29.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Firma për Portin e Durrësit, afera 2 miliardë dollarëshe e Ramës me kompanitë fantazmë në ishujt Kejmen

Kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, vjen nga ishujt Kejmen dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë.

MCN zbardh ekskluzivisht rrjetin e kompanive, që qëndrojnë pas projektit 2 miliardë dollarë të shumëtrumbetuar nga qeveria, i cili synon ndërtimin e një porti turistik në Durrës, por edhe rizhvillimin e gjithë zonës në një kompleks të madh me hotele dhe apartamente.

Zyrtarisht, qeveria ka paraqitur si zhvillues dhe financues të projektit, themeluesin e grupit arab Emar, Muhamed Alabar. Por me sa duket, Alabar ka vendosur që të vijë në Shqipëri, jo përmes grupit Emar, por me kompani offshore nga ishujt Kejmen.

Dokumentet e siguruara nga MCN, tregojnë se në 25 maj të këtij viti, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është regjistruar një kompani me emrin Symphony Real Estate Development. Kjo kompani ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA. Por, Hoxholli është thjesht një nëpunës i emëruar. Pronari i Symphony Real Estate është një kompani guackë nga ishujt Kejmen e quajtur Symphony Invest Limited.

E themeluar në ishujt Kejmen në 23 shtator të vitit të kaluar, Symphony Invest Limited është kompania, me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe për rizhvillimin turistik të portit të Durrësit përmes një ligji special, si ai i Teatrit Kombëtar që rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Por kush qëndron pas kësaj kompanie offshore?

Fillimisht Symphony Invest Limited është krijuar nga një firmë ligjore e specializuar në regjistrimin e kompanive guacka, për llogari të biznesmenit Muhamet Alabbar. Por menjëherë pas themelimit, ky i fundit i ka transferuar aksionet e saj tek në mënyrë të barabartë te dy kompani të tjera, të quajtura Eastern RE Fund lp dhe Symphony Global Holdings.

Edhe këto dy shoqëri rezultojnë të hapura rizhtazi në Dubai, pa historik dhe pa bekgraund financiar. Rrjedhimisht, përfituesi fundor i kompanisë që do të marrë më shumë se 100 hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit është i panjohur, ashtu si dhe kapaciteti financiar i tij.

Projekti i portit të Durrës rrethohet nga shumë pikëpyetje, jo vetëm financiare, por edhe ligjore. Ky investim do të realizohet përmes një ligji special, jashtë rregullave të prokurimit publik, por edhe transparencës së detyruar të projekteve shtetërore.

Regjistrimi në offshore i kompanive që do të financojnë dhe realizojnë projektin i shton edhe më shumë këto pikëpyetje, ndërkohë që ligji special i qeverisë për portin e Durrësit ka shkaktuar jo pak shqetësim te Bashkimi Europian.

Lidhjet me krimin dhe Veliun të Drejtorit të Policisë së Durrësit

Denoncimi i plotë i publikuar nga ish-Kryeministri Berisha:

Narkopolicia prone e Veliut!

Akuza te renda per korrupsion ne nivelet me te larta te narkopolicise.

Narkodrejtor Veliu emeron ne kundreshtim me ligjjn besnikun e tij ne trafiqe ne krye te policise se Durresit.

Narkodrejtoret e Qarqeve mbahen ne detyre ne kundershtim me ligjin!

Lexoni denoncimet e oficerit digjital. sb

Ju uroj shendet Doktor,

Me lejo te denoncoj faktin se ish shefi i Komisariatit te Policise nr. 2 Tirane, Oltion Bistri, ose vjelesi i gjobave per llogari te Ardi Veliut ne te gjithe zonen e ish bllokut dhe njekohesisjt kanali i komunikimit me Emiliano Shullazin ne ish Zonen e Parkut eshte katapultuar ne kundeshtim me ligjin e policise per gradat si Drejtor i Policise Durres sepse aksidentalisht Policia e Durresit po kapte sasira te medha kokaine dhe Ardit i duhej nje nje njeri i besuar jo vetem per pritjen e kokaines por dhe per dergimin e saj ne Evrope pas perpunimit te saj 1 me 3 per shkak te cilesise se larte rreth 90%.

