21.5 C
Tirana
E hënë, 21 Korrik, 2025

Peshku qelbet nga koka! PD: Një regjim që vjedh zgjedhjet mund të ofrojë vetëm korrupsion!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

Pas shfaqjes tallëse të ditës së djeshme me policinë, sot Rama dhuroi shfaqjen e radhës me drejtuesit e komanduar të pushtetit vendor.

“Bëni si them unë por mos bëni si bëj unë”, u tha Rama të emëruarve të tij në bashkitë e vendit.

Natyrisht qytetarët shqiptarë e dinë se njerëzit e ndershëm të mbledhur në atë sallë numërohen në gishtat e një dore, megjithatë të dëgjosh Ramën që bën moral për tenderat dhe korrupsionin, nuk është gjë tjetër veçse një nivel i ri i teatrit të absurdit. Sepse shkelësi i ligjit nuk mund të vendosë drejtësi aq më pak kritere ndershmërie në zbatimin e ligjeve mbi prokurimet publike.

Qeveria Rama, në kundërshti me çdo normë kushtetuese dhe ligjore, ka miratuar 9 ligje të bëra apostafat për klientët pranë kryeministrit. Duke e kthyer kështu korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit, sikurse vërtetohet nga raportet e “Transparency International”.

Qeveria Rama është kampione e Prokurimeve Publike të dhëna pa garë; 30% e prokurimeve publike në vend jepen pa garë që nga viti 2014. Fakt i provuar nga Komiteti Auditues i BE-së që 1 ne 3 jepet pa gare dhe kjo nuk ka lidhje me pushtetin vendor por me te gjithë qeverisjen Rama.

Çdo tender sot jepet pa gare, me 99 perq te vleres limit dhe me nje dem ekonomikte vertetuar nga klsh ne nivelin e 7 miliard euro.

E pra të dashur qytetarë, ai që bëri një ligj antikushtetues për shembjen e teatirt, me emër dhe mbiemër të ortakut me të cili do rrëmbente pronë publike, ai që falsifikoi firmë e Sekretartit të Shtetit të Delaware për të vjedhur 20 milionë euro për një kilometër rrugë, ai që i kontraktoi miliona euro me kontrata sekrete, ai që praktikat korruptive nuk i ndali as në kohë pandemie dhe as gjatë fatkeqësisë së tërmetit, ai që e renditi Shqipërinë të dytën në botë për nivelin e ryshfetit, sot po përpiqet të lajë duart me korrupsionin, duke bërë koka turku ushtarët e tij nëpër bashki.

Fatkeqësia e Ramës është se nuk i gënjen dot më qytetarët. Shqiptarët e ndjejnë në xhepat e tyre, në tryezat e tyre peshën e korrupsionit që ka varfëruar çdo familje dhe e ka bërë edhe më të zymtë perspektivën europiane të Shqipërisë.

Shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka dhe se një regjim që vjedh zgjedhjet nuk mund të ofrojë gjë tjetër veçse një qeverisjes të korruptuar.

Basha takon Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri 

Kryetari i PD, Lulzim Bash ka pritur ditën e sotme në një takim ambasadorin e Japonisë në Tiranë, Takada Mitsuyuki.

Basha shkruan se, gjatë takimit është diskutuar ndihma që jep Japonia për Shqipërinë.

Postimi i kryetarit Basha

Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki. I shpreha mirënjohjen për ndihmën që Japonia bujarisht ka ofruar ndër vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës.

@pdshqiperi do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik me theks të veçantë në investimet japoneze dhe turizmin. 🇦🇱🇯🇵

Basha: Rama mund të bëjë koka turku, por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Ramës gjatë një takimi me kryebashkiakët socialistë të emëruar në votimet e 30 qershorit.

Basha shkruan në një postim në Facebook se, Rama mund të lajë duart me një kryebashkiak apo të bëjë koka turku, por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka.

Reagimi i kryetarit Basha 

Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!

 

Korrupsioni ka vetëm ngjyrën e “rilindjes” së Ramës!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shkruan në një postim në Facebook se, korrupsioni ka vetëm ngjyrën e “rilindjes” së Ramës! Vasili shprehet më tej se, tani mbas 8 vjet grabitje miliardash Kryeministri filloi sot mashtrimet perseri qe te justifikoi dhe vazhdoje vjedhjet.

Postimi i Vasilit

Kryeministri, qeveria dhe kryetaret e Bashkive rilindas vodhen dynjane dhe shkretuan fshatin.

