22.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Southgate: Anglia shumë larg për të arritur nivelin e Italisë

Gareth Southgate ka pranuar që Anglia “ende ka rrugë të gjatë për të bërë para se të arrijë në futboll atë që ka bërë Italia”. Këto komente ai i ka bërë para finales së Euro 2020, që për Tre Luanët është një përvojë e rrallë

Ndeshja pritet të fillojë në stadiumin Wembley të dielën në ora 21:00 dhe kjo është finalja e dytë e Anglisë në një turne Kombëtarësh, pas atij të Botërorit më 1966.

“I kam shikuar nga afër ata që dy vite dhe e njoh punën që ka bërë Roberto Mancini me ta”, tha menaxheri i Anglisë Southgate për Sky Sport Italia. “Ne e dimë që ata ishin të zhgënjyer që nuk u kualifikuan në Botëror, Italian ka një Kombëtare të jashtëzakonshme në futboll, mendoj që kanë qënë 12 herë në gjysmëfinale dhe 10 herë në finale. Krahasuar me ne, është një rekord i jashtëzakonshëm”.

“Ne ende kemi rrugë të gjatë për të bërë para se të njihemi si një Kombëtare në futboll si Italia”. Sot është përvjetori i 15-të që Italia fitoi Botërorin më 2006, i katërti i këtij trofeu. Ata kanë fituar vetëm një herë, më 1968, por kanë qenë në finale më 2000 dhe 2012 para finales së 2020.

Anglia në anën tjetër, janë për herë të parë në një finale në Euro dhe nuk kanë fituar trofe me Kombëtare prej vitit 1966, e cila finale është zhvilluar në Wembley. Mancini po ashtu i transformuar dështakët e Italisë që nuk arritën të kualifikoheshin në Botëror, duke fituar 10 ndeshje në kualifikime, duke arritur në Final Four të Ligës së Kombëve dhe janë 33 ndeshje pa humbje.

“Ata kanë një mënyrë të pastër të lojës, shpirt të shkëlqyeshëm, energji të jashtëzakonshme. Teknikisht, si të gjitha skuadrat italiane, janë shumë shumë të mirë. Por stili i lojës është po ashtu ndryshe nga ajo sa kam qenë unë i ri, shumë më modern”, ka vazhduar Southgate.

“Pra, është një skuadër e jashtëzakonshme dhe ne padyshim jemi dy skuadrat më të mira të kësaj gare në finale. Kështu që kush luan më mirë në ditën e fundit ai do të fitojë”. Anglia asnjëherë nuk e ka mposhtur Italinë në një garë ndërkombëtare, duke humbur katër takimet e saj të mëparshme.

Maqedonia e Veriut mbyll Qafë-Thanën, dhjetëra shqiptarë bllokohen në kufi: Qeveria të ndërhyjë, kemi fëmijët pa bukë!

Në Qafë Thanë, dhjetëra punëtorë ditorë shqiptarë vazhdojnë të mbeten të  bllokuar në pikën e kalimit kufitar pasi ajo vijon e mbyllur që prej ditës së djeshme nga pala maqedonase. Ende nuk ka asnjë urdhër konkret se çfarë do të bëhet.

Burime bëjnë me dije se janë afërsisht gati 150-200 punëtorë ditor të cilët kanë mbetur të bllokuar që prej ditës së djeshme. Punëtorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit shqiptar.

“Ne mbajmë familjet me këtë punë, shteti të ndërhyjë. Kemi mbetur rrugëve nuk kemi informacion se çfarë do të ndodhë, nuk japin shpjegime. Kemi në shtëpi fëmijët pa buk, duam zgjidhje nga shteti të ndërhyjë dhe flasë me këta”, thotë njëri nga punëtorët.

