18.5 C
Tirana
E hënë, 14 Korrik, 2025

Droga dhe “rilindja serbe” e bregdetit shqiptar

Nga Amar LUMI

Këtë të martë u kap sërish drogë në Portin e Durrësit. Më herët, gjatë natës, policia kapi një sasi municionesh. Po këtë të martë, “MCN TV” njoftoi se investimi rreth 2 miliard euro në Portin e Durrësit do të bëhej nga një kompani e regjistruar në ishujt Kajman, ku regjistrohen kompanitë që s’duan të tregojnë kapitalin dhe emrat e investitorëve për publikun.

Dyshimet që të lindin menjëherë janë se pushtetarët e korruptuar shqiptarë do të lanin paratë e pista në këtë sipërmarrje gjigante.

Ndër mendje të sillet edhe një rebus tjetër, se pse kërkojnë t’ja fshehin publikut shqiptar emrat e investitorëve qeveria jonë, apo mos ndoshta është ndonjë “joint-venture” për të bërë bashkëpronar të bregdetit shqiptar edhe Serbinë?

Por më e rëndë se kjo, që e hedh në erë çdo qeveri në Perëndim, është fikja e radarëve. Informacioni për këtë rast erdhi nga fqinjët italianë. Më herët ata kanë sjellë dosjen e Habilajve si të dyshuar të lidhur me ish-ministrin e Brendshëm S. Tahiri, e më pas edhe një dosje tjetër për dyshimet e lidhjes së lejeve të ndërtimit në Tiranë me mafien italiane “Ndrangheta”. Ngjan se Italia fqinje është hedhur në sulm kundër qeverisë Rama.

Rasti hipotetik i fikjes së radarëve dhe pse cënon rëndë sigurinë kombëtare është ky:

Nëse trafikantët e kanabisit paguanin 15 mijë euro për të fikur radarin që të kalonte sasia e drogës, a mund të dyshojmë se trafikantët e sirianëve dhe të afrikanëve mund të paguanin 150 mijë euro për të kaluar në bregun tjetër? Po ata të armëve apo të kokainës?

Po nëse mes këtyre fatkeqëve që duan t’i largohen luftës në Siri dhe Irak, të jetë edhe një i infiltruar nga ISIS-i për të kryer akte terroriste në Perëndim?

Fikja e Radarëve është cënim i rëndë i sigurisë tonë kombëtare, sikundër edhe i asaj të fqinjëve përtej detit, dhe, më gjerë, i gjithë vendeve të Bashkimit Europian.

Korrupsioni endemik deri në rangun më të lartë qeveritar cënon rëndë Sigurinë Kombëtare. Vetëm për disa miliona euro më tepër të mafiozëve dhe politikanëve jemi bërë eksportues droge në rang europian. Nuk do të jetë e largët dita kur të na ngjitet edhe njolla tjetër e rëndë për të cilën ka vite që punon shërbimi serb – vend që eksporton terrorizëm apo i lidhur me të. Veç një qeveri që ushtron terror barbar si jakobinët mbi popullin e saj, është aq e papërgjegjshme sa ta njollos Shqipërinë në dobi të interesave shoviniste fqinje! Shqipëria po Rilind, apo jo?

Me këtë qeveri që gangrenizohet përditë e më tepër nga droga e korrupsioni, shumë shpejt do të barazohet viktima me xhelatin në sytë e aleatëve Perëndimorë. Xhelati serb që kreu gjenocid mbi shqiptarët por që sot ka shtet të sigurtë, do ta barazpeshojë të shkuarën e vet me rrezikun që paraqet një vend i NATO-s ndërsa cënon sigurinë e Perëndimit.

Pa Edi Ramën dhe Rilindjen kjo s’do të ishte e mundur!

Pa Rilindjen s’do të ishin të mundur këta skenarë serbë për të barazpeshuar rrezikun.

