34.5 C
Tirana
E hënë, 21 Korrik, 2025

Kush po i provokon përsëri kuksianët?

Nga Arif REXHMATI

Po bëhen disa ditë që në tokat e Gostilit punojnë makineri të rënda pa leje, pa marreveshje, pa kompensuar pronarë, por më e turpshme është se as nuk i kanë konsideruar fare për të drejten e tyre të ligjshme të pronësisë, të vjetër sa vetë toka!

Gostilit, si dhe 35 fshatrave të tjerë në Kukës, nuk u është kompensuar akoma toka e përmbytur nga liqeni i HC Fierzës!

Perse ky turravrap konçensionarësh dhe pushtetarësh për të uzurpuar pronat pa shpërblyer ato për investime publike të pakonsultuara me publikun dhe qytetarët e Kukësit?!

A është i qëllimshëm devijimi i hyrjes ne Kukës nga Ura e Drinit te Zi vetëm per interesat e konçensionarit, kur i gjithë komuniteti është kundër?!

Pse me kaq ngut, pa projekt të shpallur, biles pa leje sheshi nga pushteti lokal?!

Po disa pushtetarë lokal të emruar qe ” lajnë duart” si Pons Pilati , pse nuk paisin me akt pronësie per tokat e trashëguara, banorët e Gostilit , Shtiqnit, Nangëve etj., apo duan qe ti lënë pre e abuzimeve dhe shantazhit nga “investitorët” hajdutë që tokën e vlerësojnë sa 1 m plasmas ?!

Banorët e Gostilit dhe me gjerë janë të gatshëm dhe të vetëdijshëm për të mos u berë pengesë për asnjë lloj investimi, por kur respektohet e drejta e njohjes, kompensimit dhe shpërblimit me vlerën e tregut për çdo pëllembë të marre, ndaj mos e provokoni Gostilin dhe Kukësin, mos ja merrni edhe atë pëllembë tokë pa shpërblim se durimi ka kufi!

Kush po i vjedh shqiptarët?

Nga Erion DASHO

U arrestuan një grup punonjësish bashkie dhe 2 mjekë. Bashkiakët me kryebashkiakun në ballë akuzoheshin për abuzim me 240 milion lekë, kurse dy doktorët për 500 mijë lekë.

Nëse për 240 milion lekë u akuzuan 7-8 nëpunës, sa bashkiakë apo qeveritarë mund të akuzohen për tendera me vlerë 20 apo 30 milion euro?! Po për leje ndërtimi kullash me vlerë qindra milionë euro?! Po kur falin portin, bregdetin, minierën, malin, lumin, etj, etj?!

Kontrolli i Shtetit vlerëson se çdo vit shpërdorohen mbi 1 miliard euro, ndërkohë që gjithë dhuratat që mund t’u bëhen mjekëve në spitalet publike nuk kalojnë 20 apo 30 milion!

Atëherë përse qytetari nxehet me mjekun që mund të marrë ndonjë dhuratë, por të paktën shpëton jetën ose rikthen shëndetin, ndërkohë që hajdutët e politikës vetëm rrjepin?!

Të dashur bashkëqytetarë!

Kërkojeni njëherë llogarinë aty ku duhet para se t’u hidheni në fyt mjekëve! Mjekët janë si ju! Viktima të një sistemi mafioz dhe të korruptuar deri në palcë!

I dha afat 100 ditë policisë për të ndryshuar imazhin, gazetarja ironizon Ramën: Nis operacioni “ik se të kapa”!

Gazetarja e njohur në fushën e Rendit,  Anila Hoxha ka komentuar me ironi ultimatumin-afat prej 100 ditësh që kryeministri Edi Rama i dha Policisë së Shtetit për të ndryshuar mënyrën dhe rezultatet e punës.