Vjedhjet skandaloze të Llesh-kimikut me tenderin e këpucëve të policisë

Hë mo, ju kujtohet ai tipi? Sandër Lleshi? Ai që i kanë zënë sytë “lesh” dhe vetëm fle gjumë? Mund të duket kështu si tip pa zarar, që nuk ta mbush mendjen. Ndoshta mendjen, se në fakt xhepat i mbushka mjaft mirë. Po pse e themi këtë? Sepse ekskluzivisht për JOQ Albania, një burim denoncon aferën korruptive të Sandër Lleshit me tenderin e uniformave të policisë. Siç ju informuam dhe më parë, në datë 11.05.2020 u mbajt tenderi me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit” për 4 vjet me fond limit 2,800,347,570 lekë të reja pa TVSH apo rreth 27 milionë euro me TVSH.

Fitues i paracaktuar sipas denoncuesit, është firma D&E sh.p.k. e cila ndonëse nuk plotësonte shumë kushte e dokumenta të kërkuara dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliardë lekë më tepër se operatori i klasifikuar si i parë, Sandër Lleshi ishte i vendosur që në kundërshtim me ligjin ta shpallte fitues. Por sipas burimit, skandali merr përmasa edhe më të mëdha. Kjo për vetë faktin se tenderi është mbajtur në datë 11.05.20, dhe sipas ligjit klasifikimi duhet të ishte bërë brenda 10 ditësh, por ndërkohë sot është data 10 qershor dhe ka kaluar rreth 1 muaj duke shkelur rëndë afatet ligjore.

Përveç kësaj, burimi shprehet se në fillim të procedurës në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave, ishin vetëm 3 anëtarë të cilëve iu bë presion që të s’kualifikohej kompania e renditur e para e cila përveçse plotëson të gjitha kriteret, ka ofruar edhe 5 miliardë lekë më pak. Si pasojë e rezistencës së një pjesë të këtij komisioni për të shkelur ligjin, në këtë komision u shtuan papritur dy anëtarë të rinj pa asnjë shpjegim, duke e çuar numrin në pesë persona. Burimi informon se nga ana e drejtoreshës së Agjensisë së Blerjeve të Përqëndruara Edlira Naqellari, nën bekimin e Sandër Lleshit, këtyre personave të komisionit u janë ofruar para për të skualifikuar firmën e klasifikuar si e para, por pasi një pjesë e tyre përsëri kanë vendosur që të mos e shkelin ligjin, Edlira bashkë me Sandër Lleshin kanë vendosur të shkrijnë komisionin. Krejt papritur një nga anëtarët e komisionit dha dorëheqjen ditën e djeshme datë 09.06.20 në mes të procedurës dhe pa asnjë shpjegim.

Sipas burimit, Edlira Naqellari dhe Sandër Lleshi kanë ushtruar një presion të jashtëzakonshëm ndaj pjesëtarëve të komisionit që të skualifikohej kompania e parë dhe të fitonte kompania e përzgjedhur nga Sandër Lleshi, D&E sh.p.k. Ata tani po kërkojnë një tjetër “kamikaz” për ta shtuar në komision, që të jetë i gatshëm të shkelë ligjin. Por në fakt provat dhe të dhënat janë kokëfortë pasi firma e klasifikuar e para, e quajtur Genç Taahhut Giyim Tekstil Ltd. Sti. i plotëson të gjitha kriteret dhe kushtet e tenderit dhe për më tepër ka ofruar 5 miliard lekë më pak se firma që do të shpallë Sandër Lleshi si fituese.

Madje jo vetëm kaq, por materiali që ka ofruar firma D&E sh.p.k. është shumë pa cilësi dhe për më tepër është kanceroz. Gjithashtu kjo kompani nuk plotëson një sërë kushtesh teknike dhe ka mungesë dokumentacioni të theksuar, si dhe sipas burimit, ka falsifikuar edhe dokumentacionin e paraqitur. Mjafton kaq që kjo kompani jo vetëm të mos fitojë tenderin por edhe të ndiqet penalisht. Burimi ekskluziv shprehet për JOQ Albania, se gjithçka e përmendur është lehtësisht e verifikueshme dhe e shkruar e bardhë në të zezë.

Basha: Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës për korrupsion dhe paralajmërimin që Rama u detyrua t’i jepte të zgjedhurve të tij, që të mos bëhen objekt i SPAK-ut.

“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që peshku qelbet nga koka”, shkruan Basha në një postim në Facebook.

