24.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025

Berisha, dy pyetje për Edvinin dhe çdo qytetar të Vlorës lidhur me betejën Rama-Leli

Dy pyetje per Edvinin dhe çdo qytetar te Vlores lidhur me betejen Rama-Leli

1-Beteja me Lelin a ka lidhje me qendrimin e tij ndaj zhvillimit te pronave qe spas akuzave me ze dhe figure Rama u rrembeu pasi u be kryeminister i kushurinjve?

2- Emerimi i famozit Qendro, ekspertit te 8 fishimit te çmimive te ndertimit te rrugve me parate e buxhetit si nenkryetar fuqiplote a mos lidhet me ndonje projekt konkret qe i ke vene syrin per ndertim me 8 fishim te çmimeve te ndertimit?

Ketu me poshte keni nje analize te marredhenieve Rama-Leli te cilen sipas deshires mund te lexoni. sb

Rasti i çuditshëm i Dr.Lelit dhe Z. Rama; si u shpall kryebashkiaku ‘armik i partisë’

18:02, 14/07/2021
Përplasja mes kryetarit të bashkisë dhe këshilltarëve bashkiakë të Partisë Socialiste është kthyer në shqetësim për qytetarët e Vlorës, të cilët ankohen se shumë pak vëmendje po i kushtohet problemeve të qytetit

Pritej të ndodhte një gjyq popullor, i ngjashëm me ata që mbaheshin gjatë regjimit komunist, por me 30 qershor, dera e teatrit “Petro Marko” në Vlorë ishte e mbyllur.

Ndërsa anëtarët e Këshilit Bashkiak u mblodhën për të dytën herë brenda muajit për t’i kërkuar llogari kryetarit të bashkisë për atë që ata e quajnë ‘shqetësimi i komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve në qytet’, Dritan Leli i priste online.

Këshilltarët kërkojnë që ballafaqimi midiskryebashkiakut dhe Këshillit të ndodhë drejtpërdrejt në skenën e teatrit me 130 vende të ndërtuar në vitin 1977.

Ndryshe nga anëtarët e Këshillit, Leli insiston që mbledhja të mbahet ‘online’ për shkak të masave të distancimit social, që synojnë parandalimin e shpëndarjes së COVID-19.

Kufizimet e vendosura nga autoritet për parandalimin e koronavirusit të ri janë një temë e nxehtë debati politik në të gjithë botën, por përplasja midis këshilltarëve socialistë të Vlorës dhe kryebashkiakut – mjek radiolog nga profesioni, ka pak lidhje me pandeminë dhe shëndetin publik.

Ajo i ka rrënjët në thyerjen e marrëdhënies mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut socialist, pas refuzimit të këtij të fundit për ta dorëzuar mandatin në këmbim të kandidimit të tij si deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Refuzimi i Lelit solli dhe dëbimin e tij nga Partia Socialiste, e cila nëpërmjet deputetëve të qarkut Vlorë dhe anëtarëve të këshillit bashkiak por kërkon me insistim dorëheqjen dhe largimin e tij të parakohshëm nga detyra.

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli i tha BIRN se ai nuk kishte kandiduar për deputet, pasi nuk e shihte më të ardhmen e tij në politikë.

“Nuk refuzova, thjesht nuk dëshiroj një stacion tjetër në politikë pas përfundimit të mandatit të dytë në drejtimin e bashkisë,” tha Leli.

Divorci nga partia

Përpara se të zgjidhej kryebashkiak i Vlorës në vitin 2015, Dritan Leli ia kishte kushtuar jetën fushës së mjekësisë, ku mban gradën Doktor i Shkencave nga universiteti “La Sapienza” i Romës.

Gjatë prezantimit të tij si kandidat gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të vitit 2015, Rama pati deklaruar se kryebashkiaku i Vlorës do të gëzonte të gjithë mbështetjen e qeverisë për transformimin e qytetit.

“I japim mbështetjen e plotë Dritanit si kryetari më i ri i bashkisë së re,” dekaloi kryeministri në një takim elektoral në 7 maj 2015. “Dritani do jetë në gjendje ta kthejë Vlorën në drejtimin e duhur dhe të shfrytëzojë potencialet e kësaj zone,” shtoi ai.

Në zgjedhjet vendore të qershorit 2015, Leli u zgjodh kryebashkiak me një diferencë prej 15 mijë votash kundrejt rivalit të tij të djathtë nga Partia Demokratike.

Siç kishte premtuar edhe Rama gjatë fushatës, në katër vitet që pasuan, bashkia e Vlorës u bë një nga përfituesit më të mëdhenj të projekteve qeveritare të Rilindjes Urbane, ku spikati zgjerimi i lungomares e financuar nga Bashkimi Europian.

Katër vitet e para të Lelit në krye të bashkisë së Vlorës – rajon që gëzonte një vëmendje të shtuar nga kryeministri Rama për shkak se ishte dhe zona e tij elektorale – ishin relativisht të qeta dhe të patrazuara.

