13.5 C
Tirana
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane”- Ambasada e SHBA: Njihuni me Komandant Alban Dervishin, do të drejtojë USS Pearl Harbor në qershor

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se shqiptaro-amerikani Alban Dervishi, do të marrë komandën e një luftanijeje amerikane.

 

Ambasada shkruan se ai do ta marrë në qershor të këtij viti komandën e USS Pearl Harbor

“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani  i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, njofton Ambasada.

Rrjedhja e bombolës së gazit shkakton zjarr në një banesë në Berat, shkrumbohet plotësisht dhoma e gatimit

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “Qoshkë” në fshatin Lapardha në Berat.

 

Kanë qenë familjarët ata që sapo kanë pikasur flakët e zjarrit kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit. Drejt vendngjarjes janë nisur dy grupet e shërbimit me 4 punonjës zjarrfikës.

Në një kohë të shkurtër, është bërë i mundur lokalizimi i flakëve dhe shuarja e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht dhoma e gatimit të banesës së shtetasit Kadri Mançe.

Situata u vu shpjet nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt dhomave të tjera të banesës.

Burimet zjarrfikëse në vendngjarje kanë bërë me dije se shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e bombole së gazit.

Emigroi 3-vjeç në SHBA, refuzimi nga diktatura që iu bë Dhimitër Mborjes që të shihte nënën e tij! Dy amanetet e fotografit shqiptaro-amerikan me famë në Hollivudin e viteve ‘20

Muzeu Oriental “Bratko” në Korçë është shtëpia e disa prej siluetave të George D. Mborjes. Këto vepra janë të ruajtura në formatin e tyre origjinal, të kornizuara dhe të shënuara me emrin e personazhit, datën dhe vendin e realizimit dhe të firmosura nga vetë artisti.

 

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, përmes rrjeteve sociale ndau një album fotografik të këtyre siluetave, të cilat i vlerësoi si, një mjeshtëri e prerë në letër dhe e gdhendur në histori. Ky art i veçantë grafik quhet “Scissorette”, ku me prerje të sakta në letër të zezë George D. Mborja realizonte silueta portretesh me elegancë dhe precizion. Për mbi 20 vite, ai krijoi mijëra figura në SHBA, një pjesë e madhe e të cilave ruhen në Institutin Smithsonian në Washington D.C. George Dhimitër Mborja lindi në Korçë e më pas, në moshën 17-vjeçare, emigroi në SHBA ku përfundoi edhe studimet në shkolla arti. Ai punoi në Hollywood-it si dizainer teknolog për filma vizatimorë, ku u bë i njohur për siluetat e tij “scissorette”. Ai priste silueta me gërshërë për aktorët e njohur të Hollywood, disa prej të cilave janë të ekspozuara në Muzeun “Bratko”. Muzeu Oriental “Bratko” në qytetin e Korçës, pas rikonstruksionit është shndërruar në një atraksion të jashtëzakonshëm për vizitorët.

Muzeu i Artit Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003, duke përmbushur ëndrrën e Dhimitër Mborjes (1903- 1990), artist, fotograf dhe koleksionist i artit aziatik dhe antikuareve. Në këtë muze ekspozohen 432 objekte si piano, altar kinez, veshje për gra japoneze, funde e rripa kinezë, shpatë indoneziane, medalje europiane, piktura japoneze, fotografi të ndryshme, të cilat Mborja i ka realizuar kur shërbente me misionin e OKB-së. Në vitin 1942, Mborja vendosi të futet në radhët e ushtrisë amerikane si fotograf. Për këtë kryen kolegjin e Luftës në Uashington, ku studion për fotografi (1). Pas përfundimit të L2B në Europë, ai punon pranë UNRRA-s në Ballkan, duke lënë fotografi me vlera të mëdha, por të pacilësuara me datat dhe vendet që pasqyroheshin në to. Më vonë shpërngulet si fotograf në shtabin e gjeneralit Dagllas Makartur, kryekomandanti i forcave amerikane në Paqësor, ku përmbush një punë voluminoze e njëkohësisht me nivel të lartë teknik, dokumentar madje dhe artistik.

JETA E ARTISTIT

Dhimitër Mborja-Bratko ishte një fotograf shqiptaroamerikan. Dhimitër Mborja u lind në fshatin Mborje të Korçës në vitin 1903. Në moshën tre vjeçare nga Korça shkoi në Amerikë (Detroit). Studioi në Institutin e Arteve në Detroit, në një kolegj të artit fotografik. Pas kryerjes së kolegjit, Mborja shkon në Hollivud, ku fillon punën si regjisor i filmave vizatimor. Mendohet se filmi i tij i parë vizatimor në vitet ‘20 të shekullit të kaluar është seriali “Cubby the Bear”. Më vonë ai punon edhe shumë filma të tjera, deri tek figurat plastike të dinosaurëve në filmin “Lost World”. Më vonë studion e tij ia shet Uollt Dizneit (WDisney) të famshëm. Pas kësaj, ai hap një studio fotografish dhe punon edhe në dekorimin e filmave të ndryshëm. Mbroja, i cili njihet edhe me nofkën Bratko, bashkëpunon me artist të ndryshëm si të artit skenik ashtu edhe të filmit, ndërsa punon edhe si drejtues i shfaqjeve nëpër anije të mëdha e me destinim udhëtimet e gjata. Më vonë Dhimitër Mborja, studion në kolegjin e luftës në Uashington dhe futet në radhët e ushtrisë amerikane si fotograf.

