32.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025

Rama rikthen kohërat më errëta të vendit, thirrja publike: Spiunoni njëri-tjetrin!

Rama ka bërë thirrje sot nga një takim me mjekët që të nisn spiunimet ndaj njëri-tjetrit duke kujtuar kohërat më të errëta të këtij vendi.

Deklarata

“Kjo është nga ana jonë, jo nga ana e drejtësisë së re, për të vendosur në presion të dyfishtë sistemin tonë publik. Jo thjesht sistemin tonë shëndetësor, por atë publik. Këto që bëjnë të humbasin një pjesë të rëndësishme të pjesës së tyre nëse sistemi vazhdon të ushqejë parazitë dhe grabitqarë që janë aty për t’i shërbyer shtetit dhe njerëzve.

Kjo është arsyeja se pse edhe në spitale, kemi vendosur që të shtrijmë deri në fund rrjetin e individëve që do të jenë aty për këtë punë, për të ndarë ose për të kontribuuar për ndarjen e të njomit nga i thati. S’mund të ketë luftë kundër të keqes nëse ajo është e ndarë mes pushtetit ekzekutiv dhe atyre që janë jashtë këtij pushteti, në të gjitha nivelet.

Lufta do të zhvillohet brenda në radhë të parë. Vetëm kështu do të rriten të ardhurat, besimi, solidariteti, dinjiteti dhe respekti dhe do të vendosen në vendin që e meritojnë në sytë e të gjithëve, ata të cilët bëjnë detyrën. Vetëm kështu Shqipëria do të ngjitet në atë majën ku prej shumë vitesh është penguar që të ngjitet dhe kështu shteti do të bëhet aleati dhe bashkudhëtari i domosdoshëm i qytetarëve. Në të kundërt, është e vështirë, shumë e vështirë.

Një varrezë masive e krimeve të komunizmit zbulohet në Përmet, regjimi hesht!

Zbulohet varr masiv i viktimave të diktaturës komuniste në Përmet. Një sipërfaqe gati 100 metra katrorë është zbuluar nga firma ndërtuese e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit.

Firma ndërtuese ka informuar autoritetet policore dhe këto të fundit kanë rrethuar zonën në fjalë. Për kreun e shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politikë Nebil Çika, ky vend ka shërbyer për ekzekutimin e disidentëve dhe kundërshtarëve të regjimit dhe ka qenë hapësire e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Janë katër varre që ne dyshojmë se janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste, të të pushkatuarve. Kemi gjetur vetëm katër, në fakt dyshohet nga dëshmitarët dhe nga indiciet që të jetë një varrezë shumë e madhe. Pra, edhe ndërtesat që janë ndërtuar këtu, një pjesë e tyre dyshohet që të jenë bërë mbi varre. Në diktaturën komuniste këtu ka qenë një repart ushtarak, nga ato repartet famëkeqe të ndjekjes që ndiqnin armiqtë e komunizmit, diversantët, ata që arratiseshin dhe deri në vitin 1991 ka qenë qendra më e madhe e stërvitjes së ushtarëve të kufirit për të gjithë jugun e Shqipërisë.

Në bazë të të dhënave që kemi dhe nga arkivi i ministrisë së Brendshme, por edhe nga dëshmitarët, këto lloj repartesh të izoluara, në varësi të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të sigurimit të shtetit përdoreshin dhe si vende ekzekutimi për kundërshtarët e regjimit, ata që dënoheshin me vdekje, ata që vriteshin ose kapeshin në kufi, varroseshin në këto vende. Jemi këtu për të denoncuar jo vetëm gjetjen e eshtrave. Dua të falënderoj firmën e ndërtimit të rrugës, e cila është treguar e përgjegjshme dhe e ka rrethuar vendin, ka lajmëruar policinë dhe prokurorinë, ndërkohë që shteti nuk ka marrë asnjë masë.