Rama dje në takimin me drejtorët e sapoemëruar kërkoi me këmbëngulje që policia të ruajë imazhin, duke e cilësuar atë si më të rëndësishëm se çdo gjë pavarësisht se trafiku i drogës lulëzon dhe vrasjet e shumta mafioze janë pa autor. Pikërisht për këtë qasje të kryeministrit, gazetarja Hoxha shkruan se në ditën e dytë të ultimatumit të kryeministrit policët duhet të shkojnë te stilistët për të veshur uniforma me porosi.

Pas kësaj do të zhvillojnë një aksion sipas motos ‘ik se të kapa’, teksa sipas saj uniformat blu e kanë të ndaluar t’u prishin pushimet të kërkuarve si Talo Çela dhe Klement Xhaferri apo Ibrahim Lici, apo dhe të zbardhin ndonjë ekzekutim mafioz të ndodhur në Elbasan, Vlorë Durrës, apo Shkodër.

Postimi i plotë

Dita e dytë nisi.
Kanë mbetur dhe 98 ditë.
Sot në menu kemi për mëngjes: bollëk të proteinave ndaj rekomandohet nje takim me zëvendes drejtorët dhe shefat e komisariateve. Ata duhet të përbëhen sot nga ulja e qafës, heshtja totale kur shefi tju bërtasë, duhet të mbajnë nga një bllok ku të shkruajnë “shefi ka te drejtë”. Njëherazi duhet të jenë të veshur me uniformën që e presin me porosi tek stilistët dhe jo me uniformën pesë lekëshe, që veshin policë mavritë.
Për drekë:

Dy aksione fizike dhe shoë force në periferi sipas motos: ik se të kapa!

Për ilustrim të ndiqet shembulli i operacionit të fundit të lojrave të fatit, ku mjeshtrat e krimit ekonomik njoftuan kundravajtesit paraprakisht se do kontrolloheshin.
Për darkë: sipas dëshirës, ose një postbllok me policë fit që kujdeset për orarin e mbylljes së lokaleve. Ose përdorim drageri alkool matës, një proces që duhet patjeter të shoqërohet me filmime cilësore që shtjellojnë heqje patentash.

Gjate kësaj dite është kategorikisht e ndaluar:
1. T’u prishen pushimet të kerkuarve si Talo Çela dhe Klement Xhaferri apo Ibrahim Liçi.
2. Të zbardhet ndonjë ekzekutim mafioz i ndodhur në Elbasan, Vlorë, Durrës dhe Shkodër.
3. Të bllokohet lundrimi i begatë i ndonjë piloti deti.

Braçe në përgjimet e korrupsionit të kryebashkiakut të Lushnjes të arrestuar, roli i tij me pseudonimin “B”

“Nga Bitaj ne skaj te njesise Kolonje ne bashkine Lushnje, per 5 kilometra me radhe deri ne Pirre te njesise Bubullime! Mijera hektare ne Myzeqe kullojne ne kete magjistral! Pune e mire dhe sherbim shembullor edhe kete here! Vijojme me te njejten pune kudo,prej veres, para dimrit!” shkruhet në një postim të zv.kryeministrit Erjon Braçe për kanalin vaditës që u kushtoi 22.645.35. lekë qytetarëve të Lushnjës, përmes një tenderi të manipuluar, për të cilin drejtuesit e Bashkisë përfunduan në burg.

Dikur, Erjon Braçe e ka promovuar investimin, por tani që ai rezultoi korruptiv, nuk ka folur asnjë fjalë.
Dosja e SPAK për korrupsionin në kanalin vaditës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj të Lushnjës është zbardhur me detaje nga gazetarët. Në media kanë rrjedhur edhe bisedat e zbardhura nga përgjimet e punonjësve të Bashkisë me biznesmenët.
Detajet faktojnë bashkëpunimin e Fatos Tushes për tenderin korruptiv, por edhe përpjekjet për ta mbyllur çështjen “lart” në Tiranë. Interesante është se kur kompanitë që humbën tenderin, u ankuan pranë Komisionit të Prokurimeve Publike, Tushe dhe vartësit e tij, reaguan në panik duke kryer biseda kompromentuese në bisedat telefonike.