Tenderi 25 milionë euro, SPAK arreston drejtoreshën, por jo ministrin që e urdhëronte

Operacioni i kryer nga SPAK coi në pranga 8 zyrtarë dhe një në arrest shtëpie. Ai është bërë në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 27 milionë euro.

Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari

Ajo u shkarkua nga kjo detyrë më 2 korrik, vetëm një javë më parë.

Urdhër arresti janë lëshuar po ashtu edhe për Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Anisa Bogdanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin. Po ashtu SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesat e të arrstuarve.

Deputetët  Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kallëzuan në SPAK, më 3 gusht të 2020, tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat  e policisë me vlerë prej 27 milionë eurosh.

Sipas tyre tenderi i ishte dhënë një kompanie gërmimesh që nuk kishte lidhje me rrobaqepësinë, duke i kërkuar SPAK që të hetojë.

Ja pse Vrima e Zezë e vjedhjes është Rama dhe Narkoqeveria e tij!

Vrima e Zeze e vjedhjes eshte Rama dhe Narkoqeveria e tij!
Kjo sepse:

1-Nga vitit 2013 deri sot jane rritur me 15 here prokurimet sekrete te narkoqeverise!

2-Eshte kreu i meduzes Edi Rama qe ka miratuar ne parlament dy vitet e fundit sipas raporteve nderkombetare, 7 ligje specifike per interesa te klienteles dhe karteleve te droges.

3-Kosto e ndertimit te rrugeve me parate e takspaguesve shqiptar eshte mesatarisht 8 here me e larte per te njejtin terren se sa ndertimi i rrugeve te financuara nga bankat europiane.

4-Afera e zeze mafioze nderkombetare e plehrave dhe djegesve ne Tirane, Fier, Elbasan me lidhjet e saj me superbosin e Ndragetes se Verones, Miglioranci eshte me e madhe se te gjitha aferat korruptive te qeverive vendore me te korruptuara perveç Tiranes ne 30 vitet e fundit te marra se bashku.!

Ketu me poshte keni shkrimin! sb

Rama ‘dush’ bashkive për abuzimin me tenderat/ Open Data nxjerr shifrat: Qeveria ka më shumë shkelje se bashkitë

18:20, 09/07/2021
Në Tiranë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kryetarëve të bashkive që t’u japin fund praktikave korruptive me tenderat dhe prokurorimet, që të mos bëhen objekt i hetimeve të SPAK-ut, si kryetari i bashkisë së Lushnjes.

Ndërsa organizata monitoruese Open Data Albania i tha Zërit të Amerikës se qeveria dhe agjencitë e saj janë në vend të parë, si më shumë të dyshuarat për korrupsion e klientelizëm, sidomos në sektorët e shëndetësisë, rrugëve dhe rindërtimit.

Pak ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjes dhe punonjës të tjerë nga SPAK për abuzmie me tendera, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive dhe u bëri thirrje të zbatojnë ligjet, që të mos bëhen objekt hetimesh nga struktura e posacme antic-korrupsion.

Zoti Rama tha se kriteret e shtuara enkas në tendra si kostum me porosi për fituesit dhe mungesa e garës janë një dukuri që duhet të marrë fund bashkë me rryshfetet dhe korrupsionin në pushtetin vendor.

Ai tha se bashkitë kanë qenë indiferente edhe ndaj kërkesave për të përmirësuar punën e tyre, edhe kur kanë patur këshillime nga agjencia e prokurorimeve. 2

“88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të saj. Qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve publikë. Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese” – tha zoti Rama.

Kryeministri Rama tha se ekziston një vijë e kuqe mes njohje personale e partiake dhe shkelësve të ligjit, ndaj bashkiakët të mos përzihen me prokurimet publike, të mos luajnë me një zjarr që do të bëhet pjërherë e më përvëlues.

Por organizata monitoruese Open Data Albania, i tha Zërit të Amerikës se bashkitë nuk janë sektori më problematik sa u takon tenderimeve abuzive, krahasuar me të tjerët.