Këtu në bazë të ligjit kemi një skenë krimi. Kemi katër skelete, katër trupa të vdekurish. Normalisht duhet të ishte skenë krimi, e rrethuar me shenjat e policisë dhe duhet të kishte roje të armatosur 24 orë. Mund të vijë dikush në darkë, t’i marrë, t’i heqë sepse nuk ka njeri. Ka dy javë, nuk ka ardhur askush, nuk ka as urdhër prokurorie për të filluar hetimet, nuk ka ardhur as mjek ligjor, as antropolog. Kjo dëshmon indiferencën e shtetit kur bëhet fjalë për të zhdukurit gjatë diktaturës komuniste”, deklaroi Çika.

Abuzimi me tenderat e Ministrisë së Brendshme u denoncua nga PD: SPAK të veprojë dhe të hetojë “Peshqit e mëdhenj”

• Abuzimi me tenderat e Ministrisë së Brendshme u denoncuan nga PD kohë më parë. PD: Lleshaj dhe Ndreca, paditën për shpifje, sot justifikohen se “nuk dinin gjë”

• SPAK të veprojë në misionin e tij dhe të hetojë “Peshqit e mëdhenj”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NGA GJYKATA PENALE ÇLIRIM GJATA

Çlirim Gjata: Ndodhem në Gjykatën Penale, sepse jam paditur për shpifje nga Plarent Ndreca, një emër goxha i lakuar këto ditë, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Ne paditemi për shpifje ku deklarojmë korrupsionin e këtyre zyrtarëve. Dhe më pas kur SPAK dhe Prokuroria bën transparente çfarë ka ndodhur, çfarë korrupsioni kanë kryer këta, atëherë thonë “Ne nuk dinim gjë”. Po si dreqin na paditët ne për shpifje kur ju nuk paskeni ditur gjë?!

Çështja në fjalë është një çështje e vjetër, një deklarim që unë kam bërë në një emision televiziv për shkak të një abuzimi të madh me fondin, unë e kam quajtur vjedhje gati 800 mijë euro me Parkun Olimpik, të cilin KLSH e ka çuar vetë në Prokurori z. Ndreca dhe shumë media madje e kanë deklaruar këtë gjë; njëra madje e ka quajtur edhe bandë. Tani kanë kaluar vite nga kjo. Pavarësisht se ndodhemi në gjyq për shpifje, këtë gjë do ta vendosë gjykata. Por problemi është se me çfarë po ndodh sot. Të njëjtën gjë kemi edhe nga ish ministri i Brendshëm z. Lleshaj.

Në vitin 2019, kur ndodhi tenderi i famshëm i uniformave të policisë, PD deklaronte se është diçka absurde sepse nuk paditet deklaruesi sepse ai përfaqëson deklaratat e PD.

Tani abuzimet dhe korrupsionin me këtë tender z.Lleshi del dhe thotë “Unë nuk dija gjë”. Po si dreqin e bërë padinë për shpifje për këtë tender dhe sot nuk paske ditur gjë. Por të paktën nuk u interesove se çfarë ka ndodhur? Se po të ishe interesuar, do të pezulloje pasojat e këtij abuzimi.

Të gjithë jemi koshientë dhe nuk ka qytetar në këtë republikë dhe jashtë saj, që njeh sadopak këtë vend që quhet Shqipëri, që nuk e di se “këtu nuk lëviz as fija e barit” dhe “as një peshk në det” pa lejen e shefave të mëdhenj.

Si dreqin ai tender i uniformave të policisë, gjithë ai tender nuk di gjë as Sekretari i Përgjithshëm, nuk di as Ministri i Brendshëm, nuk di gjë as Kryeministri.

Këto nuk i beson njeri.

Ne këto i kemi denoncuar me kohë, siç kemi denoncuar çështjen e inceneratorëve, çështjen e Teatrit dhe kush e di sesa kallëzime të tjera të cilat po dalin një e nga një.

