24.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Më shumë se 207 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE vitet e fundit

Aplikimet për azil të shtetasve shqiptarë në Bashkimin Europian e të tjera (BE+) gjatë dekadës së fundit kanë qenë shumë të larta në raport me popullsinë e vendit.

Sipas shifrave të raportit të fundit vjetor të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), nga 2010-a (viti i parë që raportohet) deri në 2020-n, në total ka pasur 207.2 mijë aplikime nga shtetasit shqiptarë për azil në Bashkimin Europian + Zvicrën (nuk përfshihen të dhënat për Mbretërinë e Bashkuar).

Numri më i lartë i aplikimeve për azil ishte në 2015-n, me gati 67 mijë persona, duke u përgjysmuar një vit më pas dhe duke u luhatur në nivelet e 20-24 mijë persona në 2017-2019. Në 2020-n, aplikimet u reduktuan ndjeshëm, duke zbritur në rreth 7 mijë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, që detyroi mbylljen e kufijve (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në BE+).

Të dhënat e EASO i ndajnë aplikimet dhe në minorenë dhe të rritur. Bie në sy numri i lartë i aplikimeve nga minorenët çdo vit, që është mesatrisht një e treta e totalit të aplikimeve dhe 33% për gjithë periudhën.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit për të njëjtën periudhë, Shqipëria mban rekord për aplikimet në numër total.

E dyta është Kosova, me 200 mijë aplikime për azil për periudhën 2010-2020. Shetasit e Kosovës kishin nivele të larta në 2013-2015 dhe më pas u shënua një rënie e ndjeshme (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga shtetasit e Kosovës në BE+).

Sebia kishte 177 mijë aplikime në dekadën e fundit, Maqedonia e Veriut 90 mijë, Bosnja 52 mijë, Mali i Zi 12.6 mijë.

Për të gjithë rajonin, periudha 2014-2015 pa një rritje të ndjeshme të aplkimeve për azil në BE+, duke shënuar nivelet më të larta të dekadës.

Në raport me popullsinë aktuale, aplkimet më të larta për azil për dekadën i ka Kosova, për shkak të kërkesave të larta deri në 2015-n (shiko grafikun: Aplikimet për azil 2010-2020).

Për periudhën 2016-2020, rekordin e mban Shqipëria. Në 4 vitet e fundit kërkesat për azil të shqiptarëve ishin sa 3.7% e popullsisë aktuale, kundrejt 1.65% në Kosovë, 1.3% në Maqedoninë e Veriut dhe rreth 0.5% në Serbi, Bosnjë e Mal të Zi, sipas të dhënave të EASO, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë. (shiko grafikun: Aplikimet pëz azil 2016-2020).

Për shkak se vendet e rajonit konsiderohen të sigurta, pjesa dërrmuese e aplikimeve për azil në vite janë refuzuar.

Cikli i ri i emigracionit që ka përfshirë Shqipërinë vitet e fundit po shkakton probleme në tregun e brendshëm të punës, me shumë sektorë që ankohen për mungesën e punonjësve./MONITOR

Mbetjet në Kavajë, bombë mjedisore/ PD: Skemë kriminale për pasurimin e klientëve të Edi Ramës

Partia Demokratike i ka berë thirrje SPAK që të veprojë për situatën e mbetjeve në Kavajë. Andi Lila në një prononcim nga vendngjarja deklaroi se kriza mjedisore në Kavajë është lojë me shëndetin e qytetarëve për përfitimet e mafies së inceneratorëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANDI LILA

Situata e mbetejeve në Kavajë është kthyer në një bombë mjedisore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Pamjet që shohim, që shoqërojnë përditshmërinë e qytetarëve dhe turistëve, nuk janë vetëm prdukt i paaftësisë së pushteti vendor dhe i qeverisë.

Fakteqësisht, ajo që qytetarët e Kavajës dhe Durrësit po përjetojnë është një skemë kriminale që po ndërtohet duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve me qëllim pasurimin e klientëve të Edi Ramës.

Për të çuar para te mafia e inceneratorëve, plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit, për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjedhje nga ata që e prodhuan këtë krizë.

Pra duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve, po i detyrojnë të pranojnë një zgjedhje shumë më të shternjtë për menaxhimin e plehrave.

Kjo lojë me shëndetin e qytetarëve, vetëm për përfitimet e mafies së inceneratorëve, është e papranueshme dhe kriminale.

Ne i kërkojmë SPAK-ut të veprojë urgjentisht, përpara se pasojat për ambientin dhe shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperushme.

Skandali me uniformat e policisë/ Berisha: Lleshaj dhe Agaçi vjedhje me 11 fish! I mbron kreu i meduzës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar shifrat marramendëse të paguara për një kapele policie, duke thënë se kjo është vjedhje me 11 fish, ku bosët e vërtet dhe përgjegjësit kryesorë mbrohen nga Rama.

“Lleshaj dhe Agaçi janë përgjegjësit më kryesor të kësaj vjedhje të 11 fishtë të denoncuar me emër dhe mbiemër disa herë nga qytetarët dixhital që në fillim të aferës. Por ata i mbronë kreu i meduzes sepse ai vjedh më shumë se të gjithë në këtë vend”, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Kjo eshte vjedhje me 11 fish!

Ne Suedi kapelja me strehe e policit kushton 34 € kurse per policin shqiptar ajo kushton 350€. Ata qe jane arrestuar padyshim kane pergjegjesi ligjore te pamohueshme. Por boset e tyre Lleshaj, Agaçi jane pergjegjesit me kryesor te kesaj vjedhje te 11 fishte te denoncuar me emer dhe mbiemer disa here nga qytetaret dixhital qe ne fillim te aferes. Por ata i mbrone kreu i meduzes sepse ai vjedh me shume se te gjithe ne kete vend! sb

Katastrofë ekologjike në kulmin e sezonit turistik, plehrat “mbysin” edhe Golemin

Në një kohë kur jemi në kulmin e sezonit turistik, situata nuk duket aspak pozitive në Golem të Kavajës, ku plehrat kanë ‘mbytur’ rrugët e qytezës, ndërsa tanimë u kanë zënë rrugën jo vetëm këmbësorëve, por edhe makinave, të cilët duhet të devijojnë për të mos ‘u përplasur’ me malin e mbeturinave dhe erën aspak të këndshme që ato shkaktojnë.

Në redaksinë e ‘Fax News’ kanë ardhur disa foto nga turistë në zonën e Golemit, të cilët shprehen se situata nuk është aspak e pranueshme. Problematika e mbeturinave na qytetin e Durrësit dhe rrethinat e saj ka nisur prej disa kohësh tanimë, ku nuk kanë qenë të pakta reagimet në lidhje me këtë çështje, por të vetmit që ‘nuk e vënë ujin në zjarr’ janë institucionet e qeverisjes vendore në këtë qytet, të cilët bëjnë një vesh shurdh e një sy qorr, dhe kjo neglizhencë shkakton të tilla pamje, aspak mikpritëse, jo vetëm për turistët vendas, por edhe për ata të huaj.

