28.5 C
Tirana
E enjte, 17 Korrik, 2025

Berisha mesazh ngushëllimi për Uran Kostrecin!

Miq, Uran Kostreci, nje qendrestar dhe antikomunist i vendosur, intelektual, gazetar dhe poet i njohur demokrat i flakte mbylli syte pergjithmone.

Duke shprehur nderimin e veçante dhe mirenjohjen e thelle per shpirtin e tij te pamposhtur ne burgjet e diktatures, sakrificat e tij per vlerat me te larta njerezore, trashegimine e tij te pasur letrare, mbeshtetjen e tij te çmuar, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjareve, miqve dhe bashkvuajtesve te Uranit dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Ngushellime! sb

Dhuna e policëve të Veliajt ndaj qytetarëve, Pampuri publikon videon: Kjo është fytyra e tyre e vërtetë!

Dhuna policore e bashkisë së Veliajt ndaj qytetarëve të moshuar, Orojola Pampuri publikon videon!

“Kjo është fytyra e tyre e vërtetë!

Sjellja shtazarake ndaj atyre që luftojnë për bukën e gojës!

Të fortë me të dobëtit, të dobët me të fortët!”

Vendi i zhytur në korrupsion, PD: Faji i modelit me të cilin keq qeveris Edi Rama. Peshku qelbet nga koka!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Pas 8 vitesh në pushtet, sot Rama më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.

Por, si zakonisht ai fshihet pas përgjegjësive për kthimin e Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni dhe fajin e hedh diku tjetër.

Kjo është loja e tij e vjetër, kostot e të cilës po i paguajnë sot qytetarët, familjet dhe bizneset shqiptare.

Por sot nuk ka shqiptar që të besojë se vendi është zhytur në korrupsion pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës.

Sot nuk ka shqiptar që të besojë se shkallmimi dhe vjedhja e buxhetit të shtetit, e miliona eurove në buxhet, ndodh pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës.

Nuk është faji i 30 specialistëve në ministritë e linjës, që sistemi i korrupsionit është kapilar, nga nivelet më të larta, në ato më të ulëta, por është faji i modelit dhe i sistemit që ka keq qeverisur Edi Rama. Nuk është çështje ligji, nuk është çështje teknike, nuk është çështje kriteresh të ligjit, por është çështje e vullnetit politik.

– 1 në 3 tendera jepen pa garë dhe ky është fakt është denoncuar nga PD që nga viti 2015 dhe njëkohësisht është provuar edhe në vitin 2018 nga Gjykata Europiane e Auditit.

– Të gjitha tenderat e rindërtimit që Rama sot i vëzhgon duke u krenuar janë dhënë pa garë, janë dhënë në limitet e fondit, me 99% të vlerës.

– Gjatë pandemisë janë dhënë tendera pa garë, tendera sekretë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë kanë qenë kampionë. Me kompani që nuk kishin asnjë lidhje me fushën për të cilën ata jepnin shërbimin apo produktet.

– Ligjet speciale, janë kthyer në rregull tashmë. 7 të tilla të përmendura me emër nga opozita dhe vërtetuar nga “Transparency International”, janë votuar nga Rama dhe mazhoranca si dhe janë mbrojtur publikisht nga ai.

– Ligji Fusha për teatrin kombëtar që u shoqërua me kalimin antikushtetues dhe prishjen antikushtetuese të godinës së Teatrit është mbrojtur nga Rama dhe i ka dalë vetë për zot, Rama.

– Mbi 2 miliard euro koncesione të dhëna nga qeveria Rama me ofertë të pakërkuar, pa garë, kompanive të preferuara prej tij.

– Toka sot në bregdet jepen me 1 euro me VKM. Ndërkohë që pronarët sorollaten me vite për të marrë një vendim për kthim dhe kompensim të pronave.

– 7.2 miliard euro dëm ekonomik ka vërtetuar KLSH, që ka ndodhur në 8 vitet e fundit.