Punon fotograf pran UNRRA-s si fotograf në Ballkan, e pastaj e gjejmë si fotograf në shtabin e gjeneralit Dagllas Makartur, komandant i forcave amerikane ne Paqësor. Gjatë viteve 1945-1956 Borja punon ne Japoni, ku martohet edhe me një japoneze, por, ajo nuk i vjen në Amerikë. Ai, udhëton në shumë shtete, prej të cilave pos fotografive të rëndësishme që i fikson në celuloiMuzeu Oriental “Bratko” në Korçë është shtëpia e disa prej siluetave të George D. Mborjes. Këto vepra janë të ruajtura në formatin e tyre origjinal, të kornizuara dhe të shënuara me emrin e personazhit, datën dhe vendin e realizimit dhe të firmosura nga vetë artisti. din e kamerës së tij, ai merr me vete edhe shumë gjëra të rëndësishme. Gjatë kësaj kohe, ai vizitoi Korenë, Birmaninë, Kinën, Indonezinë, Iranin, Rusinë, Nepalin e vende të tjera. Fotografoi edhe shumë presidentë amerikanë si Trumanin, Ajzenhauerin e Kenedin. Vdiq në vitin 1990 në banesën e tij në Bethesda të shtetit Meriland të SHBA-ve. Dhimitër Mborja është ndarë nga jeta i vetmuar në shtëpinë e tij në Bethesda të shtetit Meriland (SHBA), në vitin 1990.

EMIGRIMI

Gjergj Dhimitër Mborja ishte ëndërrimtar, prandaj vendosi të emigronte në SHBA. Udhëtoi nëpër botë duke koleksionuar objekte me vlera të veçanta historike. Kudo ku shkoi, me vete mbante nënën e tij që e priti deri në fund të jetës kthimin e të birit. Dashuria për nënën, u shkruajt edhe në testamentin e fundit të tij! Atdheun e vet e donte, andaj në testament shkroi: “ Më çoni hirin e trupit në Korçë, dhe hapni një muze me koleksionin tim”. Te dy këto amanete iu plotësuan. Hiri i trupit të tij është varrosur në qershor të vitit 2003 në varrezat e Korçës, pranë nënës së tij Viktoria Bratko, emrin e së cilës mban edhe muzeu ku fle jo vetëm historia e shqiptarit që i dhuroi botës e Shqipërisë, por edhe një himn dashurie të birit për nënën. Hiri i tij u varros afër nënës së tij në varrezat e Korçës, ndërsa po në Korçë u ngrit “Muzeu i Artit Aziatik-Bratko” Opusi krijues i Mborjës ruhet në qendrën muzeale “Douglas MacArthur” në Norfolk, ku janë grumbulluar rreth 45 mijë foto e diapozitiva të punuara nga ai. Fotografia më e njohur: -”Bota e Kenedit”-tavolina e punës së presidentit Kenedi menjëherë pas vrasjes. Mborja u prezantua: -”War & Conflikt” (Luftë dhe konflikte) 1990.

Emri i Dhimitër Mborjes (Borjes a Bratkos, siç shkruhet disa herë), kishte kohë që ishte bërë i njohur në shtypin amerikan të viteve ’20. Kështu, gazeta “Zëri i Korçës” (20.07.1929), shkruan: “Z.George Dhimitër Mborja ka marrë një famë të çkëlqyer në Hollivud të SHBA”, e më poshtë duke cituar gazetën amerikane “Los Angelos Evening Express”, e përkohshmja korçare nënvizon: “George Mborja është artist i vërtetë, një artist i portreteve, i cili përfytyron me hollësi çdo gjë që shikon me sytë e tij çponjës, jo me furçë, por me gërshërë, duke krijuar llojin e quajtur “sizoret” (scissorettes) (2). Objektivin e aparatit të Borjes e kanë nëpërkaluar imazhet e presidentëve amerikanë Truman, Ajzenhauer e Kenedi, të perandorit Hirohito etj. Një ndër fotot më të ndjera të Borjes, është ajo e titulluar “Bota e Kenedit”, në të cilën pasqyrohet tavolina e punës e presidentit Xh.F.Kenedi fill pas vrasjes së tij, pra bosh. Atë e ka fotografuar nëpërmjet një dritareje rrethore të Shtëpisë së Bardhë dhe e kishte vendosur në murin e studios së tij. Në një libër me fotografi nga luftërat e ndryshme me titull “Luftë dhe konflikte” (War&Conflict), të botuar më 1990, në Uashington, përfshihen edhe disa foto të Mborjes, realizuar nga ai në luftërat e zhvilluara në Lindjen e Largët.