Policia kontroll në lokalin e Noizyt në zonën e Plazhit, ja pse u gjobit

Policia e Durrësit ka organizuar mbrëmjen e djeshme një aksion në lokalet e qytetit, më qëllim kontrollin e rregullave anticovid si edhe për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Me këtë qëllim policia ka ndaluar mbrëmjen e djeshme edhe në qytetin e Durrësit, në zonën e Plazhit në lagjen 13 të qytetit, ku pas kontrolleve të ushtruara, ka proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”si dhe u ndëshkuan masë administrative shtetasit Indrit Deti dhe Rigels Rajku, ky i fundit i njohur edhe si reperi, Noizy. Ndaj këtyre dy shtetasve mësohet se ka nisur një procedim penal, ndërsa janë gjobitur edhe me 1 milion lekë të reja.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Plazh, Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative, administratori një subjekti dhe pronari i një subjekti tjetër.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

D., 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe R. R., 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Si Rama humbi toruan kur u pyet nga gazetari për tenderin e policisë: S’jam shitës kapelesh, s’kam unë punë…

Nëse dje dëgjuam një kryeministër të shqetësuar për abuzimet me tenderat në bashkitë që drejtohen prej vartësve të tij, disa javë më parë, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për tenderin e uniformave dhe abuzimet e denoncuara nuk ishte i njëjtë. Dosja.al risjell një nga debatet më të komentuara, që ndodhi 6 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, kur kryeministri ishte i ftuar në studion e gazetarit Ilir Babaramo.

Ndryshe nga sa u shfaq dje, tejet i gatshëm për të denoncuar në SPAK çdo indicie për abuzim, kur u pyet sesi kishte mundësi që zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kishin realizuar një tender ku vetëm një kapele polici kushton 350 euro, Rama e humbi toruan.

Në video mund të shihni tonalitetin e zërit që ngrihet teksa i shpjegon gazetarit se ai nuk shet kapele dhe se nuk ka asnjë punë që e lidh me këtë tender, akuzat për të cilin i quajti “thashetheme dynjaje”. Këto “thashetheme” sot janë provuar si të të vërteta, së paku nga SPAK, që deklaron se 9 zyrtarë i dhanë 280 milionë lekë të reja, një kompanie gërmimi që s’ka lidhje me rrobaqepësinë dhe se uniformat që iu dorëzuan policëve janë jashtë çdo lloj standarti.

Edi Rama: Të lutem shumë se unë s’kam ardhur këtu për kapelen e policëve

Ilir Babaramo: Po flasim për fonde publike, për 24 milionë euro

Edi Rama: Do të them mirupafshim të dashur teleshikues, ta bëj unë rolin tënd dhe të largohem

Ilir Babaramo: Ok, vazhdojmë më tej.

Edi Rama: Jo i dashur, s’kemi si vazhdojmë ne më tej, unë jam kryeministër i Shqipërisë, s’jam këtu për muhabet dhe thashetheme.Të lutem shumë, s’kam ardhur tëkomentoj thashethemet e dynjasë, më bëj pyetje të të jap përgjigje.

Ilir Babaramo: Pse s’janë pyetje këto?

Edi Rama: Po ça pyetje është kjo, kapelja e policit kushton kaq, ça lidhje kam unë, ku hyj unë këtu mor zotëri? Unë jam kryeministër i Shqipërisë, të dielën shqiptarët do të votojnë…Di gjë ti se unë bëj kapele policësh, di gjë ti se unë mbaj kapele policësh? Ku hyj unë këtu? Po flet me shitësin e kapelerisë? Apo po flet me prodhuesin e kapeleve? Se kjo që po bëjmë ne falë teje, kjo është skena e një teatri absurd ku bëhet parodi për gazetarin që merr në intervistë kryeministrin.

Ilir Babaramo: Nejse, e tejkalojmë këtë, ka një shembull. Por ju si piktor psh, a ndiheni mirë për logon e operas.

*Rama mbyll gojën dhe s’pranon më të përgjigjet. Përshëndet shikuesit me duar dhe largohet nga studioja.

Humb jetën një nga pushuesit që u nxorën në gjendje të rëndë nga deti në Fier

Ka marrë përmasa tragjike, ngjarja e sotme në bregdetin e Pishporos në Fier, ku dy pushues u nxorrën pa ndjenja nga deti. Dy pushuesit u identifikuan si Arben Alizoti dhe Fiqo Rexhepi.

Sikundër mësohet tashmë, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërkohë që nuk bëhet ende emri i viktimës.

Dy pushuesit ishin futur për tu larë kur kanë rrezikuar mbytjen. Dy personave u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.

Ata u transportuan në gjendje të rëndë ne spitalin rajonal të Fierit.

Zbulohet plani mafioz i Ramës me plehrat në Durrës dhe Kavajë, Xhaferaj: SPAK të ndërhyjë

Kreu i PD të Durrësit, Ferdinand Xhaferaj ka zbuluar skemën që po përdor Edi Rama me plehrat në Durrës dhe Kavajë. Nëpërmjet një deklarate nga landfilli i Durrësit, ai e ka konsideruar këtë që po ndodh si paramenduar dhe një plan mafioz. Xhaferaj thekson se me këtë situatë Rama po përdor një strategji mafioze për të dërguar mbetjet tek landfilli i Sharrës, që sipas tij është landfilli i ortakëve të kryeministrit, me një vlerë të rritur, 30% më shumë , me 41 euro për ton.

Kreu i PD, Durrës i kërkon SPAK të veproje përpara se situata të degradojë më shumë e të rrezikojë jetët e qytetarëve të Durrësit.

Deklarata e plotë e Ferdinand Xhaferajt

Ka mbi 4 vite që vlon problematika e mbetjeve për qytetet e Durrësit dhe Kavajës dhe së fundmi i është vënë flaka jo në kuptimin figurativ, por sikurse e shikoni në kuptimin e drejtpërdrejtë të saj. Ne kemi parë në qytetet e Durrësit dhe të Kavajës kazanë mbetjesh të tej mbushur gjatë ditës dhe që digjen gjatë natës . Pra sikurse shikohet, për qytetet e Durrësit dhe Kavajës situata e mbetjeve ka degraduar në një krizë mjedisore me shumë rrezik për shëndetin e qytetarëve te Durrësit dhe të Kavajës.

Kanë kaluar katër vite, nuk kemi të bëjmë më me paaftësi, është një rast, është një plan i mirëfilltë mafioz, është një sjellje prej nje organizate kriminale , sepse ashtu sikurse organizatat kriminale që kur duan të realizojnë objektivat e tyre rrezikojnë jetën e qytetarëve , shkojnë deri në vrasjen dhe ekzekutimin e qytetarëve , këtë punë po bën qeveria me krizën e mbetjeve. U ngrit, u ngrit kjo krizë mjedisore për të justifikuar që qytetet e Durrësit dhe Kavajës të cojnë mbetjet tek landfilli i Sharrës, tek landfilli i ortakëve të kryeministrit dhe ti cojnë mbetjet me një vlerë të rritur, 30% më shumë , me 41 euro për ton. Një aferë e pastër korruptive dhe pse?

Tre vite më parë erdhi kryeministri Rama këtu në Durrës, shkoi dhe në Porto Romano dhe Këshilli Bashkiak u mblodh me urgjencë dhe miratoi, shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore. Nuk u bë asgjë! Dy vite më vonë në qershor të 2020, këshilli bashkiak u mblodh përsëri dhe shpalli për herë të dytë gjendjen e emergjencës mjedisore. Këto ditë u orkestrua kriza mjedisore, u bë situata alarmante për Durrësin dhe Kavajën, e papërballueshme. Dhe disa ditë më parë Këshilli Bashkiak u mblodh dhe vendosi që për 10 vitet e ardhshme mbetjet të shkojnë tek landfilli i Sharrës me një kosto prej 40 mijë euro për ton.