Ky Oltion Bistri, kur ishte Shef i Sektorit te Kerkimit ne Drejtorine e Policise Tirane, shkonte e merrte deri 10 mije euro per cdo person ne kerkim ndryshe e kercenonte me arrest. ( rasti i 2 shtetasve nga fieri, mbase i kujton dicka kur ta lexoje)

Gjate pandemise por dhe gjate fushates ky dhe Ermal Kapllani i Policise Bashkiake kane bere rreth 500.000 euro per koke duke favorizuar ndertimet pa leje dhe dukeje lejuar lokalet jashte kres policore sipas pageses qe kryenin.

Ky Oltion Bistri eshte ai tipi qe zbuloi dhe i dergoi Ardit videon e nenes se adoleshentit qe u dhunua nga policia tek parku i liqenit se kishte dale pa leje, dhe doli i shperfytyruar Ardi duke i thene komisiionit parlamentar “shif cfare mamaje ka ky djali”

Ky oltion Bistri qe i ka marre gradat cdo 6 muaj, paguan per shtepine e Ardi Veliut ka ble tek Rezidenca Kodra e Diellit, por cuditerisht nuk

I doli gjate vetingut.

Dhe e fundit si shpjegohet qe gjysma e drejtuesve te katapultuar rishtaz si Drejtore Qarqesh Policie nuk jane pajisur me certefikate Sigurie nga DSIK?

Jo vetem qe nuk jane pajisur, por u jane refuzuar sepse DHISH dhe SHCBA, kane material komprementues ne ngarkim te tyre per perfshirje ne aktivitet kriminal, te akuzuar per vepra te renda si Kultivim dhe trafikim te narkotikeve, Shterngim dhenie pasurie, Ushtrimi i ndikimit te paligjshem, Korrupsion, Shperdorim detyre, etj.

Publikoje me shpresen se SPAK do kryeje hetimet perkates, ju garantoj me jete per keto qe ju them. Jane me dhjetra shefa krimesh, shefa komisariatesh, drejtues te tjere te policise te cileve u eshte refuzuar certefikata e sigurise. Anonim ju lutem

Mbi 900 të helmuar në Deçan të Kosovës, çfarë ka ndodhur me ujin e pijshëm?

Autoritetet në qytetin Deçan të Kosovës shpallën gjendjen e jashtëzakonshme pasi më shumë se 880 njerëz dyshohet se janë helmuar pasi kishin pirë ujë të ndotur.

Helmimi masiv dyshohet se ka marrë përmasa tragjike, pasi dy persona kanë humbur jetën në mënyrë misterioze pasi kanë pirë ujin e pijshëm.

“Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në të gjithë territorin e komunës së Deçanit,” thuhej në tekstin e vendimit zyrtar për gjendjen e jashtëzakonshme të publikuar nga kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ditën e sotme.

Ramosaj tha se ai e mori vendimin sepse më shumë se 880 njerëz dyshohet se janë sëmurë si rezultat i pirjes së ujit të ndotur në komunë gjatë dy ditëve të fundit.

Banorët lokalë në fshatrat Prejlep, Rastavica, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratisha dhe Jasic i Ri pretenduan se kishin vuajtur nga diarre, marrje mendsh, të përziera dhe të vjella.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikci, i tha BIRN-it ditën e sotme se dy persona kanë vdekur dhe trupat e tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi për të parë nëse ishin helmuar.

Por, Ministri i Shëndetësisë i Kosovës Arben Vitia, i tha medias se dy vdekjet “nuk kanë të bëjnë me situatën (e dyshuar nga ndotja e ujit)”.

Janë ngritur dyshime se sëmundjet e raportuara janë shkaktuar nga uji i pijshëm i furnizuar nga një kompani e quajtur Hidrodrini, e cila furnizon qytetin e Deçanit me ujë të supozuar të pijshëm.

Bazuar në këto dyshime, prokuroria deklaori se uji i kompanisë Hidrodrini nuk duhet të përdoret për tu pirë në dhjetë fshatra në Deçan.