Pa Rilindjen s’do të ishin të mundur këta skenarë rusë për ta nxjerrë NATO-n të dobët dhe që s’e kontrollon dot hapësirën e përbashkët.

Vetëm me Rilindjen mund të shpejtohet mini-Shengeni serb, Ramsezi faraon dhe skenari serb Ballkani i ballkanasve.

Lufta e Erion Veliajt me tregtarët ambulantë

Nga Lindita ÇELA

Nën presionin e masave ndëshkuese administrative dhe kërcënimeve për sekuestrim të mallit, policia bashkiake e Tiranës e ka kthyer në mision spastrimin e trotuareve nga shitësit ambulantë të cilët me vështirësi sigurojnë paratë e mbijetesës nga shitja e produkteve bujqësore në kryeqytet.

Mëngjesin e së hënës, më 30 korrik, Mustafa Koni zuri një cep të rrugës në bulevardin “Bajram Curri”, në bllokun Vasil Shanto në kryeqytet. Në një qese jeshile kishte ca kile fasule ndërsa në një trastë fasule dhe ca tufëza erëzash. Kjo ishte gjithë sa kishte për të shitur 65 vjeçari nga fshati Pezë i Tiranës. Ngjitur me të, bashkëfshatarë të tjerë shisnin fiq, rrush, vezë të freskëta dhe zarzavate të stinës. Numri i tyre nuk i kalonte gishtat e njërës dorë.

Megjithatë, tregut të improvizuar i erdhi fundi sapo në krye të rrugës u duk makina e Policisë Bashkiake. Me një shpejtësi rrufe fshatarët mblodhën gjithë sa kishin dhe u tretën nëpër rrugica sikur t’i kishte përpirë dheu.

Kjo skenë nuk është e pazakontë në kryeqytetet. Të dhënat zyrtare, tregojnë se gjatë vitit 2017 dhe në 6-mujorin e parë të vitit 2018, Policia Bashkiake e Tiranës ka ndëshkuar me masa administrative dhjetëra mijëra tregtarë ambulantë për zënie të hapësirave publike dhe një pjese i është sekuestruar edhe malli, ndonëse baza ligjore për sekuestrim malli është e paqartë.

Policia Bashkiake i justifikoi aksionet e saj me lirimin e hapësirave publike,luftën ndaj konkurrencës së pandershme, si dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Ajo mohoi se tregtarëve ambulantë i sekuestrohej malli dhe shtoi se ndërhyrjet e saj vinin si pasojë e ankesave të qytetarëve.

“Janë me dhjetëra ankesa, shkresa, telefonata që vijnë çdo muaj pranë Policisë Bashkiake, të cilat kërkojnë ndërhyrjen për marrjen e masave ndaj tyre dhe lirimin e hapësirave publike, sheshe, parqe, trotuare të zaptuara padrejtësisht,” tha Policia Bashkiake në një përgjigje me shkrim.

“Gjatë vitit 2017 dhe 6-mujorit të parë të vitit 2018, nuk kemi ndaluar dhe sekuestruar mallin asnjë ambulanti, në kuptimin si akte procedurale,” shtoi ajo.

Sekuestrimi i mallit apo i pajisjeve nga ana e policive bashkiake ka një bazë të dyshimtë ligjore për shkak se në legjislacionin shqiptar, vetëm administrata tatimore ka të drejtë të kryejë sekuestrime dhe vetëm pas një procedure të gjatë administrative, ku kriteri kyç për kryerjen e sekuestrove është moscënimi i burimeve ekonomike për të jetuar të subjektit që i sekuestrohet malli.

Lufta kundër tregtarëve ambulantë

Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore në vitin 2015, Erion Veliaj zbuloi se kur kishte qenë i ri kishte shitur fiq tek Pazari i Ri për të siguruar të ardhura.