– Dhe afera më e fundit e inceneratorëve që akoma marrin para nga taksat e qytetarëve shqiptarë, janë mbrojtur publikisht dhe personalisht nga Rama. Miliona euro që shkojnë për një projekt mafioz, me procedura dhe afate që me dijeninë e tij dhe ministrave të tij janë shkelur me të dyja këmbët. Në të gjitha këto raste, Rama i ka dalë për zot. Rama e ka mbrojtur korrupsionin, i ka dalë për zot këtyre projekteve duke goditur drejtpërdrejt buxhetin e shtetit dhe xhepat e familjeve shqiptare.

Shqiptarët sot varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjësi i vetëm që e ka frymëzuar këtë sistem, përgjegjësi i vetëm për këtë korrupsion, në këtë nivel te kapjes së shtetit është Edi Rama.

5 organizata kundër zgjedhjes së ish-zëdhënëses së PS në krye të AMA: “Nuk garantohet pavarësia”!

Pesë organizata pjesëmarrëse në platformën e Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias deklaruan të martën se janë “thellësisht të shqetësuara” për shkak të zgjedhjes nga parlamenti shqiptar i një bashkëpunëtoreje të ngushtë të Partisë Socialiste në postin e kryetares së bordit të Autoritetit të Medias Audiovizive. Parlamenti i kontrolluar nga socialistët zgjodhi Armela Krasniqin si kryetare të AMA më 7 korrik mes protestave vendëse dhe ndërkombëtare.

“Organizatat tona kanë shqetësime serioze në lidhje me paanësinë e kryetares së re, e cila është një bashkëpunëtore e ngushtë e kryeministrit Edi Rama dhe ka punuar më herët si drejtoreshë komunikimi mes viteve 2013 dhe 2017 për të,” thuhet në deklaratën e firmosur nga organizatat: ARTICLE 19, European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), European Federation of Journalists (EFJ)International Press Institute (IPI) dhe Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa (OBCT).

Sipas organizatave, Krasniqi ka punuar për Partinë Socialiste për pjesën më të madhe të jetës së saj dhe aktualisht drejton agjencinë shtetërore të lajmeve, e cila është akuzuar për anësi politike.

“Udhëheqësia e pavarur e organeve të tilla rregullatore është me rëndësi vendimtare në ruajtjen e besimit të publikut në panoramën mediatike dhe në fuqizimin e standardeve profesionale,” shkruhet në deklaratë.

“Emërimi i një figure partizane me lidhje të vjetra me partinë në pushtet, në mungesë të votave të opozitës në parlament, rrezikon seriozisht të minojë besueshmërinë dhe ligjshmërinë e AMA si dhe besimin e shqiptarëve në ekosistemin e medias,” vijon më tej deklarata.

Votimi i socialistëve në parlament më 7 korrik zgjodhi Krasniqin pavarësisht kundërshtive të shprehura publikisht nga Zyra e Delegacionit Evropian në Tiranë, nga OSBE dhe nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Organizatat theksojnë gjithashtu se qeveria nuk është tërhequr zyrtarisht nga e ashtuquajtura “paketë anti-shpifje”, e cila vijon të jetë në axhendën parlamentare pavarësisht se publikisht kryeministri Edi Rama ka deklaruar tërheqjen prej asaj nisme.

Shqipëria filloi të ndërtojë sistemin demokratik me kufizime dhe balanca në ushtrimin e pushtetit pas miratimit të kushtetutës së vitit 1998. Sistemi në fjalë nënkupton ekzistencën e gjykatave dhe prokurorive të pavarura, si dhe të institucioneve rregullatorë që kontrollojnë tregje sensitive si bankat, sigurimet, media audiovizive apo energjinë.