Ai fitoi një mandat të dytë në krye të bashkisë në zgjedhjet vendore të vitit 2019, të cila u bojkotuan nga opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kritikat e para të kryeministrit Edi Rama ndaj kryebashkiakut Leli u regjistruan në korrik 2020. Në një takim me strukturat e Partisë Socialiste të fshatit Zvërnec, Rama tha se Leli kishte shfaqur mangësi në drejtimin e bashkisë së Vlorës dhe në menaxhimin e punëve publike. Pak ditë vonë, gjatë një vizite në të njëjtën zonë, kryeministri shpalli emërimin e Afrim Qendros si nënkryetar të Bashkisë Vlorë.

Më herët, Qendro mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, prej nga u largua në janar 2019 pasi emri i tij u lakua në aferën e tenderit të Unazës së Madhe të Tiranës, i cili u fitua nga një kompani guaskë e regjistruar në SHBA me dokumente të falsifikuara.

Ardhja e Qendros vetëm sa i përkeqësoi raportet e Lelit me bazën e Partisë Socialiste dhe në bashki pati një valë shkarkimesh të atyre që u konsideruan si të afërt apo përzgjedhur nga kryebashkiaku. Kjo solli zëvendësimin e drejtorit të Taksave Vendore, drejtorit të Urbanistikës, atij të Projekteve si dhe drejtorit të Ujësjellësit.

Për gati një vit përpara zgjedhjeve parlamentare, strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë u ndanë në dy grupe interesi. I pari udhëhiqej nga ish-ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe tjetri nga kryebashkiaku Dritan Leli.

Pas refuzimit të Lelit për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit, Rama qartazi u distancua nga Leli duke e dëbuar nga Partia Socialiste.

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona,” shkroi në një letër që iu paraqit në 10 mars Asamblesë së PS së Vlorës. “Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë,” shtoi Rama, i cili u kërkoi socialistëve që të mos e sulmonin kryebashkiakun gjatë fushatës, por të fokusoheshin në sigurimin e një mandati të tretë.

Dezertor nga partia

Pas triumfit të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, sulmet ndaj kryebashkiakut Leli nuk vonuan. Në një video të publikuar në 2 maj në faqen Facebook të kryeministrit, Rama shfaqet duke biseduar me një drejtues punimesh në kantierin e zgjerimit të lungomares, të cilit i thotë se punët duhet të ecin më shpejt dhe ata nuk duhet të presin “të vdekurin e bashkisë.”

Komenti i Ramës duket se ka vënë në lëvizje këshilltarët e bashkisë Vlorë dhe deputetët e Partisë Socialiste, të cilët nisën më pas një fushatë për largimin kryebashkiakut Leli.

Këshilli Bashkiak i Vlorës, i cili përbëhet nga 49 këshillatrë të majtë dhe vetëm 2 të Bindjes Demokratike, kërkoi të mbante një mbledhje në 15 qershor, ku i kërkonte krybashkiakut të raportonte mbi gjendjen e shërbimeve publike.

Kërkesa e këshilltarëve u ndoq nga sulme publike drejtuar Lelit nga deputetët e Partisë Socialiste të qarkut Vlorë, të cilët i kërkonin kryebashkiakut të largohej.

‘Kulturalisht e politikisht, ai nuk e përligj më besimin që i është dhënë,” shkroi në një op-ed deputetja Vilma Bello.

“I ka hyrë një sfide që nuk ka asnjë fije lidhje me dinjitetin, d.m.th të qëndrojë medoemos aty ku jo thjesht nuk mund të japë më, por, pikërisht për këtë shkak, të shtiret duke u rropatur, pa asnjë dobi për Vlorën,” shtoi ajo.

Në të njëtën linjë, edhe deputeti tjetër i qarkut Vlorë, Fate Velaj nuk i kurseu etiketimet fyese ndaj kryebashkiakut socialist.

“Dritan Leli ashtu pa forma dhe dinjitet siç erdhi, gjysmak dhe tinzar, ashtu dhe do iki,” shkruante Velaj në një shkrim të botuar në 7 qershor.

“Ishte personi që erdhi me qëllim të caktuar si kaçaku që thikën e mban mes dhëmbëve dhe kërkoi të gjakosë këdo që mendon se është gjahu i tij por, siç e shkruan dhe ti, fatkeqësisht, ishte qyteti i Vlorës me të cilin atë nuk e ka lidhur kurrë asgjë, gjahu i tij,” shtoi ai.

Disa këshilltarë të Këshillit Bashkiak, të cilët nuk pranuan të identifikohen me emër, i thanë BIRN se kërkesa për mbledhjen jashtë rradhe dhe ‘llogaridhënien’ e Lelit kishte ardhur nga Partia Socialiste dhe se ata ishin thirrur vetëm për ta firmosur.

Megjithatë, mbledhja e 15 qershorit nuk u realizua për shkak të divergjencave midis këshilltarëve dhe kryebashkiakut, nëse ajo do të mbahej online ose në teatër. Tre ditë më vonë, me 18 qershor, në atë që u perceptua si një provë force, Këshilli Bashkiak u mblodh në një sallë të Universitetit të Vlorës dhe rrëzoi kërkesën e kreut të bashkisë për lirimin nga detyra të sekretarit të Këshillit, Agron Gjepali, i cili kishte mbushur moshën e pensionit.