“Unë jam me parimin që askush nuk duhet të ndihet keq që në një moment të jetës ka bërë një punë të ndershme për të jetuar,” i tha Veliaj emisionit ‘Wake Up’ në Top Channel në vitin 2017. “Shumë njerëz e përflasin me humor këtë histori, por unë them që kushdo i ri që kërkon të eci përpara me punë, pavarësisht vështirësive që mund të ketë në familje, duhet ta bëjë këtë, sepse jetës asnjëherë nuk i dihet,” shtoi Veliaj.

Shumë syresh që e sigurojnë bukën e gojës duke shitur ne trotuaret e Tiranës, tregimi i kryebashkiakut Veliaj mund t’i jetë dukur hipokrit.

Pasi Veliaj u zgjodh në krye të Bashkisë, një nga vendimet e para që mori ishte miratimi i një plani të detajuar për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme. Ky vendim, i cili mban datën 14 gusht 2015,u prezantua nga kryetari i bashkisë si një nevojë për të pastruar trotuaret e Bllokut nga karriget dhe vazot me lule të lokaleve të luksit.

Tre vjet më vonë zotimet e Veliajt për tolerancë zero ndaj lokaleve të shtrenjta nuk u materializuan. Ndryshe, intervistat dhe të dhënat e mbledhura tregojne, se ato u përkthyen në një luftë të pa kompromis ndaj tregtarëve ambulantë – një nga shtresat shoqërore më të dobëta në Tiranë, të cilës Veliaj pretendon se dikur i përkiste.

Në bllokun “Vasil Shanto” tregtarët i thanë se janë me dhjetëra rastet kur efektivat e policisë i kanë sekuestruar fiqtë, vezët, tufat e erëzave dhe zarzavatet e stinës. Kjo gazetare ishte gjithashtu prezent kur një efketiv i policisë bashkiake i “sekuestroi” çantën me erëza Mustafa Konit.

Policia bashkiake gjatë dy viteve të fundit ka lëshuar mbi 21 mijë gjoba ndaj tregtarëve ambulantë si Koni që variojnë nga 500 lekë deri ne 5000 lekë.

“Gjatë vitit 2017 dhe 6-mujorin e parë të vitit 2018, janë konstatuar e ndëshkuar me masë administrative nga Policia Bashkiake, 21,329 shtetas, për tregti të paligjshme (ambulante) në hapësirat publike të Bashkisë Tiranë,” tha Policia Bashkiake

Premtimi i pambajtur i Veliajt

Dhjetë korriku duhet të ishte një ditë e mirë tregtie për Ibrahim Cullhain. Kallinjtë e njomë të misrave i kishte gjetur me një çmim të lirë në tregun e Medresesë. I ngarkoi në trasta e më pas telefonoi të shoqen, Hanken, të cilës i kërkoi që të merrte zgarën dhe të nisej për në vendin e zakonshëm, një qoshëzë në afërsi të Piramidës së ish diktatorit Enver Hoxha, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

“Kemi 23 vjet që tregtojmë këtu tek Piramida. Më parë shisnim paketa cigaresh apo sende të tjera të vogla. Kemi dy vjet që shesim vetëm misra dhe gështenja, asgjë tjetër. Shtëpinë e mbajmë vetëm me këtë që shesim këtu,” tha Hanke Cullhai.

Në qershor 2017 kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se tregtimi në rrugët e bashkisë së Tiranës do të rregullohej dhe bashkia do t’i mbështeste tregtarët ambulantë si çifti Cullhai.

“Do të propozojmë që në të gjitha njësitë administrative, për luleshitësit, tregtarët e fruta-perimeve, librashitësit, një dizajn të ri të pikës së tyre të shitjes, diçka estetike, që të mos e pengojë rrugën, por edhe të kesh kënaqësi të bësh biznes,”deklaroi Veliaj.

Megjithatë, shpërndarja në rrjetet sociale e një video të filmuar me celular me 10 korrik, ku çifti Cullhai përplaset me katër policë bashkiakë, të cilët i sekuestrojnë me dhunë zgarën për pjekjen e misrave, ka ngritur dyshime të forta mbi zotimin e fundit të kryebashkiakut.

