në zonat turistike të Kavajës dhe Durrësit.

Vënia në dispozicion dhe krijimi i kësaj krize e cila cënonte shëndetin e qytetarëve të Durrësit dhe të Kavajës është një metodë anti-njerëzore që ka përdorur qeveri e Edi Ramës me qëlim pasurimiin e klientëve dhe me qëllim vajtjen e parave për këto mafie.

Partia Demokratike i drejtohet SPAK-ut që të veprojë menjëherë duke shtuar në dosjet e tij për inceneratotrët edhe aferën e radhës që lidhet me menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durrësit dhe në qytetin e Kavajës.

Ne i bëjmë thirrje SPAK që të veprojë pasi aty janë provat, aty është katastrofa mjedisore dhe aty është rrezikuar shëndeti i qytetarëve vetëm për të pasuruar klientët e pushtetit.

Dhuna e Policisë Bashkiake ndaj të moshuarës, reagon Avokatja e Popullit

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, në lidhje të drejtëpërdrejtë me Syri Tv me gazetaren Armela Ferko, është shprehur në lidhje me veprimet e fundit të policisë bashkiake të dhunës që është ushtruar ndaj ambulantëve të cilët jo vetëm u është marrë malli por edhe janë poshtëruar në rrugë.

Zonja Balanca e cilësoi veprimin e policisë Bashkiake si jo në përputhje me ligjin, ndërkohë që po sipas saj, nuk ka ende një reagim nga Policia Bashkiake.

‘Për të dyja këto raste ka nisur shqyrtimi më iniciativë.

Kjo është një nga mënyrat për t’i mbrojtur qytetarët për veprimet që janë në kundërshtim më ligjin prej organeve të ndryshme të administratës publike.

Prandaj ne na duhet të bëjmë një hetim të thelluar për të dalë në një rezultat përfundimtar.

Ajo që vihet re në pamjet të parë duket se ka një veprim që nuk është në përputhje me ato që janë rregullat që duhet të plotësohen nga ana e policisë për qytetarët shkelës.

Është e qartë edhe nga zonja që ajo është duke kryer një veprimtari që përbën një shkelje, sepse është e pamundur të ushtrosh aktivitet tregtar pa paguar asnjë taksë, apo duke zënë hapësira publike.

Por ka një qasje të sjelljes se si policia bashkiake duhet ti trajtojë këta persona që mund ta kryejnë një shkelje konkrete.

Ndoshta duhet që edhe për këto persona që kanë një tregti minimaliste, për të nxjerrë ato të ardhura minimale, bashkia duhet tu sigurojë vende ku ata të shkojnë edhe pa pagesë për aktivitetet që ata kryejnë që edhe ata të kenë të ardhura për të pasur një jetë dinjitoze.

Shqipëria ka një problem të thellë që nuk e ka të përcaktuar nivelin jetik, ku ne do të lançojmë me forcë një minimum jetik, për të bërë të mundur jetesën me dinjitet të qytetarëve.

Për rastin e fundit nuk ka ende reagim zyrtar nga Bashkia.

Ne kemi dërguar kërkesën për shpjegime. Ata janë brenda afatit për të na kthyer përgjigje.

Për rastin e të moshuarës tjeter thuhet se ka një shënim në media, që dy zyrtarët në shkelje janë pezulluar.

Sigurisht që situata është shqetësuese.

Kemi edhe një rast të fundit të majit 2021, që ishte rasti i një shtetasi që është ankuar te ne sepse nga ana e policisë, ndërkohë që po ushtronte një aktivitet të ligjshëm, jo vetëm i është marrë malli por edhe mjeti, ndërkohë që policia bashkiake nuk ka kompetencë ligjore.

Kështu që ne i kemi kërkuar Policisë Bashkike të krijojë një procedurë të rregullt që veprimet të përputhen me procedurën e tyre dhe të mbajnë procesverbal.’

PD nuk vdes!

Nga Bledi KASMI

PD është frymë dhe fryma nuk vdes, duhet vetëm ta njohësh, ta ndjesh dhe ta prekësh për të kuptuar forcën e saj.

Në PD nuk ka “ne” dhe “ata”. E tillë është për ata që as ja kanë haberin se çfarë janë demokratët.