Një vit më parë, në 2020 bazuar në vet strategjinë e qeverisë për trajtimin e mbetjeve për rajonin e Shqipërisë së mesme, tarifa ishte projektuar, kosto ishte projektuar 29 euro për ton. Pra, sikurse duket qartë është një aferë e pastër korruptive. Partia Demokratike e ka denoncuar prej vitesh këtë aferë. Ne jemi në pritje që SPAK-u të veproje përpara se situata të degradoje me shumë për jetën e qytetarëve të Durrësit.

PD: Goditja e aferës nuk mund të konsiderohet e plotë nëse drejtësia nuk troket tek Rama, Lleshaj dhe Ndreca

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Sot, edhe njëherë, koha i dha të drejtë Partisë Demokratike në betejën në mbrojtje të interesit publik.

Dy vite më parë, nga kjo foltore, ne kemi denoncuar aferën korruptive që fshihej pas tenderit të Ministrisë së Brendshëm për unifromat e policisë.

Atë kohë Sandër Lleshaj tha se ne po shpifnim dhe se nuk njihnim ligjin në fuqi.

Madje, ministri i Ramës, që ka shpenzuar 350 euro nga taksat e shqiptarëve për një kapele, shkoi deri aty sa të padisë Partinë Demokratike për shpifje, duke kërkuar përgjënjeshtrim të deklratës dhe shpërblim me shumën 1 milionë lekë nga Partia Demokratike.

Paradoksalisht, teksa e vërteta po shpaloset përpara shqiptarëve, gjyqi i ngritur nga ata që vodhën miliona euro me një tender, vazhdon.

Sjellja në kujtesë e momentit të parë të denoncimit të kësaj afere, është një ilustrim i domosdoshëm për të kuptuar jo vetëm pafytyrësinë e atyre që teksa vjedhin kërkojnë të mbyllin gojën e opozitës me gjyqe propagandistike, por edhe shënjestrën e vërtetë që duhet të ketë ky aksion.

Sigurisht cdo person që shkel ligjin duhet të dalë përpara drejtësisë një orë e më parë, por është e qartë për të gjithë shqiptarët se një aferë e këtyre përmasave nuk mund të kryehet nga zyrtarë të dorës së dytë.

Partia Demokratike është dijeni për faktin që Ministria e Brendshme është njoftuar për këtë operacion tre ditë më parë, duke u dhënë të përfshirëve në këtë aferë të gjitha mundësitë për të fshehur provat.

Ndërsa Edlira Naqellari, drejtoresha e prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, e njohur si një person pranë Ramës dhe e emëruar në këtë post prej tij, u largua nga ky pozicion vetëm 8 ditë më parë.

Të gjitha këto përbëjnë këmbana të forta alarmi për dekonsiprimin e operacionit, nëpërmjet të cilit përgjegjësia për milionat e vjedhura të mos mbërrijë në nivelet më të larta të qeverisë.

Kjo është e pafalshme!

Sepse nuk ka shqiptar që të mos dijë se një operacion korruptiv të këtyre përmasave, nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Edi Ramës.

Goditja e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket te dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës.

Kthimi i Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni, sikurse dëshmojnë raportet e shumta ndërkombëtare, ka vetëm një përgjegjës. Shqiptarët që varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjësi i vetëm është Edi Rama.

Shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka!

Reagon Berisha: Mbrohen narkoministrat dhe mbi ministrat që vodhën me uniformat e Policisë!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas opoeracionit ku u arrestuan disa zyrtarët të Ministrisë së Brendshme për tenderin  e uniformave të policisë 25 milionë euro.

Berisha shkruan në një postim në Facebook se, po mbrohen narkoministrat dhe mbi ministrat që vodhën me uniformat e Policisë!

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Mbrohen narkoministrat dhe mbi ministrat qe vodhen me uniformat e policise!

Miq, per vjedhjet me uniformat e policise qytetaret dixhitale nga viti 2016 deri ne vitin 2020 bene nje seri denoncmesh ne te cilat akuzojne:

Don Agaçion

Gjeneral Hashashin

Fatzi Xhafen

Sajmir Drogen.

Pavaresisht nga denoncimet se u vodhen shuna te medha arrestohen vartesit, cironkat se zbatuan urdherat e bosve te tyre te korruptuar dhe hajdut.

Ketu me poshte keni disa nga denoncimet me emra te bosve makute qe vodhen me tenderat e uniformave te policise. sb

2 qershor 2020 ora 18:00
Fakte dhe dokumente

Rikthehet skandali i uniformave të policisë; loja e re me tenderin e madh në kohë pandemie

Ndërkohë që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u bë protagonist duke vënë edhe “fytyrën e tij” në dhunën e paprecedentë që ushtruan rreth 1000 forca policore me rastin e prishjes së Teatrit Kombëtar, në dikasterin që drejton tenderët në dhjetëra milion euro vazhdojnë si në kohë normale.

Kështu kemi mësuar se është rikthyer skandali `i famshëm`, për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Duket se planin gati 1 vjeçar të një grupi të strukturuar në ministrinë e Brendshme në bashkëpunim me disa kompani dhe biznesmenë të lidhur me pushtetarë të lartë, po vihet në zbatim pikërisht tani në kohën `e jashtëzakonshme` të COVID-19.

Pas disa tentativave të cilat dështuan pas denoncimeve në media dhe opozitës, në datë 11 Maj janë hapur zarfet e ofertuesve, por ende nuk është shpallur fituesi pasi një kompani turke ju ka prishur planin, për grabitjen e qindra milion lekëve.

Mësohet se prej 9 ditësh që nga surpriza e papritur që ju bëri një kompani turke me ofertën e saj shumë më të ulët se kompania që ishte paravendosur si fituese, në ministrinë e drejtuar prej Sandër Lleshajt, ka plasur zia dhe po përpilojnë të gjithë mundësitë se si të dalin nga situata bashkë me fitimin e majmë që kishin planifikuar, në kurriz të uniformave të policëve.

Por çfarë ka ndodhur me një tender të shumëpërfolur që në verën e vitit 2019, i cili u pezullua fillimisht pas plasjes së skandalit në publik, por duket se po finalizohet pikërisht në këto kohë pandemie?

Në fund të muajit korrik të vitit 2019 u publikua një investigim me fakte dhe dokumente për tenderin e uniformave për Policinë e Shtetit. Bëhej fjalë për procedura të dyshimta dhe fitues të paracaktuar. Menjëherë pas kësaj pati reagime edhe nga Partia Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët i shtuan investigimit edhe fakte të tjera.

Bëhej fjalë për një skemë mafioze dhe në lojë ishin rreth 23 milionë euro, në një dorë. Pak ditë më pas në fillim të muajit gusht reagoi në mënyrën e tij, “as mish as peshk”, edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshja, i cili së bashku me Engjell Agaçin dhe sekretarin e Përgjithshëm të MB, Plarent Ndreca, u denoncuan si të përfshirë direkt në këtë aferë.

Edhe pse ministri Lleshaj mbrojti tenderin dhe akuzoi opozitën, dokumentet dhe faktet skandaloze të publikuara i detyruan që ta pezullojnë atë, deri sa të qetësohej situata. Dhe situata “e qetë” duket se ka qenë situata e jashtëzakonshme me rastin e pandemisë, në të cilën në fakt janë të ndaluar tenderat në shuma kaq të mëdha të cilët nuk kanë të bëjnë me luftën kundër Covid-10 dhe shërbime urgjente të domosdoshme.