KONTRIBUTI

Fotografitë e Bratkos përdoren nga historianët si burim referimi dhe dokumentimi për pasqyrimin e veprimtarisë së gjeneralit Makartur, një nga ushtarakët më të suksesshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në qendrën muzeale “Douglas MacArthur” në Norfolk, ruhet një arkiv prej rreth 45 mijë fotosh dhe diapozitivash, shumë prej të cilave Mborja i realizoi brenda hapësirës kohore mbi 10-vjeçare si drejtor i laboratorit fotografik pranë shtabit të komandës së gjeneralit Makartur, pas Luftës së Dytë në Japoni, Filipinë e Kore. Pamjet e fotografive janë të veçanta, dhe drejtori i Qendrës tregohet shumë krenar për koleksionin e Mborjes. Me gjithë dëshirën e madhe të Mborjes për të vizituar tokën e të parëve të tij, autoritetet komuniste nuk e lejuan, por ai si artist fisnik e me ndjenja kombëtare u kujtua në testament për vendin ku ishte lindur dhe nga kishte origjinën, Shqipërinë.

Në porosinë e fundit, siç u përmend edhe më sipër, ai përfshinte edhe ndërtimin me shpenzimet e tij të një muzeu me një koleksion të madh relikesh nga Lindja që do ndërtohesh në qytetin e Korçës me emrin “Muzeu i Artit Aziatik, Bratko”. Kjo dëshirë e tij, ndonëse me vështirësi e probleme, u realizua në vitin 2003 kur në këtë qytet u inaugurua ky muze. Ai është i rrallë edhe në Europë për sa i përket numrit të madh të objekteve të ekspozuara, por dhe larmisë së tyre. Muzeu, përbën, gjithashtu, të parin institucion kulturor e artistik në Shqipëri që ndërtohet e pajiset me objekte të dhuruara nga një person, në rastin tonë fotograf dhe koleksionist, por me një atdhedashuri për t’u marrë shembull. Bota shqiptare e fotografisë ndjen një krenari fare të ligjshme që ky artist shpirtmadh është pjesë e natyrshme dhe e shquar e saj. Për gjithë sa u shkrua më sipër, Dhimitër Mborja meriton një studim më serioz të veprimtarisë së tij në lëmë të fotografisë, e kësisoj të zër vendin që i takon në historinë e fotografisë shqiptare, ndonëse me prurje artistike dhe dokumentare jo për vendin e origjinës.

Përmbytje në veri të Bosnjës, lumenjtë dalin nga shtrati! Gjendje e jashtëzakonshme në disa komuna pas reshjeve të dendura të shiut

Dy persona janë zhdukur në qytetin e Tuzllës në Bosnje e Hercegovinë si pasojë e reshjeve të mëdha që kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në lumenjtë e këtij vendi.

 

Bëhet fjalë për një polic dhe një person që në orët e paradites së 27 marsit ka ikur nga policia dhe është futur në shtratin e lumit Jala.

Për shkak të reshjeve që po vazhdojnë për ditën e të tretë me radhë, në pjesën më të madhe të Bosnje e Hercegovinës lumenjtë kanë dalë nga shtrati.

Gjendje më e rënduar raportohet në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit, ku janë mbyllur disa rrugë kryesore.

Në Laktash, afër Banjallukës, janë përmbytur rreth 100 shtëpi. Lumi Bukovica ka çarë kanalin rreth orës katër të mëngjesit dhe ka përmbytur një lagje të tërë.

Sipas Institutit Federal Hidrometeorologjik, reshje intensive priten deri më 29 mars, ndërsa më pas parashikohet stabilizim gradual i motit dhe ndërprerje e reshjeve deri më 3 prill.

Në fund të vitit të kaluar, Bosnja u përballë më vërshime vdekjeprurëse, kur 27 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rreshqitjet e dheut më 4 tetor.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme goditën pjesë të Bosnjës jugore dhe qendrore më 4 tetor, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe duke ndërprerë rrymën dhe bllokuar qasjen në disa fshatra./REL

Përshkallëzohet dhuna ndaj Teslas në SHBA dhe Kanada! Protestuesit hedhin molotov në ekspozitat e kompanisë së Elon Musk

Pasi CEO i Tesla, Elon Musk u bë kreu i Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE), kompania e automjeteve elektrike i është nënshtruar dhunës në rritje nga kundërshtarët militantë të shkurtimeve të programit të qeverisë federale dhe pakësimit të fuqisë punëtore federale.

 

Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ekspozitat e Tesla-s janë sulmuar dhe pronarët e automjeteve Tesla janë kërcënuar dhe keqtrajtuar.

Më 19 shkurt, një protestues dyshohet se hodhi tetë pako molotov në një ekspozitë Tesla në Salem, Oregon, ndërsa ishte i armatosur me një pushkë AR-15.

Më 18 mars, një individ i veshur me të zeza i vuri flakën dy Cybertrucks Tesla në një qendër riparimi në Las Vegas, duke dëmtuar tre automjete të tjera. Fjala “Rezistoni” ishte lyer me bojë në hyrjen e përparme të ndërtesës.