Drejtuesja e organizatës Open Data, Aranita Brahaj, e pyetur nga Zëri i Amerikës, deklaroi se tenderat e qeverisë ua kalojnë bashkive për sa u takon mungesës së konkurrencës, anullime të përsëritura, negocime dhe mos-respektim.afatesh.

Vërtet bashkitë kane nivel 30 % tendera me risk për korrupsion dhe abuzime, por bashkitë nuk janë sektori më problematik. Sipas Open Data, me të njëjtën metodologji janë 40% e tendera të sektorit të shëndetësisë, që vlerësohen me risk të lartë për korrupsion dhe klientelizëm.

Po ashtu paraqiten edhe tendera të Autoritetit të Rrugëve apo Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të cilat karakterizohen nga përqendrim fondesh në pak biznese.

“Këto tendera kanë skualifikime të operatorëve që ofrojnë vlera më të ulëta, duke lënë fitues oferta të larta” – thekson Open Data.

Problematike dhe me defekte të mëdha paraqitet fondi i rindërtimit pas tërmetit, ku në vitin e dytë pas fatkeqësisë janë përdorur miliarda lekë, që kontraktohen me procedurë të kufizuar, pa garë ofertash, me afate vetëm 10 ditore për paraqitje interesi.

“Megjithëse janë vlera të larta, asnjë kompani e huaj nuk del në skenë, lekët janë përqëndruar në pak duar dhe mungesa e konkurrencës është vendosur me ligj, pasi qeveria aplikon Aktin Normativ të dhjetor 2019, duke anashkaluar legjislacionin për prokurimet” – thotë zonja Brahaj drejtuese e Open Data.

Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore ka përfunduar si status, por Akti Normativ vijon të përdoret, theksoi ajo. Vlerat e tenderave janë të përqendruara në pak biznese, kompanitë e huaja hezitojnë të marrin pjesë në gara, vëren organizata Open Data Albania.

Denoncimi i Berishës: Shefi i departamentit, “çuni” problematik i Gjiknurit kontrabandë masive në Doganë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të rëndë pas mesazhit të marrë nga qytetari dixhital, i cili shkruan se, në Doganën Shqiptare po bëhet kontrabandë me urdhër të shefit të departamentit Eldi Hoxha, pjestar i famshëm i çunave problematik të Gjiknurit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Kontrabande masive ne dogana!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje i nderumi Doktor Berisha, arsyeja qe po ju shkruaj eshte pasi per here te pare ne historine e Doganes Shqiptare po behet kontrabande me urdher te shefit te Departamentit Eldi Hoxha, pjestare i famshem i cunave problematik te gjiknurit. Cdo jave, sipas organigrames se Drejtorise se pergjithshme te Doganave duhet nje grup i Antikontrabandes ne cdo zone doganore qe duhet te mbulohet 24/7 , por shiko cfare po ndodh keto 2 jave, per here te pare ne histori nuk ka nje grup antikontrabande ne Doganen e Kakavijes, Kapshtices, Durresit, Vlores dhe Morines, doganat me me fluks ne RSH. Eshte dhene konfirmimi nga krye hajduti Ilia Bili qe eshte Drejtor i kesaj drejtorie dhe krye hajdutit Eldi Hoxha qe te kalojne te gjithe kontenieret dhe furgonat kontrabande neper doganat me me risk te Republikes se Shqiperise.

Pra grupet e Antikontrabandes jane lene pushim qe te marin mesazhin subjektet qe mund te kalojne diten per diell dhe naten per hene cfardolloi gjeje kontrabande duke filluar qe nga gomat e perdorura dhe deri tek konternieret kinez dhe gjeja e gjalle. Ju lutem nuk dime ku te drejtohemi per kete problematike , demi qe po i behet shtetit shqiptare eshte i paimagjinueshem pasi keto jave nuk do te kemi asnje lek te derdhur ne buxhetin e shtetit por do te jene te gjitha kontrabande. Anonim ju lutem se keta te pushkatojn. Mund ta verifikoni lehtesisht qe ne keto zona nuk ka asnje grup nga Drejtoria e Antikontrabandes.

Ky regjim talebanësh që godet mjekët dhe mbron trafikantët!