Në një takim me socialistët e Vlorës në 27 qershor, kryeministri Edi Rama do ta cilësonte Lelin si dezertor ndaj familjes së tij politike.

“Ne si parti menduam që Leli të kandidonte si deputet, ai dezertoi në këtë betejë,” tha Rama, i cili shtoi se nuk kishte asgjë personale kundër kryebashkiakut. “Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen, nuk pranon në këtë formë, në do vijojmë betejën,” shtoi ai.

Gjatë mbledhjes, Rama u mundua gjithashtu t’u vinte fre spekulimeve se kërkesa për ta kandiduar për deputet Lelin, synonte t’i hapte rrugën nënkryetarit Afrim Qendro për t’u ngjitur në krye të Bashkisë.

“Teorive të konspiracionit për emërimin e Afrimit si kryetar bashkie pas Lelit nuk qëndrojnë dhe nuk kanë për të qëndruar asnjëherë,” raportohe të ketë deklaruar Rama gjatë mbledhjes.

“Afrimin e solla unë në Vlorë të bënte punët publike, që nuk bënte Dritan Leli,” shtoi ai.

Teatër politik

Kushdo qoftë arsyeja për prishjen e marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Dritan Leli, për shumë vlonjatë përballja ka marrë formën e një gjyqi politik.

“E shoh fiks si gjyqi i partisë për Kadri Hazbiun,” tha biznesmeni Ervin Sota. “Dhe me Lelin nëpërmjet këtij teatri totalisht politik, nëpërkëmbet për fat të keq edhe dinjiteti ynë si vlonjatë,” shtoi ai.

Ish-shef i Sigurimit dhe Ministër i Brendshëm, Kadri Hazbiu ishte një nga drejtuesit më të lartë të regjimit komunist, përpara arrestimit të tij në tetor të vitit 1982. Pas gati një viti hetuesi në 10 shtator 1983, Hazbiu u ekzekutua pasi u dënua për tradhti të lartë ndaj atdheut si “armik i popullit dhe i Partisë.”

“Eshtë për t’u theksuar që pikërisht në qytetin tonë, Vlorë ka edhe një precedent tjetër po identik, që për hir të kapriços së lidershipit, kryqëzohet kryetari i bashkisë,” theksoi Sota, duke iu referuar ish-kryebashkiakut Shpëtim Gjika.

Një nga kryebashkiakët më jetëgjatë të Vlorës, Shpëtim Gjika u largua nga Partia Socialiste në vitin 2015, pas mosmarrëveshjeve me kryeministrin Edi Rama. Një vit më vonë, ai vu nën akuzë nga prokuroria për falsifikim dokumentesh dhe dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin. Tre vjet më vonë, Gjika u u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Shpëtim Mahmutaj, një nga dy anëtarët e Këshillit Bashkiak që i përket Partisë Bindja Demokratike, i tha BIRN se lufta mes këshilltarëve të majtë dhe kryebashkiakut nuk ishte e mirë për qytetin.

“Ka një eksportim të problematikave që Partia Socialiste ka në këshill, kanë lindur që përpara fushatës elektorale, dihen nga gjithë opinioni dhe në vazhdimësi është pjesë e një zinxhiri ngjarjesh brenda PS që janë eksportuar në këtë moment brenda këshillit,” tha ai.

“Si këshilltar i Bindjes Demokratike e quaj të papërshtatshme. Vetëm shkresat që po prodhohen këto ditë – si nga administrata e bashkisë dhe këshilli, si dhe impenjimi për çështje të tilla ka sjellë anashkalimin e prioriteteve të qytetarëve,” shtoi Mahmutaj, ndërsa theksoi se “kjo situatë nuk ishte normale.”

Ngjashëm me këshilltarin bashkiak të opozitës, edhe shumë qytetarë e shohin përplasjen politike që ka përfshirë Vlorën si të panevojshme.

“Është e shëmtuar që Vlora po merret me politikë dhe jo me shqetësimet e qytetarëve,” tha Seit Jonuzi, një pensionist nga Vlora. “Tani u kujtuan se kush është Dritan Leli,“ u ankua ai, ndërsa theksoi se kjo situatë është “tejet e lodhshme për qytetin dhe për mbarëvajtjen e punëve të qytetit.” /Reporter.al/

Denoncimi, Ardi Veliu drejton trafikun e shqiptarëve drejt Britanisë, shuma që paguhet, 25 mijë pund

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon se, trafikun e shqiptarëve drejt Anglisë e drejton vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Sipas qytetarit, rrjeti ilegal i drejtuar nga Veliu kalon shqiptarët me dokumenta fallco nga Rinasi në drejtim të Britanisë kundrejt shumës 25 mijë paund.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncon Ardi Veliun se drejton vet trafikun me Britanine e Madhe!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

mirembrema doktor , doja me nda me ju nje informacion

Ardi Veliu operon ilegalisht tek aeroporti nen tereza duke kaluar shqiptaret me dokumenta fallco per Anlgi me shum prej 25 mij paund , po te investigoni iu del nje rrjet shum i gjer qe punon aty