Megjithatë, rezultatet e para të testeve në ujë janë kthyer normale. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, IKSHP, po kryen teste të mëtejshme, rezultatet e të cilave do të dalin më së shumti brenda 48 orëve.

“Deri më tani, vlerësoj se sipas rezultateve të para, kimikisht nuk ka asnjë problem me ujin e pijshëm, uji është i përdorshëm, por ne jemi duke pritur për më shumë analiza,” i tha të hënën drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani mediave në Kosovë.

Kompania Hidrodrini tha në një deklaratë sot se ndaloi furnizimin me ujë në momentin kur u shfaqën raportet se njerëzit ishin sëmurë.

Por kompania tha se “pas një takimi të Selisë Komunale të Emergjencave të Deçanit, u vendos që nga ora 13:00, furnizimi nga sistemi i furnizimit me ujë për zonën në fjalë do të rikthehet”.

Sidoqoftë, kompnaia paralajmëroi që përkundër këtij vendimi, uji nuk duhet “të përdoret për të pirë, por vetëm për nevoja sanitare dhe higjienike” për momentin.

Kryetari Ramosaj u tha mediave të hënën se numri i vlerësuar i njerëzve që mund të ishin prekur ishte 884, megjithëse nuk ka të dhëna të publikuara zyrtarisht.

“Ne nuk do të ndalemi derisa të zbulojmë pse ndodhi ky helmim. Në komunën e Deçanit, deri më tani ka 884 pacientë që kanë të njëjtat simptoma,” tha Ramosaj.

Ai gjithashtu tha se kjo ishte “hera e dytë në një muaj që po raportohej i njëjti skenar”.

Një burrë, Zenel Kadriaj nga fshati Rastavica, i tha BIRN-it se uji ishte me ngjyra dhe kishte një sasi të madhe klori në të.

Por një burrë tjetër, Hysni Alickaj nga fshati Irzniq, tha se pesë vajzat e tij u sëmurën, por jo si rezultat i ujit të pijshëm sepse ai nuk ka një sistem të furnizimit me ujë në shtëpi.

Ramadani, drejtori i IKSHP-së, gjithashtu i tha medias se ka njerëz që kanë shfaqur simptoma por që nuk kanë konsumuar fare ujë të furnizuar nga Hidrodrini.

Mbahet në arrest shtëpie ish-zv/ministrja e Brendshme, dy rastet për të cilat akuzohet

Rovena Voda ish zv/ministre e Brendshme raportohet se është ndaluar nga SPAK në akuzën e korrupsionit. Rovena Voda mësohet se u ka marrë vlera monetare dy personave me qëllim për të ndikuar në mënyrë të paligjshme te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike.

Sipas burimeve, Rovena Voda ka marrë vlerat monetare nga shtetasja Florida Beu, me qëllim që kjo e fundit të emërohej në detyrë, në shërbimin civil. Por pavarësisht dhënies së vlerave monetare, emërimi nuk është bërë.

SPAK ka verifikuar dokumentacionin dhe sipas këtyre verifikimeve Florida Beu nuk ka marrë detyrën.

Ndërkohë që është ende e paqartë nëse ka qenë shtetasja në fjalë që ka bërë kallëzimin ndaj ish-zv/ministres së Brendshme. Dhe cili është roli i shtetases tjetër Majlinda Hasani, që përfshihet në këtë ngjarje.

Voda ndodhet në arrest shtëpie ndërsa priten të tjera zhvillime hetimore ndaj saj.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civile në kategorinë ekzekutive”.

Skandal te Real Madridi! Perez: Casillas nuk është portier, ai është një mbeturinë po ashtu si Raul!

Florentino Perez është në qendër të vëmendjes pas skandalit që ka shpërthyer në Real Madrid.

Nëse shkrimet dhe audiot e postuara nga gazeta e njohur spanjolle online “El Confidencial” do të gjejnë konfirmim, duke u konsideruar si audio autentike, atëherë do të ishte një goditje dhe një “bombë” që do të shpërthente tek Real Madridi dhe që do të lëshonte hije të rënda mbi figurën e presidentit, Florentino Perez.