Në PD të gjithe janë Një, të ndryshëm brenda lirisë që kemi prodhuar 30 vite më parë, në ide dhe antikonfomistë në genin politik.

PD nuk rithemelohet sepse ajo është bartësja e historisë më të mirë të këtij vendi. Rithemelimin si rilindje e keni te Rilindja dhe atje mjafton.

Historinë e kësaj force politike që ka bërë historinë e këtij vendi nuk ka forcë mbi dhe ta zerojë.

PD do ja dalë të ringrihet duke u përballur me regjimin për çdo ditë e orë kudo ku është padrejtësia në mbrojtje të lirive të fituara.

Më pak ideologë dhe më shumë besim, veprim, kurajo, motivim e thjeshtësi është ajo që nevojitet sot.

Ja kush ndihmon për të mbajtur nën kontroll diabetin

Senior couple walking in park on path with trees in the background.

Ushqimi dhe stili i jetesës janë sigurisht faktorë kyç si në shfaqjen ashtu edhe në zhdukjen e tipeve të diabetit.

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese në të gjithë globin.

Kjo sëmundje shfaqet kur niveli i glukozës dhe i sheqerit në gjak janë më të larta nga normalja. Kështu trupi nuk prodhon më insulinë për të balancuar sheqerin.

Rekomandimet dhe mënyrat e parandalimit të saj janë të shumta, por duket se vetëm disa prej tyre funksionojnë siç duhet.

Ushqimi dhe stili i jetesës janë sigurisht faktorë kyç si në shfaqjen ashtu edhe në zhdukjen e tipeve të diabetit.

Por një studim i fundit, të cilit Agroweb.org iu referua, zbuloi se dhjetë minuta ecje pas secilit vakt kryesor, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të diabetit të tipit 2.

Studimi mbikëqyri njerëzit e prekur nga diabeti, të moshave nga 50 vjeç deri në 70 vjeç.

Këta njerëz duhej të bënin një shëtitje 10 minutëshe pas secilit vakt kryesor.

Si përfundim, u vu re se niveli i glukozës në gjak ra me një mesatare prej 15%.

Studiuesit ishin gjithashtu në gjendje të zbulonin se në vaktin e mbrëmjes, sheqeri në gjak arriti të ulej rreth 30-35%.

Ecja në mbrëmje është më efektive

Sipas ekspertëve, rënia e sheqerit në mbrëmje ndodh për shkak të disa faktorëve, si për shembull fakti që pas darkës ju lëvizni më pak se pjesa tjetër e ditës dhe vlera e insulinës rritet.

Gjithashtu personat e përfshirë në studim bënë një provë tjetër, ku kryen aktivitetin e ecjes për 30 minuta në çdo kohë gjatë ditës. Por në fund, u pa qartësisht se kjo metodë nuk solli të njëjtat rezultate.

Kështu studiuesit arritën në përfundimin se ecja mbas vaktit të mbrëmjes, vepron në mënyrë më efektive në metabolizëm duke ulur nivelin e sheqerit në gjak.

Me pak fjalë, këshilla është që të bëni disa hapa pas vaktit të fundit të ditës dhe nëse kjo nuk është e mundur, të paktën të shmangni qëndrimin ulur pas vaktit.

Serie A do të hapë stadiumet në kapacitet prej 50%

Serie A është duke punuar për t’ua mundësuar klubeve t’i mbushin stadiumet e tyre përgjysmë me tifozë gjatë sezonit të ri 2021/22, sipas mediave italiane.

Lega Serie A është duke i bërë trysni qeverisë italiane për rihapjen e stadiumeve, qoftë edhe përgjysmë, në mënyrë që t’i ndihmojë klubet financiarisht, raporton Gazeta Express.

Klubet e Serie A i kanë humbur 1.2 miliardë euro që prej fillimit të pandemisë së COVID-19, për shkak se u detyruan t’i zhvillojnë ndeshjet pa tifozë dhe për shkak të rënies së të hyrave nga sponsorët.

Gjatë shpalosjes së kalendarit të ndeshjeve për sezonin e ri 2021/22, presidenti i Serie A Dal Pino i bëri thirrje qeverisë italiane ta lejojë hapjen e stadiumeve plotësisht, por kjo kërkesë e tij është vështirë e pranueshme.