“Epoka e kryerjes së krimeve pa pasoja ka përfunduar,” tha Bondi në një deklaratë duke njoftuar arrestimin e tre individëve të dyshuar të përfshirë në sulmet e fundit ndaj tregëtarëve dhe pronat e Tesla.

“Le të jetë ky një paralajmërim: nëse i bashkoheni kësaj vale të terrorizmit vendas kundër pronave të Teslës, Departamenti i Drejtësisë do t’ju vendosë pas hekurave”, thanë autoritetet.

Një grup i quajtur TeslaTakedown, i cili ka sponsorizuar protestat e Teslës, po organizon një Ditë Globale të Veprimit më 29 Mars.

“Elon Musk po shkatërron demokracinë tonë dhe ai po përdor pasurinë që ndërtoi në Tesla për ta bërë këtë. Ne po ndërmarrim veprime në Tesla për të ndaluar grushtin e paligjshëm të Musk,” tha TeslaTakedown në faqen e saj të internetit.

“Ndalimi i Musk-ut do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e demokracisë sonë”, kanë thënë ata.

Që nga shkurti, lëvizja e vetë-përshkruar nga baza TeslaTakedown është shfaqur për të kundërshtuar përfshirjen e Musk me administratën Trump dhe DOGE, e cila thotë se ka kursyer 130 miliardë dollarë për taksapaguesit deri më tani.

Si e çimeton Vladimir Putini pushtetin e tij?! DW: Ish-oficeri i KGB-së u zgjodh president i Rusisë 25 vite më parë! Sot sundon si diktator

Më 26 mars 2000 Vladimir Putin u zgjodh president i Rusisë. Sot ai sundon si diktator. Një vështrim retrospektiv se si ish-oficeri i KGB-së e ka zgjeruar pandërprerë pushtetin e tij.

Në fakt ajo qe vetëm një formalitet: në zgjedhjet presidenciale ruse më 26 mars 2000 Vladimir Putiniu konfirmua në detyrë me 52,9 për qind të votave. Rezultati dihej që në fillim. Sepse kur Boris Jelzin u dorëhoq papritur më 31 dhjetor 1999, Putini, i cili nga 9 gushti 1999 ishte kryeministër, mori përsipër edhe detyrat e presidentit sipas kushtetutës.

Putini është në pushtet prej 25 vjetësh. Për t`u bërë sundimtari autokratik dhe i padiskutueshëm i Rusisë, ai ka vepruar me strategji – edhe pse për disa vjet nuk ishte në pallatin presidencial.

Ndërrim karrigesh në Kremlin

Meqë sipas kushtetutës ruse presidenti në atë kohë nuk lejohej të mbante më shumë se dy mandate radhazi, zgjedhjet e 7 majit 2008 sollën një ndërrim postesh. I besuari i Putinit, Dmitri Medvedev, ish-kryetar i bordit mbikëqyrës të Gazprom, zëvendësoi Putinin në detyrë.

Me propozimin e Medvedevit, Duma ruse zgjodhi një ditë më vonë kryministër Putinin me 87,1 përqind të votave. Edhe pse Medvedev mbante postin më të lartë, fijet në Kremlin i lëvizte nga sfondi Putini.

Themeli i pushtetit të Putinit: eliminimi i autonomisë rajonale

Në këto 25 vjet presidenti rus e ktheu vendin në “diktaturën më të fortë të personalizuar në botë”, thotë politologu rus Mihail Komin. “Që në fillim ai ka pasur synim ta transformojë demokracinë në favor të tij. Sot i gjithë pushteti është i përqendruar në duart e një personi të vetëm, në duart e Putinit”. Gjithçka filloi me eliminimin e “autonomisë rajonale”, kujton Komin: “Një nga reformat kryesore në mandatin e parë të Putinit ka qenë vendosja e të ashtuquajturve përfaqësues të presidentit në rajone”. Kremlini krijoi kështu instrumentin e kontrollit në rajone – një gur themeli për çimentimin e pushtetit.

Këtë vlerësim bën edhe politologu rus me banim në Finlandë, Grigory Nishnikov: “Nëse kujtojmë Rusinë e viteve të para të Putinit, na bien ndërmend disa qendra autonome të pushtetit, qofshin kushtetuese apo edhe informale, si oligarkët. Ata të gjithë përbënin një lloj kundërpeshe ndaj Kremlinit”. Putini i shkatërroi të gjitha këto, centralizoi gjithçka dhe e drejtoi sistemin e pushtetit në Rusi drejt vetes”, thotë Nizhnikov në intervistë me DW.

Putini und Trumpi: vëllezër ideali?

Në politikën e jashtme shënohet një riafrim mes SHBA dhe Rusisë, që nisi në mandatin e parë të presidentit amerikan Donald Trump (2017 – 2021). Takimi i parë i tyre u zhvillua në korrik 2018 në samitin e Helsinkit. “Për Putinin, Trump është dhurata më e madhe e jetës së tij politike”, thotë politologu dhe historiani Helmut Müller-Enbergs në një intervistë me platformën e lajmeve T-Online.