Hanke Cullhai kujton se atë ditë nuk kishin shitur as 10 kallinjtë e parë kur u shfaq policia bashkiake. Gruaja tregon se për minuta të tëra Ibrahimit iu desh të “luftonte” për të mbrojtur karrocën që i siguronte bukën e gojës. Katër efektivat e Policisë nuk u tutën, as nga lutjet e gruas e as nga përpjekja e dështuar e Ibrahimit.

“Pa më thënë gjë fare vunë dorën tek karroca. Kërkonin ta merrnin pasi unë tregtoja në mënyrë të jashtëligjshme. Iu luta mos ta merrnin se ushqehem me këtë punë ose më mirë të më çonin në burg,” kujton Ibrahimi.

Të nesërmen 58-vjeçari u detyrua t’i paguante Bashkisë 3 mijë lekë gjobë për të rimarrë zgarën e tij.

“Shkova tek Policia Bashkia dhe që të merrja karrocën më duhej të paguaja gjobën, prej 30 mijë lekësh [të vjetrra], për zënie të hapësirave publike. Pagova dhe e mora zgarën që pjek misrat, por u thash se prapë do dilja të shisja se s’kam ku të shkoj,” kujton Ibrahimi.

Babai i katër fëmijëve shprehet se ka provuar të marrë licencë për “biznesin” e tij në zyrat e Bashkisë së Tiranës. Sipas ligjit tregtarët ambulantë si Ibrahimi, regjistrohen pranë drejtorive rajonale tatimore vetëm pasi të kenë siguruar lejen nga bashkia.

“Kam qenë në sportelet e Bashkisë për të marrë leje dhe atje më kërkojnë lloj-lloj procedurash që, as nuk arrij t’i përshkruaj e as t’i realizoj. Më kërkuan një hartë gent-plani për vendin ku shes, a thua se do ndërtoja shpi,” shpjegoi ai.

Ibrahimi thotë se sërish do të dalë të shesë misra të pjekur dhe pse shprehet se ka frikë se do të gjobitet apo të dhunohet nga policia.

“Jam i sigurt që do vijnë dhe shpresoj mos të sillen dhunshëm,” tha Ibrahimi.“Unë do të dal se s’kam asnjë rrugë tjetër. Deri sa të dal në pension do e bëj këtë punë,” përfundoi ai.

Së shpejti, kampionia e Europës kundër kampiones së Amerikës Jugore

Kampionia e Europës, Italia dhe kampionia e Amerikës Jugore, Argjentina do të përballen në një ndeshje miqësore spektakolare në stadiumin Diego Armando Maradona në Napoli.

Sipas New York Times, bisedimet për zhvillimin e asaj që praktikisht do të ishte një kupe interkontinentale kanë shënuar përparim të dukshëm.

Italia e fitoi Kampionatin Evropian 2020 të dielën, pasi e mundi Anglinë 3:2 në penallti, në një ndeshje dramatike në tokën angleze, Wembley.

Paraprakisht, Argjentina e fitoi Kupën e Amerikës, për herë të parë në 28 vitet e fundit, pasi e mposhti 1:0 Brazilin në finalen e Maracanas në Rio de Janiero.

Takimi mes tyre do të jetë miqësor, por një mundësi fanstatike për t’i parë kampionen e Evropës duke u përballur me kampionen e Amerikës Jugore.

Hera e fundit kur Italia dhe Argjentina u takuan ishte në një ndeshje gjysmëfinale në Kupën e Botës 1990. Në atë kohë, Maradona ishte kapiten i Argjentinës. Pas vdekjes së tij vitin e kaluar, stadiumi i Napolit San Paolo e mori emrin e tij.