Nga telefonatat e Flamur Peqinit, drejtor i Bashkisë dhe biznesmenit Ibrahim Lami del në skenë një person që është përfshirë në çështje, por që në dosje prokurorët e SPAK nuk ia kanë shënuar emrin të plotë. Ata e identifikojnë thjesht si “B”.
Në faqen 6 dhe 7 të dosjes, që Lapsi.al i publikon të pjeshshme del se në përgjimet e telefonatave të SPAK përmendet një person, emrin e të cilit prokurorët nuk e kanë zbardhur të plotë, por vetëm me “B…”

Është momenti kur biznesmeni Ibrahim Lami dhe drejtori i Bashkisë së Lushnjës, Eduart Peqini shfaqen të shqetësuar që komania që humbi tenderin është ankuar të Komisioni i Prokurimeve Publike.
Ato flasin në telefon për këtë çështje, teksa përmendin personin e identifikuar nga SPAK thjesht me shkronjën “B”. Këtë të fundit, biznesmeni e ka përcjellë në Parlament, që mendohet të jetë deputet.

“Sërish më datë 28.09.2020, ora 12:26, midis të dyshuarve Flamur dhe Ibrahim zhvillohet në një bisedë telefonike nga e cila përftohet e dhëna se Flamuri raporton tek Ibrahimi se “i kanë kthyer përgjigje që të premten atij, se ai të ka të drejtë ta ankimojë tek APP, dhe se nuk e di se ça do bëjë më ai”. Nga ana tjetër Ibrahimi shprehet “se nuk e le me kaq as B…, se dikush tjetër aty lart ka folur.” shkruhet në dosje.
Një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit tregon se ata kanë njohje me njëri-tjetrin, ku thotë se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”, thuhet në dosje.
Në një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe biznesmenit Ibrahim Lamit, në të njëjtin moment, kur shqetësimi është se mos pranohet ankesa e biznesit, përmendet sërish ai që SPAK e zbardh me emrin B.

Në dosje shkruhet se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”. Dihet se Lushnja është qyteti ku punon prej vitesh zv.kryeministri Erjon Braçe. Ai ka qenë një ndër promovuesit kryesorë të investimeve në këtë qark dhe nuk i ka lënë pas dore as kanalet vaditëse të zonës, si investime që zhvillojnë bujqësinë.
Por deri më tani Zv.kryeministri Braçe nuk ka pasur asnjë koment për çështjen në fjalë. Ai ka qenë një bashkëpuntor i ngushtë i Fatos Tushes prej vitesh dhe ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje për skandalin.

Por pas publikimit të dosjes, dhe pas zbardhjes së përgjimeve, Braçe duhet të sqarojë nëse ka pasur njohje me biznesmenin Ibrahim Lami, nëse i kanë kërkuar të ndërhyrjë pranë Komisionit të Prokurimeve Publike për tenderin në fjalë dhe nëse është ai personi që SPAK e identifikon si “B” në bisedat e përgjuara.

Nëse vërtet, ky person që përmendet në dosjen e SPAK është zv.kryeministri Erjon Braçe, skandali bëhet akoma më i rëndë. Mosidentifikimi në dosje, fshehja që kanë bërë prokurorët për identitetin, të cilin biznesmeni thotë se e shoqëroi në parlament pasi i kërkoi ndihmë për të mbyllur aferën e korrupsionit, tregon se SPAK ka limitet e tij. Mund të arrestojë punonjësit e Bashkisë, mund t’i vërë prangat kryetarit të bashkisë, por kur vjen puna tek deputetët, atyre as nuk guxon t’ua përmendë emrin. Madje ua fsheh edhe në dosjen hetimore. Sepse disa, mbeten mbi ligjin./Lapsi.al

Pronari i një hoteli koka e bandës së grabitjeve në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen si pjetarë të një bande grabitësish në këtë zonë, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mësohet se koka e bandës është pronar hoteli në Ksamil.