Tani problemi ka kaluar përtej saj, nga zyrtarët dhe shefat e tyre politikë deri tek kryeministri ekstremisht të korruptuar dhe abuzivë me paratë publike. Tani ne po i kërkojmë Prokurorisë, që është krijuar sipas reformës në drejtësi dhe që quhet SPAK, e cila duhet të shikojë me seriozisht dhe të hyjë me thellë që është krijuar sipas reformës në drejtësi dhe që quhet SPAK. E cila duhet të shikojë më seriozisht dhe duhet të hyjë më thellë dhe shpresojmë që të hyjë më thellë, brenda Unazës së Tiranës, në institucionet më të rëndësishme administrative dhe politike që veprojnë në Tiranë.

Qëndrimi i thjeshtë i një kryetari bashkie për një kanal, apo disa prokurorë, apo të një zyrtareje së fundmi, ish-zv/ministre e cila është korruptuar, ka abuzuar në lidhje me emërimet në detyrë, sa i takon çështjeve që i keni parë edhe ju, 2 mijë euro, një arkë me peshk, një celular. SPAK-u për të gjithë këtë që u bë në drejtësi, nuk mund të justifikohet dhe të kapë një “peshk” i cili qenka korruptuar me peshk. Ne i inkurajojmë dhe nuk nuk jemi kundër tyre, na kuptoni drejt, ne duam të shkohet përtej kësaj. Ne duam të shkojmë tek ata që vetë faktori ndërkombëtar i ka quajtur “peshqit e mëdhenj”.

Nuk mund të rrish në nivelin e një kryetari bashkie apo zv/ministre që merrka 2 mijë euro dhe të thuash që kaq ka qenë korrupsioni në Shqipëri. Një tender uniformash, ku Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm nuk dinë gjë, një kanal dhe një marrje në punë në kushte korruptive duke marrë rryshfet për emërimet abuzive në detyrë.

Korrupsioni në Shqipëri është jashtëzakonisht më i thellë se kaq. Unë po ju jap vetëm disa shembuj. SPAK-u kërkund nuk është në misionin e tij, po qëndroi në këto nivele. Edhe një herë e inkurajojmë dhe e përkrahim SPAK-un për çfarë ka bërë deri tani. Por po nuk eci më tekj, asgjë nuk ka bërë. Sepse misioni i tij është shumë më i madh. Ai duhet të merret me inceneratorët që vazhdojnë marin para nga buxheti i shtetit pa bërë asgjë, që janë bërë shumë kallëzime. Është bërë megakorrupsion, megaafera më e rëndë që është bërë nga kryeministri Edi Rama i pari, që është koka e qelbur e peshkut korruptiv shqiptar dhe vazhdon pastaj me ministra, kryetarë bashkishë, Tiranë, Durrës, një rradhë nënpunësish që kanë firmosur dhe kanë marrë pjesë.

Nuk e lejon as e drejta dhe as procedurale penale justifikimin që “Nuk dinim gjë”, sekretari i përgjithshëm me ministrin përkatës, apo kryeministrin, “ne nuk dinim gjë”.

Nuk mund të vish përpara SPAK, nuk e kam për këta që vijnë përpara SPAK-ut, dhe ngrenë duart. Jo nuk është kështu. Nuk mund ta pranojë SPAK-u të vijnë të ngrenë duart, “ e shikon, kemi firma ne? S’kemi firma ne”. Jo nuk është krijuar për këtë SPAK-u. Ka metoda dhe forma për të zbuluar korrupsionin. E fundit ishte tek tenderi i uniformave të policisë. Sekretari i Përgjithshëm dhe Ministri nuk ditkan gjë. Po përse kanë ngritur padi për shpifje sidomos Ministri kundër Partisë Demokratike para dy vjetësh për këtë tender dhe sot “S’di gjë”? nëntë nënpunës u korruptokan për miliona euro dhe këta nuk dinë gjë? Kjo është e pabesueshme dhe nuk e pranon njeri. Këto duhet të hetojë SPAK-u ndryshe është jashtë misionit të vetë. Ne primare kemi luftën kundër korrupsionit. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk bëhet tjetër.

 

Edhe auditi i qeverisë pranon vjedhjen me tenderat: 12 miliardë lekë shkelje në 2020

Sistemi i Prokurimit Publik rezultoi një nga fushat me problematike në drejtim të respektimit të rregullave dhe bazës ligjore për tenderimin e fondeve publike.