Nga Tritan SHEHU

Nuk jane mjeket e keqja e ketij vendi, perkundrazi.

Mjeket jane vlerat e ketij vendi, por qe po denigrohen, percmohen, persekutohen ne cdo drejtim nga ky regjim, qofte ne pagen e tyre, kushtet teknike te punes, kujdesit per nivelin e tyre profesional, shkencor, dinjitetit intelektual etj.

Jane ata qe pavaresisht ketyre kushteve mesjetare po luftojne me devocion ne permbushje te misionit te tyre fisnik.

Por fatkeqesisht ndaj tyre e personelit shendetesor ne pergjithesi po veprohet njelloj si talebanet, qe duan te denigrojne vlerat e shoqerise, intelektualizmin, dijet.

Eshte e disata here qe ky regjim shume larg proporcionalitetit burgos, mallkon, anatemon mjeket; ndersa vendi mbushet me kanabis dhe kriminelet qarkullojne te lire duke ndare fitimet me….

Kjo eshte tashme nje strategji e qarte:
—Goditen me egersi mjeket, intelektualet si pjesa me e brishte e shoqerise, per teatralitet, per te mjegulluar realitetin. Ata mund te goditen me lehte se nuk kane as droge per te trafikuar, as arme per te kercenuar e as para per te blere!

—Goditen mjeket per te hedhur mbi ata katastrofen e sistemit tone shendetesor, per medikamentet e pa sigurta ne qarkullim, per vaksinat Covid jashte standarteve, per te fajesuar ata per 16 mije vdekjet nga epidemia, per 150 M E te harxhuar nga xhepat e shqiptareve per mjekimin e pa rimbursuar te Covid, per ate qe na kercenon ne muajt qe vijne, per nxjerrjen tashme ne « ankand » te mjekesise sone me PPP-te shkaterruese e korruptive te saj!

Edhe mjeket mund te gabojne, te denohen, por cdo gje ka nje balance, ka nje mase, ka nje Komitet Etik, profesional, Urdher Mjekesh, qe sipas llojit te gabimit analizon me pare.

Ka nje proces gjyqesor qe duhet te zhvillohet ndaj tyre, jo me arrestime te tipit komunist, jo per cdo rast e menjehere ne pranga e qeli si kriminele e vrases, kur nuk kane kryer nga keto krime, ne disproporcion kjo edhe me ligjin vete.

Te tilla veprime ekstreme, artificiale e te orientuara me cinizem, ndeshen vetem ne te tilla regjime, ne veprimet talebane ndaj vlerave intelektuale, per t’i mposhtur ato si armiku kryesor i autokracive.

Ben Blushi mban peng kryetarin e Bashkisë së Korçës me një kamera të fshehtë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari mbi aferën korruptive që lidh Ben Blushin me kryetarin e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo me tenderin korruptiv të shtrimit të rrugës në fshatin Dardhë. Berisha shkruan se, Arben Malavita po mban peng Sotiraq Filon e Bashkisë Korçë me një videon e një kamere të fshehtë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Arben Malavites i shtrojne rrugen ne Dardhe me nje tender korruptiv.

Ai mban peng Filon e bashkise me nje video!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor ,bashkia Korce me nje tender korruptiv i shtron rrugen me kalldrem Ben Blushit ne Dardhe,flitet se Ben Blushi e mban peng kryetarin e bashkise Sotiraq Filon me nje video korrupsioni me kamer te fshehte.

Open Data publikon shifrat: Qeveria dhe agjencitë e saj janë në vend të parë për korrupsion

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kryetarëve të bashkive që t’u japin fund praktikave korruptive me tenderat dhe prokurorimet, që të mos bëhen objekt i hetimeve të SPAK-ut, si kryetari i bashkisë së Lushnjes.

Ndërsa organizata monitoruese Open Data Albania i tha Zërit të Amerikës se, qeveria dhe agjencitë e saj janë në vend të parë, si më shumë të dyshuarat për korrupsion e klientelizëm, sidomos në sektorët e shëndetësisë, rrugëve dhe rindërtimit.