Tani mbas 8 vjet grabitje miliardash Kryeministri filloi sot mashtrimet perseri qe te justifikoi dhe vazhdoje vjedhjet.

Korrupsioni ka vetem ngjyren e rilindjes sepse e kane rrembyer te gjithe pushtetin dhe cdo pergjegjesi bie vetem mbi ta.

SPAK turp qe nuk vepron keta po i pranojne vete qe kane baderdisur dynjane.

“Italia e ka përvojën dhe e di se si fitohen finalet”

Antonio Conte ka analizuar në Gazzetta Dello Sport Italinë dhe Anglinë para finales së madhe të EURO 2020, që luhet të dielën prej orës 21:00.

Ish trajneri i Interit beson se Italia është favorite shkaku i përvojës dhe triumfeve në të kaluarën, derisa Anglia po e kërkon Evropianin e parë në histori.

Anglia do të ketë në favor faktorin vendas, pasi ndeshja do të luhet në “Wembley” dhe pa asnjë dyshim do të ketë shumë më shumë tifozë anglezë.

“Italia është e vështirë të mposhtet, pasi kurrë nuk e gjen të papërgatitur. Ne nuk lëmë hapësira dhe detyrojmë gjithmonë kundërshtarin të bëjë veprime të komplikuara”, tha ai.

“Gjithashtu kemi një mur të formuar nga Donnarumma, Bonucci e Chiellini. Për mua Gigio është një nga tre portierët më të mirë në botë”.

“Çfarë mund të themi për Bonucci e Chiellini? Edhe pas 1000 betejash ata ende mbajnë erë gjaku. Kanë mentalitet fituesi, karakter, forcë. Në momentet e vështira ata janë absolutisht lojtarët kryesorë”.

“Anglia? Ndryshe nga Spanja që e kalon topin prapa, Anglia gjithmonë përpiqet të godasë në situatat një kundër një”.

“Vlerësim për Harry Kane, për aftësinë e tij për të marrë topin dhe për luajtur me ekipin, siç ndodhi te goli i barazimit me Danimarkën. Ai është i zoti për këtë pjesë, por si trajner do ta mbaja në zonë, pasi është klinik aty”.

“Anglia ka edhe dy mesfushorë shumë fizikë, si Rice dhe Phillips. Ata i sjellin ekuilibër skuadrës”.

“Një pikë e dobët për Anglinë është që nëse u bëhet presing në mbrojtje kur ndërtojnë nga prapa aksionet sulmuese, ata nuk janë aq të mirë sa Spanja për t’i shpëtuar presingut”.

“Finalja e parë që pas Botërorit 1966? Mund të jetë një erë në velat e tyre, ose një spirancë e madhe që i rëndon ata. Ne do të kemi më pak tifozë në stadium, por më shumë përvojë se ata në fushë. Ne e dimë se çfarë do të thotë të luash finale, gjithashtu ne dimë edhe si fitohen ato”.

Anglia përveç terrenit vendas, që është një përparësi, është edhe skuadra që ka pësuar më së paku gola në Kampionatin Evropian, vetëm një kundër Danimarkës në gjysmëfinale ditë më parë, çka do të thotë se do të jetë një finale e luftuar dhe do të vendosin detajet.

Dritan Leli injoron Ramën, nuk i shkon në takim në Kryeministri

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka thirrur sot në takim në Kryeministri kryebashkiakët socialistë, por i vetmi që mungoi ishte kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.

Kjo vjen si rrjedhojë e përplasjeve të vazhdueshme brenda partisë, pasi Leli nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut për të kandiduar për deputet.

Prej disa javësh socialistët e Bashkisë Vlorë kanë kërkuar takim me Dritan Lelin në ambientet e bashkisë ose teatrit “Petro Marko” por ky i fundit kërkon mbledhje online për shkak të pandemisë.

Ndërkohë nuk kanë mungura edhe përplasjet ndërmjet drejtuesve lokalë të rilindjes dhe Lelit për çeshtje të menaxhimit të qytetit të Vlorës.

Pse Shqipëria ndodhet në udhëkryqin e saj më të rrezikshëm?

Nga Red VARAKU

Dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare për të hapur negociatat dhe refuzimi i prerë dhe i vendosur i Europës kundër kësaj qeverie ka prodhuar një gjendje depresioni tek kryeministri shqiptar.