Në përgjithësi, kriteri i pavarësisë politike është respektuar në mënyrë formale në zgjedhjet e institucioneve të ndryshme të pavarura gjatë dy dekadave të fundit, ndonëse anëtarët e bordeve të tilla njihen dhe perceptohen gjerësisht si njerëz me anësi të qartë politike. Situata duket se është drejt përkeqësimit gjatë viteve të fundit, ku persona me lidhje shumë të ngushta politike janë zgjedhur nga socialistët në pozicione rregullatore, por zgjedhja e Krasniqit në krye të AMA duket se përbën një rekord të ri negativ.

Sipas organizatave, “ka rëndësi thelbësore që kur faza e dytë e procesit përzgjedhës për bordin e AMA të fillojë në shtator, të gjitha partitë politike të veprojnë në përputhje me interesin publik përmes prioritizimit të ekspertizës profesionale dhe pavarësisë përkundrejt besnikërisë partizane kur të zgjedhin kandidatët.”

“Organizatat tona do të vijojnë të monitorojnë situatën nga afër.”

Të martën, në një deklaratë më vete, Reporterët pa Kufi dënuan gjithashtu zgjedhjen e Krasniqit duke e konsideruar atë “arrogancë pushteti”. /BIRN/

Basha: Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të sotme të Edi Ramës, i cili pranoi se, qeveria e tij është e korruptuar.

Basha shkruan në një postim në Twitter se, ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.

Reagimi i kryetarit Basha në Twitter 

“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se PESHKU QELBET NGA KOKA!”

Të shkrihet policia bashkiake e Tiranës!

Nga Klodian TOMORRI

Shkrirja e policise bashkiake te Tiranes eshte nje emergjence e madhe kombetare. Videot e dhunimit te te moshuarve qe shesin ato pak mallra rrugicave te lagjeve ne zhegun e vapes, jane prove e mjaftueshme dhe e pakontestueshme se policia bashkiake e Tiranes eshte de facto nje organizate e strukturuar dhe e rrezikshme kriminale.

Kushdo deputet qe ka fijen me te vogel te dhimbshurise dhe ndergjegjes njerezore duhet te shkoje ne seancen e pare te Parlamentit te ardhshem me nje projektligj me vetem 2 nene.

Neni 1:

Policia Bashkiake e Tiranes shkrihet teresisht.

Neni 2

Ky ligj hyn ne fuqi menjehere.

Pamje si ato me dhunimin e te moshuarve, shqiptaret i kane pare vetem ne filmat propagandistik te komunizmit, ku pushtuesit gjermane ose italiane shkelnin buken e fshatareve te varfer. Sigurisht ato ishin te trilluara per efekte propagande se une nuk besoj qe ka patur ndonjehere ndonje ushtar gjerman apo italian aq te pashpirte sa keta lacat e bashkise qe shohim ne video.

Duhet thene edhe qe, problemi real nuk eshte policia bashkiake. Fakti qe nuk eshte nje ngjarje e vetme, por jane thuajse te perditshme nga punonjes te ndryshem te policise tregon se ky eshte orientim direkt i Bashkise. Por ne pamundesi per te goditur menjehere mafien, goditet krahu ekzekutiv i saj per t’ia bere te pamundur te veproje. Me vone pastaj te merren si te duan. Por Policia Bashkiake e Tiranes nuk eshte me institucion publik, por nje bande dhunuesish.

Skandali/ Ujësjellësi 138 milionë euro borxhe, kërkohet që detyrimet të futen në faturat e qytetarëve

Sektori i ujësjellës-kanalizimeve për të shkuar drejt parametrave normalë të furnizimit pa ndërprerje dhe ofrimit të shërbimit në gjithë vendin ka nevojë për 5 miliardë dollarë deri në vitin 2040.

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në raportin e performancës të publikuar këto ditë nënvizon se kjo do të ishte e barabartë me investimin sistematik të afërsisht 200 milionë dollarëve çdo vit për çerekshekulli. Një pjesë të mirë të kësaj barre duket se shteti do ta faturojë tek tarifat që konsumatorët paguajnë.