Shum djem te ri po trafikohen me ik ne angli dhe ai i zhvat shqiptaret ne kte lloj menyre, nje nga ata jam dhe un ku mu be nje propozim i till por qe nuk pranova

Anonim te lutem

Gjith te mirat per ty dhe familjen tende

Flet e moshuara që u dhunua nga policët e Veliajt: E marrin mallin dhe e ndajnë me njëri-tjetrin

E moshuara që u dhunua nga policët bashkiakë një ditë më parë ka folur ekskluzivisht për Fax News, duke treguar përplasjen me punonjësit e policisë bashkiake të Tiranës.

E moshuara, e cila ka humbur një djalë, tregon se policët deshën që t’i merrnin karrocën por kjo nuk i lejoi ta merrnin duke preferuar më mirë t’i hidhte produktet mes të rrugës.

Shitësja e moshuar i akuzoi policët që çdo ditë i sulmojnë shitësit ambulantë duke i marrë produktet dhe duke i çuar në shtëpitë e tyre. E pyetur sa fiton në ditë nga produktet e shitura, e moshuara tregoi se fiton rreth 10 mijë lekë.

“Erdhën ata dy me fuoristrada. Erdhën me morë karrocën. Unë i thashë karrocën jo. Gjallë karrocën s’jua jap. Un ni t’mor karrocën, n’i ta tërhek dhe e ktheva midis xhades.

Unë jetoj në Fushë-Krujë, por shes në Tiranë. Më kanë ngacmu por jo shumë si gjithë tjerët. Ene iher ma kanë morë karrocën.

Unë jam fshatare vetë i prodhoj vetë. Unë fitoj rreth 10 mijë lekë. Ata e marrin mallin dhe e shpërndajnë për vete. I marrin për vete. Është një gru prej Bubqi përditë i marrin vezë, vaj. Ditë për ditë i marrin dhe i ndajnë me njëri tjetrin. Djali më ka vdekur sepse ju mbush mëlçia me ujë“, tregon e moshuara.

Dënim qesharak për policin që vrau Klodian Rashën, shpërthen babai i tij: Çfarë drejtësie është kjo?

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg efektivin Nevaldo Hajdaraj, i cili përmes gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 10 vite burg, pasi vrau gjatë ushtrimit të detyrës të riun Klodian Rasha.

Babai i Klodian Rashës, të riut që u vra pranë shtëpisë së tij, teksa ishte duke lëvizur në trotuar, u shpreh se kjo e sotmja nuk ishte drejtësi, dhe dënimi për efektivin do të duhej të ishte një shembull që raste të tilla të mos përsëriteshin më kurrë në vendin tonë.

“Do vijë momenti që do ti themi disa gjëra. Sot është momenti. Dua tju falënderoj ju nga zemra për punën fisnike që keni kryer që nga dita e parë deri tek dita e sotme. Falë jush shumë gjëra morën rrugë, pavarësisht inskenimeve që u munduan me të gjitha format.

Falënderoj çdo person që ka trokitur në derën time nga dita e parë deri sot në ditën e 216, falënderoj çdo qytetar që mbushën sheshet. Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie. Ishte një makabritet që e kreu një sekt që çdo lloj epiteti mund të vendosësh vetëm epitetin njeri jo.

Ai për të cilin paguan taksa, një lloj huligani, padrejtësisht vret një djalë i ri në rrugicën e shtëpisë së vetë. Pavarësisht alibisë, ngjarjes, tragjedisë, arriti deri aty sa viktima të marrë pozicionin e kriminelit dhe krimineli me petkun e viktimës. Është një ngjarje që ka tronditur jo vetëm themelet e familjes sime, por të m barë shoqërisë, por edhe shtetit. Kjo njollë e zezë nuk do i hiqet. Mesazhi im një, fëmija im ik, u varros, por fëmija juaj, gjaku është njëlloj si i të gjithëve.

Mendoja që me këtë rast të shërbejë një shembull për këta që janë gjallë, të shërbejë si simbolikë që edhe ju kini kujdes ruajini fëmijët tuaj. Si mund ta quash drejtësi, kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të lapsit i jep gjykimin e shkurtuar. Mendoj dhe besoj tek drejtësia e re që po ngrihet. Unë e kam kërkuar drejtësinë që ditën e parë, por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se mund ta gjejë askush”, tha Qazim Rasha për gazetarët.

Pse i hapi gjithë këto procese pas zgjedhjeve? Lubonja: SPAK punon me regji, regjisori është Edi Rama!

Analisti Fatos Lubonja ka folur për operacionet e SPAK dhe arrestimet e disa zyrtarëve. Ai tha nw News 24 se për të është me regji dhe se regjisor është kryeministri Edi Rama dhe pushteti.