Në negociatat për armëpushimin në Ukrainë Putini i ofroi Trumpit “si të thuash mouse au chocolat – lëndët e para dhe perspektivën e përmbushjes së premtimit të tij zgjedhor”, thotë eksperti nga Universiteti i Danimarkës Jugore. Sipas ligjit ndërkombëtar ai nuk ka të drejtë për këtë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov së fundmi para shtypit ndërkombëtar la të kuptohet, se Trump dhe Putin kanë marrëdhënie të mira dhe mund të flasin me njëri-tjetrin më shpesh nga ç`supozohej deri tani.

Aparati i pushtetit nuk toleron asnjë kundërshtim

Rritja e fuqisë së Putinit, sipas ekspertëve, bazohet në kërcënimin ushtarak dhe represionin, në politikën e brendshme dhe të jashtme. Sipas ekspertit Nizhnikov në çerekshekullin e kaluar ka pasur mjaft ngjarje, qö kanö pörbörö rrezik për Putinin.

Këtu bëjnë pjesë protestat pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011 në sheshin Bolotnaya në Moskë, rreziku nga një situatë e paqendrueshme në Krime pas aneksimit të gadishullit ukrainas në 2014, trazirat pas reformës së diskutueshme të pensioneve në 2018, protestat e Navalnit në të gjithë Rusinë në vitet në vijim dhe invazioni në Ukrainë, që u shoqërua me protesta në rrugët e metropoleve Moskë dhe Shën-Petersburg.

Por çdo rezistencë e popullit u pasua nga një represion edhe më i fortë, thotë politologu Nizhnikov. Dhe “me secilën nga këto ngjarje u eliminuan vazhdimisht kundërshtarë të rinj”. Kështu që sot nuk ka mbetur askush, që mund të kundërshtojë Putinin.

Një tjetër faktor i rëndësishëm për mbajtjen e pushtetit të Putinit është dobësimi i qëllimshëm i gjykatave në mandatin e tij të dytë, vëren Mihail Komin. Gjykatat ruse sot nuk janë më të pavarura, kritikon ai.

Këtyre i shtohet edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor në favor të Vladimir Putinit dhe partisë së tij në pushtet “Rusia e Bashkuar”. “Tani partia në pushtet dominon falë sistemit të shtypjes së opozitës, jo falë temave sociale, të cilat luajtën rol në dy mandatet e para të Putinit”, thotë politologu.

Në vend që të afirmohet ndaj opozitës demokratike, Putini krijoi një kabinet hije rreth vetes, thotë sociologu rus Alexander Bikbov. Presidenti ka mbledhur në këtë rreth të ngushtë njerëz, që ndajnë me të interesa specifike biznesi. Firmat e tyre kanë marrë kontrata të mëdha nga shteti dhe janë pasuruar në këtë proces, thotë Bikbov: “Putin i mban gjithmonë të gjitha frenat në duar dhe është i përfshirë personalisht në biznes.”

Manipulimi i kujtesës historike kolektive

Shoqërisë i shitet imazhi i një Rusie, ku shteti gjatë gjithë historisë ka luajtur një rol vetëm pozitiv. Çdo gjë negative eliminohet, të gjitha konfliktet e së shkuarës fshihen, thotë Bikbov. Ai i quan ato “manipulime me kujtesën kolektive historike”. Edhe kjo vetëm e forcon pushtetin e Putinit, mendon ai.

Si shembull, sociologu përmend mbylljen për publikun të arkivave të KGB-së, që përmbajnë “kapitujt e errët të historisë ruse”. Bikbov e quan imazhin e Rusisë nën Putinin, i cili ka qenë vetë shefi i KGB-së, “imazhi i gjelit të artë”, duke iu referuar një personazhi të përrallave ruse. Gjeli i artë do të thotë “një Rusi vetëm e lumtur”.

Një vend, që shihet me syze rozë dhe ku familja e Carit paraqitet çuditërisht së bashku me diktaktorin komunist Stalin si ruajtës të të njëjtave tradita – edhe pse të dy në historinë ruse përfaqësonin forca politike krejtësisht të ndryshme”.

Fundi i sundimit të Putinit nuk duket gjëkundi

Të tre ekspertët e intervistuar nga DW mendojnë se këto tendenca do të forcohen në të ardhmen dhe se Putini do të qëndrojë në pushtet për një kohë të gjatë. “Problemi është, se nuk ka ndonjë kandidat të mundshëm dhe as vend për të. Zgjedhjet e fundit, që Putini i fitoi vërtetë, ishin ato të vitit 2004. Çdo gjë tjetër ka qenë e padrejtë”, ankohet Mikhail Komin.

“Putini u zgjodh këtë mars për gjashtë vitet e ardhshme”, vlerëson eksperti, “por 2030 nuk do të jetë viti i fundit i presidencës së tij. “Unë mendoj se ai do të vazhdojë edhe me një mandat tjetër. Kohën e tij në pushtet do ta kufizojë vetëm mosha e tij fizike”.