Dhunimi i të moshuarës nga policët e Veliajt, Berisha publikon mesazhin tronditës…

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin tronditës të një gruaje për nënën që u dhunua nga policia e Veliajt pse po shiste domate dhe fruta në mes të vapës përvëluese për të siguruar bukën e gojës.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Me lutjen time miq lexojeni kete mesazh per nenen te ciles bandite me uniforme te Lal Plehut i hedhin frutat dhe domatet ne rruge. sb

Media gjermane: Drejtësia e re dhe të korruptuarit “e paprekshëm” në Tiranë!

Korriku 2021 mund të futet në historinë e drejtësisë së re, të reformuar në Shqipëri si fillimi i funksionimit të saj dhe i ndëshkimit të “të paprekshmëve” dhe të korruptuarve në nivele të larta.

Në 10 ditët e para të korrikut Struktura e Posaꞔme Anti-Korrupsion (SPAK), kali i betejës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë në Shqipëri, arrestoi 18 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të akuzuar për korrupsion përmes “shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorimit të detyrës.”

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori të hënën (12.07) vendimin për arrest me burg për nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të arrestuar fundjavën e kaluar (10.07) nga SPAK për “shkelje të barazisë” në tenderin për blerjen dhe shpërndarjen e uniformave të Policisë së Shtetit dhe “favorizim të kompanisë” që fitoi këtë tender me një vlerë prej rreth 28 milion dollarë. Sipas të dhënave zyrtare të arrestuarit kanë kryer veprime të paligjshme si ndryshimin e ꞔmimit dhe i sasisë së uniformave të policisë, prej së cilës ata kanë patur një përfitim abuziv prej 10 milion dollarësh.

Një javë më parë, Fatos Tushe, Kryetari socialist i Bashkisë së Lushnjës, dhe tetë zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, u arresuan po nga SPAK-u me të njëjtën akuzë: “shkelje të barazisë në tender” të shoqëruar me akuzat për “shpërdorim detyre, tjetërsim fondesh publike, falsifikim dokumentesh” në një tender rreth 24 milion dollarësh për reabilitimin e një ujësjellësi.

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, tha në një deklaratë publike se “ky është vetëm fillimi”duke nënkuptuar vijimin e goditjes së korrupsionit në nivel të lartë. Deklarata e tij vjen pas konsiderimit nga SHBA të korrupsionit si “cënim të sigurisë kombëtare ndaj SHBA, ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë”.

Historia e dy tenderave, që ꞔoi në burg zyrtarë në qeverisjen qendrore dhe atë lokale, u bën skanerin rrënjëve dhe faktorëve që e lulëzuan korrupsionin në nivel të lartë në Shqipëri.

Çfarë e prodhon korrupsionin në Shqipëri?

Në Indeksin Global të Transparency International për Korrupsionin në Botë 2020 , Shqipëria zë vendin e 104 ndër 180 vende. Ndërsa në Indeksin Global 2020, të “World Justice Project”, për sundimin e ligjit renditet në vendin e 78 ndër 128 vende të botës, me një rënie prej 4 pozicionesh në krahasim me vitin 2019 dhe në vendin e 100-të për luftën kundër korrupsionit.

Prof. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, me seli në Tiranë, thotë për DW se ”toka pjellore” për korrupsionin është mungesa e një sistemi të parandalimit dhe kontrollit anti-korrupsion.

“Zyrtarët e lartë, deri tani, kanë mbetur të paprekshëm. Sistemi vertikal i korrupsionit në nivelet e larta në Tiranë shërben si model referimi edhe në nivelet lokale dhe administrative. Kemi korrupsion politik dhe zëvendësim të sistemit të meritës me atë të klientelës politike,” thotë Krasniqi për DW.