Sipas tij, në krye të mandateve Rama ka bërë operacione të kësaj natyre, për të thënë që tani po ndërtojmë shtetin, teksa pyet më pas pse pas zgjedhjeve këto operacione të SPAK?!

“Përgjithësisht është përdorur fjala regji. Ideja është SPAK është me regji, këto janë veprime që bëhen me regji. Pikëpyetja është cili është regjisori? Nënkuptohet se njëri nga regjisorët kryesorë që mendohet është vetë Edi Rama. Ka një ide që jo regjisori mund të jenë amerikanët, ambasada amerikane, një ide tjetër vetë SPAK po bën një aksion me regji, diçka që është e programuar. Ashtu si mund të ngremë dhe pyetjen mos vallë regjisori është dinakëria e të arsyeshmes? Pra dhe kur ndodhin gjëra për qëllime të këqija dhe arsyeja ka arsye. Unë mbetem i idesë që duke parë hap-pas hapi ngjarjen këtu ka një regji, në vështrimi ne parë regjia është Edi Rama, pushteti. Po të shikosh në krye të mandateve ka bërë operacione të kësaj natyre, që po ndërtojmë shtetin, prishja e ndërtimeve pa leje, puna e dritave, operacion për ata që duhet të mbanin në makina pajisjet mjekësore. Ka pasur aksione të tilla të cilat pastaj janë harruar dhe kanë krijuar idenë, tani po ndërtohet shtet, ky po ndërton, por gjithnjë kemi parë një shtet gjithmonë e më të kapur.

Pse them regji, për shembull se një pyetje mund të ngrihet, ore mirë ky SPAK pse i hapi gjithë këto procese pas zgjedhjeve dhe jo para zgjedhjeve? SPAK duhet të jetë i pavarur nga politika, e hap procesin kur maturohet.Si ka mundësi e hapi procesin dhe arrestimet u bënë pas zgjedhjeve?”, deklaroi Lubonja.

Qëndrimet e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët dhe ministrat, tonet e ashpra, Lubonja i komentoi si pjesë të regjisë dhe në funksion të propagandës.

“Gjithmonë me idenë që tani do ndërtojmë shtetin, për t’iu thirrur përgjegjësive të tyre shtetërore. Është pjesë e regjisë. Gjithmonë në funksion të një propagande. Duhet të kemi parasysh që peshku qelbet nga koka, jo nga bishti. Kryeregjisori i së keqes në kuptimin e gjithë këtij sistemi që është ndërtuar, korrupsioni, lidhjen e krimit me politikën, është Edi Rama. Këto punë i ka filluar që në bashki, duke e bërë Tiranën nga qytet të qytetarëve, në qytet të oligarkëve, është histori e gjatë, pastaj pastrimi i parave. Të gjitha këto nuk bëhen dot pa një regjisor se është dhe kryedhënësi i lejeve të ndërtimit. Prandaj ai SPAK, në qoftë se shkon deri tek ca nëpunës anonimë, ne mund të njihnim Ndrecën dhe Lleshajn, po ata poshtë jo. Pyetja që ngre çdo njeri, si ka mundësi që në këtë vend, në këtë Shqipëri, ku njeh dreqi të birin, kalokan shifra të tilla e nuk di gjë ministri e sekretari i përgjithshëm? Janë shenja të regjisë dhe propagandës”, tha ai.

A ka një ngjashmëri të aksioneve të SPAK me atë të quajtur “manni puliti” (duar të pastra) në Itali në fillim të viteve ’90? Lubonja thotë që jo, madje flet për eliminim të partive të vogla dhe rrezikun e një partie shtet.

“Manni pulite meqenëse e përdore ka sjellë vërtetë një përmbysje të një klase politike në Itali, por nuk besoj se është në rastin në fjalë. U shkatërrua partia demokrastiane më e rëndësishme në Itali dhe u bë një rikonfigurim se jo të gjithë dolën nga skena, por dolën nga skena politikanë shumë të rëndësishëm dhe njëkohësisht u godit një sistem që kishte të bënte me partitë që financoheshin në mënyrë të paligjshme, nga bizneset. Pra, kapja e partive dhe nëpërmjet kapjes së partive, kapja e shtetit. Mua më duket se jemi shumë larg kësaj. Ajo ndodhi në atë kohë sepse ra muri i Berlinit, iku rreziku i komunizmit dhe disa thonë se CIA ra dakord, por ra dhe arsyeja për të qëndruar këta. Ra një lloj sistemi i ngritur i partitokracisë që kontrollonte shtetin. Unë nuk besoj që në Shqipëri ka rënë partitokracia, jemi në një proces tjetër, në eliminimin e partive të vogla dhe ndërtimin e partisë shtet, e një partie të vetme, Edi Rama që i kërcënon ata në emër të SPAK-ut flet për partinë shtet. Ndërkohë që nuk mund të flasë një politikan në Itali, të kërcënojë me burg. Magjistraturat dolën si forcë jashtë partive dhe kundër partive kryesore. Nuk e shoh këtë në Shqipëri, shoh partinë shtet që bën sikur bën drejtësi, siç bënte Enver Hoxha”, u shpreh Lubonja.