“Grigory Nishnikov ankohet edhe se rusët nuk shohin alternativë ndaj Putinit dhe se kanë frikë nga ndryshimi: “Në rregull, thonë njerëzit, ne duam të përfundojë lufta, por çfarë vjen pastaj? Nëse Putini ikën, do të vijnë në pushtet hajdutë edhe më të këqij, që do të grabisin edhe më shumë vendin. Imazhi që kultivon qeveria, është: stabiliteti i sotëm është më i rëndësishëm se ndryshimet e së nesërmes”.

Nizhnikov vëren se në Rusi ka pasur gjithmonë nevojë për një dorë të fortë: “Një personalitet i fortë drejtues duhet të marrë gjithmonë vendime dhe të zgjidhë problemet. Nö rast nevoje rusët fajësojnë guvernatorët dhe jo presidentin, sipas motos: vetëm po ta dinte Putini këtë, ai do ta zgjidhte problemin menjëherë!” Kjo është një traditë shumë e vjetër ruse./DW

Fabrikë për prodhimin e armëve në Shkozë me firmën e Ballukut! Pronësia e ish-Uzinës i kalon MM, shmanget Këshilli Bashkiak

Në një akt të dyshimtë, me firmën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore KAYO, pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, të cilat ndodhen në zonën e Shkozës.

 

Qeveria ka revokuar të drejtën e pronësisë, të cilën vetë e kishte dhënë më parë me një vendim të mëparshëm për Bashkinë e Tiranës. Deri më tani, godinat ishin në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe ishin caktuar për ndërtimin e banesave sociale. Por tani, pa pëlqimin e pronarit, ato kalojnë në duar të tjera, konkretisht në pronësinë e shoqërisë KAYO, nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas këtij vendimi, godinat do të përdoren për ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë armë dhe municione. Vendimi i qeverisë për kalimin e pronësisë shtetërore të godinave të ishUzinës së Autotraktorëve është marrë pa miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sipas nenit 58 të rregullores së Këshillit Bashkiak dhe nenit 54 të ligjit për qeverisjen vendore, çështja duhej të kalonte me jo më pak se 3/ 5 e votave të anëtarëve të Këshillit, por kjo as që është diskutuar në mbledhje. Kalimi i pronësisë ka shkelur gjithashtu ligjin për pasuritë shtetërore, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për trajtimin e pronave shtetërore në të ardhmen.

Përveç kalimit të pronësisë në shkelje të ligjit, një tjetër shqetësim i madh është ndërtimi i kësaj fabrike në një zonë të banuar me densitet të lartë popullsie, duke rrezikuar seriozisht sigurinë dhe jetën e qytetarëve, shkollave, kopshteve dhe bizneseve që operojnë në zonë. Ky vendim ka ngritur alarmin për mundësinë e një “Gërdeci” të dytë, ku një aksident apo shpërthim i mundshëm mund të shkaktojë tragjedi të tmerrshme. Për realizimin e projektit është miratuar një buxhet fillestar prej 3 milionë eurosh për shoqërinë KAYO dhe ajo do të ketë mundësinë të bashkëpunojë me biznese private për prodhimin e armëve dhe municioneve, një hap që thellon dyshimet për transparencën dhe qëllimet reale të këtij projekti.

Nëse ky vendim zbatohet pa u ndaluar, do të kemi një tjetër provë të dhunimit të ligjit dhe të interesave të qytetarëve, që po injorohen nga ata që duhet të mbrojnë ligjin dhe sigurinë publike. Pas këtij vendimi, çdo qytetar që jeton në zonën e Shkozës dhe afër saj ka arsye të shqetësohet për të ardhmen e tij. Kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të qytetarëve dhe një goditje tjetër për transparencën dhe përgjegjshmërinë e administratës qeveritare.

Tërmeti shkatërrues në Myanmar! Rritet bilanci i viktimave: 144 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që tronditi mëngjesin e sotëm Myanmarin.

 

Sipas të dhënave të përditësuara nga tërmeti janë regjistruar deri më tani 144 të vdekur dhe 732 të plagosur, raportojnë mediat shtetërore të Myanmarit.

Gjithashtu raportohet se dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës.

Dëshmitarët kanë thënë se pjesë të Pallatit Mbretëror historik në Mandalay ishin dëmtuar rëndë.

Në Naypyidaw, kryeqyteti i Myanmar, të lënduarit po ndihmohen nga ambulancat dhe kalimtarët në rrugë dhe po dërgohen në spital.

Goditja u ndje fortë edhe në Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës fqinje, ku u shemb një rrokaqiell 30-katësh në ndërtim në zonën e Chatuchak.

Këtu 43 punëtorë janë bllokuar nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit po punojnë për t’i nxjerrë të gjallë. Nga shembja raportohet se ka edhe të lënduar.

Kryeministri tajlandez Paetongtarn Shinawatra ndërpreu një vizitë në ishullin jugor të Phuket dhe, pasi mbajti një takim urgjent, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Bangkok.