“Investimet fizike në sektorin UK, referuar Master Planit Kombëtar për këtë fushë të projektuara deri në vitin 2040 rezulton që të jenë rreth vlerës së 5 miliard Euro. Për përmbushjen e këtyre kërkesave kërkohen rreth 200 milion Euro/vit duke patur parasysh projektimin e tyre në 25 vite. Mënyra e synuar e financimit të nevojave fizike të sektorit përcaktohet në draft Strategjinë e Financimit të sektorit të ujësjellës kanalizimeve nëpërmjet sistemit të 3T-ve, përkatësisht nga Taksat (buxheti i shtetit), Transferta (financimi i donatorëve), si dhe nga Tarifat (faturat e shërbimeve të ujësjellës kanalizimeve nga konsumatorët” thuhet në raport.

I njëjti vlerëson se në vitin e kaluar investimet e bëra në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ishin 53 milionë euro. sipas ERRU një pjesë e financimeve është realizuar nga buxheti i shtetit përmes AKUM në vlerën 4.4 miliard lekë ose 36 milion euro (plus dhe vlerën e TVSH-së) dhe pjesa tjetër nga burimet e huaja përmes KfW & SECO në vlerën 2.1 miliard lekë ose 17 milion euro.

Investimet e bëra sipas raportit kanë mundësuar ujë 24 orë në disa bashki. “Deri në mbyllje të vitit 2020 si rezultat i investimeve të kryera rezulton të kemi furnizim me ujë pa ndërprerje (24 orë) për 22 qendra urbane (qytete), përkatësisht Fushë Arrëz, Pukë, Vau Dejës, Koplik, Lezhë, Rrëshen, Tropojë, Krujë, Cërrik, Peqin, Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Kolonjë, Poliçan, Fier, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë dhe Përmet” nënvizon ERRU.

Sfidë për sektorin mbetet pjesa e kanalizimeve ku ende gati gjysma e vendit nuk është e mbuluar me këtë shërbim për largimin e kontrolluar të ujërave të përdorur.

“Duhet theksuar se investimet e planifikuara në drejtim të kanalizimeve mbeten akoma një sfidë për tu arritur në të ardhmen pasi mbulimi i sektorit me kanalizime në rang kombëtar mbetet akoma shumë i ulët në masën e 51.5 %” thuhet në raportin e performancës.

Në një tjetër raport të mëparshëm, për të rritur efikasitetin nëpërmjet ekonomisë së shkallës, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në një raport të fundit propozon dy variante konkrete për agregimin (bashkimin) e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. Në një prej alternativave thuhet që të aplikohet një faturë e unifikuar për sektorin në vlerën prej rreth 1400 lekë/muaj, ndërsa aktualisht vlera mesatare e faturës mujore varion nga 350 deri në 2,000 lekë në muaj. Kjo automatikisht do të çonte në një katërfishim të faturës për ata që sot paguajnë me vlerë minimale. Vetë ERRU e pranon se kjo do të krijonte kosto të mëdha sociale, sidomos për zonën verilindore.

Sektori po vuan dhe nga detyrimet e papaguara të energjisë. Ministria e Financave, në një raport të mëparshëm ka propozuar që borxhet që ujësjellësit kanë për energjinë të futen në faturën e ujit. Ndërmarrjet e ujësjellësit, të cilat janë në administrim publik kanë rikrijuar një borxh prej 17 miliardë lekësh ose 138 milionë eurosh ndaj OSHEE -se deri në fund të vitit të kaluar. Ministria e Financave në një prej alternativave për zgjidhjen e situatës propozon që të bëhet zbatimi i plotë i reformës së ujit, ku do të reflektohet kosto e energjisë elektrike në tarifën e ujit në kuadër të rishikimit të metodologjisë të tarifave të ujit.Sektori i ujësjellës-kanalizimeve për të shkuar drejt parametrave normalë të furnizimit pa ndërprerje dhe ofrimit të shërbimit në gjithë vendin ka nevojë për 5 miliardë dollarë deri në vitin 2040.