Pas Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka evidentuar ndër vite abuzimet financiare më anë të prokurimeve publike, edhe auditi i qeverisë e konsideron këtë fushë problematike. Pavarësisht se gjatë vitit të kaluar pandemia kufizoi disi veprimtarinë e kontrollit të brendshëm të qeverisë, në inspektimet e ushtruara u zbuluan 9,238 shkelje, devijime dhe dobësi në sistemet e prokurimit publik.

Gjatë vitit pandemik auditi i qeverisë gjeti një dëm financiar prej 1,2 miliardë lekësh ose rreth 10 milionë eurosh, ku 45 për qind e vlerës i takon sistemit të prokurimeve publike.

Gjetjet kryesore në sistemin e prokurimeve ishin mos argumentim dhe mbështetje me kërkesat dhe nevojat e njësisë në planifikimin për mallra/shërbime, si dhe përllogaritjen e fondit limit. U gjeten shkelje të procedurave të prokurimit publik përfshirë specifikimet teknike, procedurat e tenderimit, si dhe zbatimi i kontratave.

Nuk u ndoqën të gjithë hapat ligjorë për blerjet me vlera të vogla, si dhe favorizimi në disa raste i blerjeve të të njëjtit operator ekonomik.

U gjetën gjithashtu përllogaritje të paargumentuara të fondit limit, si bazë për fillimin e procedurave të prokurimit.

Auditi i qeverisë gjeti nënshkrim të kontratës duke ndryshuar kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit me të cilat është shpallur fitues subjekt.

Një tregues tjetër i analizuar është “Të gjitha kontratat janë dërguar në kohë pranë degës përkatëse të thesarit”, i cili përcakton numrin e kontratave të dërguara pranë degëve të thesarit pas tre ditëve nga data e nënshkrimit të tyre kundrejt numrit total të kontratave të dërguara në thesar.

Për vitin 2020, ky tregues është vlerësuar mesatarisht në nivelin 1.8 pikë nga 4 pikë të mundshme (ose 45%), duke reflektuar një situatë jo mjaft të kënaqshme, përafërsisht të njëjtë me vitin 2019.

Auditi i qeverisë vë në dukje se të gjitha institucionet paraqesin mangësi në këtë fushë, kryesisht njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat janë vlerësuar mesatarisht me 1.6 pikë.

Ndërkohë, arsyet për mosrealizimin e këtij treguesi vijnë kryesisht si pasojë e mungesës së disponibilitetit të personave, të cilët nënshkruajnë kontratën, duke shkaktuar vonesa në dërgimin e tyre. Gjithashtu, afati ditor prej 3 ditësh për dërgimin e kontratave në thesar është praktikisht i pamundur për t’u zbatuar nga institucionet, të cilat nënshkruajnë dhe menaxhojnë një numër shumë të madh kontratash./B.Hoxha/MONITOR

Eurostat jep shifrat e reja dramatike të largimit dhe refuzimit në BE të shqiptarëve

Në vitin 2020, rreth 137.8 mijë shtetasve jo-anëtarë të BE iu refuzua hyrja në territorin e Bashkimit Europian.

Gati 10% e këtyre refuzime për hyrje ishin për shtetasit shqiptarë, të dytët në botë, që u “përzunë”, pas ukrainasve.

Të dhënat u bënë të ditura nga Eurostat në një raport të fundit për zbatimin e ligjit për imigracionin.

Eurostat raporton se numri më i lartë i shtetasve jo-BE që iu refuzua hyrja në BE në vitin 2020 u vu re midis ukrainasve (56 400), pasuar nga shtetasit e Shqipërisë (13 300) dhe Moldavisë (10 200).

Sipas Eurostat, rreth 557.7 mijë rezultoi se ishin ilegalisht të pranishëm në një nga Shtetet Anëtare të BE. Numri i shtetasve të jo-BE për të cilat u lëshua me një urdhër për të lënë një Shtet Anëtar të BE ishte 396.4 mijë persona.