Por duket se ashtu siç kanë bërë me shumë tender të tjerë skandalozë të denoncuar tashmë dhe njësoj si vepruan për prishjen e Teatrit Kombëtarë, në mes të pandemisë u shpall data e dorëzimit të ofertave, por duke e thelluar edhe më tej skandalin dhe grabitjen.

Gjithçka filloi pas një investigimi të publikuar në ditët e fundit të korrikut 2019, sipas të cilit kompania shqiptare, pjesë e tregut të uniformave te Policisë së Shtetit prej 26 vitesh, ”Gjergjefi shpk” u akuzua se ishte paracaktuar si fitues i tenderit me vlerë 2,800,347,570 Lekë pa TVSH, të publikuar më datë 26.07.2019. U zbulua se specifikimet e kërkesës, ishin shkruar pikërisht për këtë biznes.

Duke qenë se denoncimi ishte i kopsitur me fakte dhe dokumente dhe bëri bujë të madhe në opinion, kupola e ministrisë së Brendshme u detyrua që të anulojë procedurat, që në fazën e parë të zhvillimit ku ishin eliminuar në mënyrë selektive edhe 3 kandidatë pjesëmarrës.

Por ky tender do të rihapej sërish në 5.11.2019, këtë herë me ndryshime edhe më skandaloze që mundësojnë vjedhje të hapur, nga një fitues tjetër i paracaktuar. Kështu në procedurën e re është bërë një ulje drastike e sasisë së artikujve për uniformën e policisë që kërkohen të blihen nga ai që do të shpallej fitues, por “çuditërisht” shuma në dispozicion nuk ndryshon.

Diferenca që po tentohet që të grabitet shqeto është plot, 480,000,000, lekë me Tvsh. Kandidatët për ta fituar deri më tani janë grupi i strukturuar brenda ministrisë së Brendshme dhe “krushqit” kroatë në bashkëpunim me ortakët shqiptarë “D&E shpk” të denoncuar edhe më herët nga opozita.

Mësoni, se çfarë kanë bërë!

Në procedurën e parë që u detyruan që ta pezullonin në datën 19.08.2019 pas plasjes së skandalit, kërkohej në total sasia prej 726,643 artikuj të uniformës policore me fondin limit prej 2,800,347,570 Lekë pa TVSH.

Kurse në procedurën e dytë të shpallur 5.11.2019 kërkohet sasia prej 486,658 artikuj, por shuma në dispozicion nuk ndryshon; ajo është po 2,800,347,570 Lekë të reja pa TVSH!

Kjo diferencë sipas ekspertëve që konsultojmë lë një fitim shqeto prej 480.000.000 lek për ustallarët e këtij tenderi.

Theksojmë që kjo procedurë, ishte e ndarë në 2 faza. E para që bëri filtrimin e kompanive nga ana ligjore dhe e dyta dhe më e rëndësishmja, vlerësimin e anës teknike dhe ekonomike.

Por çfarë ndodhi, siç e kemi shpjeguar edhe në investigimin e parë?!;

U eliminuan kompanitë me kapacitete prodhuese të larta dhe me eksperiencë shumëvjeçare që në fazën e parë, duke i hapur kështu rrugën një abuzimi gjigant, i cili doli në dritë shumë shpejt ndaj edhe u detyruan që ta pezullojnë përkohësisht.

Pas disa muajve “pushim” vihet në zbatim “Plani B”, nga të njëjtët organizatorë të cilët kërkojnë me patjetër të nxjerrin miliona nga uniformat e policëve të i përdorin si “mish për top” për të rrahur qytetarët që protestojnë dhe ende nuk ju kanë dhënë as paratë e orëve shtesë të shërbimit. Ky plan modifikua dhe u justifikua edhe një herë, me ndryshime në planifikimin kohor dhe specifikimet teknike të veshjeve.

Kështu në mbështetje të nenit 1, nenit 42 pika 2, nenit 43 pika 3 të Ligjit nr.9643/2016, i ndryshuar, në VKM Nr.243, datë 24.3.2020, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore” (publikuar në FZ nr.48 datë 24.03.2020), Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, shtyn afatin e fundit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të procedurës së prokurimit me objekt: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”.

Sqarojmë se, dy nga kandidatët kompani të huaja të cilat ishin kualifikuar për Fazën II, kishin paraqitur kërkesa për shtyrje të afatit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të argumentuara me masat kufizuese, ndaluese dhe shtrënguese, të vendosura për shkak të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë COVID-19, jo vetëm në shtetet ku kandidatët e huaj ushtrojnë aktivitetin, por edhe në vende të tjera të BE-së e më gjerë, të cilat prej disa javësh e kanë bërë të pamundur përgatitjen e ofertës teknike (pamundësia e marrjes së dokumentacionit nga institucionet shtetërore dhe laboratorët e analizës, pamundësia e përgatitjes së mostrave të mallrave që kërkohen të prokurohen, pamundësia e paraqitjes fizikisht të përfaqësuesve të kandidatëve gjatë dorëzimit dhe hapjes së ofertave, etj), e për rrjedhim bëhej i pamundur dorëzimi i ofertës teknike në afatin e përcaktuar në Ftesën për Ofertë.

Për sa më sipër, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara njoftonte gjithë kandidatët e kualifikuar nga Faza I- Parakualifikimi, të ftuar për të marrë pjesë në Fazën II- Oferta Teknike,si dhe të gjithë të interesuarit se, afati kohor për dorëzimin dhe hapjen e ofertave për fondin limit prej 2,800,347,570 lekë të reja për blerje uniformash dhe këpucësh për policinë, ndryshonte për: Datë 11/05/2020, Ora: 11:00.

Pra në datën 11 maj u hapën ofertat, por vlerësuesit nuk po ju besonin syve. Renditja sipas çmimit më të ulët të ofruar ishte kjo:
1.Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti, me; 1,980,197,270 Lekë pa TVSH – 820,150,300 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit.
2.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”D&E SHPK” + “SUMMER CONF. s.r.l” + “LOVERS s.r.l” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”;
2,799,433,400 Lekë pa TVSH – 814,170 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit
3.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”KAP-KO d.o.o” + “ODJECA d.o.o” + “GALKO d.o.o” + “JELEN PROFESSIONAL d.o.o” + “GALEB d.d” + “OPENTECH CONSULTING & SERVICES SHPK”.
2,898,350,600 Lekë pa TVSH- 1970000 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit.

Fituesi nuk është shpallur ende dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këtë tender skandaloz që nisi që në gjenezë si korruptim.

Firma “Turke Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”, me vlerën ekonomike që ka ofruar, duket se ju ka prishur planet për ndarjen e 480,000,000 lekë të rejave, nga tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit. Kanë gati 10 ditë që po mendohen se çfarë, do të bëjnë me këtë situatë.

Burime brenda ministrisë së Brendshme kanë deklaruar, se me ndërhyrjen e ministrit Lleshaj dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, po bëhen përpjekje maksimale, për të skualifikuar firmën turke duke i gjetur disa “kleçka” në vlerësim, vetëm e vetëm se ka bërë një ofertë konkurruese shumë herë më të ulët se kompania e paracaktuar.