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në raportin e performancës të publikuar këto ditë nënvizon se kjo do të ishte e barabartë me investimin sistematik të afërsisht 200 milionë dollarëve çdo vit për çerekshekulli. Një pjesë të mirë të kësaj barre duket se shteti do ta faturojë tek tarifat që konsumatorët paguajnë.

“Investimet fizike në sektorin UK, referuar Master Planit Kombëtar për këtë fushë të projektuara deri në vitin 2040 rezulton që të jenë rreth vlerës së 5 miliard Euro. Për përmbushjen e këtyre kërkesave kërkohen rreth 200 milion Euro/vit duke patur parasysh projektimin e tyre në 25 vite. Mënyra e synuar e financimit të nevojave fizike të sektorit përcaktohet në draft Strategjinë e Financimit të sektorit të ujësjellës kanalizimeve nëpërmjet sistemit të 3T-ve, përkatësisht nga Taksat (buxheti i shtetit), Transferta (financimi i donatorëve), si dhe nga Tarifat (faturat e shërbimeve të ujësjellës kanalizimeve nga konsumatorët” thuhet në raport.

I njëjti vlerëson se në vitin e kaluar investimet e bëra në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ishin 53 milionë euro. sipas ERRU një pjesë e financimeve është realizuar nga buxheti i shtetit përmes AKUM në vlerën 4.4 miliard lekë ose 36 milion euro (plus dhe vlerën e TVSH-së) dhe pjesa tjetër nga burimet e huaja përmes KfW & SECO në vlerën 2.1 miliard lekë ose 17 milion euro.

Investimet e bëra sipas raportit kanë mundësuar ujë 24 orë në disa bashki. “Deri në mbyllje të vitit 2020 si rezultat i investimeve të kryera rezulton të kemi furnizim me ujë pa ndërprerje (24 orë) për 22 qendra urbane (qytete), përkatësisht Fushë Arrëz, Pukë, Vau Dejës, Koplik, Lezhë, Rrëshen, Tropojë, Krujë, Cërrik, Peqin, Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Kolonjë, Poliçan, Fier, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë dhe Përmet” nënvizon ERRU.

Sfidë për sektorin mbetet pjesa e kanalizimeve ku ende gati gjysma e vendit nuk është e mbuluar me këtë shërbim për largimin e kontrolluar të ujërave të përdorur.

“Duhet theksuar se investimet e planifikuara në drejtim të kanalizimeve mbeten akoma një sfidë për tu arritur në të ardhmen pasi mbulimi i sektorit me kanalizime në rang kombëtar mbetet akoma shumë i ulët në masën e 51.5 %” thuhet në raportin e performancës.

Në një tjetër raport të mëparshëm, për të rritur efikasitetin nëpërmjet ekonomisë së shkallës, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në një raport të fundit propozon dy variante konkrete për agregimin (bashkimin) e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. Në një prej alternativave thuhet që të aplikohet një faturë e unifikuar për sektorin në vlerën prej rreth 1400 lekë/muaj, ndërsa aktualisht vlera mesatare e faturës mujore varion nga 350 deri në 2,000 lekë në muaj. Kjo automatikisht do të çonte në një katërfishim të faturës për ata që sot paguajnë me vlerë minimale. Vetë ERRU e pranon se kjo do të krijonte kosto të mëdha sociale, sidomos për zonën verilindore.

Sektori po vuan dhe nga detyrimet e papaguara të energjisë. Ministria e Financave, në një raport të mëparshëm ka propozuar që borxhet që ujësjellësit kanë për energjinë të futen në faturën e ujit. Ndërmarrjet e ujësjellësit, të cilat janë në administrim publik kanë rikrijuar një borxh prej 17 miliardë lekësh ose 138 milionë eurosh ndaj OSHEE -se deri në fund të vitit të kaluar. Ministria e Financave në një prej alternativave për zgjidhjen e situatës propozon që të bëhet zbatimi i plotë i reformës së ujit, ku do të reflektohet kosto e energjisë elektrike në tarifën e ujit në kuadër të rishikimit të metodologjisë të tarifave të ujit.