Lidhur me vijueshmërinë e aksionit të SPAK dhe kë mund të prekë, ai theksoi se mund të shtrihet tek kundërshtarët politikë.

“Aksioni i SPAK mund të vazhdojë në qoftë se është me regji, regjia ka disa objektiva. Aksioni i SPAK mund të shtrihet tek disa figura kundërshtarësh politikë, duke u justifikuar me këto që po bën tani, por që janë figura irrilevante në kuptimin e rëndësisë së partisë. Simbolizojnë 0 që i vijnë mbrapa 1-shit”, tha ai.

Duke i kthyer tek politika dhe sa kjo opozitë mund të shërbejë si kundërpeshë e pushtetit, Lubonja tha se pikëpyetja e madhe është a mundet më të bëhet kundërpeshë?!

“Ju thatë që është politika si në heshtje, por besoj ato që thashë përpara për këto aksione dhe ato janë politikë, nuk janë drejtësi e thjeshtë. Për partitë, kam lexuar komentet lidhur me çfarë duhet të bëjë PD, Mark Marku, Gjekmarkaj që ngrenë me shqetësim se sa parti mund të bëjë opozitarizmin e vërtetë që ka nevojë, dhe unë e ndaj këtë shqetësim. Nuk më duket që PD mund të bëjë kundërpeshën, por pikëpyetja e madhe është a mundet më të bëhet kundërpeshë. Ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm por që të bëjë kundërpeshë, duhet të shtojë peshën, të hapet, të fusë sa më shumë njerëz brenda partisë, edhe mbështetës dhe kjo kërkon një rishikim të shumë qëndrimeve, shumë mbylljeve, hapje mendje dhe hapje njerëzore”, tha Lubonja.

Për hapjen e PD dhe ndryshimet e statutit, ai theksoi se Basha nuk mjafton më si një lider për të sfiduar këtë parti-shtet, duhet një lëvizje.

“Ky ishte momenti që mund të hapet, por edhe një moment kur u bë luftë për pushtet brenda partisë. Ajo nuk ndihmoi që partia të hapet, akuzat ndaj njeri-tjetrit nuk e di sa mund t’i shërbejë hapjes. Apo duhet ndryshuar struktura.

Basha edhe për arsye të së kaluarës së tij dhe gjithë problemeve, nuk mjafton më si një lider për të sfiduar këtë parti-shtet, duhet një lëvizje, shumë rryma që bashkohen që kanë një interes të përbashkët dhe që mund të ndahen më pas, por që sjellin një përmbysje”, deklaroi Lubonja.

Kruja 1 muaj pa ujë, deputetja e zgjedhur Bakiu kërkon ndërhyrjen urgjente të Bashkisë

Prej një muaji qyteti i Krujës është pa ujë. Qytetarët kanë javë që krëkojnë ndërhyrjen e institucioneve, por askush nuk reagon. Vetëm pak vite më parë kreu I qeverisë inauguroi në kët qytet ujësjellësin e ri.

U shpenzuan plot 5 milionë euro jo që Kruja të ketë ujë, por që Kruja të mos ketë ujë. Ku kanë shkuar ato para ndërkohë që qytetarët e Krujës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm?

Deputetja e zgjedhur e PD në Krujë, Merita Bakiu ka kërkuar sot ndërhyrjen urgjente të Bashkisë ss Krujës dhe të Ujsjellësit për të furnizuar Krujën me ujë. Ajo ka kërkuar nxjerrjen e përgjegjësve për të gjithë ata që kanë lënë qytetarët pa ujë.

“Sot dorëzova kërkesën urgjente pranë Bashkisë Krujë për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë të qytetit te Krujës. Kam afro një muaj që kete shqetësim ia kam ngritur disa herë drejtorit te ujësjellësit dhe Kryetarit të Bashkisë Krujë.

Asnje masë e marrë nga ana e tyre. Kryetari gjate fushates premtoi 24 ore ujë,unë po i kerkoj minimalisht vetëm 2 orë ujë cdo dite .Do vazhdoj të insistoj deri në zgjidhjen e problemit tonë të përbashkët”, shprehet deputetja e zgjedhur, Merita Baku në reagimin në rrjetet sociale.

Tire sanitarja dhe Tire qeveria, reagimi i fortë i Berishës

Miq, Tirja eshte sanitarja qe ju merrte leke familjareve te te semureve me covid per sherbime ndaj tyre dhe qe nuk ua bente. Mediat u moren gjate me te drejte me Tiren jo aq per personin por per fenomenin ryshfetin, korrupsionin e shnderruar ne sistem ne qeverine e kreut te meduzes dhe per te cilin Shqiperia se fundi sipas Bankes Boterore renditet e dyta ne bote.

Dje doli se zevendes ministrja e brendshme Voda apo Tire qeveria merrte shume te medha per punesim te qytetareve. Ne kete kontekst mund te thuhet se:

Tire qeveria eshte si moter binjake por jo siameze me Tire sanitaren.