Do të shpallet fituese kompania turke; do të skualifikohet ajo dhe vendi i dytë “që duhet” do të kapë tenderin, apo do të anulohet plotësisht sërish procedura për tu nisur nga fillimi për herë të tretë?!

Çfarë do që të ndodhë nga të tre variantet, ky tender tashmë është një skandal dhe abuzim aq flagrant sa që vetëm SPAK ka tagër për ti vënë vulën.

Në vijim ju mundësojmë edhe dosjen e plotë të këtij tenderi grabitqarë, ku është përfshirë kupola e ministrisë së Brendshme dhe krahu i djathtë në këto lloj punësh i kryeministrit, Engjell Agaçi.

26 maj 2020 ora 10:40
Vidhen me dokumenta 480 milion lek!

Super skandal Gjeneral Hashai dhe Edvin Hajduti vjedhin me dokumenta 480 milion lekë.

Me te drejte mund te pyesni se si po behet kjo vjedhje:

Autoret e saj kane gjetur nje menyre shume te trashe por tani qe narkodrejtesia eshte ne xhepin e kreut te narkoshtetit nuk ka nevoje te sofistikojme

Prandaj hajdutet vepruan si vijon

Pasi shapallin tenderin e uniformave dhe e anulluan ate sepse u kapen me preshe ne dore hapen me vone proceduren e dyte Në procedurën e parë që u detyruan që ta pezullonin në datën 19.08.2019 pas plasjes së skandalit, kërkohej në total sasia prej 726,643 artikuj të uniformës policore me fondin limit prej 2,800,347,570 Lekë pa TVSH.

Kurse në procedurën e dytë të shpallur 5.11.2019 kërkohet sasia prej 486,658 artikuj, pra rreth 240,000 artikuj me pak por hajnat shumen në dispozicion nuk ndryshojne ; ajombetet po 2,800,347,570 Lekë të reja pa TVSH!

Kjo diferencë sipas ekspertëve lë një fitim neto prej 480.000.000 lek për hajdutet kryesor te kesaj vjedhje me këtë tender konkretisht te perfaqesuar nga famozi Plaurent Ndreca dhe Don Agaçio Dhuratmadhi!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Pershendetje dr ketu me poshte po ju dergoj historikun me fakt dhe dokumente te vjedhjes se 480,000,000 lekve me nje tender ne ministrine e brendeshme me bekim te kryeministrise.

Rikthehet skandali i uniformave të policisë; loja e re me tenderin e madh në kohë pandemie
Ndërkohë që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u bë protagonist duke vënë edhe “fytyrën e tij” në dhunën e paprecedentë që ushtruan rreth 1000 forca policore me rastin e prishjes së Teatrit Kombëtar, në dikasterin që drejton tenderët në dhjetëra milion euro vazhdojnë si në kohë normale.

Kështu kemi mësuar se është rikthyer skandali `i famshëm`, për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Duket se planin gati 1 vjeçar të një grupi të strukturuar në ministrinë e Brendshme në bashkëpunim me disa kompani dhe biznesmenë të lidhur me pushtetarë të lartë, po vihet në zbatim pikërisht tani në kohën `e jashtëzakonshme` të COVID-19.

Pas disa tentativave të cilat dështuan pas denoncimeve në media dhe opozitës, në datë 11 Maj janë hapur zarfet e ofertuesve, por ende nuk është shpallur fituesi pasi një kompani turke ju ka prishur planin, për grabitjen e qindra milion lekëve.

Mësohet se prej 9 ditësh që nga surpriza e papritur që ju bëri një kompani turke me ofertën e saj shumë më të ulët se kompania që ishte paravendosur si fituese, në ministrinë e drejtuar prej Sandër Lleshajt, ka plasur zia dhe po përpilojnë të gjithë mundësitë se si të dalin nga situata bashkë me fitimin e majmë që kishin planifikuar, në kurriz të uniformave të policëve.

Por çfarë ka ndodhur me një tender të shumëpërfolur që në verën e vitit 2019, i cili u pezullua fillimisht pas plasjes së skandalit në publik, por duket se po finalizohet pikërisht në këto kohë pandemie?

Në fund të muajit korrik të vitit 2019 u publikua një investigim me fakte dhe dokumente për tenderin e uniformave për Policinë e Shtetit. Bëhej fjalë për procedura të dyshimta dhe fitues të paracaktuar. Menjëherë pas kësaj pati reagime edhe nga Partia Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët i shtuan investigimit edhe fakte të tjera.

Bëhej fjalë për një skemë mafioze dhe në lojë ishin rreth 23 milionë euro, në një dorë. Pak ditë më pas në fillim të muajit gusht reagoi në mënyrën e tij, “as mish as peshk”, edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshja, i cili së bashku me Engjell Agaçin dhe sekretarin e Përgjithshëm të MB, Plarent Ndreca, u denoncuan si të përfshirë direkt në këtë aferë.

Edhe pse ministri Lleshaj mbrojti tenderin dhe akuzoi opozitën, dokumentet dhe faktet skandaloze të publikuara i detyruan që ta pezullojnë atë, deri sa të qetësohej situata. Dhe situata “e qetë” duket se ka qenë situata e jashtëzakonshme me rastin e pandemisë, në të cilën në fakt janë të ndaluar tenderat në shuma kaq të mëdha të cilët nuk kanë të bëjnë me luftën kundër Covid-10 dhe shërbime urgjente të domosdoshme.

Por duket se ashtu siç kanë bërë me shumë tender të tjerë skandalozë të denoncuar tashmë dhe njësoj si vepruan për prishjen e Teatrit Kombëtarë, në mes të pandemisë u shpall data e dorëzimit të ofertave, por duke e thelluar edhe më tej skandalin dhe grabitjen.

Gjithçka filloi pas një investigimi të publikuar në ditët e fundit të korrikut 2019, sipas të cilit kompania shqiptare, pjesë e tregut të uniformave te Policisë së Shtetit prej 26 vitesh, ”Gjergjefi shpk” u akuzua se ishte paracaktuar si fitues i tenderit me vlerë 2,800,347,570 Lekë pa TVSH, të publikuar më datë 26.07.2019. U zbulua se specifikimet e kërkesës, ishin shkruar pikërisht për këtë biznes.

Duke qenë se denoncimi ishte i kopsitur me fakte dhe dokumente dhe bëri bujë të madhe në opinion, kupola e ministrisë së Brendshme u detyrua që të anulojë procedurat, që në fazën e parë të zhvillimit ku ishin eliminuar në mënyrë selektive edhe 3 kandidatë pjesëmarrës.

Por ky tender do të rihapej sërish në 5.11.2019, këtë herë me ndryshime edhe më skandaloze që mundësojnë vjedhje të hapur, nga një fitues tjetër i paracaktuar. Kështu në procedurën e re është bërë një ulje drastike e sasisë së artikujve për uniformën e policisë që kërkohen të blihen nga ai që do të shpallej fitues, por “çuditërisht” shuma në dispozicion nuk ndryshon.

Diferenca që po tentohet që të grabitet shqeto është plot, 480,000,000, lekë me Tvsh. Kandidatët për ta fituar deri më tani janë grupi i strukturuar brenda ministrisë së Brendshme dhe “krushqit” kroatë në bashkëpunim me ortakët shqiptarë “D&E shpk” të denoncuar edhe më herët nga opozita.

Mësoni, se çfarë kanë bërë!