Media spanjolle ka postuar një audio të Perezit, i cili denigron dy figura të mëdha të “Los Blancos”, dy ish-kapitenët, Iker Casillas dhe Raul Gonzales.

“Casillas nuk është portier, është shumë i shkurtër, kurrë nuk ka qenë portier, ai është një dështim i madh, nuk e di pse e duan njerëzit dhe e mbrojnë kaq shumë. Ai është një mbeturinë, po ashtu si Rauli”, tha Perez, fjalë vërtet të rënda, që, nëse konfirmohen, do të ndikonin tej mase qasjen e tifozëve “merengues” kundrejt presidentit të tyre.

Perez nuk është ndalur me kaq, duke zbuluar se Raul Gonzales, i cili aktualisht është trajneri i Real Madrid Castilla, është një nga arsyet se përse u tërhoq nga roli i presidentit në vitin 2006.

“Ai beson që Real Madridi është i tiji, e ka shkatërruar ekipin dhe prej tij dhashë dorëheqjen në 2006-n”.

Vërtet deklarata të rënda nga ana e Perez ndaj figurave të mëdha të Realit.

Ai kishte folur edhe për Ronaldon, “Fenomenin”, duke e cilësuar si një njeri që flet shumë, kurse Zinedine Zidanin e David Beckhamin i kishte quajtur dy “xhaxhallarë” të shkëlqyer.

Perez është vërtet në presion pas deklaratave të tilla, që mund të pasojnë edhe me largim nga klubi.

Zëri i Amerikës: Përcillet me nderime poeti Uran Kostreci, i burgosur politik i diktaturës komuniste

Në Tiranë, u përcoll sot me nderime nga qindra qytetarë për në banesën e fundit poeti dhe veprimtari i njohur i të drejtave të njeriut Uran Kostreci, ish i burgosur politik për afro 23 vjet gjatë regjimit komunist.

Pas burgimit të gjatë për motive politike, zoti Kostreci botoi një seri vëllimesh me poezi dhe proza.

Ai u bë në 30 viet e fundit një nga të dënuarit politikë më të palodhur në zbardhjen dhe denoncimin e krimeve të komunizmit, si dhe në mbajtjen gjallë të kujtesës së shoqërisë për këto krime të diktaturës.

Poeti Uran Kostreci u përcoll nga miqtë e tij mes lotëve, respektit dhe kujtimeve me një ceremoni të thjeshtë në mjediset e Institutit të të Pëndjekurve Politikë.

Ai ishte një nga pjesëtarët dhe zërat e tyre më buçitës, njeri pa hakmarrje edhe pas 23 vjet burg të padrejtë, poet me zemër të madhe, si e vlerësojnë miqtë e tij.

“Edhe pse kishte kaluar gjithë atë kalvar vuajtjesh, ai kishte brenda vetes edhe humorin. Kishte shpirt poeti; ai denoncoi krimet e komunizmit nëpërmjet vargjeve. Kudo që kalonte e fliste, Urani predikonte paqe mes nesh. Më bënte përshtypj si nuk kishte mllef hakmarrje. Gjithmonë nuk fliste për vete, por u fliste të rinjve, që nuk e njohën komunizmin, që ta mbrojnë lirnë dhe demokracinë. Ishte sentimental, i pëlqente e bukura. Këtu sot duhet të ishin të gjithë, pavarësisht bindjeve politike. Urani është njeri me vlera, një njeri që ka dhënë kontribute për demokracinë. Demokracia është për të gjithë; të majtët e të djathtët. Tek njerëz si Urani mendoj se duhet të vijnë të gjithë e të përulen. Fatkeqësisht sot kjo nuk ndodhi” – thotë ish i persekutuari politik Simon Miraka.

Në nderimet e lamtumirës së fundit për poetin Uran Kostreci, një nga ish të burgosurit politik më të spikatur, mori pjesë edhe Princ Leka Zogu II, trashëgimtar i familjes mbretërore të Shqipërisë.