Tërmetet e cekët si ky janë më të rrezikshëm se ata më të thellët sepse lëshojnë më shumë energji më afër sipërfaqes së Tokës, duke shkaktuar lëkundje më të forta dhe më shumë dëmtime në struktura.

“Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt”, Basha: Të votosh Ramën është të jesh kundër familjes, të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Dibër, kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha tha se sot janë faktuar fjalët që tha para tre vitesh se pa aleatët strategjikë SHBA, BE, NATO, nuk mund të bëjë asnjë hap të sigurt drejt të ardhmes.

“E kam thënë para tre vitesh dhe tani është fakt: Shqipëria, as shqiptarët dhe as kombi shqiptar, nuk mund të bëjnë asnjë hap të sigurt pa pasur në krah aleatët strategjikë – SHBA, BE dhe NATO-n. Sot, pas tre vitesh, nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar këtë” – u shpreh Basha.

Ai më tej risolli në vëmendje përpjekjet për të pamundësuar që Koalicioni Euroatlantik të mos ishte alternativë në 11 maj dhe që shqiptarët të mbaheshin në rrethin e zgjedhjeve pa zgjidhje.

Sipas tij, të pretenosh sot se zgjidhja është Edi Rama është të jesh kundër familjes dhe Shqipërisë, ndërsa të votosh sot PD për të nxjerr Ilir Metën deputetë, është t’u bësh padrejtësi demokratëve dhe opozitarëve.

“U bë gjithçka për të pamundësuar një alternativë që nuk i mban shqiptarët në rrethin e zgjedhjeve pa zgjidhje. U përdor çdo “plumb” për ta penguar, dhe ju në Dibër e dini mirë që u tentua të mos lejohej Koalicioni Euroatlantik të hynte në zgjedhje.
Të pretendosh se zgjidhja është Edi Rama do të thotë të jesh kundër familjes, kundër Shqipërisë. Të thuash sot se voton për PD dhe të nxjerrësh Ilir Metën deputet është, në minimum, një padrejtësi ndaj opozitarëve dhe demokratëve” – tha më tej Basha.

 

Pse refuzohet vetingu për politikanët? Basha nga Dibra: Ata që “luftonin” korrupsionin me fjalë janë te 7×7=313 dhe bashkuan votat për të liruar të korruptuarit

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Dibër për të prezantuar kandidatët e këtij qarku para strukturave, që do të garojë me emra të nderuar të këtij komuniteti në listën e hapur si Edmond Isaku, Mirjan Kaloshi, Albert Kojku, Sabiana Pasha dhe Sokol Ruka.

Basha në fjalën e tij para të pranishmëve foli edhe për keqqeverisjen e viteve të fundit që ka shpopulluar këtë zonë. Ai tha se shkaktarë janë Edi Rama dhe shokët e tij që i ngarkoi me përgjegjësi dhe sot janë në burg dhe shkaku se pse refreni i kësaj fushate është 7×7=313.

“Kemi qenë dhe jemi 100% në mbështetje të luftës kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me fjalë, por me vepra. Ata që bërtasin më shumë për luftën kundër korrupsionit, një pjesë prej tyre nuk i dëgjojmë më, sepse në të vërtetë janë 7×7=313. Ndërsa një pjesë tjetër, që betohen për luftën kundër korrupsionit, bashkuan votat për të liruar 111 zyrtarë të korruptuar.

Korrupsioni është vjedhja e pasurive të shqiptarëve dhe pasurimi i miqve të pushtetarëve. Lufta kundër tij meriton mbështetje me vepra, dhe ne e kemi bërë. Kemi depozituar ligjin për vetingun e politikanëve. Të gjithë pushtetarët duhet t’i nënshtrohen kontrollit të pasurive të tyre dhe familjarëve të tyre. Pse kjo masë u konsiderua në përputhje me Kushtetutën për gjyqtarët, ndërkohë që nuk e pranojnë për politikanët?

Koalicioni Euroatlantikë përfaqësohet nga një grup njerëzish dinjitoz, qytetarë, përfaqësus që nderojnë komunitetin të cilit i përkasin, e të cilit do t’i shërbejnë. Njerëz të vendosur në luftë kundër korrupsionit, si e keqja më e madhe e kësaj shoqërie. Nuk është rastësi edhe reagimi, përgjigjja e rinisë, sot sapo zbrita në Dibër. Nuk është rastësi, nuk është batutë për batutë, nuk është humor, është e vërtetë 7×7, 313-të. Është e vërtetë që shokët e Edi Ramës, ata që ai i ngarkoi me përgjegjësi, janë të gjithë në burg. Pse? Sepse ata shpërdoruan detyrën, ata vodhën taksat, së bashku me Edi Ramën krijuan për shqiptarët makthin e dështimeve dhe të korruspionit më të madh që nga themelimi i shtetit shqiptar. Kjo është e vërteta edhe pas reagimit qytetar ndaj asaj që padiskutim që po kthehet në një refren i kësaj fushate. Dhe është refreni i kësaj fushate. Njerëzit na kanë dëgjuar të shpjegojmë në detaje në nivelin më të lart gjeostrategjik, intelektual , profesional të programit tonë. Dhe prap do ta bëjmë, padiskutim. Por shumë njerëz reagojnë ndaj këtyre fjalëve të thjeshta sepse janë e vërteta. Janë e vërteta e plotë dhe e dhimbshme e një Shqipërie të zhytur në dështim, emigracion, për shkak të korrupsionit të Edi Ramës” – u shpreh ai.