Në procedurën e parë që u detyruan që ta pezullonin në datën 19.08.2019 pas plasjes së skandalit, kërkohej në total sasia prej 726,643 artikuj të uniformës policore me fondin limit prej 2,800,347,570 Lekë pa TVSH.

Kurse në procedurën e dytë të shpallur 5.11.2019 kërkohet sasia prej 486,658 artikuj, por shuma në dispozicion nuk ndryshon; ajo është po 2,800,347,570 Lekë të reja pa TVSH!
Kjo diferencë sipas ekspertëve që konsultojmë lë një fitim shqeto prej 480.000.000 lek për ustallarët e këtij tenderi.

Theksojmë që kjo procedurë, ishte e ndarë në 2 faza. E para që bëri filtrimin e kompanive nga ana ligjore dhe e dyta dhe më e rëndësishmja, vlerësimin e anës teknike dhe ekonomike.

Por çfarë ndodhi, siç e kemi shpjeguar edhe në investigimin e parë?!;

U eliminuan kompanitë me kapacitete prodhuese të larta dhe me eksperiencë shumëvjeçare që në fazën e parë, duke i hapur kështu rrugën një abuzimi gjigant, i cili doli në dritë shumë shpejt ndaj edhe u detyruan që ta pezullojnë përkohësisht.
Pas disa muajve “pushim” vihet në zbatim “Plani B”, nga të njëjtët organizatorë të cilët kërkojnë me patjetër të nxjerrin miliona nga uniformat e policëve të i përdorin si “mish për top” për të rrahur qytetarët që protestojnë dhe ende nuk ju kanë dhënë as paratë e orëve shtesë të shërbimit. Ky plan modifikua dhe u justifikua edhe një herë, me ndryshime në planifikimin kohor dhe specifikimet teknike të veshjeve.

Kështu në mbështetje të nenit 1, nenit 42 pika 2, nenit 43 pika 3 të Ligjit nr.9643/2016, i ndryshuar, në VKM Nr.243, datë 24.3.2020, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore” (publikuar në FZ nr.48 datë 24.03.2020), Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, shtyn afatin e fundit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të procedurës së prokurimit me objekt: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”.

Sqarojmë se, dy nga kandidatët kompani të huaja të cilat ishin kualifikuar për Fazën II, kishin paraqitur kërkesa për shtyrje të afatit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të argumentuara me masat kufizuese, ndaluese dhe shtrënguese, të vendosura për shkak të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë COVID-19, jo vetëm në shtetet ku kandidatët e huaj ushtrojnë aktivitetin, por edhe në vende të tjera të BE-së e më gjerë, të cilat prej disa javësh e kanë bërë të pamundur përgatitjen e ofertës teknike (pamundësia e marrjes së dokumentacionit nga institucionet shtetërore dhe laboratorët e analizës, pamundësia e përgatitjes së mostrave të mallrave që kërkohen të prokurohen, pamundësia e paraqitjes fizikisht të përfaqësuesve të kandidatëve gjatë dorëzimit dhe hapjes së ofertave, etj), e për rrjedhim bëhej i pamundur dorëzimi i ofertës teknike në afatin e përcaktuar në Ftesën për Ofertë.

Për sa më sipër, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara njoftonte gjithë kandidatët e kualifikuar nga Faza I- Parakualifikimi, të ftuar për të marrë pjesë në Fazën II- Oferta Teknike,si dhe të gjithë të interesuarit se, afati kohor për dorëzimin dhe hapjen e ofertave për fondin limit prej 2,800,347,570 lekë të reja për blerje uniformash dhe këpucësh për policinë, ndryshonte për: Datë 11/05/2020, Ora: 11:00.

Pra në datën 11 maj u hapën ofertat, por vlerësuesit nuk po ju besonin syve. Renditja sipas çmimit më të ulët të ofruar ishte kjo:

1.Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti, me; 1,980,197,270 Lekë pa TVSH – 820,150,300 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit.

2.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”D&E SHPK” + “SUMMER CONF. s.r.l” + “LOVERS s.r.l” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”;
2,799,433,400 Lekë pa TVSH – 814,170 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit

3.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”KAP-KO d.o.o” + “ODJECA d.o.o” + “GALKO d.o.o” + “JELEN PROFESSIONAL d.o.o” + “GALEB d.d” + “OPENTECH CONSULTING & SERVICES SHPK”.
2,898,350,600 Lekë pa TVSH- 1970000 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit.

Fituesi nuk është shpallur ende dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këtë tender skandaloz që nisi që në gjenezë si korruptim.

Firma “Turke Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”, me vlerën ekonomike që ka ofruar, duket se ju ka prishur planet për ndarjen e 480,000,000 lekë të rejave, nga tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit. Kanë gati 10 ditë që po mendohen se çfarë, do të bëjnë me këtë situatë.

Burime brenda ministrisë së Brendshme kanë deklaruar, se me ndërhyrjen e ministrit Lleshaj dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, po bëhen përpjekje maksimale, për të skualifikuar firmën turke duke i gjetur disa “kleçka” në vlerësim, vetëm e vetëm se ka bërë një ofertë konkurruese shumë herë më të ulët se kompania e paracaktuar.

Do të shpallet fituese kompania turke; do të skualifikohet ajo dhe vendi i dytë “që duhet” do të kapë tenderin, apo do të anulohet plotësisht sërish procedura për tu nisur nga fillimi për herë të tretë?!

Çfarë do që të ndodhë nga të tre variantet, ky tender tashmë është një skandal dhe abuzim aq flagrant sa që vetëm SPAK ka tagër për ti vënë vulën.

Në vijim ju mundësojmë edhe dosjen e plotë të këtij tenderi grabitqarë, ku është përfshirë kupola e ministrisë së Brendshme dhe krahu i djathtë në këto lloj punësh i kryeministrit.

10 gusht 2018 ora 12:00

Korrupsioni i Fatzi Droges le te policine pa uniforma dhe zbathur!
Policia drejt protestave antiqeveritare.

Te dashur miq, Fatziu Droga nga korrupsioni i tij per ti dhene tenderin prej 12 milion euro kompanise qe ndante parate me te la policine pa uniformen verore dhe kepucet duke detyruar policet e vendit te vishen me ç’te munden. Kjo ka krijuar nje pakenaqesi te madhe ne trupen e policise e cila per kete shkak si dhe per vendimin e rritjes se rrogave po pret shtatorin qe te filloje protestat dhe grevat!

Lexoni investigimin e mediave per kete afere korruptive te turpshme

Për të qarë e për të qeshur, uniformat e verës vijnë në dimër, policët detyrohen t’i blejnë vetë
17:49, 10/08/2018

Shpeshherë në rrugët e vendit kemi parë efektivë policie me uniforma të konsumuara dhe aspak serioze. Për këtë arsye në fillim të prillit Ministria e Brendshme shpalli tenderin me procedurë të hapur për “Blerje konfeksione (veshje) për uniformën verore për Policinë e Shtetit”, me fond limit rreth 190 milionë lekë.

Disa operatorë ekonomikë u ankuan për kushtet e tenderit , pasi kishte dyshime për favorizim të subjekteve të caktuara. Specifikimi ishte lëvrimi i uniformave 45 ditë nga lidhja e kontratës, një kohë e pamjaftueshme kjo sipas operatorëve që u ankuan, për të prodhuar mijëra uniformave.