Disa fjalë për një Njeri si Uran Kostreci

Nga Agim BAÇI

Nuk deshi kurrë që të dukej një hero. I tha gjërat e tij, herë me vargje, herë me dëshmi. Nuk rrahu gjoskin për atë që kish kaluar. Madje, vuri një kapelë republike që të mos jepte shumë shpjegime për shenjën e plumbit që mori pak mbi ballë teksa tentoi të prekte fundin përballë torturave dhe poshtërimit në burg.

Zoti deshi që ai të jetonte pas daljes nga rrathët e ferrit për të na treguar në këto vite se nuk ka justifikim për bashkëjetesën me të keqen. Mbajti në mëndje atë që i duhej ta përcillte për të tjerë, duke i dëshmuar se e keqja që kaluam ishte pikërisht e aplikuar nga njerëzit rreth nesh, nga ata që i kemi ende gjyshër apo prindër, që mund të bien pre e së keqes sërish nëse nuk kemi ditur të flasim për të keqen që pësuam dhe trashëguam nga ajo e shkuar. Libri i tij, “Epopeja e karkalecave”, i kaloi muret e burgut, sepse ai i sistemoi brenda mendjes së tij, brenda kujtesës së tij, ashtu siç dëshmoi për gjithçka që mësoi nga Ejll Çoba, nga Koço Tasi, Kudret Kokoshi, Dom Nikollë Mazreku, e shumë bashkëvujatës të tjerë, nga të cilët mori dashurinë për jetën, fuqinë për të dalë më i fortë përballë atyre që bënë gjithçka për ta thyer.

Uran Kostreci nuk deshi medalje për atë çfarë bëri në diktaturë. Nuk trokiti kurrë për të marrë rolin e triumfatorit. Thjesht dëshmoi për atë që kish parë e përjetuar nën një rregjim ku njeriu veç denatyrohet. Ai përsëriste shpesh se, në një rregjim që rrëzon traditën, besimin në Zot, që nuk pranon mendimin ndryshe, e për pasojë, që në vend të Lirisë jep robërinë dhe dorëzimin, do të prodhojë një shoqëri që fle në prehërin e së keqes.

Fatkeqësisht, Uranin ne do e përcjellim për në botën tjetër, pa arritur t’i themi të vërtetat e së shkuarës. Sepse në këto tridhjetë vite, ne si shoqëri më shumë folëm për ato çfarë ndodhën në ish-bllokun komunist, për dëshirat perverse të diktatorit dhe miqve të tij, se sa për atë çfarë u bëri diktatori bashkëqytetarëve të tij, duke i vrarë herë pa gjyq e herë me palo gjyqe, duke u marrë pronën e duke i syrgjynosur, duke i poshtëruar e dhunuar.

Në këto tridhjetë vite ne nuk arritëm dot të kishim gjyqin e duhur të krimevve të së shkuarës, nuk arritëm të bënim dekomunistimizmin. Në vend Uranit dhe miqve të tij, që kishin kaluar në kalvarin e madh të ferrit të diktaturës komuniste, folën ata që kishin mbajtur në këmbë të keqen, duke bërë gjithçka që e vërteta të mos zbulohej, që krimi të mos zbardhej.

Urani nuk pranoi të ishte “Mendja e robëruar” dhe kudo që shkonte të fliste me të për të shkuarën në diktaturë, ai u kërkonte që të gjenin rrugën për të mos shkelur dinjitetin, për të mos jetuar nën poshtërim dhe frikë.

Kushdo që e ka njohur, e ka ndjerë menjëherë se Urani diti të ndërtonte një botë ideale brenda mureve të diktaturës dhe një botë të lirë për fjalën e tij, për mendimet e tij. Por peng i mbeti pafuqia jonë për ta ndëshkuar të keqen.