23 mijë shqiptarë u urdhëruan të largohen, të tretët në botë

Sipas Eurostat, në vitin 2020, rreth 396 400 qytetarë të jo-BE u urdhëruan të largohen nga territori i Shteteve Anëtare të BE-së, me 19% më pak krahasuar me vitin e kaluar (491 200).

Midis shteteve anëtare të BE, Franca raportoi numrin më të madh të qytetarëve jo-BE të urdhëruar të largohen nga territori i saj në vitin 2020 (108 400), pasuar nga Spanja (50 300), Greqia (38 500) dhe Gjermania (36 300).

Në vitin 2020, numri më i lartë i personave të urdhëruar të largoheshin nga një territor i Shtetit Anëtar të BE-së u vu re midis algjerianëve (34 000), marokene (33 600) dhe shqiptarëve (23 200).

Rreth 10 mijë shqiptarë u kthyen

Në vitin 2020, rreth 70.2 mijë qytetarë jo-BE për të cilët ishte lëshuar një urdhër për të lënë territorin e një Shteti Anëtar të BE-së u kthyen në vendet jo të BE-së; një ulje prej 51% kur krahasohet me një vit më parë (142 300).

Gjermania raportoi numrin më të madh të qytetarëve jo-BE të kthyer në vendet jashtë BE-së (12 300) në vitin 2020, pasuar nga Holanda (8 700), Greqia (7 000) dhe Franca (6 900).

Shqiptarët (9 800) kryesuan listën e qytetarëve jo-BE që u kthyen në një vend jo-BE në vitin 2020, të ndjekur nga Gjeorgjianët (5 700) dhe Ukrainasit (5 600)./Monitor

Ish-ministri i PS: Rama ka njolla të errëta në dëshirën e tij reale për ta lehtësuar integrimin Europian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, sot nga Athina “sulmoi” edhe një herë BE-në për shtyrjen e konferencës së parë ndërqeveritare. “Nuk na intereson më dasma me BE-në, vafshi në djall”, tha kryeministri.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTV Ora u shpreh se kryeministri mban një qëndrim përçmues në të gjitha konferencat kundrejt Kosovës. Zoti Malaj i bëri thirrje publike Ramës që mos synojë të zvogëlojë për përfitime personale lidershipin aktual që përfaqësojnë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi , pasi kjo nuk është produktive.

“Lidhur me deklaratat e Ramës, e para që dua të theksoj është qëndrimi përçmues që ai mban ndaj Kosovës në të gjitha konferencat. Edhe në këtë rast ai e identifikoi Kosovën si pjesë të problemit dhe si mungesë të dëshirës së lidershipit politik kosovar në procesin e integrimit. Në mënyrë publike thirrja ime publike për Ramën është mos synoni që për përfitime personale të imazhit të zëvendësoni, të zvogëloni dhe pengoni lidershipin aktual që përfaqësojnë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi duke marrë ju autorësinë e përfaqësimit të kombit shqiptar. Kjo nuk është produktive”, tha Malaj.

Në fjalën e tij, Malaj tha se, ka njolla të errëta në dëshirën reale të kryeministrit për ta lehtësuar integrimin evropian të Shqipërisë.

Malaj: “Angazhimi konkret i Ramës ka njolla të errëta në dëshirën e tij reale për ta lehtësuar integrimin Evropian të Shqipërisë, ku rasti më i keq ishte rasti kur u bllokua procesi i integrimin evropian me pretekstin e rezultateve të votimeve në Rruzhdie të Fierit. Pra Shqipëria humbi një rast vetëm sepse nuk përkonte me madhështinë e kontributeve të Ramës. E dyta është pikërisht fakti që nuk duhet, jo vetëm Rama, por edhe liderët e opozitës dhe politikanët shqiptarë të ndërtojnë një strategji për Ballkanin Perëndimor ku marrin autorësinë e babait të gjithë shqiptarëve dhe e quajnë të natyrshme të drejtën e tyre që ata të kushtëzojnë apo të ndikojnë në mënyrën e sjelljes së liderëve të zgjedhur në Kosovë, Maqedoni, në Malin e Zi. Unë jam totalisht kundër që BE të aplikojë veto duke penguar avancimin e proces integrimit për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Duhet të kemi lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve, parasë dhe të kapitalit njerëzor”, u shpreh Malaj.