Ai argumenton që si në qeverisjet e Partisë Demokratike (PD) ashtu edhe në ato të Partisë Socialite (PS), që ka fituar mandatin e tretë qeverisës, ka funksionuar dhe funksioni një sistem abuziv emërimesh politike dhe klienteliste dhe jo një system emërimesh profesionistësh, në bazë meritash. Sistemi i emërimeve politike dhe klienteliste shtrihet nga drejtorët e kadastrave, doganave , shërbimeve postare dhe të enteve të tjera shtetërore deri tek zyrtarët e mesëm të administratës publike, gjë që ka krijuar edhe shtresën e biznesmenëve të lidhur me pushtetin.

“Ka lidhje të forta dhe të thella korruptive dhe kriminale midis politikës, zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe grupeve informale shpesh me burime kriminale,” thotë Krasniqi për DW.

Pritshmëri të mëdha nga drejtësia e re

Arrestimi i 18 zyrtarëve tregon përpjekjet e drejtësisë së re për t’i këputur këto lidhje dhe pritshmëritë e publikut që kjo të ndodhë janë të mëdha. Derisa drejtësia e re të ndëshkojë të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj” mbetet për t’u fituar besimi i publikut ndaj saj.

“Shqipëria ka pasur dhe ka ministra, deputetë dhe zyrtarë shumë më të lartë që kanë kryer akte korruptive dhe shkelje ligjore shumë herë më të mëdha sesa vepra penale e kryebashkiakut të Lushnjës apo e zyrtarëve në Ministrisë së Brendshme, të sapoarrestuar. SPAK-u deri tani nuk ka shkuar ende tek dosjet VIP, të cilat janë baza kryesore e korrupsionit. Nuk janë zyrtarët dhe nëpunësit e nivelit të ulët ata që kanë fuqi vendim-marrëse. Ata urdhërohen dhe firmosin vendimet e marra nga shefat e lartë politikë dhe administrativë. Dita kur SPAK-u të hetojë dhe të merret me nivelet e larta që drejtojnë sistemin korruptiv në dogana, kadastra, energjetike, privatizime apo miratimin e akteve ligjore të porositura etj, do jetë dita e parë e rikthimit të besimit të publikut tek drejtësia e re,” thotë për DW prof. Afrim Krasniqi.

Drejtësia e re – forca për fundin e pandëshkueshmërisë

Shpresat tek drejtesia e re janë të mëdha. Arrestimi i 18 zyrtarëve shihet si sinjal që u përgjigjet këtyre shpresave dhe domosdoshmërisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ligjore ndaj “të paprekshmëve” të djeshëm dhe të sotëm të korruptuar.

“Besoj që “ora e mbrame” e ndëshkueshmërisë ligjore tanimë ka mbërritur. Arrestimet, rihapja e dosjes së tragjedisë në Gërdec dhe dosjeve të tjera që kanë tronditur shoqërinë shqiptare në 30 vitet e fundit, kanë ndezur dritën e shpresës dhe po zgjojnë besim për mbylljen e “epokes së tranzicionit pa ndëshkime,” thotë për DW Aleksandër Çipa.

Ai thekson që “krimet e mbetura pa ndëshkim në periudhat e qeverive kleptokrate, po hetohen dhe po rishfletohen dosjet e tyre.”

“Tani kemi një brez të ri juristësh, hetuesish, prokurorësh dhe gjyqtarësh qe janë pjesë e drejtësisë së re. Rrol parësor nxitës kanë indiciet dhe mbështetja aktive e faktorit nderkombëtar. Pandëshkueshmërisë tashmë i janë vendosur porta te fuqishme, të rënda dhe të mëdha që po mbyllin brenda tyre aktorë dhe protagonistë të korrupsionit të akumuluar në tri dekadat e fundit. Parashikoj që në vjeshtën e këtij viti, në Shqiperi do të kemi procese të bujshme ndaj përfaqësuesve të rëndësishëm të qeverisjeve të kaluara dhe qeverisjes aktuale dhe të aferave më të përfolura në jeten dhe zërin publik të shoqerise” thotë për DW Aleksandër Çipa.