Vangjel Pella pronar i hotel “Marilena” në Ksamil është kapur në cilësinë e kreut të grupit që kryente grabitje ku në përbërje të saj ishin edhe 3 shtetas nga Kosova.

I arrestuar është edhe shtetasi Hilë Memehaj nga Gjakova. Ndërsa në kërkim janë shpallur edhe shtetasit Getoar Mulliqaj dhe shtetasi Nderim Ndrecaj të dy nga Kosova.

Sipas policisë, kjo bandë është konsideruar një ndër më të rrezikshmeve për grabitje.

Si u shpëtuan nga mbytja një grup shqiptarësh që po kalonin nëpërmjet detit për në Angli

Shumë shqiptarë përballë ëndrrës për të shkuar në Angli për ti shpëtuar “ferrit” në Shqipëri, nuk marrin në konsideratë rrezikun për jetën.

Një grup trafikantësh janë dënuar në Angli pasi u kapën me një gomone duke tentuar që të fusin tetë emigrantë shqiptarë. Udhëtimi ishte shumë i rrezikshëm duke detyruar njërin nga emigrantët që të telefononte policinë për të kërkuar ndihmë.

Autoritetet britanike kanë publikuar pamjet dramatike të ndjekjes së varkës në det, e cila drejtohej nga James ëisbey. Të tmerruar dhe uritur emigrantët kërkojnë ndihmën e policisë, por trafikanti i kërkon shqiptarit që të mos e bënte një gjë të tillë duke i hequr telefonin nga dora.

Jo, jo, jo, jo, jo, mbylle, mbylle” i kërkoi ai. Përballë autoriteteve shqiptarët deklaruan se kishin paguar nga 20 mijë euro për person për udhëtimin nga Franca në drejtim të Anglisë. Gjyqtari i cilësoi si të tmerrshme dhe të pafalshme veprimet e skafistit duke e dënuar ëisbeyn me 5 vite burg.

Në artikull theksohet se nga hetimet rezulton se në Angli për trafikun e emigrantëve shqiptarë, James ëisbey bashkëpunoi me Indrit Bahranin, i cili organizonte trafikun.

Rriten çmimet e karburanteve dhe ushqimeve 

Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve ishin përbërësit kryesor të inflacionit në muajin qershor, raportoi sot INSTAT.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2021 është 1,6%, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8%.

Krahasuar me muajin qershor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Komunikimi” me 2,8%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7%, “Transporti” me 2,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,4%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,3%.

“Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rriten me 0,9 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8%, “Shëndeti” me 0,6%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5% secili dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 10,2%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyra” me 6,8%, “fruta” me 3,9%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,9%, “peshk” me 1,4%, etj, shkruan Monitor.

Krahasuar me muajin maj 2021, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 2,4%, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,2%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 0,7%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3%, “Shëndeti”, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,95 pikë përqindje, pasuar nga grupi Transporti” me +0,13 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

Institucionet financiare ndërkombëtare kanë lajmëruar një rritje të inflacionit gjatë viti, i nxitur nga konsumi pas pandemisë, ku njerëzit do të prirën të blejnë mallrat e munguara dhe ato për konsum të zakonshëm.

Krimi dhe droga kanë për tutor kreun e meduzës, Edvin Droga!

Nga Sali BERISHA

Kreu i Meduzes je ti, Edvin Droga!

Është e vërtetë se narkopolicia ka për tutor krimin dhe drogën.

Por krimi dhe droga kanë për tutor kreun e meduzës.

Miq, pasi rendin në mbarë vendin e kanë marrë bandat dhe kartelet e drogës të lidhura direkt me Ramën, Xhafën, Tahirin, Velinë dhe Veliun etj Kreu i meduzës se narkoshtetit Edvin Droga pohon se policia e shtetit që deri dje e paraqisnin si institucionin më të respektuar tani ka për tutor krimin dhe drogën.