Ai tha se shoqëria shqiptare duhet të jetë më shumë e vëmendshme dhe të kujdeset më shumë për të dënuarit politikë të regjimit komunist.

“Jemi këtu të gjithë të bashkuar duke kujtuar jetën dhe vuajtjet e jashtëzakonshme që ka patur familja Kostreci, por sidomos Uranit. 25 vjet burg. Nuk mund të imagjinoj që ne kemi sot një pjesë të shoqërisë sonë, që edhe pse ka qenë e persekutuar në kohën e regjimit komunist, është ende e persekutuar në këtë demokracinë që kemi. Ne duhet të kujdesimi, duhet të jemi më vigjilentë ndaj nevojave që ka shtresa e ish të persektuarve politikë në Shqipëri. Duhet të kemi vullnet dhe dëshirën tonë për të treguar të vërtetën historike, krimet e komunizmit, që kanë përjetuar jo vetëm ish shtresat e të persekutuarve politikë, por edhe gjithë shqiptarët. Shqipëria ka qenë një vend i izoluar, një vend që ka vuajtur jashtëzakonisht shumë për shkak të një mentaliteti që na ka mbyllur. Ne duhet të bëjmë kujdes që ato krime të mos na përsëriten në të ardhmen. Jam bashkuar me shumë miq e dashamirës për të respektuar jetën e Uranit, një mik i familjes tonë, një patriot që kanë dhënë jetën dhe sakrificat e tij për vendin tonë” – thotë trashëgimtari i familjes mbretërore Zogu.

Gjatë viteve të diktaturës Uran Kostreci u dënua tre herë dhe vuajti 22 vjet, 10 muaj, 1 javë burgim rë padrejtë të motivuar politikisht, për propagandë kundër regjimit komunist, përpjekje për t’u arratisur dhe mospajtime me zyrtarët e kohës. Ai mbahet mend nga miqtë për qëndresën ndaj regjimit komunist.

““Ikja e Uran Kostrecit nga kjo botë është një humbje e madhe për të gjithë ne. Ai është themelues i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë. Ishte kryeredaktori e botuesi i parë i gazetës “Liria”, gazetë e të përndjekurve politikë të Shqipërisë. Ishte në krye të Forumit për Dënimin e Gjenocidit Komunist në Shqipëri dhe ai ka meritën që akuzoi dhe mblodhi prova që çuan në të vetmin proces gjyqësor për krimet e komunizmit në Shqipëri, ku u akuzuan dhe dënuan krerët e lartë të diktaturës komuniste” – thotë drejtuesi i shoqatës antikomuniste të përndjekurve politikë, Nebil Çika.

Afro një të tretën e jetës së tij 83 vjëcare Uran Kostreci e kaloi në burgim, torturë, izolim, punë të detyruar, internim pas burgut dhe vështirësi të shumta. Por ai u thoshte miqve me krenari, komunistët nuk e ndryshuan dot; ai ishte dhe mbeti njeri i lirë dhe antikomunist.

“Sot është një ditë shumë e trishtë nga humbja e Uran Kostrecit për gjithë shqiptarët patriotë. Ndahemi nga një njeri me vlera të jashtëzakonshme me një dhumbje të dyfishtë; me vetëdijen se kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste, një njeri që diti t’u përgjigjegj dhimbjes dhe torturave. Njeri me zemër të madhe që nuk u nënshtrua kurrë as në vitet e gjata të burgjeve të komunizmit, as pas daljes prej tyre ” – thotë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Uran Kostreci vlerësohet nga bashkëvuajtësit si një legjendë e rezistencës dhe e fjalës së lirë. Ai nuk lexoi kurrë një fjalim të detyruar, nuk pranoi kurrë mendime të imponuar nga zyrtarët, por shkroi dhe foli vetëm mendimet e tij të lira, shkroi sonete dhe fabula prej shpirtit të tij artistik.