Edlira Gjoni, analiste e pavarur, drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik, mendon se “arrestimet do të vazhdojnë, nuk do të jenë thjesht një shi vere. Ka shenja se po vjen fundi i të fortëve, të korruptuar në nivele të larta.”

Por për këte drejtësisë së re i duhet të veprojë në mënyrë energjike dhe me vendosmëri.

“Ka akuza të forta të palëve për vjedhje thesari, votash, tenderësh me miliarda për rrugë, ndërtime, koncesione, porte e aeroporte. Pas tyre nuk qëndrojnë drejtorë, as kryetarë bashkish. Publiku kërkon ndëshkimet e mëdha dhe SHBA ka pjesën e vet të ngritjes së pritshmërive, me shpalljen non-grata të emrave kyçe të politikës. Ama, pas bllokimit të udhëtimit, asgjë nuk ka ndodhur me ta. Shqiptarët kërkojnë që premtimet e SPAK-ut, pritshmëritë që ngriti për drejtësinë me emra konkretë Departamenti Amerikan i Shtetit të bëhen realitet. Me emra të mëdhenj të maxhorancës e të opozitës.” thotë për DW Edlira Gjoni.

Publiku, i etur për drejtësi dhe ꞔbllokim të zhvillimit nga korrupsioni i jep mbështetjen e vet të fuqishme drejtësisë. Sipas sondazhit të Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, 91% e shqiptarëve mbështesin drejtësinë e re.

“Shqipëria po hyn në një fazë të re kur nevoja për drejtësi dhe për akte kundër korrupsionit ka mbështetje të gjerë publike. Deri tani drejtësia e re po funksionon si presion e paralajmërim për zyrtarët e korruptuar, me mesazhin se koha e pandëshkueshmërisë mund të marrë fund” thotë për DW prof. Afrim Krasniqi. /DW/

Reformë jo shaka! Rama të çon në SPAK, ky i fundit vepron menjëherë!

Nga Ylli MANJANI

Lajm:

“…Do ju çoj në SPAK…” – u thotë Rama ministrave.

Vu lajmet. Faqet e para të gazetave. Breaking news-et. Në darkë bëhet dhe një arrest shtëpiak. Prapë Rama në lajme.

Rama të çon në SPAK. Ky i fundit vepron menjëherë.

Mirëpo asnjërit prej lajmeve nuk i bën përshtypje më lidhja e drejtpërdrejtë Rama-SPAK!!! Rama denoncon, SPAK-u vepron.

Asnjërit prej lajmeve nuk u shkon ndërmend t’i referohet ligjeve që thonë se, SPAK është i pavarur. Pavarësia është në radhë parë nga Kryeministri.

SPAK u shpik për t’iu sulur Kryeministrit dhe jo për t’i zbatuar urdhërat/sugjerimet/denoncimet publike të Tij, me qëllim të pastër politik.

Asnjë lajm nuk e sheh këtë sjellje vetëdenoncuese të Kryeministrit si kontroll ose minimalisht ndikim në pavarësinë e SPAK!!!

*****

Morfologjisë së fjalive të lajmeve, krahas koncepteve klasike:

Kryefjalë-SPAK.

Kallëzues- opozita/individët/shoqatat

I shtohen edhe:

Urdhëruesi- Kryeministri

Rrethanorët- Ambasadorët…

Reformë jo shaka!

Avokatja e “Aleancës për Teatrin” padit Veliajn në SPAK, a do të merret i pandehur skuthi i Bashkisë?

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u drejtuar sërish këtë të Mërkurë në dyert e SPAK. Avokatja e “Aleancës”, Adriana Kalaja depozitoi në Prokurorinë e Posaçme një tjetër padi ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ajo e akuzon kryebashkiakun me akuzën se ka shpifur ndaj saj.