Basha më tej tha se qytetarët duhet ta votojnë Koalicionin Euroatlantik pasi është i vetmi që mbështet SPAK me vepra jo me fjalë në luftën kundër korrupsionit dhe ka një program që e ka shpalosur prej muajsh. Duke u ndalur tek ky i fundit, ai foli konkretisht për fermerët të cilët nuk konkurrojnë dot as fermerin shqiptar në Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, duke prekur realitetin ku kanë çuar bujqësinë, blektorinë, bletarinë, agrobiznesin, programi parashikon 100 milionë euro subvencione për fermerët bazuar në prodhim. 50 milionë euro në infrastrukturën që i nevojitet 50 milionë euro në vit infrastrukturë, nga rrugët e aksesit në ara e sera, tek energjia elektrike, tek magazinimi, frigoriferimi dhe agropërpunimi.

“Lufta kundër korrupsionit, mbështetja ndaj SPAK, i vetmi formacion politik me një program që e ka shpalosur më 1 qershor. U munduan ta zhdukin, ta censurojnë, ta përqeshin, tani ta kopjojnë. Programi ynë është i plotë dhe duhet parë në tërrësinë e tij. Nuk është një buqetë premtimesh që çfarë i pëlqen njërit, e çfarë i pëlqen tjetrit. Është një program që ka rrjedhur nga njohja dhe prekja e realitetit, si askush tjetër. Shoh sipërmarrës të nderuar, të fushës së agrobiznesit me të cilët kemi diskutuar edhe në pikat e zhvillimit, edhe në pikat e rënies së industrisë së agropërpunimit. Shoh fermerë. Dhe ne e dimë fare mirë se cilat janë problemet e fermerit dibran, se cilat janë problemet e fermerit shqiptar. Ne e dimë se pak kilometra më tutje shtrihet Republika e Maqedonisë së Veriut, e pak më tej Republika e Kosovës dhe ne e dimë se fermeri kosovarë, fermeri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, vëlla me gjakë e me kulturë e me të gjitha me fermerin e Dibrës apo të Kukësit, apo të Myzeqesë, ka një tjetër situatë. Pse? Sepse qeveri si Maqedonia e Veriut apo e Kosovës, e kanë kuptuar një të vërtetë që BE e ka kuptuar prej kohësh. Nuk ka bujqësi pa subvencione, nuk ka bujqësi pa infrastrukturë ndihmuese, nuk ka bujqësi pa akses të sigurt në treg. Këto janë tre themele të një sektori të zhvillimit rural, të bujqësisë, blektorisë, agropërpunimit, peshkimit, bletarisë, tre themele pa të cilat ti shkatërron gjithçka, nga të cilat sot varen 35% e shqiptarëve. Varen familjet e tyre, rinia e tyre.
Si ka mundësi vëllezër të një gjaku, ata e mbajnë kokën lartë, fermeri ynë e mban kokën poshtë nga hallet, nga dertet. Mbaron një cikël prodhimi, fillon një cikël tjetër ankthi për të marrë prap hua, sepse edhe kur prodhimi bëhet nuk shitet. E pra programi ynë i jep zgjidhje tërrësore, të integruara edhe me pjesët e tjera të shoqërisë e grupet e tjera të interesit. E para, 100 milionë euro subvencione për fermerin shqiptar, bazuar mbi prodhimin. Sigurisht mbi prioritetet që Shqipëria ka e duhet t’i jap degëve të veçanta të prodhimit. 50 milionë euro në vit infrastrukturë, nga rrugët e aksesit në ara e sera, tek energjia elektrike, tek magazinimi, frigoriferimi dhe agropërpunimi. Se jemi i vetmi vend në 2025-ën që nuk i ndihmon as me magazinim, as me frigoriferim as me agropërpunim. Në Kosovë prodhohet gjithçka. Nga çipset nga patatet e Kosovës, tek marmalata. Nuk shkon asnjë moll dëm, asnjë patate dëm. Ndërsa këtu vazhdohet me primitivizëm të shkatërrohet djersa e femrerit shqiptar, për të avantazhuar një grusht importuesish që dhe fasulen duan të na e sjellin nga Egjipti.
Ndaj, ne jemi të vetmit me një program të vërtetë, realist, që njeh problemet e shqiptarëve dhe u jep zgjidhje realiste këtyre problemeve. Me një ekip me integritet, me qëndrimin tonë pa asnjë mëdyshje në mbështetje të SPAK dhe luftës kundër korrupsionit dhe me një program i cili është integral dhe u jep zgjidhje të gjithve, ne nisemi drejt 11 majit me një synim të qartë: Shqipëria pas 11 majit do të qeveriset me programin dhe vlerat e Koalicionit Euroatlantik” – tha Basha.