Denoncimi, ndërton pishinë në rërë buzë detit, por si mik i narkoqeveritarëve nuk guxon kush t’i afrohet

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se, pronari i Hotel Brilant ndërton pishinë në rërë buzë detit, por si mik i narkoqeveritarve nuk guxon kush t’i afrohet.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Mirembrama Dr ky pronari i Hotel Brilant nderton pishine ne rere buze detit por si mik i narkoqeveritarve nuk guxon kush ti afrohet.Ketu ligji godet vetem ndertimet e njerzve te thjeshte! sb

Kruja pa ujë, Sheta pyet Ramën, ku shkuan 3 milionë eurot e ujësjellësit që inaugurove?

Sabah SHETA

Partia Demokratike Dega Krujë po ndjek me shqetësim të madh problemin e banorëve të Krujës për mungesën e ujit të pijshëm.

Në qytetin tonë të bekuar nga Zoti me kroje e burime të shumta uji vuajmë për ujë të pijshëm ku në shumë lagje të Krujës uji vjen 1 orë në dy ditë.
Kjo është një fyerje për banorët e Krujës pasi me bujë të madhe u bë përurimi i ujësjellësit nga Kryeministri por në të vërtetë u pa se ishte një show propagandistik i pushtetit lokal dhe qendror 1 muaj para zgjedhjeve pasi në rubinetat e qytetarëve të Krujës vetëm që ujë nuk ka.
Se ku shkuan 3 milionë euro investim kjo i mbetet organeve kompetente ta hetojnë.

Ne si Parti Demokratike kemi marrë ankesat e shqetësimet e shumë banorëve të Krujës por duke parë interesimin zero të pushtetit lokal dhe qendror për këtë problem, ftojmë të gjithë bashkëqytetarët tonë në një protestë paqësore para Bashkisë Krujë ditën e premte datë 16.07.2021 ora 10:00.
Jemi dhe do të jemi gjithmonë në krahun tuaj për çdo padrejtësi dhe shqetësim tuajin!

Kryetari i PD-Krujë

Eskili, Kalaja, Soreca dhe vetëpërmbajtja e arsyeshme

Genc POLLO

“Kur në një grindje me një kundërshtar duke kërkuar të drejtën tënde legjitime ti ekzagjeron, atëherë e drejta mund të të braktisë; dhe më keq akoma e drejta mund të kalojë edhe në krahun e kundërshtarit tënd.” Ishte Eskili i madh para 2500 vjetësh ai që ka lënë një formulim mbresëlënes të këtij parimi moral në tragjeditë e tij Lutëset e Persët. Pas këtij vigani të Greqisë klasike ky parim gjeti udhë e u konsolidua në kulturën e ligjshmërinë europiane.

Mendova se është rasti ta sjell në vëmendje këtë parim eskilian teksa lexova se një aktiviste e Aleancës për Teatrin e fajësoi shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë se ishte orvatur të ndikonte Gjykatën Kushtetuese për një vendim në favor të Qeverisë e të Bashkisë në çështjen e Teatrit Kombëtar.Pak ditë më vonë aktivistja depozitoi një kallzim penal në SPAK ku përfshihej kërkesa për shpalljen të padëshirueshëm të shefit të Delegacionit. Prova apo dëshimi për orvatjen e supozuar nuk u bënë të njohura.

Me gjasë aktivistja nuk ka të tilla veç dyshimeve e bindjeve të veta. Kaq do të mjaftonte që akuza publike e pastaj penale të shpallet pa vend e pa sens. Për të mos folur për absurditetin juridik të përzjerjes së SPAKut me personae non grata.