Kjo gjendje depresioni u vu re dukshëm në fjalimin e lodhur të kryeministrit shqiptar në Takimin e Prespës, ku ai sulmoi Europën me një gjuhë halabakësh dhe aspak të denjë për kryeministrin e popullit më të varfër në Europë.

Në vend që të reflektojë mbi arsyet e vërteta të refuzimit, të cilat lidhen drejtëpërdrejtë me degradimin e demokracisë, përmes manipulimit të zgjedhjeve që ishin dhe kryekushti për hapjen e negociatave ,ai akuzon Europën për dështim.

Në vend që të shtojë përpjekjet për të arritur standartet demokratike që kërkon Europa, ai ka vendosur t’i përgjigjet këtij refuzimi me kthimin e timonit të Shqipërisë drejt Minijugosllavisë ose siç quhet ndryshe Minischengen ballkanik, një projekt i Aleksandër Vuçiç për të krijuar një hapësirë të pavarur rajonale jashtë kontrollit dhe mbikqyrjes Europiane, duke sfiduar Procesin e Berlinit dhe duke ndalur përpjekjet për reformim, rrjedhimisht dhe për integrim.

Procesi i integrimit ka qenë deri tani i vetmi mekanizëm presioni që Perëndimi ka ushtruar për korrigjimin dhe reformimin e sistemit tonë të kalbur politik. Ndërkohë , projekti i integrimit në BE, është projekti ynë më i madh kombëtar dhe e ka zanafillën tek rrënjët e egzistencës tonë kombëtare.

Dalja nga ky proces është kërcënimi më i madh që i bëhet demokracisë së brishtë shqiptare dhe paralajmëron degradimin edhe më tej të demokracisë dhe sistemit politik shqiptar, sepse i kemi të freskëta pasojat e largimit nga projekti europian të cilat i vuajtëm në kurriz për 45 vjet.

Kësisoj, për herë të parë pas tridhjetë vjetësh pluralizëm kemi të njëjtin formacion politik, i cili tenton sërish një aventurë të re për kombin shqiptar, braktisjen e projektit europian të kombit shqiptar duke e parë të ardhmen e Shqipërisë jashtë Europës.

Në kuptimin politik kjo është ngjarja më e rëndë politike e këtyre tridhjetë vjetëve, sepse edhe për partitë më të parëndësishme në hapësirën shqiptare, orientimi drejt Perëndimit ka qenë pa asnjë dilemë Europa.

Ky zhvillim i ri në politikën shqiptare është fatal për ëndrrën tonë Perëndimore dhe është një provë e padiskutueshme, që Shqipëria ndodhet sërish në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, pasojat e të cilit nga ky moment janë thjesht të paparashikueshme.

Dy ditë para finales në ‘Wembly’ izolohen ‘Auzzurët’, çfarë po ndodh…

Përfaqësuesja e Italisë është izoluara dy ditë para finales Itali-Angli për shkak të pozitivitetit të tre gazetarëve midis atyre që ndiqnin ekipin kombëtar. Në funksion të finales së Euro 2020 ekziston optimizëm për ekipin dhe stafin stërvitor pasi lojtarët janë vaksinuar dhe kanë kontakte me median vetëm gjatë konferencave për shtyp, nuk ka frikë nga një shpërthim si ai i marsit të kaluar.

Dy gazetarët mbetën në Angli, një i tretë ishte kthyer në Coverciano, prandaj nga këtu fillon alarmi. Konferencat për shtyp mund të bëhen në distancë për siguri ose të anulohet në pritje të një riorganizimi.

Sidoqoftë, situata është shumë e ndryshme nga ajo e 31 marsit të kaluar kur shtatë lojtarë italianë dhe disa anëtarë të stafit rezultuan pozitivë pas Lituani-Itali.

Edhe Taulant Balla i përfshirë në skandalin korruptiv, Berisha: Dosja e Lushnjes, dosje e narkoqeverisë dhe narkoparlamentit!

Duket edhe Tao ne Tave!

Dosja e Lushnjes dosje e narkoqeverise dhe narkoparlamentit.

Pas dyshimeve se B ne Tirane eshte Braçe, i cili nuk e mohon publikisht por privatisht ve gishtin te Bujar Çela deputet i Lushnjes tani del personazhi tjeter ne Tirane me inicialin “T” prozhektoret shkojne drejte Taulant Bego Jaris.

Lexoni shkrimin e meposhtem. sb

Kodet e SPAK për Lushnjën/ A u implikua Taulant Balla nga të arrestuarit për korrupsion?

3 orë më parë

Jeni vonë për fiskalizimin?