Sipas dokumentacionit në Agjencinë e Prokurimit Publik, kushtet e tenderit u modifikuan duke e çuar në 60 ditë afatin e dorëzimit të uniformave si dhe u shty disa ditë afati i dorëzimit të ofertave për pjesëmarrje në tender.

Në fillim të qershorit u shpall fitues bashkimi i disa operatorëve që ishin paraqitur me ofertën më të favorshme ekonomike, por vonesat po i vuajnë efektivët e policisë. Këta të fundit ishte parashikuar të pajiseshin me uniformat verore në muajin korrik, por sipas kontratës, veshjet do t’i marrin në mes të gushtit.

Disa efektivë që dëshirojnë të mbeten në kushtet e anonimatit, i thanë Top-Channel se janë detyruar të blejnë vetë uniformat verore. Po ashtu edhe këpucët për uniformën verore, për të cilat është zhvilluar një tender tjetër, me vlerë rreth 57 milionë lekë, ende nuk i janë dorëzuar efektivëve të Policisë së Shtetit.

Tenderët për uniformat e policisë kanë qenë gjithnjë problematikë. Në 2016-ën Policia e Shtetit ndërpreu kontratën me një kompani për prodhime të dobëta dhe e kallëzoi penalisht ndërsa në 2017-ën u anulua një tjetër tender me vlerë 1.2 miliardë lekë.© SYRI.net

2 qershor 2020 ora 18:00
Fakte dhe dokumente

Rikthehet skandali i uniformave të policisë; loja e re me tenderin e madh në kohë pandemie

Ndërkohë që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u bë protagonist duke vënë edhe “fytyrën e tij” në dhunën e paprecedentë që ushtruan rreth 1000 forca policore me rastin e prishjes së Teatrit Kombëtar, në dikasterin që drejton tenderët në dhjetëra milion euro vazhdojnë si në kohë normale.

Kështu kemi mësuar se është rikthyer skandali `i famshëm`, për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Duket se planin gati 1 vjeçar të një grupi të strukturuar në ministrinë e Brendshme në bashkëpunim me disa kompani dhe biznesmenë të lidhur me pushtetarë të lartë, po vihet në zbatim pikërisht tani në kohën `e jashtëzakonshme` të COVID-19.
Pas disa tentativave të cilat dështuan pas denoncimeve në media dhe opozitës, në datë 11 Maj janë hapur zarfet e ofertuesve, por ende nuk është shpallur fituesi pasi një kompani turke ju ka prishur planin, për grabitjen e qindra milion lekëve.

Mësohet se prej 9 ditësh që nga surpriza e papritur që ju bëri një kompani turke me ofertën e saj shumë më të ulët se kompania që ishte paravendosur si fituese, në ministrinë e drejtuar prej Sandër Lleshajt, ka plasur zia dhe po përpilojnë të gjithë mundësitë se si të dalin nga situata bashkë me fitimin e majmë që kishin planifikuar, në kurriz të uniformave të policëve.

Por çfarë ka ndodhur me një tender të shumëpërfolur që në verën e vitit 2019, i cili u pezullua fillimisht pas plasjes së skandalit në publik, por duket se po finalizohet pikërisht në këto kohë pandemie?

Në fund të muajit korrik të vitit 2019 u publikua një investigim me fakte dhe dokumente për tenderin e uniformave për Policinë e Shtetit. Bëhej fjalë për procedura të dyshimta dhe fitues të paracaktuar. Menjëherë pas kësaj pati reagime edhe nga Partia Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët i shtuan investigimit edhe fakte të tjera.

Bëhej fjalë për një skemë mafioze dhe në lojë ishin rreth 23 milionë euro, në një dorë. Pak ditë më pas në fillim të muajit gusht reagoi në mënyrën e tij, “as mish as peshk”, edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshja, i cili së bashku me Engjell Agaçin dhe sekretarin e Përgjithshëm të MB, Plarent Ndreca, u denoncuan si të përfshirë direkt në këtë aferë.

Edhe pse ministri Lleshaj mbrojti tenderin dhe akuzoi opozitën, dokumentet dhe faktet skandaloze të publikuara i detyruan që ta pezullojnë atë, deri sa të qetësohej situata. Dhe situata “e qetë” duket se ka qenë situata e jashtëzakonshme me rastin e pandemisë, në të cilën në fakt janë të ndaluar tenderat në shuma kaq të mëdha të cilët nuk kanë të bëjnë me luftën kundër Covid-10 dhe shërbime urgjente të domosdoshme.

Por duket se ashtu siç kanë bërë me shumë tender të tjerë skandalozë të denoncuar tashmë dhe njësoj si vepruan për prishjen e Teatrit Kombëtarë, në mes të pandemisë u shpall data e dorëzimit të ofertave, por duke e thelluar edhe më tej skandalin dhe grabitjen.

Gjithçka filloi pas një investigimi të publikuar në ditët e fundit të korrikut 2019, sipas të cilit kompania shqiptare, pjesë e tregut të uniformave te Policisë së Shtetit prej 26 vitesh ”Gjergjefi shpk” u akuzua se ishte paracaktuar si fitues i tenderit me vlerë 2,800,347,570 Lekë pa TVSH, të publikuar më datë 26.07.2019. U zbulua se specifikimet e kërkesës, ishin shkruar pikërisht për këtë biznes.

Duke qenë se denoncimi ishte i kopsitur me fakte dhe dokumente dhe bëri bujë të madhe në opinion, kupola e ministrisë së Brendshme u detyrua që të anulojë procedurat, që në fazën e parë të zhvillimit ku ishin eliminuar në mënyrë selektive edhe 3 kandidatë pjesëmarrës.

Por ky tender do të rihapej sërish në 5.11.2019, këtë herë me ndryshime edhe më skandaloze që mundësojnë vjedhje të hapur, nga një fitues tjetër i paracaktuar. Kështu në procedurën e re është bërë një ulje drastike e sasisë së artikujve për uniformën e policisë që kërkohen të blihen nga ai që do të shpallej fitues, por “çuditërisht” shuma në dispozicion nuk ndryshon.

Diferenca që po tentohet që të grabitet shqeto është plot, 480,000,000, lekë me Tvsh. Kandidatët për ta fituar deri më tani janë grupi i strukturuar brenda ministrisë së Brendshme dhe “krushqit” kroatë në bashkëpunim me ortakët shqiptarë “D&E shpk” të denoncuar edhe më herët nga opozita.
Mësoni, se çfarë kanë bërë!

Në procedurën e parë që u detyruan që ta pezullonin në datën 19.08.2019 pas plasjes së skandalit, kërkohej në total sasia prej 726,643 artikuj të uniformës policore me fondin limit prej 2,800,347,570 Lekë pa TVSH.

Kurse në procedurën e dytë të shpallur 5.11.2019 kërkohet sasia prej 486,658 artikuj, por shuma në dispozicion nuk ndryshon; ajo është po 2,800,347,570 Lekë të reja pa TVSH!

Kjo diferencë sipas ekspertëve që konsultojmë lë një fitim shqeto prej 480.000.000 lek për ustallarët e këtij tenderi.

Theksojmë që kjo procedurë, ishte e ndarë në 2 faza. E para që bëri filtrimin e kompanive nga ana ligjore dhe e dyta dhe më e rëndësishmja, vlerësimin e anës teknike dhe ekonomike.
Por çfarë ndodhi, siç e kemi shpjeguar edhe në investigimin e parë?!;

U eliminuan kompanitë me kapacitete prodhuese të larta dhe me eksperiencë shumëvjeçare që në fazën e parë, duke i hapur kështu rrugën një abuzimi gjigant, i cili doli në dritë shumë shpejt ndaj edhe u detyruan që ta pezullojnë përkohësisht.