Shumëkush do e kuptonte frustrimin e mosbesimin e aktivistëve pro Teatrit. Në korrik 2019, Delegacioni lëshoi një deklaratë fatkeqe duke thënë se ligji special Fusha, tashmë i amenduar, garantonte konkurrencën dhe përputhej me direktivat europiane. Reagimet negative në masë bënë që Delegacioni po atë ditë të rinterpretonte deklaratën duke i dhënë asaj një kuptim të kundërt.

Por tashmë dëmi ishte bërë: në konfliktin për Teatrin Kombëtar ku palët perceptoheshin nga publiku si përfaqësuese përkatësisht të Barbarisë e Civilizimit, Delegacioni u duk sikur u rreshtua në anën e gabuar. Dëmtimi i besimit publik është një kosto e parekuperuar ende sot.

Por të jemi korrekt e t’i shohim gjërat në perspektivë: në vijim Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe disa shtete anëtare të BE bashkuan zërin në favor të kauzës së Teatrit me intelektualë publikë të shumtë nga gjithë Europa përfshi edhe nobelistë. Si dhe protestuan me zë të lartë kur panë të zhgënjyer se nuk e kishin frenuar dot barbarinë. Besoj që edhe për kaq duhet që të tërë t’u jemi mirënjohës. Sepse në këtë botë të trazuar mund edhe të ishin marrë me hallet e tyre dhe jo me fatet e nje godine të ndërtuar në vitet 30. Siç edhe bënë segmente të tjera të komunitetit ndërkombëtar.

Një Shqipëri demokratike e rrënjosur në komunitetin e në institucionet euroatlantike e ka të nevojshme zvjerdhjen nga një lloj vartësie e tepruar psikologjike dhe nga perceptimi ende romantik i tyre. Mund të rastisë që veprime të veçanta të ndonjë funksionari të huaj të motivohen nga moskuptimi, gabimi i gjykimit apo edhe nga neglizhenca e ndikimi i paduhur. Madje duhet të pranojmë se në raste të veçanta veprimet mund të motivohen nga interesa speciale që mund të mos përputhen me interesin publik shqiptar. Kjo është bota reale në te cilën jetojmë dhe duhet të mësohemi t’a përballojmë si të rritur. Por pa cënuar luajalitetin me komunitetin e me institucionet euroatlantike.

Kjo kërkon realizëm edhe në qasjen me Bashkimin Europian. Refuzimi poshtërues i KM Rama ndaj thirrjes së Komisionit Europian (si dhe Londrës e OSBE-së) për emërimin e kryetares së AMA-s nuk ishte ndonjë rrufe në qiell të kaltër. Ai pasqyron një trend disa vjeçar në rajon që karakterizohet nga erozoni i demokracisë e ligjshmërisë, neglizhenca e Brukselit ndaj ketij zhvillimi negativ e si pasojë dobësi i ndikimit transformativ europian. Studjues të shumtë në Europë te alarmuar nga këto konstatojne në Ballkanin Perëndimor po bëjnë thirrje për një qasje më shumë efektive e më pak burokratike. Por ky rishikim do te marrë kohë.

Ndërkohë është e gabuar të ekzagjerohet duke transferuar fajet e korruptokrateve vendas tek diplomatët europiane. Fajtorët për barbarinë e Teatrit janë Rama e Veliaj. Madje edhe turmat pandërgjegje të deputetëve e këshilltarëve që votuan qorrazi nuk e meritojnë dhe aq këtë cilësim.
Por të shpallësh të tillë shefin e Delegacionit është jo vetëm e çuditshme por edhe amorale si dhe kundërproduktive. Mbase është thjesht një lajthitje vere. Unë, si dikush që ka parë tek Aleanca për Teatrin lëvizjen qytetare më të bukur ne dekadat e fundit, do të shpresoja që ata të korrigjonin kursin e ta arkivonin këtë episod duke tërhequr akuzat e duke kerkuar ndjesë; në mënyrë që të mund të përqendrohen tek barbarët reale e kauza fisnike e rindërtimit të Teatrit siç ishte.

Ish ministër e deputet
14 korrik 2021