Jane binjake ne aktin e tyre te ulte, ryshfetin gjoben ndaj qytetareve per xhepat e tyre. Te dyja jane hajdute xhepi dhe me keq.

Por perseri dallimi midis Tire sanitares dhe Tire qeverise eshte aq i madh sa dallimi midis Edvinit dhe nje shoferi te kryeministrise

Tire sanitarja niste diten e punes me uturak ne dore per te semuret rende. Kurse Tire qeveria niste diten e punes si personi me vokal, si ylli i narkoqeverise se Edvinit. Ajo ishte para kamerave televizive ne krah te Edvinit ne inspektime, e deleguara e tij ne studjo televizive, lajme dhe debate, ne pritje dhe ne delegacione jashte vendi. Per te gjitha keto u tha se ajo u largua nga qeveria per shkak te zilive te forta qe ngjalli tek tiret te tjera dhe ne veçanti tek ndrikullat Balluku, Manastirliu dhe Xhaçka.

Ne veçanti kjo zili u be verbuese kur Tire qeveria u emerua komandante e Shtabit kunder pasojave te termtetit ne Durres krahu i djathte i kreut te meduzes te Edvinit.

Por perseri midis Tire qeverise dhe Tire sanitares ka dallime te tjera, te njejta me ato qe ekzistojne midis kreut te Meduzes dhe te themi nje shoferi ne kryeministri.

E para merr nje rroge prej 2000€ ne muaj e dyta merr nje rroge 10 here me te vogel.

Tire sanitraja u arrestua ne krye te detyres me kamera madje edhe me shoqet me te cilat kishte folur ne telefon. Kurse Tire qeveria u shkarkua ne heshtje varri kohe me pare pasi prokuroria e partise njoftoi kreun e meduzes per aktin e saj.

Se fundi, Tire sanitarje jo vetem u arrestua menjehere dhe perfundoi direkt ne qeli, kurse Tire qeveria u la arrest shtepie sepse ishte ylli i narkoqeverise! sb

Publikohet audio e re e Perez: Ronaldo është idiot, i sëmurë, ndërsa Mourinho anormal

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, vijon të futet thellë e më thellë në një skandal të publikimit të audiove të tij, në të cilat ai dëgjohet duke i fyer rëndë legjendat e Real Madridit.

Në një audio tjetër të zbuluar të mërkurën, Perezi godet dy ish-pjesëtarë shumë të rëndësishëm në historinë e Real Madridit, Cristiano Ronaldon dhe Jose Mourinhon.

Në këtë audio, që përmban komentet e tij nga tetori i vitit 2012, presidenti i Real Madridit i kritikon dhe i fyen yjet portugez të klubit në atë botë.

Në këtë audio të publikuar nga El Confidencial, Perezi e fyen Ronaldon: “Ronaldo është i çmendur. Ky djalë është idiot. Është i sëmurë. Ju mendoni se ky lojtar është normal, por ai nuk është. Sikur të ishte, nuk do t’i bënte gjithë këto gjëra që po i bën”.

“Gjëja e fundit budallallëqe që e bëri ai, të cilën e pa e gjithë bota… pse mendoni se ai do të bënte diçka kaq budallallëqe?”

Perezi e kritikoi Ronaldon dhe Mourinhon duke i akuzuar se janë egoistë.

“Jorge Mendes (menaxheri i tyre) nuk mund ta kontrollojë Ronaldon dhe as Mourinhon. Asnjërin. Madje edhe në intervista, ata nuk e dëgjojnë atë. këta dy persona kanë ego të tmerrshme. Ata janë anormal sepse po flasim për shumë para për të drejtat e imazhit. Me atë fytyrë që kanë ata, me shikim tërbues, fakti që askush nuk i pëlqen… nëse publiciteti do të ishte ndryshe, çdo gjë ndryshon”, kishte thënë Perez.

Ronaldo i kaloi nëntë vjet në Real Madrid, nga viti 2009 deri më 2017, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe duke i fituar katër tituj në Ligën e Kampionëve dhe dy në La Liga. Mourinho i kaloi tri vjet në krye të skuadrës në Madrid, nga viti 2010 deri më 2013, duke e fituar titullin në La Liga në vitin 2012.

Në audiot e publikuar dje, Perezi i ofendoi Rual Gonzalezin dhe Iker Casillasin.

“Kryeministrin e kam klient në lokalin tim, por mbreti i vetshpallur nuk ngrihet, ai vetëm jep urdhra”, shpërthen biznesmeni në Vlorë

Përfaqësues të bizneseve në Vlorë kanë dalë në protestë sot për gjobat dhe terrorin policor tek bizneset dhe turistët. Orari policor për muzikën në bizneset në Vlorë ka krijuar shqetësim tek ata të cilët çdo natë përballen me kontrollin policor. Sipas bizneseve, ndërhyrja dhe sjellja e policisë, veçse e padrejtë është edhe arrogante.

Dhjetra biznese kanë marrë gjobë për shkelje të orarit, kjo ka bërë që përfaqësuesit e bizneseve të Vlorës të dalin sot para Policisë në shenjë proteste. Sipas tyre biznesi i Vlorës po goditet qëllimisht për të favorizuar miqtë me restorte të pushtetarëve.