“Uran Kotreci ishte njeri i jashtëzakonshëm, jeta dhe vepra e të cilit kërkon vëmendjen e shoqërisë për të mësuar prej tij. Në bisedat me nxënësit nëpër shkolla, ai nuk fliste kurrë për vuajtje personale, por fliste për diktaturën si dukuri dhe dëmet që i solli Shqipërisë. Ai bënte kritika racionale dhe përpiqej të ndikonte ndërgjegjen dhe ndjenjat e njerëzve me fakte të vërteta nga diktatura” – thotë Çelo Hoxha, drejtues i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit.

Uran Kostreci kishte diplomën e një mësuesi dhe zemrën e një nxënësi, buzëqeshjen e fëmije dhe durimin e një burri trim, pohuan bashkëvuajtës të tij. Ai ishte mbijetuesi i një kalvari vuajtjesh dhe rezistence antikomuniste.

Uran Kostreci ishte një i pabindur i pandreqshëm ndaj komunizmit, i lidhur këmbeduar për javë e muaj të tëra në qeli të izolimit brenda burgut për mosbindje, ai rekordman i mosbindjes në qeli izolimi, mbeti përsëri i lirë dhe me ëndrrën për demokraci të vërtetë.

Letra e PS Shkodër për Ramën, Bushati: Socialistët e ndershëm nuk pranojnë të hanë çorbën që gatuan Rama

Deputeti i PD në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati ka reaguar pas letrës së hapur që socialistët e ndershëm shkodran i shkruan Ramës, ku distancoheshin nga e deleguara e tij dhe e Tom Doshit, të cilët kanë pushtuar institucionet shtetërore.

“Çdo socialist i ndershëm ka pse të ndihet i fyer dhe i nëpërkëmbur. Ata e dinë se me kë qeveris Edi Rama në Shkodër dhe cila është fytyra e pushtetit të tij”, shkruan Bushati në Facebook.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit

Nuk bën çudi që socialistët e ndershëm nuk pranojnë të hajnë çorbën që gatuan Rama dhe që bashkë me shumicën, e kanë braktisur në vetminë e tij me krimin.

Çdo socialist i ndershëm ka pse të ndihet i fyer dhe i nëpërkëmbur. Ata e dinë se me kë qeveris Edi Rama në Shkodër dhe cila është fytyra e pushtetit të tij.

Prurjet e Ramës që blasfemojnë me dashninë për këtë qytet, nuk mund të imponohen si padronë, jo vetëm ndaj socialistëve të ndershëm, por as ndaj Shkodrës.

Fati i Shkodrës nuk do të mbahet peng i interesave okulte të disa njerzve të sjellë rishtazi, ku e vetmja dashni që i lidh me Shkodrën është interesi personal familjar dhe shefi i tyre.

Trafiku i drogës/ Porti i Durrësit, dëshmia e drejtimit të pisët të qeverisë nga Rama

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se është plotësisht dakord me qëndrimin shumë të fortë të SHBA kundër përdorimit të parajsave fiskale, që po shkatërrojnë Shqipërinë.

Me një postim ne Facebook Vasili  ka sjellë në vëmendje portin e Durrësit, për të cilin thotë se është fakti shumë i rëndë i radhës i përdorimit të parajsave fiskale dhe dëshmia e drejtimit të pisët të qeverisë nga Rama dhe rilindja.

Shpërthen në PS-në e Shkodrës: Kjo Edona që mori 1000 vota, së bashku me Tom Doshin po ndiejnë thelat e pushtetit

Zgjedhja e Edona Bilalit si deputete e PS në Shkodër dhe besimi që ajo ka marrë nga kryeministri Rama ka trazuar ujërat e socialistëve të Shkodrës.

Një grup prej tyre i kanë nisur një letër kryeministrit Rama, sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla, kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ambasadores Kim, ku dënojnë ashpër veprimet e deputetes së zgjedhur dhe aleatit Tom Doshi.

‘Na del një Edona Bilali pa marrë mandatin kërkon të zhbëjë PS-në në Shkodër, të hedhë në kosh punën e sakrificat e brezave që e mbajtën gjallë këtë organizëm në një qytet gjoja antikomunist, por që është peng i oligarkëve të krimit që gjoja janë bërë ‘zoti’.