Gjithçka ka ndodhur një ditë pas intervistës në së Kalasë në një nga televizionet shqiptare, lidhur me vendimin e Kushtetueses për Teatrin. Veliaj është shprehur se, Kalaja është dënuar për mashtrim. Kjo e fundit, duke folur për mediat lidhur me padinë për shpifje ndaj Veliajt, e sfidoi kryebashkiakun të publikojë vendimin e Gjykatës që vërteton pretendimin e tij.

“Pas datës 2 korrik ka nisur të sulmojë ndaj gjithë Aleancës sepse fitorja e 2 korrikut ka bërë që Erion Veliaj të dijë mirë përfundimin e kësaj gjëje. Një ditë pas intervistës sime, ai tha se, “përfaqësuesja e Aleancës është e dënuar për mashtrim”.

Ne e dimë shumë mirë që Erion Veliaj bën publike dhe kur nxjerr një mizë nga zyra, ndaj e dimë shumë mirë se po të kishte një vendim gjykate do e nxirrte. Ne kemi bërë të gjithë veprimet tona, para dhe pas datës 17 maj, kemi ardhur në dyert e drejtësisë, kemi treguar dhe argumentuar të gjithë veprat penale që ka kryer Erion Veliaj. Ndryshe nga ne, ai është një burracak, shpif në sy të opinionit, duke dashur, jo vetëm të ulë nivelin e integritetit tim moral dhe të ulë figurën time në sytë e mbështetësve, duke e bërë që ne jemi njësoj si të tjerët.

Në këto kushte unë e kam argumentuar dhe e konsideroj si shpifje ndaj personit tim por që nuk cënon vetëm integritetin tim por edhe të kauzës. Pres që shumë shpejt që Gjykata të marrë vendimin e duhur pasi i kam bërë dy pyetje Veliajt: Vendimin e Gjykatës për dënimin dhe pse nuk e publikon? Jam e bindur që Gjykata do të marrë vendimin e duhur”, tha ajo.

Tjetërsim prone dhe falsifikim dokumentash, i vihen prangat në zyrë juristit të Kadastrës

Policia ka vënë në pranga juristin e Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho. Arrestimi erdhi pas një hetimi të nisur për një pronë në zonën e ‘Plepave’ në Durrës.

Zaho është arrestuar si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria ka kërkuar arrestimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin, duke arrestuar brenda zyrës juristin Zaho.

Nga korrupsioni tek kërcënimet dhe brutaliteti i bashkëshortit ndaj mediave, kush është ish-zv.ministrja e arrestuar

Gjykata ka vendosur në “arrest shtëpie” ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda si dhe dy persona të tjerë, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, të treja nën akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Çështja i përket periudhës kur Voda ka qenë në detyrën e zëvendësministres së Brendshme, deri në korrik të vitit të shkuar.

Sipas SPAK, dyshohet se ajo “ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale nga zonjat Hasani dhe Beu, me qëllim që të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike për të favorizuar në mënyrë të padrejtë shtetasen Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej, punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

Por Voda u bë e famshme para dy vitesh për shkak të bashkëshortit, Aurel Voda. Ky i fundit sulmoi mediat dhe deklaroi se nuk i plaste k… për negociatat.

Duke komentuar në një shkrim ku flitej për mos-hapjen e negociatave dhe mundësinë e protestave nga opozita, Voda shkruante: “Na plasi k…”.

Pasi mediat u morën gjerësisht me lajmin, ai i sulmoi ashpër me fyerje: “Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm të pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetarë. Po iu them se iu shkër*ej tanë ropt e shpisë pik.alëve, pik.comëve dhe pikë si ta duan. Ato gratë dhe motrat ku t’i keni”, shkruante Voda në statusin e tij në formë reagimi ndaj lajmeve për komentin e tij të bujshëm për negociatat.

Voda u shkarkua nga posti që mbante si drejtues i Fondit të Detyrueshëm Shëndetësor. Ai më pas kërkoi ndjesë për shpërthimet e tij banale.