Kështu, Kreu i Meduzës kërkon të lajë duart me shkatërrimin që i bëri këtij institucioni dhe shëndrrimin e saj në narkopolici.

Ndaj të dashur miq ju ftoj ti shtrojmë së bashku, lidhur me deklaratën e tij, Edvin drogës vetëm disa pyetje.

1-Cili ishte roli i vëllait tënd në grupin e Xibrakës?

2- Cili polic të detyroi të emërojë Sajmir drogën, politikanin e parë shqiptar që do blinte skaf, në krye të Ministrisë së Brendshme.

3-Cili polic të detyroi ty të shpallje superministër Sajmir Drogën ndërkohë që antidroga e policisë së shtetit dhe opozita e denoncuan atë me dokumenta për lidhjet e forta me klanin e trafikantëve Habilaj.

4-Cili polic të detyroi ty të refuzojë heqjen e imunitetit Sajmir Drogës dhe të sulmojë si bandit prokurorët për kërkesën e tyre të bazuar tashmë në rregjistrimet e antimafjes italiane.

6-Cili polic të detyroi ty të emërojë në krye të ministrisë së rendit Xhafën e Drogës, të mbrojë Gerondin e tij për ortakëritë që kishte me Olsin tënd të mos prekje perandorinë e krimit të tij madje të bëheshe edhe ekspert i zërit të tij.

7-Cili polic të detyroi ty të kanabizosh mbarë vendin dhe të ndërtosh në Shqiperi narkoshtetin e parë në Europë.

8-Cili polic të detyroi ty të mbash me çdo çmim në krye të policise Ardi Veliun, që i kapur me zë dhe figurë mashtron shqiptarët si bandit ordiner njëlloj si dikur policia në diktaturë.

9-Cili polic të detyroi ty të lirosh nga burgu vrasësit serial jo një por në shume raste.

10- Cili polic të detyron ty të rikthesh A. Çipën në funksionet më të larta, njeriun që vodhi kasafortën e dosjeve me sekrete të krimit, bashkëpuntorin e Genci Xhixhës dhe Olsit tënd.

11- Cili polic të detyroi ty që me narkomazhorancën tende të miratosh jo një por mbi shtate ligje në parlament për interesa të caktuara të klaneve të karteleve të drogës.

Miq, keto jane vetëm disa pyetje por si këto mund ti shtrosh kreut të meduzës edhe 100 të tjera.

Si përfundim mund të themi Edvin Drogës që kërkon të laj duart me shndrrimin e Shqipërisë në protektorat krimi dhe droge se ne rast se se policia e shtetit është shndrruar këto vite në narkopolici të mbushur me trafikantë, pengmarrës, plaçkitës, hjekës, dorasës, vrasës, kjo ka ndodhur vetëm e vetëm se bandat, trafikantët, vrasësit, hjekësit, pengmarrësit kishin dhe kane se tutor Kreun e Meduzës dhe ministrat e tij trafikantë dhe banditë.

Denoncimi i infermierëve: Najada Çomo na kërcënon dhe na kërkon të kthejmë lekët e bonusit

Një denoncim skandaloz ka ardhur në adresën e Facebook-ut të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku doktoresha Naja Çomo mer në telefon infermierët dhe i shan e i ofendon bashk me vartëset e saj, duke i kërkuar të kthejnë lekët e bonusit që përfituan gjatë luftës me Covid-19.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Infermiereve te vijes se pare ju kerkojne te kthejne leket e bonusit!!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Prsh doktor najda como mer në telefon infermierët i shan i ofendon bashk me vartëset e saj prej të cilave nje far Rita Kryeinfermiere seksere e besuar e saj dhe ju kërkon mbrapsht lekët e bonusit infermierëve të vijës së pare një turp i madh për këte popull ca ka vën poste drejtuse ju lutem anonim.