Kjo Edona që mori diku 1000 vota, së bashku me Tom Doshin po ndiejnë thelat e pushtetit duke bërë reprezalje në administratë e drejtues socialistë. Tom Doshi po shfrytëzon me dinakëri egon e një çupëline të pamësuar me punët e politikës’

Grupi i socialistëve shkodranë pretendojnë se Bilali e Doshi po pushojnë njerëz nga puna për të punësuar të afërmit e tyre.

“Hoqën drejtorin e patentave, zotin Çeliku një djalë të shkolluar, familje socialistësh me respekt në shoqëri që sjell vota për PS. Ka emëruar në atë pozicion nipin e vjehrrës së Edonës, inxhinierit të rrugëve pronë e Tom Doshit. S’ka bashkëpunim më perfekt. A thua se kemi votuar për të punësuar njerëzit e saj.

Doli një fjalë që flitej se vjehrri i Edonës, mësues fizike ka dalë me bllok në dorë për të punësuar njerëzit e familjes e farefisit, pastaj kush paguan më shumë futet në listë’.

Në letrën, në të cilën kanë vënë në dijeni edhe ambasadoren amerikane, socialistët akuzojnë Tom Doshin për blerje votash.

‘PSD në Shkodër blen së bashku me LSI-në masivisht votat e shqiptarëve në zgjedhje. Drejtoritë dhe institucionet që ka Tom Doshi janë mbushur me njerëz me precedentë penal të paarsimuar, me dëftesa false e të blera. Kështu po mbrohen tash e 20 vjet disa drejtoresha institucionesh që janë denoncuar për korrupsion’.

Gjithashtu, ata theksojnë se po sulmohen dhe shkarkohen njerëzit e Ilir Beqajt, i cili nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në Shkodër.

‘Po sulmohen dhe shkarkohen njerëzit e Ilir Beqajt. Mos është shpallur elementi anti-parti si dikur, si agjent dhe i padëshiruar për PS? Këtë e dini ju. Por çdo punë të bërë në Shkodër me një të rënë lapsi po e zhbëjnë dueti Doshi-Bilali. Ne si qytetarë socialistë shkodranë kemi një respekt të veçantë për aftësitë e tij”. shkruhet në letër.

Skandal në burgun e Vlorës! Oficeri denoncoi efektivin e SHÇKB: Më kërkonte të lejoja sende të paligjshme

Përplasjet mes një efektivi të SHÇkb- së dhe një oficeri në paraburgimin e Vlorës, ishin shkaku i vërtetë i operacionit blitz ku u angazhuan rreth 150 efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Ku u konstatuan vetëm elektroshtëpiake të pa pajisura me vulë të institucionit.

Në dokumentacionin që Fax News disponon, një efektiv i SHÇKB, A.Dalipaj ka kërcënuar dhe fyer për motive personale, shefin e sigurisë së burgut të Vlorës, Feim Alisinani.

Ky i fundit në një Ankesë dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke vënë theksin te kërcënimet që Dalipaj bënte vazhdimisht mbi efektivin për lejimin e drogës dhe futjes së sendeve të paligjshme në institucion.

Sipas Alisinanit ai dhe familja e tij ndihen të kërcënuar pasi automjeti i tij u shkrumbua mesnatën e datës 27 nëntor të vitit të kaluar.

Ku dy persona u panë nga kamerat e sigurisë që i vinin zjarrin automjetit të Alisinanit, pa arritur të evidentohen nga policia.

Aktualisht, nuk është marrë asnjë masë, ndërsa efektivi i SHÇBA-së, rezulton i pezulluar nga radhët e policisë disa herë.

Për herë të parë komisari lirohet nga detyra në 1993 për braktisje të vendit të punës.

A.Dalipaj, rikthehet në detyrë për t’u liruar sërish në vitin 2004, për mosparaqitje pa arsye në punë.

Për të njëjtat motivacione Gjykata Administrative në viti 2014, ka marrë vendim të formës së prerë për të mos e rikthyer në detyrë efektivin në radhët e policisë së shtetit.