Zbardhja e dosjes së korrupsionit në Bashkinë e Lushnjës ka ngritur pikëpyetje të forta mbi integritetin e prokurorëve të SPAK. Në dokumenta vihet re një standart i dyfishtë që është është përdorur për personat e përfshirë në korrupsionin e tenderit për kanalin vaditës.

Kur Komisioni i Prokurorimit Publik nisi verifikimet, zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës dhe biznesmenët pranë tyre u alarmuan. Në këtë periudhë nisën telefonatat dhe takimet me deputetët socialistë, por emrat e këtyre që përmenden në dosje janë shkruar me iniciale.

Dyshime të forta bien mbi deputetin Erjon Braçe, i cili mund të jetë kontaktuar nga biznesmenët për t’i ndihmuar në kontaktet me Komisionin e Prokurimit Publik. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në dosje të jenë shënuar me iniciale edhe deputetë të tjerë socialistë të Lushnjës.

“Nga Bitaj ne skaj te njesise Kolonje ne bashkine Lushnje, per 5 kilometra me radhe deri ne Pirre te njesise

Gjithsesi në dosje shënohet me iniciale edhe një emër tjetër “i fuqishëm”, që sipas të përgjuarve mund ta mbyllë problemin për tre apo katër ditë. Këtë person, prokurorët e kanë shënuar me T… në dosje. Dyshimet janë se personi i shënuar me “T….”, të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, megjithatë një e dhënë e tillë mbetet e pakonfirmuar.

Në faqen 31 të dosjes, shkruhet:

“Aktet njoftojnë se kompania Boe shpka “Avduli” dhe “Bahamas” ka ushtruar në vijim ankim pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Për këtë arsye midis shtetasit Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami, zvillohet bisedë në datë 5.10.2020, ku kërkohet prej Fatosit që Ibrahimi të ndërhyjë dhe të mbyllet ky problem”.

Biseda:

Ibrahimi: Ai ma nisi, ky Genti ma nisi mua…., ai plehra kishte bërë ankesë atje ai…

Tushe: Po e di unë atë plehrën, po shiko takoje atë njëherë ti thotë T…ta mbylli për punë tre katër ditësh.

Ibrahimi: Ja ti thm B…, tashi, direkt tahsi sa të shkoj…atë mirë e kam Elin…

Ka rezultuar se Komisioneri i Prokurimit Publik pasi ka shqyrtuar dokumentacionin ka vendosur që të mos pranojë ankesën e paraqitur nga BOE “Avdulli” dhe ka lejuar Autoritetin Kontraktor të vijojë me hapat e mëtejshme. Pas këtij vendimi Autoriteti Kontraktor ka lidhur kontratë me me Euro Alb shpk për kryerjen e punimeve të kanalit dhe ka vazhduar procedurën që SPAK e konsideron të korruptuar.

Mbeten të paqarta shkaqet se përse prokurorët e SPAK, për disa persona shkruajnë në dosje të dhënat e plota, ndërsa për disa të tjerë vetëm iniciale. Një shpjegim mund të jetë se personat që kanë rënë në përgjime janë me imunitet dhe SPAK i ka kursyer hetimet për ta, pavarësisht se të arrestuarit i implikojnë me bisedat e tyre./Lapsi.

dosja e spakFatos TushekorrupsioniLushnjetaTaulant balla

Zbulohet bashkëpunimi në tenderat korruptivë me Tushen, pse e mbrojti SPAK Erjon Braçen?

Në dosjen hetimore të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, i cili ndodhet në burg, është edhe emri i zv/kryeministrit Erjon Braçe për bashkëpunim të tenderat korruptivë të Tushes, por çuditërisht SPAK nuk ka nisur asnjë hetim ndaj Braçes.

“Nga Bitaj ne skaj te njesise Kolonje ne bashkine Lushnje, per 5 kilometra me radhe deri ne Pirre te njesise Bubullime! Mijera hektare ne Myzeqe kullojne ne kete magjistral! Pune e mire dhe sherbim shembullor edhe kete here! Vijojme me te njejten pune kudo,prej veres, para dimrit!” shkruhet në një postim të zv.kryeministrit Erjon Braçe për kanalin vaditës që u kushtoi 22.645.35. lekë qytetarëve të Lushnjës, përmes një tenderi të manipuluar, për të cilin drejtuesit e Bashkisë përfunduan në burg.

Image

Dikur, Erjon Braçe e ka promovuar investimin, por tani që ai rezultoi korruptiv, nuk ka folur asnjë fjalë.