Pas disa muajve “pushim” vihet në zbatim “Plani B”, nga të njëjtët organizatorë të cilët kërkojnë me patjetër të nxjerrin miliona nga uniformat e policëve të i përdorin si “mish për top” për të rrahur qytetarët që protestojnë dhe ende nuk ju kanë dhënë as paratë e orëve shtesë të shërbimit. Ky plan modifikua dhe u justifikua edhe një herë, me ndryshime në planifikimin kohor dhe specifikimet teknike të veshjeve.

Kështu në mbështetje të nenit 1, nenit 42 pika 2, nenit 43 pika 3 të Ligjit nr.9643/2016, i ndryshuar, në VKM Nr.243, datë 24.3.2020, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore” (publikuar në FZ nr.48 datë 24.03.2020), Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, shtyn afatin e fundit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të procedurës së prokurimit me objekt: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”.

Sqarojmë se, dy nga kandidatët kompani të huaja të cilat ishin kualifikuar për Fazën II, kishin paraqitur kërkesa për shtyrje të afatit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të argumentuara me masat kufizuese, ndaluese dhe shtrënguese, të vendosura për shkak të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë COVID-19, jo vetëm në shtetet ku kandidatët e huaj ushtrojnë aktivitetin, por edhe në vende të tjera të BE-së e më gjerë, të cilat prej disa javësh e kanë bërë të pamundur përgatitjen e ofertës teknike (pamundësia e marrjes së dokumentacionit nga institucionet shtetërore dhe laboratorët e analizës, pamundësia e përgatitjes së mostrave të mallrave që kërkohen të prokurohen, pamundësia e paraqitjes fizikisht të përfaqësuesve të kandidatëve gjatë dorëzimit dhe hapjes së ofertave, etj), e për rrjedhim bëhej i pamundur dorëzimi i ofertës teknike në afatin e përcaktuar në Ftesën për Ofertë.

Për sa më sipër, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara njoftonte gjithë kandidatët e kualifikuar nga Faza I- Parakualifikimi, të ftuar për të marrë pjesë në Fazën II- Oferta Teknike,si dhe të gjithë të interesuarit se, afati kohor për dorëzimin dhe hapjen e ofertave për fondin limit prej 2,800,347,570 lekë të reja për blerje uniformash dhe këpucësh për policinë, ndryshonte për: Datë 11/05/2020, Ora: 11:00.

Pra në datën 11 maj u hapën ofertat, por vlerësuesit nuk po ju besonin syve. Renditja sipas çmimit më të ulët të ofruar ishte kjo:
1.Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti, me; 1,980,197,270 Lekë pa TVSH – 820,150,300 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit.
2.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”D&E SHPK” + “SUMMER CONF. s.r.l” + “LOVERS s.r.l” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”;
2,799,433,400 Lekë pa TVSH – 814,170 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit
3.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”KAP-KO d.o.o” + “ODJECA d.o.o” + “GALKO d.o.o” + “JELEN PROFESSIONAL d.o.o” + “GALEB d.d” + “OPENTECH CONSULTING & SERVICES SHPK”.
2,898,350,600 Lekë pa TVSH- 1970000 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit.

Fituesi nuk është shpallur ende dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këtë tender skandaloz që nisi që në gjenezë si korruptim.
Firma “Turke Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”, me vlerën ekonomike që ka ofruar, duket se ju ka prishur planet për ndarjen e 480,000,000 lekë të rejave, nga tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit. Kanë gati 10 ditë që po mendohen se çfarë, do të bëjnë me këtë situatë.

Burime brenda ministrisë së Brendshme kanë deklaruar, se me ndërhyrjen e ministrit Lleshaj dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, po bëhen përpjekje maksimale, për të skualifikuar firmën turke duke i gjetur disa “kleçka” në vlerësim, vetëm e vetëm se ka bërë një ofertë konkurruese shumë herë më të ulët se kompania e paracaktuar.

Do të shpallet fituese kompania turke; do të skualifikohet ajo dhe vendi i dytë “që duhet” do të kapë tenderin, apo do të anulohet plotësisht sërish procedura për tu nisur nga fillimi për herë të tretë?!
Çfarë do që të ndodhë nga të tre variantet, ky tender tashmë është një skandal dhe abuzim aq flagrant sa që vetëm SPAK ka tagër për ti vënë vulën.
Në vijim ju mundësojmë edhe dosjen e plotë të këtij tenderi grabitqarë, ku është përfshirë kupola e ministrisë së Brendshme dhe krahu i djathtë në këto lloj punësh i kryeministrit, Engjell Agaçi.

13 shkurt 2016 ora 19:30
Vidh e vidh nuk kane te ngopur!!
Jave vjedhjesh te suksesshme nga Hajdutet e Shtetit!
Te dashur miq, hajdutet e papermbajtur te shtetit denancojne vehten:
-pas çdo vjedhje dalin ne televizor duke bertitur “mos kujtoni se kemi vjedhur”keshtu:
1-Saje qorri me kete moto doli tre here ne televizor per te parqitur uniformat e policise per te mbuluar vjedhjen e madhe prej 1,2 miliard lek qe beri ai me kete tender te pa shpallur gjekundi dhe me fitues te paracaktuar.Sipas ligjit ai si minister nuk kishte asnje lidhje me tenderin e uniformave te policise por per te mbushur xhepat e vet Saje qorri ja mori proceduren ne kundershtim flagrant me ligjin drejtorise se pergjitheshme te policise dhe fete e fete e beri vet me Artan Lamen duke besue se me lajle lulet e uniformave do mbulonte dot vjedhjen e se paku 200 milion lekeve.
2-Perseri me moton “mos kujtoni se kame vjedhur”Saje qorri na parqiti tre dite me pare 73 motorat e rij e policise per te luftuar krimin,te blere me nje tender me prej 1,1 milisrd lekesh.Por pas daljes se tije pompoze ne media u gjet se Saje qorri:
-me dokumenta kishte perjashtuar nga pjesmarrja te gjitha kompanite e tjera perveç kompanise Edmondi Shpk dhe bleu nga kjo kompani me 14 mije euro motorin nderkoh qe ne internet kete motor kompania e shiste 7800 euro copen duke vjedhur keshtu se paku 6 mije eoro per motor apo ne total mbi 200 milion lek!

-Ardian Çela ilakaja i familjes Rama i OSSHE per ” trejnimin”e tije dhe bashkpuntorve te tije i ka dhene nje kompanie te vogel call center me xhiro vjetore 550 mije dollar,me tender ala Çela rrethe 650 mije dollar.Per me shume lexoni shkrimi dhe dokumentat e paraqitura ne Hashtag Albania.I pyetur nga nje gazetar per kete afere korruptive se si ka mundesi qe shpallet fituese dhe pjesemarres e vetme ne gare nje kompani call center thuhet se Çela esht pergjigjur se ç’far ka ketu per tu çuditur a nuk fitoj tenderin e sterilizimeve kompania me xhiro vjetore 8500 euro dhe vetem nje te punesuar si murator.Kesaj i thone vidhe e vidhe nuk kane te ngopur keta hajdutet e qeverise!sb
http://www.hashtagalbania.com/…/650-mije-usd-oshee-do…/