…Urani ishte një Njeri. Nuk deshi të shihej kurrë si hero, por veçse na ftoi të shihnim nga e shkuara dhe e ardhmja jonë, duke guxuar të jemi me dinjitet e të gjejmë rrugët e të mbetemi njerëzor.

Le të lutemi që Zoti ta marrë pranë vetes!

Helmimi nga uji në Deçan, ndërrojnë jetë dy persona, mbi 800 të tjerë në spital

Situatë tragjike me helmimin nga uji në Deçan të Kosovës! Raportohet se kanë humbur jetën dy persona, ndërsa mbi 800 të tjerë kanë përfunduar në spital.

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se, kanë ndodhur dy raste të “Vdekjes së dyshimtë”, për shkak të situatës së krijuar në atë rajon.

Lajmin e ka konfirmuar për mediet fqinje zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre”, ka thënë ai.

Nga hetimet e para dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i ujësjellësit, por megjithatë priten ende analizat mikrobiologjike të ujit.

Kryetari  Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, hedh dyshime se ngjarja mund të jetë e qëllimshme, ndërsa thotë se kjo është hera e dytë brenda një muaji që ndodhin helmime. Ai u shpreh se është vendosur që uji të mos përdoret më, deri sa të dali përgjigjja e analizave.

“Është hera e dytë brenda një muaji që po raportohet e njëjta skenë që na bën të mendojmë se ngjarja mund të jetë e qëllimshme. Prokuroria dhe hetuesit po merren me ngjarjen. Nëse analizat mikrobiologjike e nxjerrin ujin të dëmshëm, për personat përgjegjës do të ndërmerren masa ndëshkuese politike, ligjore e administrative”, tha ai.

Rastet e helmimit filluan që para dy ditësh, ku persona nga fshatrat Irzniq, Prilep e Lugu i Branit, kërkuan ndihmë në spital, pas shfaqjes së simptomave, ndërsa dyshimet janë te uji për shkak se këto fshatra furnizohen të gjithë nga i njëjti ujësjellës.

Edhe banorët janë shprehur se rrjeti i ujësjellësit është i amortizuar dhe ka shumë probleme. Furnizimi me ujë në këto fshatra është ndërprerë deri në daljen e përgjigjes së analizave.

Emërimi i zëdhënëses së PS në krye të AMA, “Reporterët pa Kufij”: Demostrim arrogant i Ramës, kërcënon lirinë e medias

Reporterët pa kufij kanë dënuar zgjedhjen e Armela Krasniqit në krye të AMA-s, duke e konsideruar këtë një shtypje të lirisë së medias.

Përmes një postimi në Twitter ata shprehen se Rama ka emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga BE, që kreu i këtij institucioni të zgjidhej në Kuvendin e ardhshëm.

“Kryeministri Edi Rama ka emëruar zëdhënësen e partisë së tij si kryetare të rregullatorit të medias, një institucion që duhet të jetë i pavarur, pa pritur për seancën e re të parlamentit, duke përfshirë dhe partitë e opozitës.

Reporterët ka Kufij dënojnë këtë demostrim arrogant të pushtetit që kërcënon lirinë e medias. PS zgjodhi kryetaren e re të AMA pavarësisht thirrjeve tona dhe Komisionit Europian”, thuhet mes të tjerave në reagimin e reporterëve pa kufij.

Armela Krasniqi u zgjodh kryetare e AMA në seancën e fundit të Kuvendit, pavarësisht thirrjeve të bëra nga delegacioni i BE-së që zgjedhja të shtyhej për në muajin shtator, kur Kuvendi të ishte i plotë.

Krasniqi ka shërbyer fillimisht si zëdhënëse e PS, dhe më pas ka drejtuar Agjensinë Telegrafike Shqiptare, e tashmë do të jetë në krye të insitucionit rregullator të medias.