Dosja e SPAK për korrupsionin në kanalin vaditës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj të Lushnjës është zbardhur me detaje nga gazetarët. Në media kanë rrjedhur edhe bisedat e zbardhura nga përgjimet e punonjësve të Bashkisë me biznesmenët.

Detajet faktojnë bashkëpunimin e Fatos Tushes për tenderin korruptiv, por edhe përpjekjet për ta mbyllur çështjen “lart” në Tiranë. Interesante është se kur kompanitë që humbën tenderin, u ankuan pranë Komisionit të Prokurimeve Publike, Tushe dhe vartësit e tij, reaguan në panik duke kryer biseda kompromentuese në bisedat telefonike.

Nga telefonatat e Flamur Peqinit, drejtor i Bashkisë dhe biznesmenit Ibrahim Lami del në skenë një person që është përfshirë në çështje, por që në dosje prokurorët e SPAK nuk ia kanë shënuar emrin të plotë. Ata e identifikojnë thjesht si “B”.

Në faqen 6 dhe 7 të dosjes, që Lapsi.al i publikon të pjeshshme del se në përgjimet e telefonatave të SPAK përmendet një person, emrin e të cilit prokurorët nuk e kanë zbardhur të plotë, por vetëm me “B…”

Është momenti kur biznesmeni Ibrahim Lami dhe drejtori i Bashkisë së Lushnjës, Eduart Peqini shfaqen të shqetësuar që komania që humbi tenderin është ankuar të Komisioni i Prokurimeve Publike.

Ato flasin në telefon për këtë çështje, teksa përmendin personin e identifikuar nga SPAK thjesht me shkronjën “B”. Këtë të fundit, biznesmeni e ka përcjellë në Parlament, që mendohet të jetë deputet.

“Sërish më datë 28.09.2020, ora 12:26, midis të dyshuarve Flamur dhe Ibrahim zhvillohet në një bisedë telefonike nga e cila përftohet e dhëna se Flamuri raporton tek Ibrahimi se “i kanë kthyer përgjigje që të premten atij, se ai të ka të drejtë ta ankimojë tek APP, dhe se nuk e di se ça do bëjë më ai”. Nga ana tjetër Ibrahimi shprehet “se nuk e le me kaq as B…, se dikush tjetër aty lart ka folur.” shkruhet në dosje.

Një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit tregon se ata kanë njohje me njëri-tjetrin, ku thotë se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”, thuhet në dosje.

Në një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe biznesmenit Ibrahim Lamit, në të njëjtin moment, kur shqetësimi është se mos pranohet ankesa e biznesit, përmendet sërish ai që SPAK e zbardh me emrin B.

Në dosje shkruhet se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”.

Dihet se Lushnja është qyteti ku punon prej vitesh zv.kryeministri Erjon Braçe. Ai ka qenë një ndër promovuesit kryesorë të investimeve në këtë qark dhe nuk i ka lënë pas dore as kanalet vaditëse të zonës, si investime që zhvillojnë bujqësinë.

Por deri më tani Zv.kryeministri Braçe nuk ka pasur asnjë koment për çështjen në fjalë. Ai ka qenë një bashkëpuntor i ngushtë i Fatos Tushes prej vitesh dhe ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje për skandalin.

Por pas publikimit të dosjes, dhe pas zbardhjes së përgjimeve, Braçe duhet të sqarojë nëse ka pasur njohje me biznesmenin Ibrahim Lami, nëse i kanë kërkuar të ndërhyrjë pranë Komisionit të Prokurimeve Publike për tenderin në fjalë dhe nëse është ai personi që SPAK e identifikon si “B” në bisedat e përgjuara.

Nëse vërtet, ky person që përmendet në dosjen e SPAK është zv.kryeministri Erjon Braçe, skandali bëhet akoma më i rëndë. Mosidentifikimi në dosje, fshehja që kanë bërë prokurorët për identitetin, të cilin biznesmeni thotë se e shoqëroi në parlament pasi i kërkoi ndihmë për të mbyllur aferën e korrupsionit, tregon se SPAK ka limitet e tij. Mund të arrestojë punonjësit e Bashkisë, mund t’i vërë prangat kryetarit të bashkisë, por kur vjen puna tek deputetët, atyre as nuk guxon t’ua përmendë emrin. Madje ua fsheh edhe në dosjen hetimore. Sepse disa, mbeten mbi ligjin./Lapsi.al