Megjithatë, sipas Gazzeta dello Sport, qeveria italiane mund të pranojë ta lejojë hapjen e stadiumeve me kapacitet prej 50 për qind për sezonin e ri.

Njerëzit e vaksinuar do të lejohen të shkojnë në stadiume për t’i parë ndeshjet e Serie A, që nis më 22 korrik.

Bisedimet mes Serie A dhe qeverisë italiane kanë nisur që disa javë, por autoriteteve iu duhet ta vëzhgojnë gjendjen me koronavirus në vend, për shkak të përhapjes së variantit Delta

Përpjekja e dështuar e Ramës për të fshehur çarjen përfundimtare me Europën

Nga Red VARAKU

Edi Rama, kryeministri më i korruptuar i Europës dhe përfaqësuesi i shtetit më të varfër në Europë, ka nisur një sulm histerik mbi Bashkimin Europian me një fjalor dhe gjuhë identike me autokratët e korruptuar të Ballkanit.

Për herë të parë, ai po paralajmëron dhe kërcënon se është gati të nderpresë përfundimisht procesin e integrimit të Shqipërisë, duke u bërë kështu dhe kryeministri i parë shqiptar që futet në përplasje të hapur me kontinentin e vjetër dhe kryeministri i parë në historinë tridhjetë vjeçare të pluralizmit, që vë në dyshim ëndrrën e lashtë të popullit shqiptar për tu ribashkuar me Europën.

Edhe pse në pamje të parë ky reagim mund të duket shumë ekstrem, në fakt është një reagim krejt normal përballë shtatë refuzimeve të njëpasnjëshme dhe një BE-je të vendosur, që po i thotë troç se problemi më i madh i Shqipërisë nuk janë dhe aq reformat, por problemi më i madh i saj është dhe mbetet ai vetë personalisht.

Nevoja për të fshehur ndarjen përfundimtare me Europën shkakton dhe gjoja nervozizmin dhe histerinë e tij , të cilat në këtë kuptim nuk janë gjë tjetër vetëm se një përpjekje për të neutralizuar mesazhin e qartë dhe të palëkundur që vjen nga BE si përgjigje për përpjekjet e tij për të asgjësuar demokracinë.

Pra, spektakli banal që ai po na ofron në këtë vapë me një gjuhë lafarakësh ordinerë, në fakt nuk lidhet dhe aq me dështimin e integrimit në vetvete.

E vërteta është që ai nuk është se e ka dashur ndonjëherë integrimin përndryshe do të plotësonte pesëmbëdhjetë kushtet e vendosura nga BE ku kryekushti ishte rikthimi i demokracisë përmes zgjedhjeve të lira me një kod zgjedhor të dakortësuar.

Beteja e tij lidhet me përpjekjen e tij për të fshehur çarjen e tij përfundimtare me Europën dhe faktin që ndarja që ka ndodhur midis tyre është e pakthyeshme dhe nuk ka më asnjë shans që të rikuperohet.

Tani problemi është se rezistenca e Edi Ramës ndaj presionit për largimin e tij nuk dëmton Edi Ramën, por ajo është një taksë që duhet ta paguajnë të gjithë shqiptarët.

Për pasojë, kjo nga një situatë komike që është, ku gomarit i duket vetja kalorës, tani po kthehet në tragjike, pasi Shqipëria po hyn përfundimisht në një epokë të errët, në një tunel pa dritë.

Tjetër ngjarje e rëndë, mbytet një pushues nga Kosova në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë ku është mbytur një pushues.

Ngjarja ka ndodhur në Tale të Lezhës rreth orës 12:05. Viktima eshte identifikuar si Zeqir Zeqo, një i moshuar nga Kosova, i cili kishte zgjedhur bregdetin e Lezhës për të pushuar.

Policia njoftoi se, rreth mesditës, në plazhin e Kunes, është mbytur në det Zeqir Zeqo, rreth 77 vjeç, banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Me nisjen e sezonit veror, ka pasur herë pas herë raste të pushuesve që mbyten në det.

Në rritjen e pasigurisë së jetës në plazhe ndikon mungesa e rojeve bregdetare. Konstatohet në thuajse gjitha plazhet.

 

 

.

Policia e Lezhës/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:05, në plazhin e Tales, Lezhë është mbytur në det shtetasi Z.Z., rreth 77 vjeç, banues në Kosovë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.