Ditën e sotme përfaqësues të bizneseve në Vlorë të zonës së Lungomarës dhe zonave të tjera bregdetare kanë dalë në protestë për gjobat që u ka vënë policia dhe se po u krijon trysni për të mos kryer siç duhet aktivitetin e tyre. Ata i bëjnë thirrje kryeministrit dhe qeverisë të marrin masa ose në të kundërt do të mbyllin bizneset e tyre si të vetmen përgjigjie të drejtë ndaj gjobave.

Pronar i një biznesi në Vlorë u shpreh se kryeministri Rama ka qenë klient në lokalin e tij dhe nga e hëna bizneset vlonjate do mbyllen sepse janë dëmtuar shumë. ”Kujtoj një shprehje të kryeministrit në parlament ku tha se, “s’keni parë gjë akoma”, nga e hëna do e shohë ai se ç’do bëjmë ne, sepse na ka dëmtuar shumë.

Unë e kam klient dhe i frekuenton lokalet e mia dhe dua që ai të jetë atje dhe të viojë policia të bjëë të njëjtat veprime, por mbreti i vetshpallur nuk ngrihet ai vetëm jep urdhra“, u shpreh një nga biznesmenët.

Një tjetër nga përfaqsuesit e bizneseve u shpreh për Fax News se kanë marrë vendimin në unanimitet të plotë që në rast se askush nuk përgjigjet ata do mbyllin bizneset sepse nuk po ja dalin dot edhe me gjoba dhe me taksa shumë të larta.

“Vetëm nga ky kryeministër presim të na vijë të na menaxhojë lokalet dhe menaxherët do i kalojmë në kamarierë dhe me lekët që do fitojmë nga kjo manovër do ja japim atij me besimin që nuk na vjedh dhe nuk na falimenton biznesin. Na vjen turp që të gjitha bizneset e Lungomarës të goditen fort dhe sjellja e policisë është ekstreme.

Që të gjithë janë në të njëjtin mendim unanim që do ti mbyllim nëse nuk marrim përgjigjie sepse faturat në biznes janë shtuar. Taksat vetëm rriten, biznesi nuk ia del gjithmonë dhe mezi ia dalim të mbajmë familjet dhe për të arritur këtë lloj turizmi që kemi në Vlorë i cili duhet respektuar maksimalisht.

Unë kam parë vetë një rast flagrant kur polici vjen dhe i drejtohet me arrogancë administratorit duke i thënë pse nuk i nxjerr klientët jashtë, po krijojnë këto trysni për të na vështirësuar punën ndërkohë që ne shohim si ti shërbejmë sa më mirë klientëve. Duhet ta kuptojnë pushtetarët ne gjithë vitin vrasim mendjen si të kënaqim klinetët dhe nuk janë aspak të drejta këto ndaj biznesit tonë”, përfundoi ai.

Çfarë po ndodh në Deçan?! Edhe 300 persona të tjerë kërkojnë ndihmë mjekësore, mister shkaku!

Në 24 orët e fundit në Deçan kanë kërkuar ndihmë mjekësore edhe 300 qytetarë të tjerë, të cilët janë paraqitur në spitalin rajonal me shenja helmimi.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.

“Ndërsa, që nga data 10 deri më 14 (korrik) janë gjithsej 1062 pacientë. Prej ora 07:00 deri në 11:00 janë 55 pacientë”, tha ai.

Që nga fundjava e kaluar, banorët e Komunës së Deçanit kanë shfaqur simptoma të helmimit, siç janë marramendje, të vjella, diarre etj.

Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se tashmë ka nisur testimin e mostrave të ujit, të marrë nga kjo komunë, por shkaku i helmimit nuk është përcaktuar ende.

Edhe pse autoritetet kanë dalë në versionin se sipas analizave të kryera, uji nuk është shkak për helmimin masiv të popullatës, sërish në spitalin e komunës paraqiten çdo ditë njerëz që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Në katër ditë, kanë qenë mbi 1 mijë qytetarë, të cilët janë paraqitur në spital me shenja helmimi, që dyshohet të jetë nga uji i pijshëm.

Më 13 korrik, autoritetet lokale shpallën gjendje emergjente në Deçan, për shkak të helmimit masiv të banorëve të kësaj komune.

Po të njëjtën ditë, ujësjellësi “Hidrodrini”, njoftoi qytetarët që furnizohen me ujë nga ky ujësjellës rajonal, se uji ishte i sigurt.

“Informatat dhe gjendja e paqartë me fshatrat e Deçanit janë shqetësim i lokalizuar në vete dhe, siç dihet, të gjithë mekanizmat janë në funksion të zgjidhjes së situatës atje, në shërbim të përmirësimit të shëndetit të qytetarëve”, tha përmes një komunikate për media ujësjellësi rajonal “Hidrodrini”.

“Hidrodrini”, përveç Deçanit, furnizon me ujë edhe Pejën, Istogun, Klinën dhe Junikun.